Isufi: Rexhepi e ka obligim t’i raportojë Komisionit

Ndonëse ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi ka paralajmëruar se nuk do t’i japë llogari Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri në lidhje me situatën në veri, kryetari i këtij Komisioni, Ahmet Isufi ka thënë se Rexhepi e ka obligim kushtetues të raportojë.
Isufi thekson se nëse Rexhepi heziton të raportojë para Komisionit, atëherë ky komision do t’i kërkojë Kuvendit llogari ndaj ministrit Rexhepi. 
“Ne besojmë që ministri i di se cilat janë obligimet e tij kushtetuese dhe ligjore dhe cili është roli i Komisionit parlamentar. Ne si Komision e kemi për obligim t’i kontrollojmë institucionet e sigurisë, ndërsa Komisionet e sigurisë kanë për obligim t’i raportojnë Komisionit parlamentar në bazë të ligjeve në fuqi”, ka thënë Isufi për “Tribuna Shqiptare”.

Kuçi s’përjashton një tjetër ‘25 korrik’ në veri

Arrestimet e fundit të qytetarëve të Kosovës në territorin e Serbisë, si edhe arrestimin e mbrëmshëm të qytetarit, Mark Koshnjetit, i marrim me shqetësim dhe çështjen e kemi ngrit edhe te faktori ndërkombëtar. Arrestimi i qytetarëve po vejnë nga pasardhësi i politikës së, Slobodan Milosevicit, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë zëvendëskryeministri i Qeverisë, Hajredin Kuçi, në emisionin Target të RTK-së.
Këto arrestime të qytetarëve të Kosovës nga policia serbe, sipas Kuçit, janë politike dhe po bëhen për qëllime të fushatës zgjedhore.
“Ne nuk mundemi të bëjmë shumë kundër këtyre arrestimeve politike që po i bënë Beogradi, ajo çka ne po bëjmë është ngritja e këtij problemi para bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Kuçi,transmeton Express.
Sa i përket vrasjes së Selver Haradinajtë në lagjen te “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë, zëvendëskryeministri Kuçi se akti terroriste po hetohet.
Ai tha se EULEX-I nuk është sa duhet aktiv rreth asaj që po ndodh në veri, por sipas tij, kjo venë edhe për shkak se ky Mision ndërkombëtar ka vështirësi, sepse shpesh pret vendimet nga Bruksel,i të cilat janë politike. Por ai thotë se Kosova ka nevojë për ndihmën e misionit EULEX dhe KFOR.
Sa i përket dialogut për veriun e Kosovës, zëvendëskryeministri Kuçi tha se për këtë nuk do të bisedohet me Beogradin, por me qytetarët e veriut, të cilët nuk kanë bërë krime.
Kurse sa i përket mundësisë për një aksion të Policisë së Kosovës të ngjashëm me atë të 25 korrikut 2011, kur Policia e Kosovës u vendosë në pikat kufitare në Jarinë e Bërnjak, Kuçi tha se një intervenim i tillë nuk përjashtohet, kur është në pyetje shtrirja e rendit dhe ligjit në atë pjesë.

Zëvendëskryeministri Kuçi shpreson se këtë do të bëjnë në koordinim me forcat e KFOR-it dhe EULEX-it, dhe se këto misione në të ardhmen do të jenë më dinamike sa i përket shtrirjes së rendit dhe ligjit edhe në atë pjesë të Kosovës, por ai nuk preferon shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në veri. 

Ngritet aktakuzë ndaj tre serbëve

Kryetarit të komunës paralele të Vitisë dhe dy punëtorëve të kësaj komunës ilegale, të arrestuar kohë më parë për bartje të materialit zgjedhor nëpër komunat paralele serbe në vend, iu është konfirmuar aktakuza nga një prokuror i prokurorisë së kësaj komune.
Serbët akuzohen për “nxitje të urrejtjes, ose të mosdurimit kombëtar, racor fetar a etnik”, në aktakuzën e ngritur nga prokurori Shqipdon Fazliu, kanë bërë të ditur burime të Kohës Ditore.
Aktakuza vjen pasi ata janë përpjekur të organizojnë në Kosovë zgjedhje të një shteti tjetër. Edhe zyrtarë të Prokurorisë së qarkut në Gjilan kanë konfirmuar se është ngritur aktakuzë ndaj tre serbëve të arrestuar për futje të materialit zgjedhor të Serbisë. Lajmin e ka konfirmuar, Rabije Jakupi, ushtruese e detyrës së kryeprokurores në Prokurorinë e Gjilanit.
“Aktakuza është ngritur këtë të premte dhe rasti tani kalon në kompetencë të Gjykatës në Kamenicë, atje do të gjykohen tre të akuzuarit”, ka thënë kryeprokurorja Jakupi.
Ata do të akuzohen për nxitje të urrejtjes, ose të mos durimit kombëtar, racor fetar a etnik.
Prokurori Fazliu ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit paralel të Vitisë, Srecko Spasic, dhe dy punëtorëve të kësaj komune, Ivica Nojkic e Aleksandar Stoilkovic, të gjithë të arrestuar javë më parë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.

Përfundon mbështetja amerikane për komisionet reformatore

Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka përfunduar mbështetjen për Komisionin për reformë zgjedhore dhe Komisionin për ndryshimin e Kushtetutës. Këtë e ka konfirmuar Ambasada amerikane në Prishtinë, nëpërmjet një përgjigjeje të dërguar me postë elektronike gazetës Koha Ditore.
Komisioni për reformën zgjedhore, sipas ambasadës Amerikane në Prishtinë, tashmë e ka siguruar gjithë materialin që e ka kërkuar, ndërsa Komisioni për ndryshime kushtetuese është thënë se e ka përmbyllur mandatin e vet.
“Misioni i SHBA-së nuk e ka ndërprerë mbështetjen për Komisionin për reformë kushtetuese. Komisioni ka përmbyllur mandatin e tij më 20 mars, kur ka marrë fund edhe ndihma nga misioni i SHBA-së”, është thënë në përgjigjen e Ambasadës amerikane, shkruan Koha Ditore.
Një përgjigje tjetër ka dhënë për Komisionin për reformë zgjedhore, të cilit misioni i SHBA-së ka qenë duke i ofruar ndihmë teknike.
“Misioni i SHBA-së ia ka siguruar këtij komisioni tërë materialin hulumtues që e ka kërkuar mbi çështjet për të cilat tash vendimi duhet të merret nga udhëheqësit politikë. Tani u mbetet udhëheqësve politikë dhe anëtarëve të Komisionit që t’i marrin ato vendime”, ka thënë Ambasada amerikane në Prishtinë. 

Policia dhe KFOR-i shtojnë praninë në veri

Ushtarët e KFOR-it dhe ata të Policisë së Kosovës kanë shtuar praninë e tyre në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës te “Tre rrokaqiejt”, ku një javë më parë, në një sulm terrorist, u vra Selver Haradinaj dhe u plagosën katër anëtarët e familjes së tij.
Sipas mediumeve serbe, prania e shtuar vërehet që nga dita e shtunë. KFOR-i ka stacionuar tre xhipa ushtarakë me ushtarë portugezë, ndërsa vazhdimisht patrullojnë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, transmeton Koha.net
Hetimin për rastin e aktit terrorist të kryer me eksploziv plastik po e udhëheqin Policia e Kosovës dhe EULEX-i, mirëpo deri tash, pos informatës për shfrytëzimin e eksplozivit plastik, nuk kumtohen hollësi të tjera të hetimeve rreth këtij rasti.

VV: Fushë Kosova me kryetar të shtrenjtë

Lëvizja Vetëvendosje e Fushë Kosovës ndërmori sot aksionin "Ky kryetar po i kushton shume shtrenjtë komunës tone!". Aksioni u zhvillua me vendosjen e posterëve ku pasqyrohen të dhënat e shpenzimeve nga zyra e Kryetarit të Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha dhe administrata e tij.
“Në analizën tonë që i kemi bërë raportit të shpenzimeve buxhetore të Komunës së Fushë Kosovës për vitin 2011, kemi parë të përkthyer në shifra, atë që e vërenim çdo ditë me sytë tanë - shpërdorimin enorm të parasë publike nga kryetari dhe administrata e komunës sonë. Në këtë komunë, shpenzimet për mëditje, karburante, udhëtime jashtë vendit (ekskursione kryesisht), dreka e darka “zyrtare”, biseda telefonike arrijnë vlerën e 228,617.59 eurove”, thuhet në momunikatën e VV- së.
Sipas Vetëvendosjes, këto janë shpenzime të panevojshme dhe mundësi e humbur për realizimin e shumë projekteve për të cilat ka nevojë komuna e Fushë Kosovës.
"Zyra e Kryetarit të Komunës për vitin e kaluar kishte të ndarë një buxhet prej 84,128.36 euro, prej të cilave 59,411.68 euro janë përdorur për paga dhe mëditje, që do të thotë se paga mujore në total e kësaj zyre ka qenë 4,950.97 euro. Kjo zyrë për dreka zyrtare ka shpenzuar 5,864 euro, dhe për ushqim dhe pije 1,675 euro, që në total bëjnë 7,339 euro, apo 30 euro për një ditë pune", thuhet pos tjerash në komunikatën për media të Vetëvendosjes.
“Këta njerëz dinë të udhëtojnë, dinë të hanë, dinë të flasin në telefon me të hollat e buxhetit të komunës sonë, që është mundi dhe djersa e taksapaguesve, por nuk duan t’ia dinë për hallet e qytetarëve të Fushë Kosovës”, thuhet në komunikatën e VV-së. 

Tre shqiptarë, kandidatë për deputetë të kantonit Thurgau

Në kantonin Thurgau të Zvicres sot po zhvillohen votimet për Parlamentin e Kantonit. Për 130 vendet e parlamentit garojnë 914 kandidatë, ndër ta edhe tre shqiptarë: Alban Imeri dhe Besim Kauz për BDP-në ndërsa Arian Bilali për SP-PS.
Në zgjedhjet për deputet në Parlamentin e këtij kantoni nga Partia BDP kandidojnë dy shqiptarët Alban Imeri nga Kumanova, student i matematikës në Universitetin ETH të Cyrihut dhe Besim Kauz, 44 vjeçar nga Tetova. Ndërsa për SP-PS kandidon nxënësi 17 vjeçar Arian Bilali, me prejardhje nga Gostivari, transmeton Albinfo.ch.
E veçanta e kandidatëve shqiptarë është se dy nga tre kandidatët i takojnë një partie të re, BDP-së, e cila ka dalë nga ndarja me SVP-UDC-në. Ndërkaq kandidatët e deritashëm për parlamentet e ndryshme kantonale në Zvicër (dhe tre fituesit e vetëm të deritashëm) janë të partisë SP-PS.

EULEX fokusohet në luftën kundër krimit

Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) paralajmëron një përqendrim më të madh në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Zëvendës shefi i EULEX-it, Andy Sparkes, tha se ristrukturimi i misionit këtë vit do t’i mundësojë një efikasitet më të madh në luftimin e këtyre dukurive.
“Do të përqendrojmë aktivitete tona në sektorin e drejtësisë, dhe të fokusuar më shumë në krim të organizuar, luftim të korrupsionit, krimeve të luftës dhe natyrisht në veri të Kosovës”, tha Sparkes, transmeton Radio Kosova.
Në anën tjetër ekspertë të fushës së sigurisë thonë se deri më tani EULEX-i ka qenë i ngathët në fushën e drejtësisë. Udhëheqësi i Qendrës Kosovare për Studimin e Sigurisë, Florian Qehaja thekson që EULEX-i pas ristrukturimit duhet të ketë veprime më konkrete në luftimin e dukurive negative.
“Ristrukturimi i EULEX-it duhet të ndodhë për arsye se duhet një fokus në çështje më të prekshme siç janë gjyqësori ku roli i EULEX-it ka qenë goxha jo efektiv. Në aspektin e monitorimit, mentorimit dhe këshillimit EULEX-i në një farë mënyrë ia ka arritur qëllimit mirëpo tash e tutje vlerësohet që një prani e tillë në këtë dimension nuk është edhe aq e nevojshme”, tha ai.
Përderisa mandati i EULEX-it është shtyre edhe për dy vite, ky mision është kritikuar kohën e fundit edhe për mos efikasitet të luftimit të krimit në pjesën veriore të vendit.
Ditë më parë në Mitrovicë një grup të studentësh protestuan duke kërkuar më shumë efikasitet nga ana e EULEX-it. Edhe Parlamenti i Studentëve dje përmes një konference për media tha se në rast se vazhdohet situata e njëjtë në veri të Mitrovicës do të ndërmarrin veprime.

Finalja: Liverpool – Chelsea

Me rezultat prej 5-1, Chelsea e ka mposhtur Tottenhamin në gjysmëfinale të Kupës FA për t’u kualifikuar kështu në finale të kësaj gare.
Goli i parë në ndeshje erdhi në fund të pjesës së parë (43’), kur Didier Drogba pranoi një top të gjatë të Terryt dhe i kaloi Blutë në epërsi.
Në minutat e para të gjysmës së dytë (49’), arbitri Martin Atkinson pranoi një gol kontrovers të Juan Matas duke bërë që avantazhi të dyfishohej.
Gareth Bale e ngushtoi epërsinë (56’) duke u dhënë Spursave shpresa për rikthim në lojë, mirëpo në fund ky ishte vetëm një gol i nderit.
Pas një kombinimi me Lampard, Mata dërgoi një top drejt Ramires dhe braziliani i dha fund dyshimit për fituesin (77’).
Me një gjuajtje të lirë të mrekullueshme, Frank Lampard shënoi golin e katërt për Blutë (81’), ndërsa Florent Malouda vendosi rezultatin përfundimtar të takimit (90’+3).
Në finale të FA Cup, Chelsea do të përballet me Liverpoolin që në gjysmëfinale eliminoi Evertonin.

Mascherano: Të fokusohemi te Chelsea, jo te Reali

Barcelona nuk duhet të mendojë për ‘el Clasicon’ e fundjavës së ardhshme, porse duhet të përqendrohet te ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve kundër Chelseat. Kështu ka deklaruar Javier Mascherano.
“Gjëja më e rëndësishme tash është ndeshja e të mërkurës. Pastaj do të mendojmë për ligën dhe Real Madridin”.
“Jemi në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe kemi një mundësi të shkëlqyer për të arritur në finale”.
“Do të ishte një gabim i madh po të fokusoheshim në radhë të parë te Real Madridi”, ka thënë argjentinasi në një konferencë me gazetarë.

Alonso: Sulmi i Bayernit, i frikshëm

Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso, mezi pret ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut, mirëpo ka paralajmëruar për rrezikun që mund të sjellë ofensiva bavareze.
“E njohim mirë Bayernin dhe mendoj se kanë potencial të duhur në sulm falë kualitetit dhe lojtarëve të talentuar që mund ta thyejnë mbrojtjen tonë. Do të mundohemi që t’i mbajmë nën kontroll sa më shumë që mundemi”.
“Presim një rezultat të mirë në ndeshjen e parë dhe padyshim që nuk duam të humbim. Duam të shënojmë një gol si mysafir që të kemi avantazh në ndeshjen kthyese”.
“Do të ishte mirë të fitonim ose të barazonim, por qëllimi ynë është të fitojmë”, ka thënë spanjolli për bwin.com.

United nuk gabon

Manchester Unitedi ka regjistruar fitore prej 4-0 përballë Aston Villas për të ruajtur diferencën kundrejt Manchester Cityt.
Wayne Rooney i kaloi vendasit në epërsi nga pika e bardhë (7’), ndërsa pa përfunduar gjysma e parë (44’), Danny Welbeck e dyfishoi rezultatin.
Rooney shënoi edhe golin e dytë personal (74’), ndërsa Nani vendosi rezultatin përfundimtar të takimit në minutat shtesë (90’+3).
Kjo fitore e mban Manchester Unitedin pesë pikë larg rivalit Manchester City kur kanë mbetur edhe katër javë për t’u zhvilluar. 

Babai i Mentorit do ta padisë “Weltwoche”

Vogëlushi rom nga fotografia e ballinës së javores zvicerane "Weltwoche", ështw Mentor M. nga Gjakova. Ai, sipas hulumtimeve të gazetës "SonntagsZeitung" është një çun 8 vjeçar, i cili bashkë me familjen jeton në një kasolle në vendbanimin e egër të romëve "Ali Ibra" të Gjakovës.
Gjatë javës së kaluar, pas publikimit të kësaj fotografie, "Weltwoche" ka qenë cak i padive të shumta që i kishin ardhur nga të gjitha anët. Thirrja për diskriminim me bazë racore, ishte e përbashkëta e padive në gjyqe dhe kritikave në medie. Tash së fundi duket se radhës së paditësve të” Weltwoche” do t`i bashkohet edhe babai i Mentorit, shkruan "Sonntag".
Familja e Mentorit në Gjakovë mbështetet nga Caritasi i Zvicrës, i cili në vitin 2009 kishte filluar një projekt të madh humanitar në këtë lokalitet.
Me ndihmën financiare të Drejtorisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DEZA) dhe të Entit Federal për Migracion (BFM) do të ndërtohen shtëpi për rreth 140 familje rome të lagjes Ali Ibra. Një kopsht fëmijësh tashmë është ngritur, falë ndihmës zvicerane. Siç tregon Vidane Minci, në këtë kopsht ka qenë edhe Mentori, transmeton albinfo.ch.
Familja është ndjerë shumë keq në lidhje me raportimin në "Weltwoche". Prindërit e Mentorit kishin pasur mundësi ta lexonin artikullin në internet, me ndihmën e një kushëriri që e njeh gjermanishten. Babai ka frikë se mos tash i biri do të stigmatizohet në shkollë. Ai po shqyrton nëse do të marrë hapa juridikë kundër përgjegjësve në "Weltwoche".
Revolja që shihet në fotografi është një lodër plastike. Deri para një viti familja ka jetuar nga shitja e gjësendeve të ripërtëritshme që grumbullonte në deponinë e bërllokut. Me paratë e kursyera, kryefamiljari ka blerë pak kohë më parë një sharrë elektrike me të cilën fiton rreth 2 euro në ditë. Sipas znj. Minci, ai e ka problem të plotësojë nevojat e fëmijëve.
Aktualisht, familja merr edhe 75 euro ndihma sociale, por pas tri vitesh edhe ato do t`i hiqen.
Ndërsa autori i fotografisë së famshme, fotoreporteri italian Livio Mancini, pas emailave të shumtë që ka marrë, sqaron për mediet se si ka mundur "Weltwoche" të marrë dhe të keqpërdorë fotografinë e bërë nga ai. "Unë nuk kam kurrfarë kontakti me këtë revistë dhe nuk mund të kontrolloj se në çfarë konteksti do të përdoret fotografia”, citohet të ketë thënë autori i fotografisë. 

Përkujtohen dëshmorët e Betejës së Zhegofcit

Me rastin e 13-vjetorit të Betejës së lavdishme të UÇK-së të Zonës Operative të Karadakut, në Zhegoc, është mbajtur manifestimi në të cilin u kujtuan 23 dëshmorët e betejës së UÇK-së në këtë fshat.
Ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi tha se “po shënohet një betejë e madhe që ka ndodhë në Zonën Operative të Karadakut, të djemve dhe vashave që në moment kur atdheu i thirri për të fituar lirinë, nuk hezituan, por morën armët dhe iu kundërvunë Serbisë”, transmeton Kosovapress.
Ndërsa, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se brezat e dëshmorëve e inspirojnë njëri-tjetrin dhe e lidhin kombin së brendshmi, për ta forcuar atë ndaj sulmeve të jashtme.
Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Gjilan, Ahmet Daku, i cili tha se ky përvjetor po i gjen të lënduar, “sepse faktori ndërkombëtar nuk po i kryen detyrat e veta si duhet, por po bënë dallime etnike, pasi që kur bëhet fjalë për shqiptarët ngritën aktakuza pa kurrfarë baze, kurse ata që kanë bërë krime ndaj njerizimit nuk arrestohen”.
Gjatë ditës janë vendosur në Gjilan bustet e ripunuar të dëshmorëve Pajazit Ahmeti dhe Alban Ajeti dhe janë bërë homazhe te varrezat e Dëshmorëve në Gjilan.
Manifestimi përfundoi me festivalin e këngëve folklorike ”Jehonat e Zhegofcit”.

Walcott nuk ndjehet i kërcënuar nga Oxlade-Chamberlain

Lojtari ofensiv i Arsenalit, Theo Walcott, mirëpret konkurrencën për vende në formacionin e Topçinjve dhe nuk ndjen rrezik për vendin e tij nga Alex Oxlade-Chamberlain.
“Alex është një djalë i mirë dhe ne po ia kalojmë shumë mirë me njëri-tjetrin”.
“Ai ndjehet mirë me punën e tij dhe po e mëson lojën. Mirëpo, të jem i sinqertë, ne jemi lojtarë krejtësisht të ndryshëm”.
“Është gjithmonë mirë kur ka konkurrencë. Dëshiron të luash mirë, dëshiron që ekipi të luajë mirë dhe të kesh lojtarë të tjerë përreth të bën të qëndrosh në maje”, ka deklaruar Walcott. 

Tjetër tragjedi në sport

Pas vdekjes tragjike të futbollistit Piermario Morosini, mediat raportojnë edhe për vdekjen e volejbollistes nga Venezuela, Veronica Gomez, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e problemeve me zemër në moshë 26-vjeçare.
Kjo është vdekja e dytë në volejboll në një kohë shumë të shkurtër. Para më pak se një muaj, si pasojë e infarktit në zemër ndërroi jetë italiani, Vigor Bovolenta.
Gomez kohët e fundit ka mbrojtur ngjyrat e Lokomotivës nga Azerbajxhani, ndërsa në të kaluarën ka luajtur për Tongeren (Belgjikë), Caju de Avilu (Spanjë), Koniz (Zvicër), Metal Galatiin (Rumani) etj. 

Arrestime sipas modelit të Milosevicit

Organizatat për të drejtat e njeriut në Prishtinë e Beograd i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të veprojë ndaj valës së arrestimeve që Serbia u ka bërë javëve të fundit kosovarëve që po kalonin në territorin e shtetit serb, ndërsa kërkuan që kjo çështje të futet si temë diskutimi në dialogun ndërmjet palëve.
 Përfaqësues të këtyre organizatave thanë se me veprimet e fundit të Ministrisë së Brendshme të Serbisë po rrezikohet stabiliteti rajonal dhe po vihet në pikëpyetje parimi i sundimit të ligjit.
Kryetarja e Fondacionit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Natasa Kandic, tha për Radion Evropa e Lirë se, për shkak të pafuqisë së Prishtinës zyrtare, i takon misionit evropian për sundimin e ligjit që vepron në vend, ta nxisë zgjidhjen e çështjes së fletë-arresteve serbe ndaj kosovarëve.
“Mendoj se EULEX-i do të duhej të niste të merrej me këtë çështje dhe të kërkojë që në raundin e ardhshëm ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të hapet për diskutim çështja e fletë-arresteve sekrete-pra, për të qartësuar se çfarë ka ndodhur me fletë-arrestet e lëshuara në kohën e Miloshevicit”, tha Kandic.
Komenti i saj pason arrestimin e së shtunës të Mark Koshnjetit, i cili me dyshimet për pjesëmarrje në krime ndaj popullatës civile serbe më 1998, po mbahet në paraburgim nga autoritetet serbe. Me akuza të ngjashme në të njëjtin lokacion ishte arrestuar më 23 mars, Buri Talat, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilit po ashtu i ishte caktuar masa e paraburgimit.
Në burg mbetet edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve Metalikë të Kosovës, Hasan Abazi, i cili ishte arrestuar në fund të muajit mars në pikën kufitare Dheu i Bardhë, bashkë me Adem Murselin-njëri nën dyshimet për “spiunazh” dhe tjetri për “tregti me drogë”.
Pak ditë pas arrestimit të Abazit dhe Murselit, afër pikës kufitare në Merdar ishin arrestuar, Shukri Binaku dhe Sami Beqiri-dy policë kosovarë, arrestimi i të cilëve sipas autoriteteve serbe, ishte bërë meqë ata “kanë qenë të armatosur dhe të uniformuar në territorin e Serbisë qendrore”.
Kandic i quajti tërësisht politike arrestimet e fundit të kosovarëve duke thënë se nuk mund të flitet për masa proporcionale apo reciprocitet kur bëhet fjalë për drejtësinë. Ajo tha se mund të ekzistojë një sasi e madhe e fletë-arresteve, qoftë politike apo atyre që kanë të bëjnë me dyshimet për krime të luftës, por se nuk mund të dihet numri i saktë i tyre.
“Nuk ka të dhëna për paditë që mund të ekzistojnë dhe që janë lëshuar kundër disa njerëzve që nuk ishin arrestuar më parë nga Serbia”, theksoi Kandic, duke shprehur dyshimin për mundësinë e ekzistimit të të paktën 2000 fletë-arresteve, pra, për të gjithë kosovarët që ishin ndaluar në burgjet serbe në kohën kur Serbinë po e udhëhiqte presidenti Slobodan Milosevic.
Shtrohet pyetja, se si mund të veprojë Prishtina zyrtare ndaj fletë-arresteve serbe të cilat, sipas paralajmërimeve të ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Dacic, do të ekzekutohen ndaj “kujtdo që rrezikon rendin kushtetues të Serbisë në periudhën e ardhshme”?
Drejtori ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Kosovë, Behxhet Shala, tha për Radion Evropa e Lirë se e vetmja gjë që mund të bëjnë autoritetet kosovare është që t’u kërkojnë shtetasve të tyre ta shmangin udhëtimin për në territorin e Serbisë.
Kërkesat për presion ndaj Beogradit drejtuar bashkësisë ndërkombëtare, sipas tij, janë të kota, meqë kjo e fundit nuk është e interesuar ta përkeqësojë situatën në prag të zgjedhjeve serbe të 6 majit.
“Bashkësia ndërkombëtare nuk është e aftë, e as e interesuar që t’ia prishë Serbisë ‘tymin e duhanit’ para zgjedhjeve që mbahen tash dhe Serbia këtë po e shfrytëzon sidomos për përfitime politike”, vlerësoi Shala.
Derisa Departamenti Amerikan i Shtetit dhe organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut “Amnesty International”, kërkuan me zë të fuqishëm lirimin e të burgosurve kosovarë brenda javëve të shkuara, Brukseli zyrtar u bëri thirrje palëve që “...jo vetëm të jetësojnë përkushtimin e tyre në zbatimin e marrëveshjeve të dialogut, por edhe të respektojnë obligimet në aspektin e të drejtave të njeriut...”.
Një ndër marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Prishtinës e Beogradit, ishte ajo për lirinë e lëvizjes. 

Messi: Chelsea, më vështirë se Levante

Lionel Messi ka deklaruar se takimi i të mërkurës mbrëma kundër Chelseat në kuadër të Ligës së Kampionëve do të jetë më i vështirë sesa sfida e të shtunës ndaj Levantes.
Blaugranët u gjetën në disavantazh prej një goli, ndërsa argjentinasi realizoi dy herë për të mbajtur gjallë shpresat për titull.
“Duhet të vazhdojmë kështu. Tash duhet të mendojmë për Chelsean, kjo është ndeshja më e rëndësishme. Do të jetë shumë më e vështirë sesa ndeshja ndaj Levantes”, ka thënë numri dhjetë.
Ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve mes Chelseat dhe Barcelonës zhvillohet të mërkurën mbrëma në Stamford Bridge. 

‘Reali është gjithmonë favorit’

Real Madridi është favorit në çdo ndeshje dhe në çdo kompeticion ku merr pjesë. Kështu mendon mbrojtësi brazilian, Marcelo.
Lideri i La Ligas të martën mbrëma zhvillon ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut, ndërsa mbrojtësi i majtë shpreson për fitore në Allianz Arena.
“Ne do të bëjmë më të mirën që të fitojmë në Munih. Real Madridi është favorit në çdo garë dhe në çdo ndeshje, mirëpo ne do të jemi modestë me qëllim që të shënojmë fitore”.
“Tash për tash duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen në Munih. Jemi në formë të mirë, por ndeshja do të jetë e rëndë dhe e vështirë”, ka thënë Marcelo për faqen zyrtare të Los Blancos. 

Maldini: Milani të mos ankohet për golin e anuluar

Mbrojtësi i legjendar i Milanit, Paolo Maldini, ka kërkuar nga Massimiliano Allegri që të mos ankohet më rreth golit të anuluar të Sulley Muntarit në barazimin prej 1-1 ndaj Juventusit.
“Pajtohem se ishte një incident i rëndësishëm, por i takon të kaluarës. Duhet të harrosh me qëllim që të qetësohesh dhe të përqendrohesh në punën tënde. Është mirë për të dyja palët që të shmangin kundërshtimet”.
“Milani ka humbur dy nga tre objektivat e veta të sezonit brenda tri javësh. U eliminua nga Liga e Kampionëve dhe nga Kupa e Italisë, por është në garë për Scudetto”.
“Çdo skuadër mund të rrëshqasë. Është shumë e shpeshtë këtë sezon. Do të thosha që edhe Juventusi edhe Milani kanë 50 për qind gjasa për ta fituar titullin”, ka deklaruar Maldini. 

Howard Webb gjykon Bayern - Real

UEFA ka bërë të ditur se gjyqtari më i mirë anglez, Howard Webb, do ta drejtojë ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Bayernit dhe Real Madridit që zhvillohet në Allianz Arena.
Gjyqtari 40 vjeç anglez është një prej më të mirëve në punën që bën, duke referuar në vitin 2010 finalen e Madridit dhe të Kupës së Botës.
Ai ka referuar 42 ndeshje këtë sezon, duke përfshirë katër ndeshje të Ligës së Kampionëve, por asnjë me prezencë të Bayernit dhe Real Madridit.
UEFA nuk ka konfirmuar ende emrin e gjyqtariti të gjysmëfinales tjetër, mes Chelseat dhe Barcelonës që zhvillohet në Stamford Bridge të mërkurën. Ndeshjet kthyese zhvillohen më 24 dhe 25 prill. 

Dafina e gatshme të bashkëpunojë me Ritën

Dafina Zeqiri do të ishte e hapur të bashkëpunonte me shqiptaren që po merr famë botërore, Rita Ora.
Në një emision në RTV21, krijuesja e hitit “Supernova” është shprehur e gatshme për realizimin e ndonjë projekti të përbashkët me hitbërësen e këngës “Hot Right Now”, nëse do t’i bëhej një kërkesë e tillë.
Ajo ka thënë se është ndier shumë mirë kur Rita gjatë një interviste kishte thënë se i pëlqen Dafina, ndërsa edhe kjo e fundit ka shprehur admirimin e saj ndaj këngëtares me prejardhje nga Kosova që jeton në Londër.

Shitje e mirë e iPhoneit dhe iPadit

Sipas të dhënave të cilat i kanë grumbulluar analistët e kompanisë Piper Jeffray, Apple në mbarë botën shiti rreth 33 milion iPhone dhe 12 milion iPad gjatë çereku të parë.
Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar Apple kishte shitur vetëm 18.65 milion iPhone, respektivisht gati dyfish më pak. Edhe pse këto janë rezultate shumë të mira, shitja prapëseprapë është më e ulët se gjatë çerekut të fundit të vitit të kaluar kur Apple pati shitur 37 milion iPhone.
Shitja e iPad pati rritje më të madhe, respektivisht nga 4.69 milion të vitit të kaluar në 12 milion copë këtë vit.
Analistët gjithashtu paralajmërojnë rritjen e shitjes së iPhoneit, në veçanti pas paraqitjes së iPhone 5 më vonë gjatë vitit. Në tërësi pritet që gjatë këtij viti Apple të shes rreth 138.2 milion iPhone dhe 69.9 milion iPad.

Amerikanët i fshehin paratë në frigorifer

Amerikanët të cilët nuk u besojnë bankave kanë gjetur një vend të posaçëm për fshehjen e parave – frigoriferin.
Sipas një hulumtimi të agjencisë Marist, 27 për qind e amerikanëve mjetet e tyre financiare më mirë i fshehin në frigorifer sesa t’i dërgojnë në bankë, ndërsa 11 për qind e tyre pëlqejnë të flenë me to.
Rreth 10 për qind e shtetasve në SHBA preferojnë t’i mbajnë paratë në kavanoza, ndërsa rreth nëntë për qind në ndonjë vend tjetër në shtëpi.
Në çorapë paratë i ruajnë 19 për qind e amerikanëve, ndërsa 17 për qind konsiderojnë se në shtëpitë e tyre nuk ka siguri për ruajtjen e kursimeve.
Ndryshe, frigoriferi konsiderohet vendi kryesor për fshehjen e parave në të gjitha rajonet e SHBA-ve, te të gjitha moshat dhe te të dy gjinitë. 

AAK: Grabovci po shpifë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka demantuar deklaratën e shefit të GP të PDK-së, Adem Grabovci, i cili ka thënë për një gazetë se “AAK ka lëvizur nga qëndrimet e saj dhe e përkrah PDK-në në nismën për seancë të jashtëzakonshme në Kuvend”. Deklaratën e Grabovcit, AAK e ka cilësuar shpifje ordinere, qëllimkeqe dhe me pretendime për manipulim të opinionit publik.
“Kreu i grupit parlamentar të partisë në pushtet, po synon që, me deklarime të tilla, t’i ikë përgjegjësisë parësore që e ka kjo parti dhe qeveria që ajo udhëheqë, për humbjet e mëdha dhe të njëpasnjëshme, të shkaktuara në veri të vendi”, thuhet në reagimin e AAK-së.

AAK bën të ditur se që nga viti 2008, menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ka kërkuar plan dhe qasje serioze nga Qeveria e Kosovës, për zgjidhjen e çështjes së veriut dhe integrimin e qytetareve të asaj pjese të vendit.
“Kjo ide ishte refuzuar nga Qeveria Thaçi, e verbuar asokohe nga pushteti dhe abuzimet. Kjo qeveri e nënvlerësoi rëndësinë e shtrirjes së sovranitetit dhe kushtetushmërisë në veri dhe mbrojtjen e integritetit të vendit. Si rezultat, sot veriu është i ndarë dhe jashtë juridiksionit të Kosovës, kurse pasojat po i bartin qytetarët tanë atje”, thuhet në reagim.

AAK konsideron se ky kryeministër, qeveria dhe strukturat e tij janë përgjegjësit direkt për situatën e krijuar në vend, sidomos për atë në veri.

“Pikërisht kjo qeveri ka lejuar që veriu i Kosovës të jetë aneks pa pushtet, pa ligj e pa kushtetutë, të bëhet oazë e krimit të organizuar dhe e kontrabandës dhe vend-defilim i lirë për kriminelët nga Serbia. Po kjo qeveri, aty ku dështoi në shtrirjen e Kushtetutës, pati sukses në shtrirjen e bizneseve të paligjshme”.

Andaj, “nisur nga tërë këto të vërteta, AAK konsideron se shpifjet e Adem Grabovcit janë në vazhdën e spekulimeve dhe keqpërdorimeve që partia në pushtet po ia bën pa ndalë Kosovës dhe opinionit të saj publik”, thuhet në reagim.

Carroll: Ndjenja më e mirë në jetë

Sulmuesi i Liverpoolit, Andy Carroll, ka thënë se ai ka përjetuar ndjenjën më të mirë në jetën e tij pasi shënoi golin e fitores ndaj Evertonit në finalen e FA Cup të shtunën.
“Është ndjenja më e mirë në jetë. Ne kemi punuar shumë dhe kemi marrë golin në fund që ishte i mrekullueshëm. Unë kam pasur raste të cilat është dashur t’i konkretizoj më herët”.
“Por, unë kam qëndruar stoik dhe prita topin e Bellamys e tentova të shënoj, këtë dhe bëra. Është ndjenjë e mrekullueshme. Unë kam pasur kritika, por vetëm vazhdova kështu. Unë besoj në vete çdo ditë”, ka deklaruar Carroll.

Seksi liron nga stresi

Në një studim të paraqitur në Biological Psychology, shkencëtarët nga Skocia kanë ardhur në përfundim se pas seksit ulet shtypja e gjakut dhe kemi një zvogëlim të dukshëm të stresit.
Prandaj, sa herë që dëgjoni fjalët e partneres tënde, “Jo sonte shpirt, sepse jam tepër nervoz”, krejt çka ju duhet të bëni është t’i thoni asaj se një nga përfitimet më të mira të seksit është ajo e zvogëlimit i stresit.
Pas një orgazme, një valë intensive e relaksit dhe qetësisë e kaplon çdo qenie njerëzore (për këtë arsye meshkujt ndjehen të përgjumur) dhe kjo është koha kur njerëzit plotësisht e lirojnë vetveten.
Shumica e njerëzve të cilët marrin një dozë të rregullt të seksit flenë më mirë gjatë natës dhe ndihen më të gjallë dhe të freskët gjatë ditës. Kjo ndihmon që ne më lehtë të përballojmë stresin e përditshëm.

Me refleksologji zgjidhni problemin me sinuset

Në qoftë se vuani nga sinuse, mbase refleksologjia do të jetë mikja juaj e re!
Në qoftë se keni probleme me sinuset apo shpesh vuani nga dhembja e kokës, me gishtërinj ngadalë dhe fuqishëm bëjuni një presion gishtërinjve të të dyja këmbëve.
Me këtë metodë do t’i pastroni rrugët e hundës, por edhe do të liroheni nga dhembja e kokës, e cila mund paraqitet te këto pengesa.
Refleksologjia është shkathtësi e lashtë e shërimit, e cila bazohet në parimin e zonave refleksive në shputa, në shuplaka dhe në veshë, të cilat u përgjigjen të gjitha pjesëve të trupit, organeve dhe gjëndrave. 

Korrupsioni kërcënon arsimin

Korrupsioni në Kosovë ka përfshirë edhe sistemin e arsimit, madje duke filluar nga institucionet parashkollore e deri tek arsimi i lartë, thonë përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe studentore.
Halim Hyseni, nga Qendra për Arsim e Kosovës, thotë se keqpërdorimet në arsim fillojnë që nga regjistrimi i fëmijëve në kopshte, punësimi i mësimdhënësve, regjistrimi i studentëve, e deri te blerja e diplomave universitare .
“Korrupsionin mund ta hasim në procesin e mos organizimit të punës dhe detyrave që janë të obliguara, e që kanë të bëjnë me luftimin e formave të ndryshme të sjelljes asociale të pabarazisë, diskriminimit dhe shumë të tjera”, thotë Hyseni, raporton REL.
Edhe përfaqësues të studentëve pohojnë se korrupsioni është i pranishëm edhe në universitet.
Petrit Gashi, nga Organizata “ Paqja Studentore”, thotë se dukuria e korrupsionit në këtë institucion ka ekzistuar dhe ekziston. Kjo organizatë ditëve të fundit ka reaguar ndaj keqpërdorimit të parasë së studentëve gjatë organizimit të “Panove 2012”
Si keqpërdorim tjetër në këtë sistem, Gashi përmend edhe udhëtimet e shpeshta, jashtë shtetit nga mësimdhënësit dhe studentët.
“Çmimet për absolventiadë janë shumë të shtrenjta. Nëse e shikojmë tash një absolvent duhet të paguajë deri në 30 euro, dhe këtu bëhet një keqpërdorim. Pastaj udhëtimet zyrtare që po ndodhin jashtë shtetit, po bëhen keqpërdorime të mëdha. Udhëtime jashtë shtetit ka nga profesorët, dekanët, mirëpo edhe nga studentët e ndryshëm”, tregon Gashi.
Sidoqoftë, fenomeni i korrupsionit në sistemin e arsimit po rrezikon cilësinë e arsimit në Kosovë, thotë Halim Hyseni, nga Qendra për Arsim e Kosovës. Hyseni, madje konsideron se pa cilësi të lartë të arsimimit, korrupsioni nuk mund të zhduket në shoqërinë kosovare.
“Forma më e mirë e luftimit të korrupsionit është sigurimi i një arsimi cilësor. Vetvetiu, burimi i të gjitha këtyre, mitos, korrupsionit burimin e ka në sistemin e arsimit cilësor. Do të thotë pa siguruar një arsim cilësor, ne nuk mund të flasim për luftimin e korrupsionit, as në fushën e arsimit, por as në shoqëri”, thekson Hyseni.
Edhe zyrtarë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nuk e përjashtojnë mundësinë e ekzistimit të korrupsionit në sistemin e arsimit, por, sipas tyre, deri më tani, palët nuk kanë paraqitur dëshmi.
Nehat Mustafa, zëvendësministër i Arsimit, thekson se nëse ekzistojnë faktet, askush nuk do të jetë imun, pasi, thotë ai, të tillët nuk i nevojiten procesit arsimor.
“Nëse kemi fakte të mjaftueshme, personat kapen me vepra të tilla, medoemos do të përjashtohen nga procesi mësimor. Ne do kërkojmë edhe nga Rektorati, por nëse do të ketë raste edhe në shkolla fillore dhe të mesme, dhe nuk do të lejojmë që të tillët, të jenë pjesë e procesit mësimor, qoftë në arsimin parauniversitar, qoftë në arsimin e lartë”, deklaron Mustafa.

Bogdanovic: Zgjedhje lokale - ka dhe s’ka!

I ashtuquajturi ministër për Kosovën, Goran Bogdanovic, ka thënë se nga UNMIK-u ka marrë përgjigje negative në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe në territorin e Kosovës.
“Nuk duam në asnjë mënyrë ta shkelim Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe t’i sjellim në rrezik serbët që jetojnë në jug të Ibrit”, ka thënë Bogdanovic për Tanjug, duke shtuar se UNMIK-u është “kompetent për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë”.
“Mos mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë nuk do të thotë se shuhen institucionet serbe. Përkundrazi, zgjedhjet lokale nuk janë mbajtur prej 1999 deri 2008, ndërsa institucionet tona kanë mbijetuar e madje më mirë se ato që janë krijuar pas zgjedhjeve”, deklaron Bogdanovic.
Sipas tij, Rezoluta është dokument “në bazë të cilit presim që shpejtë të fillojnë bisedimet për statusin e Kosovës”. Ai shton se “nëse ne nuk e respektojmë atë, atëherë nuk mund të presim nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga shqiptarët që të ulemi nesër e që në bazë të Rezolutës të flasim për statusin e krahinës”.
Nëse serbët në veri vendosin t’i mbajnë vet zgjedhjet, Bogdanovic thotë se pranimi i tyre është në kompetencë të qeverisë së re të Serbisë.
“Apeli im është të heqin dorë, sepse ka mënyra tjetër që vetëqeverisja lokale në veri të Kosovës të vazhdojë së funksionuari”, thotë ai. “Nuk mundemi të pranojmë që dikush që punon kundër shtetit të Serbisë të njëjtën kohë të bëjë be në të”.
Megjithatë, ai shton se nuk do të heq dorë nga zgjedhjet lokale serbe, meqë “pas përfundimit të këtij cikli, do të flas prapë me përfaqësuesit e UNMIK-ut, nga të cilët do të kërkojë organizimin e tyre”.

Shëndetësia nisi “luftën” kundër rriqrave!

Ndonëse sezoni pranveror në Kosovë karakterizohet me numër të lartë të personave të pickuar nga rriqrat, këtë vit, për shkak të motit të freskët, situata ka qenë më e qetë. Megjithatë, autoritetet vendore kanë nisur të ndërmarrin masat adekuate për mbrojtjen e qytetarëve...
Ministria e Shëndetësisë, përmes Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP) dhe Klinikës Infektive të QKUK-së, i ka bërë përgatitjet për t’u përballuar në rast se do të ketë shfaqje të rriqrave edhe gjatë këtij sezoni.
Drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka thënë për Kosovapress se ky Institut, sikurse viteve të kaluara, ka filluar para përgatitjet për parandalimin e etheve hemorragjike “krime kongo”, pasi që vitet e kaluara nga kjo sëmundje ka pasur edhe viktima.
Shemsedin Dreshaj, drejtor i Klinikës Infektive në QKUK, ka thënë se klinika që ai drejton ka kapacitet të plotë për t’u dal në ndihmë të gjithë atyre pacientëve që kanë nevojë për shërbime mjekësore, duke mos përjashtuar edhe ato nga pickimi i rriqrave, gjarpërinjve, si dhe helmimeve të ndryshme.
Faik Hoti, drejtor për informim në Ministrinë e Shëndetësisë , ka thënë se edhe Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarr masat e duhura për ta përballuar këtë situatë me sukses. Ai ka shtuar se MSH me mjete materiale u ka dal në ndihmë komunave të cilat janë më të rrezikuara nga pickimi i rriqrave.
Zonat më të rrezikuara nga rriqrat kanë qenë Malisheva, Suhareka, Klina, Rahoveci, Skenderaj dhe Drenasi. Sipas mjekëve, vitin e kaluar nga pickimi i rriqrave janë trajtuar 5 pacientë, ndërsa viktima nuk ka pasur. Megjithatë, mjekët konsiderojnë se këto sëmundje janë treguar të rrezikshme, sepse kanë një vdekshmëri të lartë, prej 30 deri në 50 për qind të rasteve.
Ethet hemorragjike janë sëmundje të kahmotshme në vendin tonë dhe kanë filluar të paraqiten sidomos nga viti 1986, qoftë në forma sporadike apo me shpërthime epidemike. Pas vitit 1986 epidemitë e këtyre sëmundjeve janë paraqitur pastaj me 1989, 1995, 2001, 2004, 2005, si dhe në vitet e fundit.
Në Kosovë janë të pranishme më shumë ethet hemorragjike me sindrom veshkor – që populli e njeh si ethe të minjve - dhe ethet hemorragjike krime kongo - ose ethet e rriqrave.

Ministrja Kusari - Lila kërkon mbështetje nga komuna e Bursës

“Bashkëpunimi ekonomik me qytetin e Bursës është i rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës dhe për këtë arsye ne kërkojmë mbështetjen e qytetit tuaj për të ndarë përvojat e zhvillimit industrial me bizneset kosovare”, tha zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari Lila në takime të ndara me Kryetarin e Komunës së Bursës, Recep Altepe, dhe Prefektin e Qytetit, Sahabetin Harput. Takimet janë pjesë e një vizite më të gjerë të Ministres Kusari Lila në Turqi përfshirë Stambollin, Izmirin dhe Bursën, për ngritjen e bashkëpunimit ekonomik në mes Kosovës dhe Turqisë me theks të veçantë në promovimin e investimeve dhe zhvillimin industrial.
 “Historia është e rëndësishme për të dy vendet tona, por po aq të rëndësishme janë edhe kushtet e të bërit biznes, mundësitë për investime dhe zhvillimi ekonomik”- tha ministrja Kusari Lila. “Për shkak të historisë sonë, bashkëpunimi ekonomik me Turqinë dhe sidomos me Bursën, ku jetojnë një numër i madh i shqiptarëve, vjen natyrshëm. Por ne nuk i ftojmë bizneset nga Bursa të investojnë në Kosovë vetëm për shkak të lidhjeve të gjakut, por për shkak se Kosova është duke i përmirësuar kushtet për të bërit biznesi dhe investime të jashtme, në maj të këtij viti do të nënshkruajmë marrëveshjen për mbrojtjen dhe promovimin e investimeve, dhe ne jemi në prag të fillimit të negociatave për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë në mes të Kosovës dhe Turqisë”, përfundoi ajo. Ministrja falënderoi kryetarin Altepte për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë në zhvillimet e përgjithshme gjatë luftës dhe pas saj.
Kryetari i Komunës së Bursës, Recep Altepe, tha që bizneset e Bursës kanë investuar në Prishtinë, Obliq, Gjilan dhe Mamushë, por mbështetja nuk do të përfundoj me kaq, vazhdoi ai. “Ne do të ndihmojmë Kosovën edhe më shumë duke vazhduar investimet dhe duke ndihmuar sektorët e industrisë, tregtisë dhe bujqësisë”. Pas kërkesës së ministres Kusari-Lila, kryetari Altepe premtoi që së shpejti Komuna e Bursës do të financoi rregullimin e një parku të ri në Prishtinë që gjendet në mes Qendrës Klinike Universitare, Fakultetit Teknik dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Prefekti i Bursës, Sahabetin Harput, ndërkaq, duke shprehur afërsinë emocionale në mes të shqiptarëve dhe turqëve tha që Kosova është mike e ngushtë e Turqisë dhe për këtë “unë sot ndihem që Turqia ka 75 milionë shqiptarë”. Ai po ashtu njoftoi Ministren Kusari Lila për punën e mirë që bëjnë shoqatat e shqiptarëve të Bursës për promovimin dhe mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në Turqi. “Përveç që ndihmojnë në zhvillimin e Turqisë, shqiptarët që jetojnë në Bursa bëjnë punë të mirë në promovimin e Kosovës në Turqi duke promovuar investimet dhe lidhjet më të ngushta ekonomike në mes vendeve tona”, tha ai.
Në Bursa, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari Lila u takua edhe me shoqatat e shqiptarëve dhe vizitoi disa fabrika të industrisë së rëndë në këtë qytet.

Nerlinger: Titulli është i Dortmundit

Drejtori i Bayernit të Munichut, Christian Nerlinger, ka pranuar se Borussia Dortmund do ta mbrojë titullin e kampionit të Gjermanisë, pas barazimit të bavarezëve ndaj Mainzit të shtunën.
“Pa marrë parasysh rezultatin, kampionati është vendosur të shtunën, kështu që nuk do të flas fare për paraqitjen”.
“Lojtarët bënë shumë, por keni mundur t’i shihni se kanë qenë të lodhur mentalisht. Fokusi jonë tani është në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Gjermanisë”, është shprehur Nerlinger.
Bayerni takohet të martën me Real Madridin në Allinaz Arena me fillim nga ora 20:45 në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve. 

Higuain: Të mbesim të qetë

Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, ka sugjeruar bashkëlojtarët që të mbesin të fokusuar për pjesën e mbetur të sezonit pasi ndjen se Los Blancos duhet ta fitojnë çdo ndeshje në mënyrë që ta fitojnë titullin.
“Pesë finale kanë mbetur dhe ne duhet t’i fitojmë të gjitha. Titulli është në dorën tonë dhe ne duhet të mbesim të qetë, të fitojmë çdo ndeshje. Kjo është ajo për të cilën po mendojmë”.
“Ndaj Sportingut ishte ndeshje e komplikuar. Ne e kemi ditur se Sportingut do të na i vështirësonte punët dhe se ata do të mbroheshin në mënyrën më të mirë. Ne kemi punuar shumë për një fitore dhe jemi të kënaqur”, ka theksuar Higuain.
 

Schweini: Ndaj Realit, asgjë për të humbur

Mesfushori i Bayernit të Munichut, Bastian Schweinsteiger, e ka këshilluar ekipin e tij që të japë gjithçka në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Real Madridit në Allianz Arena, pasi edhe ashtu bavarezët nuk kanë çfarë të humbin.
“Është ‘o krejt o hiç’ të martën. Ne duhet që të thyejmë kufinjt dhe të bëjmë që tifozët të na përkrahin në maksimum”.
“Nuk do të jetë e lehtë, pasi këtu do të ndikojë fuqia mentale. Unë shpresoj që ne të tregojmë mentalitetin tipik që e simbolizon Bayernin”, ka deklaruar Schëeini.

Gerrard lëvdon Carroll pas golit

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka lëvduar sulmuesin Andy Carroll për golin e shënuar në gjysmëfinalen e FA Cup ndaj Evertonit në Wembley.
Përkundër faktit se arriti që të prekë vetëm 10 herë topin në pjesën e parë, Carroll u ringjall në pjesën e dytë, duke qenë i rrezikshëm gjatë gjithë kohës dhe duke realizuar në fund golin e fitores për The Reds.
“Ai i merr kritikat shumë afër zemrës. Por, kjo është arsyeja pse e kemi blerë atë – që të dalë dhe të shënojë gola të mëdhenj, ai e bëri këtë ndaj Evertonit”, është shprehur Gerrard. 

Karanka: Mourinho nuk është trajner defensiv

Zëvëndëstrajneri i Real Madridit, Aitor Karanka, beson se Los Blancos e kanë dëshmuar se trajneri Jose Mourinho nuk është strateg që preferon taktika defensive.
“Kjo është puna e një grupi fantastik të lojtarëve, të cilët dhurojnë kënaqësi të madhe dhe meritojnë të jenë kampionë”.
“Për ata që thonë se Mourinho është shumë defensiv, ju duhet që vetëm t’i shikoni golat. Sportingu u mbyll mirë. Nuk e kam pritur këtë, sepse një pikë për ta nuk do të kishte qenë me vlerë, por përkundër kësaj, ata na bënë telashe”, ka potencuar Karanka. 

Valdes: El Clasico nuk është vendimtar

Portieri i Barcelonës, Victor Valdes, është munduar që t’ia zvogëlojë rëndësinë ndeshjes El Clasico ndaj Real Madridit që zhvillohet të shtunën e ardhshme.
 “El Clasico do të jetë i rëndësishëm, por jo vendimtar. Edhe nëse ne fitojmë, nuk do të varet nga ne fitimi i titullit”.
“Java që kemi para nesh është një prej atyre që i japin domethënie punës që jemi duke bërë”, ka thënë Valdes para sfidave kruciale ndaj Chelseat dhe Real Madridit.

“Nuk ishte penalti, Guardiola bëri presion te gjyqtari”

Mesfushori i Levantes, Valdo, ka akuzuar rëndë trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola, duke thënë se strategu katalanas ka tentuar të ndikojë në vendimet e gjyqtarit Teixeira Vitienes duke e detyruar këtë të fundit të akordojë penalti inekzistente.
Lionel Messi shënoi golin e fitores nga një penalti shumë e dyshimtë në minutën e 72-të pasi Isaac Cuenca u rrëzua në fushë nga Pedro Botelho.
“Guardiola kaloi gjithë ndeshjen duke bërë presion mbi gjyqtarin. Unë jam i nervozuar. Ajo nuk ishte penalti, nuk ekzistoi. Kështu është kur ke punë me klubet e mëdha”, ka thënë Valdo. 

Guardiola: Penaltia ishte diskutabile

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka mbetur i qetë pas vendimit të gjyqtarit në ndeshjen ndaj Levantes që t’ia dhurojë ekipit të tij një penalti që mund ta ketë mbajtur skuadrën katalanase në luftë për titull.
“Ishte aty-këtu penalti. Pa marrë parasysh, ne shënuam një gol të parë të mrekullueshëm dhe kemi marrë një rezultat pozitiv para udhëtimit në Londër dhe ndeshjes ndaj Real Madridit”.
“Ne nuk kemi lëvizur mirë topin siç dimë të bëjmë normalisht. Ne nuk kemi pasur raste të pastërta aq shumë, por i shfrytëzuam ato pak mundësi. Nuk ishte e lehtë të mposhtim Levanten”, është shprehur Guardiola pas ndeshjes.

Blatter pa fjalë për vdekjen e Morosinit

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka thënë se ai është tepër i pikëlluar për vdekjen tragjike të mesfushorit të Livornos, Piermario Morosinit.
25 vjeçari i cili ishte në huazim te Livorno nga Udinese, ndërroi jetë pasi pësoi një atak kardiak gjatë ndeshjes ndaj Pescaras në kuadër të Serie B të shtunën.
“Nuk kam fjalë për të përshkruar atë që ndjej për vdekjen e Morosinit. Unë kam vetëm lot”, ka theksuar Blatter për La Gazzetta dello Sport

Walcott: Nevrik propozimi për martesë

Futbollisti anglez, Theo Walcott, mund të ketë luajtur në një Kampionat Botëror vetëm si 17 vjeç, por ky nuk është momenti më nevrik në jetën e tij – ai ka qenë shumë nervoz kur i ka propozuar martesën më të dashurës së tij.
Futbollisti anglez ka folur për fejesën e tij me Melanie Slade, një personazh ky jo dhe aq i njohur nëpër mediat britanike, pasi jemi mësuar të shohim zakonisht prostituta të lidhura me futbollistë nga kampionati anglez.
“Kishte shumë përgatitje mentale për Kampionatin Botëror. Unë nuk kam menduar kurrë se do të jem nervoz. Kështu isha kur ia propozova martesën Melanies. Ai moment...”, ka theksuar Walcott. 

Beyonce në përkrahje të Rita Orës

Këngëtarja kosovare, Rita Ora, e cila së fundmi ka performuar në New York, nuk ka qenë pa mbështetje. Ajo ka pasur përkrahjen e bosëve të ‘labelit’ të saj dhe askujt tjetër pos pop yllit Beyonce.
Rita është në përgatitje të albumit të saj të parë me ‘labelin’ e reperit Jay-Z, Roc Nation dhe tashmë që një kohë pop ylli shqiptar ka performuar nëpër Britani dhe tani edhe në SHBA.
Për t’i lënë përshtypje Beyonces, Rita ka performuar para saj një prej hiteve të ish-grupit Destinys Child, “Say My Name”. 

Windows 8 tablet nga Intel

Në Pekin Intel publikoi specifikat e tabletit i cili kah fundi i vitit pritet të paraqitet dhe të punoj me Windows 8.
Në kundërshtim me pritjet, Intel paraqiti specifika jashtëzakonisht interesante, të cilat kanë të bëjnë me autonominë e mirë, por edhe me fuqinë të cilën do të dijë ta përdorë Windowsi.
Pajisjet që do të paraqiten nga Intel janë konkurrent potencial i iPad 3, por ndoshta do të jenë edhe më të mira. Konekcioni 3G/4G do të mundësoj qasje të papenguar në rrjetë në lëvizje krahas qasjes klasike pa tela, NFC-së dhe WiFi Direct. Çipi dybërthamësh mobil do të jap mjaftë fuqi për të gjithat, e bëhet fjalë për Atom Z2760, të ashtuquajturin Clover Trail të punuar në 32 nanometra, të cilin Intel e paraqiti në CES. Mënyrat e punës burst dhe HT janë mjaftë fleksibil për të gjitha detyrat, njëkohësisht duke kursyer energjinë kështu që pajisjet pritet të kanë mbi 9 orë autonomi. Më i hollë se 9 mm dhe më i lehtë se 700 gram do të ketë mundësinë të qëndroj edhe deri në 30 dit në pritje në versionin prej 10 ose 11 inçësh me tastierë.

Edhe me çmim më të lartë, tabletët e Intel pritet të jenë konkurrent serioz për pajisjet e bazuara në ARM, të cilat deri tani më së shumti theksonin kohën e autonomisë, por edhe që kishin ofertë të kufizuar për shfrytëzuesit afarist. Paraqitja e tabletëve me Windows 8 pritet të ndodhë mu në kohën e paraqitjes së vet sistemit operativ.

Solana: Për Kosovën lobova në Spanjë

Ish-Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Javier Solana, ka deklaruar në Washington se personalisht ka favorizuar njohjen e pavarësisë së Kosovës. Por, diplomati spanjoll ka thënë se nuk mund ta shtyjë shtetin spanjoll ta njohë pavarësinë.
“Natyrisht, unë nuk mund të flas në emër të Spanjës, mund të kem pak influencë, por sidoqoftë jo edhe fuqi. Mund të imagjinoni se unë isha ne favor të njohjes së Kosovës, ne bëmë përpjekje të mëdha që ta arrijmë këtë”, ka thënë Solana, gjatë një ligjërate në Institutin Brookings me titull “Kufijtë lindorë të Evropës: Një bashkëbisedim me Javier Solanan”.
Ky institut drejtohet nga ish-zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Strobe Talbott, i cili ka shërbyer në Administratën e Presidentit Clinton, shkruan Express.
Kosova në këtë ligjëratë është përmendur disa herë. Solana komentet rreth situatës në Ballkan i ka bërë pasi është pyetur nga një gazetar serb, i cili ka thënë se “që pas shpalljes së pavarësisë së njëanshme, në Kosovë po vriten serbët, liderët po akuzohen për trafikim organesh”, derisa ka përmendur edhe korrupsionin që, sipas gazetarit, është në nivel të lartë.

Mark Koshnjetit - 48 orë paraburgim

Mark Koshnjetit, të arrestuar të shtunën në Merdare nga policia serbe, i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.
Siç raportojnë mediat në Beograd, Prokuroria e Serbisë ka vendosur që të nisë hetimet kundër Koshnjetit. Sipas burimeve të njëjta, ai do të merret në pyetje të hënën në mëngjes, ndërsa gjykatësi për krime lufte në Gjykatën e Lartë në Beograd do të vendosë për paraburgimin.
Familjarët kanë bërë të ditur se Koshnjeti po udhëtonte me autobus drejt Beograd, për të vizituar motrën e tij, shkruan REL.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë, Qendra në Prizren, ka reaguar ndaj arrestimit, duke kërkuar nga mekanizmat vendorë dhe ndërkombëtarë që të ushtrojnë ndikimin e tyre për lirimin e Koshnjetit.
KMDLNJ ka hedhur poshtë deklaratat e autoriteteve serbe se Koshnjeti “ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, duke bërë publik lajmin për arrestimin, ka thënë se Koshnjeti “dyshohet për krime lufte kundër serbëve, të kryera në vitet 1990 në Kosovë".
“Bëhet fjalë për krime lufte kundër popullsisë civile. Nëse ai është fajtor, do të tregojë procesi i mëtejshëm", ka thënë Dacic. 

Butragueno: Sportingu na befasoi

Drejtori i Real Madridit, Emilio Butragueno, ka folur për atë se sa mirë ndihet pasi e pa ekipin e tij fitues ndaj Sportingut, në një sfidë ku mysafirët kaluan të parët në epërsi.
“Ishte një fitore e arritur mjaft me durim, por ne jemi mbrojtur mirë. Ishte një ndeshje e vështirë dhe jam i sigurtë se do të jetë shumë e vlefshme për fundin e sezonit”.
“Sportingu ishte shumë i organizuar në mbrojtje, por ne arritëm një fitore shumë të merituar”, është shprehur Butragueno.