Kthehet Orlando, fiton Miami

Basketbollistët e Orlando Magic janë rikuperuar nga humbja katastrofale nga Boston Celtics (87-56), ndeshje në të cilin kishin shënuar më së paku pikë në histori, pasi vetëm një ditë pas kanë festuar si mysafirë të Indiana Pacers me rezultat 102-83.
Ekipin nga Florida e udhëhoqi Ryan Anderson me 24 pikë e tetë kërcime, ndërsa Dwight Howard shënoi 14 pikë e nëntë kërcime, duke kaluar rekordin e deritanishëm të shënuesit më të mirë në histori të klubit, Nick Anderson.
Miami Heat regjistroi fitoren e radhës me rezultat (92-85) ndaj Cleveland Cavaliers, ndërsa LeBron James regjistroi 18 pikë kundër ish skuadrës së tij.
New York Knicks kanë fituar si mysafirë të Charlotte Bobcats (111-78), ndërsa Phoenix Suns janë mposhtur në shtëpi nga Toronto Raptors (99-96).

Shtohet përkrahja kundër ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit

Lëvizja për Bashkim mbështet fuqishëm protestën e paralajmëruar nga shoqëria civile në Prizren dhe i fton qytetarët e Kosovës që t’i bashkëngjiten asaj. Kjo lëvizje, përveç votimit kundër këtij ligji në Kuvendin e Kosovës, shpreh edhe një herë publikisht qëndrimin e saj kundër, dhe u bën thirrje të gjithë deputetëve që në shqyrtimin e dytë të tij ta hedhin poshtë atë.
Kjo duhet të bëhet: duke qenë se me këtë projektligj injorohet vullneti konsensual i qytetarëve, i Kuvendit Komunal të Prizrenit, i shoqërisë civile dhe i subjekteve juridike e politike; duke qenë se me këtë projektligj injorohen të gjitha dokumentet ekzistuese juridike të vendit dhe i njëjti është në kundërshtim të plotë me standardet ndërkombëtare që e rregullojnë çështjen e trashëgimisë kulturore; duke qenë se me këtë projektligj bëhet diskriminim në baza fetare e etnike, gjë që ngjall përçarje të mëdha midis qytetarëve dhe duke qenë se ky projektligj e bën jofunksionale Qendrën Historike të Prizrenit dhe e ngulfat zhvillimin e asaj pjese të qytetit.
Ditë më parë në Kuvendin e Republikës së Kosovës u miratua në parim Projektligji për Qendrën Historike të Prizrenit. Ky projektligj që në momentin e parë të paraqitjes së tij ngjalli reagimin qytetar, të Kuvendit Komunal të Prizrenit, të shoqërisë civile dhe të shumë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Për ta kundërshtuar këtë akt dhe për ta parandaluar miratimin final të tij, shumë organizata të shoqërisë civile kanë paralajmëruar protesta qytetare në Prizren.

Interesi i shqiptarëve - integrimi i tyre në BE

Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, gjatë vizitës së tij në Podgoricë, në një konferencë të përgashkët për media me homologun e tij malazez, Igor Luksic, ka deklaruar se interesi kombëtar i shqiptarëve është integrimi i tyre në BE. Ai i ka bërë këto komente në pyetjen se cili është ndikimin e elementëve nacionalistë në rajon për çështjen e stabilitetit të rajonit dhe për çështjen e minoriteteve.
“Sot unë mendoj se interesi kombëtar i shqiptarëve është integrimi i tyre në BE, e cila ka faktuar se është një komunitet apo është një rend që bazohet para së gjithash dhe mbi të gjitha në liritë dhe të drejtat e individit, në respektim të të gjitha diversiteteve dhe sensitiviteteve në hapësirën e tij”.
“Në këtë kontekst, gjithnjë e më shumë ideali kombëtar bëhet ose barazohet me idealin evropian. Kështu që zërat e ekstremistëve ngjajnë me klithma të një të shkuare që nuk e do më askush”, ka thënë kryeministri Berisha.
“E vërteta është që popujt tanë dhe vendet tona kanë përkushtimin më të madh për integrimin në BE. Le të marrim shembullin e kroatëve. Kombi kroat votoi këto ditë pothuajse me 2/3 për integrimin në BE, çka tregon se qytetarët e vendeve tona, thellë në shpirtin e tyre, janë proevropianë dhe dëshirojnë integrimin në BE”, ka thënë ndër të tjera kryeministri shqiptar.

Ekrem Jevric me një hit të ri në YouTube (Video)

Pronari i hitit ndërkombëtar në YouTube “Kuca, pos’o” (punë shpi), Ekrem Jevric, nisi fushatën e tij të re për ta pushtuar skenën botërore të muzikës.
Ekrem së bashku me reperin boshnjak Ali King incizoi duetin “Vendi”, kushtuar këngëtares serbe Vendi Vukelic, në të cilën Ekremi ishte dashuruar kur ishte pjesëmarrës në reality shoun “Farma”.
Kjo këngë ka pushtuar zemrat e adhuruesve të Ekremit menjëherë. /Telegrafi/

HTC prezanton modelet e reja më 26 shkurt

Deri më sot, ne kemi parë disa telefona të rinj nga HTC, të cilët janë zbuluar para se kompania t’i prezantojë publikisht.
Tani, prodhuesi tajvanez i telefonave të mençur mobil, HTC, ka njoftuar për datën zyrtare të lansimit të disa modeleve të reja të telefonave të mençur të cilët bazohen në Android.
HTC ka dërguar ftesat zyrtare për ngjarjen e saj speciale për media, e cila do të mbahet më 26 shkurt, ose një ditë para fillimit të Kongresit Botëror Mobil i cili nis më 27 shkurt 2012, në Barcelonë.
Të gjithë presin që HTC të zbulojë disa pajisje të reja mobile, të cilat do të përfshinin modelet e telefonave si HTC Ville, HTC Primo, dhe pajisje tjera përcjellëse nga HTC.

Fillerat - Mbushësit e lëkurës

Mbushësit e lëkurës sot, janë të shumë, të popullarizuar dhe përdoren për përtëritjen e fytyrës dhe riparimin e rrudhave.
Dr. Shkendije Dobruna
Dermatologe dhe Dermatokirurge
044 161 317
shkendijad@gmail.com
Mbushësit e lëkurës janë duke u përdorur zakonisht për të mbushur linjat e fytyrës, lugu nasolabial (nga hunda në cep të gojës), rrudhat rreth buzëve dhe rrudhat në ballë ose dhe ato rreth syve. Poashtu, përdoret për të ripërcaktuar kufirin e buzëve si dhe për t’iu dhënë vëllim buzëve, mollëzave, vetullave e deri te përmirësimi i formës apo majës së hundës.
Një filler (mbushës) i lëkurës është një substancë në formë xheli që injektohet duke përdorur gjilpëra shumë të holla në te gjitha shtresat e fytyrës nga lëkura deri në thellësi mbi periost për të rivendosur apo shtuar vëllimin në fytyrë. Qoftë i përdorur vetëm për t’i korrigjuar zonat e vogla të fytyrës, ose në lidhje me procedurat e tjera kirurgjikale apo jo-kirurgjikale është ndoshta trajtimi më i popullarizuar sot në fushën e estetikës.
Preferohen të përdoren gjeneratat më të sigurta të mbushësve xhel të lëkurës. Xheli është bërë nga një sheqer natyror kompleks i quajtur acid Hyaluronic, i gjetur në natyrë brenda indeve e qelizave të gjalla, përfshirë lëkurën e njeriut. Ka një viskozitet të butë, prandaj shkakton siklet të pakët në injektimin dhe më pak shanse të vërehet pas injektimit. Kjo është një biosynthetic me bazë jo-shtazore kështu që nuk ka nevojë për një testim paraprak. Trajtimet e lëkurës me filler zvogëlojnë thellësinë e rrudhave dhe përmirësojnë strukturat anatomike si mollëzat, mjekrën, buzët, ballin dhe regjionin periorbital, për të krijuar një pamje natyrore dhe më të freskët të fytyrës që duhet të zgjasë për të paktën 6-12 Resylane/Perlane, Juvederm, Anteis, ndërkaq Redexis qëndron 18 muaj apo dhe 24-42 muaj për Redexis Ultra.
Procedura bëhet me kremra anestetikë lokal apo dhe injektime në formë bllokadash. Para se të vendoset për injektim me mbushës, gjithherë klienti duhet pasur parasysh që dermatologu ose kirurgu plastik të jetë i trajnuar për injektim fillerash si dhe të njoftojë klientin me substancën që injekton duke i dëshmuar për kualitetin e substancës, afatin e përdorimit dhe vendin e prodhimit të substancës injektuese.
Fillerat që resorbohen dhe që qëndrojnë me afat të limituar në lëkurë janë ata më të preferuarit nga këndvështrimi i etikës mjekësore, meqenëse nuk provokojnë efekte anësore ndërkohe që vazhdimisht mund t’u përshtatet linjave të fytyrës që ndryshojnë me vite (moshë).

Pse burrat duan gra të shkurtra dhe gratë, burra të gjatë?

Hulumtimet tregojnë se në jetën e një çifti burrë-grua as paratë dhe respekti reciprok nuk luajnë aq shumë rol sesa raportet midis lartësisë së trupave të tyre.
Ekipi i shkencëtarëve britanikë, i kryesuar nga Daniel Nettle, pasi studioi mijëra vetë të lindur në vitin 1958, arriti në përfundimin se numri i burrave me shtatlartësi 183 centimetra që ishin bërë baballarë, ishte më i madh se i atyre me shtatlartësi 177 centimetra. Po kështu, gjatë kësaj kohe, martesat më të suksesshme e me më shumë fëmijë i kanë patur gratë me shtat deri në 162 centimetra.
‘Burrat shtatlartë martohen më shpesh me gra më të shkurtra se vetja. Gratë shtatshkurtra e arrijnë më shpejt pjekurinë seksuale dhe lindin më parë. Grave në përgjithësi u pëlqejnë më shumë meshkujt shtatlartë, për dy arsye. E para, në nënndërgjegjen e tyre ruhet ende mentaliteti i grave primitive, që mendonin se burrat shtatlartë janë gjuetarë më të mirë dhe u siguronin atyre dhe fëmijëve të tyre ushqim të bollshëm. E dyta, për vetë natyrën e tyre, njerëzit çdo vit që shkon bëhen më të gjatë. Mjafton të përmendim se meshkujt këta 50 vitet e fundit kanë një shtat 8 centimetra më të lartë se paraardhësit e tyre.
Sipas parashikimeve, në 50 vitet e ardhshme, mesatarja e shtatit të tyre do të rritet edhe 5 centimetra të tjera. Pra, nga pikëpamja e evolucionit njerëzor, shtatlartët mendohet se janë më progresivë’. Eh, mund të thotë dikush, këto janë çështje ndjenjash, çështje. dashurie dhe këtu s'ka të bëjë fare shtatlartësia. Në fund të fundit, si mund të matet ndjenja me centimetra?’.
Antropologu polak Jogisllav Pavllovskij shkon edhe më tutje. Ai mendon se në jetën e një çifti burrë-grua as paratë dhe respekti reciprok nuk luajnë aq shumë rol sesa raportet midis lartësisë së trupave të tyre. Në bazë të studimeve që ka kryer, ai ka arritur në përfundimin se që jeta e një çifti të shkojë sa më mbarë, burri duhet të jetë më i gjatë se bashkëshortja e tij‘.
Një martesë e suksesshme është sipas tij ajo midis Tony Blair, 172 centimetra dhe bashkëshortes së tij Cherie, 156 centimetra, si dhe e futbollistit David Beckham, 183 centimetra me bashkëshorten e tij Victoria, 168 centimetra.

Estrada paguan për të shtuar ‘views’ në YouTube?

Është ky shqetësimi i ngritur së fundmi në qarqet e estradës shqiptare, pasi këngëtarët e shumtë që së fundmi po arrijnë në miliona klikime pa ndonjë problem të madh kanë lënë vend për dyshime.
Është promoteri i njohur i koncerteve dhe njeriu që njeh mirë zhvillimet rreth estradës, Nexhat Morina, ai që në profilin e tij në Facebook, ka pohuar se estrada paguan hakerë nga Azia për të shtuar shikimet nëpër videot e tyre në YouTube.
“Lajm i mirë: Estrada dhe shumë yje të Kosovës u paguajnë shuma të mëdha parash hakerëve të Azisë që të kenë klikime në YouTube”, ka shkruar Morina në Facebook.
Nuk është hera e parë që po ngriten shqetësime të tilla. Edhe në të kaluarën vet artistët akuzonin njëri-tjetrin për shtim të klikimeve në mënyrë ilegale.

AO, gjysmëfinale e përsosur

Katër tenistët më të mirë në botë kanë mbetur në fazat përfundimtare të garës për titullin e Grand Slam turneut të parë sezonal, Australian Open.
Të enjten në gjysmëfinalen e parë do të vihen ballë për ballë bartësi i dytë Rafael Nadal dhe bartësi i tretë Roger Federer.
Ndërsa një ditë më pas, do të zhvillohet gjysmëfinalja tjetër, mes bartësit të parë Novak Djokovic dhe bartësit të katërt, Andy Murray.
Është vetëm hera e tretë në histori të Australian Open që po ndodh ‘gjysmëfinale e përsosur’ mes katër bartësve të parë. Më herët ka ndodhur në vitin 1988 dhe 2005.

‘Pepe duhet të dënohet’

Barcelona e ka ftuar Federatën Spanjolle e futbollit (RFEF) që të veprojë kundrejt mbrojtësit të Real Madridit, Pepe, rreth shkeljes që i bëri Lionel Messit në takimin e parë çerekfinal të Kupës së Mbretit në Santiago Bernabeu.
Blaugranët janë nikoqirë të Los Blancos të mërkurën mbrëma në Camp Nou për ndeshjen kthyese, mirëpo zëdhënësi i klubit, Toni Freixa, ka thënë se Barca vazhdon të mbetet e pakënaqur pasi mbrojtësi portugez nuk ka marrë kurrfarë dënimi për veprimin e tij josportiv.
Sidoqoftë, ai ka thënë se të gjithë duhet të qëndrojnë të fokusuar për të vazhduar tutje në Copa del Rey, ndërsa me këtë punë duhet të merret RFEF.
“Ideja jonë është që të vazhdojmë të jemi shembull për korrektësi dhe sjellje. Dhe shpresojmë që edhe tifozët tanë të vazhdojnë të sillen në këtë mënyrë”, ka thënë Freixa për Marca.

Balotelli të largohet nga Anglia?

Sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli, konsideron se është në shënjestër të gjyqtarëve anglezë dhe Federatës Angleze të futbollit, prandaj është duke menduar për t’u larguar nga Anglia.
Lojtari italian rrezikon katër ndeshje suspendim për shkak të një goditjeje që i bëri lojtarit të Tottenhamit, Scott Parker, ndërsa ky mund të jetë dënimi i radhës, nga të shumtit që ka marrë sulmuesi kontrovers që pas shkuarjes te City në vitin 2010.
“Ai ndjehet i përndjekur dhe nuk mund të vazhdojë ashtu”, ka thënë për BBC agjenti i tij, Mino Raiola, duke shtuar se SuperMario ka shkuar në Ligën Premier për t’u pjekur si njeri.
Mirëpo- ka thënë Raiola- nëse vazhdojnë ta dënojnë për gjithçka dhe nëse FA dhe gjyqtarët mendojnë se Balotelli nuk e ka vendin në Ligën Premier, atëherë ata do të kërkojnë një opsion tjetër. 

Gomez: Bundesliga do të bëhet më e mira në botë

Sulmuesi i Bayern Munichut, Mario Gomez, beson se shumë shpejt Bundesliga do të fillojë të shikohet si liga më atraktive në botë.
Tri pozitat e para në tabelën e Kampionatit gjerman kanë pikë të barabarta, ndërsa 26-vjeçari, i cili prin me gola të shënuar këtë edicion, mendon se ky kampionat do të tërheqë lojtarët më të mirë në një të ardhme të afërt.
“Bundesliga është jashtëzakonisht atraktive. Në afat të gjatë, do të jetë liga më atraktive se të gjitha”, ka thënë Gomez.

Liverpooli kërkon Islan e Udineses

Liverpooli është duke u lidhur me një transferim të anësorit të Udineses, Mauricio Isla.
Kiliani është vëzhguar vazhdimisht nga skautët e Manchester United, ndërsa tani sipas La Tercera, Liverpooli është i gatshëm të ofrojë 15 milionë funte për futbollistin para mbylljes së afatit kalimtar të janarit.
Isla mund të luajë në mesfushë dhe në krah, ndërsa ka pasur ndikim të madh në sukseset e Juventusit dy sezonet e fundit. 

Drejtorët e Realit kërkojnë largimin e Mourinhos

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është nën presion nga drejtorët e klubit mbretëror që t’ia tregojë derën trajnerit portugez, Jose Mourinho, në fund të këtij sezoni.
El Confidencial shkruan se drejtorët e Realit kanë frikë për të ardhmen e klubit, në rast se Mourinho qëndron edhe një sezon shtesë.
“Nëse ai kërkoi shkarkimin e Valdanos sezonin e kaluar, kë e dëshiron këtë herë? Iker Casillasin, Sergio Ramosin? Cilin lojtar”, theksoi një drejtor.

Schuster: Reali nuk ka probleme, pos Barcelonës

Ish-trajneri i Real Madridit, Bernd Schuster, ka thënë se Los Blancos nuk kanë probleme në ekipin e tyre, duke mohuar një largim të Mourinhos, por si problem të vetëm të klubit mbretëror gjermani e përmend Barcelonën.
“Sa herë gjërat janë zbuluar në media, gjithmonë kjo ka ndodhur pasi kanë folur lojtarët. Ka shumë njerëz të cilët gjithë ditën përcjellin Real Madridin dhe këto gjëra nuk mund të ndalen së publikuari”.
“Është e qartë se ka ndarje...por kur gjërat shkojnë mirë, asgjë nuk ndodh. Nëse rezultatet janë të këqija, atëherë ka probleme. Mendoj se Mourinho nuk do të largohet. Real Madridi ka vetëm një problem dhe ajo është Barcelona. Gjithçka tjetër është mirë”, u shpreh Schuster.

Missi: 3-1 për Barcën; Misteri: 3-2 për Realin (Foto)

Në prag të ndeshjes kthyese çerekfinale të Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit që zhvillohet në Camp Nou, edhe bukuroshja dhe bukuroshi i Spanjës kanë dhënë prognozat e tyre, teksa janë fotografuar me fanellat e dy rivalëve të përjetshëm.
Miss Spanja, Andrea Huisgen, ka bërë tifo për Barcelonën duke thënë se madrilenët do të përjetojnë një tjetër humbje në Camp Nou. Sipas saj, Blaugranët do të fitojnë me rezultat 3-1.
Nga ana tjetër, Mister Spanja, Diego Otero, një tifoz i flaktë i Real Madridit, beson se Los Blancos do t’i befasojnë të gjithë duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Copa del Rey. Ai thotë se Reali do të fitojë me rezultat 3-2 në Camp Nou. /Telegrafi/

Respektojmë vendimin e Kushtetueses për mocionin!

Qeveria e Kosovës e ka komentuar shumë shkurt njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka vendosur ti drejtohet kushtetueses për ti kërkuar mendimin rreth mocionit për reciprocitetin.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi i ka thënë KTV-së se e respektojnë çdo formë të reagimit ligjor lidhur me zhvillimet politike, raporton Koha.
“Është e drejtë e tyre që të reagojnë dhe të shfrytëzojnë këtë mënyrë të reagimit, ne do ta respektojmë atë”, ka theksuar Kuçi.

Gjashtë muaj me barrikada

Autoritetet kosovare shpresojnë që në ditët dhe javët e ardhshme të gjejnë një zgjidhje për të relaksuar situatën në veri të Kosovës, e cila ka mbetur “e barrikaduar” edhe gjashtë muaj pas aksionit policor për marrjen e kontrollit të pikave kufitare atje.
Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Dukagjin Gorani, thotë për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e vendit vazhdon të jetë e gatshme për të zbatuar në terren parimet themelore të Planit Ahtisaari, gjë që, sipas tij, duhet të shkojë paralelisht me arritjet në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd.
Më 25 korrik të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës i pati dhënë urdhër njësisë speciale të Policisë së Kosovës që të rimarrë kontrollin në pikën kufitare 1 dhe 31 në veri të Mitrovicës. Pas kundërshtimit të ashpër të serbëve lokalë dhe reagimeve të shumta ndërkombëtare, forcat speciale u tërhoqën, ndërsa serbët ngritën barrikada në rrugët kryesore.
Në Beograd thonë se problemet në veri të Kosovës nuk mund të zgjidhen “me përdorimin e forcës dhe në mungesë të komunikimit të ndërsjellë”. I ashtuquajturi sekretar shtetëror në ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic, thotë se palët e përfshira duhet të përqendrohen në dialog. Ndërsa, gjithçka që del nga Plani Ahtisari mbetet e papranueshme.
“Ahtisaari është një shembull tipik flagrant për t’i zgjidhur gjërat shpejt e shpejt”, vlerëson Ivanovic.
Pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për zhbërjen e strukturave paralele në veri dhe atyre drejtuar serbëve lokalë, që flasin për nevojën e integrimit në jetën institucionale të Kosovës, Ivanovic shprehet pesimist se do të ndryshojë diçka.
“Në mesin e serbëve gjithmonë ekziston ndjenja e paqartësisë, me të cilën jemi mësuar të jetojmë”, thotë ai. “Kjo nuk është e mirë për askënd, por jam i sigurt që serbët nuk do ta ndërrojnë mënyrën e mendimit dhe të jetës për shkak të disa presioneve ose interesave afatshkurtra”.
Me gjithë zhvillimet dhe tensionet në veri, hapja e dialogut për veriun ka ndarë palët në pozicione të kundërta. Derisa Serbia ka kërkuar që veriu të futet si temë e veçantë e diskutimit gjatë dialogut, Prishtina ka insistuar që të mos bisedojë me palën serbe për, siç thuhet, çështjet e saj të brendshme.

Ndërpritet mësimi në tërë Kosovën

Me kërkesën e shumicës së Drejtorive Komunale të Arsimit, Ministria e Arsimit ka sjell vendimin që gjatë ditëve e enjte dhe e premte të ndërpritet mësimi në të gjithë arsimin parauniversitar të Kosovës.
Mësimi në të gjitha shkollat rifillon të hënën, më 30 janar 2012.
Ditët dhe orët e humbura do të kompensohen sipas planifikimit të përbashkët të DKA-ve me MASHT-in.
Vendimi është marrë për faktin se reshjet e vazhdueshme të borës e kanë vështirësuar lëvizjen në gjithë territorin e Kosovës. 

Serbia insiston në Rezolutën 1244

Shef i ekipit negociator serb për bisedime me Prishtinë, Borislav Stefanovic, i ka propozuar ndërmjetësit të BE-së Robert Cooper, disa-propozim modele për përfaqësimin rajonal të Kosovës. Ndonëse nuk ka sqaruar se për çfarë propozimesh është fjala, ato thuhet të jenë “në përputhje me Rezolutën 1244”.
Stefanovic dhe Cooper kanë biseduar sot, siç thuhet në një komunikatë të qeverisë së Serbisë, rreth çështjes së përfaqësimit rajonal të Kosovës dhe rreth zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialogun Beograd-Prishtinë. Në komunikatë nuk përmenden detaje të propozimeve të Stefanovicit.
Zyrtarët evropianë kanë thënë ditë më parë se vazhdimi i dialogut me Prishtinën dhe zgjidhja për përfaqësimin rajonal të Kosovës janë të rëndësishëm për vazhdim të integrimit evropian të Beogradit.
Cooper nesër arrin për vizitë në Prishtinë.

Drews në Tiranë, bashkëpunimi i shkëlqyer

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bujar Nishani, priti të mërkurën në një takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Erhard Drews, ku u diskutua për bashkëpunimin dypalësh.Gjatë bisedës mes tyre, dy personalitetet shkëmbyen pikëpamjet mbi forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon nëpërmjet thellimit të bashkëpunimit mes të gjitha agjencive ligjzbatuese, raporton Start.
Nishani paraqiti praktikat e mira të bashkëpunimit me të gjithë vendet e rajonit në kuadër të kontrollit kufitar, patrullimeve dhe operacioneve të përbashkëta policore, si dhe goditjen e elementëve dhe veprimtarive kriminale.
“Ndërsa lehtësuam lëvizjen e qytetarëve mes Shqipërisë dhe Kosovës duke kryer vetëm një kontroll në hyrje në kufi, vetëm në muajt korrik-gusht arritëm të identifikojmë dhe arrestojmë 19 persona të kërkuar nga Shqipëria, Kosova dhe Interpoli”, bëri të ditur në takim Nishani.
Ministri Nishani shprehu gatishmërinë e plotë për bashkëpunim me komandën e KFOR-it dhe autoritetet policore të Kosovës për të goditur çdo dukuri dhe veprimtari kriminale.

Austria mbështet Kosovën në rrugën e saj evropiane

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Vjenë është takuar me Sekretarin Shtetëror të Austrisë, Wolfgang Waldner.
Me këtë rast, ministri Hoxhaj ka informuar Sekretarin Weldner lidhur me zhvillimet në Kosovë, reformat dhe proceset e tjera shtetndërtuese.
Nga ana tjetër, Sekretari Shtetëror i Austrisë ka thënë se Republika e Kosovës, shteti më i ri në Evropë ka bërë progres të pakthyeshëm. “Procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me gjithë vështirësitë është duke shkuar përpara. Edhe Kosova hap pas hapi është duke iu afruar Bashkimit Evropian”, ka shtuar Waldner.
Ai ka paralajmëruar që Austria edhe më tutje, me gjithë fuqinë që ka, do të mbështes Republikën e Kosovës në reformat e nevojshme në rrugës e saj evropiane.
Duke folur për përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur, Waldner ka theksuar se Austria që nga fillimi ka qenë një përkrahës i madh i Planit të Ahtisaarit. “Ajo që është pagëzuar në Vjenë, mund të ketë edhe përfundimin e suksesshëm të saj. Kjo tregon që bashkësia ndërkombëtare është gati të përfundojë misionin e mbikëqyrjes, nëse plotësohen parakushtet e duhura”, ka shtuar ai. Kjo, sipas Waldner, duhet të jetë edhe një shtysë e fuqishme për bashkëpunimin konstruktiv në rajon.

Serbët e veriut nuk heqin dorë nga referendumi

Serbët e veriut të Kosovës, pavarësisht ‘thirrjeve’ të Beogradit zyrtar për të mos mbajtur referendumin, nuk do të heqin dorë nga nisma e tyre. Kështu kanë deklaruar të mërkurën të ashtuquajturit përfaqësues të serbëve të veriut të Kosovës në një konferencë për media në Beograd.
“Referendumi nuk ka vonesa dhe duhet të mbahet në Ditën e Shtetësisë së Serbisë. Kjo është edhe simbolika kryesore, edhe mesazhi i referendumit”, ka thënë një nga politikanët serbë të veriut, Marko Jaksic, raporton RFE.
Dita e Shtetësisë së Serbisë kremtohet më 15 shkurt. Serbët e Mitrovicës, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit kanë paralajmëruar mbajtjen e referendumit më 14 dhe 15 shkurt. Përmes këtij organizimi, ata kanë për qëllim “të qartësojnë vullnetin e komunitetit të tyre për lejimin ose moslejimin e shtrirjes së autoritetit shtetëror të Kosovës në veri të vendit”.

Kurti kritikon Berishën që po ia mban krahun Thaçit

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, ka thënë se pas dy protestave, lëvizja e radhës është protesta e tretë. Në një emision në Ora-news të Tiranës, Kurti ka folur për shumë çështje, si dhe për marrëdhëniet e politikës Kosovë-Shqipëri.
Kurti ka kritikuar qeverinë e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishës me arsyetimin se po ia mban krahun qeverisë së drejtuar nga Hashim Thaçi, ndërsa ka thënë se drejtësia për ngjarjet e 21 janarit në Tiranë, sipas tij, duhet të vihet në vend.
Sipas tij, qëndrimi i qeverisë shqiptare për ngjarjet e fundit nuk ishte i drejtë. “Të gjithë ata që flasin keq për ne, vetë do ta pësojnë në fund, pasi na portretizuan në mënyrë jo të drejtë. Me Berishën jemi takuar me 28 nëntor në Presidencë, por nuk kemi biseduar”, ka thënë Kurti.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka dhënë edhe shpjegime se përse nuk është takuar me Thaçin. “Nuk jam takuar me të, kemi biseduar vetëm në Kuvend, ku ai lëshoi një lumë fyerjesh ndaj nesh. Nuk është e mundur të komunikojmë me të pasi ai na konsideroi ne armiq më të tmerrshëm se Serbinë”, është shprehur Kurti

Maqedoni: Mësueseve u ndalohet veshja e tangave

Kryetarët e disa qyteteve në Maqedoni vendosën të përgatisin një rregullore për kodin e veshjes, e të cilit duhet t’i përmbahen të gjithë të punësuarit nëpër shkolla fillore dhe të mesme.
Sipas kësaj rregulloreje, mësueset ndalohen të veshin bluza dhe këmisha me dekolte të hapur e shpinë të zbuluar, si dhe veshje të tejdukshme nën të cilat shihen të brendshmet, sidomos tangat.
I vetmi problem që ka mbetur është se kush do të emërohet inspektor për të vërtetuar nëse kjo rregullore do të respektohet!
Sipas televizionit Kanal 5, përpilimi i këtij kodi veshjeje erdhi pas disa rasteve të raportuara të veshjes “së lirë” të mësueseve, të cilat janë raportuar nga disa nxënës tek drejtorët e shkollave.
Deri më tash nuk ka ekzistuar një kod i shkruar i cili rregullon mënyrën e veshjes, por mësueset disa herë janë kritikuar dhe u është tërhequr vërejtja se duhet të marrin shembull nga koleget e tyre modeste dhe të mos vishen sikur të shkojnë në “dasmë”. Disa shkolla për këtë arsye kanë marrë vendim të përdorin edhe uniforma pune.

Pagoi një euro në bastore, fitoi 680 mijë

Bastorja britanike “William Hill” njoftoi se në nëntor të vitit të kaluar një bastegji fitoi 680.000 euro me një tiketë për të cilën pagoi vetëm një euro.
Fituesi fatlum është një kamerier, i cili luajti me një tiketë me shumë lojë futbolli. Ai plotësoi tiketën e 19 ndeshjeve dhe parashikoi saktë rezultatet e të gjitha takimeve.
Për ata të cilët nuk frekuentojnë bastoret, të përkujtojmë se ka mjaftuar huqja e një rezultati për të mbetur pa asgjë. Por vërtetë ka pasur fat të madh.
Njëri nga çiftet që ka luajtur në tiketë ka qenë edhe fitorja e Liverpoolit si mysafir ndaj Chelseit në xhiron e 12-të të Ligës Angleze. Glen Johnson shënoi gol në minutën e 87 për fitoren e Liverpoolit me rezultat 2:1.
Bastorja William Hill kishte njërin nga muajt më të këqij në dekadat e fundit. Gjithsesi, besohet se bastorja në vitin 2011 ka fituar rreth 330 milionë euro.

"Seksometrat" e suksesshëm

Autoritetet e qytetit gjerman të Bonit, të cilët kanë filluar aplikacionin e pagesave për shërbimet e prostitutave ose “seksometrat”, njoftuan se ky program është dëshmuar i suksesshëm.
Zyrtarë të qytetit thonë se “tatimi seksual”, i cili mbulon të ardhurat nga klubet me sauna, “qendrat erotike” dhe “stacioneve automatike të pagesave”, e që janë instaluar në gusht të vitit të kaluar, kanë sjellë të ardhura prej rreth 250 mijë euro.
“Jemi të kënaqur me programin dhe planifikojmë që edhe më tutje t’i mbledhim tatimet në këtë mënyrë”, tha njëri prej zyrtarëve të qytetit.
Boni është qyteti i parë në Gjermani në të cilin punëtorëve të industrisë seksuale në rrugë iu janë vendosur matës si mënyrë e vjeljes së taksave prej prostitucionit. Secili detyrohet që të nxjerrë nga një tiketë nga aparatet e vendosura në rrugë të quajtur “seksometër”.
“Seksometrat” janë vendosur në zonën industriale jo larg qendrës së qytetit, në të cilën zonë lëvizin prostitutat, ku secila paguan nga gjashtë euro për një natë, pa marrë parasysh numrin e klientëve. Ata që kapen me prostituta pa “kartelën” e domosdoshme, dënohen me gjoba të larta.

GK104 – dyfish çdo gjë

Në mesin e çipave të rëndësishëm të Nvidias të gjeneratës së re të procesorëve grafik gjithsesi do të jetë edhe një GPU i emërtuar GK104. Ky i fundit do të jetë pasues i modeleve 40-nanometërsh GF114, që vinte në punë kartelat e popullarizuara GTX 560 Ti.
Kartela e re sipas të gjitha gjasave do ta ketë emërtimin GeForce GTX 660 Ti, e sipas informatave të deritashme do të ketë edhe performancat dukshëm më të mëdha në krahasim me GF114. Flitet për totalin prej 768 bërthama CUDA (dy herë më shumë në krahasim me GTX 560 Ti të zakonshëm) dhe 2 GB të memories grafike, e cila me GPU-në është ende e lidhur përmes mbledhëses prej 256-bit. Numri më i madh i bërthamave dhe arkitektura e tyre më e avancuar sjellin edhe performancat më të mëdha – burimet theksojnë madje 2 teraflops në përllogaritjet single precision – 50 për qind më shumë se te modeli GTX 580 dhe dyfish më shumë në krahasim me GTX 560 Ti.
Kartela sipas të gjitha gjasave do të ketë edhe taktet më të larta të punës (në veçanti të memories), e edhe shpenzimi është më i lartë - 225 W TDP. Specifikat detaje, si dhe koha e saktë e paraqitjes, ende nuk janë të ditur – pritet që Nvidia Keplerët të filloj ti shes nga çereku i dytë duke filluar me çipin më të fuqishëm GK110

Intel analistëve – gabuat!

Intel befasoi analistët e bursës duke publikuar rezultatet e çerekut të katërt të vitit të kaluar sipas të cilave të hyrat ishin 13.9 miliard dollarë dhe profiti 64 cent për aksion, përkundër paralajmërimeve të mëhershme nga kompania se të hyrat do të jenë më të ulëta nga parashikimet.
Analistët prisnin se të hyrat e Intelit do të jenë rreth 13.7 miliard dollarë, me profit prej 61 cent për aksion pasi që Intel kah mesi i dhjetorit tërhoqi vërejtjen se pret rënie të të hyrave për një miliard dollarë për shkak të mungesës së disqeve të forta të shkaktuar nga vërshimet në Tajlandë, e pritjet për të hyrat janë zvogëluar në 13.7 miliard dollarë, plus ose minus 300 milion dollarë.
Krahas të hyrave më të larta për periudhën Intel paraqiti edhe rritjen e profitit gjatë çerekut të katërt të vitit të kaluar nga 3.2 në 3.4 miliard dollarë.
Për tërë vitin e kaluar Intel paraqiti 54 miliard dollarë të hyra me profit operativ prej 17.5 miliard dollarë.

HTC Flyer me ICS

Sipas informatave nga HTC-Hub, tableti i kompanisë Flyer, së shpejti merr përitësimin në versionin e fundit të Androidit, atë me emër të koduar Ice Cream Sandwich. Tableti përditësimin në Android Honeycomb e morri në muajin dhjetor.
Mbindërtimi do të duhej të fillonte të implementohej më së largu deri në fund të çerekut, e sipas pritjeve, HTC edhe në versionin e ri do të lë ndërfaqen e vet të paprekur. Tableti fillimisht ishte paraqitur me Android 2.3 Gingerbread. Ka ekranin me diagonale prej shtatë inç dhe procesorin prej 1.5-gigaherc me një bërthamë. Mbindërtimi në ICS do të duhej të siguronte punën më të shpejtë të pajisjes dhe të sjell funksionalitet të ri.
Lansimi i Ice Cream Sandwich është përcjellë me pompozitet të madh. Kompanitë po publikojnë përditësimet në ICS më shpejtë se që ndodhte më herët kur për versionet e rinj të Androidit pritej edhe deri në një vit.

PocketBook prezanton tabletin A7

PocketBook sot e ka prezantuar modelin e saj të ri të tabletit A7, i cili është i pajisur me ekran të ndjeshëm në prekje me 7 inç, si dhe rezolucion 1024 x 600.
Tableti i ri PocketBook A7 i cili bazohet në sistemin operativ Android mbështetet nga procesori 1GHz Texas Instruments TI3621 CPU, me 2GB Flash memorie dhe lidhje për internet WiFi. 
Versioni i tabletit që punon me Android Gingerbread është pasardhës i PocketBook A10, i cili në treg është paraqitur në shtator të vitit të kaluar.
Përveç kamerës me 2MP, tableti me kodin A7 gjithashtu posedon edhe portin për mikro SD kartelë, dëgjuese, mikrofon, ndërsa mbështetet edhe softuerët dhe aplikacionet si Epub, PDF, FB2, txt, DJVU, RTF, HTML, doc, and docx.

Edhe të rinjtë me tension të lartë të gjakut

Një studim i publikuar nga universiteti i Karolinës Veriore, “Chapel Hill”, ka zbuluar se rreth 20 për qind e të rinjve janë në dijeni që kanë tension të lartë gjaku.
Studiuesit anketuan 14 000 vullnetarë, femra dhe meshkuj, ndërmjet moshave 24 dhe 32-vjeçare, në lidhje me historinë e tyre të tensionit të lartë të gjakut dhe pastaj e matën tensionin e gjakut të pjesëmarrësve. Aty ishte vërejtur se shumica prej tyre kanë tension të lartë gjaku.
Nëse keni tesnion të lartë të gjakut dhe mjeku ju përshkruan medikamentet, mos u friko të bësh pyetje apo nëse nuk jeni i sigurt, shkoni dhe merrni mendimin e një mjeku tjeter. Pasi të kuptoni se pse po i merrni këto medikamente, vazhdo me dozën e rekomanduar.
Por mënyra më e mirë e trajtimit të tensionit të lartë të gjakut është parandalimi që tensioni të mos bëhet problem.

Kanceri i mushkërive

Kanceri i mushkërive është sëmundje malinje (e keqe ) që në popull njihet edhe me emrin tumor femëror (emërtim që nënkupton metastazimin - përhapjen gjegjësisht shumimin e “mishit të egër”).
Ass dr Skender R. Baca, mr.sci.
pulmolog-specialist i sëmundjeve të mushkërive
Klinika e Pulmologjisë në QKUK, Prishtinë
Këshillimorja “Medicon” Prishtinë, rruga Agim Ramadani B-II.
tel. 044 199-349
Është e vetmja sëmundje që i është ndërruar vendi i klasifikimit nga entiteti (grupimi) mjekësor patologjik (vuajtje natyrore) në atë tragjik (fatal), sepse në 87-92% të rasteve, njeriu këtë sëmundje ia shkakton vetvetes duke pirë duhan. Shkaktarë tjerë të paraqitjes së kësaj sëmundjeje janë: rrezatimi nga nëntoka e thellë, ndotja e ambientit (gazrat helmues), nafta dhe produktet e naftës, posaçërisht ato që inhalohen (thithen në mushkëri). Faktori gjenetik (trashëgimtar) po ashtu ka rëndësi të madhe në paraqitjen e kësaj sëmundjeje fatale, si dhe gjendja psikike dhe imunitare e organizmit.
Problemi i parë në lidhje me kancerin në përgjithësi, si dhe kancerin e mushkërive është kohëzgjatja e madhe prej momentit kur fillojnë ndryshimet në qeliza dhe organizimi tumoral, gjer në momentin kur paraqiten simptomat e para. Gjatë kësaj kohe mund të vie gjer te metastazimi i qelizave malinje (përhapja në organe tjera: tru, eshtra, nyje limfatike etj.) dhe gjithsesi gjatë kësaj periudhe që ndonjëherë zgjatë me muaj, organizmi dëmtohet në mënyrë të pariparueshme (pa mundësi në kthimin e gjendjes së mëparshme). Ky problem është i kushtëzuar nga natyra e sëmundjes, dhe në te për kohën e tanishme shumë pak mund të ndikohet me të arriturat shkencore e teknologjike mjekësore. Si i tillë ky problem, që nuk varet nga faktori njeri, ekziston në tërë botën.
Problemi i dytë, është po ashtu kyç sepse, edhe koha prej se janë lajmëruar simptomat e para e gjer te kërkesa për ndihmën mjekësore, dhe rrjedhimisht diagnostikimi, shpesh është në mënyrë të paarsyeshme e gjatë dhe kjo varet nga kultura shëndetësore e pacientit dhe niveli i shërbimit shëndetësor. Për fat të keq në Kosovë, për dallim nga shtetet e zhvilluara, edukimi shëndetësor i qytetarëve dhe organizimi i shërbimit shëndetësor ende janë të dobëta, ashtu që këtu humbet një kohë e çmueshme dhe e pakthyeshme për menaxhimin e kësaj sëmundjeje.
Simptomatologjia
Simptomat e para që kanë lidhje me kancerin e mushkërive janë të përgjithshme (lodhja, plogështia, kolla e thatë, apo edhe me këlbazë, temperaturë lehtësisht e ngritur) dhe si të tilla edhe pacienti, por edhe mjeku i nënvlerësojnë. Më vonë, me paraqitjen e prezencës së gjakut në këlbazë, dhembjeve në kraharor dhe humbje në peshë, alarmohet pacienti dhe mjeku kërkon rëntgenin e mushkërive ku mund të vërehen hije të madhësisë dhe formës së ndryshme të dyshimta në kancer. Prej këtij moment fillon intensivisht dhe në mënyrë të programuar diagnostikimi i sëmundjes si faze e parë e menaxhimit të tërësishëm të kësaj patologjie. Bëhen ekzaminimet plotësuese rëntgenologjike (tomografia e kompjuterizuar: prerjet filmike në shtresa të kraharorit të kontrolluara me kompjuter), fiberbronkoskopia (ekzaminimi me gyp të lakueshëm në rrugët e frymëmarrjes) dhe marrja e materialit bioptik (për ekzaminim histopatologjik: në mikroskop me çka identifikohen se cilit tip dhe cilit stad i takojnë qelizat malinje).
Terapia e kancerit të mushkërive
Terapia varet nga tipi citohistopatologjik (lloji qelizor e indor i kancerit), përfshirja e mushkërive, si dhe metastazimet (përhapja në pëlhurë, mushkërinë tjetër, meskraharor-mediastinum apo organet jashtë kraharorit).
Kirurgjia, nëse është e mundshme, kishte me qenë zgjidhja më e mirë dhe me prognozë më të mire. Në Klinikën Pulmologjike të QKUK-së, është i evidentuar vetëm një pacient me mbijetesë prej më shumë se 20 viteve, i cili është operuar nga karcinoma e mushkërisë së majtë (lobektomia e sipërme-heqja e plotë e lobit të sipërm) dhe ende është gjallë dhe në gjendje të aftësisë së mirë për punë.
Tretmani tjetër është polikimiterapia (kombinimi i disa barnave kimike të cilat i mbysin qelizat malinje, por që nuk janë selektive, ashtu që i dëmtojnë edhe disa lloje të qelizave të shëndosha. Terapia rrezatuese, e njohur edhe si radioterapia, është terapi që me ndihmën e rrezeve radioaktive i shkatërron në masë të madhe qelizat malinje, por që njëkohësisht shkakton edhe fibrozë mushkërore që për pasojë ka zvogëlimin e kapacitetit të frymëmarrjes.
Këto lloje të terapisë shpesh kombinohen ndërmjet veti ndonjëherë me efikasitet më të madh apo më të vogël, varësisht nga shkalla e zhvillimit të sëmundjes, gjendja e përgjithshme e pacientit, mosha dhe prezenca e ndonjë sëmundjeje tjetër (diabeti-sëmundje e sheqerit, tuberkulozi, sëmundjet e zemrës, të veshkës apo mëlçisë).
Terapia suplementare (shtesë) aplikohet në tërë botën dhe ajo qëndron në dhënien e barnave natyrale me prejardhje bimore (çajeve: i gjelbri posaçërisht, shurupit Varumin, ekstraktit alkoolik të ehinaceas etj.), apo shtazore (qumështi i bletës-maja e mjaltës, vezët e shkurtave japoneze, etj.).
Gjatë tërë kohës së menaxhimit të kancerit mushkëror duhet që pacienti të mbështetet moralisht me ndihmë të psikoterapisë, e cila është më se e domosdoshme edhe për qëllim të rritjes së efikasitetit së terapisë bazike si dhe në përmirësimin e kualitetit të jetës.
Fatkeqësisht, përvojat e gjertanishme kanë treguar se menaxhimi terapeutik i kancerit mushkëror, më shumë ka efekt në zgjatjen dhe përmirësimin e kualitetit të jetës, sesa në shërim të plotë të kësaj sëmundjeje fatale.
Kështu, sot e kësaj dite në tërë botën insistohet në parandalimin e kësaj sëmundjeje, duke filluar nga lufta kundër duhanpirjes, gjer te respektimi i standardeve ndërkombëtare për ruajtjen e ambientit nga ndotja, sepse kjo është mënyra më efikase në zvogëlimin e numrit të kancerit mushkëror.

Pse nuk mund të merren vesh meshkujt dhe femrat

Madje, edhe ndërmjet dy vetëve, të cilët e duan njëri-tjetrin, mjafton vetëm një fjali për të shkaktuar mosmarrëveshjen. Porse, kur t’i dimë kurthet, dimë si t’i evitojmë.
‘Nëse mendon se unë nuk mund ta bëj vetë këtë gjë, merr ndreqe vetë’ - dëgjoi kur ia tha nga ana tjetër e telefonit. Ç’thotë kjo gjë? Në të vërtetë asgjë të parëndomtë: burri dhe gruaja nuk u morën vesh. Ajo deshi t’i ndihmonte në mënyrë të njerëzishme, kurse ai e ka marrë atë punë me zemërngushtësi dhe si ligësi. Gjë klasike. Një sërë hulumtimesh kanë dëshmuar se meshkujt dhe femrat në forma të ndryshme i artikulojnë emocionet e veta dhe në mënyrë të ndryshme bëjnë zgjidhjen e problemeve.
Ekzistojnë tri teori kryesore:
1. Meshkujt nuk e thonë atë që mendojnë, kurse femrat nuk mendojnë çka thonë. Këtë mendim e mbështet psikologu amerikan John Gray, autor i bestselerit popullarizues Meshkujt janë nga Marsi, femrat nga Venera.
2. Shkencëtarët gjermanë Allan dhe Barbara Pease (Pse meshkujt s’dinë të dëgjojnë kurse femrat nuk dinë të parkojnë) konsiderojnë se arsyeja pse s’ka pajtim në komunikimin reciprok, ekziston në faktin se edhe struktura e trurit të femrës dhe të mashkullit ndryshon. Kështu ana e majtë e trurit të meshkujve (duke përfshirë edhe qendrën e komandimit të të folurit) është më pak e palidhur me anën e djathtë, e cila ka rëndësi shumë të madhe për intuitën.
Rezultati: burrat për këtë shkak në bisedë në radhë të parë këmbejnë informacione, kurse femrat emocione.
3. Psikologu gjerman, dr. Karl Geck, mendon se burrat kryesisht kujdesen për të mirën e familjes dhe biseda e tyre para së gjithash zhvillohet në kuptimin praktik. Femrat, përkundrazi, më shumë i kushtojnë kujdes kontakteve ndërnjerëzore.
Del ky rezultat i zhvillimit të këtillë: ajo i zgjedh problemet me anë të komunikimit, kurse ai me anë të veprave. Nuk është kurrfarë çudie pse femra mesatarisht gjatë ditës i flet 23.000 fjalë, kurse burri vetëm 12.000.
Si të evitohen mosmarrëveshjet?
Çfarëdo që të jetë mosmarrëveshja në shkallë të komunikimit ndërmjet mashkullit dhe femrës, po tregojmë disa mënyra si t’i evitoni ato.
1 Të dhënët e shenjës
Situata: Ajo thotë: “Ka tash sa kohë që s’kemi dalë të hamë jashtë. Në kënd të rrugës është një restorant simpatik italian…”. E merrni vesh qartë se çka po mendon, apo jo? Por, ai nuk kupton! Mënyra më e mirë: Ta thuash hapur mendimin, jo vetëm të bësh me dije. Burrat nuk i kuptojnë aludimet apo kuptimet që gjenden ndërmjet radhëve. Kështu ndodh edhe me formulimet e padefinuara, siç janë: “Është dashur ta provojmë sërish…”. Sukses do të arrijnë vetëm deklarimet e qarta: “Kam uri. Dua të ha. Na rezervo një tryezë në restorant.”
2 Respekt i madh
Situata: Ai është i tretur me mend dhe vepron i dërrmuar. Ajo e pyet të dijë ç’hall ka, tenton të bisedojë, kur ai s’i tregon, nxjerr përfundimin vetë: “Shpesh po të them të mos punosh aq shumë!”
Mënyra më e mirë: Femrat kanë prirje të kenë kujdes më shumë. Mu për shkak se kanë mësuar të lexojnë ndërmjet radhëve, po në të njëjtën mënyrë tentojnë të bisedojnë me partnerin e vet. Lëreni shikimin e tij të vrazhdë dhe mos ia vini mendjen injorimit të tij për të biseduar me ju, kur ta shihni se nuk ka dëshirë të bisedojë. Në vend të kësaj pyeteni se si qëndron puna. Mosgatishmëria e tij për të biseduar me ju shpesh s’ka të bëjë fare me ju. Po nëse keni dëshirë të mësoni më shumë gjëra për këtë, ushtroni pyetje konkrete.
3 Hallet e mëdha
Situata: Mu në kohën kur ai shikon futboll, ajo dëshiron të dijë nga ai se a bën ta bëjë natën shoqja e saj tek ata. Mërmëritjen e tij ajo e kupton si miratim. Menjëherë pas kësaj ai duket i hidhëruar, sepse ajo kinse nuk e ka pyetur për asgjë. Mënyra më e mirë: Femrat në të njëjtën kohë mund të kryejnë disa punë, kurse meshkujt s’mund ta bëjnë këtë gjë. Për këtë shkak prisni të pushojë pak dhe pyeteni sërish: “Kuptova se pajtohesh që ajo të vijë të bujë te ne. A është e vërtetë kjo?”
4 Shpresa e gabueshme
Situata: Ajo vjen nga puna e mbushur hidhërim ndaj koleges që ia ka kurdisur kurthin dhe ka dëshirë që për këtë gjë të bisedojë me dikë në shtëpi. Ajo ia përshkruan detajisht situatën, kurse ai i ndërhyn, duke i thënë se çka duhet të bëjë me përpikëri, në vend që ta dëgjojë ç’thotë.
Mënyra më e mirë: Meshkujt mendojnë praktikisht, pa marrë parasysh se është fjala për farë bisede apo për farë tregtie. Shumë burra nuk kuptojnë se femrat me anë të bisedës tentojnë t’ia lehtësojnë punën vetes dhe kanë dëshirë t’i dëgjojë njeriu. Burrat në situatë të këtillë reagojnë në mënyrë instinktive dhe konsiderojnë se janë kompetentë të japin menjëherë këshilla precize dhe konkrete se në ç’mënyrë ta zgjedhësh problemin. Për këtë shkak duhet t’ua thuash troç: “Nuk dua këshilla. Ndihmën më të mirë do të ma bësh nëse vetëm më dëgjon!”
5 Kundërshtimi
Situata: Janë ftuar të vijnë në darkë dhe ai me atë rast ka vënë kravatën, të cilën ajo nuk e ka në qejf. E pyet atë me ironi se a e ka atë kravatë detaj të çmuar të veshjes. Ai nuk reagon dhe ajo hidhërohet: “Të kam thënë një milion herë se ky kombinim nuk ka harmoni!”
Mënyra më e mirë: Burrat në raste të këtilla të reagimit, heshtin. Nëse ekziston diçka që nuk e duan, ai është kundërshtimi. Tentoni që në vend të kundërshtimit, dëshirat tuaja t’i fusni në paketëzën e “përbashkët”: “Kam dëshirë që sonte të jemi çift simpatik. Për këtë shkak, të lutem, vishe këmishën e kaltër me këtë kravatë”.
Për çka bisedojnë më së shumti?
AJO
1. Problemet personale, frikësimet, bukurinë
2. Djemtë në përgjithësi, për marrëdhëniet reciproke, për seksualitetin
3. Miqtë e përbashkët
4. Familjen, fëmijët, afarizmin shtëpiak
5. Kulturën, punët e shtëpisë, politikën
AI
1. Puna/karriera, punët e shtëpisë, politika
2. Sporti
3. Femrat
4. Veturat
5. Seksualiteti, emocionet, brengat personale

Si të zgjedhësh atë që të duhet

“Do të të dua përgjithmonë” është një premtim i bukur apo vetëm një gënjeshtër e kotë? Pak kohë më parë do të thoshim “E kush mund ta thotë këtë?”.
Sot, ama, ekspertët kanë studiuar thellë mekanizmat dhe dinamikën e çiftit. Dhe propozojnë metoda të ndryshme për të zbuluar nëse një lidhje është e qëndrueshme apo në të kundërtën, nuk ka baza edhe aq solide. Një ndihmë e vlefshme për ata që po jetojnë një histori dashurie. Por, edhe për ata që janë në kërkim të një dashurie të re
Analizo si sillesh me të tjerët
Gjeni profilin që ju korrespondon dhe lexoni se si lidhet ajo me atë që doni.
I sigurti. Është një njeri që di t'u ofrohet me lehtësi të tjerëve. Por, ideja e të mbeturit vetëm nuk e shqetëson shumë. Dhe nuk e bezdis fakti që dikush mund të ndjehet i lidhur me të.
Ai që përpiqet të shmanget. Lidhjet e vënë në siklet. Nuk pranon të ketë nevojë për dashurinë e tjetrit dhe urren të ndjehet i varur nga dikush. Ndodh shpesh pra, që partneri i tij të ketë nevojë ta ndjejë më pranë.
I shqetësuari. Gjithnjë ka përshtypjen se të tjerët nuk i qëndrojnë sa duhet pranë. Nevoja e tij për të vendosur lidhje të ngushta mund të bëjë që personi tjetër të ndjehet i asfiksuar dhe të ketë dëshirë të largohet prej tij.
I SIGURTI - Njeriu që jep dhe kërkon ndihmë
Një njeri i sigurt di të pranojë ndihmën e tjetrit dhe di që t'ia afrojë nga ana e tij. Dhe kur është i stresuar apo kur i duhet të merret me diçka që e shqetëson, e shfaq hapur. Di të jetë një pasuri për personin tjetër dhe pranon që në çift rolet të mos mbeten fikse, por që të ndryshojnë sipas situatës dhe periudhës. Në momentet e krizës është i prirur të negociojë dhe të arsyetojë së bashku me partnerin problemet.
Ç'partner zgjedh. Pritet për t'u dashuruar në një person që ka të njëjtën shkallë sigurie dhe besueshmërie. Dhe raporti që ndërtojnë bashkë është shpesh jetëgjatë.
Sa zgjat raporti. Dy njerëz të sigurt dinë të kuptohen, të dashurohen dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin në të gjitha situatat. Bashkimet me një tip që shmanget apo me një tjetër të shqetësuar mund të jenë problematike. Ftohtësia e të parit dhe mënyra sesi të ngjitet tjetri, me kalimin e kohës mund të bezdisin dhe njeriun në të ekuilibruar. E kështu të bëjnë t'ia mbathë.
AI QË SHMANGET - Pak emocione të forta
Ky lloj njeriu nuk ka qejf të jetë i varur nga një tjetër dhe as që tjetri të jetë tepër i lidhur pas tij. Dhe shpesh ka përshtypjen se njerëzit që ka pranë pretendojnë një shkallë intimiteti më të madhe nga ajo që ai dëshiron. Është i mësuar të frenojë emocionet dhe ta mbajë veten gjithmonë nën kontroll. Përballë një grindjeje apo në një moment krize në jetën çift, nuk pranon të bëjë marrëveshje me tjetrin, refuzon dialogun dhe mbyllet në vetvete. Mund të jetë shumë xheloz. Po përballë traumës së braktisjes apo për një humbje nuk e humb kontrollin.
Cilët partnerë zgjedh. Historitë e dashurive ndërmjet tipave të shmangshëm janë të rralla. Zakonisht kush ka frikë nga lidhjet është i tërhequr nga personat e shqetësuar. Po me tipin e sigurt? Mund të funksionojë nëse tipi i shmangshëm kontrollon pesimizmin e tij.
Sa zgjat raporti. Perspektiva të mira për bashkim me një partner të sigurt. Absolutisht i paqëndrueshëm relacioni në mes një tipi të pashmangshëm femër dhe një mashkulli të shqetësuar. Po nëse është ai që ka frikë nga intimiteti dhe nga jeta e çiftit dhe ajo është një tip i shmangshëm? Në këtë rast historia mund të zgjasë pak më shumë sidomos kur femra është e bindur që për tu treguar i fortë një burrë duhet të ruajë kontrollin dhe të mos i tregojë gjysmës tjetër të tij, lotët, ndjenjat dhe emocionet e thella.
I SHQETËSUARI - Nuk i mjafton kurrë dashuria dhe ngrohtësia
Kush ka një karakter të shqetësuar pretendon nga partneri një dedikim dhe një dashuri absolute, duke e vënë vazhdimisht në provë. Shpesh, pra, në historitë e dashurisë mbetet i vetëm dhe i dashuruar. I duket sikur nuk ka besim tek një raport i ngrohtë dhe i sigurt. I shqetësuari në fakt shpesh dashurohet me një tip të shmangshëm. Ka tendencë për t'u mbështetur tek tjetri dhe pranon në mënyrë pasive vendimet e partnerit të tij.
Cilët partnerë zgjedh. I shqetësuari shpesh zgjedh një partner të shmangshëm: një raport që në shumë raste është i vështirë. Sepse ky i fundit ka frikë nga lidhjet e ngushta, tamam ato që i shqetësuari i kërkon. Me një person të sigurt përkundrazi raporti mund të funksionojë nëse ka pak liri.
Sa zgjat lidhja. Bashkimi i një tipi të shmangshëm dhe një femre të shqetësuar mund të zgjasë shumë. Por jo e kundërta. Një mashkull, i obsesionuar nga frika e braktisjes e hedh poshtë vullnetin e mirë të femrës së shmangshme dhe përfundon gjithmonë me braktisjen nga e shoqja.

Si të zgjedhësh atë që të duhet

“Do të të dua përgjithmonë” është një premtim i bukur apo vetëm një gënjeshtër e kotë? Pak kohë më parë do të thoshim “E kush mund ta thotë këtë?”.
Sot, ama, ekspertët kanë studiuar thellë mekanizmat dhe dinamikën e çiftit. Dhe propozojnë metoda të ndryshme për të zbuluar nëse një lidhje është e qëndrueshme apo në të kundërtën, nuk ka baza edhe aq solide. Një ndihmë e vlefshme për ata që po jetojnë një histori dashurie. Por, edhe për ata që janë në kërkim të një dashurie të re
Analizo si sillesh me të tjerët
Gjeni profilin që ju korrespondon dhe lexoni se si lidhet ajo me atë që doni.
I sigurti. Është një njeri që di t'u ofrohet me lehtësi të tjerëve. Por, ideja e të mbeturit vetëm nuk e shqetëson shumë. Dhe nuk e bezdis fakti që dikush mund të ndjehet i lidhur me të.
Ai që përpiqet të shmanget. Lidhjet e vënë në siklet. Nuk pranon të ketë nevojë për dashurinë e tjetrit dhe urren të ndjehet i varur nga dikush. Ndodh shpesh pra, që partneri i tij të ketë nevojë ta ndjejë më pranë.
I shqetësuari. Gjithnjë ka përshtypjen se të tjerët nuk i qëndrojnë sa duhet pranë. Nevoja e tij për të vendosur lidhje të ngushta mund të bëjë që personi tjetër të ndjehet i asfiksuar dhe të ketë dëshirë të largohet prej tij.
I SIGURTI - Njeriu që jep dhe kërkon ndihmë
Një njeri i sigurt di të pranojë ndihmën e tjetrit dhe di që t'ia afrojë nga ana e tij. Dhe kur është i stresuar apo kur i duhet të merret me diçka që e shqetëson, e shfaq hapur. Di të jetë një pasuri për personin tjetër dhe pranon që në çift rolet të mos mbeten fikse, por që të ndryshojnë sipas situatës dhe periudhës. Në momentet e krizës është i prirur të negociojë dhe të arsyetojë së bashku me partnerin problemet.
Ç'partner zgjedh. Pritet për t'u dashuruar në një person që ka të njëjtën shkallë sigurie dhe besueshmërie. Dhe raporti që ndërtojnë bashkë është shpesh jetëgjatë.
Sa zgjat raporti. Dy njerëz të sigurt dinë të kuptohen, të dashurohen dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin në të gjitha situatat. Bashkimet me një tip që shmanget apo me një tjetër të shqetësuar mund të jenë problematike. Ftohtësia e të parit dhe mënyra sesi të ngjitet tjetri, me kalimin e kohës mund të bezdisin dhe njeriun në të ekuilibruar. E kështu të bëjnë t'ia mbathë.
AI QË SHMANGET - Pak emocione të forta
Ky lloj njeriu nuk ka qejf të jetë i varur nga një tjetër dhe as që tjetri të jetë tepër i lidhur pas tij. Dhe shpesh ka përshtypjen se njerëzit që ka pranë pretendojnë një shkallë intimiteti më të madhe nga ajo që ai dëshiron. Është i mësuar të frenojë emocionet dhe ta mbajë veten gjithmonë nën kontroll. Përballë një grindjeje apo në një moment krize në jetën çift, nuk pranon të bëjë marrëveshje me tjetrin, refuzon dialogun dhe mbyllet në vetvete. Mund të jetë shumë xheloz. Po përballë traumës së braktisjes apo për një humbje nuk e humb kontrollin.
Cilët partnerë zgjedh. Historitë e dashurive ndërmjet tipave të shmangshëm janë të rralla. Zakonisht kush ka frikë nga lidhjet është i tërhequr nga personat e shqetësuar. Po me tipin e sigurt? Mund të funksionojë nëse tipi i shmangshëm kontrollon pesimizmin e tij.
Sa zgjat raporti. Perspektiva të mira për bashkim me një partner të sigurt. Absolutisht i paqëndrueshëm relacioni në mes një tipi të pashmangshëm femër dhe një mashkulli të shqetësuar. Po nëse është ai që ka frikë nga intimiteti dhe nga jeta e çiftit dhe ajo është një tip i shmangshëm? Në këtë rast historia mund të zgjasë pak më shumë sidomos kur femra është e bindur që për tu treguar i fortë një burrë duhet të ruajë kontrollin dhe të mos i tregojë gjysmës tjetër të tij, lotët, ndjenjat dhe emocionet e thella.
I SHQETËSUARI - Nuk i mjafton kurrë dashuria dhe ngrohtësia
Kush ka një karakter të shqetësuar pretendon nga partneri një dedikim dhe një dashuri absolute, duke e vënë vazhdimisht në provë. Shpesh, pra, në historitë e dashurisë mbetet i vetëm dhe i dashuruar. I duket sikur nuk ka besim tek një raport i ngrohtë dhe i sigurt. I shqetësuari në fakt shpesh dashurohet me një tip të shmangshëm. Ka tendencë për t'u mbështetur tek tjetri dhe pranon në mënyrë pasive vendimet e partnerit të tij.
Cilët partnerë zgjedh. I shqetësuari shpesh zgjedh një partner të shmangshëm: një raport që në shumë raste është i vështirë. Sepse ky i fundit ka frikë nga lidhjet e ngushta, tamam ato që i shqetësuari i kërkon. Me një person të sigurt përkundrazi raporti mund të funksionojë nëse ka pak liri.
Sa zgjat lidhja. Bashkimi i një tipi të shmangshëm dhe një femre të shqetësuar mund të zgjasë shumë. Por jo e kundërta. Një mashkull, i obsesionuar nga frika e braktisjes e hedh poshtë vullnetin e mirë të femrës së shmangshme dhe përfundon gjithmonë me braktisjen nga e shoqja.

Çfarë tipi jeni

Dallohen disa tipa të xhelozisë dhe secilin prej tyre e drejton stili i veçantë i sjelljes dhe reaksionit.
Xhelozi e bindshme:
Është ai person që përpiqet t'ia shprehë partnerit të vet me fjalë tej mase se sjellja e saj i shkakton vuajtje dhe kështu e detyron të bëjë sjellje të vrazhda ndaj të gjithëve ose ndaj ndonjë konkurrenti të veçantë. Me këtë mënyrë të të sjellit inspirohet në situatë të xhelozisë romantike.
Xhelozi në ikje:
Është i prirë për reaksione efektive, p.sh., ndarja e papritur nga partneri, shpesh me grimasa e shamatë, pas ndonjë episodi që do ta ketë lemerisur. Një variant ca më i zbutur është ikja nga banesa e përbashkët për të menduar pak, ose dalja me dikë tjetër që të shprehet pavarësia personale.
Xhelozi që kërcënon:
Ky tip menjëherë i tregon manitë e veta negative. Ai kërkon me dhunë (si p.sh. nuk do të shpie në vallëzim). Në thelb, agresiviteti verbal është i drejtuar drejt objektit dashuror, por mund të ketë për objekt edhe rivalin, e vërtetin ose të trilluarin. Rivali është shpesh gjë e kureshtjes së pakufi dhe shkaku i tij ai shpesh krijon pyetje të natyrës si: "E për çka ai është më i mirë se unë?"
Xhelozi që sulmon:
Ky tip është më tiranizuesi dhe për fat më i rralli. Bëhet fjalë për tipin, kufirin e të cilit kalohet tejet kërcënimit verbal, shprehet përmes skenash të potershme, ulërimash, thyerjeve të gjerave, shuplakave të përcjella dhe me lëndime.
Në këtë rast shkalla e tërbimit nuk është tregues i peshës së kundërvajtjes. Ky tip i xhelozuesit është më afër fushës patologjike sesa ndjenjave normale. Në të tilla raste edhe gjurma më e vogël e dyshimit mund të nxisë një mori të reaksioneve të pafrenueshme.
Ata që nuk ndjenjë xhelozi:
Ai ose ajo që nuk e njohin xhelozinë shpesh arrijnë të tërbojnë partnerët më shumë se xhelozuesit më të vrazhdë. Nëse është e vërtetë që xhelozia është për gjykim edhe mungesa e xhelozisë në dashuri është e denjë për përbuzje. Për atë që është i dashuruar, e keqja më e madhe që mund të ndodhë është indiferenca.

Ndërron jetë James Farentino

Aktori amerikan, James Farentino, i cili ka luajtur në dhjetëra filma dhe seriale televizive, ka ndërruar jetë në një spital në Los Angeles, në moshë 73 vjeçare.
Zëdhënësi i familjes së tij ka bërë të ditur se Farentino ka ndërruar jetë nga infarkti në zemër pas një sëmundjeje të gjatë.
Sa i përket karrierës së tij, përmendim filmin "The Final Countdown", ku ka luajtur krahas Kirk Douglas dhe Martin Sheen. Në vitin 1967, Farentino fitoi Globin e Artë për performancën në komedinë "The Pad and How to Use It".
Ai ka luajtur në serialet e suksesshme televizive, si “Dynasty” dhe “Melrose Place”, pastaj "The Bold Ones: The Lawyers" dhe "ER" (krahas George Clooneyt).
James Farentino ka lindur në Brooklyn në vitin 1938, ka qenë katër herë i martuar dhe ka lënë pas dy djem