Kim e West, tashmë të fejuar?

Ylli televiziv amerikan, Kim Kardashian, ende nuk e ka përfunduar procesin e shkurorëzimit me Kris Humphries, ndërsa mediat raportojnë se ajo tashmë është fejuar me të dashurin e ri, Kanye West.

Duke u thirrur në burime të afërta me çiftin, Showbiz Spay njofton se bukuroshja dhe këngëtari janë fejuar në fillim të muajit prill.
Sipas burimeve të njëjta, megjithatë nuk pritet një martesë në një të ardhme të afërt, sepse ata nuk duan që të nguten.
Të kujtojmë se Kim Kardashian ishte vetëm 72 ditë e martuar me basketbollistin Kris Humphries, me të cilin akoma nuk e ka përfunduar divorcin.