KFOR-i dhe EULEX-i nuk merren me zgjedhjet serbe

KFOR-i dhe EULEX-i nuk do t’i ndihmojë Policisë së Kosovës në pengimin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë, të paralajmëruara të mbahen më 6 maj.
 “Misioni ynë nuk merret me çështjen e zgjedhjeve”, ka thënë zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeljevic, duke komentuar deklaratën e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili ka thënë se Policia e Kosovës, e ndihmuar nga EULEX-i dhe KFOR-i, do të pengojë mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe në territorin e Republikës së Kosovës.
Gudeljevic nuk ka dashur të spekulojë se cili do të jetë reagimi i EULEX-it në rast se Policia e Kosovës do të përdorte dhunë ndaj serbëve që do të votonin më 6 maj.
Lidhur me këtë çështje, edhe zëdhënësi i KFOR-it, Uve Noëicki, ka thënë për ‘Danas’ se mandati i trupave paqeruajtëse është që të sigurojnë ambient të qetë dhe të sigurt. “KFOR-i po e monitoron në tërësi vijën administrative kufitare - kjo është e saktë, por KFOR-i nuk është i mandatar të zbatojë çfarëdo procedurash apo punësh policore e doganore. Roli ynë është të përqendrohemi në sigurimin e një ambienti të qetë e të sigurt në tërë Kosovën”.

Ndërkohë Serbia vazhdon me politikën e saj dyfytyrëshe. Pasi i ka shpallur, ajo ka hequr dorë, të paktën publikisht, në mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë, por drejtuesit e strukturave paralele të Serbisë në tri komunat veriore të Kosovës, të populluara me shumicë serbe, vazhdojnë të thonë se zgjedhjet lokale do të mbahen.
Autoritetet kosovare kanë bërë të ditur disa herë se Serbia nuk do të organizojë më zgjedhje lokale në Kosovë, dhe nëse ndodhë, ato do të pengohen me forcë nga Policia e Kosovës. Madje kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se në Kosovë nuk do të organizohen kurrfarë zgjedhjes. Ai ka thënë se serbët që kanë dyshtetësinë dhe dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare apo presidenciale të Serbisë, mund ta bëjnë këtë duke votuar me postë. 

Vialli: Del Piero frikëson lojtarët e Juves

Legjenda e Juventusit, Gianluca Vialli, është tejet i zhgënjyer me trajtimin e Alessandro Del Pieros nga Zonja e Vjetër, teksa ka kuptuar klubin që po refuzon t’i përulet presionit të tifozëve për t’i ofruar rinovimin ‘Alexit’.
“Nuk ishte goditje e lehtë kontrata e nënshrkuar vitin e kaluar nga Del Piero, e cila e befasoi dhe Andrea Agnellin. Është e drejtë për Juventusin të mendojë për një të ardhme pa Del Pieron. Ndoshta prezenca e tij frikëson sulmuesit tjerë, ndoshta ata nuk ndihen aq të relaksuar dhe nuk mund të bëjnë më të mirën. Ndoshta të pasurit një njeri aq të rëndësishëm në pankinë nuk të lejon të kesh përgjegjësinë e plotë”.
“Ndoshta është më mirë që edhe Del Piero të pensionohet tani me dëshirën e tifozëve që ai të qëndrojë, për një lamtumirë sa më të mirë, pasi nëse ai qëndron dhe dështon, tifozët mund ta urrejnë”, ka potencuar Vialli. 

Grant: Chelsea të shënojë në Camp Nou

Ish-menaxheri i Chelseat, Avram Grant, është i bindur se londinezët mund të shënojnë gol në Camp Nou, goli i cili do t’i dërgonte Blutë në finalen e Munichut.
“Mund t’iu them nga përvoja se rezultati 1-0 nga ndeshja e parë është rezultati më i mirë që mund të arrini, pasi për çdo rast mund të shënoni edhe në ndeshjen kthyese”.
“Chelsea ka lojtarë të shpejtë në sulm dhe Barcelona nuk është aq e mirë në kundërsulme. Së dyti, Barcelona nuk është e mirë në ndërprerje dhe Chelsea ka lojtarë të mirë që mund të jenë vendimtarë. Do të jetë më e vështirë për Barcelonën se sa për Chelsean, sepse Chelsea mund të shënojë një gol në udhëtim dhe Barcelona më pas do të ketë nevojë për tri gola. Dhe, kjo nuk është e lehtë”, është shprehur Grant.

Macherano: Dominuam Chelsean

Mbrojtësi i Barcelonës, Javier Mascherano, thotë se katalanasit totalisht dominuan ndeshjen e humbur ndaj Chelseat në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve të zhvilluar në Stamford Bridge.
“Fatkeqësisht, kjo ndodh shpesh në futboll. Ju meritoni shumë më shumë. Por, rezultati është ai që vlen dhe ne e dimë se kemi 90 minuta dhe se nuk është në duart tona”.
“Ne totalisht dominuam lojën. Ata nuk krijuan shumë para golit. Ne duhet të fitojmë në Camp Nou pa pranuar gol”, ka thënë Mascherano.

Telashe te Bayerni, acarrohen Ribery dhe Robben

Dy futbollistët kryesorë të gjigantit gjerman, Bayern Munich, Arjen Robben dhe Franck Ribery, gjatë ndeshjes së fituar nga bavarezët ndaj Real Madridit me rezultat 2-1 kanë shkaktuar shumë zhurmë në zhveshtore.
Gjithë rrëmuja është krijuar në fund të pjesës së parë për një gjuajtje të lirë. Konflikti nisi me Ribery dhe Robben, të cilët më pas vendosën që Toni Kroos ta godasë topin në drejtim të portës.
Sidoqoftë, në zhveshtore janë dëgjuar britma të Riberys dhe të Robbenit, duke aluduar kështu se ndoshta ka filluar një krizë te Bayerni edhe pse sfida ndaj Realit u fitua me rezultat 2-1 pas një goli të vonshëm të Mario Gomez.
Këto probleme mund të ndikojnë më se negativisht te bavarezët, të cilët kanë një mision të vështirë në Bernabeu, pasi duhet të mbajnë avantazhin prej 2-1 nga ndeshja e parë për të siguruar finalen e madhe të shumë kërkuar nga bavarezët në Allianz Arena. 

Aganit i kërkohet të mos e përziejë fenë me Kushtetutën

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka vazhduar me pyetjet e deputetëve për ministrat e kabinetit qeveritar. Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka shtruar një pyetje për ministrin e Shëndetësisë, Ferid Agani, i cili nuk ishte i pranishëm në seancë lidhur me një vendim të tijin që femrat e mbuluara të kenë të drejtë të zgjedhin mjeke e jo mjek gjatë kontrolleve shëndetësore, njofton KTV.
 Ajo edhe e ka vlerësuar këtë vendim si fetar dhe aspak profesional. Për këtë pyetje kryeparlamentari Krasniqi ka thënë se duhet të debatojë qeveria e jo kuvendi, ngase secili ministër duhet të respektojë kushtetutën e Kosovës.
“Nëse ministri Agani ka diçka tjetër, atëherë le të shkojë të veprojë në ato shtete ku ia lejon kushtetuta gjërat e tilla”, ka theksuar Krasniqi.

Ivanovic: S’do të njihen rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë

Sekretari shtetëror në tw ashtuquajturën ministri për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanovic, ka thënë se organizimi i zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë, nuk është i mundur pa mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar. Ai ka theksuar se nëse ndonjë komunë e veriut i mban zgjedhjet në fjalë, rezultatet e tyre nuk do të pranohen.
 “Nëse përfaqësuesit e serbëve në Zveçan dhe Zubin Potok vendosin t’i mbajnë zgjedhjet, ato nuk do të pranohen. Për t’i pranuar, Komisioni Zgjedhor Republikan do të lëshonte të tjera udhëzime”, ka thwnw Ivanovic, raporton REL.
Ivanovic ka vizituar të enjten disa fshatra të Komunës së Istogut. Ai ka deklaruar se serbët e Kosovës nuk duhet t’i përkeqësojnë marrëdhëniet me Beogradin. Sipas tij, “zyrtarët lokalë duhet t’i mbrojnë interesat e popullit dhe me Serbinë e Beogradin të kenë marrëdhëniet më të mira të mundshme, sepse çdo gjë tjetër është e gabuar, pavarësisht nëse bëhet fjalë për serbët që jetojnë në veri apo jug të Lumit Ibër”.
Autoritetet kosovare kanë deklaruar se nuk do të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë. Që nga paslufta, Serbia ka organizuar disa herë zgjedhje në territorin e Republikës së Kosovës, por mekanizmat vendorë dhe ndërkombëtarë nuk i kanë cilësuar si të ligjshme rezultatet e tyre.

Këshilli i Evropës ‘përjashton’ UNMIK-un

UNMIK-u nuk mund të flasë as të nënshkruajë marrëveshje në emër të Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo është arritur pas një debati të ashpër mes Serbisë, Rusisë dhe vendeve mike të Kosovës. Gjithashtu, MPJ e Kosovës ka lobuar intensivisht për këtë çështje.
 KosovaTimes, sipas burimeve nga një mision perëndimor në Strasburg ku ndodhet selia e Këshillit të Evropës, tash e disa muaj ka pasur insistime nga Serbia dhe Rusia që Këshilli i Evropës të nënshkruan marrëveshje vetëm me UNMIK-un për monitorimin e Qeverisë së Kosovës.
Mirëpo, pas aktiviteteve lobuese të Ministrisë së Jashtme të Kosovës dhe vendeve mike, në Grupin Punues të Këshillit të Evropës është zhvilluar një debat konfidencial prapa dyerve të mbyllura dhe shumica e delegacioneve kanë përkrahur iniciativën e Kosovës për qasje direkte në KE.
Shtetet si Serbia dhe Rusia kanë qenë në favor të marrëveshjes, por ka dominuar qëndrimi i shteteve mike, si Gjermania, Austria, Shqipëria, Polonia si dhe përfaqësuesja e Bashkimit Europian, të cilët kanë kërkuar përfshirjen e Kosovës në diskutime për Kosovën dhe kanë refuzuar involvimin e UNMIK pas marrëveshjes së arritur në mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, që e tejkalon UNMIK-un si nënshkruese të marrëveshjeve në emër të Kosovës. 

“Kritikët xhelozojnë Ronaldon”

Ish-menaxheri i Chelseat, Luiz Felipe Scolari, ka nderuar yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, duke thënë se të gjithë ata që e kritikojnë xhelozojnë portugezin.
“Ronaldo është njeri i mrekullueshëm. Ronaldo është spektakolar. Punon sikurse asnjë tjetër dhe është mik e bashkëlojtar i mirë. Një profesionist i nivelit më të lartë”.
“Kritikët kanë fjalë të këqija për Ronalon sepse ai është lojtar i mirë, atraktiv dhe shumë i suksesshëm me femrat”, ka potencuar Scolari. 

Ferguson, 40 milionë për Modric

Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është i përkushtuar që të fitojë betejën për nënshkrimin e mesfushorit kroat të Tottenhamit, Luka Modric.
Daily Star shkruan se United është favorit i madh për të transferuar Modricin para Chelseat dhe Manchester Cityt.
Ferguson besohet se e ka të parin Modric në listën e tij për shoping gjatë verës dhe supozohet se skocezi ka bërë gati 40 milionë funte për të. 

Cahill: Kemi ende punë me Barcën

Mbrojtësi i Chelseat, Gary Cahill, ka lëvduar paraqitjen defensive të ekipit të tij pas fitores prej 1-0 ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, por ka këmbëngulur se është kryer vetëm gjysma e punës.
“Ishte rezultat fantastik, por është vetëm gjysma e punës ajo që kemi kryer. Unë mendoj se ekipi ishte mirë i organizuar. Të gjithë ishin shumë të përqëndruar”.
“Menaxheri na dha një plan të lojës para ndeshjes dhe ne me përpikmëri e zbatuam. Funksionoi mirë, por është vetëm gjysma e rrugës për në finale, pasi do të jetë shumë e vështirë të nxjerrim rezultat pozitiv në Camp Nou”, ka potencuar Cahill.

Drogba: Dhe thonë se jam plakur...

Heroi i Chelseat, Didier Drogba, ka thënë pas fitores ndaj Barcelonës në Stamford Bridge se ai është në gjendje që të luajë kështu edhe deri në tri sezone, me ç’rast ka përshëndetur të gjithë kritikët që e cilësonin si të moshuar.
Drogba shënoi goli e vetëm dhe të fitores për Chelsean në takimin ndaj Barcelonës pas një aksioni në fund të pjesës së parë dhe sulmuesi është shprehur i ngazëllyer me paraqitjen e tij.
“Ata që kanë thënë se jam plakur, ata mund të shohin tani se kush jam, pasi kam edhe dy-tri vjet të mbetura në top formë të karrierës time”, ka theksuar Drogba.

Gustavo: Merituam fitoren ndaj Realit

Mesfushori i Bayernit të Munichut, Luis Gustavo, është shprehur për rëndësinë e fitores së ekipit të tij ndaj Real Madridit të martën në Allianz Arena, duke thënë se është bërë hap i madh drejt finales.
“Unë jam shumë i kënaqur me paraqitjen e ekipit. Ne ishim të përkushtuar për të fituar dhe të gjithë punuan shumë për të arritur te ky rezultat. Real Madridi ishte me fat për golin e arritur. Goli ynë i vonshëm nga ana tjetër na dha përparësinë”.
“Por, kjo nuk do të thotë se Real Madridi nuk do të jetë i angazhuar për të na mposhtur. Ne duhet të jemi ekstremisht të fokusuar në Bernabeu. Do të jetë ndeshje shumë e vështirë. Fitorja ishte shumë me rëndësi. Sidoqoftë, ne vërtet kemi kërkuar të mbajmë portën të pastër”, ka thënë Gustavo.

Maxi: Kam treguar se jam për Milanin

Sulmuesi i Milanit, Maxi Lopez, ka thënë se ai ka besimin se është mjaft i mirë për të nënshkruar kontratë permanente me klubin nga San Siro, teksa po afron fundi i sezonit dhe i huazimit të tij te Milani.
“Unë kam shikuar shumë futboll italian si fëmi dhe jam rritur me legjendat e Milanit. Unë po jetoj një ëndërr këtu dhe dua që të qëndroj. Unë besoj se kam treguar se mund të jem pjesë e ekipit”.
“Ka shumë konkurrencë te Milani dhe duhet që ta shfrytëzoni rastin. Unë kam bërë mirë kur kam pasur rastin për të treguar veten dhe ka ende ndeshje tjera që mund ta tregoj këtë”, ka thënë Maxi.

Maqedonia nuk do të vërë viza për kosovarët

Republika e Maqedonisë ka demantuar lajmin e dhënë në disa media se Shkupi zyrtar ka vënë apo së shpejti do të vërë viza për qytetarët e Republikës së Kosovës.
 Ambasada e Maqedonisë në Prishtinë ka sqaruar se studentët apo qytetarët që përkohësisht punojnë në Maqedoni janë të obliguar të marrin leje qëndrim për shkak se Maqedonia tash ka një marrëveshje për liberalizim vizash me shtetet e Shengenit raporton KTV.
Lajmi për mundësinë e vënies së vizave është ‘paragjykuar’ nga disa media, pasi të enjten paradite ishin kthyer nga pika kufitare disa qytetarë të Kosovës që studiojnë apo punojnë në Republikën e Maqedonisë.

Pritet ulja e tarifave kufitare për shqiptarët e Luginës

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, ka pritur në takim një delegacion të Lëvizjes së Progresit Demokratik të Luginës së Preshevës, të kryesuar nga kryetari Jonuz Musliu, me të cilin ka biseduar për çështjet që janë me rendësi politike për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
 “Biseduam për gjendjen politike dhe të sigurisë atje, natyrisht edhe për angazhimet që i bëjnë këta si parti edhe si individ, por do të thosha edhe shqiptarët në tërësi, për të forcuar identitetin e tyre kombëtar, për të drejtat e tyre. Biseduam edhe për çështje konkrete sikur që mund të jetë ajo, që duhet të bëhet një trajtim adekuat për ish-luftëtarët e ish-UÇPMB-së, dhe mendoj se në këtë drejtim Kosova do ta jep kontributin e vet përmes kanaleve të veta ndërkombëtare”, tha Kuçi.
Zëvendëskryeministri i cili njëherësh është edhe Ministër i Drejtësisë, ripërsërit angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zvogëlimin e shumave të taksave kufitare për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe për mundësinë e shpërndarjes falas të librave shkollore për aq sa përputhen programet arsimore të ciklit fillor, për nxënësve shqiptarë të Luginës, si dhe për përshpejtim të procedurave për marrjen e diplomave nga studentët e kësaj anë.
Zëvendëskryeministri Kuçi po ashtu, tha se nëse gjinden metoda, Qeveria e Kosovës është e gatshme të financoi ndërtimin e një shkolle në Luginë të Preshevës dhe të ndonjë rruge që i lidh shqiptaret e kësaj ane me kufirin e Kosovës, si dhe premtoi që në dialogun e ardhshëm teknik me Serbinë, do të ngritët edhe çështja e dokumentacionit tjetër, përveç diplomave universitare, që lëshohen në Kosovë dhe tani për tani nuk njihen nga Serbia.

Mbështetja zvicerane për të riatdhesuarit

Arritjet e Kosovës në fushat e ri-pranimit dhe ri-integrimit të personave të riatdhesuar, sfidat dhe planet e Qeverisë në avancimin e kësaj agjende shumë të rëndësishme për vendin, këto ishin çështjet për të cilat u bisedua në takimin e ministrit të Brendshëm Bajram Rexhepi, me Ambasadorin Special për çështje të Migrimit të Zvicrës, Eduard Gnesa.
Ministri Rexhepi tha se Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë një fond të veçantë për të ndihmuar personat që riatdhesohen në Kosovë nga shtetet e perëndimit, në mënyrë që sistematizimi i tyre të jetë sa më i lehtë. Ai tha se deri më tani ri-integrimi i personave të riatdhesuar ka shkuar sipas parashikimeve dhe se po përmbushen të gjitha obligimet ndërkombëtare në këtë fushë, thuhet në kumtesën e lëshuar nga ky takim.
Ambasadori Special për çështje të Migrimit të Zvicrës, Eduard Gnesa, tha se Kosova edhe pse si shtet i ri është një model i mirë i zbatimit të marrëveshjeve me vendet evropiane për një ri-integrim të suksesshëm dhe ofroi mbështetjen e Qeverisë Zvicerane në mënyrë që të ketë një ri-integrim të qëndrueshëm të personave që ri-atdhesohen.
Bashkëbiseduesit u dakorduan që në të ardhëm të thellojnë bashkëpunimin në fushën e migracionit dhe theksuan nevojën e ngritjes së kapaciteteve dhe shkëmbimin e përvojave mes dy vendeve. 

“Chelsea do ta arrijë finalen”

Legjenda e Chelseat, Ron Harris, ka përkrahur klubin e tij që të kualifikohet në finale dhe të eliminojë Barcelonën, teksa nuk ka hezituar që të lëvdojë John Terryn për performancën në Stamford Bridge.
“Unë dëgjova Guardiolën duke thënë se Chelsea është favorit për finale, por ata kanë një pengesë të vështirë në Camp Nou para 100 mijë tifozëve. Nëse ata mbrohen sikurse në ndeshjen e parë, atëherë jam i bindur se mund të kualifikohen në finale”.
“Është vetëm pjesa e parë e gjithë sfidës dhe pjesa e dytë do të jetë shumë e nxehtë. Ndoshta me pak fat mund që ndeshja të përfundojë me rezultat të barabartë pa gola dhe Chelsea të jetë në finale”, është shprehur Harris.

Moggi: Largimi i Del Pieros, gabim i madh

Ish-drejtori i Juventusit, krijuesi i Calciopolit, Luciano Moggi është i bindur se drejtuesit e Juventusit do të bëjnë gabim të madh nëse do të lejojnë që legjenda Alessandro Del Piero të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.
Veterani ka treguar formë të jashtëzakonshme në përfundim të kontratës së tij duke ia shpëtuar Zonjës së Vjetër ndoshta edhe titullin në disa sfida të komplikuara. Sidoqoftë, atë e pret largimi dhe Moggi është kundër hapave të marrë nga drejtuesit Bianconerë.
“Unë pajtohem se ai nuk është lojtari që ka qenë, por ai ende mund të jetë shumë vendimtar, ashtu siç ka treguar së fundmi. Statistikat flasin vet. Do të ishte gabim nëse lejojmë që ai të laroghet. Unë e njoh atë si njeri dhe e di se ai është i mrekullueshëm. Ai do të ishte i dobishëm për Juventusin edhe nëse nuk luan rregullisht. Drejtorët e Juventusit duhet të kuptojnë se ai ka edhe shumë për të dhënë”, ka deklaruar Moggi. 

Bielsa: Sportingu nuk do lëshojë pe

Trajneri i Athletic Bilbaos, Marcelo Bielsa, ka hedhur poshtë perceptimin se portugezët e Sporting Lisbonës do të lejojnë ekipin e tij që të sulmojë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League.
“Do të jetë ndeshje më ndryshe, por sikurse United dhe Schalke, edhe Sportingu është skuadër e madhe”.
“Ekziston perceptimi se ata nuk do të marrin iniciativën në këtë ndeshjen e parë dhe se ne do të mund të sulmojmë, por nuk jam i sigurtë për këtë”, është shprehur Bielsa para takimit që zhvillohet sonte mbrëma. 

Distancohen KFOR-i dhe EULEX-i

Vlerësimet në dhënien apo mosdhënien e lejes për hyrjen e zyrtarëve të Serbisë në territorin e Kosovës, bazuar në mandatin e misionit, bëhen vetëm për kalimin përmes pikave kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës, thanë përfaqësues të misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit.
Ata ritheksuan se një kërkesë për vizitë zyrtare duhet të bëhet në zyrën e përfaqësuesit special të BE-së në Prishtinë për t’u proceduar më pas në EULEX.
Zëdhënësi i këtij misioni, Blerim Krasniqi, tha se parandalimi i hyrjes së kujtdo nga Serbia përmes rrugëve alternative në veri, nuk hyn në kuadër të detyrave të EULEX-it.
“Sa u përket rrugëve anësore që nuk janë pikë-kalime zyrtare, ne nuk kemi persona që merren këto kalime jozyrtare”, tha Krasniqi.
Komenti i tij vjen pas qëndrimit në veri të Kosovës të ish-kryeministrit serb, Vojisllav Koshtunica - vizitë që pasoi me akuzat për “moskryerjen e detyrave” drejtuar KFOR-it dhe misionit evropian për sundimin e ligjit nga përfaqësuesit e Qeverisë, të cilët thanë se mekanizmat në fjalë e kanë “fuqinë dhe mandatin” për parandalimin e vizitave të tilla.
Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet serbe të 6 majit në veri të Mitrovicës kishin qëndruar - pa leje zyrtare, edhe krerët e Partisë Përparimtare Serbe.
Vizitat e politikanëve serbë në pjesën veriore të vendit, sipas autoriteteve kosovare, po i kontribuojnë përkeqësimit të situatës tashmë të tensionuar në atë zonë.
Të mërkurën, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës thanë se mbyllja e të gjitha rrugëve alternative të vijës së gjelbër të kufirit ndërmjet Kosovës e Serbisë është “obligim i KFOR-it”.
Mirëpo, në misionin e NATO-s në vend thanë se nuk janë në dijeni rreth ndonjë kërkese të institucioneve kosovare për bllokimin e rrugëve alternative në veri të Mitrovicës.
Zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki, i tha Radios Evropa e Lirë se KFOR-i nuk kryen procedura policore apo doganore.
“KFOR-i po e monitoron në tërësi vijën administrative kufitare - kjo është e saktë, por KFOR-i nuk është i mandatar të zbatojë çfarëdo procedurash apo punësh policore e doganore. Roli ynë është të përqendrohemi në sigurimin e një ambienti të qetë e të sigurt në tërë Kosovën”, u shpreh Novicki.
Ekzistimi i një ambienti të sigurt në veri të Kosovës është vënë në pikëpyetje pas incidenteve të fundit në atë pjesë të vendit, si pasojë e të cilave vdiq një shqiptar, ndërsa u plagosën disa persona të tjerë. 

Prishtina nikoqire e shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën

Në Prishtinë nesër organizohet konferencë ndërkombëtare për marrëdhëniet e Kosovës me shtetet rajonale dhe të BE-së që hezitojnë ta njohin pavarësinë e Kosovës. Organizatorët thanë se qëllimi i konferencës është të kuptohen më mirë pozicionet e këtyre shteteve ndaj Kosovës dhe të prezantohet libri – udhërrëfyes diplomatik për qëndrimin e këtyre shteteve.
Konferenca ndërkombëtare “Kosova Thërret”, ka për qëllim prezantimin e shtatë analizave mbi marrëdhëniet e Kosovës me pesë vendet evropiane, që nuk e kanë njohur pavarësinë si dhe dy vendet e rajonit, Serbia dhe Bosnje Hercegovina.
Zëvendësministri i punëve të jashtëm, Petrit Selimi tha se këto analiza janë dokumente strategjike të cilat ofrojnë zgjidhje për njohjen e Kosovës nga këto pesë vende.
“Por tash do të jetë qenësore që në proceset e ardhshme, në vitet e ardhshme ta ofrojmë Kosovën sa më shumë BE-së. Gjetja e solucionit, i cili e zhbllokon njohjen e Kosovës nga këto pesë vende” ,tha Selimi, transmeton RTK.
Luan Shllaku, nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur tha se pesëshja evropiane do të ndryshojë qëndrim karshi pavarësisë vetëm atëherë kur Kosova do të shënojë progres në agjendën e saj integruese në BE-së.
“ Rezultatet e para mund t’i shohim në atë moment ku ato vende nuk do të jenë refuzuese ndaj agjendës sonë refuzuese. Mendojmë që është akoma shumë herët të mendojmë për atë se a do ta pranojmë ato shtetësinë e Kosovës, por ajo do të vjen si rrjedhojë shumë normale në atë moment kur Kosova shkon shumë lar në agjendën e saj integruese”, tha Shllaku.
Konferenca do të mbledhë në Prishtinë përfaqësues të Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë, Spanjës, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës, ku do të diskutohet për ndërtimin e marrëdhënieve të mëtutjeshme të Kosovës me këto shtatë shtete.

Kërkojnë lirimin e sindikalistit Hasan Abazi

Pjesëmarrësit e seminarit ndërkombëtar “Trajnimi i Trajnerëve – menaxhimi me kohën”, që u mbajt më në Kosovë, i bënë një kërkesë presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, kryeministrit Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, që të shfrytëzojnë autoritetin e tyre, për të ndikuar që autoritetet e Serbisë të lirojnë nga burgu kryetarin e Sindikatave të pavarura të Metalistëve të Kosovës, Hasan Abazi.
Në kërkesën e dalë nga ky seminar, thuhet se pjesëmarrësit e seminarit, që ishin nga e gjithë Kosova dhe ligjërues ndërkombëtar, kanë shprehur shqetësimin e tyre për fatin e Hasan Abazit-kryetar i SPMK - Sindikata Industriale, i cili po qëndron në burgun e Vranjes në Serbi vetëm e vetëm se nuk ka kush ta mbrojë nga instancat më të larta vendore.
“Apelojmë dhe kërkojmë nga ju që të bëni ç’është e mundur që Hasan Abazi të lirohet sa më shpejtë ngase mungesa e tij në boshllëk të madh në aktivitetin sindikal si dhe në mbrojtjen e interesave të punëtorëve sindikal të mbarë Kosovës”, thuhet në kërkesën e nënshkruar nga Ramush Berisha, sekretar i SPMK. 

Kosova dhe SHBA-të forcojnë bashkëpunimin

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Dell, ndërsa u pajtuan për vullnetin e dyanshëm për forcimin e mëtutjeshëm të këtyre marrëdhënieve, me theks të veçantë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se është diskutuar edhe për organizmin e tre konferencave ekonomike nga Kosova në Nju-Jork, Kolorado dhe Kaliforni.
“Hoxhaj ka falënderuar ambasadorin Dell për përkrahjen e fuqishme të SHBA-ve për Kosovën në të gjitha fushat, përkrahje e cila po vazhdon fuqishëm në këtë fazë të zhvillimeve për Kosovën në aspektin e brendshëm dhe në drejtim të forcimit të subjektivitet ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, thuhet në kumtesë.
Hoxhaj ka bërë të ditur se MPJ-ja gjatë këtij muaji do të fokusohet në promovimin e Strategjisë për Diplomaci Ekonomike që është hartuar në bashkëpunim me ekspertë të USAID-it dhe e cila pritet të ketë rezultate të rëndësishme në promovimin e resurseve ekonomike të Kosovës.
Ministri dhe ambasadori Dell kanë biseduar edhe për proceset integruese të Kosovës në strukturat euroatlantike, për progresin, sfidat dhe perspektivat integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Hoxhaj dhe Dell po ashtu kanë biseduar për mundësitë e lidhjes së disa marrëveshjeve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, përmes të cilave do të konkretizohet forcimi i bashkëpunimit në shumë fusha ndërmjet dy shteteve. 

Nis implementimi i Strategjisë për zhvillimin e NVM-ve

Ka filluar implementimi i Strategjisë për zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM), e cila angazhon të gjitha institucionet e Kosovës në mbështetjen e sektorit privat.
Gjatë një konference informuese për zhvillimet në sektorin privat, Granit Berisha, kryeshef i Agjencisë për Mbështetjen e NVM-ve tha se “Agjencia është e angazhuar që ta jetësojë këtë dokument, duke luajtur rolin koordinues si dhe atë të raportimit për progresin e arritur”.
Berisha theksoi se tashmë janë mobilizuar edhe institucionet e tjera për të mbikëqyrur ecurinë në përmbushjen e 138 objektivave të Strategjisë për mbështetjen e NVM-ve.
Hartimi dhe përgatitja e planit implementues është përkrahur nga asistenca teknike e Zyrës së BE-së në Kosovë. Ky projekt asiston Agjencinë për mbështetjen e NVM-ve në: fuqizimin e partneritetit publiko-privat, ngritjen e konkurrueshmërisë të sektorit privat, dhe në reformën ligjore.
Në konferencën informuese u prezantuan projektet dhe aktivitete që synojnë implementimin e objektivave të ndryshme të strategjisë.

Përvoja norvegjeze e nevojshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Kosova ka potenciale të mëdha qoftë në aspektin natyrorë po ashtu edhe në resurse humane por duhet ky potencial të promovohet nga i cili promovim do të ketë përmirësim të imazhit të Kosovës, tërheqje të investitorëve të huaj dhe mbi të gjitha ndryshimin e percepcionit rreth Kosovës përmes zhvillimit ekonomik theksoi Ambasadori Norvegjez i akredituar në Kosovë Jan Braathu me rastin e vizitës në Oden Ekonomike të Kosovës dhe takimit me Kryetarin e OEK-ut Safet Gërxhaliu.
Partneriteti me Norvegjinë e ka një të kaluar të suksesshme dhe dua të besojë se kontributi i Qeverisë Norvegjeze dhënë proceseve pozitive në Kosovë është për tu respektuar dhe është obligim i yni që partneritetin e krijuar ta avancojmë edhe më tepër sepse nga Norvegjia mund të mësohet shumë çka dhe kjo i nevojitet Kosovës. Edukimi profesional dhe ai i lartë janë modele norvegjeze të cilat janë të pranuara anë e kënd botës dhe një pjesë e kësaj përvoje është bartur në Kosovë përmes qendrave të kompetencës si në Skenderaj dhe Malishevë dhe besojë se me kompletimin e këtyre qendrave do të investohet në ardhmërinë e Kosovës dhe se Kosova do të mburret me fuqi mirë të edukuar punëtore e jo me fuqi të lirë punëtore, theksoi Gërxhaliu.
Ambasadori Braathu theksoi, se është i impresionuar me rininë kosovare e në veēanti me talentin e tyre sa i përket artit dhe vlerave kulturore por për fat të keq për këtë potencial pozitiv shumë pak dihet në vendet Skandinave e po ashtu edhe në Norvegji.
Vizitova shumë kompani private në Kosovë qoftë në farmaceutik, agrobiznes, prodhime ushqimore, përpunim të drurit etj dhe më besoni që jam i fascinuar me menaxhimin e këtyre ndërmarrjeve dhe rëndësisë që i kushtohet arritjes së standardeve të kërkuara ndërkombëtare por edhe me këtë segment shumë pak ka informacione për mundësitë e bashkëpunimit me Kosovën dhe për këtë është obligim që ti promovojmë këto vlera, bashkërisht të kontribuojmë në përmirësimin e imazhit të Kosovës dhe jo informacionet lidhur me këtë shtet të jenë të dominuar nga kronikat e zeza.
Jemi të interesuar që bashkëpunimin ekonomik me Norvegjinë ta avancojmë sa më tepër që është e mundur sepse interesimi i kompanive norvegjeze për hapësirën e Ballkanit Perëndimorë është në rritje e sipër dhe sidomos në procesin e shërbimeve Outsorsing duhet të jemi të orientuar për të tërhequr investitorë nga Norvegjia në veçanti në sektorët e përpunimit të metaleve, tekstilit, përpunimit të drurit, IT etj ku Kosova mund të jetë partnere e denjë për partner norvegjezë. Identifikimi i një partneri norvegjezë si përfaqësues i biznesit dhe formësimi i partneritetit me Oden Ekonomike të Kosovës do të ishte një platformë e mire e avancimit të bashkëpunimit ekonomik e në veçanti duke këmbyer informacionet ekonomike, organizimin e vizitave studimore, misioneve tregtare, qasje e përbashkët në projekte në vendet e treta, aplikime për fonde evropiane dhe shumë aktivitete tjera që do të shkonin në favor të forcimit të raporteve ndërshtetërore, përmirësimit të imazhit vendorë, zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe involvimin e Diasporës kosovare në këto procese të rëndësishme për ardhmërinë e Kosovës, theksoi Kryetari Safet Gërxhaliu. 

AKB-ja me hulumtim për nevojat e tregut të punës

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), publikoi hulumtimin “Nevojat e tregut të Punës” për vitin 2011-2012 të mbështetur nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Qëllimi kryesor i hulumtimi është ofrimi i informacioneve për tregun e punës. Sipas aktiviteteve ekonomike në tërë regjionet e Kosovës, përmes këtij hulumtimi është arritur që të ketë informacione për tregun e punës, paga mesatare, Ligji i Punës si dhe zbatimi i tij në Kosovë.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës së Bizneseve të Kosovës (AKB), tha se hulumtimi i nevojave të tregut të punës është studimi i dytë i fushës së njëjtë që kanë publikuar. “Tregu i punës paraqet sfidën më të madhe në ekonomi, prandaj si I tillë duhet të hulumtohen e studiohen fushat e caktuara me interes të veçantë”, tha kryetari i AKB-së.
Sipas tij, këto fusha janë shumë të rëndësishme e të cilat në një far forme karakterizohen me zbutjen e problemeve sociale. “Tregu i punës kërkon studim të veçantë dhe të përvitshëm, sepse është ë një proces të përhershëm të zhvillimit dhe të ndryshimeve të shpejt”, tha Shahini.
AKB-ja dhe Ministria e Punës në bashkëpunime edhe me partnerë të tjerë vendës dhe ndërkombëtar, kanë bërë përpjekje të vazhdueshme që tregu i punës të jetë në koherencë me nevojat. “Qëllimi i këtij hulumtimi është që në vazhdimësi të kemi evidence nga tregu I punës në mënyrë që hartimi I politikave të punësimit të jetë në harmoni me kërkesat e tregut”, tha kryetari I AKB-së Agim Shahini.
Kurse Nenad Rashiq, ministër i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se hulumtimi i “Nevojave të tregut të punës”, analiza dhe rekomandimet janë identifikim i mirë për sfida me të cilat ballafaqohen qytetarët. Sipas tij, si Qeveri duhet të krijojnë kushte të mira për investitorët dhe për zhvillim ekonomik të vendit.
Ai ka ripërsëritur edhe një herë se nuk kanë për qëllim gjobitjen e bizneseve, por zbatimin e ligjit. 

FMN: Greqia të kursejë edhe 24 miliardë euro

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha se, Greqia duhet të ndërmarrë masa të tjera shtesë për të kursyer edhe 24 miliardë euro, apo 11 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, brenda vitit 2030. Këto fonde do të jenë të domosdoshme për të parandaluar përsëritjen e situatës së vitit 2010.
Sipas Fondit, bankat europiane mund të detyrohen të kufizojnë huadhënien dhe të shesin asetet për të grumbulluar 3.8 miliardë euro në vitin 2013.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka propozuar gjithashtu edhe krijimin e një institucioni europian, i cili mund të rikapitalizojë bankat, të cilat përballen me vështirësi.

Juventusi interesohet për Iker Muniain

Iker Muniain ka joshur interesimin e Juventusit pas paraqitjeve të shkëlqyeshme me Athletic Bilbaon në sezonin 2011/12.
Goal bën të ditur se lideri i Serie A është duke kërkuar një emër të njohur të futbollit evropian për ta sjellë në Torino gjatë verës dhe e sheh Muniain, 19-vjeçar, si një përforcim të qëlluar.
Spanjolli është produkt i akademisë së futbollit të Athletic dhe që kur bëri debutimin e tij me skuadrën e parë në vitin 2009, është shndërruar në një lojtar kuç për baskët.
Meqë kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2015 ai nuk do të mund të lejohet të largohet për një çmim të ulët nga Bilbao. 

Raul largohet nga Evropa

Raul ka zbuluar se ai do të largohet nga Schalke në fund të sezonit për t’iu bashkuar një klubi jo-evropian.
Skuadra gjermane i kishte ofruar spanjollit vazhdim njëvjeçar të kontratës, e cila skadon në fund të vitit dhe një reduktim të pagës nga shtatë në katër milionë, por 34-vjeçari ka marrë vendimin të mos qëndrojë në Konigsblauen.
“E kam marrë një vendim për të ardhmen time dhe nuk do të qëndroj te Schalke. Ky ka qenë një vendim shumë i vështirë. Do të doja ta falënderoj klubin, presidentin dhe menaxherin për durimin e tyre. Vendimi për largim është zgjidhja e duhur për mua”, ka thënë Raul në një konferencë shtypi.
“E ardhmja ime nuk qëndron në Evropë. Unë do të ulem me agjentin tim dhe do t’i diskutoj ofertat që kam pranuar. Më pas do të zbuloj ku do të shkoj. Do jetë një ligë më pak konkurruese”.
"Vendimi im është i bazuar në disa faktorë. Unë ende kam vetëbesim për të luajtur në një ligë të klasit, por nuk mund ta parashikoj të ardhmen. Faktori kyç është familja ime. Në Bundesliga ju nuk keni shumë kohë për familjen tuaj. Zgjidhja ime se në cilën ligë do të shkoj do të reflektojë dëshirën time për të kaluar më shumë kohë me familjen”, ka thënë ish-sulmuesi i Real Madridit.

Alves: Do të arrijmë në finale

Daniel Alves thotë se Barcelona ende mund të kualifikohet për në finalen e Ligës së Kampionëve, pavarësisht disfatës 1-0 nga Chelsea.
“Ne ende kemi shans të kualifikohemi për në finale dhe shpresoj që fati para golit të ndryshojë. Jam i sigurt se lojtari më i mirë i Chelseat në fushë ishte portieri i tyre, që flet gjithçka”.
“Ne do të duhet të përmbysim rezultatin në Camp Nou pas kësaj disfate. Mendoj se ne merituam të fitojmë. Ne kemi nevojë për ndihmën e tifozëve për të arritur në finalen e Munichut”, ka deklaruar Dani Alves.
Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave zhvillohet të martën në Nou Camp. 

Juve përcjell Meireles dhe Drogban

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ishte sërish në Stamford Bridge në ndeshjen e mbrëmshme gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në mes të Chelseat dhe Barcelonës.
Kjo është hera e dytë në javët e fundit që Paratici ka përcjellë ndeshjet e Chelseat, me Raul Meireles që mendohet se ka qenë caku i tij primar.
Por interesimi i Juves nuk ndalon këtu, me autorin e golit të vetëm në ndeshjen e mbrëmshme, Didier Drogba, që po ashtu është duke joshur interesimin e skuadrës italiane.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë do të jetë pa kontratë në fund të sezonit.

United mbetet klubi më i pasur në botë

Manchester United ka ruajtur epitetin e klubit më të pasur në botë, me vlerën e klubit që është ngritur për 20 për qind sipas revistës Forbes.
Sipas revistës Forbes, United tash vlen 2.24 miliardë pas përfitimeve rekorde si pasojë e arritjes deri në finale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.
Real Madridi është skuadra e dytë me 1.88 miliardë dollarë, një rritje 29 për qind, derisa kampioni i Evropës dhe Spanjës, Barcelona, është i treti me 1.31 miliardë dollarë, një rritje prej 34 për qind.
“Baza botërore e fansave të Manchester United që arrin në 330 milionë po ashtu ndihmon që ky të jetë ekipi më i vlefshëm në cilindo sport, 385 milionë dollarë më shumë se klubi amerikan i bejsbollit, New York Yankees, dhe ai i futbollit amerikan Dallas Cowboys”, shkruan Forbes.
Revista bën të ditur se sezonin e kaluar Manchester United ka mbledhur 192 milionë dollarë nga shitjet e të drejtave televizive, 22 për qind më shumë se sa sezonin e kaluar. Ata kanë marrë edhe 80 milionë dollarë nga UEFA për kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar. 

Iniesta: Duhet të jemi më efektiv para golit

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, nuk ka kërkuar arsyetime pas disfatës së Ligës së Kampionëve nga Chelsea.
“Kemi ndjenjën se kemi krijuar shumë shanse të pastra, e vetmja gjë që mungonte ishte prekja e fundit. Ndonjëherë ndodh edhe kjo”.
“Ne do të përpiqemi të jemi më efektiv në ndeshjen e kthimit, kemi vetëbesimin dhe aftësinë për të përmbysur rezultatin e sotëm”, ka deklaruar Iniesta pas ndeshjes së mbrëmshme në Stamford Bridge. 

Neville: Giggs më i miri që ka pasur Liga Premier

Legjenda e Manchester United, Gary Neville, thotë se Ryan Giggs është lojtarë më i mirë që Liga Premier ka pasur.
“Lojtari më i mirë në histori të Ligës Premier? Duhet të jetë Ryan Giggs, pa asnjë dyshim. Ai vazhdimisht e ka adaptuar lojën e tij”.
“Ai ka kaluar nga një anësor në ditët e para të tij deri te dikush që mund të luajë në sulm, në qendër të mesfushës, dhe madje edhe në krahun e majtë të mbrojtjes nëse kërkohet”.
“Ai mund të luajë kudo dhe kjo është ajo çfarë lojtarët e mëdhenj bëjnë: ata adaptohen”, ka thënë Neville.

Allegri shpreson Juve të gabojë

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, mendon se ende mund të ketë ndryshime në renditjen tabelare në javët e fundit të sezonit.
Vetëm një pikë i ndan dy skuadrat, me Juventusin që tash mban kreun, dhe që në fundjavë ka një ndeshje të vështirë përballë Romës.
“Scudetto [ende nuk është fituar], do të fitohet nga skuadra me nervat më të fuqishme”, ka thënë Allegri gjatë një seance pyetje-përgjigje me tifozët në Twitter.
Italiani po ashtu ka thënë se kur ata nuk luajnë mirë në pjesën e parë, në pauzë ai tregon lojtarëve barsoleta, për t’i stimuluar. 

Sa Pinto: Bielsa, ndër tre më të mirët

Menaxheri i Sporting Lisbonës, Ricardo Sa Pinto, ka lavdëruar rivalin e sotëm të Europa League, trajnerin e Athletic Bilbao, Marcelo Bielsa.
“Athletic është një skuadër shumë e fuqishme, edhe në shtëpi edhe në udhëtim. Shtypi spanjoll flet për ta sikur të ishin Barcelona e dytë. Ata e luajnë topin që nga mbrojtja, por kur nuk e kanë atë opsion, ata po ashtu shkojnë me pasime të gjata”.
“Ata janë një skuadër me një lëvizshmëri dhe kreativitet të shkëlqyeshëm, që gjithmonë përpiqen të luajnë në një tempo të lartë. Ata janë një skuadër agresive, sulmuese ku gjashtë ose shtatë lojtarë janë të gatshëm ta përfundojnë lëvizjen. Duket sikur ata kurrë nuk lodhen, ata japim gjithçka”.
“Tre trajnerët më të mirë bë botë janë në ligën spanjolle - Jose (Mourinho), Pep (Guardiola) dhe Bielsa. Ai ka instaluar identitetin e tij dhe një lloj tjetër të lojës, me të cilën unë jam përballur ndaj Athletic si lojtar”, ka thënë Sa Pinto, ish-lojtari i Real Sociedad. 

NBA: Bostoni kampion i Divizionit Atlantic

Paul Pierce ka bërë një kërcim vendimtar për të shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes dhe për t’i dhënë Boston Celtics titullin e Divizionit Atlantic pas fitores 102-98 ndaj Orlando Magic.
Pierce mbuloi mungesën e të lënduarit Rajon Rando duke dërguar 14 astistime, por shënimi i tij me shtatë sekonda të mbetura, u dha Celtics katër pikë epërsi dhe largoi dilemën e fituesit,.
Pierce ishte i saktë edhe nga dy gjuajtje të lira në çastet e fundit të ndeshjes, për të çuar në 29 pikët e tij në këtë takim. Boston shënoi fitoren e 37-të të sezonit (26 disfata) dhe tashmë ka siguruar pozitën e parë në Divizion dhe të katërt në Konferencën Lindore.
New York Knicks mbeten tre ndeshje e gjysmë prapa Bostonit me edhe katër ndeshje të mbetura dhe mund t’i arrijnë rivalët, por jo edhe t’i tejkalojnë ata.
Orlando (36 fitore dhe 26 disfata), qëndron në pozitën e gjashtë të Lindjes.

Guardiola: Ndeshja nuk fitohet me posedim

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, mendon se Chelsea është favorit për t’u kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve, pasi fitoi me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të zhvilluar mbrëmë në Stamford Bridge.
“Një-zero është një rezultat shumë i mirë për ta. Ata janë favoritë”, ka thënë Guardiola, i cili po ashtu ka refuzuar të kritikojë rivalët për fokusim në mbrojtje.
“Ky është futbolli. Nuk është çështje për drejtësi apo padrejtësi. Urime për Chelsean. Ne do ta fitonim çdo ndeshje nëse posedimi i topit do ta vendoste rezultatin, pasi mesatarja jonë është më e madhe se e çdo kundërshtari”.
“Por më e vështira në ndeshje është ta dërgosh topin në rrjet dhe kjo është çfarë ne nuk mund ta bënim sonte. Ne duhet të fokusohemi në ndeshjen e kthimit tash dhe të përpiqemi të krijojmë numrin e njëjtë të shanseve”.
“Nuk do të jetë e lehtë, ata do të kenë 10 lojtarë prapa topit, ata do të mbrohen, ata janë më të fuqishëm se ne, ata vrapojnë, ata kërcejnë më shumë se ne. Por ne duhet të përpiqemi dhe ta marrim ndeshjen në kontroll dhe të zbulojmë një mënyrë për të shënuar gola”, ka deklaruar spanjolli. 

Di Matteo: “Pleqtë” e dëshmuan veten

Menaxheri i Chelseat, Roberto di Matteo, u është kundërpërgjigjur kritikëve pas fitores ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Chelsea ishte kritikuar këtë sezon se ka një skuadër të plakur, por Blutë arritën ta ndalojnë kampionin në fuqi të Evropës dhe madje i mposhtën ata falë një “të moshuari” si Didier Drogba, i cili shënoi golin e vetëm të takimit.
“Në të kaluarën, shumë njerëz kanë dhënë mendimin se djelmoshat tanë ishin përtej vijës dhe shumë të moshuar për të luajtur në këtë nivel”.
“Nuk ishte vetëm Didier, por shumë lojtarë në skuadrën tonë, për të cilët u tha se nuk mund të luajnë dy ndeshje në një periudhë aq të shkurtër të kohës. Ata e dhanë përgjigjen e tyre në fushë”, ka thënë italiani. 

Pedro: Fitorja e Chelseat e padrejtë

Anësori i Barcelonës, Pedro Rodriguez, thotë se disfata në Ligën e Kampionëve nga Chelsea ishte “e padrejtë”.
Barcelona dominoi ndeshjen, por ishte Chelsea që doli fitues, pasi Blutë arritën të shënojnë golin e vetëm të ndeshjes me anë të Didier Drogba.
“Sigurisht që është e padrejtë, pasi për mënyrën se si ne luajtëm ne duhej të kishim nxjerrë një rezultat më të mirë. Ne ishim më të mirë, por në ndeshje si kjo këto gjëra mund të ndodhin dhe ne duhet ta pranojmë”.
“Ne krijuam mjaft shanse, luajtëm një ndeshje të mirë pasi gjithë kohës ishim në kontroll. Është për të ardhur keq që ata shënuan atë gol në kundërsulm”, ka thënë Pedro.

Terry: Një prej netëve më të mira

Kapiteni i Chelseat, John Terry, thotë se fitorja ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve ishte një prej netëve më të mira të tij me klubin.
Didier Drogba shënoi të vetmin gol të ndeshjes, derisa Blutë fituan me rezultat 1-0 ndeshjen e parë gjysmëfinale.
“Kjo do të kujtohet si një prej netëve tona më të mira. Ishte një paraqitje e palodhshme dhe ne nuk e prekëm topin në 15 minutat e para. Didier ishte thjesht i mrekullueshëm”, ka deklaruar Terry pas ndeshjes.

Katër çmime në SHBA për fotot Snownjeri të Arben Islamit

Arben Islamin e njohim për fotografitë e tij nga shtigjet e skijimit dhe të ecjes nëpër të gjitha bjeshkët e Kosovës. Ai tani është fitues i katërfishtë për fotografitë më të klikuara, në një konkurs amerikan.
Si ndodhi që ai të jetë pjesë e kësaj gare dhe fitues i saj, shpjegon vetë Arbeni.
“Në fillim të vitit 2012 e pashë një link nga web faqja më e popullarizuar në botë për skijim, Tetton Gravity Research, me bazë në USA. Ata kërkonin foto kualitative, të bëra jashtë shtigjeve të skijimit (off-piste). E pashë që ishte shans i mirë për të konkurruar, pasi qe kisha shumë foto të tilla, të bëra në shtigjet e Brezovicës dhe qendrat e tjera të skijimit në Kosovë. Ky ishte edhe një rast i mirë për ta reklamuar Kosovën dhe shoqatën Snownjeri në botë, por edhe vetë Kosovën”.
“I pashë fotot që deri në atë kohë ishin postuar dhe vendosa t’i postoj edhe unë të miat. I dërgova 20 foto dhe muaj pas muaji, numri i personave që i pëlqenin fotot e mia rritej.Sipas Tetton Gravity Research, duhej që një foto të fitonte numër të caktuar ‘Like’ (pëlqime) në mënyrë që të zgjidhet në top 25 fotot, të cilat pastaj do të hynin në përzgjedhjen e ngushte prej 5 fotove”, ka pohuar Arbeni.
Pas 3 muajve Arbenit dje i erdhi lajmi se nga 200 fotot e postuara nga e tërë bota, tre nga fotot e tij u plasuan në vendin 1, 3 dhe 4.
Arbeni tregon se si shpërblim për fotot fituese mori një palë veshmbathje profesionale për skijim.
Organizimin e kësaj gare brenda organizatës "Tetton Gravity Research" e ka bërë firma e mirënjohur e veshmbathjeve sportive GORE-TEX.

Kushtrim Hoxha në “Old Globe”

Në një audicion në të cilin kanë aplikuar 1880 aktorë, janë pranuar vetëm 7 të tillë. Nuk do të ishte lajm i madh, por njëri nga këta fatlumë është aktori kosovar Kushtrim Hoxha.
Ky i fundit është pranuar për të qenë pjesë e teatrit Old Globe në San Diego të Kalifornisë, gjegjësisht programit “Master of Fine Arts”(Master i Arteve të Bukura).
Hoxha ka filluar me audicionet vitin e kaluar, në janar ka hyrë në listën e ngushtë, ndërsa sapo ka marrë lajmin që midis aktorëve nga Nju-Jorku, Nju-Xhersi dhe Los-Anxhelosi gjendet emri i tij dhe i shtetit të Kosovës.
“Audicionin e kam filluar vitin e kaluar, kur edhe i kam nisur përgatitjet. Në janar të këtij viti më kanë lajmëruar se kam hyrë në rrethin e dytë”, ka thënë Hoxha. Shkurti i këtij viti Hoxhën do ta gjente në Amerikë për dy audicionet e fundit.
“Aty kemi qenë 30 aktorë dhe vetëm shtatë jemi pranuar”, ka shtuar ai.
Shtatë monologë, prej tyre katër nga Shakspeare dhe tre të tjerë nga autorë të ndryshëm, do të bindnin jurinë që Hoxha të bëhej pjesë e universitetit dhe teatrit. E vendimin për pranim do t’ia kumtonte Hoxhës edhe i pari i këtij universiteti, Richard Seer.
“Është kënaqësi që t’ju njoftoj se jeni pranuar në ‘The Old Globe-Universiteti i San Diegos’ në programin e aktrimit, vitin tjetër”, ka shkruar Seer.
Oferta për Hoxhën përfshin një bursë të plotë dyvjeçare me kosto prej më shumë se 100 mijë eurosh. 

Turne botëror i Tupac Shakur?

Organizimi i një turneu botëror i Tupac Shakur, 16 vite pas vdekjes së tij, është i mundshëm, bëjnë të ditur drejtues të kompanisë projektuese holografike Musion.
Kompania në fjalë, e cila krijoi në formë hologrami (animacioni 3-D) reperin e ndjerë duke bërë që ky “vizatim” të performojë “live” me Dr Dre dhe Snoop Dogg në festivalin e muzikës Coachella vikendin e kaluar, mendon se do të ishte ide e shkëlqyeshme që Tupac, i cili u vra në vitin 1996, të mund të jetë në turne botëror.
“Kjo qartazi është një iniciativë historike dhe ngazëlluese për të cilën ne të gjithë jemi dëshmitarë, dhe do të kishte kuptim ta çojmë atë në Evropë dhe ndoshta edhe në gjithë botën”, ka thënë për NME drejtori i muzikës i Musion, Sanj Surati.
Më herët ishte thënë se përfaqësues të Dr Dre dhe Snoon Dogg planifikojnë të diskutojmë mundësitë e një turneu nëpër stadiume, ku dyshja do të shoqëroheshin edhe nga versioni hologram (i animuar) i 2Pac, dhe ku do të mund të përfshiheshin edhe yjet tjerë të hip-hopit, si Eminem, 50 Cent dhe Wiz Khalifa. 

Victoria e obsesionuar me shopingun online

Victoria Beckham thotë se ajo është e obsesionuar me shitoren online Net-A-Porter pasi është shumë e ngarkuar të dalë në shoping.
Këngëtarja e shndërruar në dizenjate të modës, e cila ka katër fëmijë me burrin e saj David Beckham, thotë se ajo rrallë gjen kohë për të dalë për të blerë, ashtu që shumicën e veshjeve gjen në ueb-sajtin luksoz të modës.
“Më pëlqen të blej online. Më pëlqen Net-a-porter në veçanti. Duke qenë një nënë që punon me katër fëmijë, mundësia për të blerë në internet është gjë e mrekullueshme”, ka thënë ajo
Victoria, 38-vjeçare, së fundi ka lansuar faqen e saj në Facebook dhe shpreson kështu të mbajë të informuar fansat e saj bë lidhje me linjën e saj të veshjeve.

Adrian Gaxha në lidhje me Simona Poposkan?

Adrian Gaxha si duket më shumë preferon maqedonaset se sa vajzat shqiptare. Ai nuk u largua për asnjë moment nga këngëtarja Simona Poposka nga Ohri në një promovim të këngëtarit Robert Bilbilov në Shkup.
Adrian Gaxha, i cili tashmë një kohë të gjatë nuk është shfaqur në publik, u përshëndet me shumë miq të tij, por përsëri kthehej në përqafimin e biondes atraktive, transmeton portali Shqipmedia.
“Ajo është një nga këngëtaret më të mira. Vetëm në qoftë se do të isha i çmendur nuk do të doja të isha me Simonën. Shiheni se çfarë çifti jemi. Jemi të krijuar për njëri tjetrin”, është shprehur Adrian Gaxha.
Këngëtari shqiptar nga Maqedonia para dy muajve i dha fund lidhjes dy vjeçare me modelen dhe prezantuesen Luana Vjollca, e cila jeton në Tiranë.

Narcisoidët, më të shkathët për punësim

Personat narcisoid kanë vetërespekt të madh, janë më të shkathët në komunikim dhe më mirë promovojnë veten, çka ua jep përparësinë gjatë bisedës për punë; pohojnë, shkencëtarët nga Universiteti Nebraska.
Në një hulumtimi të kryer nga revista Journal of Applied Social Psychology, ekspertët kanë vlerësuar nivelin e personave narcisoidë dhe kanë vërtetuar se këta persona, janë më të shkathët në komunikim. Vetëpromovuesit ishin të buzëqeshur, me humor të mirë, kanë folur shpejt, por edhe në mënyrë të relaksuar. Kanë marrë nota më të mira sesa kandidatët me kualifikim të njëjtë, të cilët nuk janë vetëpromovuar.
Punëdhënësit nuk anojnë ndaj asaj që të punësojnë personat narcizoidë, por kjo ndodh më së shpeshti, sepse personat e tillë lënë përshtypjen e vetëbesimit dhe të aftësisë.
“Ka shumë pak dëshmi për atë që personat narcizoidë janë punonjës më shumë apo më pak efikas. Por, ajo që dimë që është që mund të jenë shumë destruktivë për personat që i rrethojnë çdo ditë”, ka shtuar prof. Harms. 

Droga afrikane, zgjidhje radikale për narkomanët

Një element halucinogjen i quajtur Ibogaine, që nxirret nga një bimë në Afrikë, duket se shkakton zvogëlimin dhe zhdukjen e simptomës së varësisë nga heroina, kokaina dhe alkooli.
Që nga vitet 1960, një grup shkencëtarësh dhe njerëzish që dikur kanë qenë nën varësinë e drogave, kanë bërë thirrje për një mënyrë radikale trajtimi të varësisë nga drogat, një element halucinogjen të quajtur Ibogaine, që nxirret nga një bimë në Afrikë dhe që duket se shkakton zvogëlimin dhe zhdukjen e simptomës së varësisë nga heroina, kokaina dhe alkooli.
Doktori Anwar Jeewa nga Afrika Jugore ofroi një zgjidhje radikale, drogën halucinogjene që përdoret në ceremoni tribale në Afrikën Qendrore. Ai vlerëson se rreth l mijë vetë i ka trajtuar me Ibogaine dhe ka pasur sukses, por mjekësia konvencionale ende nuk e njeh këtë metodë.
Në Holandë është hapur një klinikë që nga vitet 1980 dhe që përdor këtë drogë për të luftuar drogën dhe klinika të tilla po hapen në Kanada, Meksikë dhe Afrikën e Jugut.