Krasniqi priti ambasadoren e Turqisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, priti sot ambasadoren e Turqisë, Songul Ozan.

Ambasadorja turke bëri me dije se Kuvendin e Kosovës do ta vizitojnë dy grupe deputetësh nga Parlamenti i Madh i Turqisë. Ndërkaq, së shpejti në një vizitë zyrtarë në Parlamentin e Madh të Turqisë do të shkojë kryetari i Kuvendit të Kosovës.
Krasniqi theksoi se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Turqisë sa vjen e thellohet, e në këtë frymë kontribuojnë edhe vizitat e dyanshme.