Kushtetuesja mund ta thotë fjalën për fusnotën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, të hënën pas mbledhjes së Kryesisë duke folur për pranimin e fusnotës nga Qeveria e Kosovës ka thënë se i takon Gjykata Kushtetuese të Kosovës për të sqaruar nëse kjo është bërë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës apo jo.
Kreu i legjislativit nuk ka përcaktuar se a është humbëse Kosova nga kjo fusnotë, por ka thënë jo gjithherë zhvillimet në shoqëri kanë ecje pozitive.
“Unë nuk jam ai që e përcaktoi, por atë e përcakton marrëveshja dhe tekstet e marrëveshjes. Por një gjë duhet të dimë. Zhvillimet në shoqëri, jo gjithherë kanë ecjen pozitive, zhvillimet në shoqëri mund të kenë edhe kthesa dhe në kthesa gjithnjë jo krejt pozitive do të ketë përfundime pozitive”, ka deklaruar ai.
Mirëpo, se a duhet të ratifikohet kjo marrëveshje në Kuvend, kryeparlamentari ka thënë se deri tash këto marrëveshje kanë pas emrin konkluzione dhe ende nuk ka një dokument zyrtar që përcakton, nëse ato janë marrëveshje apo jo.
Krasniqi ka potencuar se Qeveria nuk është dashur të ngutet në arritjen e kësaj marrëveshje, pasi, sipas tij arritja e një kohezioni politik me subjektet do të ishte edhe më e favorshme edhe për qeverinë edhe për institucionet e Kosovës. 

Hoxhaj dhe Çitaku kërkojnë udhërrëfyesin

Hoxhaj dhe Çitaku: Është koha e fundit që Republika e Kosovës të marrë udhërrëfyesin, marrëdhëniet kontraktuale dhe marrëveshjen për Stabilizim Asociim
Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku, kanë zhvilluar në Bruksel një takim me zëvendëskancelarin dhe ministrin e Jashtëm të Austrisë, Michael Spindelegger.
Në këtë takim është kërkuar përkrahja e Austrisë për procesin e integrimeve evropiane të Republikës së Kosovës.
Hoxhaj ka thënë se është e papranueshme që edhe më tutje kosovarët të jenë qytetarët e vetëm të cilët nuk gëzojnë lëvizjen pa viza në zonën Shengen.
Sipas tij dhe Çitakut, është koha e fundit që Republika e Kosovës të marrë udhërrëfyesin, të nënshkruhen marrëdhëniet kontraktuale dhe të fillojë studimi i fizibilitetit për marrëveshjen për Stabilizim Asociim me Bashkim Evropian.
Ata kanë pasur një takim edhe me ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Janos Martonyi, nga i cili kanë kërkuar mbështetjen e Hungarisë për ofrimin e përvojës në procesin e integrimeve evropiane.
Ndërsa, në takimin e punës me ministër e Jashtëm të Bullgarisë, Nickolay Mladenov, ministrat kosovarë kanë thënë se Kosova është e gatshme për rrugën e saj Evropiane.
Hoxhaj dhe Çitaku janë siguruar nga ministri britanik për Çështje Evropiane, David Lidington, se Mbretëria e Bashkuar do ta mbështesë Republikën e Kosovës në procesin e integrimeve rajonale dhe ndërkombëtare.
Gjatë ditës, ministrat nga Kosova do të zhvillojnë takime me shumicën e ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, nga të cilët do të kërkojnë mbështetjen e këtyre shteteve për agjendën evropiane të Kosovës. 

Policia: Protesta e paligjshme

E plotësuar- Pas bisedës disa minutëshe dhe të pasuksesshme të udhëheqësve të lëvizjes Vetëvendosje me përfaqësues të policisë së Kosovës, të cilëve u është kërkuar heqja e rrethojave, protestuesit kanë larguar ato dhe kanë thyer kordonin e policisë.
Ata, tashmë, ndodhen, para hyrjes së objektit të qeverisë së Kosovës për të kundërshtuar marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ndryshe, Policia e Kosovës në një njoftim të shkurtër për media shkruan e quan të paligjshme protestën e organizuar nga Vetëvendosje.
Sipas Policisë së Kosovës, në këtë protestë deri në këto moment po marrin pjesë rreth 600 persona.
Paraprakisht Policia e Kosovës ka përgatitur planet operative policore për menaxhimin e situatës së sigurisë dhe sipas tyre, deri në këto momente gjithçka është nën kontroll dhe nuk ka intervenuar në ndonjë rast.
E plotësuar- Shefi i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, në Kuvendin e Kosovës, Visar Ymeri, para pak çastesh, i ka dhënë 15 minuta ultimatum policisë së Kosovës, që t’i heq barrikadat, para hyrjes së qeverisë së Kosovës, në mënyrë që ata të mund të zhvillojnë protestën, sipas agjendës së tyre – bllokimit të punës së qeverisë.
E plotësuar- Lëvizja Vetëvendosje, ashtu siç ka paralajmëruar, ka nisur protestën e saj në kundërshtim të marrëveshjes së fundit që Prishtina ka arritur me Beogradi, e sipas së cilës, Kosova në forumet rajonale, do të mund të përfaqësohet vetëm duke u shoqëruar me fusnotën në të cilën është përfshirë rezoluta 1244 e KS të OKB-së.
Qindra protestues, me pankarta të shumta dhe thirrje të vazhdueshme, “Poshtë fusnota”, “Poshtë qeveria”, “Hashim Thaçi shiti Kosovën” po vazhdojnë të protestojnë përderisa, përreth objektit të qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, janë forca të shtuara të policisë së Kosovës, midis të cilëve edhe pjesëtarë të policisë speciale.
Para protestuesve është parë, lideri i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, Visar Ymeri, Shpend Ahmeti dhe drejtues të tjerë të lartë të kësaj lëvizjeje, njofton KosovaPress.
Disa orë më parë, përfaqësues të Vetëvendosjes kanë kërkuar nga Policia e Kosovës që të mos i bllokojë rrugët dhe trotuaret dhe të mos i provokojë demonstruesit. Për t’u kujdesur që demonstrata të shkojë mirë, të njëjti kanë bërë të ditur se Vetëvendosje ka organizuar mbi 500 aktivistë - kujdestarë. 

Hetime, bisedime, por s'ka rezultate

Shkalla e korrupsionit në nivelin lokal është duke u thelluar, thonë përfaqësues të organizatave që merren me parandalimin e kësaj dukurie.
Zyrtarë të Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, deklaruan për Radion Evropa e Lirë se pikërisht të hënën, më 27 shkurt, kanë hasur në një rast të këtillë.
Duke mos dashur të rrezikojë rastin, kryetari i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni deklaroi se të hënën janë duke parandaluar një aktivitet tenderues në një komunë të Kosovës, që sipas Pretenit dyshohet për keqpërdorime.
“Sot jemi duke dërguar disa zyrtarë që të stopojmë në aktivitet tenderues në një komunë të Kosovës. Ne jemi duke i shfrytëzuar të gjitha kompetencat tona në bazë të ligjit".
"Një gjë e tillë po ndodh edhe sot dhe zyrtarët tanë janë në rrugë drejt një komunë të Kosovës, që ta ndalojnë një tender që është paraparë të hapet sot”, thotë Preteni.
Aktivitete të tilla, sipas Pretenit, zbatohen në vazhdimësi, por që ende mbetet shumë punë për të bërë. Deri më tani, thotë ai, nuk është bërë shumë në luftimin e kësaj dukurie. Për korrupsionin, thekson Preteni, flitet shumë, por punohet pak në luftën kundër tij.
Sipas të dhënave të një raportit ende ta papublikuar të Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka shumë raste të dyshuara për korrupsion në nivelin lokal. Preteni thotë se ky raport do të publikohet brenda disa ditësh, ndërkohë që bën të ditur se numri më i madh i rasteve të paraqitura për korrupsion vjen nga ndërmarrjet publike, pastaj nga qeveria, pushteti lokal dhe gjykatat.
Edhe udhëheqës të organizatave joqeveritare, të cilat merren me parandalimin e korrupsionit, thonë se lufta kundër korrupsionit nuk ka treguar ndonjë rezultat konkret.
Avni Zogiani, udhëheqës i organizatës joqeveritare “Çohu”, shpjegon se para së gjithash duhet të krijohet një infrastrukturë ligjore e fortë kundër korrupsionit, e cila nënkupton sanksione të ndjeshme. Aktualisht kemi përgjithësisht një sistem ligjor dhe politik që përkrah korrupsionin.
Sipas Zogianit, korrupsioni në nivelin lokal ka efekte tejet negative, dhe ata të cilët e pësojnë janë qytetarët e Kosovës.
“Shoqëria kosovare po vazhdon të mbetet peng jo vetëm në sektorin ekonomik, por edhe në kuptimin politik. Nuk mund të ketë një politikë me integritet, nuk mund të ketë një demokraci, në një vend ku ka nivel shumë të lartë të korrupsionit".
"Politika nëpërmjet të bëmave të veta shantazhohet, duke qene se praktikisht kemi një praktikë shumë të gjerë të futjes së politikës në korrupsion”, thotë ai.
Ndryshe edhe Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, ka kërkuar nga autoritetet kosovare që të merren me rastet e korrupsionit edhe në nivelin lokal.
Së fundmi, edhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, është përfshirë në betejën anti-korrupsion, duke themeluar Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit.

Azem Syla ta lëshojë Zvicrën deri më 15 maj 2012

Azem Syla, deputet në Parlamentin e Kosovës, duhet ta lëshojë Zvicrën deri më 15 maj 2012, shkruan e përditshmja zvicerane “Sonntags Zeitung”. Sipas ditores, ai e ka keqpërdorur sistemin social të Zvicrës”. Ai nuk ka punuar kurrë në Zvicër, ndërsa ka jetuar nga ndihmat sociale dhe pensioni se “gjoja ishte 100 për qind invalid për arsye psikike”. Sipas gazetës, edhe pse vendbanimi i tij në faqen e Kuvendit të Kosovës është fshati Kishnarekë, ai vazhdon të jetë “banor” i Zvicrës. Kantoni i Solothurnit ka kërkuar që ai t`i kthej mbi 190 mijë franga nga gjithsej 426 mijë frangat që i kishte shfrytëzuar. “Me kësi parazitësh socialë”, shkruan ditorja zvicerane, “Syla e dëmton edhe imazhin e bashkëkombësve të tij në Zvicër”.
Sipas gazetës, deputeti aktual i PDK-së, ish-komandant i SHP të UÇK-së, Azem Syla, mbi 16 vite me familjen e tij ka jetuar nga ndihmat sociale të Zvicrës, ndërsa në territorin helvetik nuk ka qenë asnjëherë në marrëdhënie pune.
Syla madje kërkon që Zvicra edhe më tutje të mbulojë shpenzimet e tij të jetesës dhe të mbajë lejeqëndrimin C. Po ashtu, ai refuzon t’i kthejë kontributet financiare që i ka marrë në formë të pensionit.
Dy procedura gjyqësore janë duke u zhvilluar, ka konfirmuar avokati i Sylës për “Sonntags Zeitung”.
Në shkurt të viti të kaluar, kantoni i Solothurnit i kishte ndaluar ndihmat, ndërsa Syla përmes avokatit të kishte kërkuar që kjo mbështetje t’i vazhdohet me ruajtjen e lejeqëndrimit (C).
Kantoni ka kërkuar që ai t`kthej mbi 190 mijë franga nga gjithsej 426 mijë frangat që i kishte shfrytëzuar.
Gazeta nënvizon se Azem Syla nuk ka punuar kurrë në Zvicër, ndërsa ka qenë aktiv gjatë proceseve politike në Kosovë, duke drejtuar disa poste, si nga ai si shefit të SHP të UÇK-së, pastaj anëtar i delegacionit në konferencës ndërkombëtare për Kosovën në Rambuillet, ministër në qeverinë e përkohshme e deri në postin e sotëm të deputetit të PDK-së në Kuvendin e Kosovës.
Pasi mori ndihma sociale, ai nga viti 2002 mori një pension, sepse gjoja ishte 100 për qind invalid për arsye psikike. Pasi “Sonntags Zeitung” në janar 2011 kishte njoftuar se Syla ende e ka lejeqëndrimin C, kantoni i Solothurnit më 1 shkurt 2011 i ndërpreu pagesat. Deri atëherë ai kishte marrë 426 mijë franga.
Syla nuk e pranon ndërprerjen e pagesave, ai dëshiron të marrë edhe më tutje pension. Për këtë duhet të vendosë gjykata e çështjeve të sigurimeve.
Sipas gazetës, edhe pse vendbanimi i tij në faqen e Kuvendit të Kosovës është fshati Kishnarekë, sipas avokatit klienti i tij banon në Zvicër, ku pas ndalimit të ndihmave është dashur që ai me të shoqen të banojnë tek vajza e tyre. Gjatë kësaj periudhe që Syla ka ushtruar shumë funksione në Kosovë, ka qenë shfrytëzues i mjeteve financiare nga Zvicra.

Kantoni i Solothurnit, respektivshti departamenti për migracion, ka vendosur ta largoj Azem Sylën nga Zvicra, ku deri më tani ishte përpjekur të qëndrojë. Më 13 shkurt 2012 atij iu dha vendimi nga Gjykata Administrative, ku ndër tjera thuhet se leja e qëndrimit të përhershëm, e dhënë më 1999, nuk është dashur t'i jepej fare, për faktin se Syla gjatë asaj periudhe ka qenë anëtar i Qeverisë së Kosovës.
“Një ministër i mbrojtjeje në një vend të përfshirë nga lufta është dashur të gjendej në vendin e tij. Ai ka abuzuar dhe keqpërdorur sistemin social të Zvicrës në një masë të rendë për shumë vite”, thotë vendimi.
Më tutje gjykatësit theksojnë se Syla “pa asnjë dyshim është në gjendje” të punojë dhe të fitojë para. Duket se ai nga kjo “dëshiron të heqë dorë” dhe “me vite të tëra në mënyrë drastike e ka shfrytëzuar dhe madje keqpërdorur sistemin social të Zvicrës”.

Vitin e kaluar është shkruar se Enti Federal për Migracionin (BFM) në Zvicër ka njoftuar që Kadri Veseli dhe Azem Syla, dy prej personaliteteve më të afërta të Hashim Thaçit, vazhdojnë të kenë lejeqëndrim të përhershëm në Zvicër. Siç ka bërë të ditur gazeta zvicerane, në numrin e saj të së dielës, ish-shef i SHIK-ut dhe ish-udhëheqësi i UÇK-së vazhdojnë që të kenë vizën C.
Sipas medieve kosovare, Syla para zgjedhjeve ka bërë publike pasurinë e tij: ai merr 12 mijë euro rrogë vjetore si anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës. Rroga mesatare vjetore në Kosovë është 3600 euro. Syla ka deklaruar se shtëpia e tij në Kishnarekë vlen 170 mijë euro, ndërsa në xhirollogari bankare i ka 150 mijë euro. Po ashtu, siç thotë avokati i tij, ai merr rrogë edhe si deputet.
Ndaj, është e çuditshme për autoritetet zvicerane, që një politikani i privilegjuar të luftoj kundër ndërprerjes së domosdoshme të ndihmës sociale. Me kësi parazitësh socialë, shkruan ditorja zvicerane, Syla e dëmton edhe imazhin e bashkëkombësve të tij në Zvicër.
Syla me familje në Zvicër mund të qëndrojë deri më 15 maji 2012.

Forca të shtuara të Policisë në kryeqytet

Në ditën kur pritet të mbahet protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, që ka për qëllim kundërshtimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel vërehen forca të shtuara të Policisë në kryeqytetet dhe rrethoja mbrojtëse para Qeverisë së Kosovës.
Rrethojat mbrojtëse janë vënë para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, ndërsa para teatrit Kombëtar lëvizja Vetëvendosje ka kryer përgatitjet për mbajtjen e protestës.
Ndryshe, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, të hënën nga ora 12, për katër orë me radhë do të jetë e rrethuar nga qytetarët, të cilët janë thirrur në një protestë paqësore nga Lëvizja Vetëvendosje.
Protesta është thënë se ka për qëllim kundërshtimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel, ku parashihet që Kosova në forumet dhe nismat rajonale, të përfaqësohet me fusnotë e pa emrin republikë.
Zyrtarë të Vetëvendosjes kanë thënë se nga qendrat e Kosovës është organizuar transporti për qytetarët që janë të interesuar të marrin pjesë në demonstratë.

Tridhjetë ditë paraburgim për pjesëtarët e MUP-it

Pjesëtarëve të dyshuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), të cilët u arrestuan të shtunën në Gjilan dhe akuzohen për ushtrim të padrejtë të presionit ndaj banorëve të Parteshit për mosnjohjen e institucioneve të Kosovës i është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë.
EULEX-i njofton se pas dëgjimit nga gjykatësi i procedurës paraprake mbrëmjen e djeshme, gjykatësi i EULEX-it urdhëroi vazhdimin e masës së paraburgimit për tridhjetë ditë për pesë të dyshuarit, ndërkaq një nga të dyshuarit është liruar.
Rasti është marrë përsipër nga një gjykatës i procedurës paraprake të EULEX-it pasi që lënda i është kaluar në kompetencë Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK-së).
Sipas njoftimit, EULEX-i do të vazhdojë ta monitorojë nga afër këtë rast.

Swoboda: Serbia t’i përfaqësojë serbët e Kosovës

Kosova do të detyrohet të pranoj se interesi i serbëve në Kosovë është që t’i përfaqësojë Serbia. Kur Serbisë me të vërtetë i mundësohet dhe i pranohet që t’i mbrojë serbët në veri të Kosovës, por edhe ata në enklava, edhe pse të ashtuquajturat enklava nuk duhet të jenë enklava, ky do të jetë një përparim i madh, ka thënë Hannes Swoboda, shef i grupit socialdemokrat të Parlamentit evropian.
Ai fton BE-në dhe Kosovën që t’i marrin seriozisht propozimet e kryetarit të Serbisë, Boris Tadic, dhe që të flitet për planin katërpikësh të tij për Kosovën, sepse “Plani Ahtisaari ka të meta”.
I pyetur nëse kërkesa e kancelares gjermane Angela Merkel për të eliminuar institucionet serbe në Kosovë do të jetë kushti kryesor për anëtarësimin e Serbisë në BE, Swoboda thotë për “Blci” se”Gjermania nuk do që prapë të duket si shteti i vetëm që kundërshton shumicën e shteteve të BE-së”.
“Gjithashtu, interesi kryesor i Gjermanisë është të ruhet stabiliteti në rajoni. Ju mund ta kritikoni Gjermaninë për vendimet në shumë fusha, duke përfshirë politikat ekonomike, por Gjermania nuk është një vend që vepron gabimisht”. 

Borko: Edita Kosovën e kërkoi deri te Nishi

Sipas shefit të ekipit negociator serb për bisedime me Prishtinën, Borislav Stefanovic, ka thënë se gjatë dialogut të fundit në Bruksel, bashkëbiseduesja e tij, Edita Tahiri, ka shtruar tezën që Kosovës “i takojnë edhe disa pjesë të territorit serb”.
“Këtu fjala është për interpretimet e saj për historinë tonë të kohëve të fundit, se kemi bërë gjenocid, dhe kështu e kemi pushtuar Kosovën. Ndërsa Kosova, sipas saj, është shtrirë deri në Nish”, ka thënë Stefanovic pas kthimit nga Brukseli.
Politologu serb, Predrag Simic, thotë për “Alo” se “ëndrra e Editës” për Kosovën deri te Nishi ka të bëj me “pretendimet e njohura të shqiptarëve për ta pushtuar Luginën e Preshevës”.
“Këtë çështje ata e shtrojnë sa herë që kapitullojnë në qëllimet e tyre gjatë bisedimeve me Beogradin. Ajo është ende e hapur dhe shqiptarët do ta përmendim çdo herë në negociata nëse dikush nuk i ndalë ata”, thotë Simic, sipas të cilit duke u bazuar në raportet e forcave ndërkombëtare ose qëndrimin e Grupit të Kontaktit se nuk ka rikrijim të kufijve, atëherë nuk do të ketë fjalë as për krijimin e “Kosovës së Madhe”.
“Vetëm nëse Serbia vazhdon me çështjen e ndarjes së Kosovës, është e mundur që shqiptarët e Kosovës do të kërkojnë shkëmbim të komunave serbe në jug për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Luginën e Preshevës”, shton ai. 

BE-ja po e trajton Kosovën padrejtësisht

Diplomati gjerman, ish-mbikëqyrës ndërkombëtar i Bosnje- Hercegovinës, Christian Shwarz-Schilling, thotë se Kosova po trajtohet në mënyrë të padrejtë nga Bashkimi Evropian.
Në një intervistë për “Kohën Ditore” ai ka porositur që zgjidhja e veriut të jetë Pakoja e Ahtisaarit. Ish-ministri gjerman, që pati dhënë dorëheqje në vitin 1992, për shkak të pamundësisë së Gjermanisë për ta ndalur luftën në Bosnje, nuk ka fjalë të mira për politikanët e Ballkanit.
Sipas tij, ka shumë politikanë oportunistë që bëjnë veprime popullore vetëm për të ardhur në pushtet, ndonëse veprimet janë të dëmshme. Dhënia e mundësisë një minoriteti që të ndalë vendimet e shumicës, e dëmton demokracinë, ka thënë ai. “Në demokraci, fare në fund vendos shumica”, është shprehur ish-mbikëqyrësi i Bosnjës.
Në Kosovën e pas katër vjetësh pavarësi, sipas Shwarz-Schilling, ka pasur progres, mirëpo sipas tij, tash Kosovës i duhet zhvillim ekonomik, rritja e prodhimeve vendore.
“Ka shumë për t’u bërë që të rritet eksporti dhe të ulet importi. Kosova duhet të punojë me institucionet ekonomike të BE-së. Për këto katër vjet Kosova ka kaluar një rrugë progresi. E adhuroj durimin e qytetarëve të Kosovës. Ju keni shumë durim, sepse ka shumë sfida dhe duhet të prisni për shumë. Ka shumë arsye për të bërë që rrugët të mbushen me njerëz, për shkak të mostrajtimit të barabartë që keni në krahasim me qytetarët e tjerë evropianë. Nuk trajtoheni të barabartë në çështjen e vizave, pra të pabarabartë në udhëtim, të pabarabartë në eksport dhe import, të pabarabartë në marrëveshje stabilizim-asocimi. Gjërat po ecin, por duhet të keni durim, më shumë vetëbesim dhe këmbëngulje. Duhet ta dini se fatin e keni në duart tuaja dhe duhet të merrni përgjegjësinë”, është shprehur Shwarz-Schilling.
I pyetur se si mendon se mund të zgjidhet çështja e veriut, ai ka përmendur një fushatë që po propagandohet që tri komunat atje i takojnë Serbisë.
Sipas tij, ka disa principe, nëse tri komunat atje i takojnë Serbisë, atëherë çfarë duhet të ndodhë më shumicën e qytetarëve serbë të Kosovës në jug të lumit Ibër.
“Nuk ka më zgjidhje etnike. Lufta e Kosovës dhe ajo e Bosnjës duhet ta mësojnë këtë rajon se zgjidhjet e tilla nuk janë zgjidhje. Situata atje duhet të qetësohet dhe ajo zonë duhet të bëhet zonë normale e një shteti normal të Kosovës. Ata do të kenë të drejtat e veta sa të mund të qeverisin komunat e tyre”, ka thënë ai. 

Komunat nuk i respektojnë vendimet për heqjen e lejes së punës

Bizneset dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë thonë se disa komuna nuk po respektojnë ende vendimin për heqjen e lejes së punës, përkatësisht ligjin për tregtinë e brendshme. Mbetet e paqartë ku shkojnë paratë që merren në emër të lëshimit të lejeve të punës.
Isa Krasniqi kishte planifikuar të hapte një depo për mallra ushqimore. Por, në komunën e Gjilanit ai thotë se i ishte dashur të paguante për lejen e punës ndonëse ajo është hequr që nga korriku i vitit të kaluar. “Kam paguar edhe për lejen pa e ditur se nuk është vlefshme rregulla e vjetër”, thotë ai.
Persona si ai që kanë planifikuar të nisin biznese të reja, nuk e kanë pasur aq të lehtë për t’i hapur ato. Përkundër ligjit në fuqi që nuk përfshin lejen e punës në disa komuna ata janë detyruar të paguajnë për to.
Këtë e konfirmon edhe këshilltari i ministres së Tregtisë Bernard Nikaj. “Ka pasur disa raste kur njerëzit janë ankuar tek ne për çështjen e lejeve të punës. Këtë e kemi kuptuar edhe përmes partnerëve në projekte . Ministrja ka pasur takim me shumicën e komunave dhe i ka njoftuar zyrtarët e komunave. Ne prapë është dashur të ndërhyjmë për të hequr këto pengesa”, ka thënë Nikaj.
Drejtori i financave i kësaj komune Nuhi Nuhiu thotë se do ta hetojë këtë çështje. “Do shikoj të hetoj kush çka ka bërë në lidhje me këtë çështje. Por ne e dimë që lejet janë hequr”, tha Nuhiu.
Në fakt komunat kishin kundërshtuar me forcë ligjin për tregti të brendshme me shpjegimin se ky ligj i përjashton ato tërësisht dhe krijon paqartësi. Megjithatë nënkryetari i komunës së Prishtinës Abdulla Hoti mohon që në Prishtinë të ketë mosrespektim ligji për këtë arsye. “Asosacioni i Komunave ka pasur vërejtje të mëdha rreth këtij ligji. Megjithatë nuk ka ndodhur refuzim për të respektuar atë. Pastaj më komunë nuk vjen askush më për leje . Nuk e besoj që ka ndodhur diçka e tillë”, ka thënë ai, raporton Radio Kosova.
Raporti i fundit i Bankës Botërore ka kritikuar pikërisht lejet e punës, si një nga elementet më negativë që radhitnin Kosovën ndër vendet ku më së shumti ka vështirësi në hapjen dhe të bërit biznes.

RTK kërkon para për auditim

Në mungesë të fondeve të mjaftueshme, drejtues të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), kanë kërkuar nga Kuvendi i Kosovës të mbulojë shpenzimet e auditimit të performansës, por nuk e kanë saktësuar shumën.
Komisioni për Buxhet dhe Financa, autorizoi tw hënën grupin punues për Ligjin e RTK-së, që të gjejë një zgjidhje, qoftë duke kërkuar auditim të performansës nga Auditori i përgjithshëm, apo nga ndonjë kompani e licencuar ndërkombëtarisht.
Përvec auditimit të rregullt të pasqyrave financiare, RTK duhet t’i nënshtrohet edhe auditimit të performanës, respektivisht programit, me kërkesë të Kuvendit të Kosovës.
Drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Sylejman Shaqiri, tha se ky medium publik përballet me mungesë mjetesh. Ai kërkoi shpenzimet për këtë auditim t’i mbulojë Kuvendi. “RTK-ja duhet të jetë transparente dhe është e gatshme t’i nënshtrohet në çdo moment cilitdo auditim, të cilin e kërkon themeluesi por edhe ligji. Prandaj ne e kemi bërë këtë kërkesë. Mjete nuk kemi pasur, nuk kemi planifikuar, nuk kemi pasur për atë prandaj u jemi drejtuar me kërkesë për mjete shtesë”, theksoi Shaqiri, duke mos treguar shumën e nevojshme të mjeteve për auditim.
Kryetarja e Komisionit për buxhet dhe financa Safete Hadërgjonaj, theksoi se nevojitet një auditim i jashtëm, me qëllim të kontrollit dhe planifikimit më të mirë të mjeteve. “Ne mirëpresim një auditim të pavarur, në mënyrë që të arrijmë në këtë mënyrë të shohim se si shpenzohen paratë e tatimpaguesve”, u shpreh Hadërgjonaj.
Ndërkaq, deputeti i LDK-së, Sali Asllanaj, tha se zyra e Auditorit të përgjithshëm është e obliguar ta bëjë auditimin e RTK-së, sikurse të gjitha agjencive tjera shpenzuese të buxhetit.
Komisioni autorizoi grupin punues të Ligjit për RTK-në, që të shqyrtojë të gjitha mundësitë, dhe më pas rekomandimin t’ia adresojë komisionit.
Ndryshe për financimin e përkohshëm të RTK-së për periudhën tre-vjeçare Kuvendi ka paraparë të ndajë 0.7 për qind të buxhetit të përgjithshëm të Kosovës, deri në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme. 

Prinë nafta e Londrës

Kontratat e naftës ranë sesionin e sotëm pasi investitorët vendosën të tërheqin fitimet, si pasojë e prekjes së pikës më të lartë të çmimit të naftës bruto në 10 muajt e fundit. Rritja e naftës në kohët e fundit është mbështetur nga shqetësimet e investitorëve për çrregullim të furnizimit botëror si pasojë e tensionit mes Iranit dhe perëndimit.
Kështu nafta Brent u rrit me 12 për qind në muajin shkurt dhe më shumë se 3 për qind në janar. Kjo situatë ka rritur shqetësimet për recesion global dhe është reflektuar në rënien e çmimeve të metaleve industriale. Megjithatë paqartësia për Iranin do mbështesë çmimet.
Nafta bruto Brent e Londrës për prillin ra 86 cent në 124.61 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane për prillin ra 44 cent në 109.33 dollarë për fuçi. 

Marazzi Group ekspozon në Valenca

Ngjarja e organizuar nga Marazzi Group, në Pallatin e Arteve në Valenca të Spanjës, të projektuar nga Santiago Calatrava – që është një simbol i artit bashkëkohor - u cilësuar nga të gjithë si një ngjarje tejet e suksesshme.
Ngjarja që koincidoi me panairin Cevisama në këtë qytet spanjoll, u ndoq nga më shumë se 500 klientë, partnerë, arkitektë dhe profesionistë botërorë për mbulesat dhe dizajnet e qeramikës.
Mbrëmja ofroi mundësinë për diskutime të mëtejshme për temat me interes të madh në lidhje me gjendjen e tregut të pllakave të qeramikës, sidomos në Spanjë, një vend me një traditë të madhe në këtë industri, si dhe përkushtimin Marazzi Group për t’u fokusuar në risi, cilësi dhe zhvillim të qëndrueshëm.
"Dëgjimi dhe shkëmbimi i ideve me klientë kanë qenë gjithmonë vlerat themelore për frymën Marazzit", thotë CEO Maurizio Piglione. "Këtu në Spanjë ne edhe një herë kemi marrë konfirmimin se synimi ynë është që të përqendrohemi në stil dhe produkte atraktive, me dizajn të lartë, por të përballueshëm dhe për një mjedis miqësor, në përputhje me kërkesat aktuale të tregjeve spanjolle dhe ndërkombëtare".
Marazzi Group ka ekspozuar në Cevisama në një hapësirë prej 500 metra katrorë, duke shfaqur format e reja të produkteve nga Marazzi Espana, të prodhimeve më të mëdha italiane të Grupit dhe të brendit Hatria të pajisjeve sanitare.
Në këtë edicion Marazzi synon edhe një herë ta vendos veten si etalon kyç për risitë kryesore të sektorit teknik dhe të dizajnit, duke ofruar një gamë të 12 koleksioneve të pllakave të reja të murit, në madhësi të mëdha dhe me një pasuri mahnitëse të ornamenteve dhe formave. 

Autostrada mirëmbahet jashtë rregullave ligjore

Gjykata e Tenderëve po i sheh si të dyshimta aktivitetet e Ministrisë së Infrastrukturës për mirëmbajtjen e segmentit të parë të autostradës Morin - Merdar.
Mirëmbajtja e afro 40 kilometrave të autostradës Morin - Merdar e ka sjellë Ministrinë e Infrastrukturës para dy situatave: e para lidhet me telashet që e përcollën atë në lidhje me tenderin e shpallur për këtë aktivitet dhe pastaj vendimi për “mirëmbajtje të përkohshme” pa procedura tenderuese.
Në një shkresë që Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), që ndryshe njihet edhe si Gjykata e Tenderëve, ia ka drejtuar MI-së, një kopje të së cilës e ka siguruar gazeta, shihet qartë që OSHP-ja e ka pritur me habi informatën se Ministria ka bërë “zgjidhje të përkohshme” për mirëmbajtjen e autostradës, derisa ta kontraktojë zyrtarisht firmën që do ta kryejë këtë punë.
“OSHP-ja lidhur me këtë fakt konstaton se Ministria nuk ka ofruar asnjë dëshmi lidhur me atë se cili operator ekonomik e mirëmban këtë segment të autostradës dhe se si është bërë përzgjedhja e tij, pasi që ne dyshojmë se kjo është bërë në mënyrë joligjore”, thuhet në këtë shkresë.
Ditë më parë Ministria i ka kërkuar OSHP-së që të lejohet anulimi i tenderit të shpallur herën e parë për aktivitetin e prokurimit “Shërbimet e mirëmbajtjes së seksionit një deri në pesë të rrugës nr.7 autostrada Morin - Merdar”.
Ministria ia ka drejtuar këtë kërkesë OSHP-së, ndonëse pas ankesave të operatorëve ekonomikë, ky organ ka kërkuar që tenderi për mirëmbajtjen e autostradës të kthehet në rivlerësim, e jo të shkojë si ritender.
Lah Nitaj, këshilltar politik i ministrit të Infrastrukturës, Fehmi Mujota, ka thënë se “nuk e di që OSHP-ja nuk është njoftuar, dhe nëse është kështu, nuk është mirë që ajo nuk është njoftuar me mënyrën e mirëmbajtjes së autostradës deri më tani nga Departamenti i Prokurimit në Ministri”, shkruan Koha Ditore.
Duke arsyetuar vendimet e MI-së, Nitaj ka pohuar se, meqë 38 kilometrat e parë të autostradës janë në shfrytëzim që nga muaji nëntor e këtej, dhe meqë Ministria nuk ka pasur një operator ekonomik të përzgjedhur për mirëmbajtjen e saj, për të mos e lënë këtë segment të autostradës pa mirëmbajtje, është bërë një zgjidhje e përkohshme.
“E kemi bërë një zgjidhje të përkohshme, e cila na është imponuar dhe me operatorët ekonomikë për mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale në Kosovë kemi mbuluar mirëmbajtjen e kësaj autostrade”, është shprehur ai. Dy kompanitë që po e kryejnë mirëmbajtjen e përkohshme janë firmat vendore “Graniti” dhe “Drini”.
“Ata janë kontraktorë të Ministrisë dhe brenda parametrave dhe kontratave që kanë me MI-në, përveç punëve që kanë me asetet e rrugëve magjistrale dhe rajonale, kanë edhe nga një segment të autostradës”, ka vlerësuar Nitaj. 

Planifikojnë t’i përvetësojnë 200 milionë euro

Kanë grumbulluar rreth 200 milionë euro kapital nga funksionimi i tyre që nga paslufta, falë kamatave të larta në kreditë që i kanë dhënë për zonat rurale dhe duke qenë të liruar nga pagesa e taksave, pasi që kanë qenë të regjistruara si Organizata Joqeveritare. Tashmë institucionet mikrofinanciare po bëjnë përpjekje të vazhdueshme që të shndërrohen në banka, ku do t’i mundësohet që të pranojnë edhe depozita, e jo të japin vetëm kredi, siç kanë funksionuar deri më tani.
Në mbledhjen e Komisionit për Buxhet dhe Financave, të mbajtur më 8 shkurt 2011, në dëgjimin publik për Ligjin për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet fi nanciare jobankare, anëtarë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) kanë dhënë vërejtje të shumta sidomos për nenet 111 dhe 112 të Ligjit të Bankat, ku flitet për krijimin e bankës nga një institucion mikrofinanciar, shkruan Zëri.
Mejdi Bektashi, anëtar i Bordit të BQK-së, sipas transkriptit të Kuvendit që e posedon edhe gazeta “Zëri”, ka thënë se pajtohet që një institucion mikrofinanciar që posedon kapitalin e nevojshëm mund të shndërrohet në bankë të licencuar nga BQK, mirëpo, sipas tij, është e pakuptimtë që licencimi të shkojë nëpërmjet një procedure të veçantë.

Shearer: Torres ka frikë

Legjenda e Newcastle United, Alan Shearer, mendon se ylli i Chelseat, Fernando Torres, ka frikë të fitojë raste shënimi gjatë ndeshjes.
“Fernando Torres është bërë një sulmues i trembur. Ai ka frikë të marrë shansin pasi ka frikë të mos e humbasë. Ai është i frikësuar nga reagimet që do të marrë nëse topi shkon jashtë goli”.
“Ai nuk dëshiron t“Fernando Torres është bërë një sulmues i trembur. Ai ka frikë të marrë shansin pasi ka frikë të mos e humbasë. Ai është i frikësuar nga reagimet që do të marrë nëse topi shkon jashtë goli”.
“Ai nuk dëshiron të jetë në pozitë për të shënuar pasi atëherë nuk mund të kritikohet nëse humb. Të shtunën ai pati një shans të përkryer, kur u fut në lojë me 15 minuta të mbetura për të shënuar kundër një ekipi tashmë të mposhtur, Boltonit”.
“Por kur Juan Mata e mori topin dhe e kërkonte atë para golit, Torres qëndronte jashtë. Ai nuk dëshironte t’ia dijë. Vërtet nuk e di nëse ai do të dalë nga pozita ku është tash. Sigurisht jo te Chelsea”, ka shkruar Shearer për The Sun. /Telegrafi/ë jetë në pozitë për të shënuar pasi atëherë nuk mund të kritikohet nëse humb. Të shtunën ai pati një shans të përkryer, kur u fut në lojë me 15 minuta të mbetura për të shënuar kundër një ekipi tashmë të mposhtur, Boltonit”.
“Por kur Juan Mata e mori topin dhe e kërkonte atë para golit, Torres qëndronte jashtë. Ai nuk dëshironte t’ia dijë. Vërtet nuk e di nëse ai do të dalë nga pozita ku është tash. Sigurisht jo te Chelsea”, ka shkruar Shearer për The Sun. 

Redknapp i befasuar nga rikthimi i Arsenalit

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, është shprehur i tronditur nga rikthimi i befasishëm i Arsenalin në derbin e djeshëm londinez.
“Nuk u ndjeva komfort kur ishim 2-0. Ata krijonin shanse në 2-0. Të jem i sinqertë, kur ata u rikthyen në 2-2, ata kishin mundësi të ishin 3-2 para pauzës, andaj nuk rrija atje duke u ndjerë rehat”.
“Ne i sulmonim ata në kundërsulme, por ne qëndronim thellë në gjysmën tonë dhe ata krijonin mundësi. Kur ishim 2-0 nuk isha i qetë, dhe kur ishim 2-2 isha edhe më pak i qetë dhe gjithçka ishte në favor të tyre në pauzë. Ata dolën në fushë në mesin e brohoritjeve dhe ju e dinit se do të jetë një pjesë e dytë shumë e vështirë”.
“Van Persie me golin e dytë ishte i mahnitshëm. Ai e kishte këmbën për ta goditur dhe e dërgoi atë në këndin e sipërm. Ata kishin kualitet sot. Ata ishin të zënë në mesfushë. Ishte një prej atyre ditëve të pakëndshme për ne. Nuk ishim të njëjtët”, ka thënë Redknapp. 

Mazzarri: Napoli e meritoi fitoren

Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, thotë se skuadra e tij e meritoi fitoren në derbin e mbrëmshëm ndaj Interit.
Djelmoshat e Mazzarit arritën të fitojnë sfidën falë një goli të shënuar nga Ezquiel Lavezzi, edhe pse mbeten me dhjetë lojtarë në fushë për shkak të kartonit të kuq të Salvatore Aronica.
“Ne dominuam në pjesën e parë dhe e detyruam Interin të fokusohet vetëm në mbrojtje. Duke bërë presion në gjysmën e tyre, është e qartë se ju duhet t’i përfundoni shanset, të cilën gjë ne nuk e bëmë. Në një aspekt, ne luajtëm më mirë kundër Chelseat”.
“Interi ndryshoi sistemin e tyre pas pauzës dhe ne ia dolën të gjejmë golin. Mendoj se goli i Hugo Campagnaro ishte i rregullt, por nëse shikojmë në përsëritjet, portieri ishte në ballë andaj dukej sikur ishte pozitë jashtë loje. Ne ishim të fuqishëm deri kur mbetëm me 10 lojtarë dhe duhej të bënim disa ndryshime”, ka deklaruar Mazzarri. 

Guardiola lavdëron Messin

Pep Guadriola ka gjetur kohë për të lavdëruar aftësitë lidershipe të Lionel Messi, pasi argjentinasi i solli tre pikë Barcelonës në derbin përballë Atletico Madrid.
Argjentinasi shënoi një gol të hershëm që u anulua për prekje të topit me dorë, ndërsa më pas asistoi në golin e parë të shënuar nga Dani Alves.
Atletico barazoi me të filluar pjesa e dytë me Radamel Falcao që dërgoi në rrjet një top të hedhur në lojë nga korneri, por Messi tregoi sa i rëndësishëm është për skuadrën duke rikthyer epërsinë për kampionin e Spanjë me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.
“Ka liderë të tipave të ndryshëm. Kur gjërat komplikohen, Messi bën një hap përpara. Gjatë këtyre katër viteve të kaluara, ky lojtar gjithmonë e ka bërë këtë”, ka thënë Guardiola pas ndeshjes ndaj Atletico Madrid.
Rol të rëndësishëm në fitore luajti edhe Victor Valdes që bëri disa mbrojte të mira, e që as ky nuk ka shpëtuar pa u lavdëruar nga Guardiola. “Po ashtu, Victor edhe një herë ka treguar se ai është një portier kualitativ”, ka shtuar Pep. 

Pepe: Ronaldo tregoi se është më i miri në botë

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, thotë se bashkëlojtari i tij Cristiano Ronaldo është më i miri në botë, pas golit të fitores ndaj Rayo Vallecano.
Ronaldo shënoi një gol të bukur me pjesën e pasme të këmbës, që doli të ishte edhe vendimtar për tre pikët e reja të Realit.
“Fitorja është dhurata më e mirë për ditëlindje të cilën mund ta kisha dashur. Rayo na i vështiroi gjërat. Goli i Cristianos ishte art. Ai dëshmoi se është lojtari më i mirë në botë”, ka thënë Pepe. 

NBA: Perëndimi më i mirë se Lindja

Kevin Durant ka hequr vëmendjen nga LeBron James për të ndihmuar Perëndimin të shënojë fitore 152-149 në ndeshjen All Star gjatë të dielës mbrëma.
Ylli i Oklahoma, Durant, dhe ai i Miamit, James, dy prej kandidatëve kryesor për të fituar çmimin e rregullt vjetor MVP, shënuan nga 36 pikë secili, por i pari arriti ta fitojë betejën.
Perëndimi kurrë nuk ishte në disavantazh dhe udhëhoqi me 20 pikë pas gati tetë minutash të mbetura, para se lojtarët e Lindjes të rikthehen vonë në ndeshje.
James realizoi dy nga gjashtë tentimet për trepikësha për të ngushtuar disavantazhin në një pikë me 22 sekonda të mbetura, por më pas Kobi Bryant shënoi dy gjuajtje të lira që riktheu avantazhin e tre pikëve për Perëndimin.
Lindja pati një shans të fundit për ta barazuar ndeshjen, por goditja e Dwyane Wade për tre pikë nuk ishte e saktë.
Bryant, i cili bëri paraqitjen e 14-të në ndeshjet All Star, pati një natë të veçantë, pasi tejkaloi Michael Jordan si shënuesi më i mirë në histori të këtyre ndeshjeve. Bryant shënoi 27 pikë dhe tash çon në 271 numrin e të gjitha pikëve të shënuara në ndeshjet All Star, me Jordan që mbetet i dyti me 262 pikë. 

Ferguson: Ishim me fat që mposhtëm Norwich

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, pranon se Djajtë e Kuq ishin me fat që dolën me tre pikë nga ndeshja ndaj Norwich City.
“Më duhet të them se ishim me fat sot, në kuptim të asaj që Norwich ishte më shumë premtues. Mendoj se ne ishim të përgjumur, shumë të shkujdesur me top”.
“Pastaj kur e pësuam golin luajtëm në mënyrë të shkëlqyeshme. Kjo tregon për temperamentin, ata nuk nervozohen dhe filluan të përmirësojnë lojën, andaj kjo na shpaguhet mire neve”, ka thënë Ferguson. 

Kuyt emocional pas triumfit në Kupë

Dirk Kuyt ka qenë emocional pasi më në fund ka fituar trofe me Liverpoolin.

Kuyt shënoi golin e avantazhit për Liverpoolin në kohën shtesë (2-1), por Cardiff arriti të barazojë edhe një herë për të çuar sfidën në penalti, kur Redsat arritën të fitojnë 3-2.

“Ishte një ditë e mrekullueshme, e mrekullueshme. Isha shumë i zhgënjyer që nuk luajta më shumë se 15 minuta, por duhet ta lë këtë gjë mënjanë. Jam shumë i lumtur që e shënova golin”.
“Gjëja më e rëndësishme është se ne e ruajtëm besimin dhe në fund mendoj se e merituam trofeun”.
“Kjo është arsyeja pse erdha në Anfield. Më në fund, ta fitoj medaljen time të parë në Wembley, është gjë e mrekullueshme. Shpresoj se ne do të mund të fitojmë edhe një tjetër më vonë këtë sezon”, ka thënë Kuyt. 

Villas-Boas: Për Lampard nuk vendos unë

Menaxheri i Chelseat, Andre Villas-Boas, edhe nj therë ka thënë se ai dëshiron ta mbajë në skuadrës mesfushorin Frank Lampard.
Villas-Boas tashmë ka paralajmëruar një spastrim në skuadër gjatë verës, por ka refuzuar të pohojë nëse Lampard është pjesë e atyre që do të largohen nga klubi.
“A jam i sigurt se Lampard do të jetë në klub sezonin e ardhshëm? Shpresoj të jetë kështu. Kjo nuk varet nga unë. Kjo varet nga të tre palët – unë e dua atë në skuadër, personi dëshiron të qëndrojë dhe klubi e dëshiron atë”, ka thënë Villas-Boas. 

Wenger krenar me fitoren ndaj Tottenham

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është plot krenari pasi skuadra e tij arriti të përmbysë Tottenhamin.
“Sot ne treguam se Arsenali është i gjallë më shumë se sa ka menduar çdokush para ndeshjes. Ne kishim një performancë të theksuar sot, ku shpirti dhe skuadra teknike dhe një shtytje e gjithë ekipit dhe stilit që duam të luajmë, gjithçka ishte e përkryer pavarësisht fillimit të keq”.
“Mendoj se në pesë minutat e para, Spurs filluan mirë. Pjesa tjetër e ndeshjes ishte e jona. Ne ishim 2-0 në epërsi dhe refuzuam ta humbasim ndeshjen dhe vazhduam, pavarësisht asaj çfarë ndodhi”.
“Sapo ne u rikthyem në 2-2, ju patë se nëse ne ruanim ritmin ne mund ta fitonim ndeshjen. Kishte një ekuilibrim të mirë të sulmit dhe mbrojtjes, të kreativitetit dhe gjendjes së hapësirave në mes të mbrojtësve të tyre dhe ne treguam pjekuri të mirë. Ne treguam një shpirt të madh”, ka deklaruar Wenger pas ndeshjes së djeshme. 

Lampard: Duhet të vazhdojmë kështu

Frank Lampard thotë se Chelsea duhet të vazhdojë të ruajë formën në kampionat dhe të kalojë një seri fitoresh për t’u kthyer në top katërsh.
Blutë fituan ndaj Boltonit gjatë vikendit për të ruajtur pozitën e pestë me 46 pikë, sa ka edhe Arsenali që pozicionet i katërti.
“Ka pasur shumë kohë këtë sezon kur ne kemi thënë, ‘Ok, le ta kthejmë situatën tash’. Nuk mund të jetë një rilindje mashtruese. Ne duhet të vazhdojmë”.
“Forma jonë në ligë është e domosdoshme tani, pasi një klub si Chelsea duhet të qëndrojë në top katërsh. Ne e dimë se mund të kalojmë një seri të fuqishme të fitoreve, por duhet ta bëjmë këtë”, ka thënë Lampard. 

Sot nis “Top Fest 9”

Nga sot, 27 shkurt, Top Fest 9 do të fillojë prezantimin e mbi 120 artistëve shqiptarë që vijnë në këtë festival të gjitha trevave shqipfolëse me prodhimet muzikore më të fundit të tyre.
Konkurrimi disa mujor, që do të transmetohet në Top Channel, është i ndarë në tre faza. Faza e parë, e prezantuar nga Marina dhe Luana Vjollca çdo ditë nga e hëna deri të enjten (ora 15.40), do të zgjasë tetë javë dhe gjatë kësaj faze artistët do të prezantojnë këngët e tyre.
Në fazën e dytë, atë të gjysmëfinalistëve, bordi artistik i Festivalit do të ketë bërë përzgjedhjen e disa këngëve për të çuar kështu një pjesë të pjesëmarrësve në gjysmëfinale. Kjo fazë do të zgjasë tre javë dhe do transmetimi do të jetë të premteve mbrëma dhe gjithçka do të performohet “live”.
Faza e tretë përfshin mbrëmjen finale që do të organizohet më 3 qershor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku do të ndahen edhe çmimet. 

Ryva sjell këngën “Duhemi”

Ryva Kajtazi ka realizuar projektin e saj më të ri muzikore, këngën me titull “Duhemi”.
Kënga është shoqëruar edhe me videoklip, në të cilin Ryva edhe një herë shfaq linjat e trupit të saj seksi.
Videoklipi është realizuar nga produksioni “Asha”, ndërsa për muzikën e këngës është kujdesur Don Arbas.
Më poshtë mund ta shihni videon e këngës “Duhem

“The Artist” triumfon në çmimet Oscar

Ceremonia e 84-të e ndarjes së çmimeve Oskar është dominuar nga filmi “The Artist” i cili ka fituar në pesë kategori.
Realizimi i regjisorit Michel Hazanavicius ka triumfuar në kategoritë Filmi më i Mirë, Regjia më e Mirë, Aktori më i Mirë, Kostumografia me e Mirë dhe Muzika më e Mirë.
Jean Durajin - Aktori më i Mirë (Foto: Getty Images)
Aktori më i Mirë është zgjedhur Jean Dujardin, derisa Oskari për Aktoren më të Mirë, për të tretën herë në karrierë ka shkuar në duart e legjendares Meryl Streep, për portretizimin e ish-kryeministres britanike, Margaret Thatche , në filmin “The Iron Lady”.
Meryl Streep - Aktorja më e Mirë (Foto: Getty Images)Çmimi për aktorin më të mirë episodik ka shkuar për 82-vjeçarin Christopher Plummer, për rolin e tij në filmin “Beginners”.
Lista e fituesve në disa prej kategorive më të rëndësishme të çmimit Oscar:
Filmi më i mirë: The Artist
Aktori më i mirë: Jean Dujardin (The Artist)
Aktorja më e mirë: Meryl Streep (The Iron Lady)
Aktorja më e mirë joprotagoniste: Octavia Spencer (The Help)
Aktori më i mirë joprotagonist: Christopher Plummer (Begginers)
Regjisori më i mirë: Michel Hazanavicius (The Artist)
Kostumografia: The Artist
Filmi më i mirë i huaj: A Separation (Iran)
Filmi më i mirë i animuar: Rango

Rovena Stefa flet për ligjin e shtypit “rozë”

Rovena Stefa ka pohuar se përkrah ligjin për shtypin ‘rozë’ të propozuar nga kryeministri Sali Berisha. Ajo ka thënë se më në fund u ndez një dritë jeshile në tunelin e errësirës së paditurisë në shtypin ‘rozë’.
Sipas këngëtares, me këtë ndryshim në ligj secili që shkruan mbi jetën private apo profesionale të personave publikë, kryesisht këngëtarëve, do të mendohet shumë mirë të mos tjetërsojë, shpifë apo komentojë të dhënat që zotëron, në shërbim të interesave të tij personale apo të medias, shkruan “Kosova Sot”.
Këngëtarja ka treguar se në këtë mënyrë shtypi ynë do të zhvillohet në formë demokratike, dhe duke e pasqyruar lajmin me foto konkrete të personit publik në kohën dhe vendin ku ka ndodhur ky lajm.

Tretni kilogramët për pak minuta

Është shumë vështirë për të larguar shprehitë e këqija, por ekzistojnë disa mënyra të cilat mund t’ua lehtësojnë punën dhe të përgatiteni për pranverë.
Nuk bëhet fjalë për urinë apo ushtrimet lodhëse, por për disa shprehi të thjeshta ushqyese.
Lëngjet e ‘shtuara’
Nëse ju pëlqejnë lëngjet nuk duhet t’u shmangeni në tërësi, por vetëm ta modifikoni paksa konsumimin e tyre. Duke qenë se lëngjet janë kalorike dhe përmbajnë shumë sheqer, holloni ato me ujë të thjeshtë ose mineral. Në këtë mënyrë do të tretni kaloritë dhe do të kënaqeni me pijen freskuese.
Bisedat telefonike
Derisa flisni në telefon ngrituni nga krevati dhe hidhuni në aksion. Çfarëdo lloj pune, qoftë në shtëpi ose diçka tjetër, shkrin kaloritë. Përgatitja e teshave për larje do të shpenzojë rreth 68 kalori, vendosja e tavolinës për drekë do të shpenzojë 85 kalori, ndërsa rregullimi i luleve ose fshirja e pluhurit do të tretë 102 kalori.
Çaji i gjelbër para shëtitjes
Para se të dilni për të ecur, për të shkuar në stërvitje, për të shëtitur ose për shoping, me vete merreni çajin e gjelbër të ftohtë. Ai do ta zhduke etjen tuaj dhe do t’u ndihmojë të humbni në peshë.
Vaji i ullirit në vend të gjalpit
Zëvendësojeni gjalpin apo margarinën me vajin e ullirit. Ky vaj është shumë i shëndetshëm dhe i shijshëm sikurse në ushqimin kryesor dhe sallatë, po ashtu edhe në sandviç. Ndërsa me këtë zëvendësim do të zvogëloni 52 kalori ditore.
Copa të mëdha të perimeve
Përgatiteni sallatën në një formë pakëz më ndryshe. Në vend se ta grimconi lakrën, priteni atë në copëza. E njëjta vlen edhe për perimet tjera. Kjo do t’u detyrojë që të përtypni më shumë, dhe në këtë mënyrë shumë më shpejtë do të ndjeni se jeni të ngopur dhe do ta zvogëloni futjen e ushqimit në organizëm.

Pse nuk duhet përdorur antibiotikët në mënyrë preventive?

Nëse i jepni fëmijës tuaj antibiotikë atëherë kur nuk është e nevojshme, mund të ndodh që gjatë kësaj kohe bakteret të pësojnë mutacion (ndryshime) dhe në këtë mënyrë të bëhen rezistuese në antibiotikët të cilët normalisht do të ndikonin mbi ato baktere.
Bakteret e tyre i quajmë baktere antibiotik-rezistente. Këto baktere mund të shkaktojnë në organizëm infeksione shumë më serioze, e për t’u mjekuar këto infeksione nevojiten antibiotikë shumë më të fuqishëm të cilët mund të shkaktojnë efekte anësore shumë më të dëmshme, e po ashtu janë më të shtrenjtë.
Duke i dhënë fëmijës tuaj antibiotikun që nuk i nevojitet, nuk do t’i ndihmoni që ta mjekoni sëmundjen ose të pengoni zgjerimin e infeksionit. Përkundrazi, marrja e antibiotikëve joadekuat mund të shkaktoj reaksione serioze të padëshiruara. Disa prej këtyre reaksioneve më të shpeshta janë: mundimi, barkqitja dhe dhembjet në bark.
Antibiotikët po ashtu mund të shkaktojnë irritim të zorrëve, si pasoj e shkatërrimit të florës normale bakteriale në zorrë dhe shumëzimit të baktereve patogjene, siç është C. difficile. Kjo manifestohet me barkqitje, ethe, dhembje barku, e ndonjëherë mund të ketë edhe përfundim letal.
Antibiotikët, gjithashtu, mund të shkaktojnë edhe reaksione alergjike të cilat kërkojnë një ndërhyrje urgjente. Te vajzat nga përdorimi i tepërt i antibiotikëve mund të shkaktohet kandidiaza vaginale.
Nuk është e saktë, se me dhënien e antibiotikëve në fillim të infeksionit, ai mund të pengohet ose të shkurtohet rrjedha e tij. Çdo sëmundje ka kohëzgjatjen e saj.

Emri iPad është blerë me mashtrim?

Siç shkruan The Wall Street Journal, kompania kineze Proview Electronics betejën e vet juridike kundër Apple në lidhje me emrin iPad e zgjeroi edhe në SHBA.
Kompania javës që shkoi ngriti padinë në Kaliforni, duke pohuar se Apple ka bërë mashtrim kur më 2009 bleu të drejtën e përdorimit të emrit iPad nga një nga degët e kompanisë. Në të vërtetë, Apple për të fshehur identitetin bleu këtë emër duke përdorur një kompani nga Britania e Madhe të quajtur IP Application Development (IPAD).
Në padi theksohet se Apple veproi me qëllim të mashtrimit për shkak se nuk ua zbuloi se ai do të jetë pronari i vërtetë i emrit të mbrojtur. Për shkak të kësaj Proview kërkon dëmshpërblimin përkatës dhe shkëputjen e marrëveshjes së mëhershme, dhe ndalimin e përdorimit iPad nga ana e Apple. Proview përdorte emrin iPad në produktet e veta nga vitit 1998.
Proview ka kohë që është duke udhëhequr betejën ligjore kundër Apple në Kinë, dhe deri tani ka arritur që të fitoj ndalesën e shitjes së iPadit në disa qytete kineze. Në kompani thonë se të drejtën në emrin iPad e shiti një nga degët e tyre edhe pse nuk kishte të drejtë ta bënte këtë, dhe theksojnë se kanë tentuar që të bien në ujdi me Apple jashtë gjykatës, por deri tani Apple ka refuzuar të përgjigjet në kërkesat e tyre.
Përfaqësuesit e Apple nuk dëshironin të komentonin këtë padi të fundit, por më herët kanë deklaruar se kanë arritur marrëveshje me Proview të cilës kompania kineze nuk po i përmbahet. Gjithashtu theksojnë se kanë blerë të drejtën e përdorimit të emrit iPad në 10 vende të ndryshme para disa viteve, por Proview nuk dëshiron të respektoj këtë marrëveshje në Kinë edhe pse gjykata në Hong Kong tashmë ka vendosur në favor të Apple në këtë rast. 

Paraqitet Galaxy Tab 2 (10.1)

Samsung, pas modelit më të vogël 7-inçësh, zyrtarisht paraqiti edhe gjeneratën e dytë të tabletit të madh Galaxy Tab 2 (10.1). Baza harduerike është procesori me takt pune prej 1 GHz dhe 1 GB RAM e në kombinim me kamerën e pasme prej 3-megapiksel (e përparmja është VGA) dhe përkrahjen për rrjetat HSPA+ në modelin më të avancuar.
Ekrani me diagonalen prej 10.1 inç (PLS TFT) ka rezolucionin prej 1,280 x 800 pikë, ndërsa është para-instaluar sistemi operativ Android 4.0 me ndërfaqen TouchWiz dhe aplikacionet e Samsungut për multimedia. Në ofertë do të jenë versionet me memorien e integruar prej 16 ose 32 GB (që mund të ritet me kartelat microSD), e blerësve të interesuar me gjasë do të ju pëlqej edhe bateria prej 7,000 mAh, derisa në modelin më të vogël (me specifika mjaftë të ngjashme me versionin 10.1) është përdorur bateria me kapacitetin prej 4,000 mAh. Shitja nis gjatë marsit, e atëherë pritet të bëhen të ditura edhe çmimet e pajisjes.

Windows 8 në tabletët e HP-së

Hewlett Packard po zhvillon tablet dhe pajisje hibride të bazuar në procesorët e Intelit dhe ata ARM që do të punojnë me Windows 8.
Sipas një shkrimi në Cnet, pohohet për zhvillimin e dy tabletëve të bazuar në gjeneratën e ardhshme të procesorëve Atom të Intelit, dhe njëri në procesorin ARM të Qualcomm.
Njëri nga dy pajisjet e bazuar në procesorët e Intelit do të duhej të jetë hibrid, respektivisht të kombinoj mundësitë e tabletit dhe kompjuterit klasik portativ. Pajisja e dytë e bazuar në procesorët e Intelit do të duhej të jetë e dedikuar për shfrytëzuesit ndërmarrës. Pritet që të dyja pajisjet të përdorin procesorët Atom të cilët po zhvillohen nën emrin Clover Trail.
Pajisja e tretë do të duhej të jetë e bazuar në procesorin e Qualcomm, sipas të gjitha gjasave në Snapdragon. Për momentin nuk ka informata shtesë për këtë pajisje. 

Titujt bizarë të librave

Libri “Cooking with Poo” dhe “Estonian Sock Patterns All Around the World”, që në përkthim shqip pak a shumë i bie “Ziej me pordhë ”, respektivisht “Modelet estoneze të çorapeve në botë”, janë vetëm dy nga titujt më bizarë të librave që garojnë për çmimin e titullit më të çuditshëm të librit sivjet.
Sidoqoftë, në gjuhën amtare të Tajlandës titulli i librit të Saiyuud Diwong nuk tingëllon edhe aq keq pasi “Poo” do të thotë “karavidhe” dhe po ashtu ky është pseudonimi i kësaj kuzhiniereje.
Edhe libri i Aino Praaklit për çorapet është në listën e ngushtë së bashku me titullin. Horace Bent, i cili organizon këtë garë tha se sivjet e ka pasur shumë të vështirë të krijojë listën e ngushtë të titujve të çuditshëm, pasi ka pasur shumë libra me tituj interesant. 

Shërben lakuriq, biznesi po i lulëzon

Pronarja e kafeterisë në qytetin italian Bagnolo Mella, pasi udhëhoqi për tetë vjet kafiterinë e saj, vendosi të përdorë një “plan të ri” pune për të përmirësuar fitimet.
Ajo arriti ta mbushë kafeterinë me myshterinj, pasi filloi të shërbejë lakuriq. Disa prej kombinimeve të veshjes në të cilat shërben “nga banaku”, 34 vjeçarja i botoi edhe në profilin e saj në Facebook.
Se plani i saj ka shënuar progres, tregon edhe fakti se kafeteria e saj tash është plot dhe se natë e ditë mysafirët me makina bllokojnë rrugët e qytetit, për çka kryetari paralajmëroi se do të kufizojë parkimin në atë rajon.
Laura, gjatë një interviste për një televizion italian, komentoi kërcënimet e kryetarit të qytetit duke thënë: “Çfarë të bëjë unë që njerëzit dëshirojnë të vijnë në kafetertinë time? Edhe shumë gra në qytet ma kanë marrë inati, por ky nuk është problemi im por i tyre. Sipas saj, disa myshterinj bëjnë rrugë mbi 100 kilometra vetëm për të pirë kafe në lokalin e saj.