Me qëllim të inkurajimit për të vazhduar punët zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Ramadan Hasani ka vizituar të premten kompaninë “Bast Trade”, e cila ditë më parë është përfshirë nga zjarri.
Me këtë rast zëvendësministri Hasani tha se qëllimi i vizitës është inkurajimi i kësaj Kompanie për të vazhduar punët edhe pas fatkeqësisë së ndodhur duke shtuar se MZHE-ja do të angazhohet që të gjej forma për të lehtësuar situatën e krijuar . “MZHE do të angazhohet që të gjej forma që të lehtësojë situatën e krijuar. Duke qenë të vetëdijshëm që këto situata mund të ndodhin unë inkurajoj përfaqësuesit e ‘Bast Trade’ të vazhdojnë angazhimet e tyre me fokus të veçantë në ruajtjen e tregut”, theksoi Hasani.
Kurse Basri Statovci përfaqësues i “Bast Trade” tha se dëmi i shkaktuar nga zjarri kap shifrën mbi një milion euro. “Demet e shkaktuara nga zjarri janë mbi një milion euro, mirëpo fatmirësi në këtë është sepse nuk është lënduar askush nga punëtorët e kompanisë”, theksoi Statovci .
Ndryshe, Kompania “Bast Trade” ka të punësuar 300 punëtorë.