Hip hop yjet, 50 Cent dhe Swizz Beatz, ishin ndër mysafirët e evakuuar gjatë një party në Florida, për shkak të vërshimit të vendit ku është zhvilluar ngjarja.
Të pranishëm ishin edhe basketbollisti Lebron James dhe boksieri Flloyd Mayweather, ndërsa për të parë të adhuruarit e tyre, fansat u shfaqën në numër të madh në klub, duke detyruar organizatorët që të thërrasin në ndihmë autoritetet përkatëse.
Sipas New York Daily News, policia u detyrua që të ndizte alarmin e zjarrit për të detyruar fansat të largohen nga vendi, teksa yjet ishin evakuuar tashmë.