Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur në takim kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, me të cilën bisedoi lidhur me shpalljen e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Kaçanikut, kryetari i së cilës ka dhënë dorëheqje ditë më parë
Jahjaga dhe Daka u pajtuan se duhet të bëhen angazhime të të gjitha institucioneve, në mënyrë që të bëhen përgatitje sa më të mira për zgjedhjet për kryetar të Kaçanikut.
Ndërkohë presidentja ka vazhduar edhe të mërkurën takimet konsultative me drejtues të partive politike, për përcaktimin e datës së zgjedhjeve për kryetar të komunës në Kaçanik.
Ndërkohë presidentja ka vazhduar edhe të mërkurën takimet konsultative me drejtues të partive politike, për përcaktimin e datës së zgjedhjeve për kryetar të komunës në Kaçanik.
Në bazë të kompetencave kushtetuese, duke respektuar afatet ligjore dhe në pajtim me udhëheqësit e partive politike në Kosovë, Presidentja Jahjaga do ta shpallë të enjten, vendimin për datën e mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të komunës në Kaçanik.