Miqësia me bishën zgjat 45 minuta

Është vështirë të besohet se grabitqarët dhe preja e tyre mund të miqësohen, por kjo ka ndodhur, së paku për disa minuta.

Fotografi Marius Croetzee ka arritur të fotografojë një leopard duke luajtur me një antilopë të porsalindur në rezervatin Sabi Sand Game në Afrikën e Jugut.
Fatkeqësisht, pas atyre “minutave të miqësisë”, natyra e ka bërë të veten dhe antilopa ka përfunduar si ushqim i leopardit.