‘Këshilli i Presidentes’ nuk e lufton dot korrupsionin!

Sipas drejtorit ekzekutiv të Lëvizjes FOL, Petrit Zogaj, deri tash janë parë pak rezultate të Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit të themeluar nga presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga.

Zogaj ka thënë se roli i presidentes Atifete Jahjaga, si drejtuese e këtij Këshilli, nuk është vetëm për të koordinuar institucionet përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit, por duhet që emërojë dhe të shkarkojë gjyqtarë dhe prokurorë.
Por këshilltari i presidentes, Arbër Vllahiu, për “Tribuna Shqiptare”, ka vlerësuar se që nga fillimi i punës së Këshillit... ka pasur një bashkëpunim të mirë ndërmjet të gjitha institucioneve të Kosovës, shoqërisë civile dhe mekanizmave ndërkombëtarë për luftimin e korrupsionit.