Jahjaga uron Ditën e Goranëve

Me rastrin e 6 Majit, Ditës së Goranëve në Kosovë, presidentja Atifete Jahjaga ka uruar pjesëtarët e këtij komuniteti.

"Uroj që këtë ditë të komunitetit tuaj ta kaloni në festë e të dinjitetshëm në gjithë territorin e Republikës, kudo që ndodheni!
Dita e goranëve, në kalendarin e festave memoriale, dëshmon se Republika e Kosovës është shtet qytetar, që respekton të drejtat dhe liritë e njeriut si dhe të të gjitha komuniteteve, dhe një vend ku secili komunitet kultivon në mënyrë të lirë gjuhën, kulturën dhe traditën e vet", thuhet në urimin e presidentes Jahjaga.