Nëse një ligj i ri do të miratohet, egjiptianët së shpejti do të kenë të drejtë ligjorë që të kryejnë marrëdhënie seksuale me gratë e tyre të vdekura deri në gjashtë orë pasi ato të kenë ndërruar jetë.
Ligji i ri, po ashtu, do ta ulë kufirin e hyrjes në martesë duke filluar nga mosha 14 vjeçare, ndërsa femrave do t’ua marrë të drejtën për shkollim dhe punësim. Sipas Daily Mail, ky ligj kontrovers do të jetë pjesë e masave të reja që planifikon të vendosë parlamenti, i cili dominohet nga “islamistët”.
Rreth marrëdhënieve seksuale me gruan e vdekur për herë të parë është diskutuar në vitin 2011, kur një predikues maroken kishte thënë se martesa është e vlefshme edhe pas vdekjes. Asokohe, ai pati deklaruar se edhe gratë kanë të drejtë të kryejnë marrëdhënie me burrat e tyre të vdekur.
Shumë organizata në Egjipt tashmë kanë filluar fushatat e tyre për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Edhe pse për këtë ligj flasin të gjitha mediat egjiptiane, megjithatë thuhet se në të vërtetë ky plan nuk ekziston aspak dhe se këto janë spekulime të gazetarëve që mbështesin ish-presidentin Hosni Mubarak.
Burime pranë Ambasadës egjiptiane në Londër kanë thënë se këto spekulime janë të pavërteta dhe gjëra të tilla janë të ndaluara në islam.