Xherdan Shaqiri përveç një futbollist i talentuar, ai është duke zbuluar edhe talente të tjera.
Ylli kosovar i Baselit, ka mahnitur të gjithë duke e përcjellë një këngë të zhanrit rep me ‘beatbox’.
Shaqiri ishte i pranishëm në një mbrëmje gala të organizuar në Zurich të Zvicrës nga kompania gjigante sportive Nike, me të cilën ka kontratë për veshmbathje.
Shaqiri bashkëpunoi me reperin Knackeboul. “Nuk e kemi provuar këtë më parë, por shkoi mirë”, ka thënë reperi zviceran. Yll i natës ishte kampioni i botës me Italinë, ish-futbollisti Marco Materazzi.