Sejdiu sqaron dekretet për faljet

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka reaguar ndaj shkrimeve të publikuara në media, sipas të cilave “Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka nisur të hetojë ish-presidentin Fatmir Sejdiu dhe ushtruesin e detyrës, së presidentit, Jakup Krasniqi për shkelje të Ligjit për faljet dhe Kushtetutës”, duke thënë se është i gatshëm çdo herë dhe në çdo kohë të jap kontributin e tij organeve të drejtësisë për të gjitha çështjet, që mund të shtrohen lidhur me çështjen e ngritur në bazë të informacioneve të publikuara në opinion.
Në reagimin e Sejdiut thuhet se “duke u bazuar në lajmin e dhënë mbrëmë në Koha Vizion dhe të njëjtin lajm të publikuar sot në portalin ‘Koha.net’ dhe në disa portale tjera se ‘Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka nisur të hetojë ish-presidentin Fatmir Sejdiu dhe ushtruesin e detyrës, së presidentit, Jakup Krasniqi për shkelje të Ligjit për faljet dhe Kushtetutës’, si President i vendit në periudhën kohorë 2006 – 2010, dhe njëkohësisht edhe si dekretues i faljeve në dy vite ( 2009 dhe 2010), duke iu referuar të drejtës kushtetuese dhe ligjore të paraparë me ligjin mbi faljet, pavarësisht nga fakti se ky informacion është i vërtetë apo nuk është, për çka unë personalisht nuk kam asnjë njoftim, dua të theksoj:
Në vitin 2009 dhe 2010, në vigjilie të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke u mbështetur në dispozitat e Kushtetutës së Republikës dhe të Ligjit mbi Faljet kam dekretuar faljen apo zbutjen e dënimit në dy rastet nga 62 persona, pra gjithsejtë 124 për dy vjet”, sqaron Sejdiu.
“Këtë veprim kushtetues dhe ligjor e kam ndërmarrë në bazë të konsultimeve të zhvilluara më herët me organe kompetente, përkatësisht pjesën përgatitore me Ministrinë e Drejtësisë, përfaqësuesit e enteve ndëshkimore të Kosovës dhe me përfaqësuesit e Gjykatës Supreme të Kosovës”, thuhet në reagim.
Më tej Sejdiu thotë se për secilin vit kalendarik, me rastin e faljeve, ka formuar komisionet ad hoc, të përbërë nga përfaqësuesit e institucioneve relevante.
“Kam besuar dhe besoj edhe sot në ekspertizën e tyre, analizën dhe në vlerat etike të anëtarëve të komisioneve që u kanë bërë të gjitha dosjeve, në bazë të të cilave më është përcjellë rekomandimi final i tyre për falje me emër dhe mbiemër të secilit person dhe duke u mbështetur në këtë rekomandim kam dekretuar faljen”, thotë Sejdiu.
“Nga kjo që theksova më lart nuk dua të shtoj më tepër. Jam i gatshëm, çdo herë dhe në çdo kohë të jap kontributin tim organeve të drejtësisë për të gjitha çështjet, që mund të shtrohen lidhur me çështjen e ngritur në bazë të informacioneve të publikuara në opinion”, thuhet në deklaratën për media të ish presidentit Sejdiu. 

FR i LDK në Podujevë nuk ka kërkuar dorëheqjen e Mustafës

Kryesia e Forumit Rinor të LDK-së, Dega në Podujevë, ka hedhur poshtë kumtesën e publikuar në media të dielën, duke thënë se individë apo grupeve të interesave personale, kinse duke u thirrur në emër të FR të LDK-së në Podujevë kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa.
“Ne si kryesi e FRLDK-së, të zgjedhur në Kuvendin legjitim, e të monitoruar nga Dega e LDK-së Podujevë, si dhe nga Kryesia Qendrore e LDK-së kemi zgjedhur strukturat e Forumit Rinor në krye me kryetarin Fidan Rekaliu. Forumi Rinor i LDK-së të Podujevës po merret me zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme rinore që kanë si synim rritjen e mirëqenies të të rinjve të komunës së Podujevës.
Forumi Rinor i LDK-së të Podujevës kërkon nga mediat elektronike dhe ato të shkruara të mos transmetojnë deklarata nga individ dhe grupacione të ndryshme, që thirren kinse në emër të FR të LDK-së Dega në Podujevë, pasi ata nuk kanë kurrfarë legjitimiteti”, thuhet në reagimin e Kryesisë së FRLDK në Podujevë, të nënshkruar nga Fidan Rekaliu.

Fushatë vetëdijësimi për kalimin në Bërnjak dhe Jarinë

Misioni evropiane për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX, ka nis një fushat të vetëdijesimit të banorëve të veriut të Kosovës për funksionimin e doganave në dy pikëkalimet kufitare në Jarinë të Leposaviqit dhe Bërnjak të Zubin Potokut.
Fushata e EULEX-it për ti informuar qytetarët e veriut të Kosovës është duke u zhvilluar në dy mënyra përmes medieve lokale në veriun e Kosovës si dhe përmes fletëpalosjeve të cilat janë duke u shpërndarë tek banorët.
EULEX-i njofton qytetet se pik kalimi kufitarë në Bërnjak është i hartuar për transport komerciale të makinave dhe autobusëve ndërsa që Jarina është e hapur për autobus dhe automjete private, transmeton KTV.
Kjo nënkupton që pikëkalimi është i hapur për importe të mallrave për nevoja personale që janë prodhimet bujqësore, gjërat personale dhe bagëtitë thuhet në njoftimin e EULEX-it.
Në informacionin, që nga e hëna në orët e vona është duke u transmetuar nga disa media në veri, thuhet se kontrollin në Bërnjakë dhe Jarinë e kryejnë policët dhe doganierët e EULEX-it në prani të kolegëve të tyre lokal.

Milazim Xani dhe Elmaze Ahmeti akuzohen për shpërdorim detyre

Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër ish shefit të Inspekcionit Fitosanitarë-Kufitarë në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, dhe asistentes së tij.Të arrestuarit janë Milazim Xani dhe asistentja e tij, Elmaze Ahmeti për veprën penale shpërdorim i detyrës zyrtare, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete.
Të dy zyrtarët gjatë periudhës janar-qershor 2010 kanë lëshuar gjithsej 1.789 leje për importin e mallit për 489 kompani private, të cilat kompani kryesisht merren me importin e mallrave të ndryshme ushqimore dhe bimore.
“Këto kompani i kanë përdorur lejet në pikat kufitare gjatë importimit të mallrave, me ç’rast të pandehurit nga përfaqësuesit e kompanive kanë kërkuar që pagesat t’i bëjnë në zyrat e tyre me para në kesh për secilën leje në shumë prej 41€ dhe këto para i kanë ndalur për vete. Ndërkaq, lejet nuk i kanë regjistruar në librin e protokollit dhe nuk i kanë paraqitur në raportin financiar-mujor dhe vjetor për vitin 2010, duke përfituar në këtë mënyrë shumën e përgjithshme prej 73.349,00€, me të cilën shumë e kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka kërkuar nga gjykata, që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprën e kryer penale dhe t’i obligojë që ta kompensojnë buxhetin e Republikës së Kosovës shumën prej 73.349,00€.

“Haaretz”: Izraeli duhet ta njoh Kosovën

Në një shkrim të botuar sot, gazeta izraelite “Haaretz” shkruan se të gjitha argumentet e mundshme të Izraelit për mosnjohje të Kosovës janë shterur dhe janë treguar të pabaza. Njëra prej tyre është edhe synimin i palestinezëve për ta bërë Jerusalemin kryeqytetit të Palestinës, por “Haartez” shkruan se shqiptarët nuk e duan kryeqytet Beogradin dhe përbëjnë 90 për qind të popullsisë së Kosovës, gjë që nuk është rasti me palestinezët në Jerusalem.
Gazeta kujton se Kosova është një shtet shumë pro-amerikan, aleatit tradicional të Tel – Avivit dhe se Islami i vet është i moderuar dhe i tillë pritet të mbetet. Duke folur për miqësinë që Tadic thotë se e ka me Izraelin, “Haartez” kujton se Serbia votoi pro anëtarësimit të Palestinës në UNESCO.
“Izraeli duhet të përkrahë evropianizimin e Serbisë, por edhe duhet të mbetet besnik në parimin e vetëvendosjes, mbi të cilin parim edhe është themeluar. Nuk ka vend për lojë këtu. Forma e vetme realiste këtu është një Serbi evropiane dhe një Kosovë e pavarur”, përfundon “Haaretz”.

Serbia shpall mbajtjen e zgjedhjeve lokale edhe në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Slavica Djukic - Dejanovic, ka shpallur 6 majin datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në komunat dhe qytetet e Serbisë, përfshirë këtu edhe komunat në Kosovë, në të cilat qeverive lokale u ka skaduar mandati.
Dejanovic tha se zgjedhjet nuk do të mbahen në 17 komuna në Serbi (përfshirë 5 komuna të Kosovës), për shkak se, siç tha ajo, atje ende nuk u ka skaduar mandati qeverive lokale, raporton Tanjug.
Sipas saj nuk do të mbahen zgjedhjet në Prishtinë, Pejë, Leposavic, Mitrovicë dhe Novo Bërd, ku qeveritë aktuale kanë ende mandat.
Kryetarja e Kuvendit deklaroi se qeveria serbe, në bashkëpunim me UNMIK-un, do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë.
Edhe presidenti serb Boris Tadic sot ka shpallur mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Serbi më 6 maj.
Vendimi i Serbisë për mbajtjen  zgjedhjet lokale në Kosovëpritet të kundërshtohet nga autoritetet ndërkombëtare dhe vendore në Kosovë.
Mbajtja e zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë shihet si përpjekje për sforcimin e strukturave paralele serbe, për zhbërjen e të cilave autoritetet në Prishtinë kanë kërkuar ndihmë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Hoxhaj merr mbështetje nga pesë vendet e BE-së

Në ditën e parë të vizitës në Parlamentin Evropian në Strasburg, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar takime me përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe përfaqësues të shteteve të ndryshme evropiane. Përfaqësuesit e pesë shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën e kanë siguruar ministrin Hoxhaj se do ta mbështesin fuqishëm perspektivën evropiane të Kosovës.
Hoxhaj në takime të ndara me përfaqësues dhe deputetë të pesë shteteve të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës i ka informuar ata për reformat e brendshme dhe për procesin e shtetndërtimit në Republikën e Kosovës.
Në njoftimin për media thuhet se Hoxhaj ka thënë se pavarësia e Kosovës ka sjell paqe, stabilitet dhe siguri në Ballkan dhe Evropë.
Ministri i Jashtëm, po ashtu ka shtuar se pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës, asnjë vend nuk ka arsye legale që ta shtyjë vendimin për njohje formale të saj.
“Njohja e Kosovës ka sot një gjeografi globale dhe forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës është një proces i pakthyeshëm”, tha ministri i Jashtëm i Kosovës.
Nga ana tjetër, përfaqësues të këtyre pesë shteteve, kanë siguruar Ministrin Hoxhaj se do ta mbështesin fuqishëm perspektivën evropiane të Kosovës në të gjitha etapat e zhvillimit të saj.
Ata kanë vlerësuar progresin e vazhdueshëm që ka arritur Republika e Kosovës në vitet e fundit si faktor i paqes dhe stabilitetit në Ballkan.
Hoxhaj ka zhvilluar po ashtu një takim me Elmar Brok, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian.
Ministri Hoxhaj ka kërkuar nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian që të mbështesë edhe më fuqishëm aspiratën e dy milionë kosovarëve për lëvizje të lirë në zonën Schengen dhe për fillimin sa më të shpejtë të Studimit të Fizibilitetit, si parakusht për të nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.
Elmar Brok, Kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian ka siguruar ministrin Hoxhaj se ky Komision do të jetë një zë i fuqishëm brenda Parlamentit Evropian për një perspektivë të qartë evropiane të Kosovës. 

Kacin: Serbia të heqë strukturat paralele

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, në seancën plenare të parlamentit mbi konkluzionet e Këshillit të Ministrave edhe njëherë ka përshëndetur vendimin për dhënien e kandidaturës Serbisë.
Megjithatë, ai ka thënë se është e rëndësishme që Beogradi të mbajë një qasje konstruktive ndaj Kosovës tani dhe gjatë fushatës parazgjedhore, raporton Rel.
“Duhet të fillojë me heqjen e kujdesshme të të ashtuquajturave strukturave paralele në veri të Kosovës, në mënyrë që EULEX-i dhe KFOR-i të mund të zbatojnë mandatin e tyre plotësisht”, ka thënë europarlamentari Kacin.

Cliff: Do të ketë bisedime për veriun

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff, ka thënë se nuk është paraparë krijimi i një strukture të veçantë në veri të Kosovës. Ambasadori britanik i bëri këto komente gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Kolegjit Universitar “Pjetër Budi”, ku ka pranuar se do të ketë bisedime për veriun.
Studentët i kanë bërë disa pyetje ambasadorit, se a mund të krijohet edhe në Kosovë një Bosnje e dytë me krijimin e strukturave të veçanta, por përgjigja e ambasadorit ka qenë që kjo nuk është e pranueshme.
Ai ka pranuar se do të ketë bisedime për veriun, pasi që siç ka thënë ai nuk mund të bisedojë Prishtina dhe Beogradi pa u përfshirë edhe banorët lokal të veriut, raporton Kosovapress.
“Në media ka qenë se ndërmjetësuesi i BE-së, Robert Cooper, ka thënë se do të ketë bisedime edhe për veriun. Në shtigje afatgjata do të ketë bisedime edhe për veriun. Nuk mund të bisedohet mes Prishtinës dhe Beogradit pa banorët lokalë në atë pjesë”, ka thënë Cliff. Por, sipas tij, është e sigurt se nuk do të ketë një strukturë si në Bosnje.
Ndërsa duke folur rreth përfaqësimit të Kosovës me fusnotë, ka thënë se kjo është një gjë e mirë, por nuk është ideale.

Miratohen amendamentet për Ligjin e zgjedhjeve

Komisioni për amendamentimin e ligjit për zgjedhjet nuk i është dashur shumë kohë që të kryej punë në mbledhjen e sotme, ngase përnjëherë i ka miratuar të gjitha amendamentet e propozuara nga ana e grupit punues për draftimin e ligjit të ri të zgjedhjeve.
Kryetari i komisionit për reformën zgjedhore, Haki Demolli tha se janë mbi 100 amendamente të ligjit ekzistues, por të cilat do të shndërrohen në dispozita të draftligjit të ri për zgjedhjet.
“Të gjitha amendamentet e propozuara nga ana e grupit draftues janë aprovuar. Ato amendamente do t’i përcillen grupit draftues në mënyrë që ato t’i inkorporojë në vendet adekuate në draftligjin i cili është duke u përgatitur”, tha Demolli, raporton RTK.
Por, kjo mënyrë e punës nuk i ka pëlqyer përfaqësueses së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komision, Albulena Haxhiut. Ajo u largua në mënyrë demonstrative nga mbledhja. Jashtë mbledhjes tha se ashtu siç është formuar komisioni për reformën zgjedhore, pa bazë ligjore, pa transparencë, ashtu edhe po vazhdon, pa seriozitet.
Ndër çështjet që prekin nenet e miratuara në mbledhjen e sotme, sipas kryetarit të komisionit, Haki Demolli, janë edhe shkurtimi i fushatës zgjedhore nga 30 në 20 ditë, sanksionimi që posterët që vendosen gjatë fushatës, të hiqen në afat prej 10 ditësh pas përfundimit të fushatës dhe çështje të tjera.
Ndërsa sa i përket çështjeve më të rëndësishme të zgjedhjeve, siç është ndarja në zona, listat e hapura apo të mbyllura dhe pragu zgjedhor, sipas Demollit, Komisioni për reformën zgjedhore pritet së shpejti të takohet me drejtuesit e subjekteve politike

Rompuy: Statusi i Serbisë-rezultat i dialogut me Kosovën

Kryetari i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy ka thotë se dhënia e statusit kandidat Serbinë është arritje dhe se pret normalizim të mëtejmë ndërmjet Serbisë e Kosovës.
“Presim normalizim të mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës”, ka thënë Van Rompuy, duke iu drejtuar deputetëve të Parlamentit Evropian në fillimin mbledhjes së sotme plenare, njoftojnë medie serbe.
"Jemi pajtuar që Serbisë t’ia japim statusin e kandidatit dhe kjo është një arritje. Ky është rezultat i përpjekjeve që të dy palët e demonstruan në dialogun e Beogradit dhe të Prishtinës”, ka theksuar ai.

Zbogar: Vazhdoni reformat

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi është takuar të martën me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar. Ky i fundit vlerësoi progresin e arritur, mirëpo sipas tij, pas vendimeve të marra në Bruksel, për avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës, duhet të vazhdohet me ndërmarrjen e reformave dhe arritjen e progresit në mënyrë që Kosova të zë hapin e shteteve tjera të rajonit, në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua për procesin e liberalizimit të vizave, sundimin e rendit dhe ligjit, me theks të veçantë në veri dhe mbështetjen që Bashkimi Evropian i ofron Kosovës në këtë drejtim, përmes mekanizmave të saj që veprojnë në Kosovë.
Me këtë rast, ministri Rexhepi premtoi që Qeveria e Republikës së Kosovës do të shtojë angazhimet dhe kapacitetet në zbatimin e të gjitha obligimeve që dalin nga ky proces, me marrjen e udhërrëfyesit në të ardhmen e afërt dhe ritheksoi angazhimin për qasje konstruktive në zbatimin e ligjit dhe vendosjen e rendit në veri të Republikës së Kosovës.
Ndërsa, përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, vlerësoi progresin e arritur dhe theksoi se pas vendimeve të marra në Bruksel, për avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës, duhet të vazhdohet me ndërmarrjen e reformave dhe arritjen e progresit në mënyrë që Kosova të zë hapin e shteteve tjera të rajonit, në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

SHBA: Droga kontrabandohet përmes Jarinjës dhe Bërnjakut

Në raportin e Stejt Departamentit Amerikan për tregtinë e drogës në botë, “Strategjia ndërkombëtare e kontrollit të narkotikëve 2012”, thuhet se urgjentisht duhet zgjidhur problemin e trafikimit të drogës nëpërmjet dy vendkalimeve kufitare në veri të Kosovës.
Në këtë dokument të qeverisë amerikane, në të cilin gazeta serbe “Blic” ka pasur qasje, thuhet se “është e nevojshme që urgjentisht të zgjidhet problemi i funksionimit të vendkalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, ku duhet mbyllur kalimet ilegale dhe penguar tregtinë e drogës”.
Në raport thuhet se Serbia është vend transiti i drogës nga Afganistani, Azia qendrore dhe Turqia deri të vendet e Evropës qendrore dhe perëndimore. Gjithashtu pohohet se si në Serbi edhe në Mal të Zi dhe në Shqipëri duhet që sa më parë të ndërpritet rrjedha e narkotikëve drejt vendeve të Evropës.
Në pjesën për Kosovën, për të cilën është shkruar ditë më parë, Kosova është cilësuar si vend transit i narkotikëve por jo edhe i prodhimit dhe përpunimit të tyre.

Zvicra ngre padi ndaj deputetit Azem Syla

Në kantonin Solothurn të Zvicrës zyrtarisht është ngritur padia për mashtrim kundër deputetit të Parlamentit të Kosovës, Azem Syla. Prokurori Felix Bänziger ka thënë se është ngritur padia për veprën kriminale të Sylës, i cili sistematikisht ka mashtruar shtetin e Zvicrës, dhe ai mund të detyrohet ti kthej paratë.
"Shkelje të ligjeve federale në përfitimin e ndihmave dhe mashtrim" janë pikat kryesore të padisë sipas prokurorit. Hapi i parë sipas tij është ekzaminimi total i rastit dhe kërkesa që brenda një jave të merret vendimi për këtë çështje.
Mediat zvicerane flasin për shumën prej 426 mijë frangave që supozohet se Syla ka përfituar për disa vite në mënyrë të paligjshme. Pagesat janë ndalur në shkurt të vitit 2011 dhe Sylës i është kërkuar të kthejë mbrapa 191 mijë franga, por kjo mund të  jetë e vështirë për shkak të sistemit të komplikuar të pagesave dhe që në masë të madhe varet sigurimet e kantonit Solothurn.
Gjykata Administrative e kantonit, në muajin shkurt të këtij viti ka vendosur për dëbimin e Sylës deri më 15 maj 2012 nga shteti i Zvicrës. Por, vetë deputeti kosovar, Syla ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Federale.
Tashmë debati nuk po zhvillohet vetëm në institucionet e drejtësisë, por edhe në publik. Ministri i brendshëm zviceran, Alain Berset, ka thënë se një hetim i detajuar do të zhvillohet, sepse rasti është i ndjeshëm dhe ka të bëjë me një mashtrim disa vjeçar të sistemit të përkujdesjes sociale. 

AKP e pret pronarin e Grandit deri nesër

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), ka vendosur që ndërmarrjes “XIM Strezovc” do t’i merren aksionet kurse pronari i Hotel Grandit në Prishtinë, ka kohë deri të mërkurën me 15 mars të ofrojë dëshmi për përmbushjen e zotimeve.
AKP-ja ka njoftuar nëpërmjet një komunikate se pas punës tre mujore të Komisionit dhe përpjekjeve për të gjetur ndonjë zgjidhje për ndërmarrjet e privatizuara me Spin-Off special, Bordi ka marrë vendime të merituara në përputhje me progresin e arritur gjatë punës së Komisionit me blerësit e këtyre ndërmarrjeve.
Për shkak të mospërmbushjes së zotimeve të spin-offit special dhe mosofrimit të ndonjë zgjidhje nga ana e blerësit për dalje nga situata në të cilët ndodhet ndërmarrja, Bordi vendosi që vendimi për kthimin e aksioneve të 16 dhjetorit të mbetet në fuqi për ndërmarrjen e re “XIM Strezovc” dhe i njëjti do të ekzekutohet me hyrjen në fuqi me datë 15 mars.
“Komisioni për Spin-Offe speciale nuk ka pranuar ndonjë dëshmi bindëse nga ana e blerësit të ndërmarrjes Hoteli Grand, për përmbushje të zotimeve, Bordi i Drejtorëve ka vendosur që vendimi i datës 16 dhjetor për tërheqje të aksioneve të mbetet në fuqi, nëse blerësi më së largu deri më datë 14 mars nuk ofron dëshmi bindëse tek Komisioni për përmbushje të zotimeve”, theksohet në komunikatë.
Kurse Bordi ka aprovuar kërkesën e blerësit të ndërmarrjes së re “MIM Goleshi” për dhënie të hipotekës mbi asetet e ndërmarrjes kompanisë slloveno-kroate nën kushtet e përcaktuara nga AKP-ja dhe për rrjedhojë Bordi pezulloi vendimin e 16 dhjetorit për tërheqje të aksioneve, me kusht që kompania t’i pranoj kushtet e vëna.
Për sa i përket ndërmarrjes së re “Agrokosova”, Bordi vendosi që të AKP të kryej auditimin e dytë në lidhje me investimet nga ana e blerësit dhe më pas në mbledhjen e Bordit të datës 26 prill 2012 do të merret vendimi për lirim ose jo nga zotimi për investime, ndërsa nuk do të lirohet nga zotimi për punësim.
Ndërkaq për ndërmarrjen tjetër “IDGJ Tobacco”, Bordi pasi shqyrtoi punën e Komisionit dhe progresin e arritur gjatë bisedave me PËC, si administrator i ndërmarrjes në likuidim, vendosi që ta pezulloj vendimin e 16 dhjetorit deri në mbledhjen e ardhshme të datës 29 mars 2012, ndërkohë që Komisioni i formuar nga ana e Bordit të Drejtorëve do të punoj me PËC për të sqaruar investimet kapitale dhe ato në punësime.

Edhe 12 biznese të reja në parkun e Biznesit në Drenas

Dymbëdhjetë biznese të reja i janë shtuar Parkut të biznesit në Drenas, ndërsa katër që veprojnë aktualisht në këtë park, kanë bërë zgjerimin e hapësirave të tyre. Marrëveshjet e nënshkruara me këto bizneset e kanë quar në 33 numrin e biznese që veprojnë në këtë park.
Nga 12 që i janë shtuar sot, Parkut të biznesit në Drenas, 1 është biznes i huaj, 3 bashkëpunim mes kosovarëve dhe të huajve, ndërsa 8 të tjera janë biznese vendore.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila ka pohuar se tani për tani pas këtij nënshkrimi do të kenë titullarët e tyre. “Në total Parku i Biznesit në Drenas, gjegjësit parku industrial ka gjithsej 33 biznese që synimi i tyre është që brenda periudhës 24 muajsh të arrijnë vlerën e investimeve në 30 milionë euro dhe numrin e të punësuarve afro një mijë. Dhe më këtë përkushtim dhe këtë angazhim, edhe të sektorit privat edhe atij publik sinqerisht shpresojë dhe inkurajojë të gjithë që të vazhdojnë që modelet e tilla të suksesit ti shfrytëzojnë edhe në pjesët e tjera të Kosovë”, ka thënë ajo.
Ndërsa kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku ka thënë se zhvillimi i këtij parku është bërë shumë ngadalë duke pasur faktin kur ka filluar të ndërtohet, por ka shprehur besimin e tij, se tashmë po merr gjallërinë e duhur, veçanërisht me këtë shtimin e fundit të numrit të bizneseve.
“Doja që Parku i Biznesit në Drenas të jetë në një gjendje më të mirë se që është sot, për shkak se jemi dëshmitarë të një periudhe bukur të gjatë kur kemi filluar të punojmë në këtë drejtim, por sigurisht ne prapë jemi dëshmitarë të vështirësive që i kemi pasur, duke marrë parasysh nga momenti kur është caktuar lokacioni dhe edhe pse është një sipërfaqe bukur në interes, duke marrë parasysh disa favore që ofron, por mungesa e infrastrukturës e cila kalon shumë larg parkut ka ndikuar që të ketë disa vonesa”, ka thënë ai.

Huaja 107 milionëshe stabilizon financat e shtetit

Marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, e cila parasheh një program të ri 20 mujor, në vlerë prej 107 milionë eurosh, sipas njohësve të çështjeve ekonomike, do ta stabilizojë buxhetin e Kosovës dhe do ta forcojë sektorin financiar. Në të kundërtën, pa këto mjete, thonë ata, do të kishte probleme të mëdha në mbulimin e deficitit buxhetor.
Drejtori i Instituti “Riinvest”, Lumir Abdixhiku thotë se këto mjete janë esenciale në barazimin e të hyrave me shpenzime buxhetore të Kosovës. Sipas tij, këto mjete janë domosdoshmëri e rregullimit të deficit buxhetor të parashikuar për këtë vit.
“Unë mendoj se këto ndihmat e FMN-së dhe BB-së janë pjesë e kategorive buxhetore, dhe qëllimi i tyre është më së shumti për stabilizim të buxhetit, në theks të veçantë për stabilizimin e deficitit buxhetor, dhe shpenzimi i tyre vjen konform projeksioneve të buxhetit të Kosovës. Nëse duhet t’i shfrytëzojmë paratë e ndihmave, do të ishte mirë ato të shkojnë drejtë investimeve kapitale, por domosdoshmërish të mos shkojnë në një projekte kapitale, siç është autostrada, pasi që investimi kapital vetëm në një projekt nuk po i sjell rezultate zhvillimit ekonomik të Kosovës”, thekson ai.
Pa këto mjete të Fondit Monetar Ndërkombëtar, thekson Abdixhiku, Qeveria e Kosovës do të kishte pasur mjaft problem në mbulimin e deficitit buxhetor për këtë vit, si dhe sigurimin e një bilanci bankar të nevojshëm për një stabilitet financiar të Kosovës.
Sipas Lumir Abdixhikut, Kosova ka bërë mirë që i ka stabilizuar financat e veta, por siç thotë ai, stabilizimi i financave të Kosovës, po transferohet rrjedhimisht në krizë ekonomike. “Si rezultat i nevojës për balancim të buxhetit të shtetit, ne jemi duke pasur kosto ekonomike, dhe kjo rrjedhimisht do të thotë se edhe këtë vit Kosova nuk do të mund t’i adresojë problemet kryesore të varfërisë dhe papunësie. Ndodh kështu, se kemi shpenzuar mjaft, dhe tash për t’i barazuar librat, duhet domosdoshmërish të kemi një kosto ekonomike”, thekson Abdixhiku.
Fondi Monetar Ndërkombëtar gjatë një vizite që i ka bërë Kosovës ka bërë të ditur se planifikon të vazhdojë ndihmën financiare për Kosovën, pasi që pat pezulluar fondet në vitin e kaluar, për shkak të një kontesti me Prishtinën, pas rritjes së pagave për shërbyesit civilë.
Përfaqësuesit e FMN-së kanë thënë se kanë arritur marrëveshje me autoritetet kosovare për një program të ri 20 mujor në vlerë prej 107 milionë eurosh.
Lidhur me këto mjete, drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, Ibrahim Rexhepi, thotë se qëllimi i këtyre mjeteve të FMN-së nuk është për asgjë tjetër, vetëm për stabilitetit të buxhetit të Kosovës. “Këto para nëse analizohen edhe tabelat buxhetore janë për financimin e deficitit buxhetor. Njëra prej mënyrave të financimit është edhe huadhënia, do të thotë është intervenimi nga jashtë. Dhe politikat buxhetore nuk ndërrohen, ndërsa këto mjete hynë në kuadër të tyre”, thekson Rexhepi.
Sidoqoftë, sipas ekspertit të çështjeve ekonomike Ibrahim Rexhepi, këto mjete do të jenë zgjidhje për një vit fiskal, por që nuk është zgjidhje afatgjate. “Qeveria e Kosovës duhet të vazhdojë me krijimin dhe gjetjen e burimeve tjera për investimet e mëtutjeshme që do të ketë. Nëse edhe gjatë vitit të ardhshëm do të vazhdojë ndërtimi i autostradës, apo edhe i autostradave tjera për të cilat ka shumë problem t’i financojë, intervenimi i FMN-së është i domosdoshëm, në mënyrë që të mos vijë në një krizë të hyrjes së borxheve apo rritjes së borxheve qoftë të brendshme, qoftë të jashtme”, thekson Rexhepi. 

Moyes: Duam të përfundojmë mbi Liverpoolin

Menaxheri i Evertonit, David Moyes, thotë se dëshiron të përfundojë sezonin mbi Liverpoolin.
“Sigurisht [kjo është ajo çfarë tifozët dëshirojnë]. Ju mund ta thoni këtë në çdo qytet [ku ka rivalitet skuadrash]. Jam i sigurt se Arsenali dëshiron të përfundojë mbi Tottenhamin ose Celtic dëshiron të jetë mbi Rangers”.
“Mendoj se kjo është një normë për çdo qytet – gjithmonë dëshironi të përfundoni mbi rivalit tuaj nëse mun“Sigurisht [kjo është ajo çfarë tifozët dëshirojnë]. Ju mund ta thoni këtë në çdo qytet [ku ka rivalitet skuadrash]. Jam i sigurt se Arsenali dëshiron të përfundojë mbi Tottenhamin ose Celtic dëshiron të jetë mbi Rangers”.
“Mendoj se kjo është një normë për çdo qytet – gjithmonë dëshironi të përfundoni mbi rivalit tuaj nëse mundeni”, ka thënë Moyes.

Capello lavdëron Ibran

Ish-përzgjedhësi i Anglisë nuk është i befasuar nga suksesi që Zlatan Ibrahimovic po shijon me Milanin.
“Ibra? Kam qenë trajneri që e kam sjellë atë në Itali [te Juventusi]. Ibrahimovic është një prej më të mirëve në Evropë. Ai është fenomen falë fuqisë, teknikës dhe kualitetit që ka. Është shumë vështirë të gjesh një lojtar me peshën e tij, i cili është aq i shkathët”.
“Kur ai është në zonën e penaltisë ai shënon ose krijon gol pasi ai gjithmonë ka dy mbrojtës në krah të tij”, ka thënë Capello. 

Alves: Messi do ta fitojë sërish Topin e Artë

Dani Alves propozon të ndahen edhe çmime të tjera për secilin pozitë pasi, sipas tij, Lionel Messi do t’i fitojë të gjitha çmimet Topi i Artë në tre ose katër vitet e ardhshme.
Argjentinasi e ka fituar çmimin prestigjioz në tre edicionet e kaluara dhe Alves dyshon se dikush mund ta fitojë këtë shpërblim para Messit edhe në vitet e ardhshme.
“Nëse asgjë e jashtëzakonshme nuk ndodh, Messi do ta fitojë Topin e Artë edhe në tre ose katër vitet e ardhshme”.
“Kjo është arsyeja se pse do të ndaja çmime të ndryshme për pozicione të ndryshme, pasi përndryshe Messi gjithmonë do të jetë fitues”, ka thënë Alves. 

Allegri synon Ligën Premier

Menaxheri i Milanit, Massimiliano Allegri, thotë se ai është duke e mësuar gjuhën angleze dhe synon ta vazhdojë karrierën jashtë vendit.
“Është e rëndësishme për mua të qëndroj te Milani për një kohë të gjatë, por e di se është e pamundshme të qëndroj këtu përgjithmonë. Pasi drejton Milanin, shumica e klubeve do të ishin një rënie në karrierën e çdokujt”.
“Megjithatë, kam mësuar anglishten për një vit tash. Pas Milanit do të doja të punoj jashtë vendit. Anglia do të jetë zgjidhja ime e parë, pastaj Spanja. Për mua është e rëndësishme që para se t’i jap fund karrierë

Drogba: Do ta eliminojmë Napolin

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drobga, thotë se Blutë janë të aftë ta përmbysin rezultatin nga ndeshja e parë e Ligës së Kampionëve ndaj Napolit.
Blutë do të dalin nesër në Stamford Bridge me një disavantazh 3-1, por Drogba është i bindur në një fitore më të lartë dhe kualifikim në çerekfinale të garës evropiane.
“Ne mund t’ia dalim pasi kemi lojtarët, qasjen dhe karakterin. Ne kemi bërë gjëra më të vështira në të kaluarën, vetëm duhet të krijojmë ca më shumë dhe të kemi më shumë fat. Kundër Stoke ne mund të kishim shënuar tre ose katër gola nëse nuk kishim goditur shtyllën dhe transversalen”.
“Këto janë ndeshje në të cilat ju keni nevojë për mbështetje të fuqishme, të mirë të publikut, edhe nëse ne bëjmë gabime. Ky është një moment i vështirë për Chelsean, andaj kemi nevojë që tifozët të na mbështesin”, ka thënë Drogba.

Wenger: Ishim këmbëngulës

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i ngazëllyer me qasjen “kurrë mos u dorëzo” të shfaqur nga lojtarët e tij në fitoren e mbrëmshme ndaj Newcastle United.
Thomas Vermaelen shënoi gol në minutën e katërt të kohës shtesë, për të ndihmuar Arsenalin të nxjerrë pikë të plota nga takimi dhe t’i afrohet në vetëm një pikë pozitës së tretë, ku pozicionohet Tottenhami.
“Ishte një ndeshje e një përkushtimi absolut sonte nga të dyja skuadrat, ju duhet t’ia jepni meritat edhe Newcastle”.
“Duhej diçka e veçantë për t’i mposhtur ata sonte. Dhe ajo çfarë i mposhti ata ishin përpjekjet tona të pamëshirshme sonte vetëm për ta fituar ndeshjen, dhe ne thjesht nuk ndaluam, dhe në fund e fituam atë”, ka thënë Wenger për Sky Sports.
I pyetur nëse ka menduar se ata mund të mos fitonin, francezi është përgjigjur: “Kurrë, i thash asistentit tim në minutën e fundit: ‘Edhe një sulm dhe do të shënojmë’, andaj kisha shumë besim”

Elvisi: Unë katolik, me nuse myslimane

I larguari këtë javë nga Big Bother, Elvisi, nga Gjakova, ka folur në emisionin ‘Pasdite’ në Top Channel për eksperiencën e tij në këtë spektakël.
Ai ka thënë se nuk donte të vlerësohej për pamjen e tij fizike, por për shkak të karakterit.
Përveç kësaj ai ka folur edhe për faktin se si një katolik e ka ndërmend të martohet me një femër myslimane.
“Tek ne në Kosovë është pak problem dhe në Gjakovë edhe më shumë. Sidoqoftë unë jam me fat, sepse familja ime nuk e ka shumë problem, ndonëse gjyshja më thotë pse nuk e more nusen katolike. Por ata e kanë të qartë se nuk duan të më përzihen në punët e mija dhe realisht nuk e bëjnë këtë”, ka thënë Elvisi.

Stewart bëhet me skulpturë akulli

Aktorja e Hollywoodit, Kristen Stewart, është bërë e akullt.
Ylli i filmave “Twilight” ka fituar një skulpturë prej akulli në muzeun e famshëm Madam Tussauds.
Skulptura e saj qëndron në afërsi të dy bashkë-aktorëve në serinë e famshme të filmave, të dashurit të saj të vërtetë Robert Pattinson (i cili luan rolin e Edward Cullen) dhe të Taylor Lautner (i cili luan Jacob Black).
Kjo është skulptura e parë e akullit që prezantohet në muzeun atraktiv të Londrës dhe përkon me lëshimin në DVD të filmit të fundit të serisë “Twilight”, “Breaking Dawn — Part 1”, në të cilin Bella (të cilën e luan Kristen) ngrihet duke u bërë e pavdekshme. 

Elvana Gjata me foto të reja

Këngëtarja nga Shqipëria, Elvana Gjata, e cila thuhet se do jetë pjesë e shout të radhës “Dancing With the Stars”, ka realizuar një set të ri të fotografive.
Nuk dihet ende nëse këto foto janë bërë nga ndonjë klip të ri, por sidoqoftë ajo në këto foto duhet shumë bukur dhe shumë tërheqëse.
Së fundi u tha se Elvana ka humbur pesë kilogramë nga trupi i saj për të qenë në formë për spektaklin “Dancing with the Stars”.

Tre milionë dollarë për librin e Katy Perryt

Katy Perry raportohet se ka futur në luftë disa shtëpi publike të cilat kërkojnë një marrëveshje për të edituar një libër me nënshkrimin e saj.
Tre kompani raportohet se garojnë për një marrëveshje ekskluzive me këngëtaren, e cila do të tregonte gjithçka për lidhjen me ish-burrin Russell Brand, nga i cili aplikoi për divorc në muajin dhjetor.
“Gjithçka shkonte mirë, Katy nuk ndalonte duke folur për të. Që nga ndarja asnjëri prej tyre nuk ka thënë asgjë, gjë që e bën më të lartë çmimin e marrëveshjes”, ka thënë burimi.
The Sun raporton se ofertat kapin shifrën e 2 milionë funteve (3 milionë dollarëve).

Dj Dalool dhe Faton Macula sjellin ‘This summer’

Dj Dalool sërish sjell bashkëpunim të ri, e kësaj radhe me kitaristin Faton Macula.
Një realizim mjaft bukur i realizuar nga Dalool dhe Faton Macula, një muzikë e cila pritet të jetë një hit veror.
Dj Dalool së fundmi ka sjellë bashkëpunimet me Genta Ismajlin, Eliza Hoxhen, dhe pritet të sjellë edhe shumë të tjera.
Më poshtë mundë ta dëgjoni “This summer” nga Dalool dhe Macula.

Kilogramët e shtatzënisë duhet të humben ngadalë

Gjatë shtatzënisë femrat mesatarisht fitojnë 15 kilogramë, ndërsa pas lindjes ato humbin rreth pesë kilogramë, ndërsa jo rrallëherë është mjaft vështirë të largohet pjesa e mbetur.
Ja disa këshilla për humbje kualitative në peshë pas lindjes:
1. Konsumoni ushqim pesë herë në ditë dhe asnjëherë mos e anashkaloni mëngjesin.
2. Së paku gjysmë ore në ditë merruni me ndonjë aktivitet sportiv, ndërsa nëse kjo është ngarkesë, atëherë çdo ditë ecni nga një orë.
3. Në ushqimin tuaj përfshini më shumë pemë dhe perime, ndërsa shmangni vetëm patatet, bananet dhe rrushin.
4. Pini më shumë lëngje (ujë, lëngje pemësh të freskëta, çaj).
5. Mos hani ushqim pas orës 19-të.
6. Nga ushqimi tentoni të largoni sheqerin, miellin, qumështin, produktet e qumështit dhe kripën, sepse kanë shumë kalori.

Testimi i kërmijve për kujtesë më të mirë

Studiuesit amerikanë kanë përdorur kërmij deti për ta testuar një metodë të re të mësimit, e cila eventualisht mund ta përmirësojë mbajtjen mend te njerëzit, thuhet në studimin më të ri të Qendrës për Shkencë Shëndetësore të Universitetit Texas në Houston.
Kërmilli, Aplysia Californica, përdoret për studimin e funksioneve të trurit dhe posedon shumë gjëra të përbashkëta me llojet e tjera, duke përfshirë edhe njerëzit”, ka thënë John Byrne, udhëheqës i studimit. “Kemi zbuluar se kujtesa mund të përmirësohet dukshëm”, ka thënë Byrne, president i sektorit për neurobiologji dhe anatomi të shkollës së medicinës së Universitetit Texas.
Duke punuar në studimin paraprak, në të cilin janë zbuluar proteinat, të cilët janë të lidhura me kujtesën, shkencëtarët e kanë krijuar një model matematik, i cili u tregon studiuesve kur është momenti më i mirë për mësimin e aktivitetit të këtyre proteinave. Kjo gjë ka lehtësuar planifikimin e seancave të mësimit gjatë këtyre periudhave, ndërsa ka mundësuar përmirësim të dukshëm të mbajtjes në mend, është thënë në studim.
“Hapat e ardhshëm në këtë studim mund të nënkuptojnë testimi n në kafshë të tjera dhe ndoshta edhe në njerëz”, ka thënë Byrne. Në fund të fundit, këto zbulime mund të jenë të dobishme për njerëzit me dëmtime të ndryshme, të cilat janë rezultate të pleqërisë, sulmit në tru, lëndimeve traumatike të trurit, ose dëmtimeve njohëse të lindjes.

Sony prezanton modelin Xperia Sola

Muajin e kaluar Sony kishte regjistruar si markë tregtare emrin e telefonit Sony Xperia Sola, ndërsa tani kompania e ka bërë publik këtë model të telefonit, i cili bazohet në Android.
Sony Xperia Sola posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.7 inç Reality Display me Mobile BRAVIA Engine, ndërsa modeli i ri i telefonit mbështetet me Android 2.3 Gingerbread, ndërsa thuhet se i njëjti do të pajiset me Android 4.0 ICS.
Karakteristikat tjera të Sony Xperia Sola përfshijnë procesorin me dy bërthama 1GHz, plus XLOUD dhe 3D zërim, ndërsa pajisja mbështet edhe pagesat mobile me NFC, si dhe teknologjinë e kompanisë të njohur si use Sony Smart Tag.

Siri – “nganjëherë e papërdorshme”

Është ngritur një padi grupore kundër Apple për shkak të gjoja reklamës së rreme, shkruan The Wall Street Journal. Bëhet fjalë për sistemin e menaxhimit zanor në iPhone 4S, i cili në realitet sipas pohimeve nuk punon as përafërsisht mirë me atë se si e prezanton Apple në reklama.
Si thuhet në padi, Siri nganjëherë është sistem krejtësisht e papërdorshëm. Si shembull ceket dhënia e drejtimit me cilin rast Siri ose fare nuk e “kupton” urdhërin, ose pas një kohe të gjatë kthen rezultat krejtësisht të gabueshëm. Gjithashtu, pohohet se Siri është me ekskluzivë në iPhone 4S për të nxitur shitjen e gjeneratës së re të pajisjes. Siri, në rastin më të mirë, është sistem në krijim e sipër, porosisin shfrytëzuesit e pakënaqur.
Edhe pse nga Apple ende nuk ka përgjigje zyrtare, kompania në mënyrë të qartë ka theksuar se sistemi është ende në stadin e zhvillimit. Gjithashtu, në reklamat e reja “me shkronja të vogla” është shënuar se spotet janë shkurtuar për nevojat e reklamimit. 

Tenton të vrasë veten – përfundon në gjyq

Një vetëvrasës në tentativë nga Frantiskovy Lazne i Çekisë, edhe pse në të gjitha mënyrat e mundshme është përpjekur të sigurohet që vetëvrasja t’i shkojë për dore, ka përfunduar në gjykatë për shkak të vozitjes në gjendje të dehur.
Çeku 43-vjeçar për arsye ende të panjohura i ka prerë venat, ka pirë sasi të madhe të alkoolit, është ulur në veturë dhe pas një vozitjeje të shkurtër nëpër qytet ka goditur një dru.
Pas aksidentit, ndihma e shpejtë e ka dërguar në spital dhe mjekët ia kanë shpëtuar jetën.
Kështu, jo vetëm që nuk ka pasur sukses plani i tij, por ai i ka shtuar vetes edhe probleme më të mëdha. 

Ha 13 sandviçë për një minutë – nuk është i kënaqur! (Video)

Japonezi Takeru Kobayashi, i cili është kampion botë në konsumimin e shpejtë të ushqimit, në festivalin “South By Southëest Interactive” në Teksas ka ngrënë 13 sandviçë me kaçkavall për vetëm një minutë, dhe në këtë mënyrë ka thyer rekordin botëror.
Derisa të tjerët e konsiderojnë mahnitës, vetë Kobayashi nuk është i kënaqur me rezultatin e arritur.
“Kam mundur të ha edhe më shumë”, ka thënë ai i dëshpëruar. Ai ka theksuar se nuk ishte stërvitur për këtë eveniment, edhe pse i pëlqejnë sandviçët me kaçkavall. 

Një meteor bie në Oslo

Një familje norvegjeze ka zbuluar se guri që e kishte shpuar çatinë e shtëpisë së tyre në Oslo, kishte ardhur nga gjithësia.
Shkencëtarët besojnë se guri me peshë 585 gramë, është shkëputur nga meteoriti, i cili më 1 mars ka kaluar mbi Norvegji.
Meteoritët zakonisht digjen gjatë hyrjes në atmosferën tonë, ndërsa vetëm në raste shumë të rralla ndodh që ndonjë pjesë e tyre të bie në vendet e banuara.
Familja norvegjeze është me fat, sepse meteori jo vetëm që nuk ka shkaktuar dëm të madh, por ata do të përfitojnë para, sepse p.sh. një meteorit nga Marsi kushton rreth 650 euro.

Kërkimfalje me një milion trëndafila

Një burrë nga Kazakistani ka vendosur ta impresionojë gruan e tij dhe t’i kërkojë falje në një mënyrë shumë origjinale.
Novosti-Kazakhstan raporton se çifti kishte pasur një zënkë, ndërsa për ta kaluar këtë, burri ka shkuar në një dyqan lulesh dhe ka porositur hiç më pak se një milion trëndafila të kuq në mënyrë që gruaja t’ia falë.
Si blerës “me shumicë” atij i është ofruar edhe një lirim i dukshëm në çmim.
“Tashmë i kemi porositur lulet nga Holanda. Po ashtu, të gjitha do të jenë të kuqe dhe me nuancë të njëjtë. Blerësve që marrin sasi të mëdha të luleve, gjithmonë u ofrojmë edhe lirim të madh, mirëpo kurrë më parë nuk kemi pasur një porosi kaq të madhe”, ka thënë njëri nga luleshitësit.

‘Shtatzënia në 90 sekonda’ (Video)

Një çift ka xhiruar periudhën nga momenti i shtatzënisë deri në ditën e lindjes së vajzës së tyre dhe e kanë bërë një video me kohë të shkurtuar.
Gruaja dhe partneri i saj nga SHBA-të e kanë dokumentuar shtatzëninë e saj për vetëm 90 sekonda, duke treguar rritjen e barkut deri në momentin e lindjes së foshnjës me emrin Amelie Amaya.
Xhirimi fillon ndërsa gruaja po qëndron dhe partneri ia puth barkun, dhe më pas me kalimin e kohës barku shkon duke u zmadhuar dhe në video shihen edhe ndryshimet tjera përreth në dhomë. 

Gerrard: Kush e dëshiron më shumë, e fiton ndeshjen

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, mendon se dëshira për të fituar është shumë e rëndësishme në një ndeshje derbi.
Liverpooli sonte në Anfield do ta presë rivalin lokal, Evertonin, në kuadër në Ligës Premier dhe Gerrard kërkon nga bashkëlojtarët të shfaqin dëshirë për të fituar.
“Evertoni po ia del mirë dhe është një skuadër e hijshme. David Moyes ka bërë disa nënshkrime të mira në janar, duke sjellë Steven Pienaar dhe një sulmues (Nikica Jelavic)”.
“Ata duket se kanë bërë atë që zakonisht bëjnë dhe kjo i bën ata më të fuqishëm me kalimin e sezonit. Por nuk ka rëndësi se në çfarë forme jeni – kjo nuk vlen në derbit. Këto ndeshje gjithmonë kanë një nuancë dhe mprehtësi më të madhe për shkak të rivalitet”.
“Sapo të fishkëllejë (gjyqtari) do të jetë mizori për 15-20 minutat e para dhe kushdo që e merr kontrollin pas kësaj do ta fitojë ndeshjen. Kushdo që do ta dëshirojë më së shumti, do të dalë fitimtar. Ne duhet ta tregojmë këtë dëshirë”, ka deklaruar Gerrard për Liverpool TV. 

Vermanelen lavdëron mentalitetin e Topçinjve

Thomas Vermaelen ka lavdëruar mentalitetin e Arsenalin, pasi belgu shënoi një gol të vonshëm për t’i dhënë skuadrës së tij fitoren 2-1 në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Newcastle United.
“Ne treguam mentalitet të luftëtarëve. Është hera e katërt që ne rikthehemi nga disavantazhi 1-0.
“Në pjesën e dytë ne vetëm bënim presion. Ne e dinim se duhej të ishim të durueshëm dhe në fund do të shënonim një gol, dhe kjo ndodhi edhe sot”, ka thënë Vermaelen.

NBA: Bulls vazhdojnë shkëlqimin

New York Knicks ka shijuar disfatën e gjashtë radhazi, duke u mposhtur kësaj here nga Chicago Bulls me rezultat 104-99.
Jeremy Lin, i cili u ndërrua në senzacion të NBA-së pasi ndihmoi Knicks në një sërë fitoresh muajin e kaluar, shënoi 15 pikë dhe tetë asistime në ndeshjen e mbrëmshme dhe ndikimi i tij në skuadër duket se po bie.
Derrick Rose ishte ylli i mbrëmjes me 32 pikë të shënuara dhe shtatë asistime, derisa Bulls shënuan fitoren e 35-të të sezonit (9 disfata) dhe të 10-tën në 11 ndeshjet e fundit.
Disfata ishte e 24-ta e sezonit për Knicks, që mbeten në kuotën e 18 fitoreve.

Moyes: duam fitore ndaj Liveproolit

Menaxheri i Evertonit, David Moyes, thotë se skuadra e tij do të shkojë sonte në fushë të Liverpoolit për të kërkuar fitore.
Moyes ka mposhtur Redsat në katër raste që kur është bërë menaxher i klubit, në mars të vitit 2002, por ende nuk ka shënuar fitore në Anfield.
“Gjatë viteve Anfield ka qenë një vend i vështirë për të udhëtuar. Liverpooli ka vërtet një mbështetje të mirë dhe ata kanë një skuadër të mirë dhe kjo kurrë nuk ndryshon”.
“Andaj ne do të shkojmë në Anfield dhe do të përpiqemi të fitojmë – kjo është gjëja e parë që përpiqeni të bëni. Dhe nëse nuk mund të fitoni, gjëja e radhës është të përpiqeni të barazoni”, ka thënë Moyes. 

Ferguson: Përvoja na bën favoritë

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, mendon se Djajtë e Kuq e kanë përvojën e duhur për ta fituar Ligën Premier.
United shënoi fitore gjatë vikendit ndaj West Brom Albion për të marrë kreun e tabelës së Ligës, pasi rivali lokal, Manchester City, pësoi disfatë befasuese nga Swansea.
“Ne e kemi atë përvojën dhe kjo ndihmon. Ne nuk nervozohemi. Kundër West Brom ne zhvilluam lojën tonë edhe kur ishim 1-0 kur tifozët mendonin ‘na jepni të dytin’”.
“Kjo nuk i shqetësoi lojtarët aspak. Është mirë të shohësh këtë lloj temperamenti”, ka thënë Ferguson. 

Lavezzi i ngazëllyer para përballjes me Chelsean

Ylli i Napolit, Ezequiel Lavezzi, nuk mund ta fshehë ngazëllimin që do të përballet me Chelsean në Ligën e Kampionëve.
Napoli sonte do të dalë në Stamford Bridge me një epërsi 3-1 nga ndeshja e parë, në kërkim të kualifikimin për në çerekfinalen e garës evropiane.
“Ne po i numërojmë minutat dhe ndeshje e madhe e Ligës së Kampioonëve në Londër po afrohet. “Ne do të shkojmë në këtë ndeshje në mënyrën më të mirë, pas gjashtë fitoreve një pas një dhe me një shpirt të lartë”.
“Do të jetë një betejë në Stamford Bridge të mbushur, por ne jemi të gatshëm dhe të fokusuar, duke e ditur se kemi një ditë historike”, ka deklaruar argjentinasi.

Galliani: Vështirë për Ibrën ta fitojë Topin e Artë

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, është i pasigurt nëse Zlatan Ibrahimovic mund ta fitojë Topin e Artë.
Ibra së fundi u vlerësua si lojtari më i mirë në botë nga trajneri i tij, Massimiliano Allegri, por Galliani mendon se para se të shpallet më i mirë Ibra duhet t’ia sjellë një trofe të madh Milanit.
“Topi i Artë zakonisht shkon te lojtari më i mirë i skuadrës fituese. Ibrahimovic do të duhet të fitojë diçka të rëndësishme për Milanin së pari dhe pastaj ndoshta mund të jetë kandidat për Topin e Artë”, ka thënë Galliani. 

Djelic: Heqja e strukturave paralele, kusht i BE-së

Zyrtari i Partisë Demokratike të Serbisë, Bozidar Djelic, ka thënë se në procesin e integrimit evropian Serbisë mund t’i paraqiten disa pengesa, veçmas me kërkesën e disa vendeve për largimin e strukturave paralele serbe në veri të Kosovës.
"Nuk ka ndonjë ultimatum të cilin Serbia do të duhej ta përmbushë në mënyrë që të marrë datën e fillimit të negociatave për pranim në BE, por mund të shfaqen disa pengesa, sidomos me kërkesën e disa vendeve që të zvogëlohet ndikimi i Serbisë në veri, përmes eliminimit të strukturave që financohen nga Beogradi”, ka thënë Djelic për “Danas ".
I pyetur nëse Serbia do të heq institucionet paralele në Kosovë dhe cilat vende të BE-së do të mund të kërkonin një gjë të tillë, Djelic ka thënë se për Serbinë ato institucione nuk janë paralele, por “të vetmet kushtetuese në veri, eliminimi i të cilave lehtë mund të shkaktojë një eksod".
"Unë pres që Gjermania dhe disa vende të tjera, të kërkojnë një marrëveshje me ne për këtë çështje tejet të ndjeshme. Ne duhet të sigurojmë që këto kushtëzime të ndodhin sa më shpejt të jetë e mundur, nëse jo në samitin e BE-së në qershor, atëherë shtator", tha Djelic.
Ai shprehu besimin se "këto pengesa nuk do të jenë e pakapërcyeshme, por ne duhet së shpejti të fillojmë dialogun dhe të gjejmë një kompromis me bashkësinë ndërkombëtare", tha ai.
Bozidar Djelic, është anëtar i Kryesisë së PD të Boris Tadiqit dhe ish-zëvendëskryeministër i Serbisë.

Drews: Prioritet lëvizja e lirë në veri

Komandanti i KFOR-it, gjeneral gjerman Erhard Drews, në një intervistë për gazetën serbe "Pravda” ka thënë se prioritet i misionit që ai udhëheq është krijimi i lëvizjes së lirë në veri të Kosovës.
Sipas kësaj gazete gjenerali gjerman ka përsëritur se Beogradi dhe Prishtina duhet sa më shpejt  të arrijnë një marrëveshje poltike në veri të Kosovës, e cila duhet të jetë e pranueshme për njerëzit që jetojnë atje.
Duke folur për situatën e sigurisë në Kosovë gjenerali Drews ka thënë se ajo është stabile.
“Një nga prioritetet tona është krijimi i lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare, në veri të Kosovës. Edhe atje situata është e qetë. Megjithatë, mos realizimi i kushteve për liri të lëvizjes atje është problemi kryesor. Kjo duhet të zgjidhet”.
I pyetur të komentojë paralajmërimin për rrezikun nga trazirat në Kosovë për shkak të referendumit në veri, i cili do të mund të shkaktonte konflikt në pjesën jugore të lumit Ibër, Drews ka thënë se: “kam paralajmëruar se grupet ekstremiste në jug të Ibrit rezultatin e referendumit mund ta marrin si një provokim. Kam thënë se autoritetet e sigurisë në Kosovë janë të vetëdijshëm për këto rreziqe dhe të gatshëm për të reaguar në një situatë të tillë. Nuk pati trazira dhe kjo është mirë”. 

Bukoshi: Nuk jam i korruptuar

Zëvendëskryeministri, Bujar Bukoshi ka thënë se nuk ka asnjë ingranazh në afera korruptive. Deklaratat e tij vijnë pasi që Organizata “Fol” tha se ndaj tij Prokuroria ka iniciuar hetime nën dyshime për korrupsion.
Bujar Bukoshi është i qetë. Së paku kështu thotë ai. Bukoshi, që është një nga gjashtë zëvendëskryeministrat e vendit, nuk ka ndonjë koment të veçantë për deklarimet e organizatës joqeveritare “Fol”, që thonë se Bukoshi është duke u hetuar nga misioni i EULEX-it. Madje ata të hënën kërkuan që ai të jepte dorëheqje.
Por vetë Bukoshi thotë se ndihet rehat. “Nuk kam asnjë ingranazh në afera korruptive dhe nuk u takoj atyre njerëzve”, thotë Bukoshi për gazetën “Express”.
Madje ai sqaron se respekton punën e “Fol’it”. “Është e drejtë e tyre të deklarohen për çfarë ata mendojnë”, thotë Bukoshi. “Për më shumë nuk kam koment”, thotë shkurt ai.
Ndonëse nuk kanë saktësuar se për çfarë mund të jetë duke u hetuar zëvendëskryeministri Bukoshi, drejtuesit e lëvizjes “Fol” i kanë kërkuar atij të japë dorëheqje.
Nëpërmjet këtij veprimi, drejtuesit e “Folit” kanë thënë se Bujar Bukoshi do të jepte shembullin, e se njësoj do të duhej të vepronin edhe drejtuesit e tjerë të institucioneve, të cilët janë të korruptuar.
Megjithëkëtë, vetë zyrtarë të EULEX-it nuk kanë qenë në gjendje të hënën të konfirmojnë asgjë, nëse zëvendëskryeministri Bukoshi është nën hetime.
“Nuk kemi koment”, thotë shkurt Blerim Krasniqi, një nga zyrtarët për media të Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX).
Pavarësisht kësaj, drejtues të lëvizjes ”Fol” kanë deklaruar se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi duhet të jetë përgjegjës për nivelin e lartë të korrupsionit në Qeverinë e Kosovës. Sipas tyre, në institucionet lokale dhe ndërmarrjet publike, ka shkelje të madha ligjore si në tenderë të ndryshëm, prej të cilave prin KEK-u.