Druri dinozaur

Një kalimtar është habitur kur ka parë një dru gjigant në Norfolk, i cili duket sikur një dinozaur tmerrues- “me sy, gojë dhe me shpinën me gjemba”.

‘Druri përbindësh’ mund të shihet në një fushë pranë Norfolkut verior, mirëpo sikur paraardhësit e tij, edhe ky ‘dinozaur’ do të vdesë kur t’i bien gjethet.
“Isha duke ecur me gruan time Debbie dhe në një qoshe pamë drurin T-Rex. Vërtet na trishtoi dhe dukej sikur një dinozaur”.
“Është mbresëlënëse, koka është në formën e duhur dhe madje ka edhe nofull dhe duar të vogla, ngjashëm sikurse mbreti i dinozaurëve”, ka thënë Spike Malin, një 50-vjeçar nga Cromer i Norfolkut.