KFOR-i nuk ka hasur në grupe të armatosura

Nuk kurrfarë indikacionesh të veçanta se në Kosovë ekzistojnë grupe të armatosura, ka thënë zëvendësi i zëdhënësit të KFOR-it, Mark Stimler. Ndërsa në Policinë e Kosovës thonë se duhet të verifikohet autenticiteti i pamjeve të transmetuara në televizion, ku shihen persona të armatosur.

Duke iu përgjigjur kërkesës së të ashtuquajturit ministër për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic, që përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të hetojnë nëse në Kosovë ekzistojnë grupe ekstremiste të armatosura, zyrtari për informim i KFOR-it, Mark Stimler, i ka thënë agjencisë shtetërore serbe Tanjug, se KFOR-i nuk ka marrë kurrfarë kërkese që të bëjë ndonjë hetim të veçantë lidhur me personat e armatosur në veri.
Bogdanovic dje kishte kërkuara nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare që urgjentisht të hetojnë nëse në veri të Kosovës ekzistojnë grupe ekstremiste të armatosura dhe nëse ekzistojnë ato të çarmatosen.
Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë se varet nga prokurori publik nëse do të iniciohen hetime lidhur me ekzistimin e grupe të armatosura ë veri të Kosovës.
Ai ka thënë se pamjet e publikuara janë xhirime të një stacioni televiziv të shqiptar, "autenticitetin e të cilave duhet verifikuar”, janë bërë në veri të Kosovës.
“Me ekzistimin e këtij video materiali janë të njoftuar KFOR-i dhe EULEX-i, me të cilat policia bashkëpunon ngushtë dhe duhet të verifikohet autenticiteti i atyre pamjeve, në të cilat paraqiten qytetarë të armatosur”, citohet të ketë thënë Hoti për Tanjug.
Ndërsa zyrtari për informim i KFOR-it ka thënë se po verifikojnë nëse personat e armatosur janë duke lëvizur nëpër Kosovë. ”Kjo është detyrë parësore e policisë, por kur ne takojmë persona që posedojnë armë, për të cilat nuk kanë leje, ne ua konfiskojmë ato”, ka thënë Stimler.