Rita Ora, e cila kohëve të fundit është duke bërë bujë në top listat botërore, edhe një herë ka potencuar se është krenare që është kosovare dhe se dëshiron që populli i saj të ndihet krenar me talentin e saj.
Në gjitha intervistat e dhëna së fundi, Rita Ora ka pohuar se ajo është kosovare dhe e lindur në Prishtinë dhe krenohet me popullin e saj.
Në intervistën e dhënë ditë më parë për Top Channel, ajo ishte thënë se prejardhja e saj është nga Shkodra, por Rita ka pohuar se është lindur në Prishtinë dhe vetën e prezanton si kosovare.
Gjatë intervistës së fundit për RTK, Rita ka thënë se ajo ndihet shumë e lumtur që kënga e saj “Hot right now” është në vendin e parë në Britaninë e Madhe.