Seedorf arrin marrëveshje me Botafogon

Transferimi i Clarence Seedorf te klubi brazilian, Botafogo, është pranë kompletimit.

Lance raporton se holandezi e ka pranuar ofertën e klubit nga Rio de Janeiro, ndërsa në marrëveshje e ka ruajtur mundësinë që t’i bashkohet ndonjë klubi të madh evropian në rast se merr një ofertë të tillë në momentet e fundit.
36-vjeçari do të përfitojë nga 45.000 euro në javë, ndërsa transferimi pritet të ndodhë pas 20 qershorit.