Lampard: Unë, Giggsi i Chelseat
16:14
Liridon
“Unë e dua Chelsean dhe idealisht, unë do të jem këtu për më shumë se një sezon tjetër. Njerëzit si Paul Scholes dhe Ryan Giggs te Manchester United ende po ndikojnë në rezultate dhe unë këtë mund ta bëj te Chelsea. Unë dua që të bëhem sikur ata”.
“Unë kam menduar të largohem nga Anglia tri-katër vjet më parë. Por vendosa që të qëndroj përgjithmonë te Chelsea. Shikoni lojtarë si John Terry dhe Steven Gerrard se çfarë kanë arritur. Vërtet është fantastike”, është shprehur Lampard.
Reali perfekt pranë titullit
16:13
Liridon
Reali në asnjë moment nuk kishte problem me Sevillën, përkunër pohimeve të lojtarëve të Sevillës para takimit.
Fillimisht Cristiano Ronaldo kaloi në epërsi Realin pas 19 minutave lojë për 1-0, që mbeti dhe rezultati i pjesës së parë.
Në pjesën e dytë shpërtheu Karim Benzema. Francezi shënoi dy herë brenda tri minutave (49’ dhe 52’) për 3-0 dhe fitoren e Realit në këtë takim.
Me tre javë pa përfunduar La Liga, Reali ka dhjetë pikë më shumë se sa Barcelona, që takohet me Rayo Vallecanon.
Redknapp i pa sigurtë për Modric
16:13
Liridon
“Verën e kaluar ishte vitale që të mbajmë Modricin. Nuk mendoj se këtë duhet ta bëjmë me njerëz si Gareth Bale. Modric është ndryshe. Unë do të gënjeja nëse do të thosha se jam i sigurtë se Modric do të qëndrojë”.
“Nuk dua t’i shoh as Balen as Modric duke u larguar, por kjo varet nëse sigurojmë Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Redknapp.
Ferguson: Nëse humbasim, City fiton titullin
16:10
Liridon
“Nëse City fiton në derbi, ata do ta fitojnë dhe titullin. Edhe pse ata duhet të shkojnë te Neëcastle, mendoj se ata kanë rastin ideal për të fituar titullin. Nëse ne fitojmë, atëherë jemi favoritë të mëdhenj. Edhe me një barazim do ta siguronim titullin. Pa dyshime për këtë”.
“Me dy ndeshje të mbetura, një në shtëpi dhe një në udhëtim, ne do të duhet të ishim të kënaqur me barazimin. Një gjë është e sigurtë – nuk po shkojmë te City vetëm për t’u siguruar që të mos pësojmë humbje, por më shumë shkojmë për të fituar dhe për t’u hakmarrë për ndeshjen e parë të këtij sezoni”, është shprehur Ferguson për Sunday Mirror.
Raul falënderon Schalken
16:10
Liridon
“Është ditë emocionale, por më me rëndësi është që Schalke siguroi vendin për Ligën e Kampionëve. Unë shënova në ndeshjen time të fundit dhe ishte e veçantë dashuria e tifozëve gjatë këtyre dy viteve. Unë nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë”.
“Është e qartë që Schalke është klub i madh dhe kjo për shkak të tifozëve që ka. Nga dita e parë më është treguar respekt dhe dashuri. Është fantastike”, ka deklaruar Raul.
Drake në lidhje me Rita Orën?
16:08
Liridon
Drake më herët gjatë muajit ‘zbarkoi’ në Britani për turneun e tij, teksa në mbështetje të tij besohet të ketë marrë Rita Orën. Por, nuk ekziston ndonjë miqësi natyrale, apo marrëdhënie profesionale, pasi mediat britanike besojnë se Drake dhe Rita janë tashmë në lidhje.
The Sun shkruan se dyshja është parë duke u puthur prapa skenës së një prej koncerteve në Neëcastle të hënën.
“Rita dhe Drake kanë qenë miq të mirë për një kohë, por tani duket se ata kanë diçka më serioze. Ata ishin mbi njëri-tjetrin në prapaskenën e një koncerti të hënën dhe tentonin ta fsheshin puthjen”, ka theksuar burimi.
Drake më parë ka pasur lidhje me Rihannën, teksa Rita Ora ishte lidhur disa herë me një romancë me vëllain e Kim, Rob Kardashian.
Babastars: E kemi rrahur Noizyn
12:18
Liridon
Faqja zyrtare e Babastars në Facebook në një seri postimesh ka kërkuar nga Noizy që të tregojë lokacionin dhe që të dalë në një përballje tjetër. Ky i fundit nuk ka komentuar më mbi ngjarjen, por vetëm ka postuar një demo në profilin e tij ku ka pralajmëruar këngën e re.
Babastars nuk janë ndalur. Kanë sjellë edhe imazhe faktike ku sipas tyre shihen shenjat e rrahjes. Në një prej fotove ku shihet Noizy me qaforen e Getit në dorë, shkruan:
“Në sekondën 29 të klipit ku buzëp***i mundohet me demantu lajmin që ka hangër dajak, së pari Onzino (miku i Noizyt i pranishëm gjatë incidentit) duhesh me e majt nja 1 muj kapuqin... Ti tjetri (Noizy) përveç që spo mundesh me qel syrin e majt, dhëmbin prej boksit të Agonit (reperit të Babastars) ku e ki?”, shkruan në foton e publikuar nga Babastars.
Sidoqoftë, në orët e vona të së shtunës është paraqitur edhe D.U.D.A, lideri i Double G Army, ‘labeli’ binjak ky i OTR. Reperi gjilanas ka publikuar një foto ku shfaqet Geti me një sy të enjtur, me ç'rast kërkoi nga fansat që të vendosin se kush ishte më i fortë, se kush kë e ka rrahur.
Të premtën në ora 9:30 në aeroportin e Zurichut janë përleshur dy prej grupeve rivale në hip hopin shqiptar, Babastars me në krye Getin dhe OTR me në krye Noizyn, dy figura këto që një kohë të gjatë sulmojnë njëri-tjetrin me anë të këngëve, në një konflikt që jo se i shihet fundi, por mund të themi se posa ka filluar.
PTK-ja i paguante haraç Zvonko Veselinovicit
12:17
Liridon
Me Zvonko Veselinovicin kishte bërë kontratë që të ruante antenat, shkruan Koha Ditore. Për vendosjen e njërës prej tyre mbi një objekt banimi kolektiv në veri të Mitrovicës ai merrte nga PTK-ja 1.000 euro në muaj. E ishte punësuar edhe si rojë. Edhe për këtë punë paguhej rreth 400 euro në muaj. Teksa këto të ardhura i derdheshin muaj për muaj në llogari, Zvonko kishte krijuar tashmë një rrjet të gjerë të veprimtarisë në veri me kontrabandë nafte, barnash e droge.
KD ka zbuluar dosje që Veselinovicin e vë në krye të shitësve të drogës. Për këtë ai besohet se kishte bashkëpunim të mirë me shqiptarë, boshnjakë e romë të Mitrovicë, të cilët në shumicën e rasteve ishin bërë shitës me pakicë për llogari të tij..
PTK-ja ndërkohë veç pak kohë para arrestimit të Veselinovicit në Serbi ka shkëputur kontratën me të dhe thotë se e ka larguar edhe nga puna.
Allegri: Na duhet diçka e jashtëzakonshme
12:08
Liridon
“Unë po mendoj vetëm për të mbajtur këtë titull dhe për të mbajtur të gjallë garën për titull, sepse ende mendoj se mund ta fitojmë atë, edhe pse kemi nevojë për një mrekulli”.
“Duke parë se si luan Juve, vështirë i imagjinoj duke lëshuar pikë. Sidoqoftë, në futboll kurrë nuk i dihet dhe ne duhet të fitojmë te Siena. Duhet të luajmë me përqëndrim maksimal dhe sakrificë. Nuk duhet t’i lëmë hapësira”, ka potencuar Allegri.
Mancini beson në Balotellin
12:07
Liridon
“Ndoshta unë jam njeriu i vetëm që i beson Marios. Por, në këtë ndeshje mendoj se po, mund t’i besoj atij”.
“Balotelli po stërvitet mirë si zakonisht. Në një ndeshje ai mund të shënojë dy-tri gola – ky është problemi i menaxherit. Balotelli më ka kërkuar falje për kartonin e kuq ndaj Arsenalit dhe po, ai mund të luaj ndaj United”, ka thënë Mancini.
Buffon: Meritojmë titullin
12:07
Liridon
“Ne meritojmë titullin. Ne nuk e kemi humbur asnjë ndeshje të vetme, madje as në Coppa Italia. Ne kemi pranuar pak gola dhe jemi një ekip që ka bërë sakrifica”.
“Ekipi ka bërë punë të madhe dhe ka dëshirën për të befasuar të gjithë. Ne jemi krenarë që jemi duke arritur diqka të pa besueshme”, është shprehur Buffon.
Wenger: Nuk jam prekur nga fansat e Stokes
12:06
Liridon
Francezi kritikoi stilin e lojës së Stoke Cityt në të kaluarën dhe gjatë vizitës te po ky klub gjatë të shtunës, Wenger është vërshëllyer dhe ka dëgjuar kore kundër tij.
“Tifozët e Stokes kanë një marrëdhënie me mua, por unë nuk kam asgjë me ta. Unë kam përvojë mjaft për t’ia dalë me këto situata, nuk më brengosi aq shumë. Nuk dëgjoj çfarë njerëzit këndojnë, mendoj vetëm për futboll”, ka theksuar francezi.
Heynckes i kënaqur me ekipin
12:05
Liridon
“Nuk ishte e lehtë për lojtarët e mi që të zhvendosin vëmendjen e tyre te Bundesliga, edhe pse unë duhet të them se ata ishin shumë profesionistë dhe qëndrimi i tyre ishte i mirë”.
“Nëse Ivica Olic do t’i konkretizonte rastet e treguara për të në pjesën e dytë, atëherë shumë më lehtë do ta kishim siguruar fitoren”, është shprehur Heynckes.
Gerrard: Suarez një prej më të mirëve
12:05
Liridon
“Ky është tipi i lojtarit që ai është, por unë kam pasur besim se ai mund të shënonte dhe golin e tretë. Ishte në majen e gjuhës time që të them para ndeshjes se do të shënojë hettrik dhe ai e bëri këtë”.
“Ai është lojtar i veçantë, lëvizjet e tij janë të klasit botëror dhe kjo ma bën punën më të lehtë. Ai është top lojtar, një prej më të mirëve në botë. Vërtet është lojtar i madh”, ka thënë Gerrard.
BBA: Katër 'banorë' të rinj
12:04
Liridon
Janë qentë e Françeskës, Liamit, Erionit dhe Tanit do të qëndrojnë në shtëpi. Pos kësaj befasire, të shtunën mbrëma kishte edhe befasi tjera.
Babai i Françeskës në mënyrë sensacionale është paraqitur duke kërkuar takimin me Ermalin, i cili dihet se është në një lidhje jo serioze me Françeskën.
Në nominim për këtë javë janë Graciano dhe Genta.
Ferizajasit votojnë
09:58
Liridon
"Janë 25 qendra të votimit, kurse 124 vendvotime me gjithsej 95.449 votues, aq sa i përmban lista votuese ", ka njoftuar Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka. “Të gjitha qendrat e votimit dhe vendvotimet për kryetar të Ferizajt janë hapur në orën 7:00, sipas planit. Procesi është duke rrjedhur normalisht dhe po zhvillohet pa asnjë problem”
Zgjedhjet do të vëzhgohen nga 1 mijë e 514 vëzhgues, përfshirë vëzhgues nga OJQ vendore e ndërkombëtare dhe të subjekteve politike.
Për të parin e Ferizajt garojnë 6 parti politike, një koalicion dhe një kandidat i pavarur.
Zgjedhjet për Kryetar të Ferizajt mbahen për shkak të largimit të Bajrush Xhemajlit nga ky post, pasi që Gjykata e ka gjetur fajtor për një aksident në të cilin një person ka humbur jetën.
Zubin Potoku e Zveçani në zgjedhje lokale?
09:58
Liridon
Shtypja e listave zgjedhore do të nisë sot, me pesëmijë copë në Zubin Potok e diçka më pak në Zveçan, raporton Tanjug.
Përfaqësuesit ilegalë të këtyre komunave thonë se mos mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe do të thotë “shuarje e institucioneve të Serbisë”. Në anën tjetër, zyrtarët në Beograd thonë se në komunat në veri të Kosovës do të formohen “organet e përkohshme komunale”:
Komisioni Zgjedhor i Serbisë ka paraparë që votat për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të numërohen në Rashkë ndërsa organizimi i tyre në Kosovë të bëhet nga OSBE. Këshillit Nacional Serb (SNV) i pjesës veriore të Kosovës thotë se këto vendime janë të papranueshme për serbët e Kosovës.
OSBE organizon zgjedhjet serbe në Kosovë
09:57
Liridon
Arritjen e kësaj marrëveshjeje e kanë konfirmuar burime ndërkombëtare të Zërit, sipas të cilave burime kjo marrëveshje është bërë në mes të Qeverisë së Serbisë dhe OSBE-së, të shtunën.
"OSBE do të organizojë zgjedhjet parlamentare serbe në Kosovë. Marrëveshja është arritur të shtunën mes OSBE së dhe Qeverisë së Serbisë", tregojnë këto burime.
Arritjen e kësaj marrëveshjeje e ka konfirmuar edhe i ashtuquajturi ministër për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic.
"Po, është e vërtetë. Sot kemi arritur marrëveshje me OSBE-në. Ata do të merren me organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Kosovë. Kaq mund të them për momentin", tha Bogdanovic
Reformës zgjedhore, vetëm një muaj kohë shtesë
09:56
Liridon
Burime brenda Kryesisë së Kuvendit kanë bërë të ditur se Rregullorja e punës së legjislativit nuk lejon që komisioneve parlamentare t'u jepet më tepër se një muaj afat shtesë për t'i përfunduar detyrat që u takojnë, shkruan Koha Ditore.
Ky rregull pretendohet se vlen edhe për komisionet ad hoc, siç është ai për ndryshimin e Ligjit zgjedhor.
"E vërteta është se për komisionet ad hoc nuk ka ndonjë rregull të veçantë për mandate shtesë, por në rastet e tilla merret analogjia me mandatet e komisioneve funksionale. E këto komisione, në rastet kur nuk arrijnë të nxjerrin raport me rekomandime për një projektligj të caktuar brenda dy muajve, mund të kërkojnë afat shtesë deri në një muaj", ka thënë burimi i gazetës.
Kërkesa për mandat shtesë e Komisionit për reformën zgjedhore pritet të shqyrtohet javën e ardhshme në Kryesi të Kuvendit.
Ky organ më pas do të vendosë nëse çështja e mandatit të këtij komisioni të futet në rend dite për shqyrtim dhe miratim në Kuvend.
Mandati i rregullt i Komisionit për reformën zgjedhore ka skaduar më 22 prill, pa u dhënë zgjidhje çështjeve kruciale të sistemit zgjedhor, siç janë: listat, zonat dhe pragu zgjedhor.
Rrjedhimisht, reforma zgjedhore e nisur para një viti është vlerësuar pothuajse e dështuar nga shtetet anëtare të BE-së që janë të pranishme në Kosovë.
Një diplomat evropian i akredituar në Kosovë para dy ditësh i ka thënë gazetës në kushte anonimiteti se partitë kanë lënë përshtypjen se qëllimisht nuk duan që të kenë reformë zgjedhore.
Në këto rrethana, që për evropianët janë cilësuar si shumë shqetësuese, amerikanët e kanë parë më të arsyeshme që ta pezullojnë mbështetjen e punës së komisionit.
Pa koordinator për veriun
09:56
Liridon
Por, dy vjet më vonë, pjesa mbi lumin Ibër në Mitrovicë vazhdon të funksionojë jashtë Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.
"Të gjithë ata që janë disfatistë dhe që tash i kanë çuar duart përpjetë, besoj që nuk janë pjesë e kësaj strategjie", kishte thënë Hysa, për Express.
Por, ish-nënkryetari i ORA-s nuk e çoi deri në fund misionin që i ishte ngarkuar - integrimin e pjesës veriore në sistemin ligjor dhe kushtetues të Kosovës.
Ylbe Hysa, prej të mërkurës, është emëruar në detyrën e re, si ambasador i Kosovës në Maqedoni. Gjatë mandatit të tij, përpos disa takimeve që ka pasur dhe hartimit të disa raporteve, puna e tij nuk ka dhënë rezultate. Ndërsa, Qeveria e Kosovës ende nuk ka gjetur një zëvendësim për këtë detyrë.
Zëvendëskryeministri Hajre din Kuçi ka thënë se nuk e di, nëse do të ketë koordinator të ri, sikurse nuk e di nëse do të ketë edhe strategji të re për Veriun.
"Kryeministri vendos këtë", ka qenë përgjigjja e Hajredin Kuçit, i cili më herët ka theksuar se njeriu që pritet të emërohet në postin e koordinatorit të ri duhet të jetë i pranueshëm për serbët lokalë.
Burime të Expressit brenda Qeverisë kanë thënë se ka mundësi që të mos ketë fare koordinator.
"Në Qeveri ende nuk është diskutuar për zëvendësimin e Hysës. Duhet njëherë të shohim se çka dëshirojnë veriorët, e pastaj të vendosim", ka thënë zyrtari i Qeverisë.
Ndryshe, idenë për të emëruar një zyrtar të ri për veriun është kundërshtuar nga Sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic. Ai ka deklaruar se Qeveria e Kosovës duhet ta pranojë realitetin në Veri, para se të marrë hapa të tjerë për pjesën më problematike të Kosovës.
Pavarësisht emërimit të koordinatorit, tash e dy vjet Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të ketë ndonjë ndikim në pjesën më problematike të Kosovës. Strategjia për integrimin e pjesës veriore nuk ka gjetur zbatim dhe tash me veriun po merren KFOR-i dhe EULEX-i, pasi serbët lokalë i kanë bllokuar rrugët me barrikada si pasojë e aksionit të ndërmarrë nga Policia e Kosovës, në korrik të vitit të kaluar.
Zyrtarë të BE-së tani po kërkojnë që pala kosovare të hartojë një strategji socioe-konomike për veriun, por gjërat në këtë drejtim nuk kanë lëvizur ende.
Pse meshkujt tradhtojnë
09:54
Liridon
Për hakmarrje
Njeriu i lënduar shpesh nuk mendon siç duhet, prandaj në një situatë të tillë është i gatshëm për gjithçka. Reagimet e pamenduara të mashkullit të lënduar shpesh përfundojnë me tradhti.
Njeriu i lënduar shpesh nuk mendon siç duhet, prandaj në një situatë të tillë është i gatshëm për gjithçka. Reagimet e pamenduara të mashkullit të lënduar shpesh përfundojnë me tradhti.
Mungesa e tërheqjes
Marrëdhëniet jo të mira seksuale mes partnerëve, janë arsye e fuqishme që mashkulli të tradhtojë. Mungesa e seksit shpesh lidhet edhe me mungesën e joshjes fizike që janë dy nga shenjat e para të një lidhjeje jo të mirë, e cila është e dënuar të dështojë.
Marrëdhëniet jo të mira seksuale mes partnerëve, janë arsye e fuqishme që mashkulli të tradhtojë. Mungesa e seksit shpesh lidhet edhe me mungesën e joshjes fizike që janë dy nga shenjat e para të një lidhjeje jo të mirë, e cila është e dënuar të dështojë.
Vetmia
Në një anketë të bërë me meshkujt, të cilët së paku një herë në jetë kanë tradhtuar ish-partneren ose partneren aktuale, një nga arsyet më të përmendura për tradhtinë e tyre ka qenë vetmia dhe ndjenja e braktisjes.
Në një anketë të bërë me meshkujt, të cilët së paku një herë në jetë kanë tradhtuar ish-partneren ose partneren aktuale, një nga arsyet më të përmendura për tradhtinë e tyre ka qenë vetmia dhe ndjenja e braktisjes.
Diçka mungon
Ky është një nga problemet më të mëdha të meshkujve të papjekur, të cilët ende nuk janë të gatshëm për lidhje serioze dhe bashkëjetesë.
Ky është një nga problemet më të mëdha të meshkujve të papjekur, të cilët ende nuk janë të gatshëm për lidhje serioze dhe bashkëjetesë.
Zënka me partneren
Mosmarrëveshjet dhe zënkat janë shenjat e para të krizës në lidhje. Kur ato fillojnë të bëhen të përditshme, është koha të pyeteni se ku qëndron problemi. Kjo mënyrë e jetesës te meshkujt shkakton emocione të përziera dhe jo rrallë përfundon me tradhti.
Mosmarrëveshjet dhe zënkat janë shenjat e para të krizës në lidhje. Kur ato fillojnë të bëhen të përditshme, është koha të pyeteni se ku qëndron problemi. Kjo mënyrë e jetesës te meshkujt shkakton emocione të përziera dhe jo rrallë përfundon me tradhti.
Forcimi i vetëbesimit
Disa meshkuj e kalojnë gjithë jetën duke u dëshmuar para vetes ose miqve të tyre. Tradhtia për forcimin e egos dhe ndjenjës për vlerë më të madhe dhe mashkullitet- flet për një mashkull të pasigurt dhe të kompleksuar, i cili ende nuk e ka përjetuar dashurinë e vërtetë.
Disa meshkuj e kalojnë gjithë jetën duke u dëshmuar para vetes ose miqve të tyre. Tradhtia për forcimin e egos dhe ndjenjës për vlerë më të madhe dhe mashkullitet- flet për një mashkull të pasigurt dhe të kompleksuar, i cili ende nuk e ka përjetuar dashurinë e vërtetë.
Hap i madh drejt shërimit të sëmundjeve degjenerative të syrit
09:53
Liridon
Qelizat e fotoreceptorëve gjenden në retinë, ndërsa dritën e dukshme e shndërrojnë në sinjale elektrike të cilat përmes nervave optikë transmetohen deri te truri. Fotoreceptorët janë neuroni i parë i rrugës së shikimit.
Shkencëtarët kanë injektuar fotoreceptorët e minjve të rinj të shëndetshëm drejt në retinën e minjve të rritur të cilët kanë pasur verbërim të natës.
Qelizat e transplantuara kanë qenë fotoreceptorët e papjekur, dhe atë shkopinj, të cilët janë posaçërisht të rëndësishëm për shikimin në terr, sepse atyre u atribuohet shkalla e lartë e ndjeshmërisë në dritë dhe shikimi në terr (shikimi bardh e zi në muzg).
Pas katër deri gjashtë javësh, një, nga gjashtë qelizat e transplantuara ka arritur të krijojë lidhjet të cilat janë të nevojshme për transmetimin e informatave vizuale në tru.
Qelizat e transplantuara kanë qenë fotoreceptorët e papjekur, dhe atë shkopinj, të cilët janë posaçërisht të rëndësishëm për shikimin në terr, sepse atyre u atribuohet shkalla e lartë e ndjeshmërisë në dritë dhe shikimi në terr (shikimi bardh e zi në muzg).
Pas katër deri gjashtë javësh, një, nga gjashtë qelizat e transplantuara ka arritur të krijojë lidhjet të cilat janë të nevojshme për transmetimin e informatave vizuale në tru.
Sipas mendimit të shkencëtarëve, ky sukses është hap i madh drejt mënyrave të reja të shërimit të të sëmurëve me sëmundje degjenerative të syrit.
Shkencëtarët po ashtu shpresojnë që së shpejti të mund të përsërisin këtë sukses me fotoreceptorët e dalë nga qelizat burimore embrionale dhe të mund t'i aplikojnë në testimet në njerëz.
Shkencëtarët po ashtu shpresojnë që së shpejti të mund të përsërisin këtë sukses me fotoreceptorët e dalë nga qelizat burimore embrionale dhe të mund t'i aplikojnë në testimet në njerëz.
Western Digital zhvillon disqe hibride
09:53
Liridon
Disqet hibrid paraqesin një kombinim interesant të diskut klasik me pllakat magnetike dhe me një sasi të vogël të NAND memories flash në të njëjtën shtëpizë, që si për nga performancat por edhe nga kapaciteti dhe çmimi në krahasim me zgjidhjet “e pastra” SSD.
Nga prodhuesit e mëdhenj të disqeve, përveç Samsung asnjëri deri tani nuk ka pasur sukses të dalluar me modelet SSD, e vetëm Seagate në ofertë ka diskun hibrid Momentus XT me kapacitet prej 750 GB dhe 8 GB memorie SLC NAND. Seagate-it kështu së shpejti do ti bashkëngjitet edhe Western Digital, e këtij të fundit në zhvillimin e disqeve hibrid në masë të madhe po i ndihmon blerja kohë më parë e kompanisë Hitachi GST dhe përvoja e saj në punën me memorien flash dhe SSD-të.
Edhe pse deri tani nuk kanë parë përdorim të madh, disqet hibrid pritet të jenë më të përhapur në një të ardhme të afërt si alternativa e tretë gjatë zgjidhjes së sistemit për deponimin e të dhënave – deri tani zgjidhja kryesisht ishte e kufizuar në disqet klasik të ngadalshëm, të lirë dhe me kapacitet të lartë ose SSD-të e shpejtë, kursyes që nuk kanë kapacitet të lartë. Disqet hibrid qysh tani po shqyrtohen nga prodhuesit e ultrabookëve në të cilët instalimi i diskut klasik është problematik për shkak të dimensioneve shumë të kufizuara dhe shpenzimit, derisa SSD-të blerësve shpesh nuk po u ofrojnë kapacitet të mjaftueshëm.
Western Digital në mesin e ultrabookëve siç po duket ka gjetur shanin për pushtimin e tregut të ri dhe rritjen e dërgesave, por ende nuk dihet se kur mund të presim në shitje ekzemplarët e parë të zgjidhjeve hibride.
Është shtatzënë dhe pret... nëntë fëmijë
01:19
Liridon
Perez ia ka konfirmuar lajmin agjencisë meksikane të lajmeve Notimex. “Është shumë herët të mendoj për emrat e foshnjave... së pari shpresoj që gjithçka të shkojë mirë”, ka deklaruar ajo.
Kjo do të thotë se ‘NuevaMom’ do të thyejë rekordin e Nadya Suleman (OctoMom), e cila në vitin 2009 në SHBA ka lindur tetë fëmijë.
Karla pritet të lindë pas një muaji, megjithatë portale të ndryshme kanë ngritur dyshimin se ajo mund të mashtrojë.
E tmerrshme: Egjiptianëve t’u lejohet seksi me gratë e vdekura?
01:18
Liridon
Ligji i ri, po ashtu, do ta ulë kufirin e hyrjes në martesë duke filluar nga mosha 14 vjeçare, ndërsa femrave do t’ua marrë të drejtën për shkollim dhe punësim. Sipas Daily Mail, ky ligj kontrovers do të jetë pjesë e masave të reja që planifikon të vendosë parlamenti, i cili dominohet nga “islamistët”.
Rreth marrëdhënieve seksuale me gruan e vdekur për herë të parë është diskutuar në vitin 2011, kur një predikues maroken kishte thënë se martesa është e vlefshme edhe pas vdekjes. Asokohe, ai pati deklaruar se edhe gratë kanë të drejtë të kryejnë marrëdhënie me burrat e tyre të vdekur.
Shumë organizata në Egjipt tashmë kanë filluar fushatat e tyre për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Edhe pse për këtë ligj flasin të gjitha mediat egjiptiane, megjithatë thuhet se në të vërtetë ky plan nuk ekziston aspak dhe se këto janë spekulime të gazetarëve që mbështesin ish-presidentin Hosni Mubarak.
Burime pranë Ambasadës egjiptiane në Londër kanë thënë se këto spekulime janë të pavërteta dhe gjëra të tilla janë të ndaluara në islam.
Khloe dëshiron gjoksin e Kim
01:17
Liridon
27-vjeçarja, e cila ka luftuar me vite që të mënjanojë peshën, ka thënë se nuk është aq e brengosur për stomakun dhe duart e saj, pasi i ka për zili gjoksin e motrës së saj.
“Ne kemi aq trupa të ndryshëm. Por, a kanë ato ndonjë pjesë që unë dua ta kem? Po, unë do të kisha pasur dëshirë t’i kem gjinjtë e Kim. Unë i kam problem krahët dhe dhjamin, por nuk e ngarkoj veten me këtë”, është shprehur Khloe.
Kim e West, tashmë të fejuar?
01:16
Liridon
Duke u thirrur në burime të afërta me çiftin, Showbiz Spay njofton se bukuroshja dhe këngëtari janë fejuar në fillim të muajit prill.
Sipas burimeve të njëjta, megjithatë nuk pritet një martesë në një të ardhme të afërt, sepse ata nuk duan që të nguten.
Të kujtojmë se Kim Kardashian ishte vetëm 72 ditë e martuar me basketbollistin Kris Humphries, me të cilin akoma nuk e ka përfunduar divorcin.
Rihanna e pakënaqur me jetën seksuale
01:16
Liridon
“Albumi im i fundit 'Talk That Talk' është tregim i saktë i asaj që kam ndier atëherë”.
“Kokën e kisha plot me mendime të ‘ndyta’, sepse nuk kisha seks të mjaftueshëm. Kjo mund të kuptohet në muzikën time”, citon The Sun fjalët e 24-vjeçares.
Ajo është lëvduar se është e zjarrtë në krevat, ndërsa ka thënë se për të “seksi është fuqi”.
Alba transferi i parë i Vilanovas
00:47
Liridon
Blaugranët nuk kanë një mbrojtës të majtë që pas shitjes së Maxwell dhe sëmurjes së Eric Abidal, ndërsa Sport raporton se lojtari i Los Che do ta zë këtë vend në sezonin e ardhshëm.
Alba ka qenë në sistemin e të rinjve të Barcës deri në vitin 2005 kur u transferua në Mestalla dhe besohet se është zgjedhje e preferuar e katalunasve.
Thuhet se lojtari tashmë është pajtuar të luajë në Camp Nou dhe vetëm pritet që të sqarohen disa detaje.
Remi në Olimpico
00:46
Liridon
Pa përfunduar pjesa e parë (42’), Marquinho i kaloi vendasit në epërsi dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Porsa filloi gjysma e dytë (49’), Juan Zuniga e barazoi rezultatin.
Edinson Cavani shënoi për t’i kaluar mysafirët në epërsi (67’), megjithatë Fabio Simplicio e barazoi rezultatin në fund të ndeshjes (88’).
Pas këtij takimi, Napoli pozicionohet në vend të tretë me pikë të barabarta me Lazion, ndërsa Roma thuajse humb të gjitha gjasat për Ligën e Kampionëve.
Interi: €15M dhe tre lojtarë për Lavezzin
00:46
Liridon
Argjentinasi kërkohet nga shumë klube evropiane, mes tyre edhe nga pasanikët Paris Saint-Germain dhe Manchester City, por edhe zikaltrit duket të jenë konkurrentë seriozë.
Sipas një pike në kontratën e Lavezzit, klubi që është i interesuar për ta blerë atë duhet të paguajë 30 milionë euro.
Interi planifikon të ofrojë 15 milionë euro dhe në marrëveshje të përfshijë edhe Goran Pandev, Joel Obi dhe Marco Faraoni.
Di Matteo e meriton postin e trajnerit
00:45
Liridon
Italiani është duke i drejtuar Blutë deri në fund të sezonit pas shkarkimit të Andre Villas-Boas në muajin mars, ndërsa ka arritur suksese të jashtëzakonshme për këtë periudhë kohore duke e kualifikuar skuadrën në finale të Kupës FA dhe në finale të Ligës së Kampionëve.
Ndërkaq, duke folur për Sky Sports, Hughes ka thënë se Di Matteo tashmë e ka dëshmuar se meriton që në sezonin e ardhshëm t’i ofrohet një kontratë për ta marrë postin e trajnerit.
Chelsea dhe QPR takohen të dielën në kuadër të Ligës Premier, ndërsa Blutë duhet të fitojnë në mënyrë që të mbajnë gjallë shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve.
Het-trik i Suarez në fitoren e Liverpoolit
00:45
Liridon