Kupchan: Serbia me qëndrim më fleksibil ndaj Kosovës

Analisti dhe anëtari i Këshillit për marrëdhënie-politike, Charles Kupchan, thotë se dhënia e kandidaturës Serbisë është rezultat i asaj se Beogradi e ka kuptuar që integrimi më i shpejtë me Evropën kërkon një qëndrim më fleksibil ndaj çështjes së Kosovës.

Kupchan pohoi se pavarësisht shqetësimeve për shkak të krizës financiare në eurozonë, anëtarët e BE-së nuk kanë hequr dorë nga anëtarësimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Marrëveshja me të cilën është mundësuar që emri i Kosovës mund të përdoret në takimet ndërkombëtare është vetëm një dëshmi më tepër se gjërat po lëvizin në drejtimin pozitiv. Gjithashtu konsideroj se shansi për anëtarësimin e Serbisë në BE do të përshpejtojë procesin e zgjidhjes së konfliktit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Kupchan në një intervistë për "Zërin e Amerikës" në serbisht, që e transmeton Qik-u.