Një rekord i ri në librin Guinness është vendosur në Panama City të Floridës, ku është organizuar parada me bikini. Në këtë paradë kanë marrë pjesë 450 femra, të cilat kanë thyer rekordin e mëparshëm (në të cilin kishin marrë pjesë 350 femra).
Anëtaret e gjinisë së bukur kanë veshur bikinit e tyre dhe kanë dalë në plazhin Panama City. Në grupin prej 450 femrave ka pasur vajza lokale, studente, turiste etj., të cilat kanë ecur me kostumet e larjes rreth një kilometër.
“Kjo nuk është diçka që e sheh çdo ditë, jam vërtet e lumtur”, ka thënë njëra nga pjesëmarrëset.
Në të kaluarën, parada të tilla janë mbajtur në mënyrë që të tërheqin sa më shumë turistë, mirëpo tash është bërë traditë për thyerjen e rekordeve Guinnes.