Qeni me stilin hip-hop

Një grua nga New York është bërë e famshme për veshjen e qenit të saj në stilin hip-hop.

Dizajnerja e modës, Ji Kim, ka blerë një palë tuta Adidas dhe i ka përshtatur ato në mënyrë që t’i bien qenit të saj katërvjeçar, Rocky.
Kështu, ‘çifti’ që zakonisht përshtat veshjet e tyre është bërë sensacion, madje është përfshirë edhe në ekipin dizajnues në profilin e Adidas në Facebook.
“Rockyt i pëlqen të tërheqë vëmendje dhe kur i vesh këto tuta, tërheq shumë vëmendje. Ai entuziazmohet shumë kur e vesh me to”, ka treguar Kim.