Gjatë çerekut të fundit të vitit të kaluar kalendarik Apple shiti 15.4 milion iPad, me çka tejkaluan edhe pritjet e veta prej 13 milion copëve. Por me këtë Apple tejkaloi edhe shitjen e kompjuterëve të HP-së, i cili ka shitur 14.7 milion sosh, Lenovo shiti 12.9 e Dell 11.6 milion.
Kjo është hera e parë që Apple tejkaloi HP-në me kompjuterë të shitur dhe me të hyra, me cilën gjë u bë prodhuesi udhëheqës i kompjuterëve (natyrisht nëse tabletët i konsiderojmë kompjuter). Apple njëkohësisht shiti edhe 5.2 milion Mac, pra krejtësisht ka shitur 20 milion pajisje “kompjuterike”.
Apple nuk frikësohet nga tabletët e lirë siç është Kindle Fire – ata thonë se kundër konkurrentëve të këtillë do të luftojnë duke sjellë vazhdimisht risi të ndryshme në iPad