Rita përshëndet në shqip

“I falenderojë të gjithë shqiptarët për përkrahjen . Ju dua Rita Ora”. Ky ka qenë një koment i shkruar në faqen e saj zyrtare në Facebook nga këngëtarja nga Kosova e cila po bën famë në Angli dhe në botë Rita Ora. 

Kjo përshëndetje duket se ka ndezur zemrat e shqiptarëve, të cilët kanë pohuar se ndihen krenarë për Ritën dhe për karrierën e saj.

Kohët e fundit Rita ka dhënë intervistë në RTK ku ka folur në shqip, gjithashtu edhe në Top-Channel.

Ndërsa në vitin 2004, ajo ka marrë pjesë si një prej aktoreve kryesore në filmin “Spivs", ku Rita gjatë gjithë kohës flet shqip me dialekt kosovar.

Zgjateni jetën duke vrapuar



Disa shkencëtarë nga Kopenhaga kanë deklaruar se vrapimi i rregullt rrit jetëgjatësinë e meshkujve për 6 vjet, ndërsa të femrave për 5 vjet.
Ata e kanë kryer studimin, i cili ka filluar në vitin 1976. Kanë përcjellë shëndetin e sistemit kardiovaskular të 20.000 njerëzve në moshën prej 20 deri 93-vjeçare.
Vetëm një orë vrapim në javë do t’ju ofrojë përfitime të pabesueshme për shëndetin, pohojnë ekspertët të cilët kanë krahasuar jetëgjatësinë e 1.116 meshkujve dhe 762 femrave që bëjnë vrap me personat që ushtrojnë pak ose aspak.
Meshkujt të cilat kanë bërë jogging 1 deri 2.5 orë në javë mesatarisht kanë jetuar 6.2 vjet më gjatë se ata që nuk kanë ushtruar.
Femrat të cilat rregullisht kanë bërë jogging 1 deri 2.4 orë në javë mesatarisht kanë jetuar 5.6 vjet më shumë se ata që nuk kanë bërë. Vërtet është më pak se meshkujt, por shifra është gjithsesi impresive.
Shkencëtarët po ashtu kanë vërtetuar diçka për çka dyshohet tashmë një kohë të gjatë dhe kjo është që vrapimi i moderuar është më i shëndetshëm se ai intensiv, sepse ka rrezik më të vogël për të zhvilluar lëndime të nyjave.
“Mund të themi me siguri që joggingu zgjat jetën”, transmeton Telegraph deklaratën e dr. Peter Schnohr.
“Numri i rasteve të vdekjes është më i vogël te personat që rregullisht bëjnë jogging me intensitet të lehtë, për dallim nga personat që nuk ushtrojnë aspak ose personat që ushtrojnë në mënyrë preventive”, ka shtuar dr. Schnohr.

Para vdekjes, 17 vjeçari video lamtumire në Youtube (VIDEO)

Fjalët bllokohen nga lotët. Por Shaun Wilson-Miller, një djalë 17 vjeçar që sapo ka mësuar se shumë shpejt do të vdesë, merr zemër dhe vendos të publikojë në YouTube videon personale me mesazhin e lamtumirës.Është mesazhi i dhimbjes dhe njëkohësisht i shpresës ai që ka prekur njerëzit që brenda pak javësh janë bërë më shumë se 1.5 milionë vetë. 


Shaun vuan nga një sëmundje kronike e zemrës çka e ka detyruar të bëjë dy transplante. Mjekët kanë thënë se në këto kushte nuk mund të bëhet një transplant i tretë, duke i dhënë kështu djalit vetëm pak muaj jetë.


Pak pasi është njohur me diagnozën dëshpëruese, Shaun ka registruar në darkë vonë mesazhin me kameran e tij që më pas është shpërndarë në mbarë botën përmes faqeve të internetit. Në mesazhin e tij, ai u uron miqve e familjarëve të tij një jetë të lumtur ndërsa u kërkon që të kujdesen për babain e tij, kur ai të mos jetë më.


"Unë nuk do të jem këtu aq gjatë sa kisha shpresuar, por dua të them se kjo ishte një shëtitje fantastike dhe nuk kam asnjë merak", thotë Shaun ndërsa mundohet të frenojë emocionet. Mesazhi në fjalë ishte destinuar vetëm për miqtë e tij në Facebook, por Shaun-it i është dashur ta ngarkojë në YouTube për shkak të një problemi teknik që kishte rrjeti social dhe në mëngjes videoja në fjalë ishte shikuar nga 10 mijë persona. 


Në një javë, Shaun ka dalë në disa spektakle televizive, është takuar me futbollistin e preferuar dhe po shkruan historinë e jetës së tij. Madje ai ka gjetur edhe një të dashur, e cila gjithashtu është e sëmurë në zemër.

Mancini dëshiron të blejë ende

Trajneri i Manchester City, Roberto Mancini, planifikon tjera shpenzime gjatë afatit kalimtar veror për ta forcuar edhe më shumë kampionin Anglisë në fuqi.
Që pas blerjes nga sheiku Mansour (2008), City ka transferuar emra të njohur të futbollit, mes tyre Yaya Toure, Sergio Aguero, Samir Nasri, David Silva e Mario Balotelli
Kryetari i klubit, Khaldoon Al Mubarak, më herët ka thënë se City nuk ka nevojë të shpenzojë shuma të mëdha gjatë verës, mirëpo Mancini mendon se suksesi i mëtutjeshëm kërkon investim.
“Barcelona dhe Real Madridi çdo vit blejnë nga dy ose tre lojtarë dhe shpenzojnë shumë para. Mendoj se e njëjta do të jetë edhe te Manchester City”.
“Duhet të përmirësohemi. Duhet ta kemi fuqinë që të luajmë në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën Premier”, ka thënë italiani përBBC Sport.

Di Matteo mohon shkëmbimin Torres-Falcao

Trajneri i Chelseat, Roberto Di Matteo, i ka quajtur të pavërteta pohimet rreth shkëmbimit mes Fernando Torres dhe sulmuesit të Atletico Madridit, Radamel Falcao.
Ishte Atletico skuadra me të cilën spanjolli bëri emër para se të kalonte te Liverpooli dhe pastaj u shit te Blutë për 50 milionë funte. Megjithatë, ai ka dështuar që ta shpaguajë veten në Stamford Bridge.
Ndërkohë që Falcao ka shkëlqyer te klubi spanjoll që pas transferimit nga Porto, duke shënuar 36 gola dhe duke i ndihmuar Atleticos që ta fitojë titullin e Europa League këtë sezon.
“Këto janë vetëm spekulime. Unë kam raporte të shkëlqyera me Fernandon dhe besoj se ai do të jetë këtu sezonin e ardhshëm”, ka thënë Di Matteo

Nadal nuk shqetësohet për vendin e tretë

Në ranglistën më të re të ATP-së, Rafael Nadal është zhvendosur një pozitë më poshtë, pasi vendin e dytë ia ka zënë Roger Federer pas triumfit në Madrid.
Spanjolli u eliminua në mënyrë befasuese nga bashkëkombësi Fernando Verdasco në xhiron e tretë të turneut në kryeqytetin spanjoll dhe pas fitores së zviceranit, dy tenistët ndërruan vendet në renditje.
“Të jem i dyti ose i treti nuk ka rëndësi sa u përket qëllimeve të mia, të cilat mbesin të njëjta pavarësisht pozitës në listë”, ka thënë Nadal.
Gjashtëherë fituesi i Roland Garros mund të kthehet shumë lehtë në vend të dytë pas turneut në Romë.

Pedro Proenca ndan drejtësinë në finale të LK

Pedro Proenca do të jetë arbitri kryesor në finalen e Ligës së Kampionëve që zhvillohet të shtunën, mes Bayern Munichut dhe Chelseat, në Allianz Arena.
41-vjeçari, i cili ka filluar ta ndajë drejtësinë nga viti 1988, është njëri nga 12 gjyqtarët kryesorë të nominuar për Euro 2012.
Portugezi ka qenë përgjegjës në pesë ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon, ndërsa në sezonin 2010/2011 ishte arbitri kryesor në ndeshjen kthyese gjysmëfinale mes Manchester Unitedit dhe Schalkes.

United dominon formacionin më të mirë në histori të LP

Lojtarët e Manchester Unitedit dominojnë njëmbëdhjetëshin më të mirë të Ligës Premier të të gjitha kohërave, si atë të zgjedhur nga publiku, ashtu edhe atë të zgjedhur nga ekspertët.
Në të dyja formacionet bëjnë pjesë mesfushorët aktualë, Paul Scholes dhe Ryan Giggs, portieri legjendar Peter Schmeichel, ish-mbrojtësi Gary Neville, si dhe lojtari që tash bart fanellën e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
Po ashtu, të dyja palët zgjodhën në sulm dyshen, Alan Shearer dhe Thierry Henry.

Njëmbëdhjetëshi sipas ekspertëve:
Portier: Schmeichel
Mbrojtës: G Neville, Adams, Ferdinand, A Cole
Mesfushorë: Ronaldo, Roy Keane, Scholes, Giggs
Sulmues: Shearer, Henry

Njëmbëdhjetëshi sipas publikut:
Portier: Schmeichel
Mbrojtës: G Neville, Adams, Vidic, A Cole
Mesfushorë: Ronaldo, Gerrard, Scholes, Giggs
Sulmues: Shearer, Henry

Në përzgjedhje kanë marrë pjesë 300.000 tifozë anekënd botës (njëmbëdhjetëshi sipas publikut) dhe një panel prej 11 ekspertësh të futbollit (njëmbëdhjetëshi sipas ekspertëve).
Ryan Giggs është shpallur lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në Ligën Premier, ndërsa Sir Alex Ferguson ka mposhtur konkurrentë, si Arsene Wenger dhe Jose Mourinho, për t’u shpallur trajneri më i mirë. 

Nuk e do shkollën as mësimin (Foto)









Bukuroshja amerikane, Dawnielle Royalty, deri më tani ka qenë 
disa herë në ballinën e revistës Playboy.
Duke folur për vete, ajo ka thënë se vjen nga fshati dhe di t’i zgjedhë vlerat e vërteta.
Ajo ka deklaruar se nuk e do shkollën, ndërsa kënaqet nëpër ndeja, i pëlqen noti, alpinizmi, çiklizmi etj. 

Përpiqet të shesë mend – thyen Lamborghinin (Video)

Një xhirim i lansuar në YouTube shfaq një ndeshje ‘të panevojshme’ të një Lamborghini Galard me vlerë prej 225.000 dollarësh.
Pasi pret një kohë në semafor në një paralagje të Chicagos, vozitësi i automjetit të shtrenjtë shtyp më tepër sesa duhet pedalin e gazit dhe humb kontrollin mbi automjetin.
Ai kalon në korsinë e kundërt dhe ngec mes dy automjetesh, ndërsa e gjithë ngjarja është xhiruar me kamerë nga një automjet tjetër.

Fshihet në motorin e makinës (FOTO LAJM)

Një 18-vjeçar nga Afganistani, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u fsheh në vendin më të pazakontë, në motorin e një makine, në një traget që po udhëtonte drejt portit italian të Barit nga Greqia.


Por edhe pse kishte qëndruar për 20 orë në kofanon e makinës zbulohet nga policia italiane në Bari.
Në mënyrë që të reduktonte vështirësinë e qëndrimit në një pozicion krejtësisht të pazakontë, 18-vjeçari kishte vendosur një batanije poshtë motorit dhe kishte marrë me vete vetëm një shishe ujë.
Sipas ekspertëve, ai rrezikoi shumë me jetën e tij duke udhëtuar në këtë mënyrë, pasi vendet ku transportohen makinat në një traget janë të njohura për lëshimin e gazrave vdekjeprurës, ndërsa nëse makina do të kishte lëvizur pa e kuptuar prezencën e emigrantit, ai do të kishte vdekur nga nxehtësia dhe djegiet.
Oficerët e emigracionit e ndaluan makinën pasi kishin dyshime për shkak se shoferi ishte nervoz.



Cahill e Luiz kthehen në stërvitje

Qendërmbrojtësit e Chelseat, David Luiz dhe Gary Cahill, janë shfaqur në seancën stërvitore të martën pasdite.
Ky është një lajm i mrekullueshëm për Blutë, kur kihet parasysh se në finalen e Ligës së Kampionëve i kanë të suspenduar dy mbrojtësit kryesorë, John Terry dhe Branislav Ivanovic.
Roberto Di Matteo dhe stafi i Chelseat do të përpiqen që t’i kthejnë në formë dy lojtarët për ditët e mbetura para finales së të shtunës.
Megjithatë, nëse ata nuk do të vlerësohen si të aftë për të luajtur, atëherë trajneri do të duhet të tërheqë ndonjë mesfushor në mbrojtje

Chiellini luan në Euro 2012

stafi mjekësor i Juventusit, sipas të cilit, Giorgio Chiellini do të jetë në dispozicion në fillim të Kampionatit Evropian.
Mbrojtësi bardhezi u lëndua në takimin e të dielës ndaj Atalantas dhe do të mungojë në finale të Kupës së Italisë kundër Napolit (20 maj).
Megjithatë, Juventusi ka konfirmuar se lojtari nuk do të mund të luajë vetëm për tri javë, ashtu që ai do të jetë në gjendje ta fillojë garën që zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë.
“Ai do të jetë në gjendje që t’i kthehet aksionit brenda 20 ditësh. Kështu që do të mungojë në finale të Kupës së Italisë kundër Napolit”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga Juventusi.
Italia e fillon Kampionatin Evropian më 10 qershor kundër kampionit në fuqi, Spanjës, në Gdansk të Polonisë. 

Giggs lojtari më i mirë në histori të Ligës Premier

Mesfushori veteran i Manchester Unitedit, Ryan Giggs, është shpallur lojtari më i mirë i Ligës Premier në historinë e saj 20-vjeçare.
38-vjeçari ka qenë prezent në këtë garë që nga themelimi i saj (në vitin 1992), ndërsa gjatë qëndrimit të tij në Old Trafford, mes tjerash, uellsiani e ka ngritur 12 herë titullin e kampionit dhe e ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve.
Nga çmimet individuale, Giggs e ka fituar dy herë radhazi çmimin PFA lojtari i ri më i mirë dhe ka fituar çmimin për lojtarin më të mirë për paraqitjet e tij në sezonin 2008/2009, po të njëjtin vit është shpallur personalitetit sportiv nga BBC.
Ai mban rekordin e paraqitjeve në Ligën Premier (638), është i vetmi lojtar që ka luajtur dhe ka shënuar në të gjitha sezonet e kësaj lige dhe është lojtari i parë që ka shënuar 100 gola për Unitedin në ligë. 

Gagas i ndalohet “përhapja e besimit satanik” në Indonezi

Autoritetet në Indonezi kanë ndaluar mbajtjen e koncertit të Lady Gagas, i cili është caktuar për datën 3 qershor, pasi që kundër performancës së saj është shprehur grupi konservator islamik.
“Leja për mbajtjen e koncertit të Lady Gagas më 3 qershor në Jakarta është anuluar në bazë të rekomandimeve të policisë në Jakarta”, ka thënë zëdhënësi i Policisë kombëtare, Saud Usman Nasution.
Fronti i mbrojtësve të islamit më herët ka paralajmëruar se do të mobilizojë 30.000 njerëz, të cilët do t’i kundërvihen paraqitjes së këngëtares në koncert dhe se do ta pengonin daljen e saj nga aeroporti.
“Do ta ndalojmë që ta shkelë vendin tonë. Do të ishte më mirë që të mos guxonte që ta përhapë besimin e saj satanik në këtë vend”, ka thënë më herët lideri i frontit, Salim Alatas.
Organizatorët e koncertit kanë njoftuar se tashmë janë shitur të gjitha biletat (rreth 52.000) dhe se njerëzit kanë dëshirë të madhe ta dëgjojnë Lady Gagan, megjithatë tash është bërë e qartë se kjo dëshirë nuk do t’iu plotësohet.
Indonezia që numëron 240 milionë banorë është vendi me numrin më të madh të myslimanëve në botë.

Pse majtakët janë të pakët?

Majtakët nuk janë aq të zakonshëm. Në parim, paraqesin vetëm rreth 10 për qind të popullatës njerëzore. Por studimi i ri sugjeron që arsyeja pse majtakët janë në pakicë ka të bëjë me faktin se si raca njerëzore është më shumë e prirë për bashkëpunim sesa për konkurrencë.
Disa hulumtues nga Universiteti Northwestem për herë të parë kanë analizuar të dhënat e vërteta për të përcaktuar nëse hipoteza ekzistuese - që bashkëpunimi ka shkaktuar përdorimin e dorës së njëjtë - është e saktë. Daniel M. Abrams, një nga hulumtuesit shpjegon: “Sa më shumë të jenë të socializuara kafshët - ku bashkëpunimi vlerësohet shumë - popullata e përgjithshme më shumë do të ndjekë trendin ndaj një ane. Faktori më i rëndësishëm i shoqërisë efektive është shkalla e lartë e bashkëpunimit. Tek njerëzit, kjo ka rezultuar në shumicën e djathtakëve".
Në fakt, në komunitetin plotësisht bashkëpunues, hipoteza sugjeron që çdokush do të kishte dorë të njëjtë dominuese. Analizat e Abramsit vërtetojnë kështu hamendësimet që 10 për qind e majtakëve të mbetur paraqesin dëshminë që raca njerëzore nuk është bashkëpunuese në tërësi.
Madje, modeli i ri i krijuar nga ana e hulumtuesve edhe mund të parashikojë përqindjen e majtakëve në çdo grup - njerëzit, zogjtë, madje edhe te lojtarët e bejsbollit - me marrjen e të dhënave për shkallën e bashkëpunimit dhe konkurrencën brenda strukturës shoqërore. Interesante është që studimi po ashtu vërteton pse ekziston numër kaq, joproporcional i majtakëve në disa sporte. Derisa bashkëpunimi shkakton përdorimin e dorës së njëjtë, konkurrencës dhe përparësive në sportet si bejsbolli, boksi ose skerma i përshtatet kjo gjë e pazakontë. Sido që të jetë, ende ka mbetur të shihet pse shumica e njerëzve kanë përfunduar si djathtakë dhe jo si majtakë.

Vitamina A mund të mbrojë njerëzit nga kanceri i lëkurës

Rreth preparateve të multivitaminave bëhen polemika të shumta, ekspertët tentojnë të shohin nëse përparësitë e tyre i tejkalojnë të gjitha të metat, ndërsa një hulumtim i tillë i bërë para pak kohe ka treguar që doza ditore e vitaminës A mund të mbrojë njerëzit nga kanceri i lëkurës.
Studimi ka zbuluar që retinoli, pjesa kyç e vitaminës A mund të parandalojë krijimin e formës më vdekjeprurëse të kancerit të lëkurës, ndërsa efektet më të fuqishme pozitive janë shënuar te femrat. Për befasi të shkencëtarëve vitamina A nga ushqimet natyrale -mëlçia, vezët dhe qumështi nuk ka efektin e njëjtë sikur edhe vitaminat në formë të tabletave.
Studimi i dr. Maryarn Asgari dhe kolegëve të saj i cili është publikuar në revistën profesionale Journal of lnvestigative Dermatology është kryer në 69.635 meshkuj dhe femra të cilët kanë konsumuar vitaminën A përmes tabletave apo ushqimit të shëndetshëm.
Rezultatet ishin të pabesueshme, njerëzi të cilët çdo ditë kanë konsumuar vitamina A, dhe me këtë edhe retinol, kanë pasur 60 për qind më pak shanse për të zhvilluar kancerin e lëkurës, ndërsa doza më e madhe e vitaminës në mënyrë të shtuar ka reduktuar rrezikun - njerëzit të cilët kanë konsumuar më shumë se 1,200 miligramë në ditë kanë pasur 74 për qind shanse më të vogla për melanoma. “Studimi ynë sugjeron për lidhjen në mes konsumimit të tabletave të retinolit dhe madhësisë së melanomës, dhe sidomos në vendet që janë të ekspozuara ndaj rrezeve të diellit. Kjo sugjeron që efektet pozitive të retinolit lindin nën ndikim të diellit”, ka thënë dr. Asgari, udhëheqësja e projektit të institutit hulumtues “Kaiser Permanent Northern California Division of Research”.
Edhe pse ky hulumtim ka prodhuar rezultate premtuese, shkencëtarët thonë që njerëzit nuk do duhet të fillojnë vetë me trajtim me vitamina, sepse dozat e mëdha mund të jenë të rrezikshme për shëndetin.

Pizarro largohet nga Werderi

Claudio Pizarro ka konfirmuar se do të largohet nga Werder Bremeni këtë verë, mirëpo nuk ka bërë të ditur se në cilin klub do të transferohet.
Klubi gjerman i ka ofruar kontratë të re peruanit, mirëpo ai e ka refuzuar në mënyrë që ta vazhdojë karrierën te ndonjë klub tjetër.
“Ishte një vendim shumë i vështirë për mua, sepse ndjej dashuri të madhe për skuadrën dhe për këtë klub”.
“Mirëpo, unë dua ta përfundoj karrierën duke bërë diçka ndryshe. Çfarë është kjo, nuk mund të them ende. Kam disa oferta të cilat duhet t’i shqyrtoj”, citon faqja zyrtare e Werderit fjalët e 33-vjeçarit.
Borussia Dortmund, Bayern Munich, Borussia Monchengladbach dhe Schalke, janë klubet gjermane që kërkojnë shërbimet e Pizarros, ndërkohë që ai ka edhe disa oferta luksoze nga Katari dhe SHBA-të

Allegri nuk ka kërkuar shitjen e Ibras?

Klubi i Milanit ka hedhur poshtë njoftimet se trajneri Massimiliano Allegri nuk ka raporte të mira me sulmuesin Zlatan Ibrahimovic dhe se ka kërkuar shitjen e tij.
Sipas ANSA, suedezi nuk shkon mirë me trajnerin dhe një numër bashkëlojtarësh, ashtu që Allegri e ka njoftuar Silvio Berlusconin rreth kësaj çështjeje.
Madje, sipas njoftimit, trajneri ka kërkuar që Rossonerët të përfitojnë nga shitja e 30-vjeçarit duke pasur parasysh moshën e tij.
Megjithatë, klubi ka lëshuar një komunikatë për media duke mohuar pohimet e agjencisë ANSA, për të cilat thotë se “janë pa bazë dhe të pavërteta”. 

“Golat e Messit nuk vlejnë asgjë – Topi i Artë t’i takojë Ronaldos”

Cristiano Ronaldo duhet ta fitojë Topin e Artë këtë vit, pasi që golat e Lionel Messit janë të pavlefshëm për faktin se Barcelona dështoi ta fitonte titullin – ka thënë trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho.
Messi ka shënuar 50 gola në La Liga, ndërkaq Ronaldo ka realizuar katër më pak, mirëpo strategu portugez beson se golat e lojtarit të tij janë më të vlefshëm, duke qenë se Mbretërit u shpallën kampionë të Spanjës.
“Cristiano duhet të jetë fitues i Topit të Artë, jo se ishte golashënuesi më i mirë, gjë që ka qenë në sezonin e kaluar, por sepse golat e tij e fituan kampionatin”.
“Messi ka shënuar 50 gola që nuk vlejnë për asgjë, sikurse që Cristiano shënoi 42 gola në sezonin e kaluar që nuk vlejtën për asgjë”, ka thënë Mourimho në një intervistë për SIC.

Fëmija Pa Sy, Nëna Video Frymëzuese Në YouTube (VIDEO)

Kjo është historia e dhembshme e një nënë që tregon për djalin e saj të sëmurë. 
Shtatë muaj më parë ajo solli në jetë një djalë, i cili nuk ishte si gjithë të tjerët, sepse për shkak të një sëmundje të rrallë ai mbeti i deformuar pa sy dhe me një buzëqeshje të përhershme në buzë. Kjo është një video e postuar nga nëna në YouTube, e cila tregon me anë të disa letrave gjithcka mbi të dhe djalin e saj të sëmurë. 

Betohen para Presidentes prokurorët e rinj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dekretoi sot emërimin e një numri prokurorësh në prokuroritë komunale të vendit.
Dekretimi u bë duke u bazuar në nenin 84, pika 18 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 19, paragrafi 1 të Ligjit nr.03/L-224, për Këshillin Prokurorial, si dhe duke u bazuar në vendimin nr. 52/2012, të datës 17 prill 2012 të Këshillit Prokurorial të Kosovës, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Presidenca.
Të shoqëruar nga kryeprokurori i Kosovës, Ismet Kabashi, para Presidentes Jahjaga e dhanë betimin 13 prokurorë të dekretuar. 

Lakuriq dhe e armatosur pranë universitetit


Oficerët e policisë qëlluan një njeri lakuriq pasi kishte shtënë me armë pranë një kampusi universitar në Indiana.


Fqinjët thirrën policinë të premten në mëngjes, kur dëgjuan dikë që këlthiste, duke qëlluar me armë dhe me sa duket duke hedhur fishekzjarre në oborrin e një shtëpi Bloomington.
Kur policia iu afrua njeriut, i cili nuk është identifikuar, ai mbante armën e tij gati për të qëlluar oficerin.


Policia e arrestoi personin lakuriq që nuk behet i ditur emri dhe e dërgoi në spiatl për të shëruar plagët që mori nga qëllimi i policisë.
Hetimet e para nxorrën se në moshë ishte student por jo i Universitetit Indiana.
Para një veprimi të tillë ai kishte marrë mariuanë.

Kush janë ata që e përdorin celularin edhe duke bërë seks

 Telefoni celular, sidomos kur është smartphone, nuk po përdoret më si një mjet komunikimi periodk, fjala vjen si dikur telefoni fiks, vetëm për të kryer një thirrje, por për shumë e shumë më tepër.
Telefonin celular, (le të thotë ndokush se nuk është e vërtetë), e mbajmë kudo me vete. Shpesh, edhe në banjë, në plazh, pranë një pijeje apo kapeles e vajit të plazhit, në shtëpi edhe tek koka e krevatit...
Por ka edhe më “keq”. Rreth 12% e nënave të reja nuk arrijnë dot të heqin dorë nga celulari i tyre dhe kjo madje ndodh edhe kur janë duke kryer seks.

Diçka e tillë është zbuluar nga një hulumtim i kryer nga Meredith Parents Network, një faqe interneti amerikane që i është dedikuar botës së nënave.
Pjesëmarrja në studim ka përfshirë 1 mijë nëna banuese në SHBA që janë lindur nga 1977 dhe deri më 1994,
Ato i janë përgjigjur një pyetësori mbi përdorimin e smartphone.
Pas analizave që i janë bërë përgjigjeve, ka dalë në pah se janë një masë prej 21% e të intervistuarave që e marrin telefonin kur shkojnë në banjë, ku biseda mund të vazhdojë dhe gjatë momentin që i dedikohen higjienës personale.

Një tjetër rezultat, i cili fillimisht mund të duket si i pabesueshëm është vënë në dukje nga ky studim.
Një mesatare prej 12 % e nënave të reja e përdorin telefonin e tyre teknologjik dhe gjatë kohës që kryejnë marrëdhënie seksuale.

Janë rreth 80% e tyre që e përdorin telefonin për t’u lidhur me rrjetin social të Facebook, ndërsa 81% e përdor atë për të bërë pazar

I pret testikujt burrit, se e tradhtoi

Një 57 vjeçare me origjinë gjermane, Brigitte Skudlarek, ka torturuar bashkëshortin e saj 61-vjeçar, Gabrio Gentilini. 

Shkak për këtë janë bërë tradhtitë e shpeshta të këtij të fundit. Sipas burimeve të policisë, ajo e ka dëmtuar rëndë të shoqin në organet gjenitale, duke i prerë dhe testikujt.
Madje, ajo i kishte shkaktuar lëndime të shumta atij edhe në vrimën anale. 61-vjeçari ka vdekur disa orë më pas i dergjur në një spital nëLivorno. Policia është duke e marrë në pyetje 57-vjeçaren, e cila pritet të akuzohet për vrasjen e të shoqit.
Ngjarja ka ndodhur nëLivorno të Italisë.

Tatuazhet dhe piercing-at rrisin konsumimin e alkoolit

Rritja e pranisë së tatuazheve dhe piercing-ve në trup rrit konsumimin e alkoolit. Kështu kanë deklaruar një grup studiuesish në Francë.

Autorët e studimit kanë ftuar personat që t’i përdorin ato për të individualizuar subjetet në rrezik nga alkooli dhe për të hipotizuar ndërhyrjen ndaj sjelljeve të rrezikshme për shëndetin.
Studimi i drejtuar nga Nicolas Gueguen, docent i shkencave sociale në Universitetin e Britanisë së Jugut, ka karakteristika të veçanta.
Kështu, studiuesi u vendos jashtë bareve dhe pabeve gjatë fundjavës, duke u kërkuar rreth tre mijë personave t’i nënshtroheshin një testi për alkoolin dhe të thoshin se sa tatuazhe dhe piercing kishin në trup.
Rezultatet, janë se "rritja e tatuazheve dhe piercing-ve rrit edhe konsumimin e alkoolit".
Ato do të publikohen në revistën “Alcoholism: Clinical and Experimental Research.

LG prezanton Optimus Elite

Operatori mobil amerikan, Virgin Mobile së fundmi ka lansuar telefonin e ri Android, dhe të njëjtin ka vendosur ta ofrojë për një çmim jo më të madh se 150 dollarë.
Për telefonin e mençur, LG Optimus Elite, Virgin ka tri plane të ndryshme tarifore, njëri prej të cilëve e ofron këtë telefon me 35 dollarë, ndërsa i njëjti bazohet në Android 2.3 Gingerbread.
 
LG Optimus Elite posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.5 inç, procesorin me 800MHz, kamerën me 5 mega-piksel, si dhe teknolgojinë e pagesave NFC, dhe Google Wallet.

Florence, peshkaqeni vegjetarian

“The Sun” ka raportuar se në Birmingam të Anglisë jeton një peshkaqen tërësisht vegjetarian që quhet Florence. 

Florence injoron tërësisht peshqit dhe copat e mishit që hidhen në akuariumin e tij në National Sea Life Center, për t’u vërsulur drejt lakrave dhe kastravecëve.
Ai vazhdon të orientojë preferencat e saj drejt gjithçka që është vegjetale.
Thuhet se, peshkaqeni ka nisur të sillet si vegjetarian kur në vaskën e tij ishte hedhur gabimisht sallatë jeshile, e destinuar për një breshkë.
Personeli i qendrës, i shqetësuar për shëndetin e Florence, ka filluar të fshehë mishin e grirë mes jeshillëqeve për të ringjallur shpirtin mishngrënës të kafshës, por nuk ka pasur sukses.

Çiljeta këndon në festën e Skënderbeut

Në një koncert festiv në stadiumin “Skënderbeu”, presidenti i FSHF-së Armand Duka ka dhënë edhe medaljet për lojtarët kampionë të Kategorisë Superiore, si dhe trofeun e kampionatit. 


Festa e titullit kampion te Skenderbeut ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit të së hënës, ku protagonistët e titullit kanë dalë edhe në qytet për të shfaqur me krenari trofeun.
Pjesë e këtyre festimeve duket se është bërë edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila e ka ndezur më shumë atmosferën. Këngëtarja kishte veshur një fustan të shkurtër gri, dhe një palë taka “pink”, që e tregojnë atë shumë seksi dhe provokuese.

Ajo kishte vënë në qafë edhe shallin e skuadrës së Skënderbeut.

"Maria Magdalena" e quajtur Nicole Scherzinger

Nicole Scherzinger në rock operën " Jesus Christ Superstar " do të mishërojë Maria Magdalenën. Këngëtarja e ka fituar këtë rol në mjuzikllin e regjisorit britanik të teatrit, Andrew Lloyd Webber.

Në këtë mjuzikëll, Tim Minchin do të mishërojë Judën, ndërsa rolin e Jezusit nuk është caktuar ende se kush do ta luajë, raporton BBC.
Në fakt, publiku i talent show "Superstar" të shtëpisë televizive BBC do të vendosë se kush do të marrë rolin e Jezu Krishtit. Shfaqja së shpejti do të fillojë të transmetohet në televizion, ndërsa thuhet se interesimi është shumë i lartë.
Scherzinger ka qenë në negociata me Webberin, pasi ditë më parë ajo kishte deklaruar se kishte rënë në dashuri me mjuzikllin, shkruan britanikja “The Sun”.

Ferguson: Nuk kemi nevojë për ndryshime të mëdha

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se skuadra e tij nuk ka nevojë për ndryshime të mëdha, pavarësisht se humbi titullin ndaj Manchester Cityt këtë sezon.
“Ne ua kemi vënë syrin disa lojtarëve të caktuar dhe duam të sigurohemi që evolucioni të vazhdojë te United”.
“Unë kam qenë në klub për 25 vite dhe më duhet t’i ruaj standardet e caktuara të cilat na kanë mbajtur neve aty gjithë kohën”.
“Ne nuk fitojmë gjithmonë edhe pse gjithmonë jemi aty, që është një meritë e madhe se si ne i shohim gjërat. Por nuk ka asgjë materialisht keq me ne. E di se ka disa kritikë, por ne kemi fituar 89 pikë”, ka thënë Fergie

Perez: Jemi të lindur për të fituar

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, thotë se klubi i tij është i krijuar për të fituar trofe dhe shton se skuadra e Jose Mourinho tashmë ka bërë histori me paraqitjet e tyre në La Liga këtë sezon.
Madridi përfundoi sezonin me nëntë pikë epërsi ndaj rivalit më të madh, Barcelonës, për të siguruar titullin e 32-të në histori këtë sezon.
“Ne i kemi mbajtur premtimet të cilat i kemi bërë vitin e kaluar. Ky klub ka lindur për të fituar dhe ne kurrë nuk lodhemi nga kjo. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe duam të shtojmë legjendën e këtij klubi”.
“Kjo skuadër tashmë është pjesë e legjendës së klubit. Numrat e tyre do të jenë të pamundshme për t’u harruar dhe ata e kanë nderuar historinë tonë. Ne kemi fituar këtë titull në 110 vjetorin dhe jemi të sigurt se e kemi bërë me vlerat të cilat janë përcjellë te ne nga gjeneratat e kaluara”, ka thënë Perez. 

Juventusi të insistojë për Cavanin

Sulmuesi i Napolit, Edinson Cavani, mbetet prioriteti kryesor i Juventusit për afatin kalimtar të janarit, me Zonjën e Vjetër që është e gatshme të ofrojë disa lojtarë si shkëmbim për të.
Bianconerët janë të vendosur të sjellin një emër të profilit të lartë në repartin e sulmit para fillimit të sezonit të ardhshëm dhe, edhe pse kanë kthyer shikimin kah sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persi, dhe ai i Chelseat, Fernando Torres, trajneri Antonio Conte thuhet se vazhdon të lakmojë në Cavanin.
Uruguaiani ka qenë figurë kyçe te Napoli duke shënuar 32 gola në 46 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon dhe e ndihmoi skuadrën të arrijë deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe në pozitën e pestë në Serie A.
Juventusi mendohet se dëshiron të ofrojë Paolo De Ceglie, Sebastian Giovinco dhe Alessandro Matrin në ofertë për Cavanin. 

Nuk ka bisedime Kosovë-Serbi?

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi ka deklaruar të martën se ekzekutivi i vendit do t’i zbatojë vendimet e Kuvendit, pas mocionit të votuar javën e kaluar në Kuvend.
Ky mocion kushtëzon Qeverinë e Kosovës, që bisedimet me Serbinë të mos i fillojë deri në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Në një prononcim për mediat, Kuçi ka thënë se Qeveria e Kosovës do të shikojë këto rekomandime që janë votuar në Kuvend dhe do të analizohen.
“Qeveria i respekton vendimet e kuvendit, do të marrim vendimin, do të shikojmë se si është puna e rekomandimit, por jam i bindur që edhe Kuvendi edhe gjithë ne mendojmë zgjidhjen më të mirë për Kosovën”, ka thënë Kuçi.
I pyetur se pas formimit të Qeverisë në Serbi a do të vazhdohet me bisedime, Kuçi ka thënë se momentalisht janë të fokusuar që të implementohen marrëveshjet e arritura deri më tani. Për më tepër ai ka shtuar se çështja e fatit të pagjeturve unifikon të gjithë në Kosovë dhe nuk është një instrument për të luftuar dikë.
“PDK-ja e ka thënë mendimin e vet të qartë, që çështja e pagjeturve duhet të jetë çështje që unifikon skenën politike, unifikon qytetarët dhe orvatjet tona për zbulimin e fatit të tyre dhe jo si instrument për të luftuar dikë”, ka deklaruar ai, njofton KosovaPress.
Ndryshe edhe pse ishte paralajmëruar që PDK-ja do të insistojë që fut në rivotim mocionin e votuar javën e kaluar, një gjë të tillë Grupi Parlamentar i PDK-së nuk e bëri.
Me këtë mocion, i cili ka mbetur në fuqi kushtëzohen bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, deri në zgjidhjen e çështjes së fatit të të pagjeturve.

Konferencë shkencore mbi fenë

Universiteti Amerikan në Kosovë (AUK) në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe me përkrahje financiare nga Fondacioni Tony Blair dhe Ambasada e Norvegjisë, organizon një konferencë dy ditore shkencore mbi fenë dhe politikën në rajon.
Konferenca do të mbledhë akademikë dhe teologë të njohur botërorë për të diskutuar legatën fetare dhe traditën në Ballkan si dhe impaktin që ka feja në formësimin e diskursit politik në rajon.
Gjatë konferencës dyditore që fillon sot, akademikë dhe mysafirë, përfshi zëvendës myftiun e Indonezisë, Muhyidin Junaidi, përfaqësuesi i shoqatës Shën Exhidio nga Vatikani, profesori Andras Riedlemayer nga Harvard, profesori Ivo Banac nga Yale, profesori Zef Mirdita nga Zagrebi, përfaqësues të tri feve në Kosovë dhe dhjetëra të tjerë nga mbarë bota do të diskutojnë tri tema të ndryshme që ndërlidhën me përvjetorin që po afrohet të Betejës Milviane dhe legalizimit të Krishterimit në Perandorinë Romake nga ana e perandorit me prejardhje ilire Konstandinit të Madh.
Në konferencë marrin pjesë profesorë nga universitetet Yale, Harvard, Boston, Universiteti i Zagrebit, i Kajros, ndërsa konferenca ka mbledhur edhe fytyra të njohura fetare ekumenike nga Kosova, Indonezia, Rumania, Egjipti, SHBA-të, Britania, etj. 

Çitaku: Kosova nuk trajnon guerilët sirianë

Ministrja e Integrimeve Evropiane Vlora Çitaku tha se Kosova nuk ka ndonjë kamp stërvitor për ushtarët guerilë sirianë. Ajo pohoi se në Kosovë ka pasur vizita nga përfaqësues të lëvizjeve opozitare, jo vetëm siriane, por dhe të vendeve të tjera, ku ka pasur shkëmbim përvojash, por mohoi që Kosova po trajnon kryengritësit sirianë.
“Ajo çka ka ndodhur në fakt kanë qenë disa vizita nga përfaqësues të lëvizjeve opozitare, jo vetëm siriane, por dhe të vendeve tjera dhe ka pasur shkëmbim të përvojave. Nuk ka fjalë që UÇK është guerilja më e suksesshme në historinë e re botërore dhe përvojat e saj qoftë në luftë për liri, qoftë në transformime të suksesshme mund të merren si leksione për të tjerët. Por, në asnjë formë, nuk kemi këtu ndonjë kamp stërvitor për ushtarët guerilë sirianë”, tha Çitaku, raporton Kosovapress.
Çitaku më tej pohoi se Kosova ka prezencë shumë të fuqishme të NATO-s dhe EULEX-it dhe gjëra të tilla assesi s’do të mund të ndodhnin, pa një koordinim me faktorin ndërkombëtar.
Ndryshe, ambasadori i Rusisë në OKB, Vitalij Çurkin i tha Këshillit të Sigurimit se vendi i tij është i shqetësuar rreth njoftimeve se kryengritësit sirianë po trajnohen në Kosovë. Ai ka pohuar se nëse këto raporte janë të vërteta, prania e luftëtarëve sirianë në Kosovë do të minojë përpjekjet ndërkombëtare për të rivendosur paqen në Siri.

Jahjaga: Kosova të trajtohet njëjtë si shtetet tjera

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në takimin me ministrin për çështje evropiane të Danimarkës, Nicolai Wammen tha se është me rëndësi për Kosovën që procesi i liberalizimit të vizave të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur, sepse kjo do të përçonte një porosi të mirë për qytetarët se edhe ata kanë një perspektivë të qartë evropiane si të gjithë qytetarët e tjerë të vendeve të rajonit.
Presidentja Jahjaga theksoi se Danimarka ka luajtur një rol të rëndësishëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor gjatë kryesimit me BE-në dhe vlerësoi se i gjithë rajoni ka bërë një përparim të theksuar në rrugën evropiane.
Ajo tha se Republika e Kosovës janë në proces të përmbushjes së standardeve të përcaktuara në studimin e fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, që i është dorëzuar Kosovës në muajin mars.
Jahjaga tha se institucionet e Republikës së Kosovës kanë përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara për marrjen e udhërrëfyesit për liberalizim të vizave dhe se shpresojnë që ta marrin atë para përfundimit të mandatit të Presidencës Daneze në BE, në fund të muajit qershor.
Sipas saj, Republika e Kosovës duhet të trajtohet në mënyrë të barabartë me të gjitha vendet e tjera të rajonit dhe se liberalizimi i vizave duhet të kryhet duke u bazuar në parimet dhe kriteret e njëjta sikurse edhe në vendet e tjera, në përputhje me politikën për zgjerim të BE-së dhe perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor.
Ajo i kërkoi ministrit Wammen përkrahjen e shtetit të tij dhe të BE-së për anëtarësim të Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Ministri i çështjeve evropiane të Danimarkës, Nicolai Wammen, theksoi se i gjithë rajoni, përfshirë edhe Kosovën ka perspektivë evropiane dhe BE-ja vazhdon të mbetet e përkushtuar për Ballkanin Perëndimor.
Ministri Wammen tha se Kosova është në rrugë të mbarë në proceset integruese por theksoi se është e nevojshme që të përshpejtohet procesi i reformave në veçanti në fushën e sundimit të ligjit.
Ai tha se duhet të ndërmerren hapa të rëndësishëm për të përmbushur standardet e nevojshme dhe gjithashtu vlerësoi qasjen konstruktive të Kosovës në dialogun me Serbinë, si një përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Integrimi i Kosovës në BE, nuk është i lehtë

Bashkimi Evropian nuk importon probleme të pazgjidhura. Nuk është e lehtë të bëheni pjesë anëtare të BE-së dhe se duhet të bëni punët dhe t’i zgjidhni problemet tuaja. Kështu ka deklaruar ministri për punë dhe çështje evropiane i Danimarkës, Nicolai Wammen, pas takimit me Ministren e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku.
Nicolai Wammen, i cili në Kosovë ishte në cilësinë përfaqësuesit të vendit që kryeson BE-në, pohoi se Kosova është pjesë e familjes evropiane dhe se ata do të bëjnë pjesën e tyre, për promovimin e integrimit evropian të Kosovës. Ai pohoi se janë bërë hapa të rëndësishëm, mirëpo ende mbetet shumë punë për t’u bërë, raporton Kosovapress.
Mirëpo, kruciale, sipas Wammen, është që Kosova të mbetet e përkushtuar, që të bëjë reformat e patjetërsueshme, si në sundimin e ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe luftës kundër krimit të organizuar.
Sipas tij, liberalizimi i vizave, është një çështje shumë me rëndësi për Kosovën dhe shpreson se shumë shpejtë do të arrihet një zgjidhje në këtë drejtim.
Diplomati danez po ashtu pohoi se është e rëndësishme, të ketë një marrëdhënie të vazhdueshme mes Kosovës dhe BE-së.
“Ne nuk importojmë probleme të pazgjidhura në BE. Nuk është e lehtë të bëheni pjesë anëtare të BE-së. Duhet të bëni punët tuaja dhe t’i zgjidhni problemet tuaja. Për këtë arsye është shumë i rëndësishëm një dialog konstruktiv drejtë normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, të vazhdojë. Ky është një mesazh, të cilin po ia dërgojmë Kosovës dhe Serbisë”, th Wammen, po ashtu, tha se Serbia nuk është e kushtëzuar ta njoh Kosovën për t’u integruar në BE.
Ndërsa, duke komentuar kritikat e kreut te ekzekutivit të Kosovës lidhur me qasjen e BE-së ndaj Kosovës, Wammen ka thënë se “BE nuk luan lojëra me Kosovën dhe besojë që edhe Kosova nuk luan lojëra me BE-në. Këto janë çështje që duhet të zgjidhen dhe jemi duke punuar në këtë drejtim. Besoj se nga ana e BE-së kemi treguar se ne jemi përgatitur të marrim hapa të rëndësishëm në bashkëpunim të afërt me Kosovën dhe qeverinë e Kosovës. Nuk është çështja e njohjes për anëtarësim të Serbisë në BE. Esenciale për Serbinë dhe Kosovën, mbetet normalizimi i marrëdhënieve të tyre”, tha ai.
Ndërsa Ministrja e Integrimeve, Vora Çitaku, pohoi se perspektiva evropiane e Kosovës, nuk ka alternativë dhe se Kosova as nuk kërkon dhe as nuk do të ardhme tjetër, përveç integrimit në strukturat e BE-së. Ky, sipas saj, është një proces të cilin më shumë se BE-së, ia kanë borxh qytetarëve të këtij vendi.
Ajo theksoi se Kosova është në rrugë të mbarë dhe ka nevojë për vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale me BE-në dhe se njëanshmëria e veprimit të BE-së, duhet të marrë fund.
“Normalisht që si shtet i ri kemi sfida të shumta. Kosova ende ka shumë punë për të bërë. Megjithatë, Kosova është në rrugë të mbarë. Ne njëanshëm para katër vitesh pothuajse kemi filluar ta adaptojmë agjendën dhe legjislacionin tonë me atë evropian. Dhe ka shumë kohë që kemi miratuar njëanshëm udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Mirëpo, kjo njëanshmëri e veprimit vizavi të BE-së, duhet të marrë fund. Kosova ka nevojë për vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale me BE-në. Ne jemi vendi i vetëm në Evropë që nuk ka marrëdhënie kontraktuale me BE-në dhe jemi vendi i vetëm në Ballkanin perëndimor, qytetarët e së cilës kanë nevojë për viza për të udhëtuar në vendet e BE-së”, tha Çitaku.
Çitaku më tej pohoi se Kosova nuk po kërkon status të privilegjuar e as proces të përshpejtuar. Ajo çfarë Kosova kërkon, sipas saj, është tretmani i barabartë me vendet e tjera të Ballkanit perëndimor. 

Ndodh vetëm në futbollin shqiptar (VIDEO)

Shikoni këtë rrahje që ka ndodhur në ndeshje futbolli në superligën e Shqipërisë.

Kampionja e vogël e shkëmbinjve

11-vjeçarja Ashima Shiraishi, me qetësi ngjitet në shkëmbin e saj të parë të ditës, një shkëmb i lartë afro gjashtë metra. Ajo ndjek gjurmët që janë lënë nga alpinistët e tjerë me përvojë. 
Një jastëk i zi i trashë është vendosur në tokë, ndërsa Ashima, pa litarë apo mbrojtëse nis të pushtojë shkëmbin. Me një zgjatje të fundit ajo arrin në majë. 
Ajo nuk duket më, por dëgjohet një zë i butë nga lartësia: "Si të zbres poshtë?", thotë ajo. 
Ashima vetëm sa ka nisur një ekspeditë dyjavore të alpinizmit në Hueco Tanks, një park shtetëror që është vend i shenjtë për të gjithë entuziastët e ngjitjeve në gurë. 
Tri ditë pasi arriti në park, ajo befasoi gjithë botën e alpinizmit, duke u ngjitur në "Crown of Aragorn", një shkëmb shumë i vështirë për t'u pushtuar. Këtë shkëmb kanë arritur të pushtojnë vetëm pak femra. 
Ashima, një vajzë e vogël dhe e dobët, jo vetëm që është ranguar si alpinistja më e mirë e grup-moshës së saj në SHBA apo në ndonjë vend tjetër të botës, por arritjet e saj e kanë ranguar në mesin e elitës në këtë sport. 
Në vitin 2008, si vetëm shtatëvjeçare, ajo nisi të dërgonte mesazhe të qarta, duke përballuar disa shkëmbinj që shumë pak alpinistë me përvojë mund të përballonin. 
Në Hueco në vitin 2010 ajo u ngjit në një shkëmb të quajtur "Power of Silence". Vitin tjetër ajo kaloi një shkëmb më të vështirë, të quajtur "Chablanke". 
Në kampionatin e të rinjve në SHBA, të mbajtur në mars, ajo me lehtësi doli e para. 
Para se të përfundonte klasën e pestë, Ashima, që vetëm sa ka mbushur 11 vjeç, po iu tregon të gjithëve se si një fëmijë mund të matet me alpinistët profesionistë.

Sekretet e lumturisë

Ekipi i shkencëtarëve nga San Francisko ka përcaktuar që perspektiva e balancuar e kohës është kyç që personi të ndihet sa më i kënaqur dhe më i lumtur. Rezultatet janë publikuar në revistën “Journal of Happiness Studies”. 

“Nëse në ndonjërën prej tri kohëve fokusoheni më shumë se ç’duhet, bëheni më pak të kënaqur dhe jo të lumtur”, ka deklaruar udhëheqësi hulumtimit, profesor Ryan Howell, raporton Bakanweb.
Në shikim të parë duket që është shumë e thjeshtë të përcaktohet ekuilibri kohor, por nuk është aq e thjeshtë. Mund të duket sikur e keni njësoj të rëndësishme të kaluarën, të ardhmen dhe të tashmen, por sigurisht që të paktën një herë keni ndier keqardhje për diçka, njerëzit e lumtur nuk e bëjnë këtë gjë.
Nëse jeni shumë të fokusuar më shumë në një zonë të kohës, bëheni të kufizuar në situata të caktuara. Për të arritur që të reagoni si duhet në çdo situatë keni nevojë për fleksibilitet, ndërsa personat që kanë arritur të balancojnë perspektivën kohore e arrijnë këtë. 
Nuk ka asgjë të keqe në rikujtimin e momenteve të bukura dhe të këqija të së kaluarës, por nuk është mirë që të kaloni shumë kohë duke menduar për to, pasi lëshoni nga dora të tashmen.

Forlan dëshiron të mbetet te Interi

Sulmuesi uruguaian Diego Forlan thotë se ai dëshiron të vazhdojë karrierën e tij me Interin.
Atletico Mineiro kishte bërë tentime të nënshkruajë me ish-sulmuesin e Mancehster United dhe Atletic Bilbao, por duket se kjo nuk është dëshirë e lojtarit.
“Së fundi ka pasur shumë spekulime për të ardhmen time, por nuk ka asgjë të vërtetë. Unë kam edhe një vit kontratë me Interit, me opsion për edhe një vit tjetër, dhe synoj ta respektoj këtë. Jam mirë te Interi dhe nuk kam dëshirë të largohem”.
“Kam pasur një vit të pafat. Së pari ishin dy lëndime të njëpasnjëshme më herët gjatë sezonit, pastaj u ktheva në një rol të ri. Pata vështirësi kohë pas kohe, por nuk shoh asgjë të çuditshme. Te Interi ndjehem mirë dhe e di se e kam besimin e Morattit”.
“Nuk është synimi im të largohem, vetëm nëse drejtuesit nuk kanë synim të më shfrytëzojnë mua. Por deri tash askush nuk më ka thënë asgjë, andaj nuk shoh arsye për të menduar për transferim”, ka thënë Forlan

Kosovarja pretendente për Miss Benelux

17 vjeçarja nga Peja Adelina Berisha, ndodhet ne mesin e 12 vajzave finaliste për Miss Benelux 2013. 

Ajo jeton në Antwerpen të Belgjikës. Sipas medieve belge, Adelina është një ndër favoritet kryesore për fitimin e kurorës së më të bukurës së Beneluxit.
Emrin e saj, Adelina Berisha e kemi dëgjuar edhe më parë. Ajo e ka emrin e njëjtë me një këngëtare të njohur kosovare.

Karanka: Higuain do të mbetet te Reali

Zëvendëstrajneri i Real Madridit, Aitor Karanka, thotë se klubi dëshiron që Gonzalo Higuain të qëndrojë në Santiago Bernabeu.
Argjentinasi është lidhur me një largim nga Real Madridi me PSG, Chelsea dhe Juventus të interesuar për të.
“Ne dëshirojmë ai të qëndrojë dhe në Bernabeu e pamë se çfarë mendon ai. Ai ka mbështetjen e klubit dhe të stafit teknik. Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm”.
“Ne kemi biseduar gjatë me të dhe nuk kemi nevojë të bisedojmë më. Faktet flasin vetë”, ka thënë Karanka.