Një prind nga Romania është në telashe pasi është kapur nga kamera duke mbajtur katër fëmijë në bagazhin e hapur të veturës në lëvizje.
Shoferi nga Cluj Napoca është xhiruar nga një vozitës tjetër, ndërsa polica e ka zbuluar përmes targave të regjistrimit dhe e ka arrestuar dhe dënuar.
“Shoferi është dënuar dy herë. Njëherë për transportimin e më shumë pasagjerëve sesa kapaciteti i lejuar dhe një herë për kthim majtas kur është dashur të shkojë djathtas”.
“Në tërësi ai është dënuar me 250 euro dhe me gjashtë pikë dënim”, ka thënë zëdhënësja e policisë së trafikut në Cluj, Adnana Ilies.