Bayerni nuk është vetëm Ribery e Robben

Chelsea duhet të ketë kujdes nga loja kolektive e Bayern Munichut dhe jo vetëm nga Arjen Robben dhe Franck Ribery. Kështu ka kërkuar Frank Lampard.
Të shtunën në Allianz Arena zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve dhe shumëkush flet për dy anësorët e rrezikshëm të bavarezëve, mirëpo shqetësimet e mesfushorit anglez mbajnë emrat Toni Kroos dhe Bastian Schweinsteiger.
“Duhet të përpiqemi të përballojmë fuqinë e Bayern Munichut. Nuk janë vetëm Ribery e Robben, por shumë lojtarë të tjerë”.
“Ata janë shumë të fortë si skuadër dhe ne duhet të gjejmë mënyrat për t’i lënduar, sidomos kur kihet parasysh se e kanë Kroosin dhe Schweinsteigerin. Ata kanë qenë dy nga mesfushorët më të mirë në botë këtë sezon”, ka theksuar 33-vjeçari për Goal.com.
Në finalen e 19 majit, Chelsea do të luajë pa të suspenduarit: John Terry, Branislav Ivanovic, Ramires dhe Raul Meireles; ndërsa te Bayerni do të mungojnë: Luiz Gustavo, Holger Badstuber dhe David Alaba.

Buffon: Asnjë titull nuk është si ky

Gianluigi Buffon mendon se fitimi i Scudettos këtë sezon ishte arritje unike e Juventusit.
Këtë vit, bardhezinjtë e fituan trofeun e parë të kampionit që pas skandalit Calciopoli (2006), ndërsa e kaluan sezonin 2011/2012 pa asnjë humbje.
“Festa e kësaj Scudetto ishte e shkëlqyer. Kishte shumë kënaqësi që e kemi pasur të mbyllur përbrenda. Ky titull nuk i ngjan asnjë tjetri që kemi fituar dhe nuk do të jetë asnjë si ky”, ka deklaruar numri një i Juves.
Buffon u transferua te Bianconerët në vitin 2001 nga Parma, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2014

Montella është i duhuri për Romën

Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, po lobon për ish-bashkëlojtarin, Vincenzo Montella, që të angazhohet në postin e trajnerit te Giallorossët.
Për ironi Luis Enrique e zëvendësoi pikërisht Montellan në fillim të sezonit 2011/2012, mirëpo pati një sezon zhgënjyes, ashtu që po largohet nga Roma.
“Do të isha i gëzuar nëse Montella do të kthehej. Gjithmonë kam menduar se ai është një trajner i mirë, ndërsa përvoja te Catania e ka konfirmuar këtë”, ka thënë De Rossi për FIFA.com

Inigo Martinez nuk mendon për Barcën

Qendërmbrojtësi i Real Sociedadit, Inigo Martinez, e ka distancuar veten nga pohimet që e lidhin atë me një kalim te Barcelona.
Problemet e Carles Puyolit me lëndime dhe rënia në formë e Gerard Pique, kanë bërë që Blaugranët të kërkojnë alternativa në qendër të mbrojtjes, dhe është spekuluar se ata janë në bisedime me 21-vjeçarin.
Megjithatë, ai ka thënë se nuk mendon për interesimin e Barcelonës.
“Çdo vit, secili bën më të mirën që mundet, por unë jam komod këtu dhe kam shumë vite përpara meje me Real (Sociedadin)”, ka thënë Martinez.

Capello: Moratti fajtor për mosangazhimin te Interi

Ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit, Fabio Capello, ka treguar se ai ishte pranë angazhimit te Interi, para Andrea Stramaccionit, mirëpo e ka etiketuar si fajtor presidentin e klubit, Massimo Moratti, për dështimin e bisedimeve.
“Do të më pëlqente të bëj punën e trajnerit për dy vite të tjera, ndërsa edhe nëse nuk ka mundësi të mëdha do të vazhdoj të trajnoj”.
“Së fundmi, provova te Interi, por gjërat nuk shkuan në mënyrën e duhur. Arsyeja? Nuk mund ta them; pyeteni Morattin”, ka deklaruar Capello. 

Benitez në listë për postin e trajnerit të Liverpoolit

Trajneri i dikurshëm i Redsave, Rafa Benitez dhe menaxheri aktual i Wiganit, Roberto Martinez, kryesojnë listën e emrave që mund të caktohen në postin e trajnerit të Liverpoolit.
Kryesia e ‘Të Kuqve’ e ka shkarkuar trajnerin Kenny Dalglishm si pasojë e sezonit të dështuar në Ligën Premier, përkundër triumfit në League Cup dhe arritjes në finale të FA Cup.
Ndërkaq, menjëherë kanë filluar thashethemet se kush do ta zë vendin e tij.
Martinez konsiderohet si më i favorizuari, pas tij vjen Benitez, pastaj ish-trajneri i Barcelonës, Frank Rijkaard dhe trajneri i Norwichit, Paul Lambert.

Ambrosini edhe një tjetër vit te Milani

Klubi i Milanit ka njoftuar përmes një komunikate se kapiteni Massimo Ambrosini ka nënshkruar kontratë të re njëvjeçare me Rossonerët.
Pas grupit të veteranëve që u larguan nga San Siro (Alessandro Nesta, Gennaro Gattuso, Filippo Inzaghi, Clarence Seedorf, Gianluca Zambrotta dhe Mark van Bommel) u prit që edhe mesfushori që mbush 35 vjet këtë muaj të largohet.
Mirëpo, kontrata e re e lidh atë me kuqezinjtë deri në verën e vitit 2013.
Ambrosini, i cili iu bashkua Milanit në vitin 1995 nga Cesena, është caktuar kapiten i skuadrës para dy vitesh, pas largimit të mbrojtësit legjendar, Paolo Maldini.

Del Bosque pret Puyolin dhe Villan

Trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque, nuk dorëzohet nga mundësia e përfshirjes së dyshes së Barcelonës, Carles Puyol dhe David Villa, në ekipin përfundimtar që do të udhëtojë në Poloni dhe Ukrainë.
Pas ndërhyrjes kirurgjike në gju, mbrojtësi Puyol pritet të mungojë rreth gjashtë javë, ndërsa Villa nuk po luan që nga dhjetori i vitit të kaluar pasi theu këmbën (në Kupën e Botës për Klube).
“Kemi kohë deri më 27 maj që të dorëzojmë listën finale për Euro 2012, prandaj deri atë ditë nuk po heqim dorë nga askush, duke përfshirë edhe Puyolin dhe Villan”, u ka thënë Del Bosque gazetarëve.
Sipas tij, mbrojtësi i Barcelonës ka gjasa reale për të qenë në Evropian, megjithatë duhet të pritet deri në ditën e fundit për t’u marrë vendimi. Ai e ka lëvduar edhe Villan, për të cilin thotë se është shumë efektiv përpara portës, prandaj është duke e pritur riaftësimin e tij. 

Maxi Lopez kërkon të qëndrojë te Milani

Sulmuesi në pronësi të Catanias, Maxi Lopez, dëshiron që ta zgjasë qëndrimin në San Siro.
Argjentinasi u huazua nga Milani në muajin janar, ndërsa Rossonerët e kanë mundësinë që ta blejnë atë, por duhet të paguajnë tetë milionë euro.
“Agjenti im së shpejti do të takohet me drejtorët e Milanit. Por unë e kam vetëm Milanin në mendje. Jam i lumtur këtu dhe mund të jap shumë më tepër”.
“Nuk mendoj për asgjë tjetër veçse të luaj për Milanin. Vërtet dëshiroja ta vesh këtë fanellë dhe të kem sukses për ekipin dhe gjithmonë e kam dhënë më të mirën kur më ftonte trajneri”, ka deklaruar Lopez për Sky Sport Italia.
Pas largimit të Pippo Inzaghit te kuqezinjtë ka vend për ish-sulmuesin e Barcelonës, megjithatë ai nuk i ka bindur sa duhet drejtorët e klubit që të paguajnë për qëndrimin e tij

Shkarkohet Kenny Dalglish

Liverpooli e ka shkarkuar trajnerin Kenny Dalglish pas një sezoni të dështuar të Redsave, sidomos në Ligën Premier.
Këtë sezon, 61-vjeçari arriti t’ia sjellë klubit nga Anfield titullin e League Cup (trofeun parë që nga viti 2006), mirëpo dështoi ta zinte pozitën e katërt në tabelë përkundër investimeve që ka bërë nga janari i vitit të kaluar (rreth 100 milionë funte - Andy Carroll, Charlie Adam, Jordan Henderson e Stewart Downing).
Liverpooli e ka përfunduar sezonin në pozitën më të ulët për këtë klub që nga themelimi i formatit ekzistues të Ligës Premier (1992).
Po ashtu, ka regjistruar vetëm gjashtë fitore në shtëpi gjatë gjithë sezonit, që është rekordi më i keq në ligë që nga edicioni 1948/1949. Edhe numri i pikëve (52) është më i ulur që nga sezoni 1953/1954

Zhduket Nick Stahl, ylli i “Terminator 3”

Aktori i njohur për rolin e tij në filmin “Terminator 3”, Nick Stahl, është zhdukur, ndërsa gruaja e tij e ka paraqitur rastin në polici.
Herën e fundit gruaja e ka parë më 9 maj – transmeton TMZ. Ka të tillë që thonë se aktorin e kanë parë në rajonin Skid Row në L.A. me disa persona mjaft të dyshimtë.
Stahl në muajt e fundit ka pasur probleme me përdorimin e drogës. Në shkurt gruaja e tij e kishte paraqitur në gjykatë për shkak të përdorimit të drogës. Ndërsa besohet se zhdukja e tij është lidhur pikërisht me këtë shprehi të keqe.
Në vazhdimin e tretë të Terminatorit, Stahl luajti rolin e John Connor

‘Nuk kam bërë dhe nuk do të bëj ndërhyrje estetike’

Tom Cruise duket sikur nuk është plakur aspak, edhe pse pas dy muajsh mbush 50 vjet.
Shpjegimi më i mirë për këtë dukje është “operacioni plastik”, mirëpo aktori ka demantuar çdo spekulim që thotë se ai i është nënshtruar kirurgjisë plastike.
Ylli i “Mission Impossible” madje ka thënë se edhe në të ardhmen kurrë nuk do të bëjë intervenime estetike.
Në një intervistë për Playboy, i pyetur nëse i është nënshtruar ndonjëherë operacionit plastik, Cruise është përgjigjur: “Jo dhe asnjëherë nuk do ta bëj”.
Ndërsa shpjegimi i tij se si e ruan dukjen që ka, ishte: “Sinqerisht, nuk e kam idenë. Punoj. Gjithmonë jam me familjen. Ushtroj, rrallë fle, sforcohem”.

Aniston nuk duhet të zhvishet për të qenë seksi (Foto)

Sipas standardeve hollivudiane, të jesh seksi në një reklamë duhet të kesh shumë pak (ose aspak) rroba në trup, mirëpo në rastin e Jennifer Aniston, nuk është ashtu.
Aktorja ka bërë një reklamë për ujin “Glaceau Smartwater”, në të cilën duket më e re, magjepsëse dhe seksi, ndërsa nuk ka pasur nevojë që të zhvishet.
Ndërkaq, sa i përket jetës private, duket se ajo më në fund ka arritur ta harrojë ish-burrin e saj, Brad Pitt.
Sipas mediave, aktorja i ka dërguar një tufë me lule me porosinë: “Ajo që dukej si e kaluar ka marrë fund dhe vërtet ka mbetur në të kaluarën”.

Ja si rrëzohet një femër (Video)

Pasi ka kaluar gjithë ditën duke pirë, një femër është kthyer në shtëpi dhe ka vazhduar ta bëjë të njëjtën gjë, por duke mos u ulur në një vend të sigurt.
Ajo nuk e ka dëgjuar këshillën e mikut të saj për t’u larguar nga aty dhe shikojeni se çfarë i ka ndodhur... 

“Fjalët e Mourinhos nuk vlejnë asgjë”

Mesfushori i Barcelonës, Javier Mascherano, ka reaguar ndaj fjalëve të Jose Mourinhos, i cili ka thënë se 50 golat e Lionel Messit në La Liga nuk vlejnë asgjë.
Trajneri i Real Madridit tha të martën se Topi i Artë këtë vit duhet t’i jepet Cristiano Ronaldos, 46 golat e të cilit ua sollën Mbretërve titullin e kampionit të Spanjës, ndërkaq theksoi se rekordi golashënues i Messit nuk vlen për asgjë, pasi Barca nuk e fitoi titullin.
Megjithatë, Mascherano beson se bashkëkombësi i tij është favorit për ta fituar për të katërtën herë radhazi Topin e Artë falë lojës së tij dhe 72 golave të shënuar në të gjitha garat këtë sezon.
“Unë nuk i llogaris fjalët e Mourinhos. Nuk kam asgjë për të thënë”.
“Leo e meriton (Topin e Artë), sepse ka arritur një rekord që nuk është parë nga vitet e tridhjeta. Flasim për një njeri që ka thyer një rekord të mbajtur 70 apo 80 vite. Çfarë çmimi më i mirë mund t’i jepet sesa Topi i Artë?”, ka deklaruar mesfushori. 

Gerrard kapiten i Anglisë

Trajneri i Anglisë, Roy Hodgson, e ka emëruar mesfushorin e Liverpoolit, Steven Gerrard, si kapiten i Tre Luanëve për Kampionatin Evropian.
Gerrard ka qenë kapiten i Anglisë në 15 raste në të kaluarën – për herë të parë në mars të vitit 2004, ndërsa herën e fundit në shtator të vitit 2010 kundër Zvicrës.
“Unë po llogaris në të që të më ndihmojë në ndërtimin e unitetit në skuadër dhe përreth”, u ka thënë Hodgson gazetarëve.
Shiriti i kapitenit iu mor mbrojtësit të Chelseat, John Terry, në muajin shkurt, vendim i cili nxiti largimin e Fabio Capellos. Sidoqoftë, Terry është përfshirë në ekipin prej 23 lojtarëve që do të luajnë në Euro 2012.

Alves nuk luan në finale të Kupës

Barcelona ka njoftuar se Dani Alves nuk do të luajë në finale të Kupës së Mbretit për shkak të thyerjes së klavikulës.
Të mërkurën braziliani pësoi një frakturë në klavikulën e djathtë gjatë stërvitjeve dhe pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike.
Ende nuk është caktuar kohëzgjatja e saktë e mungesës së mbrojtësit të djathtë, megjithatë është e sigurt se nuk luan në sfidën e 25 majit ndaj Athletic Bilbaos.

Ndryshimi i hartës së Evropës në mijëvjeçarin e fundit (Video)

Ne YouTube po qarkullon një video, e cila në mënyre sintetike dhe brenda tre minutash e gjysmë, tregon se si ka ndryshuar harta e Kontinentit të Vjetër.
Sipas Ikub.al, Mendohet se kjo është videoja më e arrirë, e cila tregon sintetikisht këto ndryshime, dhe ka mundur që për një periudhë kohe prej dy muajsh të marrë mbi gjysmë milioni klikime, rezultat i cili konsiderohet si shumë i mirë për filmime të këtij lloji. 

Të enjten shpallet data e zgjedhjeve në Kaçanik

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur në takim kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, me të cilën bisedoi lidhur me shpalljen e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Kaçanikut, kryetari i së cilës ka dhënë dorëheqje ditë më parë
Jahjaga dhe Daka u pajtuan se duhet të bëhen angazhime të të gjitha institucioneve, në mënyrë që të bëhen përgatitje sa më të mira për zgjedhjet për kryetar të Kaçanikut.
Ndërkohë presidentja ka vazhduar edhe të mërkurën takimet konsultative me drejtues të partive politike, për përcaktimin e datës së zgjedhjeve për kryetar të komunës në Kaçanik.
Në bazë të kompetencave kushtetuese, duke respektuar afatet ligjore dhe në pajtim me udhëheqësit e partive politike në Kosovë, Presidentja Jahjaga do ta shpallë të enjten, vendimin për datën e mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të komunës në Kaçanik.

Vizë për të hyrë në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka aprovuar regjimin e vizave për 86 shtete. Ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm.
Që nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qytetarë nga 86 shtete të botës nuk do të mund të hyjnë në territorin e Kosovës pa vizë të lëshuara nga autoritetet kosovare.
Në mesin e shteteve ndaj të cilave do të aplikohet regjimi i vizave ka shtetet që përbejnë kërcenim për sigurinë e brendshme të Kosovës dhe paqes ndërkombëtare, në përgjithësi.
Zëvendësministri i punëve të Jashtme, Ibrahim Gashi, tha për KosovaTimes se ky vendim hyn në fuqi më 1 janar, 2013.
“Regjimi i vizave hynë në fuqi nga 1 janari 2013. Deri atëherë ne do të hartojmë legjislacionin e nevojshëm, do të rrisim numrin e stafit konsullor në konsullatat e Kosovës, por edhe do të bëjmë marrëveshje me vendet mike të Kosovës që disa ambasada të tyre të mund të lëshojnë viza në emër të Kosovës”, tha Gashi.
Përzgjedhja e shteteve për të cilat do të aplikohet regjimi i vizave është bërë në bazë të kriterit se sa paraqesin kërcënim për sigurinë e shtetit të Kosovës; kërcënim për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtarë; si dhe për vendet e listës së zezë të Shengenit. 

Serbët nga veriu s’duan dialog me Prishtinën

I ashtuquajturi sekretari për Kosovën, Oliver Ivanovic, ka thënë se vetëm nëpërmjet dialogut mund të arrihen marrëveshjen konkrete mbi statusin e Kosovës dhe të veriut të Kosovës!
"Prishtina është e vetëdijshme se nuk mund të ndikojë në sovranitetin e pjesës në veri. Nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare ka nisur një plan të ri, por ajo duhet të jetë e vetëdijshme se çfarëdo plani që ofron, madje edhe më të mirin, më idealin, serbët dhe Serbia atë nuk do ta pranojnë”, ka thënë ai për Beta, duke komentuar paralajmërimet se Qeveria e Kosovës në shtator do ta ofrojë planin për dialog për veriun, përmes të cilit kjo pjesë do të integrohet në sistemin kushtetues dhe juridik të vendit, ndërsa realizimi do të bëhet me përfaqësuesit e serbëve në veri.
Sipas Ivanovicit, ky plan do të jetë i papranueshëm përderisa nuk ka marrëveshje konkrete për “statusin e Kosovës”. Ai thotë se Prishtina në vend se të përgatit për bisedime, përgatitet për zgjidhje!
Nënkryetar i të ashtuquajturës Kuvend i Komunave të Kosovës, Marko Jaksic, ka thënë se serbët nuk mund ta zgjidhin statusin në veri e as në jug përmes dialogut të ndarë, por se ato duhet të bëhen në kuadër të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit.
"Të vetmet bisedime reale janë ato që i ofron Rezoluta 1244 e KS të OKB-së dhe vetëm në bazë zë saj mund të gjendet statusi i Kosovës, e jo statusi i serbëve në veri”, ka thënë Jaksic, i cili kërkon që bisedimet Prishtinë-Beograd të bëhen në OKB, e jo në Bruksel “ku janë dëmtuar interesat e serbëve”.
Jaksic shton se për dialog për integrimin e veriut Prishtina për bashkëbisedues mund t’i gjejë vetëm serbët që për para, karrierë apo diçka të ngjashme bëjnë gjithçka.
"Përfaqësues të vërtetë të serbëve nuk do të gjejnë", tha ai, duke shtruar pyetjen nëse serbët që zgjedhë Prishtina do të jenë në gjendje t’i implementojnë marrëveshjet.

Pornostarja: Trupi im kundër Kryeministrit italian Mario Monti

E ka përdorur trupin e saj për të bërë një apel në mbrojtje të kafshëve, njëlloj si dhe për të denoncuar kushtet e grave afgane.
Tashmë ish pornostraja Laura Perego vihet kundër qeverisë së Kryeministrit italian Mario Monti duke thënë se ka nxjerrë mijëra familje në rrugë.

“Pas një periudhe reflektimi dua të jem sërish zëdhënës e mesazheve për jetën sociale, duke shfrytëzuar imazhin dhe trupin tim, këtë herë në një lëvizje kombëtare kundër Montit, pasi qytetarët italianë po vuajnë", thekson Laura.

 Në apelin e saj ajo shton se kohëve të fundit dëgjohet të flitet vetëm për taksa, për tortura ndaj punonjësve, ndërsa shumica e familjeve janë pa punë e pa shtëpi.

“Emri i gjithë këtyre fatkeqësive të popullit kanë një emër dhe mbiemër, Mario Monti. Faleminderit profesor që për të shpëtuar Italinë ke nxjerrë në rrugë mijëra familje", shprehet portnostari.

Gruaja me HIV-AIDS, filmuar per 90 dite. Shihni ndryshimin (VIDEO)

Afrikë – Videoja 1 minutë përmbledhëse e 90 ditëve të jetës së saj.
Një grua e re nga Afrika me emrin Selinah është e prekur nga sëmundja vdekjeprurëse, AIDS. Selinah ka rënë dakort që të filmohet për 90 ditë dhe netë me radhë, për të ndihmuar njerëzit të njihen me efektet e kësaj sëmundjeje e tmerrshme. Realizuesit e këtij filmi kanë vendosur një kamera mbi shtratin e Selinahës qe filmonte çdo minutë të jetës së saj. Pas 90 ditësh ajo që është përballë më kameran nuk është Selina. Brenda tre muajsh gruaja u trasformua në një skelet të gjallë njerëzor dhe këtë gjë ia bëri sëmundja e tmerrshme

12 vjeçarja sqaron problemet bankare

Victoria Grant, 12 vjeçarja kanadeze qëndroi para më shumë se 600 bankarëve, dhe shumica e të grumbulluarve kanë qeshur, por kanë ndaluar kur ajo ua shpjegoi të vërtetën për sistemin bankar. 

Victoria ka mbajtur një fjalim të paharrueshëm para rreth 600 njerëzve, gjatë Konferencës së Bankave, në Filadelfia të SHBA-ve.

Ajo u tha qartë dhe me guxim të pranishmëve se tërë sistemi bankar është një mashtrim i organizuar mirë.

Fjalimin e saj nuk kanë pranuar ta transmetojnë mediat.

Nëntëvjeçari me kancer, tronditë njerëzimin

Ryan Kennedy Clarkston vuan nga një tumor i rrallë në tru, dhe ai deri tash ka kaluar në shtatë operacioni, katër kimioterapi dhe dy rrezatime. Por si duket po i vjen fundi luftës pesëvjeçare të nëntëvjeçarit 

Kur nëna i ka thënë se duhet të futet edhe në një operacion, ai thotë se është lodhur nga gjithçka.

"Të thash nënë, nuk mundem më, nuk dua të futem në operacion dhe rrezatim. Kam mbaruar me këtë”, ka cituar nëna e pikëlluar fjalët e birit të saj, të cilit operacioni do t’ia shtonte jetën edhe për tre muaj, shkruan “Oakland Press”. "Vendosi të mos i marrë më pilulat, e as të mos i nënshtrohet operacionit se është shumë e dhembshme për të”.

Mjekët nuk e dinë nëse djali do ta përjetojë ditëlindjen e tij të dhjetë, të cilën do të duhej ta festonte më 24 maj.

Edhe pse Ryani i vogël nuk e di se çka është rrjeti social Twitter, pasi një mik i familjes ka shkruar aty një lutje për të, me shpejtësi të madhe në botë u përhap lajmi për djaloshin e sëmurë të cilit edhe personalitetet e famshme i kanë dhënë mbështetje.

"Gjithmonë kam qenë me të, këtu jam për gjithçka që duhet, do t’ia plotësojë çdo dëshirë dhe do ta dua përgjithmonë”, ka thënë nëna e tij Kimberly Morris-Karp për CNN, duke shtuar se përvojën më të rëndë në jetë e ka pas kur djali ua tha lamtumirën vëllezërve të tij.

Vieira: City do të dominojë futbollin anglez

Ish-mesfushori i Manchester Cityt, Patrick Vieira, beson se klubi ka të rinj dhe talent për të dominuar futbollin anglez në vitet në vazhdim.
Pasi fitoi titullin e Ligës Premier pas fitores dramatike 3-2 ndaj QPR gjatë vikendit, që ishte i pari pas 44 vitesh për klubin, Manchester City tash synon të ndërtojë një periudhë dominimi në futbollin anglez.
“Me Arsenalin ishte vështirë të fitojmë titullin njëri-pas-tjetrit, United e bëri këtë për një kohë të gjatë. Si klub është e rëndësishme të fitohen titujt njëri-pas-tjetrit, por ne e dimë se sa vështirë është”.
“Futbolli është një cikël, çdo pesë ose gjatë vite, dhe shpresoj ky klub të ketë stabilitetin që i nevojitet për të qenë i suksesshëm. Ne e dimë se suksesi vjen me stabilitet”.
“Ne kemi një skuadër të re, vërtet të talentuar, me vendosmërinë për t’ia dalë mirë. Shpresoj se kjo skuadër për katër ose pesë vitet e ardhshme do të dominojë në futbollin anglez”, ka thënë francezi

Euro 2012: Chamberlain dhe Terry ftohen nga Hodgson

Tinejxheri i Arsenalit, Alex Oxlade-Chamberlain, është përzgjedhja më befasuese e trajnerit të ri të Anglisë, Roy Hodgson, në skuadrën që do të udhëtojë në Euro 2012 muajin e ardhshëm.
18-vjeçari ka fituar ftesën e parë për t’iu bashkuar skuadrës seniore të Anglisë pavarësisht se ka bërë vetëm gjashtë starte në Ligën Premier dhe tre në Ligën e Kampionëve këtë sezon, të parat në karrierën e tij.
John Terry po ashtu është përfshirë në grupin prej 23 lojtarëve të zgjedhur nga Hodgson, që ka lënë anash Rio Ferndinand. Edhe Theo Walcott dhe Scott Parker janë përfshirë, edhe pse kanë vuajtur nga lëndimet së fundi.
Nga përzgjedhjet tjera që bien në sy, janë edhe portieri i Norwich Cityt, John Ruddy, si një prej dy portierëve rezervë, pastaj Stewart Downing në mesfushë dhe Jermain Defoe e Andy Carroll në sulm, pavarësisht sezonit jo aq për tu lakmuar të tyre.
Daniel Sturridge, Aaron Lennon, Peter Crouch, Bobby Zamora, Micah Richards, Phil Jagielka dhe Grant Holt janë në mesin e të tjerëve, që kanë dështuar t’ia dalin, derisa Kyle Walker do të mungojë për shkak të lëndimit.
Hodgson ka zgjedhur tre portierë, shtatë mbrojtës, nëntë mesfushorë dhe tre sulmues të qendrës për t’i marrë në Poloni dhe Ukrainë.
Skuadra e plotë është kjo:
Portierë: Joe Hart, Rob Green, John Ruddy;
Mbrojtës: Leighton Baines, Gary Cahill, Ashley Cole, Glen Johnson, Joleon Lescott, John Terry, Phil Jones;
Mesfushorë: Gareth Barry, Stewart Downing, Steven Gerrard, Frank Lampard, Alex Oxlade-Chamberlain, James Milner, Scott Parker, Theo Walcott, Ashley Young;
Sulmues: Wayne rooney, Andy Carroll, Danny Welbeck, Jermain Defoe.

Robben: Mposhta Realin, tash radha e Chelseat

Anësori i Bayern Munichut, Arjen Robben, ka synim të mposhtë edhe një ish-skuadër të tij, Chelsean, kur dy skuadrat do të takohen të shtunën në finalen e Ligës së Kampionëve.
Holandezi veshi fanellën Blu nga viti 2004 deri në vitin 2007, para se të largohet drejt Real Madridit dhe më pas iu bashkua Bayernit në verën e vitit 2009. Dhe pasi ka eliminuar Realin nga gara, Robben tash synon ta mposhtë Chelsean për të fituar trofeun e më të mirit të Evropës.
“Ne tashmë e kemi mposhtur Madridin, sigurisht, një klub tjetër timin, dhe shpresoj Chelsea të jetë i dyti”.
“Gjithmonë është e veçantë të luash kundër ish-klubit dhe unë kam kaluar kohë të shkëlqyeshme te Chelsea – tre vite, shumë sukses dhe vetëm kohë të mira”.
“Do të jetë mirë t’i shoh njerëzit e tyre sërish, por shpresoj se ne do të jemi më të lumtur se ata pas ndeshjes”, ka thënë mesfushori.

Evra: Titullin ia “dhuruam” Cityt

Patrice Evra ka tallur kampionët e ri të Anglisë, Manchester Cityn, duke thënë se ata nuk e kanë fituar titullin, por ai u është dhënë nga Djajtë e Kuq.
“Gjithmonë them se kur dikush është kampion, e meriton. Por mund t’i them vetes se ne ia dhamë titullin Cityt. Ishin vetëm 30 sekonda [në ditën e fundit të sezonit] që e bënë Cityn kampion”.
“Realiteti është se me gjashtë ndeshje të mbetura ne ishim tetë pikë në epërsi dhe për Manchester United të mos e përfundojë detyrën, kjo vërtet më zhgënjen”, ka deklaruar francezi.

Modric hedh dyshime rreth të ardhmes

Mesfushori i Tottenhamit, Luka Modric, ka dhënë shenja se karriera e tij në White Hart Lane mund të ketë mbaruar, duke thënë se ai do të marrë një vendim për të ardhmen e tij pas kampionatit evropian këtë verë.
26-vjeçari është lidhur vazhdimisht me një transferim te Chelsea, edhe pse Spurs refuzuan një ofertë në vlerën e 30 milion funteve verën e kaluar. Por e ardhmja e tij pritet të jetë debat edhe këtë verë, me vetë lojtarin që ngre dyshime për të ardhmen e tij.
“Do të vendosi për të ardhmen time pas Euros. Do të marr vendimin se ku do ta vazhdoj karrierën time. Jam i gatshëm për një test të madh”, ka thënë Modric para gazetarëve.
E ardhmja e mesfushorit kroat do të varet edhe nga kualifikimi i Spursave në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Tottenham ka siguruar vendin e katërt në tabelën e La Liga, por mund të mos kualifikohet nëse Chelsea fiton finalen e Ligës së Kampionëve. Blutë përfunduan në pozitën e gjashtë, që dërgon vetëm në Europa League, por nëse ngrenë trofeun më të madh evropian do të kualifikohen drejtpërdrejtë për sezonin e ardhshëm të kësaj gare.

Van der Wiel ka refuzuar Romën

Gregory van der Wiel ka zbuluar se agjenti i tij ishte takuar me drejtues të Romës për të diskutuar një transferim të mundshëm gjatë verës, por ai e ka bërë të qartë se do të largohet nga Ajaxi vetëm për një skuadër që luanë në Ligën e Kampionëve.
“Është shkruar, veçanërisht në mediat italiane, se kam arritur marrëveshje me Romën. Këto spekulime janë krejtësisht të pabaza, por janë edhe të pavërteta. Agjenti im Hakim Slimani ka kaluar një ditë në Romë me kërkesë të klubit dhe ka pasur një takim të kënaqshëm”.
“Roma dëshiron të më blejë mua nga Ajaxi, por Hakim u ka thënë atyre se unë preferoj një klub i cili do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm”.
“Megjithatë, ndjehem i nderuar që ata kanë shfaqur interesim në mua. Unë e kam falënderuar Romën për interesimin, po për momentin preferoj të fokusohem në skuadrën kombëtare dhe Euro 2012 dhe pas kësaj do ta planifikoj të ardhmen time”, ka thënë Va nder Wiel.

Pirlo shpreson në shumë trofe me Juven

Andrea Pirlo thotë se Juventusi tash po futet në një periudhë të ndritshme, pas triumfit të tyre në garën për Scudetton.
Pirlo arriti si transferim i lirë nga Milani verën e kaluar dhe është dëshmuar si një lojtar vendimtar në triumfin e Bianconerëve këtë sezon.
“Ne e kemi shtruar bazamentin për të arritur diçka të rëndësishme, pasi kur ju filloni një seri të fitoreve, kjo e shton urinë për të vazhduar më tej”.
“Tash ne jemi të hapur për trofe të tjera dhe finale për të luajtur, andaj mund të fillojmë të fitojmë vërtet”, ka thënë Pirlo.

Drenusha: Lidhja ime - koha do të zbulojë gjithçka

Këngëtarja Drenusha Latifi nuk është më ‘single’. Ajo ka filluar një lidhje dashurie, por nuk pranuar të flasë hapur për lidhjen e saj.
Ajo ka pohuar se kur të vijë koha do të flasë për personin me të cilin është e lidhur.
“Nuk dua që të bëhem enigmatike, por as nuk do të doja që të rrëfeja gjithçka. Mendoj se sa i përket jetës private dhe ndjenjave njeriu duhet të jetë paksa i rezervuar dhe të mbajë edhe gjëra për vete, të paktën për momentin. E vërteta do të zbulohet me kohën”, ka pohuar bukuroshja.
Drenusha Latifi së shpejti do të videoklipin e këngës “Future love”.

Cruise: Jam i lumtur me Holmes

Tom Cruise thotë se ai është një person “romantik” dhe se gruaja e tij Katie Holmes e bën jetën e tij “më të mirë”.
Aktori është i mahnitur me gruan e tij “të jashtëzakonshme”, me të cilën u martua në nëntor të vitit 2006, dhe thotë se ajo e bën atë të shfaqë anën e tij romantike, pasi është shumë i lumtur me të.
“Ajo është një person i jashtëzakonshëm dhe nëse ju kaloni pesë minuta me të, do ta kuptoni këtë”.
“Gjithçka që ajo bën, e bën me atë kreativitet të bukur. Ajo ka një zë dhe ngrohtësi si artiste, si nënë. Ajo është argëtuese dhe sharmante, dhe kur ec në dhomë, thjesht ndjehem më mirë”.
“Unë jam romantik. Më pëlqen të bëj gjëra, si për shembull të krijoj darka romantike dhe ta shijoj këtë. Nuk e di çfarë të them – thjesht jam i lumtur dhe kam qenë që nga momenti që e kam takuar atë. Ajo çfarë ne kemi është diçka e veçantë”, ka thënë Cruise.

Obama tall Beckhamin: Po plakesh

Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka tallur futbollistin David Beckham duke i thënë se ai është shumë i moshuar për të luajtur futboll.
Presidenti 50-vjeçar mendon se futbollisti 38-vjeçar, po bëhet shumë i moshuar për të luajtur në nivel profesional.
Duke folur gjatë të martës në Shtëpinë e Bardhë, pasi Los Angeles Galaxy fitoi Kupën e ligës amerikane, Obama ka thënë se Beckham mund të ishte baba i shumicës së bashkëlojtarëve të tij.
“Ne kemi një këmbëngulës të ri në ekip, një djalosh të quajtur David Beckham. Vërtet i kam thënë gjëra të rënda David – i thash se gjysma e bashkëlojtarëve të tij mund të jenë fëmijë të tij. Ne po plakemi, David. Edhe pse ti mbahesh më mirë se unë”, ka bërë shaka Obama.

Tetëshja për 15 dollarë?

Sipas një shkrimi në faqen WinSuperSite, ku citojnë një informatë nga Mary Jo Foley të CNet, Microsoft po përgatit një promocion për blerësit e Windows 7 pas 2 qershorit. Përveç kësaj, sipas informatave të reja, të gjithë ata të cilët kompjuterin e blejnë me Windows 7 pas kësaj date do të kenë të drejtën e blerjes së Windows 8 Pro me çmim prej vetëm 15 dollarë.
Me këtë veprim Microsoft dëshiron të sigurohet kundër “politikës së pritjes”, respektivisht shtyrjes së blerjes së kompjuterit të ri për shkak të paraqitjes së versionit të ri të Windowsit. Promocione të ngjashme me këtë nuk janë të huaja për Microsoftin, por deri tani ofroheshin versionet ekuivalente të SO të ri, e tani Pro versionin e Windows 8 do ta marrin të gjithë. Promocioni pritet të filloj njëkohësisht me paraqitjen e versionit Release Preview të Windows 8 që është paralajmëruar për fillimin e qershorit.
Përveç mbindërtimeve tjera, Microsoft sipas pohimeve po përgatit “pakot” siç janë mundësia e mbindërtimit në Windows 8 Pro + Windows Media Center. Mbindërtimet pritet të kryhen përmes ndërfaqes së re Add Features to Windows 8

Për pak i shpëtuam një asteroidi!

Të dielën mbrëma shumë pranë Tokës (në largësi prej 191.500 kilometrash, që sipas llogaritjeve astronomike është “për një fije”) ka kaluar ‘Asteroidi 2012 JU’.
Sipas Huffington Post, asteroidi me gjerësi rreth 12 metra i është afruar shumë Tokës para se të zhdukej në hapësirë. (Hëna gjendet në një largësi prej 382.900 kilometrash nga planeti ynë, ndërkohë që ky asteroid ishte shumë më afër).
Fatmirësisht, ky asteroid, madhësia e të cilit llogaritet sa një autobus, nuk paraqiste ndonjë rrezik për Tokën, mirëpo është një paralajmërues se ekziston mundësia e goditjes me ndonjë nga mbetjet e Sistemit diellor.
‘Asteroid 2012 JU’ para dy muajsh ka udhëtuar nga Marsi në drejtim të Tokës, ndërsa tani ka vazhduar rrugën në drejtim të Jupiterit.
NASA aktualisht është duke përcjellë lëvizjen e 8.900 asteroideve në afërsi të Tokës duke shpresuar në zbulimin e rrezikut (në rast të ekzistimit të tij) para se të vijë te ne. (Kështu supozohet të ketë ndodhur para 65 milionë vitesh, kur janë zhdukur dinozaurët). 

Zharku denoncohet nga dhëndëri

Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, i dënuar me tre vjet burgim nga gjykatësit e EULEX-it për kryerjen e veprës penale të posedimit të paligjshëm të armës, tani akuzohet nga një qytetar për një mori krimesh të tjera.
Besnik Lajqi, burri i motrës së Xhabir Zharkut, i cili jeton në Danimarkë, ka ngritur kallëzim penal në EULEX duke u bazuar në vepra penale që i ka kryer Xhabir Zharku, raporton Indeksonline.
Lajqi e denoncon Xhabir Zharkun për këto akuza: vepra penale kundër të drejtës ndërkombëtare, vepra penale kundër sigurisë së përgjithshme të njerëzve dhe të pasurisë, vepra penale kundër martesës dhe familjes, krime kundër njerëzimit, përgjegjësia e komandës dhe terrorizëm.
Mirëpo, këto akuza i ka hedhur poshtë Xhabir Zharku, sipas të cilit kjo është hakmarrje për arsye familjare.
“Këto janë shpifje banale, përralla të mbretit. Z .Lajqi e ka bërë këtë për arsye personale, për t’u hakmarrë për shkaqe familjare” ka thënë Zharku, për të shtuar se EULEX-i ende nuk e ka kontaktuar në lidhje me këto akuza.
Padia që është bërë nga Besnik Lajqi, është pranuar nga EULEX-i
“Prokuroria i ka kthyer përgjigje z. Lajqi ku e ka informuar atë se dokumentet e paraqitura janë përcjellë në zyrën e duhur. Z. Lajqi do të kontaktohet nëse ka nevojë për informata apo sqarime shtesë”, ka thënë zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi. 

Për shkak të Kosovës, Austria në Samitin e NATO-s

Kancelari austriak, Werner Faymann, do ta përfaqësoj javën e ardhshme Austrinë në Samitin e NATO-s në Çikago, për shkak të pjesëmarrjes së trupave të saj në misionet ndërkombëtare në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë.
Austria është ftuar në Samit si një prej 13 vendeve partnere, që nuk janë anëtare të aleancës ushtarake veriperëndimore.
Fakti se Austria është ftuar mbi të gjitha nga pala amerikane në këtë takim, në mesin e diplomatëve kjo cilësohet si njohje e veçantë për angazhimin e trupave austriake në misionet ndërkombëtare në Kosovë dhe në Bosnje, shkruajnë ditoret vjeneze.
Nga zyra e kancelarit Fymann është konfirmuar se ai do të udhëtojë në SHBA dhe se është planifikuar edhe takimi i tij me presidenti amerikan Barack Obama.
Austria është lutur nga SHBA-të që të marrë pjesë në nivelin e lartë, për çka edhe kancelari ka pranuar të udhëtojë në Samit. Në Çikago ai do të jetë i shoqëruar nga ministri e Mbrojtjes Norbert Darabos dhe sekretari shtetëror në Ministrisë së Jashtme, Wolfgang Waldner
Me rastin e pjesëmarrjes austriake në Samitin e NATO-s, Darabos ka thënë se në rend dite nuk është anëtarësimi i Austrisë në këtë aleancë ushtarake.
“Austria po punon në krijimin e një arkitekture të sigurisë evropiane, ndërsa me NATO-n ekziston një bashkëpunim të mirë”, tha ai për ditoren Kurier. "Ne jemi partnerë e jo anëtarë. SHBA-të e vlerësojnë angazhimin tonë në Ballkanin Perëndimor, e veçanërisht në Kosovë”.
Shtypi austriak shton se zyrtarët austriakë në Samit do të propozojnë vënien në dispozicion të parave, në vend të dërgimit të ushtarëve në Afganistan. Temë tjetër do të jetë tërheqja e trupave të NATO-s deri në vitin 2014. Në këtë drejtim, SHBA-të ka kohë që kanë nisur kërkimet për mjetet financiare për kohën pas tërheqjes.
Pra, kërkesa i është bërë dhe Austrisë, që aktualisht merr pjesë në këtë mision ndërkombëtar me vetëm tre oficerë. Në vend të kësaj, Austria tani dëshiron të ndajë paratë, ndërsa flitet “për shumë të lartë milionëshe”. Austria dëshiron që ato para t’i vë në dispozicion për promovimin e gjendjes së grave, në sektorët joqeveritarë dhe në trajnimin e policisë në Afganistan

NBA: Heat thyhen, Spurs ruajnë formën

Miami Heat është thyer në mungesë të Chris Bosh, duke u mposhtur me rezultat 78-75 nga Indiana Pacers, që barazuan 1-1 sfidën gjysmëfinalen e playoffit të Konferencës Lindore.
Miami udhëhoqi në pjesën e parë të ndeshjes, por Indiana dominoi në çerekun e tretë për të përmbysur rezultatin dhe për të fituar takimin.
LeBron James udhëhoqi te Miami me 28 pikë dhe nëntë kërcime, ndërsa Dwayne Wade shënoi 24 pikë dhe gjashtë kërcime, por që të dy dështuan në disa gjuajtje në çastet vendimtare të takimit. Ndeshja e tretë zhvillohet të enjten me serinë që tash zhvendoset në Indianapolis.
Në Perëndim San Antonio Spurs duket se ka arritur kulmin e formën pasi shënoi fitoren e dytë ndaj Los Angeles Clippers, kësaj here me rezultat 108-92.
Tim Duncan dukej i freskët duke shënuar 26 pikë dhe 10 kërcime. Manu Ginobili shënoi 22 të tjera për Spurs. 

Vozitet me fëmijët në bagazh (Video)

Një prind nga Romania është në telashe pasi është kapur nga kamera duke mbajtur katër fëmijë në bagazhin e hapur të veturës në lëvizje.
Shoferi nga Cluj Napoca është xhiruar nga një vozitës tjetër, ndërsa polica e ka zbuluar përmes targave të regjistrimit dhe e ka arrestuar dhe dënuar.
“Shoferi është dënuar dy herë. Njëherë për transportimin e më shumë pasagjerëve sesa kapaciteti i lejuar dhe një herë për kthim majtas kur është dashur të shkojë djathtas”.
“Në tërësi ai është dënuar me 250 euro dhe me gjashtë pikë dënim”, ka thënë zëdhënësja e policisë së trafikut në Cluj, Adnana Ilies. 

Mancini nuk ka më probleme me Tevez

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka dhënë shenja se dëshiron që Carlos Tevez të vazhdojë qëndrimin në Etihad Stadium duke thënë se përplasjet mes tyre tashmë janë e kaluar.
“Nuk është vështirë të menaxhosh Tevez. Ai është djalosh i mirë. Ne gjithmonë kemi pasur raporte të mira”.
“Nuk e di se pse ai erdhi te ajo situatë në shtator, por në fund ai është një djalosh i mirë dhe një lojtar fantastik”, ka thënë Mancini. 

Drogba dëshiron Barcën?

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, dëshiron të veshë fanellën e Barcelonës.
Todomercadoweb shkruan se Drogba e ka udhëzuar agjentin e tij, Francois Gallardo, të kontaktojë me Barcelonën për një transferim si lojtar i lirë në Nou Camp.
Marrëveshja aktuale e Drogbas skadon muajin e ardhshëm dhe ai tashmë ka vendosur të largohet nga Chelsea.
Gallardo ka thënë se ka disa oferta në tavolinë nga anë të ndryshme, por duket se ata presin edhe Barcelona të shfaqë interesimin e vet.

Dafina Zeqiri bëhet bionde

Dafina Zeqiri ka vendosur të ndryshojë përsëri lukun e saj, duke u bërë bionde.
Në këto fotografi të postuara në profilin e saj në Facebook, Duffy ka treguar se nuk do të mbajë më dy ngjyra në kokë, kafe dhe të verdhë, por do të jetë vetëm bionde.
Dafina Zeqiri së shpejti pritet ta publikoj klipin e këngës “Tonight”. 

Shtohen kërkesat për pasaportat bullgare?

Kërkesat e shumë banorëve të Kosovës për pasaportat e huaja serbe dhe maqedonase kanë tash një “konkurrent” serioz: pasaportat e shtetit të Bullgarisë. Me këtë dokument të njerëzit besojnë se do t’u hapen mundësitë e punësimit në ndonjë vend të Bashkimit Evropian, raporton DW.
Tek boshnjakët dhe goranët e Prizrenit po organizohen shoqatat e bullgarëve edhe pse pjesëtarë të këtij komuniteti nuk ka zyrtarisht në Kosovë.
Radioja gjermane përkujton se në prani të zyrtarëve të Ambasadës bullgare në Prishtinë dhe të Agjencisë së Bullgarëve jashtë Bullgarisë, para dy muajve është formuar Shoqata e Bullgarëve të Kosovës, me seli në Prizren. Edhe pse është mohuar zyrtarisht kjo, në emër të shoqatës mblidhen dokumentet e të anëtarësuarve, kryesisht nga Komuna e Dragashit, që me procedura të shkurtuara e me ndërmjetës, brenda një viti ta fitojnë pasaportën bullgare.
Përfaqësuesit e boshnjakëve kanë pikëpamje të ndryshme mbi këtë çështje. Disa e kuptojnë këtë si "ndarje" të komunitetit të tyre dhe formimin e një komuniteti të ri bullgar, andaj apelojnë ndaj BE-së që ta ndalin këtë proces.
Ish ministri i Kosovës për Shëndetësi, Sadik Idrizi, pasaportat bullgare i sheh si “zgjidhje të problemeve ekonomike”.
"Njerëzit nuk janë më të kënaqur me pasaportat serbe dhe maqedonas, siç peshon në këtë fazë pasaporta bullgare, sepse me të mund të fitohet puna në shtetet e BE, brenda një muaji apo një viti”, thotë Idrizi.
Derisa zyrtarët kanë interpretime të ndryshme për këtë, një numër i madh i banorëve të rajonit të Prizrenit, e kohëve të fundit edhe nga viset tjera, shkojnë çdo ditë në Sofje për të dorëzuar dokumentet për pasaporta.
Procedura për marrjen e tyre është reduktuar nga pesë vite në një vit, ndërsa për pasaportë duhet ndarë rreth njëmijë euro. 

Shtohen kërkesat për pasaportat bullgare?

Kërkesat e shumë banorëve të Kosovës për pasaportat e huaja serbe dhe maqedonase kanë tash një “konkurrent” serioz: pasaportat e shtetit të Bullgarisë. Me këtë dokument të njerëzit besojnë se do t’u hapen mundësitë e punësimit në ndonjë vend të Bashkimit Evropian, raporton DW.
Tek boshnjakët dhe goranët e Prizrenit po organizohen shoqatat e bullgarëve edhe pse pjesëtarë të këtij komuniteti nuk ka zyrtarisht në Kosovë.
Radioja gjermane përkujton se në prani të zyrtarëve të Ambasadës bullgare në Prishtinë dhe të Agjencisë së Bullgarëve jashtë Bullgarisë, para dy muajve është formuar Shoqata e Bullgarëve të Kosovës, me seli në Prizren. Edhe pse është mohuar zyrtarisht kjo, në emër të shoqatës mblidhen dokumentet e të anëtarësuarve, kryesisht nga Komuna e Dragashit, që me procedura të shkurtuara e me ndërmjetës, brenda një viti ta fitojnë pasaportën bullgare.
Përfaqësuesit e boshnjakëve kanë pikëpamje të ndryshme mbi këtë çështje. Disa e kuptojnë këtë si "ndarje" të komunitetit të tyre dhe formimin e një komuniteti të ri bullgar, andaj apelojnë ndaj BE-së që ta ndalin këtë proces.
Ish ministri i Kosovës për Shëndetësi, Sadik Idrizi, pasaportat bullgare i sheh si “zgjidhje të problemeve ekonomike”.
"Njerëzit nuk janë më të kënaqur me pasaportat serbe dhe maqedonas, siç peshon në këtë fazë pasaporta bullgare, sepse me të mund të fitohet puna në shtetet e BE, brenda një muaji apo një viti”, thotë Idrizi.
Derisa zyrtarët kanë interpretime të ndryshme për këtë, një numër i madh i banorëve të rajonit të Prizrenit, e kohëve të fundit edhe nga viset tjera, shkojnë çdo ditë në Sofje për të dorëzuar dokumentet për pasaporta.
Procedura për marrjen e tyre është reduktuar nga pesë vite në një vit, ndërsa për pasaportë duhet ndarë rreth njëmijë euro. 

Cahill: Finalja e Munichut, ndeshja më e madhe në karrierë

Mbrojtësi i Chelseat, Gary Cahill, thotë se ai është i ngazëllyer para ndeshjes së të shtunës, finales së Ligës së Kampionëve.
Cahill, i cili iu bashkua Chelseat nga Boltoni në janar, thotë se ndeshja e të shtunës do të jetë më e madhja në jetën e tij.
“Mendoj se është ndeshja më e madhe për mbase shumë prej djemve. Ne nuk jemi nën iluzione se sa e madhe është kjo. Do të jetë një natë e mirë dhe shpresojmë gjithçka të shkojë sipas planit”, ka thënë Cahill.