Banac: Paraqitja me asterisk është problem i caktuar

Paraqitja me asterisk është problem i caktuar. Në shekullin 21 nuk mund të kemi përkufizime të ndryshme të sovranitetit. Sovraniteti ekziston ose nuk ekziston. Kështu ka deklaruar Ivo Banac, profesor historie në Yale University dhe në Universitetin e Zagrebit, duke iu referuar marrëveshjes së fundti të arritur mes Kosovës dhe Serbisë rreth përfaqësimit rajonal. Ai ka thënë se Kosova të ndryshojë situatën brenda vetvetes, sepse sipas tij, për aq kohë sa lidershipi politik në Kosovë të jetë nën një lloj mbikëqyrjeje apo nën një lloj dyshimi, do të ketë shumë probleme.
Banac ka thënë se nuk mendon se arritja e kësaj marrëveshje ka pasur si qëllim qetësimin e marrëdhëniet në mes të Prishtinës dhe Beogradit. “Mendoj se Bashkimi Evropian ka dashur të krijojë mundësinë për kandidaturën e Serbisë. Andaj, nuk mendoj se kjo marrëveshje do të jetë shumë e dobishme për Kosovën. Ndërkaq, për Serbinë do të jetë e dobishme vetëm sa për t’i mundësuar diçka që pa të me siguri se nuk do të mund ta arrinte. Pra, kemi mbetur aty ku kemi qenë, ndonëse mendoj se koncesione më të mëdha janë bërë nga ana e Kosovës”.
I pyetur se a është dashur që Kosova ta pranonte një gjë të tillë, dhe se a do të ketë pasoja në planet afatgjate, Banac në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se kjo varet nga ajo se cilat janë perspektivat e Kosovës. “Nëse Kosova mund të nxjerrë për vete një tjetër status, nëse përmes lidhjeve të veta ndërkombëtare mund të përfitojë atë që aktualisht nuk e ka, atëherë përgjigjja është e qartë. Me fjalë të tjera, një politikë më e guximshme nga ana e Prishtinës do të paragjykonte një politikë të brendshme krejt ndryshe, të cilën në këto momente nuk e shohim. Kjo është e keqja më e madhe e gjithë kësaj historie”.
Ndërsa i pyetur se a ndikon presioni i komunitetit ndërkombëtar në politikën e brendshme të Kosovës, profesori kroat ka thënë se kjo nuk varet nga Prishtina, por varet nga marrëdhëniet brenda bashkësisë ndërkombëtare. “Kosova ka pasur mbështetje të madhe nga Shtetet e Bashkuara dhe një gjë e tillë mund të pohohet edhe sot, ndonëse administrata Obama, për fat të keq, nuk i kushton shumë vëmendje gjithë rajonit të Ballkanit dhe mbështetja në këtë moment nuk është vërtetuar. Ne nuk e dimë se cila është mbështetja, sepse nuk jemi në gjendje të shohim se çfarë do të bënte SHBA-ja në një situatë krize”, ka thënë ndër të tjera Banac.

Kërkohet origjinali i marrëveshjes për prezantimin e Kosovës

Anëtarët e Komisionit për Punëve të Jashtme kanë kërkuar të mërkurën tekstin origjinal të marrëveshjes për prezantimin e Kosovës në nismat rajonale, si dhe përkthimin zyrtar të atij teksti.
Ndër pikat që duhet të përmbushen gjatë muajit mars janë theksuar edhe raportimi në Komisioni i ministrit të Diasporës, Ibrahim Makolli, si dhe raportimi i zv.kryeministres, Edita Tahiri, lidhur me procesin e bisedimeve me Serbinë.
Është thënë gjithashtu që kërkesa për raportim në Kuvend t’i përsëritet zv.kryeministres Tahiri, e cila do të duhej ta kishte bërë këtë gjatë muajit shkurt, por e cila, siç u theksua, madje as që i është përgjigjur fare Komisionit.
Anëtari i Komisionit, Shaip Muja, ka ngritur edhe një herë çështjen e shkarkimit të Albin Kurtit nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme.
Kurti, nga ana e tij, ia ka cituar Mujës normat e Rregullores së Kuvendit se si zgjidhen kryetarët e komisioneve, duke përjashtuar mundësinë e shkarkimit, pos nëse kështu dëshiron subjekti politik, i cili e ka deleguar.
Një pjesë e takimit të sotëm i është kushtuar bashkëpunimit me përfaqësuesit e organizatave mbështetëse të komisioneve parlamentare, të cilët kanë raportuar për mundësitë e mbështetjes së Komisionit për Punë të Jashtme. 

SBASHK-u, SASH dhe FSASH me marrëveshje bashkëpunimi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja është takuar me kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Ali Shabanaj, kryetarin e Sindikatës së Arsimit të Holandës, Drescher Wallter, përfaqësuesin e Edukimit Internacional, Nicolas Richars dhe kryetarët e Sindikatave të Arsimit të Shqipërisë, Xhafer Dobrushi dhe Bajram Kruja.
Buja fillimisht ka folur për gjendjen e arsimit në Kosovë, të arriturat dhe sfidat të cilat po e përcjellin avancimin e këtij sektori në vend.
Ai po ashtu e ka vlerësuar lartë vetëdijen e njerëzve për të quar përpara proceset në këtë fushë.
Ministri i Arsimit në Kosovë po ashtu ka thënë se asnjë nga komunitetet në vend nuk është në mungesë të arsimimit në gjuhën amtare, ndërkaq ka shtuar se është duke u punuar maksimalisht në arritjen e nivelit më të lartë të shkollimit të tyre.
Kryetari i SBASHK-ut, Ali Shabanaj ka theksuar rëndësinë e thellimit të partneritetit mes sindikatave dhe ministrive të arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë.
Shabanaj po ashtu ka bërë të ditur se, SBASHK-u, Federata e Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës dhe Sindikata e Pavarur e Arsimit Shqiptar kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, e cila objektiv kryesor ka zhvillimin cilësor bashkëkohor të arsimit shqiptar dhe fuqizimin e lëvizjes sindikale në funksion të këtij objektivi.
Marrëveshja tripalëshe parasheh edhe gatishmërinë dhe angazhimin e plotë të tyre për të mbështetur dhe ndikuar në plotësimin e marrëveshjes ndërshtetërore të nënshkruar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë dhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës, për koordinimin e projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit, harmonizmin e planeve dhe programeve mësimore, uljen e braktisjes në arsimin bazë dhe të mesëm, projektin e Abetares së përbashkët, bashkëpunimin në reformën e kurrikulës, etj.
Ndërsa, kryetarët e Sindikatave të Arsimit të Shqipërisë, Xhafer Dobrushi dhe Bajram Kruja janë pajtuar se ekziston vullneti i sindikatave të arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë për të nxitur këmbimin e përvojave, informatave, si dhe për të përkrahur objektivat që kanë ministritë e të dyja vendeve.

Kosova do të trajtohet si të gjitha vendet tjera

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, deklaroi të mërkurën se avancimi i perspektivës evropiane për Republikën e Kosovës me Studimin e Fizibilitetit është hapi i parë konkret, unik në mbështetje të shtetit të Kosovës.
Në hapje të mbledhjes së Qeverisë, Thaçi tha Kosova do të trajtohet si të gjitha vendet tjera, e barabartë, dhe ky hap, ky standard bëhet vetëm për vendet e pavarura dhe sovrane dhe të njohura ndërkombëtarisht.
Sipas tij, kjo do të bëjë shkurtimin e rrugës për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe do të vazhdohet me marrëdhëniet kontraktuale me BE-në.
Qeveria ka miratuar Draft Protokollin Teknik për zbatimin e konkluzioneve të pajtuara për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (M.I.K) nga Dialogu i 2 dhjetorit 2011.
Qeveria në mbledhjen e saj ka miratuar Platformën Vjetore të Politikës së Inteligjencës dhe Sigurisë për vitin 2012.
Sipas zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi, Platforma Vjetore e Politikës së Inteligjencës dhe Sigurisë përcakton objektivat dhe interesat strategjike të Republikës së Kosovës, në fushën e sigurisë dhe prioritetet themelore të punës së AKI në kuadër të kompetencave të saj.
Po ashtu sot është miratuar nga Qeveria nisma për Rishikimin Strategjik të Sektorit të Sigurisë. Ky proces i rishikimit sipas ministrit të FSK-së Agim Çeku do të përfundojë deri në vitin 2013, kur pritet që të hiqen të gjitha kufizimet për FSK-n të parapara me planin e Ahtisaarit.
Qeveria ka marrë vendim për themelimin e Komisionit Qeveritar për Rishikimin e akteve nënligjore të miratuara nga Qeveria dhe ministritë. Rishikimi ka për qëllim për të reformuar dhe bërë më të efektshme kornizën rregullatore që aplikohet ndaj aktiviteteve ekonomike private dhe duhet të përfshijë një rishikim të akteve nënligjore të nxjerra nga Qeveria, duke përfshirë edhe aktet nënligjore të nxjerra nga Ministritë.
Ekzekutivi i vendit gjatë mbledhjes së sotme ka miratuar edhe disa dokumente tjera, si dhe 85,555.00 euro për Ministrinë e Punëve të Jashtme, për Atasheun Ushtarak në misionin Diplomatik të Republikës së Kosovës në Washington DC, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Po ashtu me qëllim përkrahjen për zhvillimin e projekteve kapitale në Komuna, me qëllim të implementimit të ligjeve dhe Pakos Ahtisaari, Qeveria ka ndarë mjete nga rezerva e buxhetit për Komunën e Shtërpcës, 400 mijë euro, Graçanicës 200 mijë euro dhe qëllim të vazhdimit të disa projekteve kapitale i ka ndarë 400 mijë euro për Komunën e Drenasit. 

Sërish bllokime rrugësh në veri

Sikur të martën edhe sot, grupe serbësh kanë bllokuar pjesë të caktuara të rrugëve në veri, në shenjë proteste kundër lejimit të kalimit të automjeteve të EULEX-it.
Dy vetura të EULEX-it janë kthyer prapa në drejtim të Mitrovicës derisa rruga ishte e bllokuar.
Kohë më parë ishte njoftuar se EULEX kishte arritur një “marrëveshje” për kalimin e veturave të misionit evropian. 

Vlerësohet angazhimi i Moisiut dhe Mejdanit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur të mërkurën ish-presidentët e Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdani, ndërsa vlerësoi angazhimin e tyre në kohën sa ishin në detyrë, në periudhat më të rëndësishme për shtetin shqiptar.
Ajo tha se me angazhimin e tyre gjatë mandatit dhe funksionit të tyre, në periudha të rëndësishme për Shqipërinë, si faktor uniteti, ndikuan në proceset demokratike dhe në avancimin e proceseve për anëtarësim të Shqipërisë në NATO dhe duke e qartësuar agjendën evropiane të saj.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se Moisiu dhe Mejdani, duke e përgëzuar presidenten Jahjaga për punën e saj, vlerësuan pozitivisht zhvillimet e deritashme në Kosovë dhe avancimin e saj në proceset e integrimit euroatlantik. 

Krasniqi takon ish presidentët e Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi është takuar të mërkurën ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdani.
Temë diskutimi kanë qenë zhvillimet aktuale në Kosovë, sidomos pas dhënies së dritës së gjelbër për studimin e fizibilitetit të Kosovës nga ana e Komisionit Evropian.
Në këtë frymë u tha se në këto procese nëpër të cilat po kalon vendi, është e rëndësishme që Kosova të kryejë detyrat e saj, që do të kontribuojnë drejt integrimeve evropiane.
Në këto procese, u tha se bashkëpunimi me Shqipërinë duhet të thellohet edhe më, sepse ajo ka resurse e mundësi për të bërë më shumë në afirmimin e pavarësisë së Kosovës dhe nevojës së njohjes së saj sa më gjerë në botë, si një realitet.
Krasniqi po ashtu njoftoi ish-presidentët e Shqipërisë edhe me punën që po bëhet në Kosovë lidhur me reformën zgjedhore dhe kushtetuese. 

Të mos kthejnë kokën prapa kur Serbia injoron marrëveshjet

Anëtari i Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Eliot Engel, ka deklaruar se e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë është në integrimet euro-atlantike.
Kongresmeni Engel, i cili është anëtar i Nënkomitetit për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe kryesues i Grupit për çështjet shqiptare në Kongres, ka shprehur “kënaqësinë se nën marrëveshjen aktuale, Kosova do të ulet me emrin e vet dhe përgëzoj kryeministrin Hashim Thaçi dhe qeverinë e tij, për marrjen e vendimit të guximshëm dhe të vështirë për ta lëvizur procesin përpara”.
“E ardhmja e Kosovës, e Serbisë dhe e të gjitha vendeve të Ballkanit është brenda strukturave kryesore euro-atlantike, NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Kjo nënkupton se vendet e rajonit e ndajnë fatin e përbashkët dhe duhet të vlerësohen nga standardet e përbashkëta të respektit për fqinjët e tyre”, ka thënë Engel.
Në deklaratën e tij të sotme, dërguar disa medieve thekson se kjo marrëveshje e pritur gjatë, ishte e mundshme “vetëm për shkak se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë siguruar se Serbia më nuk do ta bllokojë Kosovën që të zë vendin që i takon në tryezë si shtet i pavarur".
“Sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, meriton përgëzim për garantimin se e drejta e Kosovës, si një vend sovran, mbetet e sigurt gjatë negociatave dhe se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me miqtë e tyre në Ballkan dhe në mbarë botën”, tha ai.
Ai ka tërhequr vërejtjen se “Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk mund ta kthejnë më kokën prapa kur Serbia injoron marrëveshjet e arritura me Kosovën.
“SHBA-të duhet të qëndrojnë me popullin e Kosovës, duke synuar mënyra shtesë për ta mbështetur shtetin e ri, përfshirë programin e Sfidës së Mileniumit dhe duke i bërë presion BE-së, që ta ndalë zvarritjen e ardhmërisë evropiane të Kosovës”, thuhet në fund të deklaratës së kongresistit amerikan, Eliot Engel.

Komuna e Drenasit reagon ndaj reduktimeve të KEK-ut

Zyrtarët e komunës së Drenasit janë shprehur të pakënaqura me gjendjen rreth furnizimit me rrymë. Pasi sipas tyre, reduktimet drastike që po aplikon KEK-u, në territorin e kësaj komune, janë absolutisht të paarsyeshme dhe se menaxhmenti i KEK-ut ka papërgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve të kësaj komune.
Furnizimi me rrymë në komunë e Drenasit është duke u bërë sipas kategorisë C dhe pa orar përkundër se shkalla e inkasimit nga shfrytëzuesit e rrymës është rritur mjaft. “Mungesa e vullnetit nga ana e menaxhmentit dhe inkasantëve në terren për ta përmirësuar gjendjen me furnizim me rrymë ka bërë që gjendja të jetë edhe më keq se në vitin 2000”.
Zyrtarët komunal akne thënë se menaxhmenti nuk po arrin ta përmirësojë gjendjen dhe si zgjidhje aplikon shkyçjen kolektive që është në kundërshtim të plotë me ligjin dhe shkelje e të drejtave të njeriut.
“Nëse KEK-u nuk ndërmerr urgjent masa për përmirësimin e furnizimit me energji elektrike, ne do t’i ftojmë qytetarët që nuk kanë borxhe ndaj KEK-ut t’i drejtohen gjykatës”, thuhet në reagimin e Komunës së Drenasit.
Ndërkaq zëdhënësi i KEK-ut Viktor Buzhala thotë se të gjitha daljet 10 kilovolt te Drenasit janë në kategorinë C. “Janë disa komuna që kanë nivel shumë të ulët të pagesës dhe nivel të lartë të humbjeve komerciale, në mesin e tyre është edhe komuna e Drenasit”, tha Buzhala.
Buzhala ka bërë të ditur se pagesa mesatare e konsumatoreve ne komunën e Drenasit është vetëm 39 për qind gjate tre muajve te fundit, përderisa pagesa mesatare e konsumatoreve ne nivel te Kosovës është dyfish me e larte. 

Ekonomia globale goditet edhe nga nafta

Ekonomia globale po kërcënohet nga një tjetër goditje që pak kush e priste. Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde paralajmëroi dy ditë më parë se veç krizës së borxheve tani ekonomia botërore rrezikohet edhe nga rritja e çmimit të naftës, që po shkaktohet nga tensionet në Iran, por edhe rritja e kërkesës për shkak të dimrit të ashpër.
Gjatë shkurtit çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare është rritur me gati 10.3 për qind, dhe vetëm ditët e fundit çmimi ka nisur të ulet. Këto lëvizje të tregjet ndërkombëtare, janë pasqyruar me shpejtësi edhe në tregun vendas. Në disa pika me pakicë të kryeqytetit një litër benzinë tregtohet me 193 lekë, ndërsa për naftën çmimi varion nga 184 deri në186 lekë.
Krahasuar me fillimin e vitit çmimi i karburanteve për qytetarët është rritur me 7-8 lekë për litër. Kjo rritje çmimesh ka prekur jo pak edhe prodhimin vendas. Sinjalet e para të rënies se prodhimit ka nga sektori i bujqësisë, veçanërisht prodhimi në sera që përdorin lëndë djegëse për ngrohje dhe nga industria e ndërtimit, veçanërisht ajo e prodhimit të çimentos ku çmimi i lartë ka rritur kostot e prodhimit.
Por përveçse shkaqeve që vijnë nga jashtë, çmimi i karburantit në tregun vendas lidhet ngushtësisht edhe me faktorë të brendshëm. Rritja e akcizës së karburantit dhe ndryshimi i taksës për automjete që është transferuar në shitjen e karburantit, kanë qenë dy arsye shtesë që rritën çmimin.
Importuesit përveçse rritjes së çmimit në tregun ndërkombëtar, fajësojnë edhe tarifat e larta të magazinimit pranë depozitave portuale. Sipas tyre pjesa më madhe e çmimit përcaktohet nga taksat dhe fare pak shkon si pjesë fitimi për kompanitë e shitjes së karburantit.
Kjo rritje e çmimit të naftës në këto nivele, sikundër paralajmëron edhe FMN do të jetë jo me pak efekte negative në rritjen e inflacionit dhe tkurrjen e konsumit të brendshëm, që është sot edhe “Thembra e Akilit” për ri-ngritjen e ekonomisë.

Mourinho kërkon shtëpi në Londër

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është fotografuar në Londër të martën, ndërsa në qendër të spekulimeve përsëri është portugezi, i cili besohet se po kërkon shtëpi në kryeqytetin e Anglisë.
Mourinho ka refuzuar të konfirmojë apo mohojë spekulimet që e lidhin atë me një rikthim në Ligën Premier, por Goal.com pohon se portugezi nuk ka gjasa që të largohet nga Bernabeu.
Sidoqoftë, ka raportime nga AS dhe BBC se trajneri portugez po kërkon shtëpi në Londër, edhe pse shtëpia mund të jetë për vajzën e tij, e cila po zhvendoset në Londër për të studiuar në të ardhmen e afërt.
Me Andres Villas Boas nën presoin dhe rezultatet e këqija të Arsenalit që po vënë në dyshim bordin për Wenger, ashtu si të ardhmen e pa sigurtë të Harry Redknapp te Tottenhami, nuk duhet të befasohemi nëse në të ardhmen mund të ndodhë ndonjë transferim sensacional në ndonjë prej klubeve të lartpërmendura. 

Villas Boas: Guardiola do të largohet

Bosi i Chelseat, Andres Villas Boas, është i bindur se Pep Guardiola do të largohet nga Barcelona.
“Ai ka lojtarë të njëjtë në ekipin e parë ashtu sikurse Frank Rijkaard, lojtarë të rritur në akademi të cilët nuk janë sillur ashtu sikurse sillen tani. Idetë e tij kanë bazë unike dhe janë unike”.
“Disa prej ideve të tij mund të funksionojnë jashtë Barcelonës. Unë kam biseduar me të dy ose tri herë dhe ndjej se ai e ka atë dëshirë”, u shpreh Villas Boas.

Humbje me dinjitet e Shqipërisë

Shqipëria ka pësuar humbje me rezultat 2-1 në miqësoren e zhvilluar ndaj Gjeorgjisë në transfertë.
Ishte kjo sfida e parë nën strategun e ri Gianni de Biassi, e cila pos disfatës kishte shumë anë të mira, me kombëtaren shqiptare e cila shfaqi karakter dhe lojë të mirë gjatë gjithë takimit, përkundër mungesave të shumta në formacionin e parë.
Fillimisht Shqipëria kaloi në epërsi me anë të Edgar Canit pas vetëm tre minutash lojë, duke konfirmuar dominimin në fillim të takimit.
Edhe në vazhdim kombëtarja jonë shfaq lojë mjaft të mirë, por në fillim të pjesës së dytë gjeorgjianët gjejnë golin e barazimit (47’). Vlen të përmendet se më herët gjatë pjesës së parë portieri Samir Ujkani në mënyrë sensacionale ndali një penalti.
Kjo ndodhi edhe në fund të takimit, kur Samir Ujkani ndali penaltinë, por nuk arriti që topin e kthyer ta ndalë, në mesin e një situatë kontraverse të krijuar nga futbollistët (88’).
Me këtë disfatë Gianni de Biassi sigurisht se nuk e ka filluar mënyrën më të mirë drejtimin e kombëtares tonë, por as se si nuk është fillim i keq, duke marrë parasysh lojën e zhvilluar në Gjeorgji. 

Van Marwijk: Anglia, një sfidë prestigjioze

Trajneri i Holandës, Bert van Marwijk, thotë se ndeshja e sotme ndaj Anglisë ka një rëndësi të veçantë për të, pasi mendon se është nder të përballesh me një skuadër me aq traditë në futboll.
“Çdokush dëshiron të luajë kundër një rivali të mirë me një traditë të pasur. Pavarësisht se kush do të luajë, këto janë ndeshje prestigjioze. Ne e kemi parë këtë edhe kundër Gjermanisë”, ka thënë Van Marwijk në një intervistë për De Telegraaf.
Holanda duhet të përballet me Gjermaninë edhe një herë në Euro 2012, pasi është caktuar me Grupin B së bashku me ekipin e Joachim Low, si dhe me Danimarkën dhe Portugalinë.
Anglia ndërkohë është në grupin D me Francën, Suedinë dhe nikoqirin e garës, Ukrainën.

Edhe Interi në garë për Higuain Edhe Interi në garë për Higuain

Interi synon të sjellë sulmuesin e Real Madridit, Gonzalo Higuaion, dhe mesfushorin e Athletic Bilbao, Javi Martinez, në San Siro gjatë verës së ardhshme, shkruan Corriere dello Sport.
Derisa ka një pasiguri rreth të ardhmes së Claudio Ranierit si trajner i Nerazzurrëve, drejtori i klubit, Marco Branca, besohet se tashmë është i ngarkuar me nënshkrimet e sezonit të ardhshëm.
Gazeta italiane shkruan se Interi planifikon ta përforcojë repartin e sulmit dhe ka hedhur sytë te Higuain, i cili më herët është lidhur me një kalim te rivali i Serie A, Juventus, si dhe në Ligën Premier te Chelsea.
Argjentinasi, i cili ka kontratë me Realin deri në vitin 2016, ka një rekord impresiv me Los Blancos, por është duke luftuar me sulmuesin francez për një vend në formacionin startues.
Martinez, ndërkohë, e ka ngritur veten si një prej mesfushorëve më të mirë në La Liga dhe spanjolli po ashtu raportohet se ka joshur interesimin e Barcelonës.

City përgatit 50 milionë për Cavanin

Manchester City raportohet se dëshiron të ofrojë 50 milionë euro për sulmuesin e Napolit, Edinson Cavani.
Gazetat italiane shkruajnë se City po ashtu është i gatshëm t’i ofrojë 25-vjeçarit uruguaian një kontratë të vlefshme katër deri në pesë milionë euro në sezon.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, u ka rezistuar të gjitha tentimeve të mëhershme për ta blerë lojtarin, por rezistenca e tij pritet të testohet gjatë verës nga liderët e Ligës Premier.
Cavani u transferua në San Paolo Stadium nga Palermo në vitin 2010 për një shumë që kap vlerën e 16 milionë eurove. Ai deri tash ka shënuar 50 gola për Napolin në të gjitha garat në më pak se 80 ndeshje. 

Ferguson: Tottenham, një sfidë e madhe

Sir Alex Ferguson e ka quajtur ndeshjen e vikendit ndaj Tottenhamit si “masive” dhe thotë se do të ishte i kënaqur nëse përballet me Manchester Cityn në prill duke e ndjekur liderin me vetëm dy pikë.
United udhëton në White Hart Lane gjatë të dielës pasi ka mbledhur 13 pikë nga pesë ndeshjet e fundit në ligë, përfshirë edhe udhëtimet te Arsenali dhe Chelsea, para se të priste në fushë të vet Liverpoolin.
“Do të jetë një ndeshje e madhe. Nëse ne mund t’i mbijetojmë kësaj, atëherë do të kemi një shans të madh për të fituar ligën”.
“Do ta pranoja [të jem dy pikë prapa Cityt para ndeshjes në Etihad Stadium]. Do të preferoja të shkoj atje edhe me pikë të barabarta. Por nëse do të shkonim me një dallim duke qenë liderë, do të më pëlqente”, ka thënë Ferguson.

De Biasi me një sulmues kundër Gjeorgjisë

Përzgjedhësi i ri i Shqipërisë në futboll, Gianni de Biasi, ka zbuluar se ai do të luajë me formacion 4-1-4-1 në testin e tij të parë me Kuqezinjtë.
Shqipëria sot do të zhvillojë një miqësore kundër Gjeorgjisë në Tbilisi, e cila do të jetë edhe sfida e parë e De Biasit në karrigen drejtuese të kombëtares tonë.
Gjatë një prononcimi për SuperSport italiani ka zbuluar edhe formacionin si dhe emrat të cilat pritet të jenë startues.
“Një skemë 4-1-4-1, e cila në momente të caktuara kalon edhe në 4-3-3 kur sulmon dhe më pas kur mbrohemi aplikohet skema e parë. Ndaj Gjeorgjisë kemi disa lojtarë në fazën sulmuese dhe do të kemi një sulmues të avancuar si Edgar Çani, apo të tjerë shumë ofensivë si Muzaka, Roshi, Vila dhe Hyka. Kjo katërshe mund t’i vërë në vështirësi kundërshtarët”.
“Emrat tjerë? Ujkani në portë, më pas në mbrojte nga e djathta Lila, në qendër Dallku dhe Veliu, Agolli në të majtë. Përpara mbrojtjes Bulku”, ka zbuluar strategu italian.

Ketsbaia: Shqipëria, një kundërshtar i fortë

Trajneri i përfaqësues së Gjeorgjisë, Temuri Ketsbaia, ka paralajmëruar lojtarët e tij se nuk do ta kenë të lehtë të fitojnë ndaj shqiptarëve.
Kuqezinjtë kanë udhëtuar në Tbilisi dhe sot me fillim nga ora 15:00 (sipas kohës tonë) do të zhvillojnë një miqësore me Gjeorgjinë, e cila do të jetë edhe sfida e parë për trajnerin e ri Gianni de Biasi.
“Jo gjithmonë gjejmë kundërshtarët që duam për një miqësore, por dua të nënvizoj faktin se edhe Shqipëria është një kundërshtare e fortë. Ju siguroj se nuk është e lehtë të fitosh ndaj shqiptarëve. Prandaj, jam i kënaqur që niveli i ekipit kundërshtar të imponon respekt, por edhe një dëshirë për të luajtur kundër tij”, ka thënë Ketsbaia. 

Menezes kritikon paraqitjen e Ronaldinhos

Trajneri i Brazilit, Mano Menezes, është i zhgënjyer me performancën e Ronaldinhos në fitoren 2-1 të skuadrës së tij ndaj Bosnjë e Hercegovinës, por ka lavdëruar të riun Ganso për paraqitjen pozitive si zëvendësues (i Ronaldinhos).
“Besoj se Ronaldinho ishte nën nivelin në të cilën Ronaldinho është. Ai dështoi të dërgojë pasimet kualitative të cilat zakonisht i bën”.
“Ganso u inkuadrua dhe dukej mirë dhe kishte përmirësime në atë sektor pasi topi filloi të qëndrojë në atë zonë. Nuk është gjithmonë e mundshme ta mbash topin në ballë të golit. Sistemi i lojës i rivalëve tonë nuk e lejoi këtë” , ka thënë Menezes për GloboEsporte.
Trajneri brazilian është ndarë i pakënaqur edhe me paraqitjen e David Luiz.

NBA: Rose rikthehet në formë

Derrick Rose ka treguar se është rikthyer në formë të plotë duke shënuar 32 pikë dhe nëntë asistime për të ndihmuar Chicago Bulls të mposhtin New Orleans Hornets me rezultat 99-95.
Rose, i cili ka munguar 10 ndeshje këtë sezon me lëndime të ndryshme, shënoi gjashtë nga tetë pikët e fundit të cilat ndihmuam Bulls të përmbysin rezultatin falë një serie 8-0.
Chicago po ashtu mirëpriti Richard Hamilton sërish në formacion dhe pati pesëshesh startuese së bashku për të parën herë që nga 4 janari. Joakim Noah ndihmoi vendasit me 15 pikë, 16 kërcime dhe pesë asistime.
Chris Kaman shënoi 17 pikë dhe 11 kërcime, derisa Trevor Ariza shënoi 16 të tjera për Hornets, të cilët janë të fundit në Konferencën Perëndimore. 

50 Cent evakuohet nga një party në Florida

Hip hop yjet, 50 Cent dhe Swizz Beatz, ishin ndër mysafirët e evakuuar gjatë një party në Florida, për shkak të vërshimit të vendit ku është zhvilluar ngjarja.
Të pranishëm ishin edhe basketbollisti Lebron James dhe boksieri Flloyd Mayweather, ndërsa për të parë të adhuruarit e tyre, fansat u shfaqën në numër të madh në klub, duke detyruar organizatorët që të thërrasin në ndihmë autoritetet përkatëse.
Sipas New York Daily News, policia u detyrua që të ndizte alarmin e zjarrit për të detyruar fansat të largohen nga vendi, teksa yjet ishin evakuuar tashmë.

Adelina Emini së shpejti me album të ri

Këngëtarja Adelina Emini, e cila së fundmi realizoi këngën “Bëhu burrë”, është duke u përgatitur për albumin e saj të parë.
Gjatë një prononcimi për Telegrafi, Adelina ka pohuar se është e angazhuar rreth albumit të saj, i cili pritet të dalë në prill ose në qershor të këtij viti.
Në albumin e saj do të jenë 10 deri në 12 këngë të punuara nga Genc Prelvukaj dhe Florent Boshnjaku.
Adelina gjithashtu këto ditë ka përfunduar me sukses nivelin master në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Rita Ora krenare që është kosovare

Këngëtarja kosovare Rita Ora, e cila tashmë ka hyrë në tregun e show -bizit botëror, ka pohuar se ndihet krenare që është nga Kosova.
Në një video Rita Ora ka prezantuar punën që ajo është duke bërë dhe gjithashtu ka pohuar se është me prejardhje nga Kosova, dhe ndihet shumë krenare për këtë.
Rita së fundmi ka realizuar këngën “R.I.P”. Kjo këngë pritet së shpejti të publikohet edhe me videoklip.

Shakira koncert në Tiranë?

Pasi nuk arriti të sjellë në Shqipëri një emër të famshëm të muzikës botërore rreth dy vjet më parë, Qeveria shqiptare dëshiron ta bëjë këtë gjë gjatë këtij viti.
Qeveria e Shqpërisë raportohe se ka nisur negociatat për ta sjellë në Shqipëri këngëtaren e njohur Shakira, në kuadër të festës së 100 vjetorit të Pavarësisë. Madje po tentohet që Shakira të këndojë në Tiranë një këngë dedikuar kësaj feste.
E gjithë kjo do t’i kushtonte Komitetit Ndërministror, që merret me festimet që po planifikohen, deri në shtatë milionë dollarë. Gjithsesi ardhja mbetet ende në kuadrin e negociatave dhe një njoftim zyrtar nuk dihet kur do të dalë. Qeveria po tenton të jetë sa më shumë diskrete në planet për kremtimin e Pavarësisë, kurse premtohen shumë surpriza festive, shkruan NOA.
Mësohet gjithashtu se Shakira nuk është e vetmja në “pjatën” e diskutimeve në këtë Komitet. Rihanna, Lady Gaga, Beonce, Adele, janë emrat e tjerë që po diskutohen në Komitetin Ndërministror.
Por duket se preferencë e Komitetit dhe në veçanti Kryeministrit, është Shakira. Një ardhje e saj për të ndezur pishtarin e 100 viteve Pavarësi dhe ndoshta një këngë dedikuar Shqipërisë.

Fuqia e puthjes

Puthjet, gjurmët e thonjve dhe kafshimet e lehta janë pararojë e bërjes seks dhe ngjallin ndjenja të mëdha.
Ku mund të jepen puthje? Gati gjithkund. Konkretisht, puthni sytë e saj, faqet, qafën, gjoksin, gjinjtë, buzët, por edhe brendinë e buzëve të saj të ëmbla dhe të nxehta.
Kama Sutra propozon këto lojëra për ngjalljen e epsheve ndërmjet dashnorëve, të cilët pastaj mund të bëjnë seks me orë të tëra:
1. Puthja pak e rëndësishme
Puthja pak e rëndësishme është ajo kur femra shumë lehtë i prek buzët tuaja me buzët e veta.
2. Puthja drithëruese
Puthja drithëruese është ajo kur femra, së paku për pak çaste, humb marren dhe me sy të mbyllur kap dorën tuaj, duke ju lejuar t’ia kafshoni pakëz buzën e saj të poshtme.
3. Puthja e prekshme
Puthja e prekshme është ajo kur femra për një moment bën turr t’ua rras gjuhën në gojë.

Kujtesa humbet edhe para se të plakemi

Një ekipi hulumtuesish francez dhe anglezë ka zbuluar se humbja e kujtesës dhe funksioneve të tjera trupore mund të fillojë herët, madje edhe me 45 vjet, çka paraqet sfida të mëdha para shkencëtarëve të cilat tentojnë të gjejnë mënyra të reja për të shëruar demencën.
Numri i madh i ilaçeve të reja për sëmundjen e Alzheimerit, forma më e shpeshtë e demencës momentalisht është në fazën e testimeve klinike, por pritjet janë të ulëta dhe disa ekspertë kanë frikë që ilaçet e reja janë duke u testuar në pacientë, të cilët janë shumë të vjetër që të tregohen dobitë e tyre.
Përfundimi i studimit dhjetëvjeçar në të cilin kanë marrë pjesë më shumës se 7.000 zyrtarë të qeverisë britanike është në kundërshtim me njohuritë e mëhershme.
Ekipi hulumtues i udhëhequr nga Archana Singh-Manoux nga Qendra për hulumtim të epidemiologjisë dhe shëndetit publik në Francë dhe London University College ka zbuluar rënie të moderuar të aftësive mendore te femrat dhe meshkujt në moshën prej 45 deri 49 vjeçare. Në mes personave më të moshuar të përfshirë në studim rënia mesatare e funksioneve kognitive ka qenë më e madhe, por janë shënuar ndryshime të mëdha pavarësisht viteve, me një të tretën e të testuarve prej 45 deri 70 vjeçe nuk kanë treguar asnjë rënie.

Torvalds rreth fjalëkalimeve

Në një shfryrje të pazakontë të ndjenjave, Linus Torvalds kësaj here foli rreth disa rregullimeve në disa distribucione të Linuxit të cilat i quajti “moroneske dhe të gabuara”.
Më saktë komentet kishin të bënin me OpenSUSE i cili kërkon dhënien e fjalëkalimit root për gjërat e imëta siç janë ndërrimi i zonës kohore ose shtimi i një rrjeti të ri pa tela.
“Kam provuar OpenSUSE për shkak se instalohet lehtë në MacBook Air, por më duhet të them – nuk jam i kënaqur. Nuk ka gjasë që të ia rekomandoj ndokujt.
Së pari kam kaluar javë të tëra në bugzilla duke ia sqaruar të tjerëve se politika e sigurisë e cila kërkon futjen e fjalëkalimit root për ndryshimin e zonës kohore ose lidhjes në rrjetën e re pa tela është moroneske dhe e gabuar. Mendoj se e kanë zgjidhur problemin me rrjetën pa tela, ndërsa atë me zonën kohore ende jo – ajo ende kërkon futjen e fjalëkalimit të administratorit.
Cilido moron që ka menduar se është “e mirë për sigurinë” të vendosen fjalëkalimet mbi gjërat e përditshme çfarë janë këto me gjasë ka probleme mendore.
Duket se Finlandezët përkundër natyrës së qetë dhe të tërhequr, kanë nganjëherë edhe gjëra për të thënë ...

Shpjegimi për zërat misterioz në Prishtinë

Mëngjesin e të martës (02:30 – 3:00) në rajonin tonë janë dëgjuar zëra të çuditshëm të cilët dhe janë regjistruar nga shumë njerëz, e disa prej tyre edhe mund të jenë frikësuar.
Në fakt, ajo që ndodhi ishte vetëm një përplasje e energjive të larta elektromagnetike, që në shkencën e zërit njihet si gravitacion akustik.
Së fundmi pas shfaqjes së këtyre zërave anë e mbanë botës janë përhapur dhe teoritë konspirative se po afrohet apokalipsi apo fundi i botës.

Thyhet rekordi botëror i dominosë “njerëzore” (Video)

Qindra njerëz u mblodhën në New Orleans të SHBA-ve për të thyer rekordin botërorë të Guinnessit me pjesëmarrjen në zinxhirin më të gjatë të dominosë të bërë nga njerëzit.
850 veta u renditën njëri pas tjetrit me një dyshek në shpinë, duke shtyrë njëri tjetrin në procesin tradicional domino.
Qëllimi i këtij tubimi ka qenë të thyhet rekordi i vendosur vitin e kaluar në Belgjikë, ku ishin mbledhur 550 njerëz.
Pas disa minutash rrëzimi dhe duartrokitje, zinxhiri domino “njerëzor” u rrëzua plotësisht. Dyshekët e përdorur në këtë ngjarje do të dhurohen si ndihmë për organizatat humanitare, shkruan Telegraph.

UNMIK-i tërhiqet vetë nga konferencat rajonale

UNMIK-u do të ketë mirëkuptim për Qeverinë e Kosovës. Misioni i OKB-së ka vendosur që të tërhiqet vetë nga mekanizmat rajonalë, ku Kosova do të paraqitet si Kosovo*.
Një ditë pasi “Koha Ditore”, ka publikuar marrëveshjen e arritur në Bruksel për përfaqësimin rajonal, ku i jepet e drejta UNMIK-ut që në organizatat ku ka prezantuar Kosovën më herët të vazhdojë të ftohet dhe të jetë palë edhe më tutje, misioni i OKB-së ka marrë qëndrim që të lehtësojë zbatimin e konkluzioneve.
“Për ne është me rëndësi që ta shohim Kosovën të përfaqësohet në nismat rajonale. Ne nuk kemi interes që të marrim pjesë në takime kur ka alternativa të përfaqësimit të Kosovës, për çka pajtohen të gjitha palët”, ka thënë Oliver Slagado, zëdhënës i UNMIK-ut.
Misioni i OKB-së, sipas zëdhënësit, është i interesuar që të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjes, shkruan “Koha Ditore”.
Por falënderues për vetëtërheqjen e UNMIK-ut nuk është treguar të martën kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Shefi i ekzekutivit ka thënë se UNMIK-u nuk do të jetë as në korridore të takimeve dhe nuk e ka komentuar pikën e gjashtë të marrëveshjes në Bruksel, që ia mundëson UNMIK-ut prezencën. 

Schauble: Largimi i një vendi nga Eurozona duhet pranuar

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble tha nëse një vend do të vendosë të largohet nga Eurozona apo Bashkimi Evropian, është diçka për të cilën do të na vinte keq, por i cili sipas tij, duhet pranuar.
"Eurozona dhe Bashkimi Evropian bazohen në disa parime si liria, Shteti i së Drejtës dhe mosdiskriminimi. Nëse një vend do të vendosë të largohet është diçka për të cilën do të na vijë keq, por që duhet pranuar në përputhje me parimet", tha ministri Schauble.
Ministri u pyet për Greqinë në veçanti, për të cilën deputetët gjermanë sapo kanë pranuar me gjysmë zemër, një plan të dytë shpëtimi nga BE-ja.
"Nuk po flas të përjashtojmë Greqinë, por të krijojmë stimuj, për një tërheqje që nuk mund të thyhet", tha ai. Jashtë Bashkimit Monetar Evropian, mundësitë për Greqinë për të rilindur dhe për t'u bërë konkurruese janë sigurisht më të larta sesa qëndrimi në Eurozonë", theksoi Wolfgang Schauble.

Fondi i privatizimit i “varur” nga tenderi për likuidimin e ndërmarrjeve

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) obligohet që brenda dy javësh të përcaktohet për njërën nga kompanitë, të cilat kanë hyrë në garë për tenderin e likuidimit të portofolios së ndërmarrjeve shoqërore. Shuma e përgjithshme e mjeteve të përfituara nga procesi i privatizimit arrin mbi 584 milionë euro.
Derdhja e këtyre mjeteve në buxhetin e shtetit do të varet drejtpërdrejt nga procedura e likuidimit të ndërmarrjeve tashmë të privatizuara, dhe pagesat që pritet të kryhen për kreditorët potencialë. Më 10 shkurt kjo agjenci ka hapur ofertat e pranuara nga dy kompanitë private, derisa 28 kompani kanë shprehur interesin për pjesëmarrje në tender.
Oferta e kompanisë “Deloitte Central Europe” kap çmimin prej 4 milionë e 912 mijë eurove për tarifën fikse për shpenzimet operative, shkruan Koha Ditore.
Derisa oferta e kompanisë tjetër, asaj “Roland Berger”, kap çmimin prej 5 milionë e 800 mijë eurove për vlerën e tarifës fikse, që nënkupton shpenzimet operative gjatë ofrimit të shërbimeve profesionale për AKP-në.

Redknapp: Top treshi vendimtar për Tottenhamin

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, thotë se ata duhet patjetër të përfundojnë në top tresh këtë sezon.
“Ne e duam atë pozitë të tretë. Kjo është ajo për të cilën luftojmë. Kam thënë gjithë kohën se ne duhet të luajmë në Ligën e Kampionëve”.
“Nuk do të jetë e lehtë. Arsenali dhe Chelsea janë ekipe të fuqishme dhe ne nuk kemi përfunduar mbi ta për një kohë të gjatë, por ky është shansi ynë më i mirë, andaj duhet të mbledhim veten dhe të jemi të gatshëm për ndeshjen e ardhshme”.
“Ne kemi një periudhë të vështirë, së pari United, pastaj Evertoni në udhëtim, Chelsea në udhëtim, andaj duhet të sigurohemi që të jemi të gatshëm. Do të jetë një ndeshje e madhe në shtëpi ndaj United”.
“Ne ende jemi shtatë pikë mbi të tjerët dhe nëse mund ta sigurojmë këtë vend të tretë do të jetë një sezon i shkëlqyeshëm për ne”, ka thënë Redknapp.

Ancelotti vazhdon të ëndërrojë Romën

Trajneri i Paris Saint Germain, Carlo Ancelotti, thotë se ai ka ambicie për ta drejtuar Romën.
Ish-menaxheri i Juventusit, Milanit dhe Chelseat, morri nën drejtim PSG-në muajin e kaluar, por ende nuk i ka hequr sytë nga Roma.
“Ëndërroj të jem në karrigen e Romës dhe shpresoj Luis Enrique të mos zemërohet me mua që e them këtë”.
“Ai ka ide të mira dhe një filozofi të futbollit, por ende ka nevojë të adaptohet me futbollin italian. Ai ka nevojë, por a do t’ia dalë? Sido që të jetë, unë nuk kam pasur kontakte me Romën. Ndoshta sepse kërkoj shumë...”, ka thënë Ancelotti.

Cesar nuk mund të shpjegojë formën e Interit

Portieri i Interit, Julio Cesar, nuk arrin ta shpjegojë formën e dobët që po kalon skuadra.
Nerazzurrët kanë kaluar një periudhë për t’u harruar pasi kanë nxjerrë vetëm një pikë nga 18 të mundshmet në gjashtë ndeshjet e fundit në Serie A.
“Ndjehem i pafuqishëm. Kriza te Interi më bën të vuaj shumë. Pas disfatës nga Napoli të dielën, nuk kam fjetur aspak. Do t’ia doja këtë as armikut më të keq”, ka thënë Cesar për Gazzetta dello Sport. 

Szczesny: Van Persie më i miri në Premier

Portieri i Arsenalit, Wojciech Szczesny, është i bindur se kapiteni Robin van Persie është lojtari më i mirë në Ligën Premier.
Holandezi shënoi golin e tij të 29-të të sezonit gjatë derbit të së dielës ndaj rivalit të Londrës veriore, Tottenahmit.
“Ai nuk është aq i keq, apo jo?”, ka thënë shaka Szcezsny.
“Ai ka shënuar vetëm një gol (në ndeshje ne fundit ndaj Tottenhamit), që është vërtet zhgënjyese për të! Ne jemi mësuar ai të shënoi hat-trick”.
“Por ai ka krijuar disa dhe ishte i shkëlqyeshëm. Ai punoi shumë fuqishëm në mbrojtje, duke larguar me kokë disa topa kur ne mbroheshim nga kornerët dhe shënoi një gol fantastik”.
“Ky është ai – ai është lojtari më i mirë në Ligën Premier dhe ne jemi të kënaqur që e kemi atë në skuadër”, ka shtuar polaku.

Cech kërkon vendin e tretë

Portieri i Chelseat, Petr Cech, thotëse fitorja ndaj Bolton Wanderers ka ngritur lojtarin e lojtarëve në Stamford Bridge.
“Humori gjithmonë ndikohet nga rezultatet, andaj situata tash është më e mirë. Tottenhami humbi gjatë vikendit. Ne mund t’i afrohemi dhe të luajmë për vendin e tretë. Ne ende kemi shans të përfundojmë të tretët, por qëllimi jonë është të përfundojmë të katërtit, si rasti më i keq. Kjo është e qartë”.
“Ende besoj se gjërat do të kthehen për të mirë dhe sezoni jonë do të jetë i suksesshëm. Gjithkush jep më të mirë për të ndryshuar situatën. Por atë çfarë ndodh në stërvitje, ne nuk jemi në gjendje ta sjellim në ndeshje. Njerëzit vështirë mund të thonë se ne nuk po mundohemi”, ka deklaruar Cech.

Ozil i lumtur te Reali

Mesfushori turko-gjerman Mesut Ozil thotë se ai është i lumtur te Reali i Madridit.
Pavarësisht se nuk e ka të sigurt vendin në formacionin startues, Ozil ndjehet i rehatshëm në Madrid nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho.
“Jam lumtur që luaj për kubin më të mirë në botë. Më duhej të integrohem, të adaptohem, kam mësuar gjuhën dhe kulturën, por tifozët më kanë ndihmuar shumë”, ka qeshur Ozil. 

Cesc: Rikthimi te Barca më ka përmirësuar

Ylli i Barcelonës, Cesc Fabregas, mendon se loja e tij është përmirësuar që nga rikthimi i tij në klub.
Cesc iu bashkua Barcelonës gjatë verës nga Arsenali.
“Po mësoj shumë dhe po kënaqem me futbollin që luhet këtu. Vërtet më pëlqen të garoj dhe ne do të garojmë deri në fund të sezonit”.
“Skuadra gjithmonë është e obliguar të fitojë, derisa kjo nuk është e patjetërsueshme për klubet tjera”, ka thënë Cesc.

Gattuso kthehet në stërvitje

Gennaro Gattuso sërish iu është bashkuar lojtarëve të Milanit në fushën stërvitore.
34-vjeçari po vuan nga një sëmundje autoimune neuromuskulare e syrit që ia ka pamundësuar të bëjë atë që di më së mirë që nga shtatori i vitit të kaluar.
Ishte një përplasje fatale me bashkëlojtarin e tij Alessandro Nesta në përballjen ndaj Lazios, që për pasojë italiani zhvilloi probleme me shikim.
Është pritur që ai ta braktisë futbollin, mirëpo Rino është i gatshëm të luajë edhe pa para vetëm se ta ndjejë edhe një herë adrenalinën e lojës.

Flaka: Te roku e gjej veten

Flaka Krelani ka shpjeguar se në rrymën rok ajo gjen veten. Këngëtarja kosovare ka pohuar se ky lloj zhanri i muzikës të jep mundësi të krijosh një karakter unik.
“Përderisa e praktikoj do të thotë që është zhanri im i preferuar. Fatmirësisht ka hapësirë për të gjitha zhanret e muzikës, përderisa dëgjojmë disa himne të muzikës që i përkasin zhanrit rock”.
“Mund të them që ky zhanër i muzikës të jep mundësinë ta gjesh veten, dhe në të njëjtën kohë të jep mundësinë të krijosh një karakter tipik unik”, ka thënë Flaka gjatë një interviste për mediat shqiptare.

Jerry Ropero dhe Natalie Peris vijnë në Prishtinë Jerry Ropero dhe Natalie Peris vijnë në Prishtinë

Vetëm një javë pas beatbox-erin Eklips, një emër tjetër botëror do të performojë në Prime Club në Prishtinë.
Më 3 mars, e shtunë, për adhuruesit muzikës ‘house’, Prime Club sjell dyshen Jerry Ropero dhe Natalie Peris.
Një ndër hitet e Jerry Ropero dhe Natalie Peris është “Coracao’ që pritet të performohet edhe para publikut kryeqytetas.
Më poshtë mund ta dëgjoni njërën ndër këngët më të famshme të Jerry Ropero dhe Natalie Peris. 

Të ngjisësh shkallët në këmbë?

Që është më mirë të ngjiten shkallët në këmbë sesa me ashensor, dihet. Por çfarë sjell vërtet kjo? 69 bashkëpunëtorë të Universitetit Gent, Gjermani e kanë provuar. Për dymbëdhjetë javë me radhë ata hoqën dorë nga ashensori.
Rezultati: 8.6% më tepër oksigjen në gjak; 1.7% më pak dhjam në trup; 1.8% më pak perimetër në vithe.
E përveç këtyre, u zvogëlua tensioni arterial i gjakut dhe kolesteroli i dëmshëm LDL me 2.3 deri 3.9%.
Por një gjë është në përgjithësi e sigurt: ecja e shpejtë, ka vlerë pozitive për shumicën e njerëzve. Dhe sigurisht që çdo gjë fillohet ngadalë dhe intensifikohet gradualisht. Gjatë kryerjes së aktiviteteve të moderuara ju duhet të jeni në gjendje për të folur, por jo për të kënduar. Aktivitete të fuqishme duhet të lejojnë që të merret frymë në çdo fjalë.

Shtyhet Ivy Bridge Shtyhet Ivy Bridge

Edhe pse ka muaj të tërë që po përgatitemi për paraqitjen e Ivy Bridge, duket se do të jemi të detyruar që të presim edhe pak. Siç qëndrojnë gjërat për momentin, paraqitja pritet të ndodhë në muajin qershore.
Shtyrjen në afatin prej tetë deri dhjetë javësh gjatë intervistës dhënë Finnancial Times ia konfirmoi nënpresidenti i Intelit Sean Maloney. Në pyetjen e gazetarëve rreth kohës së paraqitjes së procesorëve Ivy Bridge, Maloney tha: “mendoj se (koha e paraqitjes) ndoshta tani do të jetë qershori”. Sipas informatave të mëhershme, paraqitja e procesorëve pritej të bëhej gjatë prillit, e më optimistët Ivy Bridge prisnin se do të paraqitet kah fundi i marsit. Arsyet e shtyrjes janë problemet gjatë prodhimit, e jo mungesa e interesimit në treg, tha përfaqësuesi i Intelit.
Procesorët Ivy Bridge do të pasojnë procesorët aktual të gjeneratës Sandy Bridge. Do të ndërtohen në procesin prodhues më të avancuar 22-nanometërsh, e do të sjellin performanca 37% më të mira me zvogëlim të shpenzimit të energjisë prej 50%.

Bëri kokën tatuazh për tu dukur si kufomë (Video)

Britaniku Rick Genest (26 vjeçar) bëri një tatuazh në kokë për tu dukur si kufomë në gjendje dekompozimi. Tatuazhin e pazakontë e zgjodhi vetë dhe thotë se kurrë nuk ka për ta hequr me anë të laserit. Genest është model i cili është i afërt me pop këngëtaren Lady GaGa, ndërsa thotë se ka zgjedhur vetë këtë tatuazh dhe është shumë i kënaqur që e mban në kokë.
Pasi mbijetoi tumorin e trurit, ky i ri britanik thotë se ky ka qenë mësim i mirë për të, si dhe një kohë është ndier si një kufomë që ecën, shkruan portali Emirates.
 

Fitoi maratonën por kishte harruar të regjistrohej (Video)

Scott Downard është maratonist 25 vjeçar nga Oklahoma, ndërsa ai festoi edhe fitoren në maratonën e Cowtownit, të mbajtur në Fort Worth të Texasit. Pasi hyri në finish si fitimtar, përfaqësuesit e organizuesit të kësaj gare e njoftuan se ai ishte diskualifikuar.
Kur mësoi se çfarë i kishte ndodhur, Scott kapi kokën me duar dhe kuptoi se kishte harruar të regjistrohej për garë.
Menjëherë e pranoi se numrin e kishte marrë nga një shok i tij i cili e kishte bërë regjistrimin, por nuk mund të merrte pjesë në vrapim pasi nuk ndihej mirë me shëndet. Kështu fitorja i takoi Colin Styles, i cili e përfundoi garën gati katër minuta pas Downardit.
Downard si sportist i vërtetë e pranoi situatën dhe paralajmëroi se do të marr pjesë sërish vitin e ardhshëm dhe ta fitojë maratonën. 

Bugajski: Pjesëmarrja pozitive, fusnota negative

Marrëveshja do ta sjellë Qeverinë e Kosovës në forumet ndërkombëtare me Serbinë. Por, anë negative është fusnota, e cila është potencialisht dëmtuese, ka vlerësuar Janusz Bugajski, nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, me seli në Washington, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë.
Ai ka thënë se marrëveshja e vë në pyetje legalitetin e pavarësisë së Kosovës, duke thënë se paragjykon. Me fjalë të tjera, nëse diçka nuk paragjykohet, logjikisht do të nënkuptohet se nuk është zgjidhur. Ky është pozicioni i qeverisë së Serbisë prej fillimit.
“Unë mund ta paramendoj një situatë ku Serbia do të vazhdojë ta sfidojë Kosovën, duke e theksuar këtë marrëveshje, duke theksuar se më nuk quhet Republikë në këto forume ndërkombëtare dhe duke deklaruar se përfundimisht kërkohet zgjidhje.
Pra, shoh probleme të ardhshme si pasojë e kësaj marrëveshjeje dhe nuk jam i befasuar me kundërshtimet në Prishtinë ndaj fusnotës dhe heqjes së termit Republikë”, ka thënë Bugajski.
Sipas tij, dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë është i rëndësishëm dhe çdoherë duhet të ketë dialog. Por, dialogu duhet të ketë rezultate të caktuara, nga të cilat përfitojnë të dy palët. Ai më tej, shtoi se pasi Serbia qartazi po përfiton nga dialogu, meqë duket se tash do ta ketë statusin e kandidatit për BE, shtrohet pyetja se çka po fiton Kosova?
“Në rregull, ka fituar përfaqësim potencial në organizata ndërkombëtare dhe forume, por ende nuk ka një plan drejt kandidaturës për në BE, drejt një statusi në BE. Shpresojmë se kjo do të zgjidhet më vonë këtë vit. Me fjalë të tjera, që Kosova të lëvizë nga të, qenit subjekt i BE-së, nën misionin EULEX, te kandidatura ose aspiranti potencial për anëtarësi në BE”, tha Bugajski.
Duke folur për veriun, ai theksoi se statusi i veriut të Kosovës mund të zgjidhet dhe duhet të zgjidhet gjatë bisedave me Serbinë, me presion më të fuqishëm të BE-së dhe të Shteteve të Bashkuara.
Sipas tij, nëse ka pasur presion ndaj Kosovës për të bërë kompromis për emër në përfaqësimin në strukturat rajonale, atëherë duhet të ketë presion ndaj Serbisë për t’i tërhequr të gjitha strukturat paralele nga Kosova dhe ta pranojë integritetin e plotë politik dhe administrativ të Kosovës si një shtet.
“Mendoj se tash duhet të ketë presion të njëjtë ndaj serbëve, siç pamë presion ndaj kosovarëve gjatë disa javëve të kaluara”, tha ai.
Bugajski më tej vlerësoi se Beogradi dhe serbët lokalë, për momentin, kanë arritur në një konkluzion se çfarëdo bisede për ndarje do të krijonte probleme të mëdha për kandidaturën në BE.
“Si rezultat i kësaj, ata tash po flasin për autonomi, status special, po e shtrojnë modelin e sistemit dy-entitetësh në Bosnjë... me fjalë të tjera, po shikojnë për çfarëdo lloj formule, sipas së cilës komunat veriore nuk do të ishin pjesë e autoritetit të qeverisë në Prishtinë. Çfarëdo vendimi i tillë, mendoj se do të jetë i keq, pasi do të krijojë një konflikt të ri ndërmjet veriut dhe pjesës tjetër të vendit dhe do ta lejonte Serbinë të vazhdojë të ushtrojë presion ndaj Prishtinës. Për këtë arsye, mendoj se këto katër komuna duhet të integrohen plotësisht në shtetin e Kosovës. Kjo duhet dhe do të jetë temë e bisedimeve gjatë muajve të ardhshëm”, u shpreh Bugajski.
Ai ka folur edhe raportet se Shtetet e Bashkuara do t’i tërheqin disa ushtarë nga Evropa. Mirëpo, sipas Bugajskit, tash për tash, Washingtoni ka deklaruar se prania e trupave amerikane në Kosovë do të vazhdojë.
“Mendoj se forca e brendshme e Kosovës duhet të përmirësohet, të rritet dhe të bëhet më efektive. Kuptohet se trupat e Shteteve të Bashkuara do të jenë të pranishme, por nuk është e nevojshme që ato të jenë të pranishme në formë masive”, tha ai.
Bugajski, duke folur për njohjet e shtetit të Kosovës tha se numri duhet të ishte më i lartë.
“Besoj se numri duhet të ishte më i lartë. Nuk mendoj se, veçanërisht në fazat e para, është bërë mjaft nga Uashingtoni ose Brukseli, për të mbledhur njohje jashtë Evropës, veçanërisht në botën arabe dhe më gjerësisht në atë myslimane. Nuk mendoj se vetë qeveria në Prishtinë ka bërë mjaft në vitin e parë, që të arrijë njohje. Por, kuptohet se politika e Serbisë, e veçanërisht gjatë katër viteve të pavarësisë, është që të parandalohen vendet nga njohja e Kosovës”, tha ai.

Dell largohet në korrik Dell largohet në korrik

Ambasadori amerikan, Christopher Dell, në korrik e përfundon mandatin e tij si përfaqësues diplomatik i SHBA-ve në Kosovë.
Ndonëse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht koha se kur pritet të largohet ambasadori Dell, burime të “Zërit” kanë bërë të ditur se ai pritet të largohet gjatë muajit korrik.
“Pas 4 korrikut ambasadori Dell largohet nga Kosova, pasi që përfundon misionin e tij trevjeçar këtu. Largimi i tij do të ndodhë saktësisht mes datave 4-15 korrik”, thotë për “Zërin”, një zyrtar i lartë amerikan.
Ndërsa, zëdhënësi i Ambasadës Amerikanë në Prishtinë, Paul Engelstad, thotë se ambasadori Dell pritet që këtë vit ta përfundojë mandatin, megjithatë nuk jep data se kur mund të ndodhë një gjë e tillë. “Ambasadorit Dell këtë vit do t’i përfundojë mandati trevjeçar dhe do të largohet nga Kosova”, tha Engelstad.
Dell do të zëvendësohet nga diplomatja amerikane, Tracey Ann Jacobson. Zëdhënësi Engelstad thotë se diplomatja Jacobson është emëruar nga administrata e Shtëpisë së Bardhë, e cila do t’i prezantohet senatit amerikan për konfirmim final.
“Një gjë e tillë do të bëhet pasi që senati të mbajë mbledhjen”, tha më tej Engelstad. Diplomatja Jacobson, momentalisht shërben si zëvendësdrejtoreshë e Institutit për Shërbim të Jashtëm (FSI).
Ajo më parë ka qenë ambasadore e SHBA-së në Taxhikistan (2006-2009) dhe në Turkmenistan (2003-2006).
Jacobson ka shërbyer edhe si zëvendëssekretare ekzekutive në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, ndërsa ka punuar si diplomate në Seul të Koresë Jugore, Massau të Bahameve dhe Moskë të Rusisë.
Ambasadori i deritashëm, Christofer Dell, ka shërbyer dy herë në Prishtinë. Së pari ai ishte shef i zyrës amerikane në vitet 2000-2001, dhe herën e dytë si ambasador, gjegjësisht nga viti 2009 e deri më tani.

EULEX-i, pezullon punën në Institutin e Onkologjisë

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani ka deklaruar se procesi për funksionalizimin e Institutit të Onkologjisë ka qenë tërësisht në binarë. Por ai tha se kërkesa nga prokurorja e EULEX-it, ka bërë që ky proces të ndërpritet. Nga ana tjetër, EULEX’i nuk ka pranuar të komentojë nëse është duke e hetuar këtë rast.
Kanë kaluar më shumë se një vit nga fillimi i punës së Institutit të Onkologjisë, por në këtë qendër ende mungojnë shërbimet e radioterapisë. Edhe pse matjet nga Instituti i Mjekësisë së Punës tregojnë se kushtet në aspektin e rrezatimit lejojnë aplikimin e radioterapisë, drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë të ditur se me rekomandimin e EULEX-it, procesi i funksionalizimit të këtij instituti është ndërprerë, derisa të sigurohet se objekti i këtij instituti është plotësisht i sigurt nga rrezatimet.
Shefja e Departamentit të Onkologjisë Mjekësore, Dr. Mejreme Krasniqi tha se mosfunksionalizimi i Institutit ka bërë që edhe më tutje pacientët që kanë nevojë për shërbime të radioterapisë, të bredhin rrugëve. “Kjo e vështirëson për së tepërmi punën, kjo e ka vështirësuar punën me vite të tëra. Për fat të keq, jemi instituti i vetëm onkologjik që i kemi dy akceleratorë, aparatura mjaft të mira të sofistikuara, ndërsa pacientët tanë duhet të bredhin rrugëve, të paguajnë shuma të mëdha parash”, ka thënë ajo për Kosovapress.
Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani thotë se procesi për funksionalizimin e Institutit të Onkologjisë ka qenë tërësisht në binarë, por kërkesa nga prokurorja e EULEX-it, ka bërë që procesi i funksionalizimit të ndërpritet. Ai tha se pezullimi do të jetë në fuqi derisa të sigurohet dokumentacioni i plotë se objekti në të cilin gjenden aparatet për zbatimin e radioterapisë, i plotëson standardet e kërkuara.
“Ky proces ka qenë tërësisht në binarë të parashikuar sa i përket Ministrisë së Shëndetësisë deri në momentin kur e kemi marrë një kërkesa nga prokurorja e EULEX-it, që procesi i funksionalizimit të këtij instituti të ndërpritet për momentin, derisa të sigurohet dokumentacioni i plotë se objekti në të cilin gjenden aparatet për zbatimin e radioterapisë, është plotësisht i sigurt dhe është në gjendje që të përmbajë brenda tij tërë sasinë e rediacionit në momentin e caktuar”, ka thënë ai.
Agani thekson se për këtë çështje ka formuar një Komision, i cili do kërkojë dokumentacionin e duhur mbi materialin që është përdorur në ndërtimin e objektit dhe pasa analizave, pritet që javën e ardhshme të fillojë përdorimi i aparateve në shërbim të qytetarëve.
Sehad Kadiri, dozimetrist në Institutin e Mjekësisë së Punës, ka bërë të ditur se në bazë të matjeve që ka bërë ky Institut, kushtet në aspektin e rrezatimit lejojnë që të zhvillohet veprimtaria e radioterapisë në kuadër të Institutit të Onkologjisë. Por sipas tij, duhet evituar edhe disa probleme teknike në kabinetet e këtij Institutit.
Pavarësisht rezultateve pozitive nga Instituti i Mjekësisë së Punës, sipas drejtorit të QKUK-së, Njazi Gashi, pritjet e pacientëve për shërbimet e radioterapisë do të vazhdojnë edhe më tutje.
Sipas tij, fjalia e fundit e vlerësimit të Institutit të Mjekësisë së Punës, ka bërë që organet hetuese të EULEX-it të pezullojnë punën. Ai tha se në gjetjet e këtij instituti thuhet se materiali i përdorur në ndërtimin e objektit nuk është komfor standardeve të kërkuara. Të kontaktuar përmes telefonit zyrtarët e EULEX-it, për të mësuar më shumë lidhur me hetimet që janë duke u bërë, për mundësinë e keqpërdorimeve dhe korrupsionit gjatë procesit të ndërtimit të objektit të Institutit të Onkologjisë.
Mirëpo, zëdhënësi Blerim Krasniqi as nuk e ka pohuar, e as mohuar një gjë të tillë, duke arsyetuar se EULEX-i nuk tregon nëse është duke bërë hetime për çështje të caktuara. Gjatë vitit 2011, në Institutin e Onkologjisë, janë kryer 11 mijë vizita ambulantore, ndërsa janë aplikuar 8 mijë 600 protokolle të kimioterapisë, gjë që tregon se numri i pacientëve që kanë nevojë për këto shërbime sa vjen e rritet.