Kamerat e policisë kanë xhiruar një aksident bizar gjatë ndjekjes së një femre, e cila duke ikur nga policia e ka shkelur veten me automjetin e saj.
Kjo femër ishte kërkuar nga polica për mashtrime me çeqe, por ka tentuar t’iu ikë atyre. Gjatë ndjekjes, ajo ka provuar që të hidhet nga vetura në lëvizje, por në një moment ka ndërruar mendje dhe është kapur për dere.
Derisa ajo përpiqej që të kthehet në veturë, automjeti është kthyer për një çast dhe e ka shkelur.
Fatmirësisht, polica ka arritur ta nxjerrë dhe ajo është shëruar në tërësi. Më pas është dënuar me 18 muaj burg për mashtrimin.