Serie A fillon më 25 gusht

Federata Italiane e futbollit ka njoftuar se ndeshjet e para të sezonit 2012/2013 do të zhvillohen më 25 dhe 26 gusht.
Sezoni do të zgjasë deri më 19 maj të vitit 2013, ndërsa tri xhiro do të zhvillohen edhe gjatë javës (36 shtator, 31 tetor dhe 8 maj).

Gjatë sezonit do të jenë edhe katër pauza – njëra do të jetë gjatë pushimit dimëror, ndërsa tri të tjera do të jenë të kushtëzuara nga ndeshjet e përfaqësueseve.

Më 19 gusht 2012 do të zhvillohet ndeshja e Superkupës së Italisë mes fituesit të Serie A, Juventus dhe fituesit të Coppa Italia, Napoli.

Silva nuk largohet nga City

Mesfushori i Manchester Cityt, David Silva, nuk do të largohet nga kampioni i Anglisë gjatë kësaj vere – ka deklaruar agjenti i tij, Julio Llorente.
Është spekuluar se 26-vjeçari mund të kthehet në Spanjë, pikërisht te Real Madridi nëse Kaka vendos të largohet, mirëpo duket se nuk ka asgjë të vërtetë.

“Silva ka një kontratë të gjatë me Manchester Cityn dhe ai çmohet shumë atje”.

“Nuk e di se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, mirëpo Silva dëshiron të mbetet te City”, ka thënë Llorente për laSexta.

Marcelo: Messi është lojtari më i mirë në planet

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, e ka lëvduar Lionel Messin dhe ka pranuar se ai është futbollisti më i mirë në botë.
Deklarata e brazilianit padyshim se nuk do t’i pëlqejë bashkëlojtarit të tij Cristiano Ronaldo.

“Tash për tash, Messi është futbollisti më i mirë në botë dhe është kënaqësi të luash kundër tij”, ka theksuar Marcelo për Globoesporte.

Brazili të shtunën do të ndeshet me Argjentinën dhe do të përpiqet të kthehet pas humbjes prej 2-0 nga Meksika.

Zeman trajner i Romës

Klubi italian Roma ka njoftuar përmes një komunikate se Zdenek Zeman është caktuar trajner i ri i Giallorossëve.
Trajneri çek ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2014 me klubin që e ka drejtuar edhe gjatë viteve 1997-1999.

65-vjeçari zë vendin e Luis Enriques, i cili u largua nga Olimpico për shkak të sezonit zhgënjyes që përjetoi Roma.

Zeman vjen te Giallorossët nga Pescara, klub të cilin e promovoi në Serie A.

Ronaldinho nënshkruan për Atletico Mineiro

Dikur lojtari më i mirë në botë, Ronaldinho, ka arritur marrëveshje me klubin brazilian Atletico Mineiro.
32-vjeçari i dha fund qëndrimit te Flamengo në javën e kaluar duke thënë se ata i kishin më shumë se 15.5 milionë euro borxh nga mospagimi i rrogave.

ESPN Brasil njofton se Ronaldinho ka pranuar ofertën e Atletico Mineiro, ku do të qëndrojë deri në fund të sezonit.

Hazard: Chelsea ka projektin më të mirë

Klubi anglez Chelsea ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Lille për transferimin e Eden Hazard.
Belgu kishte arritur marrëveshje personale më herët, ndërsa të hënën iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore te kampioni i Evropës për klube.

21-vjeçari është kërkuar nga klube të shumta, mes tyre edhe Manchester City dhe Manchester United, por ai vendosi të kalojë në Stamford Bridge.

“E zgjodha Chelsean, sepse pata thënë se do të shkoj në Angli. Më pas, kisha kontakt me Man United, por Chelsea e ka projektin më të mirë”.

“Prioriteti im ishte të luaja dhe këtë mund ta bëj te Chelsea. Te Reali apo Barcelona është shumë më vështirë (të luash) në moshën 21-vjeçare”, ka thënë Hazard për RMC.

Interi ndërton stadium të ngjashëm me Emirates

Klubi italian, Inter, ka vendosur të zhvendoset nga stadiumi San Siro (Giuseppe Meazza)dhe të ndërtojë një stadium modern.
Sipas Corriere della Sport, stadiumi i ri do të ketë 60.000 ulëse dhe od të pajiset me aparaturën më moderne që ekziston aktualisht në botë.
Ato do të ketë dyqane, restorante, muze të klubit etj., ndërsa ndërtimi do të fillojë pas tre muajsh dhe do të zgjasë katër vjet.
Kështu stadiumi i qytetit të Milanos do t’i mbetet rivalit Milan. 

Pas ndeshjes ndaj Serbisë – Suedia ia fal stadiumin Kosovës

Përfaqësuesja e Serbisë do të jetë ekipi i fundit që do të luajë në stadiumin Rasunda, para se suedezët t’ia falin Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ishte planifikuar që stadiumi në Stokholm, i ndërtuar në vitin 1937, të mbyllej deri në fund të këtij viti, mirëpo edhe pas mbylljes ai “do të vazhdojë të frymojë në Prishtinë”.
“I gjithë stadiumi Rasunda do të jetë dhuratë për Federatën tonë. Është e vështirë të vlerësohet se sa kushton, por dhurata përmban 37.000 ulëse, ndriçimin që përmbush kushtet e FIFA-s, sistem të zërimit, rrethoja alumini, katër porta, 30 metra tunel për lojtarët, lozhën VIP, 12 arka, sallën e konferencave për shtyp dhe tetë zhveshtore”, ka thënë trajneri i përfaqësues së Kosovës Albert Bunjaku, ndërsa citon Press.
Suedezët jo vetëm që do ta dhurojnë stadiumin, por do të financojnë edhe transferimin e materialeve nga Stokholmi në Prishtinë, kështu që shqetësimi i vetëm i Federatës së Kosovës do të jetë i nënshkrimi i faturave.
Stadiumi Rasunda ka qenë skenë e ndeshjeve të mëdha, si finalja e Kupës së Botës e vitit 1958, kur Brazili fitoi me rezultat 5-2 kundër Suedisë, ndërsa dy gola në këtë ndeshje për Selecaon i shënoi Pele, i cili ishte vetëm 17 vjeçar.
Të martën kombëtarja e Suedisë do të jetë nikoqir i Serbisë në një ndeshje miqësore pikërisht në këtë stadium.

Franca dënon dhunën e serbëve në veri

Franca ka dënuar dhunën në veri të Kosovës dhe ka ftuar Prishtinën e Beogradin në vetëpërmbajtje dhe në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-it, njofton Ministria franceze e Punëve të Jashtme.
"Dënojmë dhunën që ka ndodhur në pjesën veriore të Kosovës në të cilën ushtarët e KFOR-it ishin cak i sulmeve të armatosura. Rivendosja e lirisë së lëvizjes në Kosovë është pjesë e mandatit të KFOR-it, i cili zbaton të drejtën ndërkombëtare", thuhet në deklaratën e postuar në faqen e ministrisë franceze, në të cilën thuhet se janë të “papranueshme" këto sulme të serbëve.

"Këto incidente tregojnë domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës. Marrëveshjet e arritura duhet shpejtë të zbatohen”.

Rasmussen: KFOR-i u vetëmbrojt

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka shprehur lëvdata për ushtarët e KFOR-it dhe mënyrën se si e kanë zhvilluar operacionin e heqjes së barrikadave të premten e kaluar në veri të Kosovës.
Shefi i NATO-s, ka shprehur keqardhje për shkak të dhunës që ndodhi. Duke folur për konfrontimin e ushtarëve të KFOR-it me radikalët serbë, Rasmussen ka thënë se “trupat tona kanë vepruar në vetëmbrojtje”.
Ai ka siguruar se KFOR-i do të zbatojë mandatin për të ofruar liri të lëvizjes për të gjithë, ndërsa nuk ka dashur të komentojë nëse NATO-ja duhet të jetë edhe më e kujdesshme në Kosovë pas zgjedhjes së kryetarit të ri serb, Tomislav Nikolic.

Kuçi: Kosova nuk do t’i falë kriminelët

Ekzekutivi i vendit ka miratuar propozimvendimin për themelimin e Grupit Punues Ndërministror për ballafaqimin me të kaluarën dhe pajtimin. Por, sipas zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi, kjo nuk do të thotë që Kosova do të falë kriminelët.
Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, numri dy i ekzekutivit ka thënë se çdo pajtim do t’i kontribuonte njohjes reciproke me Serbinë dhe kërkimi i faljes nga ana e Serbisë.
I pyetur nga mediat se përse Kosova po i kërkon pajtim Serbisë, kur dihet që Kosova është viktimë, Kuçi ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se “Kosova nuk do t’i falë kriminelët”. 

Bale në radarin e Cityt

Gareth Bale është duke e menduar të ardhmen e tij me Tottenhamit krahas paqartësive rreth të ardhmes së menaxherit Harry Redknapp.
Mirror shkruan se Spurs janë të paepur ta mbajnë Bale dhe i kanë ofruar atij një kontratë të re për ta bindur t’i përkushtohet klubit për një kohë të gjatë.

Por Manchester City dhe Barcelona janë duke i përcjellë zhvillimet dhe e kanë futur uellsianin në listën e tyre të transferimeve të verës.

City është i gatshëm të harxhojë edhe një herë për të siguruar Bale, derisa Barcelona po ashtu e dëshiron atë, por nuk është e gatshme të plotësojë kërkesat e klubit anglez

Silva i sjell fitoren Spanjës

Përfaqësuesja e Kinës ka arritur t’i rezistojë kampioni në fuqi të Evropës dhe botës, mirëpo jo deri në fund.
Në ndeshjen e zhvilluar në Estadio Olimpico de Sevilla u shënua vetëm një gol, ndërsa ishte në favor të Spanjës.

Në gjysmën e parë të takimit, Furia e Kuqe nuk ishte edhe aq bindëse, mirëpo inkuadrimi i Andres Iniestas në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka, pasi mesfushori i Barcelonës krijoi disa raste shënimi.

Ishte pikërisht Iniesta lojtari që e ndërtoi golin e fitores, ndërsa Silva e plasoi topin në rrjet (84’).

Kombëtarja spanjolle bën gara në Grupin C në Euro 2012, së bashku me Italinë, Irlandën dhe Kroacinë.

Xavi: Kujdes nga Italia

Njëshi i Barcelonës, Xavi Hernandez, thotë se Spanja do të jetë shumë e kujdesshme nga Italia e lënduar në kampionatin evropian.
Azurrët janë të mes të mjegullës pas disfatës 3-0 në miqësoren ndaj Russisë dhe skandalit të basteve që u ngrit në media këtë javë.

“Do të kishte qenë më mirë të mos fillojmë me Italinë. Italianët janë shumë konkurrues, ata mund ta pasojnë topin shumë mirë dhe t’ju vendosin në presion. Ata po ashtu e kanë Andrea Pirlon, i cili u jep Azzurrëve prekjen e tij të klasit”.

“Nuk e di se si është humori i tyre me të cilin ata do të fillojnë në Euro 2012. Ka shumë konfuzion rreth tyre, por kam frikë se kjo do t’i bëjë ata më të rrezikshëm, pasi çdo herë kur ndodhin gjëra si kjo, ata e fitojnë titullin...”, ka thënë Xavi për El Pais

Dani thotë “Emrin mos ma përmend”

Këngëtari i muzikës popullore Ramadan Krasniqi-Dani, ka realizuar projektin e tij të radhës.
Ai për adhuruesit e tij ka realizuar një baladë. “Emrin mos ma përmend” titullohet kënga më e re e Danit.

Për tekstin e kësaj kënge është përkujdesur Fatmir Muja, ndërsa orkestrimin Dritero Shaqiri.

Videoklipin e kësaj kënge, të cilin mund ta shikoni më poshtë, e ka realizuar “Pluse pictures”.

Mc Kresha: Mitrovica, kurban i lirisë së Kosovës

Reperi Mc Kresha, i cili është me prejardhje nga qyteti i Mitrovicës, ka folur për gjendjen kritike dhe konfliktet që janë duke u zhvilluar në këtë qytet të veriut.
Mc Kresha mendon se Mitrovica është kurban i lirisë së Kosovës.

“’Ne (Mitrovica) jemi kurban i lirisë së Kosovës dhe shpresoj që qytet e tjera nuk do të na harrojnë. Jemi si Ground Zero, çka do që të ndodh, ndodh tek ne. E kemi të cenuar të drejtën e lëvizjes së lirë, ndërsa serbët e gëzojnë lirinë e lëvizjes”.

"Shpresoj që proceset do të përshpejtohen që edhe shqiptarët të kenë të drejta të barabarta”, ka thënë reperi për mediat kosovare.

Sa i përket karrierës muzikore, Kresha s’ka të ndalur.

“Sivjet jam duke punuar shumë projekte me PINT. Albumi im dhe i Lyrical Son janë duke u finalizuar. Pothuajse çdo muaj kemi punuar nga një videoklip”, ka shtuar reperi.

Argjentina Ramosaj falënderon Florin

Nata finale e ndarjes se çmimeve të Top fest 9, e zhvilluar mbrëmë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë nxori Argjentina Ramosajn fituese të çmimit ‘’Best balad’’.
Edhe pse ishte favorite për çmimin e madh, ajo doli fituese e “Best balad”.

Këngëtarja ka falënderuar të gjithë ata që e përkrahën për këtë këngë, dhe në veçanti kompozitorin e kësaj kënge Flori Mumajesi.

"Miq dhe artdashës të këngës sime, desha t’ju falënderoj përzemërsisht për përkrahjen e madhe që pata nga ju të gjithë. Përjetova një emocion mbrëmë në finalen e Top Festit. Gjithashtu gjej rastin të falënderoj Top Median që më dha çmimin 'Best Balad'. Këtë çmim ia dedikoj në mënyrë absolute Florian Mumajesit për këngën që çdo shqiptar e di dhe e këndon", ka thënë Argjentina në rrjetin social Facebook.

Ajo po ashtu ka uruar përzemërsisht edhe fituesen e Top Fest 9, Elhaida Dani.

Kosovarët me letërnjoftime biometrike

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot (e hënë) ka marrë vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftime. Kjo nënkupton lëshimin e letërnjoftimeve biometrike, në mënyrë që të kalohet edhe në shtetin e Maqedonisë me një dokument të tillë. Në mbledhjen e qeverisë sot janë miratuar edhe disa propozimvendime, siç është ai për themelimin e Grupit Punues Ndërministror për ballafaqimin me të kaluarën dhe pajtimin.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka thënë se me ndryshimin dhe plotësimin e këtij ligji, rregullohet procedura e lëshimit të letërnjoftimit biometrik sipas standardeve ndërkombëtare.

Ai ka thënë se me shtetin e Maqedonisë është arritur një marrëveshje parimore për kalim vetëm me letërnjoftim, por sipas tij, duhet të lëshohen së pari letërnjoftimet biometrike.

“Ne kemi arritur një marrëveshje parimore që qytetarët të lëvizin me letërnjoftime dhe ka mbetur parakusht që ne t’i prodhojmë letërnjoftimet biometrike dhe në momentin që prodhohen edhe aty kalojnë lirshëm pa pasaporta”, ka theksuar Rexhepi, transmeton Kosovapress.

Kjo deklaratë e Rexhepit e ka gëzuar kryeministrin Hashim Thaçi, i cili ka kërkuar nga ai që ta bëjë një gjë të tillë me të gjitha shtetet fqinje.

Në mbledhjen e kabinetit qeveritar sot janë miratuar edhe disa propozim-vendime, siç është Propozim-vendimit për themelimin e Grupit Punues Ndërministror për ballafaqimin me të kaluarën dhe pajtimin.

Po ashtu është miratuar Projekt-rregullorja e Punës së Komisioni Qeveritar për persona të zhdukur, Projekt-udhëzimit administrativ për formën dhe përmbajtjen e legjitimacionit.

Rrugë e vështirë deri në liberalizimin e vizave

Kosova duhet të japë shembuj konkretë të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, nëse dëshiron përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave. Ky vlerësim ka dalë nga debatet e së hënës për procesin e liberalizimit të vizave.
Në këto debate u tha se krahas politizimit të këtij procesi në rastin e Kosovës, për shkak të mosnjohjes së saj nga pesë vendet anëtare të BE-së, sundimi i ligjit është vendosur tashmë si një prej sfidave, krahas kushteve të njëjta që kanë vlejtur për vendet e tjera siç janë: siguria e dokumenteve personale, riatdhesimi dhe ri-integrimi, menaxhimi i integruar i kufijve dhe çështje tjera.

Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Gëzim Kasapolli tha se vendet e rajonit e kanë kaluar këtë proces kualifikues brenda 18 deri në 30 muajve.

Por, Kosova, sipas tij, i ka plotësuar tashmë shumë aspekte teknike, kështu që tash e tutje, sipas tij, mbeten për t’u tejkaluar aspektet politike si dhe ato të luftimit të krimit e korrupsionit.

“Pa dyshim që çështja e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit si fenomene dhe dukuri të cilat nuk janë vetëm të Kosovës, por janë për të gjitha vendet e rajonit dhe që ne në masë të madhe tashmë pjesën teknike e kemi plotësuar dhe duhet ta adresojmë edhe aspektin politik.
Nëse për shumicën e vendeve të rajonit ka qenë proces pak më shumë teknik, në rastin e Kosovës është një proces shumë më tepër politik”, ka thënë Kasapolli.

Ndërkaq, kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Lutfi Haziri, deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se për Kosovën BE-ja do të aplikojë një kujdes të shtuar.

Dinamika e procesit deri te liberalizimi i vizave, sipas deputetit Haziri, do të varet kryekëput nga puna e institucioneve të Kosovës.


“Mos të harrojmë se lufta kundër të gjitha llojeve të krimit dhe matja e këtyre rezultateve do të jenë parametrat kryesor që Kosova të përfitojë në këtë proces”, është shprehur Haziri.

Ai i ka cilësuar si shumë optimiste pritjet e disa zyrtarëve nga qeveria, se kosovarët do të udhëtojnë pa viza brenda 6 muajve.
Ndërkohë, zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Puhie Demaku, tha se Komisioni Evropian i ka lënë mundësitë hapur që të kthejë procesin prapa, nëse në Kosovë shënohen zhvillimet që cenojnë rendin dhe ligjin.

Sipas saj, politizimi i skajshëm i procesit mund ta bëjë atë mision të pamundur.

“Ju e dini shumë mirë se me një Serbi çfarë e kemi ne fqinje, e cila ka struktura paralele ilegale përbrenda Kosovës, sidomos ato të sigurisë, destabilizimi i situatës në Kosovë në mënyrë substanciale mund të ndodhë në çdo çast. Prandaj këto janë disa nga sfidat që unë i shoh se e bëjnë këtë proces të vështirë e po thuajse të pamundur”, ka vlerësuar Demaku.

Më 14 qershor, Brukseli pritet t’i dorëzojë Kosovës udhërrëfyesin për vizat, kurse takimi i radhës me Komisioni Evropian pritet të mbahet në vjeshtë, pas publikimit të raportit të progresit.

Kosova dhe qytetarët e saj aktualisht mbeten më të izoluarit në Evropë, sa i përket lirisë së lëvizjes, kurse një faktor që ka ndikuar në këtë aspekt ka qenë edhe droja e vendeve evropiane se nëse i heqin vizat për kosovarët, shumë të rinj do t’ia mësynë Evropës për strehim dhe punë, për shkak të kushteve të rënda ekonomike në vend.

Van Persie: Juve një klub i shkëlqyeshëm

Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie, thotë se ai është tifoz i Juventusit.
Bianconerët kanë shprehur interesim në holandezin derisa synojnë ta përforcojnë skuadrën para sezonit të ardhshëm kur do të rikthehen në Ligën e Kampionëve, dhe duket se edhe lojtari do të preferonte një lëvizje të tillë.
“Bianconerët janë një skuadër e mrekullueshme. Tash unë jam i fokusuar të fitoj kampionatin evropian dhe pastaj dua të arrij sukses në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Van Persie për Tuttosport.

Silva i thotë PO Barcelonës

Mbrojtësi i Milanit, Thiago Silva, dëshiron të transferohet te Barcelona këtë verë.
Sportmediaset shkruan se Thiago Silva i ka thënë “po” transferimit të verës në Nou Camp.
Milani ka vënë një çmim prej 40 milionë eurosh për brazilianin, një shumë që është tepër e lartë për Barcën. Por një kompromis ende mund të arrihet me përfshirjen e Thiago Alcantaras në ofertën e gjigantit spanjoll.
Burime nga Spanja thonë se drejtuesit e Barcës janë të bindur se do të sigurojnë shërbimet e Thiago Silvas, dhe Tito Vilanova tashmë ka filluar të planifikojë sezonin e ardhshëm me mbrojtësin në skuadër.

Samuel: Ta fitojmë Ligën e Evropës

Veterani i Milanit, Walter Samuel, thotë se ata do ta marrin me seriozitet Ligën e Evropës.
Nerazzurrët e përfunduan sezonin në pozitën e gjashtë në Serie A, dhe do të luajnë vetëm në Europa League sezonin e ardhshëm.
“Sezonin e ardhshëm ne duam t’u kthehemi fitoreve. Europa League është një prej objektivave, veçanërisht pasi nëse ne e fitojmë atëherë mund të luajmë në Superkupën Evropiane”.
“Ky është i vetmi trofe të cilin dështuam ta fitojmë në vitin e Treshes. Ne do t’ua dëshmojmë se nuk jemi të harxhuar”.
“Të fitojmë është në ADN-nën tonë dhe vështirësitë e disa muajve të kaluara ishim vetëm pengesa që i kaluam në udhëtimin tonë”, ka thënë Samuel për La Gazzetta dello Sport. 

NBA: Celtics barazojnë serinë

Dwyane Wade ka humbur një trepikësh në çastet e fundit të kohës shtesë, duke i mundësuar Boston Cetics të fitojë 93-91 ndaj Miami Heat dhe të barazojë në 2-2 serinë e ndeshjeve finale të Konferencës Lindore.
Boston kishte avantazhin e 18 pikëve në pjesën e parë, por Miami po thuajse siguroi fitoren falë gjuajtjeve të sakta të LeBron James dhe mbrojtjes së fuqishme nga Wade, që i nxorën Celtics nga ritmi.
James shënoi tre pikë me 37 sekonda të mbetura në lojë, duke çuar ndeshjen në lojë shtesë, por u largua dy minuta para fundit të pjesës shtesë për shkak të faulleve, duke lënë të mangët ekipin në çastet më vendimtare.
Paul Pierce ishte shënuesi më i mirë te Boston me 23 pikë, para se edhe ai të qëndrojë në karrige në kohën shtesë për shkak të faulleve. Kevin Garnett kontribuoi me 17 pikë dhe 14 kërcime.
James udhëhoqi te Heat me 29 pikë, derisa Wade kontribuoi me 20 pikë. Ndeshja e pestë mes dy ekipeve zhvillohet të martën, kur sfida do të rikthehet në Miami. 

Vilanova duhet të shesë

Trajnerit të ri të Barcelonës, Tito Vilanova, i është thënë se ai ka vetëm 25 milionë euro në dispozicion për të harxhuar këtë verë.
Sport shkruan se Barca do t’i ofrojë vetëm 25 milionë Vilanovas për blerje të reja, ndërsa pjesën tjetër të nevojshme ai mund ta sigurojë vetëm duke shitur lojtarë.
Seydou Keita, Adriano, Ibrahim Afellay dhe Dani Alves janë në mesin e lojtarëve seniorë të cilët mund të shiten për t’i siguruar mjete Vilanovas për përforcimet e nevojshme.
Caku kryesor i Blaugranëve këtë sezon është mbrojtësi i Milanit, Thiago Silva, për të cilin Rossonerët kërkojnë jo më pak se 40 milionë euro. 

Kuyt: Largimi nga Liverpooli, i vështirë

Dirk Kuyt thotë se largimi nga Liverpooli ishte një vendim shumë i vështirë.
Kuyt dje nënshkroi me klubin turk Fenerbahce pas gjashtë vitesh të kaluara te Liverpooli.
“Ishte një vendim i vështirë. Kam kaluar gjashtë vite të mrekullueshme te klubi dhe ishte një nder i madh të luaj për Klubin e Futbollit Liverpool, të punoj me lojtarë të mahnitshëm dhe të luajë në ballë të të gjithë atyre tifozëve”.
“Pas gjashtë vitesh e mora një vendim për të provuar një përvojë tjetër dhe kjo është arsyeja se pse zgjodha të shkoj te Fenerbahce”, ka deklaruar Kuyt për Liverpool Tv.

Capello “i turpëruar” nga skandali në Itali

Ish-trajneri i Juventusit dhe Milanit, Fabio Capello, thotë se është i turpëruar nga skandali i basteve në Itali.
“Kjo na bën të turpëruar. Duket e pamundshme që 30 vite pasi ne përjetuam një situatë të ngjashme, njerëzit vazhdojnë të përpiqen t’i montojnë ndeshjet”.
“Në aspekt të imazhit, italianët janë më të këqijtë për këtë, por ne jemi më të mirë në ndjekjen e këtyre krimeve”, ka thënë Capello për Marca. 

Celta Vigo rikthehet në Primera Division

Celta Vigo ka siguruar biletën për t’u rikthyer në elitën e futbollit Spanjoll.
Celta siguroi vendin e dytë prapa rivalit lokal Deportivo La Coruna në tabelën e Divizionit të dytë pasi barazoi pa gola në shtëpi ndaj Cordoba, derisa pozita e tretë, Real Valladolid, pësoi disfatë në shtëpi nga Guadalajara.
Klubi kishte munguar në La Liga që nga viti 2006/07 kur ishin eliminuar nga gara në ditën e fundit të sezonit, edhe pse i kishte fituar të tria ndeshjet e fundit.
Për biletën e tretë që dërgon në La Liga do të luftojnë Valladolid, Alcorcon, Hercules dhe Cordoba, të cilat tash do të shkojnë në play-off. 

Del Piero mendon seriozisht ofertën e Malagas

Ikona e Juventusit, Alessandro del Piero, është duke e menduar seriozisht ofertën e klubit spanjoll Malaga.
As shkruan se Malaga ka bërë një ofertë të veçantë për veteranin italian për ta sjellë atë në Spanjë këtë verë.
Dhe ish-kapiteni i Juventusit raportohet se është duke e analizuar ofertën, e cila është joshëse në veçanti për shkak se Malaga përfundoi e katërta në tabelë dhe ka fituar biletën për kualifikimet e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Bielsa vazhdon kontratën me Bilbaon

Marcelo Bielsa ka nënshkruar marrëveshje të re njëvjeçare me Athletic Bilbao, e cila e mban Argjentinasin në San Mames deri në qershorin e vitit të ardhshëm.
“Athletic Club dhe trajneri Marcelo Bielsa janë pajtuar ta vazhdojnë marrëdhënien kontraktuale e cila i bashkon të dyja palët, deri më 30 qershor, 2013”, shkruan në deklaratën në faqen zyrtare të klubit.
Bielsa drejtoi skuadrën baske në finale të dy garave, Europa Legue dhe Kupës së Mbretit në Spanjë, ku pësoi nga Atletico Madrid, respektivisht Barcelona.
Arritja deri në finale të Kupës i ka siguruar Atleticos vend në futbollin evropiane sezonin e fundit, edhe pse në La Liga përfundoi i 10-ti. 

Van der Vaart dëshiron të mbetet te Tottenhami

Rafael van der Vaart ka thënë se ai shpreson të vazhdojë karrierën e tij në White Hart Lane.
29-vjeçari është lidhur me një rikthim në Gjermani ku bashkëshortja e tij ende punon. Për të interesim ka shfaqur Schalke, ku ai do të ribashkohej me bashkëkombësin e tij, Klaas Jan-Huntelaar.
“Nuk e di. Për momentin dua të qëndroj te Tottenham. Por në futboll, kurrë nuk i dihet”, ka thënë Van der Vaart për Bild. 
<

Meksika e fortë për Brazilin

Përfaqësuesja e Meksikës ka realizuar fitore prej 2-0 kundër Brazilit në një ndeshje miqësore që u zhvillua në Cowboys Stadium në Teksas.
Meksikanët e fituan ndeshjen në fraksionin e parë të lojës kur edhe i shënuan të dy golat.
Pas një kundërsulmi, Giovani dos Santos pranoi një top të gjatë nga Pablo Barrera për ta mposhtur portierin Rafael (22’).
Juan ndërhyri në mënyrë të parregullt në Dos Santos dhe u akordua penalti, të cilën e shndërroi në gol Javier 'Chicharito' Hernandez (33’).
Në gjysmën e dytë nuk pati gola, ndërsa lojtarët e Selecaos nuk arritën të ndryshojnë asgjë sa i përket rezultatit.

Formacioni startues i Brazilit: Rafael; Danilo, Thiago Silva, Juan, Marcelo; Sandro, Romulo; Oscar, Neymar; Hulk, Leandro Damiao.
Formacioni startues i Meksikës: Corona; Rodriguez, Salcido, Severo, Moreno, Torres Nilo; Barrera; Dos Santos, Zavala, Guardado; Javier Hernandez.

Davids: Futbolli nuk do të shohë tjetër Del Piero

Mesfushori i dikurshëm i Juventusit, Edgar Davids, ka lëvduar kontributin e Alessandro Del Pieros te Zonja e Vjetër, pasi ikona e klubit kaloi sezonin e fundit me fanellën bardhezi.
“Futbolli nuk do të shohë kurrë një tjetër Alessandro Del Piero. Juventusi asnjëherë nuk do ta ketë mundësinë të blejë një lojtar të ngjashëm”.
“Askush nuk mund ta zë vendin e tij në skuadër”.
“Ai ishte një mishërim i jashtëzakonshëm i Juventusit, në fushë dhe jashtë saj. Kjo nuk mund të zëvendësohet”, citon Goal.com fjalët e holandezit.

Besniku : E dëmtuara është deklaruar kundër ndjekjes sime

Këngëtari i NRG Band Besnik Çaka, i akuzuar nga Prokuroria e Qarkut në Prishtinë për kryerje të veprës penale të keqpërdorimit seksual të një femre nën moshën 16 vjeçare, mohon në tërësi akuzat ndaj tij.
Në një prononcim për Gazeta Jeta në Kosovë, Çaka thotë se është i pafajshëm.
Sipas Çakës, viktima është deklaruar në seancë se heq dorë nga ndjekja penale ndaj tij. Bazuar në këtë, ai beson se prokurori i këtij rasti nuk do ta shtyjë më tej akuzën.
“Mendoj që prokurori do ta tërheqë aktakuzën ndaj meje ngase jam i pafajshëm”, tha Çaka.
“Të mërkurën jam paraqitur në ora 10 në gjykatë, ku unë e kam dëshmuar se jam i pafajshëm", ka thënë Besnik Çaka.
"Në ndërkohë prokurori na ka njoftuar për një seancë të jashtëzakonshme, ku do të paraqitej e dëmtuara. Në këtë seancë, unë së bashku me avokatët e mi, kemi marrë pjesë dhe e dëmtuara ka deklaruar se nuk i bashkëngjitet ndjekjes penale ndaj meje”, ka thënë ai.
Këngëtari tha se nëse megjithatë aktakuza konfirmohet, ai do të jetë i përkushtuar që t’i shkojë deri në fund gjetjes së të vërtetës që thotë se është në anën e tij.
Çaka mohon mundësinë që me këtë vajzë (viktimën e rastit) të ketë qëndruar në një hotel, ashtu siç figuron në aktakuzë.
“Unë nuk kam të bëjë me hotele, krejt akuza është e ndërtuar në bazë të disa deklaratave të cilat disa herë janë ndërruar”, ka thënë ai, duke shtuar se ky rast nuk ka fare të bëjë me të.
Përveç kësaj, Besnik Çaka, ka publikuar edhe një video, ku falënderon fansat për mbështetej që i kanë dhënë atij në këto momente të vështira për të, dhe familjen e tij. 

X Factor Albania: Eliminohen Classic Boys

Mbrëmë është mbajtur nata gjysmëfinale e “X Factor Albania”. Classic Boys nuk e patën fatin të vazhdojnë garën dhe ishin konkurrentët e eliminuar mbrëmë.
Por surprizat më të mëdha të këtij evenimenti muzikor, regjisorja Vera Grabocka i kishte ruajtur për këtë gjysmëfinale.
Konkurrentët kanë pasur fatin të përformojnë krah emrave të famshëm muzikor.
Siç edhe ishte paralajmëruar, në natën e mbrëmshme të ftuara speciale ishin këngëtaret: Aurela Gaçe, Dafina Zeqiri, Tuna, si dhe Vikena Kamenica.
Secili konkurrent, mbrëmë ka kënduar në bashkëpunim me këngëtaret e lart përmendura.
Kristo Thano mbrëmë ka pasur partnere këngëtaren Tuna, të cilët u prezantuan me këngën “Moves like Jagger” e cila është pritur mjaft mirë nga publiku.
Xhesika Polo mbrëmë ishte prezantuar me këngëtaren Aurela Gaçe me këngën “You shokc me all the night”.
Shelia Haxhiraj kishte kënduar krah këngëtares Dafina Zeqiri, që duet kënduan këngën “One plus one”.
Ndërsa grupi i eliminuar Classic Boys, mbrëmë kishin performuar me këngëtaren Vikena Kamenica me këngën “O Mare to”. Por duket se ky bashkëpunim nuk u ndihmoi djelmoshave të arrinin pikët e duhura për ta kaluar gjysmë finalen e kësaj gare. 

Linda: Nuk luftoj për koncerte e para

Këngëtarja Linda Halimi, e cila njihet me baladat e saj, ka pohuar se ky zhanër nuk i sjell para.
Linda ka thënë se nuk lufton për koncerte e para, por për cilësi.
‘’Më pëlqejnë shumë baladat dhe e kam gjet vetën në balada. Nuk po luftoj për koncerte e para, pas muzika ime nuk sjell shumë të ardhura, prandaj më është dashtë të hap biznes. Nuk luftoj për sasi, por cilësi”, ka thënë Linda për mediat shqiptare.
Këngëtarja kosovare, e cila së fundmi shfaqet më rrallë në skenën muzikore, tani është e angazhuar në menaxhimin e biznesit privat, një qendër profesionale për humbje të peshës. 

Shijet e meshkujve rreth pjesëve të trupit femëror

Kur bëhet fjalë për flokët, hulumtimet tregojnë se shumica e meshkujve pëlqejnë biondet, ndërsa kur bëhet fjalë për pjesët tjera të trupit, shijet dallojnë nga shteti në shtet.
Studimet kanë treguar se argjentinasit pëlqejnë femrat me prapanicë të formësuar, ndërsa britanikëve u pëlqen gjoksi i vogël.
“Edhe pse argjentinasit me fjalë ishin të përcaktuar te gjinjtë, shikimi i tyre ka qenë gjithmonë i drejtuar te prapanica e femrave”, thonë ekspertët pranë Universitetit të Buenos Airesit, të cilët e kanë realizuar studimin në atë vend.
Më herët është realizuar një studim i ngjashëm edhe në Britani të Madhe, në bazë të të cilit është ardhur në përfundim se britanikët (për dallim nga meshkujt tjerë?) pëlqejnë gjinjtë e vogla.
Studime të tilla nuk janë realizuar te shqiptarët, megjithatë hapësira për komentim mund të na japë një pasqyrë se çfarë pëlqejnë ata...

Deri në vitin 2030, numri i të sëmurëve me kancer do të rritet për 75 %

Nën ndikimin e faktorëve demografikë dhe mënyrës së jetesës deri në vitin 2030 shpeshtësia e shfaqjes së kancerit do të rritet për 75 për qind. Kështu thuhet në raportin e Agjencisë ndërkombëtare të hulumtimit të kancerit (IARC).
Në vitin 2008, në botë janë regjistruar 12.7 milionë raste të reja me kancer, ndërsa ky numër deri në vitin 2030 pritet të rritet në 22.2 milionë. Rreth 90 për qind e tyre do të jenë banorë të vendeve të varfra – njofton AFP.
Kanceri i gjirit, mushkërive, kolorektal dhe kanceri i prostatës kanë qenë dominues në vitin 2008 në vendet e pasura, ndërsa në ato të varfra kanë dominuar kanceri i ezofagut, lukthit dhe mëlçisë. Ndërkaq, në përgjithësi, në vitet e fundit është vërejtur rënie e numrit të rasteve me kancer të qafës së mitrës dhe lukthit.
Ekipi i shkencëtarëve që e kanë realizuar studimin thonë se numri i të sëmurëve me kancer deri në vitin 2030 që ata e kanë prognozuar mund të jetë më i vogël, nëse zhvillohen strategji efikase të parandalimit, diagnostikimit dhe mjekimit. 

Vizio PC, një sistem kompjuterik “All in One”

Vizio ka konfirmuar se është bërë gati me sistemin e saj kompjuterik “All in One”, të cilin e kishte paralajmëruar në fillim të vitit, ndërsa tani ka thënë se do të dal në shitje.
Më saktë, Vizio është detyruar ta bëjë këtë njoftim sepse lajmi për sistemin e saj kompjuterik tashmë ka rrjedhur në internet, dhe është fotografuar në depon, përkatësisht inventarin e Walmart.
Fotografitë e publikuara në internet, shfaqin sistemin kompjueterik të Vizio’s me ekran me 27 inç, si dhe TL notebook me 14 inç, ndërsa çmimi i këtij sistemi është 1100 dollarë.
“Ne jemi të kënaqur të lansojmë Vizio PC, mirëpo më shumë detaje do të japim në ndërkohë” thuhet në deklaratën e Vizio’s.

Njerëzit që sfiduan vdekjen (Video)

Nëse dëshironi ta ndjeni qarkullimin e adrenalinës, por nuk dëshironi që të rrezikoni jetën apo të pësoni lëndime serioze, atëherë shikoni njerëzit që i kanë shpëtuar vdekjes.
Kjo video e jashtëzakonshme përmban një koleksion xhirimesh të momenteve kur protagonistët e kanë parë vdekjen me sy, por kanë shpëtuar për pak.../


Ia nxjerrin gurin njëkilogramësh

Një gur që peshonte më tepër se një kilogram është hequr nga fshika urinare e një kinezi. Mjekët me sukses arritën të heqin gurin e përbërë nga minerale dhe proteina nga Zhang Wuhan, banor i provincës kineze Hubei.
Stafi mjekësor mbeti i habitur kur pikasi për së pari me rreze X masën 11 centimetra të gjerë, pasi 43-vjeçari u ankua për dhimbje gjatë urinimit. Kirurgu Wu Tianpeng tha se ky është guri më i madh i parë ndonjëherë në qeskën urinare të një njeriu, i dyti më i rëndë i gjetur ndonjëherë në Kinë.
Më i rëndi në botë u hoq nga një grua po në Kinë në vitin 2009. Ai peshonte më tepër se dyfishi i gurit të gjetur së fundi, rreth 2.4 kilogramë. Guri ishte kaq i madh saqë operacioni për heqjen e tij, që normalisht do 20 minuta, kërkoi më shumë se një orë.
”Fshikëza e një njeriu normal mund të mbajë 300-500 mililitra urinë, maksimumi 1.000. Ky gur zinte një vëllim prej më tepër se 700 mililitrash. Duhet të ketë qenë goxha e dhimbshme”, ka deklaruar Dr. Tianpeng, ndërsa citon Start.

Nëna nis muhabetin – harron fëmijën (Video)

Vozitësi i kamionit të mbeturinave, Jeff Blackburn, është bërë hero i ditës pasi e ka shpëtuar një foshnje, e cila ka dalë në mes të rrugës, pasi nëna e saj ishte ndalur të bisedojë me një person të njohur.
Ngjarja ka ndodhur në Seattle të SHBA-ve, kur një nënë kishte dalë për shëtitje duke e shtyrë me karrocë foshnjën e saj.
Në një moment ajo është ndalur dhe ka filluar bisedën me një person të njohur dhe e ka lëshuar karrocën, e cila ka dalë në mes të rrugës.
Blackburn e ka vërejtur dhe fillimisht i ka paralajmëruar vozitësit tjerë me anë të sirenës, ndërsa më pas ka zbritur nga kamioni dhe ka vrapuar drejt fëmijës.

Fatmirësisht, gjithçka ka shkuar mirë, ndërsa foshnja është kënaqur me “vozitjen” e shpejtë. 

Fillon konfiskimi i produkteve "UNMIK/Kosovo"

Në tregut e Kosovës që nga sot (E hënë) nuk do të lejohem më të qarkullojë asnjë produkt me mbishkrimin "UNMIK/Kosovo".
Kështu ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, Ruzhdi Shehu, kryeinspektor i Inspektoratit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
Shehu ka njoftuar se inspektorët tashmë janë në terren dhe nëse mallra të tilla gjenden nëpër dyqane, pronarët e tyre do të ndëshkohen nga 2000 deri në 10000 euro.

Kosova, vendi i nëntë më i mjerë në botë

Ekonomia greke po përkeqësohet dita ditës, e njerëzit në këtë vend janë të brengosur edhe për mungesë të lidershipit dhe për masat e dështuara të kursimit. Por, në listën e vendeve më të mjerueshme në botë, Greqia nuk futet as në 50-shen e më të këqijave. Në fakt, është Kosova ajo që futet në Top 10-she. Dhe, derisa Qeveria jonë tregon përralla për Kosovën, për “sukseset” e saj, sidomos ekonomike, “Business Insider” e vendosë Kosovën në vendin e nëntë më të mjerë në botë, mes Nepalit dhe Bjellorusisë, aty ku nuk gjendet as Etiopia, as Bangladeshi, as Guinea... Dje ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se viti 2012 është vit historik për Kosovë. Mbase ia ka qëlluar!
Indeksi i mjerimit, një teori ekonomike e krijuar nga Arthur Orkum, përmbledh papunësinë e një vendi dhe normat e inflacionit, për të vlerësuar kushtet në terren (sa më i lartë numri, aq më i keq është një vend), shkruan “Business Insider”.
Arsyetimi: Ju mund të kuptoni shumë për një ekonomi nga shkalla e rritur e papunësisë, si dhe për popullatën që mund t’ia lejojë vetes pak e më mallra të kërkuara.
“Business Insider” ka përmbledhur 197 shtete dhe territori - që nga Afganistani e deri tek Zimbabveja - për hartimin e Indeksit të Mjerimit të vitit 2012.
Rezultatet janë bazuar në të dhënat e “CIA World Factbook”, që vlerëson shifrat për shtetet dhe territoret që nuk kanë agjenci lokale të besueshme të raportimit.
Në 20-shen e shteteve më të mjera janë:
#20: Irani
Indeksi i mjerimit: 37.8%
Inflacioni CPI (Indeksi i çmimeve të konsumit): 22.5%
Papunësia: 15.3%
Burimi: CIA Factbook
#19: Afghanistan
Indeksi i mjerimit: 42.7%
Inflacioni CPI: 7.7%
Papunësia: 35.0%
Burimi: CIA Factbook
#18: Rripi i Gazës
Indeksi i mjerimit: 45.0%
Inflacioni CPI: 5.0%
Papunësia: 40.0%
Burimi: CIA Factbook
#17: Bosnja dhe Hercegovina
Indeksi i mjerimit: 47.1%
Inflacioni CPI: 3.8%
Papunësia: 43.3%
Burimi: CIA Factbook
#16: Svazilandi
Indeksi i mjerimit: 48.0%
Inflacioni CPI: 8.0%
Papunësia: 40.0%
Burimi: CIA Factbook
#15: Ishujt Marshal
Indeksi i mjerimit: 48.9%
Inflacioni CPI: 12.9%
Papunësia: 36.0%
Burimi: CIA Factbook
#14: Haiti
Indeksi i mjerimit: 49.9%
Inflacioni CPI: 9.3%
Papunësia: 40.6%
Burimi: CIA Factbook
#13: Kenia
Indeksi i mjerimit: 51.0%
Inflacioni CPI: 11.0%
Papunësia: 40.0%
Burimi: CIA Factbook
#12: Senegali
Indeksi i mjerimit: 51.4%
Inflacioni CPI: 3.4%
Papunësia: 48.0%
Burimi: CIA Factbook
#11: Lesoto
Indeksi i mjerimit: 52.2%
Inflacioni CPI: 7.2%
Papunësia: 45.0%
Burimi: CIA Factbook
#10: Bjellorusia
Indeksi i mjerimit: 53.4%
Inflacioni CPI: 52.4%
Papunësia: 1.0%
Burimi: CIA Factbook
#9: Kosova
Indeksi i mjerimit: 53.6%
Inflacioni CPI: 8.3%
Papunësia: 45.3%
Burimi: CIA Factbook
#8: Nepali
Indeksi i mjerimit: 53.8%
Inflacioni CPI: 7.8%
Papunësia: 46.0%
Burimi: CIA Factbook
#7: Jemeni
Indeksi i mjerimit: 55.0%
Inflacioni CPI: 20.0%
Papunësia: 35.0%
Burimi: CIA Factbook
#6: Namibia
Indeksi i mjerimit: 56.5%
Inflacioni CPI: 5.3%
Papunësia: 51.2%
Burimi: CIA Factbook
#5: Xhibuti
Indeksi i mjerimit: 66.0%
Inflacioni CPI: 7.0%
Papunësia: 59.0%
Burimi: CIA Factbook
#4 Turkmenistani
Indeksi i mjerimit: 75.0%
Inflacioni CPI: 15.0%
Papunësia: 60.0%
Burimi: CIA Factbook
#3: Burkina Faso
Indeksi i mjerimit: 80.6%
Inflacioni CPI: 3.6%
Papunësia: 77.0%
Burimi: CIA Factbook
#2: Liberia
Indeksi i mjerimit: 95.0%
Inflacioni CPI: 10.0%
Papunësia: 85.0%
Burimi: CIA Factbook
#1: Zimbabve
Indeksi i mjerimit: 100.6%
Inflacioni CPI: 5.6%
Papunësia: 95.0%
Burimi: CIA Factbook

Për pesë muaj 1 kg ari i zhdoganuar

Importi i arit në Kosovë vazhdon edhe më tej të futet përmes rrugëve ilegale, pasi që sasia e arit e zhdoganuar nga Doganat e Kosovës, konsiderohet shumë e vogël, në krahasim me arin që gjendet nëpër tregun e Kosovës. për pesë muajve të këtij viti janë zhdoganuar më pak se 1 kilogram ari.
Burime të Gazetës “Lajm” brenda Doganave të Kosovës kanë thënë se brenda pesë muajve të këtij viti janë zhdoganuar më pak se 1 kilogram ari. Edhe viti 2011 nuk ka qenë i mirë për Doganat lidhur me zhdoganimin e këtij produkti, ngase sipas këtij burimi, gjatë këtij viti nëpër pikat doganore janë zhdoganuar vetëm 5 kilogramë ari. Se ka kontrabandë me ari dhe se zhdoganimi i këtij produkti është tepër i ulët, e pranojnë edhe vetë zyrtarë të Doganave të Kosovës.
Në anën tjetër, përfaqësues të Shoqatës së Argjendarëve të Kosovës thonë se nuk qëndrojnë aspak deklarimet se ari po kontrabandohet. Sipas tyre, problemi qëndron tek ligji dhe tek rënia e internimit për ta blerë këtë produkt. “Ne si Dogana mund të ju themi se ari është produkt i cili mund të kontrabandohet më lehtë ,pasi që sasitë më të vogla kanë vlera të mëdha. Por, Dogana e Kosovës është duke punuar me institucionet relevante për të parandaluar këtë dukuri. Ne kemi kapur disa raste në tentim kontrabande me këtë produkt gjatë këtij viti, por gjithsesi se ne jemi duke punuar së bashku edhe me departamentin e metrologjisë pranë MTI-së për të rregulluar importin dhe tregtimin e metaleve të çmuara”, tha zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.
Kurse, kryetari i Shoqatës së Argjendarëve të Kosovës, Enver Pakashtica, tha se problemi kryesor tek importi i arit dhe shitja e tij, është mosmiratimi i ligjit për produktet e çmuara. “Gjithmonë Dogana i ka ato mendime se ari është duke u kontrabanduar. Por, kjo krejt po ndodh në mungesë të ligjit për metale të çmueshme, që po i sjell pengesa argjendarëve”, theksoi Pakashtica.
Ditë më parë, në Stacionin e Policisë së Kosovës në Pejë, janë vjedhur mbi 25 kilogramë ari. Vjedhja e këtij produkti ka ndodhur në dhomën e dëshmive në Pejë dhe se vlera e tij në treg thuhet të jetë 1 milion euro. 

Krasniqi: NATO duhet t’i largojë barrikadat

Qeveria e Kosovës duhet të bisedojë me gjithë qytetarët e vet, në mënyrë që të ngrit kualitetin e jetës së tyre, duke përfshirë edhe ata në veri të Mitrovicës, ndërkohë NATO-ja duhet të largojë të gjithë barrikadat në atë pjesë për qarkullim të lirë lëvizjes. Kështu tha kryeparamentari, Jakup Krasniqi, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Kreyparlamentari Krasniqi, në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka marr iniciativë për formimin e një zyre ekzekutive në përpjekje që hap pas hapi të realizohet zbatimi i dokumentit gjithëpërfshirës të presidentit Ahtisarit, të cilën e vlerësoi si iniciativë të mirë.
Por, ai ka thënë se edhe iniciativa e KFOR-it për të hequr barrikadat duhet të vazhdojë me largimin e të gjitha barrikadave, për të siguruar një lëvizje të lirë të njerëzve.
“Kosova duhet të bisedojë me gjithë qytetarët dhe të përpiqet për me ngrit kualitetin e jetës së tyre në cilëndo pjesë të Kosovës. Ne këtë e shohim pozitiv edhe heqjen e barrikadave nga NATO-ja dhe gjithë barrikadat që janë vendosur duhet të hiqen, për t’u garantuar liria e lëvizjes së njerëzve dhe e mallrave”, ka theksuar Krasniqi, raporton Kosovapress.
I pyetur se a është kundër përfshirjes së Beogradit në dialogun e Qeverisë së Kosovës me serbët e veriut, Krasniqi ka thënë se nuk ka ndonjë informacion të tillë, përveç asaj që është shkruar në mediat.
“Në rend të parë ne nuk kemi asnjë informacion dhe asnjë kërkesë që qon në këtë drejtim, dhe ajo që thuhet në media, ne nuk kemi për obligim të komentojmë”, ka theksuar ai.
Ai gjithashtu ka thënë se komunitetit ndërkombëtar, në mënyrë të veçantë Brukseli, duhet të ketë një komunikim më të ashpër që të detyrojë Beogradin të shpërbëjë strukturat paralele.
Krasniqi ka sugjeruar edhe politikën kosovare që të ketë kujdes me politikën serbe, pasi, siç ka thënë ai, kjo politikë e Serbisë gjithnjë ka prodhuar dhunë.
“Ne e dimë që politika serbe është përpjekur me dekada në mënyrë selektive të krijojë shqiptarë të ndershëm dhe të pandershëm, dhe ne e dimë rezultatet e asaj politike. Politika shqiptare në asnjë formë nuk duhet të jetë në gjurmët e politikës së serbëve, e cila ka prodhuar vetëm dhunë”, ka deklaruar kryeparlamentari Krasniqi.

Të largohen edhe barrikadat e tjera

Drejtuesit e Komunës së Mitrovicës kanë përshëndetur sot largimin e barrikadës në afërsi të Rudarës nga KFOR-i dhe kanë kërkuar që të vazhdohet largimi i barrikadave të tjera.
Në takimin e Komitetit për Siguri, që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ku qenë të pranishëm edhe përfaqësues të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, nënkryetari i komunës, Riza Haziri, tha se KFOR-i ka bërë një punë të mirë që duhet të vazhdojë.
“Barrikadat e vendosura në rrugët e veriut e kanë vështirësuar së tepërmi jetën e qytetarëve atje. Ato janë të papranueshme andaj strukturat e sigurisë nuk duhet të hezitojnë që t’i largojnë ato dhe të krijojnë kushte për liri të lëvizjes”, tha Haziri.
Ai theksoi se duhet të largohet edhe barrikada në urën e Ibrit, e cila është duke krijuar një imazh të keq dhe të frikshëm. “Barrikada në urën e Ibrit duhet të largohet, meqë është një imazh që ushqen ekstremistët serbë, të cilët duan që situata të jetë sa më kaotike”.
Haziri ka dënuar sulmin e ekstremistëve serbë kundër KFOR-it, me ç’rast kanë mbetur të plagosur dy ushtarë. Tha se njerëzit që kanë shtënë në drejtim të ushtarëve të KFOR-it janë njerëz të MUP-it dhe kjo dëshmon se të gjitha incidentet atje dirigjohen nga Beogradi.
Ndërsa, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se ditëve të fundit e sidomos ditën që është realizuar aksioni i KFOR-it për largimin e barrikadës në Rudarë, ekstremistët serbë kanë qenë shumë të ashpër edhe me qytetarët serbë që nuk kanë dashur të dalin në rrugë.
Ai tha se ata i kanë rrahur edhe një numër të studentëve serbë që i kanë kundërshtuar urdhrat e tyre.
Nexhip Gashi nga Drejtoria rajonale e policisë, tha se situata është e qetë. Ai theksoi se në lagjet shumetnike në veri është rritur prania e policisë. 

Vlerësohet bashkëpunimi me Francën

Bashkëpunimi i Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës është në nivelin më të lartë të mundshëm dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kështu u vlerësua në një takim të zhvilluar sot, në mes të Zëvendëskryeministri dhe Ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe ambasadorit francez në Kosovë, Jean Francois Fitou.
Në këtë takim, u bisedua për mundësin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë, në veçanti në mundësin e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërshtetërore në mes të dy vendeve, ku të dy bashkëbiseduesit shprehen vullnetin për këtë, thuhet në kumtesën e lëshuar nga takimi.
Po ashtu, u tha se shumë shpejt bashkëpunimi në fushën e drejtësisë në mes të dy vendeve, do të konkretizohet me organizimin e një seminari, ku gjyqtarët dhe prokuroret francez do të bartin përvojat e tyre tek kolegët kosovarë.
Ministri Kuçi ka falënderuar Ambasadorin Fitou për mbështetjen që Republika e Francës, po e jep për Republikën e Kosovës në rrugën e saj drejtë integrimeve evropiane dhe është zotuar që Qeveria e Kosovës do t’i përmbush detyrat që dalin gjatë rrugës së integrimit.

Diskutohet shkarkimi i rektorit Rugova?

Dita e hënë mund të jetë e fundit për Mujë Rugovën si Rektor i UP-së. Disa anëtarë të Këshillit Drejtues, në mbledhjen e sotshme, pritet të kërkojnë sqarime për gjendjen në Universitet dhe për blerjen e një çmimi ndërkombëtar. Në këtë mbledhje mund të iniciohet procedura e shkarkimit të Rektorit Rugova.
Mujë Rugova pritet ta nisë një javë jo shumë të rehatshme. Furtuna e pakënaqësive ndaj tij, ditëve të fundit, ka mundësi t’i përplaset të hënën. Rugova, rektor i Universitetit të Prishtinës, sot rreth orës 15:00 do të dalë para kolegëve të tij. Ai pritet të japë shumë sqarime.
Por për të shkuar në punë e në këtë mbledhje, atij do t’i duhet së pari të kalojë nëpërmjet shumë studentëve, të cilët pritet të protestojnë para Rektoratit.
Më vonë gjatë ditës, para nëntë anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së, që do të mblidhet në orën 15:00, Rugova duhet të rrëfejë edhe dyshimet më të fundit se çmimin për cilësi që e ka marrë në emër të këtij institucioni të arsimit të lartë publik në vend, e ka paguar me para dhe jo siç është prezantuar, si e arritur e UP-së.
Ndërkohë, shumë prej anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së, duket se janë goxha të mllefosur me këtë çfarë besohet se ka ndodhur.
Jo zyrtarisht është kuptuar nga disa anëtarë të Këshillit Drejtues, të cilët për shkaqe etike nuk preferojnë të dalin paraprakisht me emra, për mundësinë që në këtë mbledhje, Rugovës t’i kërkohet dorëheqja, shkruan Express.
Së paku sipas njërit prej tyre, ky do të ishte minimumi, një akt moral nga ana e tij. Kjo për faktin se edhe ashtu, mandati i Rugovës mbaron në muajin tetor.
E nëse kërkesa për dorëheqje nuk do të realizohet, atëherë ka mundësi që të propozohet futja në rend të ditës, të inicimit për shkarkimin e tij.
Sipas statusit të UP-së, përveç ministrit të Arsimit, i cili ka fuqi ligjore që automatikisht ta shkarkojë një rektor, me shumicë votash, atë mund ta shkarkojnë edhe nëntë anëtarët e Këshillit Drejtues.
Zyrtarisht, mundësia e inicimit të shkarkimit të rektorit Rugova, nuk konfirmohet.
Zyrtarë të Rektoratit, të dielën nuk deshën të thonë asgjë, duke u arsyetuar se për gjithçka, duhet pritur e hëna, që është ditë e punës.
Por bazuar në rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit Drejtues të UP-së, mund të ndodhin të papritura.
Express ka siguruar rendin e ditës së kësaj mbledhjeje, e cila përbëhet prej katër pikave.
E para do të jetë një raport i gjendjes dhe punës në UP, që pritet të mbahet nga vetë rektori Mujë Rugova.
Pika e dytë do të jetë ndryshimi i rregullores së punës të Këshillit Drejtues, ndërkohë që pas saj, pritet të flitet për iniciativën për implementimin e pensioneve suplementare të profesorëve të UP’së.
Krejt në fund, sipas rendit të ditës, do të jetë ajo për çështje të ndryshme, pikë ku edhe mund të kërkohet futja në rend e inicimit për shkarkimin e rektorit.
Nuri Bexheti, një prej anëtarëve të Këshillit Drejtues, thotë se nuk mund ta dijë se çfarë do të ketë në mbledhjen e së hënës.
“Do të mbahen mbledhjet siç mbahen gjithmonë. Unë nuk kam ndonjë informatë se çka do të ndodhë, përveç me pikat e rendit të ditës”, thotë Bexheti.
Sipas tij, Këshilli Drejtues ende nuk e ka takuar rektorin.
“Besoj që do ta takojmë së shpejti, tash pas kthimit nga Amerika”, thotë profesor Bexheti.
Por pavarësisht se një javë më parë, hyrja e Rektoratit të UP-së ishte bllokuar për dy ditë nga Lëvizja Studentore “Studim, Kritikë, Veprim” (SKV), të hënën, një organizatë tjetër do të protestojë. 

Serwer: Nikolic jep shenja për ndarje të Kosovës

Kosova dhe Ballkani kanë hyrë në një periudhë të rrezikshme të ndarjeve. Analisti amerikan Daniel Serwer vlerëson se sjelljet dhe gatishmëria e presidentit të ri të Serbisë, Tomislav Nikolic, janë që të krijojë ndarje. Ndarje që, sipas njohësit shumëvjeçar të Ballkanit, nuk do të bëhej vetëm në Kosovë, por do të ndizte një zjarr gjithandej nëpër Ballkan e deri në Qipro.
Profesori i universitetit amerikan “John Hopkins”, Daniel Serwer, u bën thirrje pesë vendeve të BE-së që ta njohin Kosovën, në mënyrë që të parandalohet një zhvillim i tillë. Serwer konstaton se në BE ka paragjykime ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Sipas tij, këto paragjykime duhet të sfidohen.
Që në fillim, duke iu përgjigjur një pyetjeje për veriun e Kosovës, ai u përgjigj se nuk sheh ndonjë mënyrë tjetër të instalimit të pushtetit të Kosovës në veri, pa një planifikim dhe bisedim të kujdesshëm. Për këtë, sipas tij,duhet bashkëpunimi i Beogradit, por kjo do të jetë e vështirë.
“ Ahtisaari nuk është vetëm pavarësia e mbikëqyrur e Kosovës. Është shumë më shumë. Ata nuk i dinë të gjitha të drejtat që u ofron Ahtisaari”. Ai është deklaruar skeptik sa i përket rolit të Beogradit dhe të presidentit serb Nikoliq për zgjidhjen e këtij problemi.
“Sinjalet e para nuk janë të mira. Ai e vizitoi Rusinë menjëherë pasi u zgjodh. Menjëherë gazeta ‘Politika’ filloi të publikonte artikuj me disa kolegë të mi që flasin për ndarje nëpër gjithë Ballkanin dhe këto nuk janë shenja të mira”, tha Serwer në një intervistë për Koha ditore.
Ai rikujton se nëse ndodh një ndarja, ajo “ do të jetë zinxhirore, sepse i tillë është Ballkani”.
“Nëse ndahet Kosova, do të ketë probleme edhe në Maqedoni. Pastaj është Lugina e Preshevës, është Bosnja, dhe në fund është Qiproja. Nëse ndizet ky zjarri i ndarjeve etnike, do të ndizet një zjarr i madh që do të marrë jetë njerëzisht dhe do të shkatërrojë shtete. Kjo nuk është interes as i SHBA-së e as i BE-së. Që të dyja do të kundërshtojnë këtë” , tha Serwer.

Hyseni: Diplomaci e ngathtë e Hoxhajt

Ish-shefi i diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni thotë diplomacia e vendit ka ngecur që prej kohës kur ai më nuk është në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ai e përmend si arritje të madhe gjatë mandatit të tij vendimin në favor të Kosovës që e mori Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Hyseni në një intervistë për “Tribuna Shqiptare” ka vlerësuar se diplomacia e ngathët e drejtuar nga ministri Enver Hoxhaj po bën që shumë shtete të ngurrojnë për ta njohur vendin, e për këtë më së shumti kanë ndikuar kompromiset në dëm të sovranitetit të Kosovës që janë bërë në bisedimet në Bruksel. Për këtë përmend marrëveshjen për ‘fusnotën’.