Kupa FA në duart e Chelseat

Me rezultat prej 2-1, Chelsea ka triumfuar përballë Liverpoolit në finalen e Wembleyt, për të rrëmbyer trofeun e Kupës FA për këtë sezon.
Një pasim i Juan Matas nuk u pastrua si duhet nga mbrojtja e Redsave dhe Ramires ishte aty për ta mposhtur portierin Reina, i cili duhej të reagonte më mirë (11’).
Bellamy ka mundur ta barazojë rezultatin në fraksionin e parë, megjithatë skuadrat shkuan në pushim me epërsinë e Bluve.
Në gjysmën e dytë, lojtarët me fanellat e kaltra realizuan sërish për të dëshmuar se ishin aty për triumf. Lampard dërgoi një top drejt Didier Drogbas në zonë dhe sulmuesi nga Bregu i Fildishtë e dyfishoi epërsinë (52’).
Ishte minuta e 64, kur Andy Carroll e ktheu Liverpoolin në lojë falë asistimit të Enriques.
Në vazhdim lojtarët me fanellat e kuqe morën zemër dhe u përpoqën që ta dërgonin lojën në vazhdime, mirëpo dështuan në tentativat e tyre.
Një rast të mirë shënimi e pati Carroll, mirëpo goditjen e tij me kokë e ndali portieri Cech. Edhe pse pati dyshime se topi e kaloi vijën fatale, megjithatë mbetet vendimi i arbitrit se nuk ishte gol.
Ky është suksesi i parë i Chelseat nën drejtimin e Roberto Di Matteos, ndërsa Blutë do ta kërkojnë edhe një tjetër trofe në finale të Ligës së Kampionëve më 19 maj, ku luajnë kundër Bayern Munichut. 

Chicharito nuk heq dorë nga titulli

Javier Hernandez ka deklaruar se Manchester Unitedi do të luftojë në dy ndeshjet e mbetura të Ligës Premier, për ta sfiduar Manchester Cityn në garën për titull.
‘Pasanikët’ mbajnë kreun e tabelës me pikë të barabarta me Djajtë e Kuq, por me golaverazh më të mirë, megjithatë sulmuesi meksikan mendon se gjithçka është e hapur.
“Do ta vazhdojmë luftën, sepse kanë mbetur edhe dy ndeshje. Ende kemi mundësi ta fitojmë titullin”.
“Ka njerëz që thonë se gjasat janë shumë të vogla. Ka që thonë se ato janë shumë të mëdha. Mirëpo, ne do të luftojmë deri në fund”, ka thënë Chicharito. 

Conte: Të jemi krenarë që po luftojmë për titull

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, u ka thënë lojtarëve të tij se duhet të jenë krenarë për suksesin e arritur deri më tani këtë sezon.
Dy javë pa përfunduar Serie A, Bianconerët gjenden në krye të tabelës me një pikë më shumë se Milani dhe me fitore në dy ndeshjet e mbetura do të shpalleshin kampionë.
“E gjithë kjo është falë punës së bërë nga klubi, stafi dhe lojtarët. Duhet të jemi përplot krenari që po garojmë për titull dy ndeshje pa përfunduar (kampionati), dhe kjo duhet të na motivojë më shumë”.
“Futbolli gjithmonë sjell ndjesi të reja dhe ajo që ka rëndësi është e tashmja. Duam të arrijmë diçka të jashtëzakonshme. Unë gjithmonë them se për të fituar duhet tru, zemër dhe këmbë, në këtë renditje”, ka deklaruar Conte në konferencën për media para ndeshjes ndaj Cagliarit.

Vidal: S’ka më gabime

Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal, ka thënë se ekipi i tij nuk mund të lejojë lëshimin e më shumë pikëve, nëse dëshiron ta fitojë titullin.
Milani është vetëm një pikë larg me dy javë pa përfunduar Serie A dhe Vidal e di se çdo gabim mund t’u kushtojë Bianconerëve.
“Ne nuk mund të bëjmë më shumë gabime. Ne mezi presim ditën e diel për të dëshmuar se jemi më të mirët”, ka thënë Vidal. 

Karanka: Higuain nuk largohet

Zëvendëstrajneri i Real Madridit, Aitor Karanka, ka siguruar tifozët madrilenës se sulmuesi Gonzalo Higuain nuk do të largohet nga Bernabeu.
“Higuain është lojtar i rëndësishëm për ne. Ne po llogarisim në të për vitin e ardhshëm dhe ne nuk duam që ai të largohet”.
“Ne e kemi arritur synimin tonë për ta fituar titullin në La Liga dhe tani është koha për të festuar”.
“Duhet t’ua japim rastin atyre që s’kanë luajtur, por duam të fitojmë. Synimi ndaj Granadas është fitorja”, është shprehur Karanka.

Reali, super kontratë për Mourinhon

Jose Mourinho pritet që të përfitojë kontratë të jashtëzakonshme nga klubi i tij, pasi Real Madridi dëshiron ta mbajë portugezin edhe një kohë të gjatë në stolin e Bernabeut.
The Sun shkruan se Mourinho do të nënshkruajë kontratë të re, të vlefshme prej 10 milionë funtesh në vit dhe atë pa përfshirë tatimin. Kontrata e re do ta mbajë Mourinhon në Bernabeu deri në verën e vitit 2015,
“Ne jemi shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Mourinhon. Bisedimet kanë shkruar shumë mirë dhe Mourinho dëshiron të rinovojë, vetëm presim që ai të nënshkruajë”, ka theksuar një burim.

Kim josh me fotografi

Ylli televiziv amerikan, Kim Kardashian, gjithmonë e gjen mënyrën për të qenë në media.
Kësaj radhe ajo ka publikuar disa fotografi seksi në profilin e saj në Twitter, të cilat janë shpërndarë shumë shpejtë nëpër rrjetet sociale.

Policia e Kosovës demanton mediat serbe

Policia e Kosovës ka demantuar shkrimet e publikuara sot në mediat serbe në të cilat thuhet se Njësitet Speciale Operative të Policisë së Kosovës kanë shkruar mbishkrimin “UÇK” në një kioskë në Llapnasellë.
Policia e Kosovës reagon dhe njëherësh demanton informacionet dhe shkrimet e publikuara nga mediumet serbe, ku thuhet se Njësitet Speciale Operative të Policisë së Kosovës kanë shkruar mbishkrimin “UÇK” në një kioskë në Llapnasellë, gjatë largimit të fotografive-posterave me përmbajtje të zgjedhjeve lokale serbe te vendosura ne Graçanicë dhe Llapnasellë, thuhet në reagim.
Më tej thuhet se Policia e Kosovës, bazuar në planin operativ, i cili ka të bëjë me parandalimin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë, ka ndërmarrë disa veprime si në Graçanicë dhe Llapnasellë për largimin e fotografive-posterave, që kanë pasur përmbajtje të zgjedhjeve lokale serbe.
“Zyrtarët policorë, të përfshirë në detyrë, në asnjë mënyrë nuk kanë shkruar asnjë mbishkrim në asnjë lokacion, duke përfshirë edhe kioskën i cili potencohet në shkrimet e mediumeve serbe dhe për hir të informimit të drejte të opinionit publik ju informojmë se shkrimet e tilla të publikuara nga mediumet serbe nuk qëndrojnë dhe nuk janë të vërteta”, thuhet në kumtesën e Policisë së Kosovës, të cilën e transmeton Koha.net.
“Policia e Kosovës gjatë gjithë operacionit policor ka pas të angazhuar njësitin policor të forenzikës, i cili ka filmuar gjatë gjithë kohës veprimet policore në teren dhe gjatë këtij operacioni nuk ka vërejtur mbishkrimin e tillë”.
Në kumtesë thuhet se zyrtarët policorë, në po ato lokacione kanë hasur në mbishkrimet “Serbija”.
Policia e Kosovës është e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës. 

OSBE-ja nuk lejon vëzhguesit serbë

Misioni i OSBE-së në Kosovë, i cili organizon zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Serbisë për serbët në vend, u ka ndaluar vëzhguesve të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci qasjen në vendvotime. Kështu të paktën ka thënë drejtori i kësaj qendre me seli në Beograd, Marko Blagojevic.
Ai ka deklaruar për mediat serbe se vendimi i OSBE-së është në kundërshtim me standardet e kësaj organizate, të cilat, sipas tij, u lejojnë vëzhguesve të të gjitha shteteve anëtare qasje të papenguar në vendvotime dhe në përcjelljen e zgjedhjeve.
“Kjo do të thotë se misioni i OSBE-së në Kosovë vepron tërësisht në kundërshtim me standardet e veta”, ka thënë Blagojevic, transmeton REL
Në vendimin e misionit të OSBE-së në Kosovë thuhet se “me rregull, nuk parashihet procedura e akreditimit të vëzhguesve të pavarur”, çfarë, sipas Blagojevicit, është vetë parregullsi.
Ai ka thënë se qendra që udhëheq, megjithatë, të dielën do të dërgojë vëzhgues në Kosovë.
OSBE-ja ka thënë se do të ndihmojë në organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë. Disa serbë të veriut kanë thënë se do t’i organizojnë vetë edhe zgjedhjet lokale.

Tensionet rrezikojnë paqen në Kosovë dhe Rajon

Në raportin më të ri për situatën në Kosovë, Sekretari i OKB-së Ban Ki-moon alarmon se tensionet dhe konfrontimet në terren vazhdojnë të shkaktojnë rrezik real për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon. Për arrestimet, tensionet, retorikën agresive, ai hedh përgjegjësinë në liderët e Kosovës dhe të Serbisë.
Megjithëse Prishtina dhe Beogradi kanë arritur rezultate në dialogun në Bruksel si dhe progres në agjendat e tyre përkatëse Evropiane, tensionet dhe konfrontimet në terren vazhdojnë të shkaktojnë rrezik real për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon, thuhet në raportin e Ban Ki-moon.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka deklaruar se tensionet dhe përplasjet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur, veçanërisht në dy muajt e fundit.
Në raportin për situatën në Kosovë, për të cilin do të debatohet më 14 maj në Këshillin e Sigurimit, Shefi i OKB-së tërheq vërejtjen se situata është përkeqësuar.
“Megjithëse Prishtina dhe Beogradi kanë arritur rezultate në dialogun në Bruksel si dhe progres në agjendat e tyre përkatëse Evropiane, tensionet dhe konfrontimet në terren vazhdojnë të shkaktojnë rrezik real për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon”, thuhet në raport, të cilin e ka siguruar Portali KosovaTimes.net nga burime ndërkombëtare në New York.
Sekretari Ban vlerëson se dy zhvillimet më të rëndësishme pozitive që kanë ndodhur gjatë katër muajve të fundit, e që kanë të bëjnë me raportet mes Kosovës dhe Serbisë, janë fillimi i studimit të fizibiltetit për Kosovën nga ana e Komisionit Evropian dhe kandidatura e Serbisë për anëtarësim në BE.
Ai thotë se një prej çështjeve kryesore që ka nxitur tensione mes dy vendeve janë qëndrimet e kundërta lidhur me zgjedhjet serbe. Sekretari i Përgjithshëm ka bërë me dije se përfaqësuesi i tij në Kosovë, Shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif e ka njoftuar Beogradin se nuk mund të mbajë zgjedhje lokale në Kosovë dhe me këtë Qeveria e Serbisë është pajtuar. Mirëpo, në raport gjithashtu thuhet se për zgjedhjet lokale, UNMIK-u dhe Serbia do të bisedojnë sërish gjatë këtij viti.

Meqenëse raporti mbulon ngjarjet që kanë ndodhur prej 16 janarit e deri më 15 prill, në raport nuk përmendet se palët janë pajtuar që OSBE do t’u mundësojë serbëve të votojnë për parlamentin dhe presidentin e Serbisë, por jo edhe në zgjedhjet lokale.
Sekretari i Përgjithshëm ka përfshirë në raport një varg veprimesh të Qeverisë së Kosovës dhe të Qeverisë së Serbisë të cilat sipas tij kanë shtuar tensionet. Ai shkruan se ka ndodhur një seri e arrestimeve hakmarrëse nga policia e Kosovës dhe policia e Serbisë.
Sekretari i OKB-së përmend një nga një arrestimet nga autoritetet e Kosovës dhe ato të Serbisë, të cilat sipas tij janë përcjellë me retorikë nxitëse të tensioneve nga të dyja palët.
“Më 25 shkurt policia e Kosovës arrestoi gjashtë punëtorë të Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme, me akuza politike. Më 8 mars, dy serbë të Kosovës, punëtorë të PTK-së së Serbisë, janë arrestuar nga policia e Kosovës për shkak se transportonin fatura dhe dokumente bankare. Më 12 mars, dy serbë tjerë, punëtorë të PTK-së, u arrestuan, ndërkaq më 27 mars, katër serbë të Kosovës janë arrestuar sepse po transportonin material për zgjedhjet serbe. Një ditë më vonë, një punëtor tjetër i PTK-së së Serbisë u arrestua sepse kishte me vete pagesa për pensionistë në Kosovë. Atij i janë konfiskuar paratë e pensioneve”, thuhet në raport.
Kreu i Kombeve të Bashkuara ka shkruar se pas këtyre arrestimeve nga policia e Kosovës, zyrtarët e Beogradit reaguan me arrestime dhe këto veprime i cilësuan si reciprocitet. Më 28 mars, Policia e Serbisë arrestoi shefin e sindikatës së Metalistëve, Hasan Abazi, “kinse për spiunazh në favor të NATO-s, gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në raport.
“Më 31 mars, xhandarmeria serbe arrestoi dy oficerë të policisë së Kosovës dhe i akuzoi ata për posedim të paautorizuar të armëve, në rrethana dhe lokacion që është ende nën hetime nga KFOR-i. Dy policët e Kosovës janë liruar dhe i janë dorëzuar EULEX-it”, thuhet në paragrafin 7 të raportit.
Ban Ki-moon nuk ka raportuar se arrestimi i policëve nga institucionet kosovare është cilësuar si rrëmbim brenda territorit të Kosovës.
Situata në Veri të Kosovës vlerësohet “si jashtëzakonisht e ndjeshme ndaj çfarëdo zhvillimi politik mes Prishtinës dhe Beogradit”.
Sekretari i Përgjithshëm ka njoftuar anëtarët e Këshillit të Sigurimit se rreziku për incidente më të rënda është gjithmonë i pranishëm. Për arrestimet, tensionet, retorikën agresive, ai hedh përgjegjësinë në liderët e Kosovës dhe të Serbisë. Ai kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që të ndikojnë në uljen e tensioneve. Sekretari Ban shpreson se edhe anëtarët e Këshillit të Sigurimit do t’ua përcjellin këtë porosi, në mënyrë edhe më të sforcuar, liderëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë.
Në raport përmendet shpërthimi në Lagjen e Boshnjakëve ku humbi jetën Selver Haradinaj, por nuk thuhet se institucionet e Kosovës dhe partitë politike e cilësuan këtë sulm akt terrorist.
“Në orët e hershme të mëngjesit, më 8 prill, një shpërthim dëmtoi një banesë përdhese duke vrarë një shqiptar 38-vjeç si dhe lëndoi dy nga katër fëmijët e tij. Gruaja e tij shpëtoi e palënduar. Më vonë, në të njëjtën ditë, tre të rinj shqiptarë sulmuan një serb 66-vjeç i cili i hospitalizua për shkak të lëndimeve të rënda në gjoks dhe kokë. Policia e Kosovës reagoi duke provuar të vendosë një pikë të përhershme kontrolli, por qytetarë serbë të Kosovës rezistuan fizikisht ndaj këtij veprimi”, thuhet në raport.
Anëtarëve të Këshillit të Sigurimit u është dorëzuar edhe raporti për aktivitetin e EULEX-it, që është aneks i raportit të Kreut të OKB-së. 

Policia nuk do të lejojë zgjedhjet lokale

Forcat e sigurisë, duke përfshirë këtu pjesëtarët e KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, kanë shtuar të shtunën prezencën e tyre në lagjet veriore të qytetit të banuara me popullatë të përzier, por edhe në veri të vendit në përgjithësi, për shkak të zgjedhjeve serbe që do të mbahen nesër.
Tendencave për mbajtje të zgjedhje lokale do t’u kundërpërgjigjet policia dhe OSBE-ja, kanë pohuar zyrtarë të Policisë së Kosovës.
“Pjesëtarë të policisë së Kosovës nga dita e sotme janë duke punuar me kapacitet të plotë, ndërsa pritet që numri i tyre të jetë akoma më i madh të dielën, në veçanti afër vendvotimeve dhe në lagjet veriore me popullatë të përzier”, ka thënë Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, transmeton Kosovapress.

Qendra të veçanta votimi për zgjedhjet lokale serbe!

Zgjedhjet serbe, të cilat janë paralajmëruar të mbahen edhe në Kosovë, të dielën, më 6 maj, në veri të vendit do të mbahen ndaras, ato presidenciale dhe parlamentare nga ato lokale, konfirmojnë politikanët serbë nga veriu Kosovës.
Marko Jaksic, politikan nga veriu i Mitrovicës, thotë se zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe do të mbahen nën organizimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ndërkohë që zgjedhjet lokale, nga të cilat, siç thotë ai, serbët nuk kanë hequr dorë, do të mbahen në Zveçan dhe Zubin Potok, në bazë të shpalljes së tyre nga kryetarja e Kuvendit të Serbisë, si dhe nën organizimin e Komisioneve zgjedhore komunale.
Mirëpo, siç thotë Jaksic, serbët në këto dy komuna do ta respektojnë kërkesën e OSBE-së, që zgjedhjet lokale të mos mbahen në hapësirat ku mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
“Zgjedhjet do të mbahen të ndara dhe zgjedhjet lokale nuk do t’i kontrollojë OSBE-ja. Distanca e vendit ku do të votohet për zgjedhjet lokale nga vendi ku do të votohet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, do të jetë diku prej 50 deri në 100 metra. Kështu ka kërkuar OSBE-ja”, konfirmon Jaksic për Radio Evropa e Lirë.
Në anën tjetër, organizimin e zgjedhjeve lokale serbe në dy komunat në veri të Kosovës, njohësit e rrethanave politike në Kosovë e vlerësojnë si veprim klandestin.
Ata thonë se organizimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare serbe në Kosovë, duhet shikuar nga këndi i veprimeve që quhen të rregullta, pavarësisht dëshirës së palës kosovare, për shkak se serbët me shtetësi të dyfishtë kanë të drejtë për zgjedhje presidenciale dhe parlamentare.
Por, në këtë prizëm nuk mund të shihet organizimi i zgjedhjeve lokale, vlerëson analisti i çështjeve politike, Ismajl Hasani.
Sipas Hasanit, pavarësisht kundërshtimeve nga ana e qarqeve ndërkombëtare, institucioneve të Prishtinës, por dhe Beogradit zyrtar, mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe është një prej veprimeve tipike që tregon se rajoni i Ballkanit karakterizohet me incidente.
“Paralajmërimet për mos organizim të zgjedhjeve, megjithatë disa qarqeve të ndryshme paramilitare, disa grupeve ekstreme në pjesën veriore, nuk iu bën përshtypje”.
“Prej sondazheve të fundit që janë bërë, shihet që serbët që jetojnë në brendi të Kosovës, një pjesë nuk kanë fare interesim, ndërkaq pjesa tjetër janë të vetëdijshëm që nuk do të kenë asnjë efekt këto zgjedhje ose mbase edhe nuk u interesojnë fare”, thotë Hasani për Radion Evropa e Lirë.
Por, pavarësisht se institucionet e Kosovës patën paralajmëruar se nuk do ta lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe në vend, Jaksic thotë se bazuar në përvojën e deritashme, nuk pret që paralajmërimet e tilla mund të evoluojnë drejt ndonjë intervenimi që do të kushtëzonte nxitjen e ndonjë incidenti
“Deri më tash nuk ka pasur asnjëherë probleme. Është e drejta e njerëzve që të zgjedhin dhe të jenë të zgjedhur, kështu që unë nuk pres se mund të ketë ndonjë problem”, shprehet Jaksic.
Edhe analisti Hasani nuk pret që mbajtja e zgjedhjeve lokale në dy komunat në veri të Kosovës të shërbejë si shkas për probleme në këtë pjesë të vendit.
“Pala kosovare tani nuk e ka atë komoditet që të krijojë probleme, për faktin e ngjarjeve të fundit, sidomos lëvizjet e fundit në përmasa më të gjera, përfshirë Maqedoninë, pjesën e Luginës së Preshevës etj.
Do t’i krijonin probleme palës kosovare, në kohën kur ka një disiplinim të palës kosovare në pikëpamjen e bashkëpunimit me faktorin ndërkombëtar.
Ndërsa, ndoshta veprimi më i mençur do të ishte që të mos ndërmerret asgjë, për faktin se këto janë veprime klandestine dhe absolutisht nuk kanë asnjë efekt, as karshi faktorit ndërkombëtar, e të mos flasim edhe ndaj palës kosovare”, vlerëson Hasani.
Sidoqoftë, zyrtarët e institucioneve të Kosovës, por edhe ata ndërkombëtarë kanë theksuar se mbajtja dhe rezultati i zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë, nuk do të kenë asnjë efekt ligjor. 

Jahjaga uron Ditën e Goranëve

Me rastrin e 6 Majit, Ditës së Goranëve në Kosovë, presidentja Atifete Jahjaga ka uruar pjesëtarët e këtij komuniteti.
"Uroj që këtë ditë të komunitetit tuaj ta kaloni në festë e të dinjitetshëm në gjithë territorin e Republikës, kudo që ndodheni!
Dita e goranëve, në kalendarin e festave memoriale, dëshmon se Republika e Kosovës është shtet qytetar, që respekton të drejtat dhe liritë e njeriut si dhe të të gjitha komuniteteve, dhe një vend ku secili komunitet kultivon në mënyrë të lirë gjuhën, kulturën dhe traditën e vet", thuhet në urimin e presidentes Jahjaga. 

Policia serbe arrestoi një shqiptar të Kosovës

Policia serbe ka arrestuar shtetas të Kosovës, Haxhi Kastratin, i cili po udhëtonte nga Austria për në vendlindje. Kastrati, 34 vjeçar ishte ndaluar të enjten rreth orës 4.00 të mëngjesit menjëherë sapo kishte hyrë në territorin serb, derisa po udhëtonte me gruan dhe dy fëmijët e tij.
Familja Kastrati ka njoftuar agjencinë INA se Haxhiu disa vite po udhëtonte në të njëjtin destinacion për të vizituar vendlindjen, mirëpo asnjëherë nuk është penguar apo ndaluar nga autoritetet e Serbisë.
Sipas tyre, Haxhiu përmes një mesazhi telefoni i ka informuar ata se gjendet i transferuar në burgun e Krushevcit dhe apelon për ndihmë.
"Ai po vinte në vendlindje për të vizituar nënën e tij e cila ka probleme shëndetësore. Gjithçka ka pasur në rregull, si me lëvizjen e lirë ashtu edhe me dokumentacionin, por mbrëmë na u lajmërua përmes një mesazhi telefoni se e kanë arrestuar dhe e kanë transferuar në burgun e Krushevcit", theksoi Bedri Kastrati, vëllai i të arrestuarit Haxhi Kastrati, duke kërkuar ndihmë edhe nga autoritetet ndërkombëtare, EULEX dhe Qeveria e Kosovës.
I arrestuari është nga fshatit Zatriq i Rahovecit.

Villas Boas drejt Romës?

Ish-bosi i Chelseat, Andres Villas Boas, mund të jetë shumë pranë kalimit të tij te Roma, pasi spekulimet për një tranfserim të portugezit në kryeqytetin e Italisë janë rritur dukshëm.
 Agjenti Riccardo Lazzari beson se Villas Boas do të jetë trajneri i ardhshëm i Romës, pasi ai ka refuzuar Valencian.
“Unë e di se Valencia ka kontaktuar me Villas Boas, por negociata nuk kanë përparuar për shkak se stafi i tij ka tashmë diçka tjetër në dorë. Për momentin, nuk mund të them nëse Villas Boas ka kontakte me Romën. Unë jam i sigurtë se ai është kontaktuar nga Valencia, por e refuzoi atë për Romën”, ka theksuar Lazzari.
Villas Boas u largua më herët gjatë sezonit nga Chelsea, për t’ia liruar vendin Roberto Di Matteos. 

Arsenali rrezikon pozitën e tretë

Arsenali ka arritur të rikthejë disavantazhin, por jo të fitojë tri pikët ndaj Norwchit në Emirates, në një sfidë tejet interesante që përfundoi me rezultat 3-3.
 Ndeshja filloi në mënyrë fantastike për Arsenalin. Yoosi Benayoun realizoi pas dy minutave lojë një eurogol nga distanca për t’i dhënë Arsenalit epërsinë e parë në këtë takim.
Sidoqoftë, Norëichi u kthye në lojë dhe Hoolahan shënoi në (12’) për 1-1. Norëichi vazhdoi me lojën e mirë dhe pas një kundërsulmi, Grant Holt arriti që ta parabolojë portierin e Arsenalit (27’) për 2-1 dhe rezultatin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë ndërroi rrjedha e takimit. Pas disa zëvëndësimeve, Robin Van Persie realizoi (72’) për 2-2, ndërsa Arsenalin në epërsi e kaloi pikërisht holandezi për 3-2, dhjetë minuta pa përfunduar takimi.
Sidoqoftë, kur të gjithë menduan se Arsenali siguroi pozitën e tretë për këtë sezon, kështu nuk mendoi Morison, i cili realizoi për 3-3 (85’) dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.
Me këtë barazim, të tretin radhazi, Arsenali ka 67 pikë në tabelë dhe është në vendin e tretë, me dy pikë më shumë se Tottenham dhe Neëcastle, të dy ekipe këto që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar një javë pa përfunduar sezoni në Ligën Premier. 

Ja si përqafoheshin dikur Mourinho dhe Guardiola

Janë rivalët më të mëdhenj. Së paku kanë qenë kështu në tri vitet e fundit, ku Guardiola me Barcelonën e tij ka sfiduar deri në kufinjt maksimalë supremacinë e trajnerit portugez Jose Mourinho, rivalitet ky në të cilin nuk kanë munguar as luftërat mediatike, ironizimet dhe fyerjet ndaj njëri-tjetrit.
 Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, shpeshherë ka deklaruar se ai kurrë nuk do ta drejtonte Barcelonën, edhe pse shumë mirë dihet se një kohë ka qenë dhe përkthyes i trajnerëve të klubit katalanas, Sir Bobby Robson dhe Louis Van Gaal.
Në atë kohë, Guardiola ishte kapiten i Barcelonës, ikona e klubit dhe njeriu kryesor në mesfushë. Video më poshtë shfaq Pep Guardiolën duke e përqafuar Jose Mourinhon pas triumfit në UEFA Cup në vitin 1997 në Roterdam, ku Blaugranët mposhtën klubin francez Paris-Saint Germain. 

Dalglish: Të gjithë jemi nervozë para finales

Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, ka pranuar se të gjithë janë nervozë para finales së FA Cup ndaj Chelseat.
 “Nuk ka lidhje nëse kurrë nuk kemi fituar apo humbur, nuk është dallimi këtu. Chelsea ka menaxher tjetër dhe rezultatet që ka janë më pozitive se sa kanë qenë më herët gjatë sezonit dhe është arritje fantastike që ata janë në finale të Ligës së Kampionëve pas dy paraqitjeve epike ndaj Barcelonës”.
“Ne e dimë se kush janë ata. Të gjithë jemi nervozë. Tifozët janë nervozoë, menaxhmenti, stafi, pronarët, drejtorët, të gjithë. Nëse nuk jeni nervoz para një finale, atëherë mendoj se keni problem serioz”, ka thënë Dalglish. 

Ramires: Forma e Torres, gjëja më e mirë

Mesfushori i Chelseat, Ramires, mendon se rikthimi në formë i Fernando Torres është gjëja më e mirë për klubin nga Stamford Bridge para ndeshjeve kruciale të sezonit.
 “Gjëja më e mirë për Chelsean? Besimi ynë është rritur dhe tani kemi edhe Fernando Torresin që po shënon gola”.
“Tani mund të mposhtim secilin ekip, këtë e kemi treguar edhe në Camp Nou ndaj Barcelonës”, ka thënë Ramires.

Gerrard: Nëpër finalet, ekipi s’varet nga unë

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka këmbëngulur se bashkëlojtarët e tij nuk varen nga ai në ndeshjet e mëdha, sikurse që është sfida ndaj Chelseat në kuadër të finales së FA Cup.
 “Nuk mendoj se ekipi varet nga unë. Ne mposhtëm Evertonin në një ndeshje të madhe në Wembley këtë vit dhe unë nuk shënova”.
“Kështu që ne kemi shumë lojtarë përreth të cilët mund të jenë fitues. Nuk është i gjithë presioni mbi mua. Është përgjegjësi e të gjithëve që të shfaqin paraqitje të mirë. Ndoshta natyra e eliminimit direkt të këtyre kupave ka sjellur më të mirën tonë këtë sezon. Por, kemi treguar se ky ekup nuk mposhtet dot edhe kur është nën presion”, ka thënë Steve-G.

Milito: Do të qëndroj te Interi

Sulmuesi i Interit, Diego Milito, i ka dhënë motivim shtesë ekipit para Derbi della Madonnina duke zbuluar se ai do të qëndrojë në Appiano Gentile për aq kohë sa do të jetë i dëshiruar.
 “Unë gjithmonë kam thënë se jam i lumtur këtu. Unë dua që të qëndroj, përpos nëse ata dëshirojnë të më largojnë. Unë jam i lumtur në Milano. Jam te një ekip i madh, që është vetëm fosil i një ekipi legjendar që fitoi gjithçka”.
“Ne duam të kthehemi duke qenë kompetitivë sezonin e ardhshëm. Presidenti gjithmonë ka investuar në skuadër dhe jo vetëm për pasion të tij, por për ta bërë ekipin të suksesshëm”, ka thënë Milito për Rai Sport.

Jones: Varemi nga Newcastle Jones: Varemi nga Newcastle

Mbrojtësi i Manchester United, Phil Jones, ka pranuar se skuadra e tij po shpreson që Newcastle do t’u bëjë nder duke i nxjerrë pikë Manchester Cityt të dielën.
 “Ata ishin të jashtëzakonshëm atë natë. Na bënë presion të lartë dhe ne nuk kemi arritur të ikim pa pranuar gol”.
“Por, e kam thënë edhe më parë, Neëcastle është ekip tmerrësisht i mirë që ka lojtarë të shkëlqyer. Dy golat e Cisses ndaj Chelseat ishin të mrekullueshëm dhe kështu mendoj se ai mund të na bëjë një favor ndaj Cityt”, është shprehur Jones. 

DJ Blunt bashkëpunim me Elefant Man

Një prej DJ më të njohur në Kosovë, DJ Blunt, nuk do të ndalet me bashkëpunimet e tij, pasi ai synon sukseset tani me një emër të njohur botëror.
Është Elefant Man ai me të cilin Blunt do të bashkëpunojë për këngën e re, e cila do të lansohet në qershor. Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin agjenti i njohur shqiptar, Nexhat Morina, i cili thotë se ky bashkëpunim ndërkombëtar është ndër të parët e këtij lloji.
Xhamaikani Elefant Man ka punuar me emra të mëdhenj si P.Diddy, Wyclef Jean, Busta Rhymes dhe Rihanna.

Zgjidhen katër më të mirët në ‘breakdance’

Është mbajtur gara e vallëzimit breakdance ‘Red Bull BC One Cypher Kosovo’, ku i ftuar special ishte Pelezinho, breakdancer i mirënjohur brazilian.
Pelezinho zhvilloi një një workshop me rreth 20 B-Boys nga e gjithë Kosova si dhe ishte anëtar jurie gjatë konkursit që u zhvillua në sheshin “Nënë Tereza”, nga ku u përzgjodhën 4 më të mirët, të cilët do të vazhdojnë konkurrimin në Red Bull BC One Cypher Albania më datën 5 Maj në Tiranë.
Juria përfaqësohej nga B-Boy brazilian Pelezinho, i ftuari special i këtij eventi, breakdancer-i kosovar Sahit Aliu dhe B-Boy fitues i vitit të kaluar, Besart Mehmeti.
Këtë vit fituesi i këtij konkursi breakdance, qoftë nga Kosova ose Shqipëria do të ketë mundësinë të vazhdojë konkurrimin në etapat e tjera kualifikuese, në St. Pertersburg (Rusi), për rrugën drejt finales Botërore të Red Bull BC One.
4 konkurrentët e përzgjedhur dhe që do të vazhdojnë konkurrimin në Shqipëri më datën 5 Maj janë:B-Boy Gimbo - Mergim Shala
B-Boy Sady - Sedat Vitia
B-Boy 2Fresh - Argjend Jashari
B-Boy Brian - Blero Blakaj.

YouTube, mbyllet kanali i Acromax

Konflikti mes këngëtarëve dhe kompanive përgjegjëse për ngarkimin e videove në rrjetin më të madh social të videove, YouTube, nuk ka të ndalur. Kjo pasi tani një prej kompanive më të fuqishme, Acromax, që operon nën kanalin Arkivashqip, tashmë nuk është në YouTube.
 Kjo ka bërë që një numër i madh i videove të këngëtarëve të njohur të bllokohen dhe të mos jenë të klikueshme për dëgjuesit shqiptarë.
Mbyllja e kanalit të Acromax vjen pas akuzave të kësaj të fundit ndaj kompanisë kosovare, OnAir për shkelje të të drejtave, ndërsa tani vet ka probleme të tilla, pasi producenti i njohur Çekiç dhe Supersonic, kanë akuzuar Acromax për keqpërdorim të të drejtës autoriale.
Nën këto akuza dhe të përfitimeve të paligjshme, YouTube është detyruar që t’ia mbyllë kanalin Arkivashqip kompanisë Acromax, një veprim ky që konsiderohet goditje e madhe për kompaninë në Shqipëria, por që është i regjistruar si biznes në Gjermani. 

Elvana: “Gjaku Im”, për shqiptarët

Kënga e re me videoklip e pop yllit shqiptar, Elvana Gjata, “Gjaku Im”, e cila ka bërë jehonë të jashtëzakonshme për mesazhin e përcjellur dhe cilësinë e videoklipit, ka folur për herë të parë për projektin e saj të ri.
 Suksesi i “Gjaku Im” është i jashtëzakonshëm, pasi ka arritur të klikohet më shumë se 100 mijë herë brenda më pak se një jave.
“Unë e kam përjetuar vërtet shumë këtë këngë dhe ende emocionohem sa herë që e dëgjoj. Besoj se bashkëpunimi me Florin ka qenë gjithmonë i suksesshëm dhe kjo na shtyn që të punojmë me të njëjtin intensitet së bashku”, ka theksuar bukuroshja.

Mourinho: Kritikët s’kanë lidhje me futboll

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thumbuar kritikët pasi fitoi titullin e kampionit të Spanjës, duke thënë se ata njohin futbollin vetëm nga makina e kërkimit në internet, Google.
 “Ekipi im luajti futbollin më të mirë, më të bukur të parë ndonjëherë në histori”.
“Por, ka disa njerëz të cilët besojnë se ekziston vetëm një lloj i futbollit në tokë. Por, këta njerëz e njohin futbollin vetëm nga Google. Ata thithin njohuri, por nuk dinë asgjë”, është shprehur Mourinho pas kritikave për mënyrën e lojës së ekipit të tij. 

Galliani: Ibra nuk shkon te Reali

Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka siguruar tifozët Rossoner se Zlatan Ibrahimovic nuk do të largohet nga kampioni i Italisë, përkundër spekulimeve se bosi i Real Madridit, Jose Mourinho, e ka telefonuar sulmuesin suedez.
“Unë nuk është që s’kam besim te Mouurinho. Por, Ibra ka thënë se ai dëshiron të qëndrojë te Milani”.
“Unë jam në marrëdhënie shumë të mirë me Ibran, ai nuk ka kërkuar nga unë të largohet, por as unë nuk e kam pyetur nëse Mourinho e ka kontaktuar. Unë nuk spiunoj telefonët e kolegëve të mi e aq më pak të Ibrahimovicit”, ka sqaruar Galliani. 

Ferguson: Barazimi ndaj Evertonit, vrasës

Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është ende duke folur për barazimin prej 4-4 ndaj Evertonit, duke thënë se ai rezultat ishte vrasës.
 “Nëse humbim titullin, atëherë duhet të pranojmë se kjo ndodhi ndaj Evertonit. Ajo ndeshje ishte vrasëse për ne, pa dyshime. Dhjetë minutat e fundit ishin absolutisht qesharake nga ana jonë, vërtet pakujdesi e madhe nga ana jonë”.
“Është mirë të themi se historia e klubit thotë se duhet të sulmojmë gjithë kohën, por ishte paraqitje e keqe në mbrojtje, nuk kam dyshime për këtë”, ka deklaruar Ferguson.

Zbogar: Veriu të diskutohet brenda Kosovës

Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, tha se nuk pret ndonjë problem rreth mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe.
Zbogar tha në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se është arritur marrëveshja që zgjedhjet t’i zhvillojë OSBE-ja, se nuk do të ketë tensione dhe se njerëzit do të kenë të drejtën dhe mundësinë për të votuar të dielën.
Duke folur për zgjidhjen e çështjeve në veri të Kosovës, Zbogar ka thënë se kjo është një çështje politike e cila duhet të diskutohet brenda Kosovës, por se edhe Serbia duhet të përfshihen në këto bisedime.
Ai shtoi se pret nga Qeveria e Kosovës që së shpejti ta paraqesë një plan për veriun e vendit.
Zbogar tha se Kosova e ka vështirë që deri në fund të vitit ta fitojë liberalizimin e vizave, porse pret që deri atëherë të përmbushen kushtet që i kanë plotësuar shtetet tjera në rajonit.
Sipas tij, vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi mund të ndodhë tek pas formimit të qeverisë së re serbe. 

Reprizat e zgjedhjeve serbe

Qytetarëve serbë, më 6 maj, do t’iu kërkohet shumë. Në një ditë, ata do të votojnë për presidentin, deputetët e Parlamentit dhe përfaqësuesit e këshillave lokalë. Por, nëse kjo tingëllon si recetë për ndryshime të thella, atmosfera në Serbi duket më shumë si “deja vu” sesa si pritje. Arsyeja është se gara për presidencë përmban dy kandidatë, të cilët përballen tri herë radhazi që nga viti 2004.
“Pro-evropiani” Boris Tadic lufton për mandatin e tretë kundër sfidantit shumëvjeçar, nacionalistit Tomislav Nikoliq. Edhe më 2004, edhe më 2008, Tadici ka shënuar fitore të ngushtë kundrejt rivalit. Edhe këtë herë, ata janë shumë afër në sondazhet e opinionit, raporton Radio Evropa e Lirë.
Si njëri, ashtu dhe tjetri, premtojnë anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe ruajtjen e, siç thonë, sovranitetit të Serbisë në Kosovë, pavarësisht rregullave të BE-së se shtetet që synojnë anëtarësimin nuk duhet të kenë konflikte kufitare me fqinjët e tyre.
Tadiqi, i cili kryeson Partinë Demokratike, u ka thënë mbështetësve së fundmi: “Miqtë e mi, me gjithë sulmet dhe kërcënimet, me gjithë sulmet që kanë ardhur nga skena e brendshme politike, ne kemi arritur të ruajmë politikën tonë ‘Edhe Evropa, edhe Kosova’. Dhe, ne nuk do të heqim dorë as nga Evropa, as nga Kosova, sepse nuk duam të vëmë në dyshim integritetin territorial të asnjë pjese të vendit tonë”.
Me gjithë refuzimin e Beogradit për të pranuar pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008, atë e kanë njohur 90 shtete.
“Edhe Evropa, edhe Kosova”, premton edhe Nikolici, i cili kryeson Partinë Progresive Serbe. “Serbia ka marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo është një gjë e mirë dhe ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Rruga për në BE është e gjatë dhe e vështirë - do të na duhen vite. Në Serbi, qytetarët janë të etur për ndryshime dhe ato do të ndodhin”.
Fakti se Tadici dhe Nikolici tingëllojnë ngjashëm, në mesin e qytetarëve serbë shkakton ndjenjën se asnjëri nuk mund ta nxjerrë Serbinë nga vështirësitë e tanishme politike dhe ekonomike. Serbia ka lëvizur më pranë BE-së me marrjen e kandidaturës evropiane dy muaj më parë, por ajo vazhdon të mbetet larg integrimit në tregun evropian dhe ekonomia e saj është goditur rëndë nga kriza ekonomike globale. Gazeta britanike “Economist”, së fundmi, ka shkruar se papunësia në shtetin serb është 24 për qind.
Zemërimi i publikut me status quo-në, i ka dhënë peshë një lëvizjeje protestuese, e cila do të hedhë fletëvotime “të bardha” ose të paplotësuara të dielën. Vesna Pesic, deputete e pavarur në Parlamentin e Serbisë, thotë se “fletëvotimet e bardha” do t’iu dërgojnë mesazh palëve që kanë lëshuar rrënjë.
“Mesazhi është i qartë - një grup i qytetarëve nuk është i kënaqur me qeverinë, e cila ka proklamuar veten e saj si pro-evropiane, ndërsa rezultatet e saj janë shumë të këqija. Kështu, si votues, nëse doni ta ndëshkoni atë parti ose koalicion, por nuk doni të votoni për partitë opozitare, sepse ndjeni se ato nuk janë më të mira, atëherë me vota ‘të bardha’ ju mund të shprehni protestën tuaj që nuk doni të votoni për partitë e korruptuara”, thotë Pesic.
Në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë, më 6 maj do të votojnë edhe serbët e Kosovës, bazuar në marrëveshjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe të Qeverisë së Kosovës.

Bujanoci nuk i bojkoton zgjedhjet

E plotësuar - Më herët është mbajtur takimi i përfaqësuesve të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Takimi kishte të bënte me mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve të nesërme të Serbisë. Megjithatë, ndonëse kjo është përmendur më herët si opsion, B92 raporton se ky vendim nuk është marrë.
Serbët e Bujanocit, në anën tjetër, e shohin ndryshe aksionin e xhandarmërisë serbe. Svetislav Velickovic, kryetar i të ashtuquajturit Komitet për të Drejta të Njeriut, thotë se “aksioni është i vonuar”.
"Arrestimi është mundur të bëhet më herët, sepse të arrestuarit moti ishin të njohur për policinë," tha ai.
Anëtari i këshillit komunal në Bujanoc, Miodrag Milkovic, këtë rast e krahason me vendimin e pafajësisë për Fatmir Limajn, sipas të cilit “është vërtetuar se drejtësia në hapësirën e atjeshme pothuaj nuk ekziston”.
"Të gjithë ata që kanë kryer krime lufte duhet të përgjigjen. Megjithatë, bashkësia ndërkombëtare, mbi të gjitha, dhe shtetet që janë krijuar me shkatërrimin e ish Jugosllavisë nuk kanë as fuqi e as vullnet për të ndjekur penalisht njerëzit që vërtetë kanë kryer krime të rënda lufte”, thotë ai. 

E plotësuar - Pas arrestimeve të shqiptarëve - gjoja të dyshuar për krime lufte gjatë vitit 2001 - situata në Bujanoc është e tensionuar.
Siç mëson B92, përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës do të takohen për të biseduar për mundësitë e bojkotimit të zgjedhjeve. Pastaj, në mesditë, në sheshin e qytetit do të mbahet një miting proteste për shkak të arrestimit të bashkatdhetarëve të tyre.
"Veprimi i djeshëm i xhandarmërisë serbe është vazhdimësi e terrorit shtetëror që kryhet mbi shqiptarët në Bujanoc e Preshevë që nga viti 1990”, ka thënë Riza Halimi, lider i Partisë për Veprim Demokratik.
Ai ka thënë se shqiptarët me kujdese do ta studiojnë situatën e re, se nuk do të lejojnë të manipulohen, dhe se do të kërkojnë nga pushteti serb që të deklarohet se kush qëndron prapa veprimit të organizuar nga ministri i Brendshëm serb, Ivica Dacic.
Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit, ka thënë në një konferencë për shtyp se aksioni i xhandarmerisë është tentim i ri i Ivica Dacic që në Luginë ta instalojnë gjendjen e jashtëzakonshme.
"E kishim rastin e vitit 2009, kur policia bastisi fshatin Luçan. Atëherë janë kryer disa akte spektakolare me qëllim që të kapin terroristët shqiptarë. Dhe jo vetëm atëherë, sepse aksione të tilla ka më shumë, por asnjë gjyq serb nuk ka arritur të vërtetojë se këtu ka terrorizëm të organizuar dhe se shqiptarët janë të interesuar për dhunë”, ka thënë ai.
Kamberi tha se Dacic e ka dëmtuar rëndë Partinë për Veprim Demokratik, sepse anëtarët e xhandarmërisë kanë kapur dhe rrahur zyrtarin e lartë të tyre, Izet Qazimin, vëllain e të vrarit Ridvan Qazimi - i njohur si Komandant Lleshi (anëtarë i UÇPMB-së).
"Është e tmerrshme për drejtësinë, por ja që e e dimë se është selektive drejtësia që e ofron Vukcevici, si prokuror special, dhe Ivivca Dacici si ministër i Brendshëm. Është e tmerrshme të futen në shtëpi të huaja e paraprakisht të mos e tregojnë autorizimin për këtë”, ka shtuar Kamberi. 

Wenger: Së shpejti rinovimi i Van Persiet

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka konfirmuar se klubi do të fillojë shumë shpejt bisedimet për rinovimin e kontratës së Robin Van Persiet, pasi mediat e ndryshme kanë raportuar interesim të shumë klubeve të mëdha për holandezin.
 “Ne do të ulemi me të kur të mbarojë sezoni. Unë besoj se ai është i përkushtuar ndaj klubit. Shpresoj që ai do të rinovojë kontratën”.
“Edhe nëse ai nuk dëshiron, ne duam që ai të rinovojë. Besoj që bisedimet të shkojnë si duhet, ndjej se ai është i përkushtuar ndaj klubit. Unë do të isha i relaksuar në pozitën e tij. Kur hapi gazetat, shoh të gjithë lojtarët e mi duke u kërkuar nga klubet tjera, por të gjithë ende kanë kontratë. Kjo do të thotë se vendimet merren nga unë, jo nga gazetat, apo klubet tjera”, është shprehur Wenger

Mexes: Nuk largohem nga Milani

Mbrojtësi i Milanit, Philippe Mexes, ka pranuar se ai është lënduar nga spekulimet se ai do të largohet nga gjiganti italian pas një zënke me trajnerin Massimiliano Allegri.
 “Vërtet më dhemb që po shoh spekulime se unë dua të largohem nga Milani, ose kam pasur një zënkë me trajnerin, pasi nuk ka asgjë të vërtetë këtu”, ka theksuar Mexes për Milan Channel.
Më tej Mexes shtoi se Milani do ta kërkojë fitoren ndaj Interit në derbi, pasi ky është i vetmi opsion për Rossonerët, të cilët nuk e kanë pritur që distanca të jetë në vetëm një pikë pikërisht për derbin ndaj Interit.

Terror shtetëror mbi shqiptarët në Luginë

Pas arrestimeve të shqiptarëve - gjoja të dyshuar për krime lufte gjatë vitit 2001 - situata në Bujanoc është e tensionuar.
Siç mëson B92, përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës do të takohen për të biseduar për mundësitë e bojkotimit të zgjedhjeve. Pastaj, në mesditë, në sheshin e qytetit do të mbahet një miting proteste për shkak të arrestimit të bashkatdhetarëve të tyre.
"Veprimi i djeshëm i xhandarmërisë serbe është vazhdimësi e terrorit shtetëror që kryhet mbi shqiptarët në Bujanoc e Preshevë që nga viti 1990”, ka thënë Riza Halimi, lider i Partisë për Veprim Demokratik.
Ai ka thënë se shqiptarët me kujdese do ta studiojnë situatën e re, se nuk do të lejojnë të manipulohen, dhe se do të kërkojnë nga pushteti serb që të deklarohet se kush qëndron prapa veprimit të organizuar nga ministri i Brendshëm serb, Ivica Dacic.
Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit, ka thënë në një konferencë për shtyp se aksioni i xhandarmerisë është tentim i ri i Ivica Dacic që në Luginë ta instalojnë gjendjen e jashtëzakonshme.
"E kishim rastin e vitit 2009, kur policia bastisi fshatin Luçan. Atëherë janë kryer disa akte spektakolare me qëllim që të kapin terroristët shqiptarë. Dhe jo vetëm atëherë, sepse aksione të tilla ka më shumë, por asnjë gjyq serb nuk ka arritur të vërtetojë se këtu ka terrorizëm të organizuar dhe se shqiptarët janë të interesuar për dhunë”, ka thënë ai.
Kamberi tha se Dacic e ka dëmtuar rëndë Partinë për Veprim Demokratik, sepse anëtarët e xhandarmërisë kanë kapur dhe rrahur zyrtarin e lartë të tyre, Izet Qazimin, vëllain e të vrarit Ridvan Qazimi - i njohur si Komandant Lleshi (anëtarë i UÇPMB-së).
"Është e tmerrshme për drejtësinë, por ja që e e dimë se është selektive drejtësia që e ofron Vukcevici, si prokuror special, dhe Ivivca Dacici si ministër i Brendshëm. Është e tmerrshme të futen në shtëpi të huaja e paraprakisht të mos e tregojnë autorizimin për këtë”, ka shtuar Kamberi.

Ekskluzive: Top bashkëpunimet e kësaj vere

Është vërtet për t’u çuditur se si e ka kapluar heshtja industrinë e muzikës kosovare. Meriton të quhet industri, pasi jemi mësuar të shohim çdo ditë projekte dhe bashkëpunime nga më të zjarrtat, e hite prej më të mirave.
Pas një fundjave të kaluar, kur shpërthyen reperët e të gjithë studiove rivale në shenjë të rrahjes së famshme të Noizyt dhe Babastars, që nuk ka si të mos përmendet në një ekskluzive të tillë, janë emra tjerë të cilët kanë heshtur në ndërkohë dhe po përgatiten për ‘shpërthimet’ e tyre.
lajmenews ka mësuar me saktësi nga burimet se cilat do të jenë disa prej bashkëpunimeve më të mëdha të verës, ku spikasin emra të mëdhenj të skenës tonë.

“Të dua”, meshkujt e thonë të parët

Shumëkush mendon se në lidhjet e dashurisë, fjalën magjike “të dua” të parat e thonë femrat, mirëpo një hulumtim i realizuar së fundi ka treguar se emocionet, nëpërmjet fjalëve, të parët i shprehin meshkujt.
 Sipas ekspertëve britanikë, meshkujt fillojnë të mendojnë për t’i shprehur ndjenjat e tyre shtatë javë para femrave dhe po në këtë periudhë thonë “të dua”.
Koha kur partnerët do t’ia pranojnë dashurinë njëri-tjetrit, në masë të madhe, varet nga ajo nëse kanë pasur marrëdhënie seksuale.
Thuhet se meshkujt janë shumë më të lumtur nëse i dëgjojnë fjalët magjike para se të kenë pasur marrëdhënie seksuale, ndërsa femrat dëshirojnë që partneri t’u thotë “të dua” pasi të kenë qenë intimë me njëri-tjetrin. 

Shega, përse është e dobishme?

Lëngu i shegës e rrit prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut, lehtëson nga temperatura dhe zvogëlon ngarkesën kardiake që vëzhgohet kur dikush është i sëmurë me grip.
Ajo është ideale të përdoret kur fëmijët e vegjël kanë kollë dhe temperaturë. Për më tepër, përmban një sasi të madhe fitoestrogjenesh (estrogjene bimore) dhe flavonoide, që kanë ndikim mbrojtës në lëkurë, flokë dhe thonj.
Studime të fundit mbështesin se lëngu i saj mund të mbrojë nga tumoret e lëkurës.
Shega përmban lëndë antioksiduese që kontrollojnë tensionin arterial dhe ulin nivelet e kolesterolit.
Shkencëtarë amerikanë thonë se konsumimi i përditshëm i shegës nga një mama e ardhshme, mund të pengojë një dëmtim të mundshëm në trurin e embrionit.
Në fund, shkencëtarët izraelitë parashikojnë se në të ardhmen vaji dhe vera, që prodhohen nga shega, do të ndihmojnë në luftën kundër kancerit të gjirit. 

Zubizarreta: Vështirë zëvëndësimi i Guardiolës

Drejtori i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, ka pranuar se zëvëndësimi i Pep Guardiolës nuk ishte mision i lehtë, pas gjithë atyre sukseseve të strategut katalanas.
“Zëvëndësimi i Pep nuk ka qenë i lehtë. Ka qenë proces i gjatë dhe i komplikuar. Nga 25 maji, ne do të fillojmë planet për sezonin e ardhshëm. Ne duhet të respektojmë datat dhe prioritetet e klubit”.
“Gjatë sezonit, bordi i Barcelonës ka pasur takime të rregullta mbi planifikimin dhe monitorimin e lojtarëve nën Pep Guardiolën dhe Tito Vilanovan”, ka thënë Zubizarreta, duke lëvduar pos tjerash edhe Messin për rekordin e ri.

Provera: Balotelli, karrierë të ndritur

Drejtori i Interit, Marco Tronchetti Provera, ka thënë se ish-sulmuesi Nerazzur, Mario Balotelli, ka një karrierë të ndritur para tij, por ka thënë se potenciali i tij varet nga vet ai.
 “Mario ëoshtë i ri dhe posa ka filluar udhëtimin e tij, ai ka potencial fantastik për karrierë të ndritur. Gjithçka varet nga ai”.
“Jam shumë i lumtur për fitoren e Cityt ndaj Unitedit, pasi Roberto Mancini është njeri i mirë që meriton të fitojë edhe në Angli”, ka thënë Provera, duke shtuar se derbi do të vërtetojë nëse Milani meriton titullin. 

Provera: Balotelli, karrierë të ndritur

Drejtori i Interit, Marco Tronchetti Provera, ka thënë se ish-sulmuesi Nerazzur, Mario Balotelli, ka një karrierë të ndritur para tij, por ka thënë se potenciali i tij varet nga vet ai.
 “Mario ëoshtë i ri dhe posa ka filluar udhëtimin e tij, ai ka potencial fantastik për karrierë të ndritur. Gjithçka varet nga ai”.
“Jam shumë i lumtur për fitoren e Cityt ndaj Unitedit, pasi Roberto Mancini është njeri i mirë që meriton të fitojë edhe në Angli”, ka thënë Provera, duke shtuar se derbi do të vërtetojë nëse Milani meriton titullin. 

Boateng: Meritojmë titullin

Mesfushori i Milanit, Kevin-Prince Boateng, ka shprehur besimin e tij se Rossonerët meritojnë të fitojnë titullin këtë sezon në Serie A dhe se kjo sipas ganezit do të vërtetohet në derbi.
 “Ne meritojmë titullin, përkundër faktit se Juventusi ka pasur sezon të mirë. Është një sezon i çuditshëm, pasi kemi luajtur aq shumë ndeshje. Unë isha në pankinë kur erdhi lajmi se Lecce barazoi ndaj Juventusit. I gjithë stadiumi eksplodoi. Ne fituam dhe ata bënë gabimin”.
“Kalendari i tyre është më i lehtë tani, por ata kanë presionin në krahë, pasi nëse ata gabojnë, ne jemi të gatshëm të shfrytëzojmë gabimet. Këtë mund ta bëjmë pa marrë parasysh se po luajmë ndaj Interit, që do ta mposhtim të dielën”, është shprehur Boateng

Lavezzi të largohet nga Napoli

Sulmuesi i Napolit, Ezequiel Lavezzi, duket se është i destinuar që të kalojë te Interi, pasi argjentinasi ka vendosur të largohet nga skuadra napolitane në fund të sezonit.
 Sipas Sky Sport, Napoli dhe Lavezzi janë pajtuar që të ndahen në fund të sezonit, pas mos marrëveshjeve kontraktuale.
Interi që një kohë të gjatë po lidhet me anësorin fantastik argjentinas, ndërsa fakti që ai ka vënë në shitje villën e tij në Napoli flet më shumë për gjasat e Nerazzurëve që ta transferojnë Lavezzin gjatë verës. 

Hoxhaj kërkon njohje nga Tajlanda

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron për një vizitë dy ditore në Mbretërinë e Tajlandës.
Me këtë rast, Hoxhaj ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Tajlandës, Surapong Tovichakchaikul. Në këtë takim ministri kosovar ka dorëzuar kërkesën zyrtare për njohjen e Kosovës.
Tovichakchaikul ka mirëpritur vizitën e ministrit Hoxhaj në Tajlandë dhe ka siguruar atë që kërkesa për njohje do të shqyrtohet seriozisht nga ky shtet.