OSBE organizon zgjedhjet serbe në Kosovë

Duke anashkaluar institucionet e Kosovës, misioni ndërkombëtar në Kosovë, OSBE, ka bërë marrëveshje direkte me Qeverinë e Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare serbe në Kosovë.

Arritjen e kësaj marrëveshjeje e kanë konfirmuar burime ndërkombëtare të Zërit, sipas të cilave burime kjo marrëveshje është bërë në mes të Qeverisë së Serbisë dhe OSBE-së, të shtunën.
"OSBE do të organizojë zgjedhjet parlamentare serbe në Kosovë. Marrëveshja është arritur të shtunën mes OSBE së dhe Qeverisë së Serbisë", tregojnë këto burime.
Arritjen e kësaj marrëveshjeje e ka konfirmuar edhe i ashtuquajturi ministër për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic.
"Po, është e vërtetë. Sot kemi arritur marrëveshje me OSBE-në. Ata do të merren me organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Kosovë. Kaq mund të them për momentin", tha Bogdanovic