Meksikania Karla Vanessa Perez, e cila ka marrë nofkën ‘NuevaMom’ është duke pritur nëntë fëmijë – gjashtë vajza dhe tre djem.
Perez ia ka konfirmuar lajmin agjencisë meksikane të lajmeve Notimex. “Është shumë herët të mendoj për emrat e foshnjave... së pari shpresoj që gjithçka të shkojë mirë”, ka deklaruar ajo.
Kjo do të thotë se ‘NuevaMom’ do të thyejë rekordin e Nadya Suleman (OctoMom), e cila në vitin 2009 në SHBA ka lindur tetë fëmijë.
Karla pritet të lindë pas një muaji, megjithatë portale të ndryshme kanë ngritur dyshimin se ajo mund të mashtrojë.