Drejtësia të lihet e pavarur të kryejë punën e saj

Shefi i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Dr. Skënder Syla, në një intervistë për Kosovapress, ka folur për problemet me të cilat po ballafaqohet shëndetësia kosovare, duke theksuar faktin se menaxhimi i dobët dhe financimi i pamjaftueshëm i sektorit shëndetësor, po e vështirësojnë cilësinë e shërbimeve në këtë fushë.
“Sfidat janë të shumta. E para është që sistemi aktual shëndetësor nuk ka një financim adekuat dhe të qëndrueshëm, e dyta është llogaridhënia institucionale. Ka nevojë për një menaxhim më të mirë të të gjitha institucioneve shëndetësore në të gjitha nivelet. Një koordinim më të mirë të niveleve të ndryshme të sistemit shëndetësor, por edhe sfida të tjera të cilat ndërlidhen jo direkt me institucionet shëndetësore, mirëpo me statusin socio-ekonomik dhe kushtet e jetesës të cilat janë parakusht i domosdoshëm dhe për një shëndet më të mirë të qytetarëve. Një element tjetër i domosdoshëm dua ta përmend është që edhe gjatë vitit 2012 qytetarët e Kosovës eksponohen ndaj tymosjes së duhanit i cili paraqet njërin prej problemeve mjaft shqetësuese të shëndetit publik dhe në këtë kuadër ne duhet të bëjmë çmos që sa më parë të fillohet të zbatohet plotësisht ligji mbi tymosjen e duhanit”, ka thënë ai.
Sa i përket korrupsionit në shëndetësi, ai ka theksuar se në momentin kur do të ketë një sistem efikas dhe efecient të sistemit të drejtësisë, fenomeni i korrupsionit, jo vetëm në fushën e shëndetësisë, por në të gjitha fushat tjera do të fillojë të zgjidhet.
“Andaj në këtë drejtim mendoj se drejtësia duhet të lihet e pavarur të kryejë punën e saj, ku përpos drejtësisë një element tjetër që do të doja të përmend, duhet të jetë përgjegjësia institucionale, e kjo përgjegjësi bëhet në bazë të koordinimit, bashkëveprimit më të mirë të të gjitha niveleve dhe institucioneve vendore, sepse secili person duhet të japë llogari për punën e tij që bënë në kuadër të institucioneve shëndetësore. Dhe në këtë kuadër, menaxherët e institucioneve shëndetësore kanë për obligim t’i përcjellin trendët, fenomenet që ndodhin në kuadër të institucioneve shëndetësore”, ka vlerësuar Syla. 

‘Nuk do të ketë zgjedhje serbe në Kosovë’

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka thënë se MPB dhe Policia e Kosovës kanë përgatitur planin operativ për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës.
Sipas tij, të gjitha detajet janë në përgatitje e sipër, ndërsa veprimet do të bëhen në bashkëpunim me EULEX-in dhe KFOR-in.
“Natyrisht ne me krejt kapacitetet tona institucionale që i kemi, duke u nisur nga policia, por gjithnjë duke pasur parasysh bashkëveprimin me EULEX-in dhe KFOR-in, ne nuk do të lejojmë mbajtjen e zgjedhjeve siç po i quajnë ata të lira në territorin e Kosovës”, ka thënë Zeka për Radio Kosovën.
Ai ka theksuar se Serbia duhet ta ketë të qartë se tani ka të bëjë me Kosovën shtet, e jo me Kosovën e viteve të nëntëdhjeta.
“Serbia duhet të harrojë se Kosova është e viteve të nëntëdhjeta. Kosova është shtet dhe ka institucionet e saj që vendosin, kështu që zgjedhjet në Kosovë nuk do të lejohen të mbahen dhe nuk do të ketë zgjedhje serbe në Kosovë”, ka deklaruar Zeka.
Kuvendi i Kosovës në seancën e fundit ka miratuar një rezolutë përmes së cilës konkludon se zgjedhjet serbe në Kosovë nuk do të lejohen dhe përmes saj obligon Qeverinë që ta realizojë këtë vendim.

Jahjaga dënon sulmin mbi Ambasadën e Maqedonisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka dënuar sulmin ndaj në ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Prishtinë.
“Hedhja e mjetit shpërthyes në ambasadën e Republikës së Maqedonisë, në Prishtinë është një akt i papranueshëm për institucionet dhe qytetarët e vendit tonë. Ky akt, i dënueshëm nga të gjithë, është në kundërshtim me marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe ndërshtetërore mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, marrëdhënie këto që kanë njohur zhvillime dhe zgjerim të vazhdueshëm. Kërkojmë nga organet përkatëse që të zbulojnë sa më parë autorët e këtij akti dhe t’i nxjerrin ata para drejtësisë”, thuhet në deklaratën e presidentes Jahjaga.

Galli: Milani nuk ka çfarë të humbë

Ish-portieri i Milanit, Giovanni Galli, mendon se Milani nuk ka çfarë të humbë ndaj Barcelonës dhe se duhet të japë maksimumin për t’u kualifikuar.
“Nuk ka dyshim se për Milanin do të jetë sfidë e vështirë, është shorti më i keq i mundur për Milanin. Si mendoni të eliminoni Barcelonën? Si mendoni ta ndalni Messin?”.
“Është e vërtetë se Barca ka posedim të madh në top, por janë dy ndeshje për t’u luajtur që nisin me rezultat 0-0. Për mua, Milani ka avantazh psikologjik. Ndaj katalunasve, Milani ka pak gjëra për të humbur”, ka theksuar Galli.

Mencucci: Juventusi ankohet te gjyqtarët

Drejtori i Fiorentinas, Sandro Mencucci, e ka tensionuar edhe me shumë derbin që zhvillohet të shtunën mbrëma në Artemio Franchi, duke thënë se Bianconerët duke u ankuar tentojnë të ndikojnë te gjyqtarët.
“Është mirë që të ndezësh ndeshjen, por e vërteta është që jam lodhur duke i parë ata duke qarë. Gjatë gjithë javës ata kanë folur për gabimet ndaj tyre”.
“Mos harroni se ndaj Parmës ne u dënuam me një penalti të lehtë, por nuk kemi folur. Kur dëgjova atë që bëri trajneri i tyre të premten, vërtet më erdhi keq, pasi po qajnë vazhdimisht pa nevojë.
“Nuk ka nevojë për të qarë, pasi ne e dimë se Juventusi është më i fortë se Fiorentina edhe pa ndikuar te gjyqtarët”, është shprehur Mencucci. 

Tifozët e Realit: Mungon atmosfera në Bernabeu

Presidenti i grupit kryesor të tifozëve të Real Madridit, Rufino Garcia, ka pranuar se Jose Mourinho ka pasur të drejtë kur ka kritikuar atmosferën jo në nivel në Santiago Bernabeu.
Tekniku portugez ka kritikuar ashpër tifozët e Real Madridit për mungesën e entuziazmit dhe të vërshëllimit të ekipit, ndërsa Rufino Garcia është pajtuar plotësisht me pohimet e ish-bosit të Interit.
“Mourinho ka pjesërisht të drejtë. Shumë tifozë shkojnë në stadium sikurse të ishte operë ose shfaqje teatrale dhe vërshëllejnë në gabimin e parë. Në këtë sens ai ka të drejtë, por ne po ashtu duhet të kujtojmë çmimet e biletave. Ndaj CSKA Moskës kishte 10 mijë ulëse të zbrazëta për shkak të çmimeve të larta të biletave”.
“Mourinho mund të sigurohet se ndaj Bayernit, në gjysmëfinalen që supozojmë se do ta zhvillojmë ndaj klubit gjerman, Santiago Bernabeu do të jetë ferr. Ne jemi gjithmonë aty kur ekipi ka nevojë për ne”, ka thënë Garcia

Beckham: Messi, lojtari më i mirë në botë

Ikona angleze, David Beckham, ka deklaruar se sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi është pa asnjë dyshim sulmuesi më i mirë në botë.
“Messi është sigurisht lojtari më i mirë në botë. Cristiano Ronaldo është po ashtu shumë i mirë, ata janë dy talentë të mrekullueshëm, atë dy janë lojtarë të mëdhenj të cilët mund të ndryshojnë ndeshjet për sekonda të vetme. Është kënaqësi t’i shikosh të dy duke luajtur”, ka theksuar Beckham.
Becks shtoi se ai është duke ëndërruar që të përzgjedhet nga ekipi kombëtar anglez për Lojërat Olimpike “Londra 2012” që mbahen në gusht. 

LDK kremton 22-vjetorin në Llap, përkrahësit e Sejdiut protestuan

Dega e LDK-së në Podujevë sot ka kremtuar 22-vjetorin e themelimit, me ç’rast është organizuar një manifestim, ku ka marrë pjesë edhe kreu i partisë Isa Mustafa dhe anëtarë të kryesisë qendrore të partisë. Ndërsa simpatizantë të ish-presidentit Sejdiu kanë penguar tubimin
Duke uruar Degën e LDK-së në Llap për sukseset e mëdha që i ka arritur gjatë 22 vjetëve të veprimtarisë, Isa Mustafa ka thënë se LDK-ja është duke punuar në reformimin, ngritjen dhe forcimin e saj.
“Vetë fakti që sot do të anëtarësohen mbi 1500 të rinj dëshmon se LDK-ja ka hyrë në rrugën e transformimit, zhvillimit e të rilindjes së saj. Andaj këto reforma mund të mos i pëlqejnë dikujt, por reformat bëhen në interes të anëtarësisë së gjerë, të rigjenerimit e të rritjes së LDK-së. LDK vlerëson lartë rolin e Presidentit Historik Dr.Ibrahim Rugova, në zhvillimin e LDK-së e të çlirimit të vendit dhe kontributin e Fatmir Sejdiut, që ka dhënë në udhëheqjen e LDK-së”, citohet të ketë thënë Mustafa, thuhet në kumtesën e lëshuar nga ky manifestim.
Kryetari i Degës së LDK-së, Agim Veliu dhe kryetari i partisë Isa Mustafa kanë shpërndarë librezat për anëtarët e rinj të LDK-së, ku thuhet se në Degën e LDK-së të Podujevës u anëtarësuan mbi 1500 të rinj e të reja.
Ndërsa, Express ka raportuar se tubimi i LDK-së është penguar nga simpatizantët e ish-Presidentit Fatmir Sejdiu.
Gjatë gjithë kohës sa ka mbajtur fjalim lideri i LDK-së, partisë më të madhe në opozitë, Isa Mustafa, vazhdimisht nga simpatizantët e Fatmir Sejdiut, është brohoritur “Poshtë Isa Mustafa”.
Për të penguar fjalimin e Mustafës simpatizantët e Sejdiut, kanë përdorur bori dhe vuvuzela, ka njoftuar Express.

Shpresat te UNMIK-u

Autoritetet serbe kanë konsideratë për kundërshtimet, të cilat vijnë nga politikanët e bashkësisë ndërkombëtare për mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë, por vendimi për këtë do të merret në harmonizim me qëndrimin e UNMIK-ut, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Oliver Ivanovic, i ashtuquajturi sekretar shtetëror në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Ivanovic ka thënë se autoriteteve serbe u është dashur që t’i shpallin në gjithë territorin, për shkak se për këtë i obligon Kushtetuta e Serbisë. “E vetmja pengesë, në këtë pikëvështrim, do të mund të ishte qëndrimi negativ i UNMIK-ut, i cili, deri në këtë moment, nuk është deklaruar. I autorizuari i vetëm për ta interpretuar në mënyrë autentike Rezolutën 12 44, është UNIMK-u, si mision në terren ose Kombet e Bashkuara në New York. Ne i respektojmë shumë përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit tjerë të bashkësisë ndërkombëtare në Prishtinë, në Beograd ose në Bruksel, por vendimin lidhur me këtë çështje do ta harmonizojmë me UNMIK-un, sepse ai është i vetmi i vlefshëm për konsultime të këtij lloji”, ka thënë Ivanovic.
Ai ka theksuar se vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë do të sillet shumë shpejt, pas konsultimeve të nevojshme. Ai ka potencuar se Prishtina mund të nxisë tensione lidhur me këtë çështje.
Duke komentuar deklaratën e eurodeputetes, Ulrike Lunacek, e cila ka tërhequr vërejtjen se shteti serb do të rrezikonte marrjen e datës për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE, po qe se zbaton vendimin për organizimin e zgjedhjeve në Kosovë, Ivanovic ka thënë se “ne i marrim në konsideratë vërejtjet e tilla, por normalisht, në nuk konsiderojmë se ato janë vendim-marrëse, të paktën jo në kuptimin se ato kanë fuqi ekzekutive. Për këtë arsye, unë them se ne do të bisedojmë me UNMIK-un, sepse ajo është organizata kulmore e gjithë bashkësisë ndërkombëtare, e veçanërisht në Kosovë”.
Ivanovic mendon se Serbia nuk do të ketë kurrfarë sanksionesh të veçanta nëse i organizon zgjedhjet lokale në Kosovë.
“E gjithë kjo, nga vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, shikohet si një fakt i pakëndshëm. Por, Serbisë nuk mund t’i kundërshtohet e drejta kushtetuese që në gjithë territorin t’u ofrojë qytetarëve mundësinë që të votojnë, të zgjedhin dhe të jenë të zgjedhur. Qëndrimi pozitiv ose negativ i UNMIK-ut do të ishte me rëndësi të madhe”, tha ai.
Sipas Ivanovicit, nëse UNMIK-u nuk pranon organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë, atëherë do të kenë një situatë shumë më të rëndë. “Kjo do të ishte shenjë se nuk mund të llogarisim në asnjë formë të ndihmës nga bashkësia ndërkombëtare, kurse shqiptarët e Kosovës këtë do ta kuptonin si thirrje e hapur që të zbatojnë dhe shfrytëzojnë gjithçka që kanë në dispozicion, në mënyrë që ato zgjedhje t’i pengojnë”, tha ai. 

Më shumë angazhim institucional për njohjet

Kosova duhet të vazhdojë rregullimin e brendshëm, sundimin e ligjit, dhe duhet të ketë një lobim më aktiv, në mënyrë që të arrijë një numër sa më të madh të njohjeve. Këto konstatime kanë dalë nga konferenca me temën, “Proceset, problemet dhe perspektiva e Kosovës”, organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe Zhvillim, ku pjesëmarrës ishin profesor të universiteteve të njohura të botës, dhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës së fundmi ka angazhuar të gjitha mekanizmat e mundshme, në mënyrë që të rris numrin e shteteve që e njohin pavarësinë e Kosovës. Ai gjithashtu ka konfirmuar edhe lajmin për njohjen më të re të shtetit tonë, nga Republika Sao Tome dhe Principe që çon në 89 numrin e njohjeve.
“Kjo është një rrugë njëkahëshe, që besoj këtu e kemi vërtetu të gjithë se nuk ka kthim prapa dhe shumë shpejt do të arrimë tek numri i gjysmës së botës, që kanë njohur Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran”, ka thënë Selimi.
Ai ka shtuar se puna e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, e ministrit Enver Hoxhaj dhe e Qeverisë së Kosovës, ka sjellë deri te një numër kualitativ të njohjeve dhe pa dyshim, sipas tij, ky proces nuk do të ndalet gjatë këtij viti. Ai ka vlerësuar se marrëveshja e arritur në Bruksel, për prezantimin e Kosovës në nismat rajonale, do të ndihmoj shumë Kosovën në procesin e njohjeve, raporton Kosovapress.
Ndërkaq, profesor Richard Caplan nga Universiteti i Oksfordit, ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të adresoj çështjet e shtetësisë në rrafshin ndërkombëtar në mënyrë që të jetë anëtare e plotë e komitetit ndërkombëtar, ngase, sipas tij, mosnjohja nuk do të thotë edhe mosmarrje pjesë në proceset e rëndësishme.
“Kosova duhet të vazhdoj rregullin e brendshmes, sundimin e ligjit në mënyrë që të zvogëloj në minimum kritikat rreth sjelljes së saj që nganjëherë kjo kërkohet, ku koncesionet jepen të dhimbshme. Së dyti lobimi aktiv, tek shtete të cilat duhet të pranojnë Kosovën. Së treti shënimi i mbështetjes së miqve, përmenda Britaninë e Madhe, SHBA-të, por Britania e Madhe mundet dhe ka qenë mjaft ndikese në këtë aspekt, dhe më tutje që të kërkoj çdo lloj mundësie për të vërtetuar shtetësinë e vet për t’ju bashkangjitur organizatave ndërkombëtare të cilat me anëtarësim vinë edhe njohjet e shtetësisë së Kosovës”, ka thënë Caplan.

Dënohet sulmi mbi Ambasadën e Maqedonisë

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, dënon sulmin e ndodhur mbi Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Prishtinë, rreth mesnatës së mbrëmshme.
MPJ e konsideron tërësisht të papranueshëm dhe në dëm të raporteve miqësore mes dy shteteve tona këtë akt vandal.
Ministria e Jashtme kërkon nga organet e hetuesisë që sa më parë të zbardhin rastin dhe të vënë para organeve të drejtësisë kryerësit e këtij akti të ulët.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës shpreh përkushtimin e fuqishëm të institucioneve të shtetit për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Republikën e Maqedonisë.
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një kumtese ka dënuar sulmin, duke vlerësuar se incidente të tilla synojnë të dëmtojnë marrëdhëniet midis dy vendeve. 

Mourinho: Nuk mund ta shoh Interin kështu

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka shprehur keqardhjen e tij për gjendjen e Interit pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, duke thënë se është thellësisht i pikëlluar.
“Unë jam thellësisht i pikëlluar për Interin. Të martën ne të gjithë këtu në Madrid kemi përkrahur Interin. Jo vetëm unë, por edhe lojtarët e mi, të cilët as që e njohin Interin, por kanë ndjenja për ekipin Nerazzur që eliminoi Barcelonën në gjysmëfinale dy vite më parë”.
“Ne jemi të gjithë të pikëlluar për Interin, është sezon i vështirë për ta. Fatkeqësisht në futboll mund të humbasësh dhe të fitosh, por jam i sigurtë se ata do të rikthehen me tituj jo më larg se vitin e ardhshëm. Nuk mund ta këshilloj Morattin, jam vetëm tifoz. Presidenti di çfarë të bëjë, Ranieri është trajner me përvojë dhe lojtarët janë të cilësisë së lartë. Ndërrimi i lojtarëve është normal, por fuqia ekziston në ekipin e Interit dhe në presidentin, përderisa tifozët krijojnë atmosferë dhe shpirt unik”, ka thënë Mourinho.

Galliani: Messi, më i miri në histori

Drejtori i Milanit, Adriano Galliani, është shprehur pas tërheqjes së shortit të Ligës së Kampionëve, duke thënë se lojtari më i mirë i kundërshtarit të Rossonerëve është Lionel Messi.
“Unë i kam parë të luajnë edhe Diego Maradonën edhe Pelen, por mendoj se Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Unë po e shoh se është në formë të mirë, por shpresoj se kështu nuk do të jetë në dy ndeshjet ndaj nesh”.
“Do të jenë dy ndeshje fantastike, dy ndeshjet në fazën grupore përfunduan 5-4 për Barcelonën, por kjo falë një penaltie të falur nga gjyqtari. Interi, në vitin 2010, eliminoi Barcelonën pasi luajti ndaj saj në fazën grupore. Do të kishte qenë më mirë për ne për t’u përballur me Barcelonën në gjysmëfinale ose finale, por së paku ne jemi në çerekfinale”, ka deklaruar Galliani. 

Conte: Allegri flet për gjyqtarët

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka kritikuar ashpër rivalin e tij për titull, trajnerin e Milanit, Massimiliano Allegri, për komentet e këtij të fundit rreth nivelit të referimit në Serie A.
Bianconerët kanë bojkotuar mediat që prej barazimit pa gola ndaj Genoas të dielën në protestë të referimit të keq, nga i cili Zonja e Vjetër beson të jetë dëmtuar.
“Para disa ditësh unë lexova një intervistë të tij, në të cilën ai kërkoi nga të gjithë që të jenë të qetë dhe të mos flasin për referimin. Por shikoni, është ai që tani vazhdon të flasë, përderisa ne jemi absolutisht të qetë”, ka theksuar Conte.
Juventusin e pret sonte mbrëma dueli shumë i vështirë, derbi i madh ndaj Fiorentinës në Artemio Franchi.

“Barcelona, short më të lehtë se Reali”

Legjenda e Real Madridit, Amancio Amaro, beson se Barcelona ka një short më të lehtë se sa Los Blancos, pasi beson se katalanasit i kanë punët më mirë që shmangën Bayernin e Munichut.
“Real Madridi nuk ka luajtur keq në Ligën e Kampionëve. Ata e kanë një kundërshtar të lehtë në çerekfinale”.
“Sidoqoftë, mendimi im është se Barcelona ka dukshëm short më të lehtë se Reali për fazat tjera. Shikoni, Bayerni është ekip i mrekullueshëm dhe Barcelona ka fat që e ka shmangur. Unë do të kisha preferuar një gjysmëfinale Barcelona-Bayern. Besoj se është më vështirë të mposhtet Bayerni se sa Barcelona”, është shprehur Amancio.

Sahin të huazohet te Interi?

Real Madridi është i gatshëm që të dëgjojë ofertat për huazim të mesfushorit Nuri Sahin gjatë verës, raporton Marca.
Besohet se Jose Mourinho është shumë i interesuar që ta dërgojë te ndonjë klub si huazim mesfushorin, pasi minutazhi i vogël po ia pamundëson turkut që të tregojë veten.
Përderisa një rikthim te Dortmundi është i mundur, skuadra që po thuhet se është e interesuar për shërbimet e Sahin del të jetë nënkampioni i Italisë, Interi.

Benitez: Nuk kam ofertë nga Chelsea

Strategu spanjoll, Rafa Benitez, ka hedhur poshtë spekulimet se ai ka marrë ofertë nga Chelsea për të drejtuar klubin londinez.
“E kam thënë më parë, nuk dua të flas shumë për këtë, por në media kjo vazhdimisht është duke u elaboruar”.
“Unë nuk kam marrë ende një ofertë të mirë zyrtare në tavolinë, kështu që është vetëm spekulim, njerëz që flasin dhe unë si menaxher, e kam thënë edhe më parë, nuk jam duke nxituar për të gjetur punë të re”, është shprehur Benitez për Sky Sports

Clooney lirohet pas arrestimit

George Clooney është liruar nga policia pas arrestimit para ambasadës sudaneze në Washington, ndërsa aktori ka bërë shaka duke thënë se ai nuk e kishte ditur se do të arrestohej.
Aktori i “Ides of March” ishte arrestuar pas protestave para ambasadës sudaneze së bashku me babin e tij. Fushata e Clooneyt kishte për qëllim që të vinte në dyshim regjimin e presidentit sudanez Omar al-Bashir, i cili sipas protestuesve në Ëashington po provokon krizë humanitare duke bllokuar hyrjen e ushqimit.
“Kjo është fantastike. Dhe kjo fotografi ka shkuar nëpër tërë botën. Dëgjoni, ne kemi tentuar që të arrijmë të ngrisim vëmendjen për këtë çështje dhe më duket se e kam arritur qëllimin. Dhe diçka, e kam ditur para një jave se do të arrestohem”, u shpreh Clooney. 

SAP drejt kreut në bazat e të dhënave

Gjiganti softuerik gjerman SAP publikoi se synon të bëhet një nga furnizuesit udhëheqës të softuerit për menaxhimin e bazave të të dhënave, me cilën gjë sigurisht se do të i jap zjarr garës shumëvjeçare me Oracle.
SAP publikoi se planet e veta do ti bëj publike në konferencën për gazetarë të caktuar për 10 prill në San Francisco. Kompania është furnizuesi udhëheqës botërorë i softuerit për menaxhimin e proceseve afariste, derisa Oracle është lojtari i dytë në këtë treg, por njëkohësisht është edhe kompania udhëheqëse në fushën e softuerit për menaxhimin e bazave të të dhënave.
SAP bleu Sybase në prillin e vitit 2010 duke hyrë kështu në mënyrë më aktive në tregun e softuerit për menaxhimin e bazave të të dhënave, e në evenimentin e caktuar për 10 prill synon të paraqes platformën e vet të unifikuar për menaxhimin e të dhënave dhe të tregoj se synon të bëhet një nga ofruesit kryesorë të zgjidhjeve për menaxhimin e bazave të të dhënave.

Kavia thyen rekord në kërcim (Video)

Një kavie (Cavia porcellus) e quajtur Truffles ka arritur që me sukses ta thyejë rekordin botëror të kërcimit në distancë për llojin e vet.
Truffles është konfirmuar si rekorder në Guinnes, duke thyer rekordin paraprak me një distancë prej 10 centimetrash më shumë.
Pronari i Truffles është 13-vjeçari Chloe Macari, ndërsa nëna e tij ka thënë se ai e dinte se kavia kishte aftësi për të kërcyer, prandaj e ka provuar se sa larg mund të kërcejë.
Pas kërcimeve që kavia i ka bërë në shtëpi, familjarët kanë rënë në kontakt me përfaqësuesit e librit të rekordeve Guinness dhe më pas me dëshmitarë dhe me kamerë është vërtetuar thyerja e rekordit.

Konfirmohet njohja nga Sao Tome e Principe

Shteti Sao Tome e Principe është shteti i radhës që e ka njohur shtet Republikën e Kosovës. Sipas MPJ-së, ky është shteti i 89-të që e ka njohur vendin tonë për shtet të pavarur.
Qeveria e Sao Tome e ka njohur Kosovën si një shtet sovran dhe anëtar të plotë të bashkësisë ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë për shtyp të Këshillit të Ministrave të këtij vendi.
Vendimi u miratua në seancën e fundit të Këshillit të Ministrave të Sao Tome, të mbajtur të mërkurën, dhe u miratua pa hollësi të mëtejshme. “Këshilli i Ministrave ka marrë vendim për njohjen ndërkombëtare të Kosovës”, thuhet në vendim.
Ky shtet-ishull gjendet në Oqeanin Atlantik, në perëndim të kontinentit afrikan dhe në brezin ekuatorial. Ka diku mbi 160 mijë banorë, kurse gjuhë zyrtare është portugalishtja, pasi në të shkuarën ka qenë koloni e Portugalisë.

Pavarësia e Kosovës, projekt kompromisi

Pikëpamja e kryeministrit Hashim Thaçi që zgjidhja më e mirë për shqiptarët është të jetonin në një shtet të vetëm, është pasuar me sqarime shtesë të Qeverisë së Kosovës – kryeministri nuk ka pasur qëllim të kërcënojë Maqedoninë apo Malin e Zi, shtete fqinje që banohen edhe nga shqiptarë. Kërcënimi ka qenë për qendrat e vendosjes.
Hajredin Kuçi, zëvendës i Thaçit në Qeveri dhe në parti, nuk ka fshehur faktin se projekti i pavarësisë së Kosovës nuk ka qenë më i dëshirueshmi nga shqiptarët. Ai e ka arsyetuar shefin e tij në qëndrim. Po kështu ka treguar edhe për kontekstin në të cilin është deklaruar kryeministri, duke mohuar që me të janë kërcënuar edhe dy shtetet fqinje që kanë njohur pavarësinë.
“Kjo është qasje ndaj presioneve të Serbisë dhe sinjal për akterët vendimmarrës si dhe përcaktim i shkallës së tolerancës sonë”, ka thënë zëvendëskryeministri Kuçi, transmeton Koha.net.
“Pavarësia është vullnet yni dhe ne kemi punuar në ndërtim të saj dhe kemi dhënë garanci ndërkombëtare për këtë. Po ashtu, të gjithë e dimë se është projekt i kompromisit për shqiptarët në tërësi dhe në veçanti për ata që kanë jetuar në ish-Jugosllavi”, tha ai.
Për herë të parë prejse është në krye të Qeverisë, kryeministri Thaçi ka dhënë një deklaratë “të nxehtë” edhe për çështjen e kufijve shtetërorë. Ka thënë se lëvizja e kufijve askujt nuk i konvenon më shumë se shqiptarëve. Këtë bindje ka thënë ta ketë shfaqur edhe para miqve ndërkombëtarë.

Minatorët në grevë

Minatorët e minierës me flotacion “Trepça” në Stantërg, kanë hyrë të premten në grevë, kurse krerët e këtij ish-gjiganti industrial kosovar nuk janë prononcuar për medie. Përkundër insistimit të gazetës krerët e minierës nuk kanë pasur guxim të prononcohen për medie rreth kësaj greve të minatorëve.
Mbi 30 minatorë të rinj, që janë pranuar në punë para gjashtë muajve kanë ndërprerë punën për shkak të diskriminimit në paga. Ata kanë thënë se kur janë punësuar u është premtuar se paga do të jetë 300 euro për stazhin e praktikantit 6-mujor, kurse më vonë kur të punojnë nëpër horizontet e minierës do të rritet në 450 euro.
Por, 25 minatorët e rinj që janë duke punuar në minierë, janë duke u trajtuar si punëtorët që janë duke punuar jashtë minierës. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi tek ata, të cilët kanë thënë se paga e tyre nuk mund të jetë e barabartë me ata që kurrë nuk kanë qenë brenda minierës, shkruan Zëri.
Sipas tyre, dhënia e pagës së barabartë për minatorë e për ata që punojnë jashtë minierës është duke u bërë për arsye se të punësuarit jashtë janë anëtarë dhe farefis të menaxherëve të Trepçës.
Minatorët e rinj në fillim grevën e kanë mbajtur në hyrje të banjave, kurse në orët e pasdites në horizontet e minierës. Minatorët grevistë nga frika se do të largohen nga puna nuk kanë pranuar të prononcohen për medie.
Menaxheri i Trepçës, Ferat Shala, përmes telefonit tha se prodhimi në minierë nuk është ndërprerë, kurse pakënaqësia e minatorëve të rinj ka të bëjë me skadimin e kontratave 6-mujore të praktikantëve të rinj.
Kjo nuk është hera e parë që minatorët e Stantërgut ndërpresin prodhimin për shkak të pakënaqësisë me pagat dhe sistematizimin e vendeve të punës, por edhe të problemeve tjera. 

Garantuesi i Grandit, kompani e dyshimtë për AKP-në

Fati i hotelit “Grand” vazhdon të mbetet në pikëpyetje. Ai mund të kthehet prapë në pronësi të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Kjo për faktin se zyrtarët e kësaj agjencie nuk janë duke besuar se, në këtë hotel, do të investohen 20 milionë euro siç ishte premtuar nga blerësit.
Këtë dyshim ua ka ngjallur garancia që blerësi, Zelqif Berisha, ua ka sjellë atyre. Për investimet në këtë hotel ka garantuar me 33 milionë euro, Instituti Internacional i Financave “Interfin Ltd”, president i së cilës është zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, shkruan Koha Ditore.
Por për zyrtarët e lartë të AKP-së, kjo kompani del të jetë fiktive, dhe e dyshimtë se mund të mbulojë garancinë prej 33 milionë eurosh.

F1: McLaren befason, fiton polen e Australisë

Skuderia britanike McLaren ka befasuar të gjithë duke arritur të zë dy pozitat e para startuese, me Lewis Hamilton në pole, para garës së parë të sezonit për Çmimin e Madh të Australisë, duke lënë prapa kampionët e botës të Red Bull.
Në kualifikime dështoi keq Ferrari, duke ngelur shumë prapa me ngasësit Fernando Alonso dhe Felipe Masa, përderisa formë të mirë shfaqën Lotus dhe Mercedes, që janë pak prapa startuesve të McLaren.
Befasia absolute është kampioni i shtatfishtë Michael Schumaher, që me veturën e tij të re kontraverse arriti të zë vendin e katërt dhe konsiderohet po ashtu nuk mund të përjashtohet as ndonjë befasi e ‘Schumit’ për garën e të dielës. 

Ancelotti: Nuk na intereson Pazzini

Trajneri i PSG, Carlo Ancelotti, ka thënë se ai nuk është aspak i interesuar për sulmuesin e Interit, Giampolo Pazzini.
“Pazzini? Jo, nuk kemi nevojë për të. Ne tashmë kemi Guillaume Hoarau, i cili është i njëjtë sikurse Pazzini”.
“Unë jam shumë i kënaqur me punën e Hoarau, kam besim tek ai”, ka theksuar Ancelotti pas spekulimeve që e lidhnin sulmuesin e Interit me një kalim te PSG.

Chelsea i kënaqur me shortin

Shefi ekzekutiv i Chelseat, Ron Gourlay, është i kënaqur që Chelsea do të udhëtojë në Portugali së pari, para duelit kthyes që zhvillohet në Stamford Bride ndaj Benficas.
“Në këtë fazë nuk ka rëndësi kush është kundërshtari. Do të jetë ndeshje e vështirë, por është me rëndësi që të shfaqim paraqitje të mirë në udhëtim dhe të vëmë bazë të fortë”.
“Ramires dhe David Luiz njohin ekipin portugez, por ne kemi njohuri për ta pasi edhe në fazën grupore u përballën me Manchester Unitedin. Ata janë shumë të fortë dhe ne mezi presim ndeshjet e radhës”, është shprehur Gourlay. 

Schweini: Punë e vështirë ndaj Marseille

Mesfushori i Bayernit të Munichut, Bastian Schwinsteiger, ka pranuar se skuadra e tij do të përballet me një sfidë të vështirë ndaj Marseille në çerekfinalen e Ligës së Kampioënve.
“Është sfidë e vështirë, por nëse duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve, atëherë duhet të përballemi me këto vështirësi”.
“Gjëja e mirë është se ndeshja e parë zhvillohet në udhëtim”, ka theksuar Schwensteiger.

BabaStars, album të përbashkët?

Hip-hop ‘labeli’ BabaStars është duke punuar në një album të përbashkët, gjithnjë sipas burimeve të sigurta të LajmeNews.
Ishte menduar se grupi Skillz do të lansojë albumin së shpejti, por duket se këngët e punuara për këtë album do të ‘zhvendosen’ në albumin e ri të përbashkët me Tingulli 3nt dhe antarët tjerë të ‘labelit’, për krijimin e një albumi të madh të përbashkët.
Albumi besohet se është duke u punuar dhe do të lansohet gjatë verës, teksa në të pritet të marrin pjesë me bashkëpunime edhe Ronela Hajati dhe Stresi.

William Scott vendos të martohet

Aktori i filmave “American Pie”, Sean William Scott, do të martohet.
35-vjeçari është fejuar me të dashurën e tij, ish-modelen e Victoria’s Secret, Lindsay Frimodt, shkruan revista amerikane Life & Style.
“Seann i ka kërkuar asaj të martohen në Ditën e Valentinit dhe ajo ka thënë po”, ka thënë burimi i afërt me aktorin.
Sean, i cili luan djaloshin e dhënë pas seksit, Steve Stifler, në serinë e filmave “American Pie”, së fundi tha se ai nuk ngjan aspak me karakterin që luan në film.
“Kam një të dashur në jetë... Kurrë në të vërtetë nuk e kam shfrytëzuar avantazhin e të qenit aktor, pasi gjithmonë kam qenë shumë i turpshëm për të biseduar me vajzat”, ka thënë aktori amerikan. 

Ivy Bridge nga prilli

Procesorët 22-nanometërsh Ivy Bridge blerësve do të duhej të ju jenë në dispozicion nga fundi i muajit prillit. Informata pak më precize rreth paraqitjes së çipave të rinj u publikuan nga DigiTimes, duke u thirrur në burime të afërta me prodhuesit.
Paraqitja zyrtare në fund të muajit të ardhshëm përfshin kryesisht çipat më të fuqishëm – në lansimin fillestar krejtësisht pritet të paraqiten 11 procesorë nga familjet Core i7 dhe Core i5, derisa disa modele të mbetura Core i5 do të jenë në dispozicion në fillim të muajit qershor.
Ata të cilët synojnë ta bazojnë kompjuterin në çipa pak më të dobët të gjeneratës Ivy Bridge do të duhet të presin pak – paraqitja e procesorëve nga linjat Core i3 dhe Pentium sipas informatave momentale është e paraparë për muajin korrik. 

Telashet me fusnotën

Një delegacion i Serbisë në Sarajevë e ka lëshuar takimin kur në tabelën e emrit ka parë vetëm Kosovo *, duke kërkuar që aty të prezantohet edhe fusnota, pavarësisht se në një takim në Danilovgrad të Malit të Zi përfaqësuesja nga Kosova ishte përfaqësuar në këtë mënyrë përkrah përfaqësuesit serb. Kurse një delegacion i Kosovës në Serbi ka lëshuar takimin në Beograd, kur në tabelën e emrit përveç asteriskut, ka parë edhe përmbajtjen e fusnotës.
Autoritetet e Beogradit tashmë kanë udhëzuar delegacionet e tyre që në takimet ku marrin pjesë edhe përfaqësuesit kosovarë të refuzojnë pjesëmarrjen, nëse nuk është edhe përmbajtja e fusnotës në tabelën e emrit.
Ndërsa Qeveria e Kosovës me propozim të Zëvendëskryeministres Edita Tahiri ka dërguar në të gjitha ministritë modelin se si duhet të prezantohen delegacionet e Kosovës në këto takime, nëse pala serbe i referohet siç thuhet Kushtetutës së tyre.
“Në të gjitha takimet rajonale, delegacioni i Republikës së Kosovës duhet të respektojë parimin e reciprocitetit ndaj delegacionit të Serbisë, përkatësisht nëse pala serbe lexon tekste të ndryshme nga Kushtetuta e tyre, atëherë pala e Kosovës duhet të lexojë tekste nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, thuhet në udhëzimin e dërguar nga Zyra e Kryeministrit në të gjitha dikasteret e qeverisë, të cilin e ka siguruar Express.
Bashkë me këtë udhëzim është bashkëngjitur edhe sugjerimi se çfarë duhet të thonë përfaqësuesit kosovarë si përgjigje ndaj palës serbe.
“Republika e Kosovës është shtet i pavarur , sovran dhe demokratik i qytetarëve të saj. Shteti i Kosovës është njohur nga pjesa më e fuqishme botës, si nga shtetet e Bashkuara të Amerikës , 23 shtete anëtare të Bashkimit Europian, shumica e shteteve të rajonit dhe më gjerë si dhe është anëtare e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar”, thuhet në dokumentin e Zyrës së Kryeministrit i cili është cilësuar si një propozim nga Zyra e Zëvendëskryeministres Tahiri.
Çështja e pjesëmarrjes së delegacioneve të Kosovës në takime të organizatave rajonale është adresuar edhe në një dokument tjetër të Zyrës së Kryeministrit. Ky dokument ka shpalosur një kërkesë të Ministrisë së Jashtme, e cila ka kërkuar që të gjitha delegacionet e Kosovës që kanë ftesë për të marrë pjesë në takime rajonale duhet paraprakisht të njoftojë këtë ministri. 

Daka akuzon Mustafën

Njëri nga themeluesit e LDK-së në Amerikë, Musa Daka thotë se largimi i tij nga Këshilli i Përgjithshëm i partisë ka ndodhur pasi ka kërkuar sqarime për fondet e paraluftës. Daka ka kritikuar Isa Mustafën, duke thënë se është bërë vegël e Hashim Thaçit.
Në korrik të vitit të kaluar Musa Daka kishte kërkuar në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së të zbardhet çështja e fondeve të grumbulluara para luftës për çlirimin e Kosovës.
Si anëtarë i organit vendimmarrës të LDK-së, ai kishte kërkuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së të kërkonte llogari nga Bujar Bukoshi për fondin e “Trepërqindëshit” dhe nga Hashim Thaçi për fondin “Vendlindja Thërret”.
Me kërkesën e themeluesit të LDK-së në Amerikë nuk ishte marrë askush, derisa akuzat e tij ishin mohuar nga Bujar Bukoshi e Isa Mustafa.
Por,  Daka në Kuvendiin e Punës së LDK-së, të mbajtur para dy javësh, është larguar nga Këshilli i Përgjithshëm.
Ky anëtar i LDK-së ka thënë se largimi i tij ka ardhur për shkak se nuk ka heshtur, derisa ka leshur akuza në drejtim të Liderit të partisë.
“Isa Mustafa prej se është zgjedhur kryetar i LDK’së është vegël e Hashim Thaçit. Këtu dyshime s`ka. Po dihet takimet e fshehta me te, heshtja kur është fjala për Veriun, kur cungohet Kosova, kur kthehem katër vjet prapa, 88 shtete e kanë njohur Thaçi bën pazare të fshehta pa dijen e Kuvendit, ndërsa Isa Mustafa ia miraton me heshtje”, ka deklaruar Daka për Express.
Sipas tij, bosat e fondeve të paraluftës janë bërë shefa të krimit ekonomikë dhe politikë në Kosovë.

Musa Daka, në Kuvendin e Shtatë të LDK’së kishte dal publikisht në krah të Fatmir Sejdiut duke e votuar për udhëheqës të LDK-së.
“Normalisht se kam votuar për Fatmir Sejdiun sepse vet fakti se iu kanë organizu demonstrata para selisë, i është formuar Lista Rugova dhe menjëherë pas zgjedhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së caktohet Bujar Bukoshi Zëvendëskryeministër i Thaçit, kam insistuar dhe vazhdoj të insistojë të zbardhen paratë e fondeve”, ka deklaruar ai.
Sipas vlerësimeve të Dakës, qytetarët e Kosovës kanë filluar të shohin pazaret mes PDK-së dhe LDK-së.
“Elektorati i LDK-së kanë filluar me e kuptu kush është Isa Mustafa dhe veglat e tij në LDK, bosi i tij Bukoshi. Haraqia që po zënë pozita në Qeverinë Thaçi. Jo vetëm në LDK, edhe në PDK elektorati ka filluar me e pa... pakënaqësia e Jakupt me Hashimin”, ka shtuar ai.
Daka ka deklaruar se do të vazhdojë të mbetet anëtarë i LDK-së dhe se do të angazhohet që të mos ndahet partia.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur Kuvendin e Punës, më 4 mars të këtij viti dhe ka vendosur të largoje disa nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, në mesin e të cilëve ishte Musa Daka, Haxhi Kamberi, Ismet Krasniqi e Berim Ramosaj.

I zbulon celulari

Një telefon mobil i harruar në vendin e ngjarjes i ka ndihmuar Policisë së Kosovës që të arrestojë tre të dyshuarit, që ishin futur në shtëpinë e familjes Kçiku nga Gjilani për të plaçkitur. Me këtë rast të dyshuarit në tentim për të ikur kishin ther me thikë Hysen e Hajredin Kçikun. I pari nga plagët e marra ka vdekur në vendin e ngjarjes, përderisa vëllai i tij po trajtohet në QKU.
Dy ditë përpara kishin planifikuar që së bashku si grup të hynin dhe të plaçkitnin kudo dhe çka do. Ia kishin mësyer një shtëpie të familjes Kçiku, ku për dy ditë kishin planifikuar se si të hynin brenda saj. Ishin sjellë lagjes dhe përreth saj me një skuter duke e vëzhguar terrenin.
Më 12 mars rreth orës 1 e 20 të natës, që të tre realizuan planin e tyre duke u futur në shtëpinë e familjes Kçiku nga Gjilani.
Fillimisht ata besohet se kishin hyrë nga garazha, ani pse Hajredin Kçiku tash sa kohë jeton në këtë shtëpi.
Tërë rrëfimin se si ka ndodhur vrasja e Hysen Kçikut dhe plagosja e rëndë e Hajredin Kçikut nga tre personat një i mitur dhe dy të tjerë, e kanë sqaruar për gazetën Express burime të afërta me hetimet.
Sipas këtij burimi, Leutrim e Liridon Zeqiri dhe Florim Leci pasi ishin futur në shtëpinë e familjes Kçiku, kishin tentuar të merrnin çdo gjë që u dilte përpara, përderisa Hajredin Kçiku kishte dëgjuar një zhurmë.
“Ata derisa po lëshoheshin shkallëve poshtë, kanë hasur Hysen Kçikun dhe vëllain e tij Hajredinin. Në tentim për të ikur, të tre personat kishin filluar përleshjet me të dy vëllezërit. Tre të dyshuarit kishin nxjerrë thikat dhe boksat e hekurit”, ka treguar burimi i gazetës.
Ai ka sqaruar se njëri nga të dyshuarit në tentim për të ikur ka qëlluar disa herë më thikë tashmë të ndjerin Hysen Kçiku dhe vëllain e tij Hajredinin.
“Ata pasi kishin ther me thikë të ndjerin dhe vëllain e tij, kishin arritur të iknin pa ditur se çfarë ka ndodhur”, sqaron ai.
Hyseni, sipas burimit, kishte mbetur i shtrirë, përderisa vëllai i tij me plagë në trup ishte munduar që të ngre zvarrë vëllain e tij duke tentuar që ta fuste brenda në shtëpi.
Tre të dyshuarit, rrëfen burimi, kishin ikur nga vendi i ngjarjes në këmbë.
“ Ata kanë qenë jo të maskuar dhe pas veprës që kishin kryer, kanë arritur të largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes’, thotë ai.
Por, ka qenë një telefon mobil që tre të dyshuarve u kishte rënë në hyrje të shtëpisë së familjes Kçiku, që i ka ndihmuar Policisë së Kosovës që të arrestojë ata.
“ Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur telefonin mobil që dyshohej se ishte i Florim Lecit. Më pas policia kishte thirrur numrat e mbetur në telefon duke arritur që të identifikojë të dyshuarit e tjerë”, thotë burimi.
Ai ka thënë se pas kësaj, policia ka arritur që pas tri orësh të arrestojë tre të dyshuarit, secilin veç e veç nëpër shtëpitë e tyre.
“ Fillimisht policia e mbështetur edhe nga njësia speciale ka shkuar në shtëpinë e Florim Lecit, ku ka takuar nënën e tij, e cila ka konfirmuar se telefoni mobil ishte i djalit të saj. Kanë arrestuar Florimin e më pas edhe dy të dyshuarit tjerë në fshatin Uglarë të Gjilanit”, ka pohuar burimi i gazetës.
Tri orë pasi që tre të dyshuarit kishin kryer veprën, policia ka arritur t’i arrestojë ata.
“ Ata po mbahen në paraburgim, asnjëri nga ta nuk e pranon se ka kryer vrasje. Secili nga ta pohon se kanë qenë duke bërë roje, derisa shokët e tyre kanë qenë brenda shtëpisë”, shkruan gazeta.
Policia ka thënë se ka konfiskuar thika dhe boks metali me të cilat dyshohet se të dyshuarit kishin kryer veprat penale. 

Sulmohet ambasada e Maqedonisë në Prishtinë

Koktej molotovi është hedhur mbrëmë në objektin e ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë. Nuk ka të lënduar dhe dëme të ndjeshme materiale. Kurse Policia është vënë në ndjekje të sulmuesve.
 Tre persona kanë hedhur koktej molotovi nga një veturë e bardhë "Toyota" në objektin e ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë, Dragodan, të premten rreth orës 23:00, raporton Gazeta JNK.
Nuk janë raportuar të lënduar dhe dëme të mëdha materiale.
Një togere policore po kalonte aty afër kur kishte vërejtur sulmuesit dhe ajo menjëherë ishte hedhur në ndjekje të tyre duke e ndërprerë sulmin që ka mundur të jetë më serioz.
Ditëve të fundit gjendja në Maqedoni mes etniteteve maqedone e shqiptare është acaruar sërish.

Salihaj: Policia e infektuar nga krimi i organizuar dhe SHIK-u

Adem Salihaj, dëshmitar në rastin e gjykimit të njohur së Rasti Bllaca 2 dje, sapo ka dalë nga salla e gjykimit është kontrolluar nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe është mbajtur për rreth 20 minuta nga ata. Ai deklaroi se ka refuzuar të kontrollohej pa urdhër të gjyqtarit, për gjoja armë që mbante me vete. Salihaj ka akuzuar Policinë e Kosovës se ka lidhje me krim të organizuar.
“Pasi përfundoi seanca, në korridor me ndali Policia dhe më futën në një dhomë. Më thanë se kanë një informatë që unë jam i armatosur, kam revole”, ka treguar Salihaj. “Unë kërkova me këmbëngulje që ta di se kush e dha këtë urdhër dhe kërkova ta di se kush janë këta persona. Ata ishin me jelekë dhe nuk shihej asnjë numër i tyre”.

Ai e ka akuzuar Policinë e Kosovës se ka lidhje me krimin e organizuar dhe këtë veprim e ka quajtur skandaloz.
“Ishte shumë e qartë se ishte një veprim i koordinuar, i orkestruar që të më paraqesin mua kriminel, njeri të armatosur që i rrezikoj të tjerët dhe kriminelët të paraqiten si viktima”, ka thënë dëshmitari Salihaj, i cili është kryetar i degës së LDK-së në Ferizaj dhe anëtar i Kryesisë Qendrore të LDK-së.
Sipas tij kontrollimi pa urdhër të gjyqtarit është vazhdim i frymës që sipas tij ka zgjatur me vite. “Unë them me bindje të plotë se Policia e Kosovës është e infektuar deri në palcë nga krimi i organizuar dhe nga SHIK-u”, ka thënë Saliahaj, transmeton Koha.net.
E, pikërisht si pjesëtarë të SHIK-ut po gjykohen gjashtë persona. Ata po akuzohen për vepra të ndryshme të denoncuara nga Nazim Bllaca.

Policia me plan operativ kundër zgjedhjeve serbe

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se Policia e Kosovës është duke e përgatitur planin operativ për të penguar organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe në territorin e Republikës së Kosovës.
Ministri Rexhepi ka thënë se do të ftohen edhe EULEX-i, edhe KFOR-i që të ndihmojnë realizimin e këtij plani, pasi me organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe, situata mund të tensionohet.
“Derisa Serbia pretendon se do t’i mbajë zgjedhjet, atëherë ne si institucione të Kosovës duhet të jemi të gatshëm të reagojmë, jo vetëm ditën e zgjedhjeve. Duhet të shfrytëzojmë të gjitha mjetet demokratike..., do të ndalojmë hyrjet e personave të paautorizuar në kufij dhe materialeve që kanë të bëjnë me zgjedhjet”, ka thënë Rexhepi për emisionin Debat të RTK-së.
Ai ka thënë se KFOR-it nuk ka obligime ndaj zgjedhjeve, por sipas tij, nëse grupet radikale serbe përpiqen të organizojnë tubime elektorale nxitëse, atëherë forcat paqeruajtëse nuk do të mund të qëndrojë duarkryq, por të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët.
Ministri Rexhepi ka thënë se pret dhe shpreson se faktori ndërkombëtar do të jetë i vendosur për të mos lejuar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. Ai ka thënë se Serbia duhet të dijë se procesi integrues në Bashkimin Evropian nuk merr fund me statusin e kandidatit.
Rexhepi po ashtu ka thënë se qasja ndaj veriut duhet të ndryshojë, pasi situata nuk mund të ndërrohet me deklarata nga distanca. Për këtë ai ka thënë se edhe ai edhe kryeministri Hashim Thaci, janë të gatshëm të takohen me përfaqësuesit e serbëve të veriut, por jo si kryetar komunash, sepse siç ka thënë ai, janë jolegjitim.

Brezovica, i mbetet shtetit

Qeveria e Kosovës ka vendosur ta bllokojë privatizimin e kompleksit turistik Brezovica. Gjithçka që është në këtë zonë, përfshirë pronën e paluajtshme, objektet hoteliere të ndërmarrjes shoqërore “Inex” dhe ato private, nëse është nevoja, do t’u jepen investuesve të ardhshëm në kuadër të projektit për zhvillimin e këtij kompleksi. Kjo shihet si mënyra më e mirë që të funksionalizohet qendra ekzistuese e skijimit pa dhënë para nga buxheti, krahas asaj që e ka propozuar Komisioni Europian.
 Qendra turistike Brezovica në Shtërpcë do t’i dalë prej dore Agjencisë Kosovare të Privatizimit pa asnjë cent. Kjo e fundit nuk do të mund ta privatizojë siç ka bërë me ndërmarrjet tjera në Kosovë. Qeveria e Kosovës ka paraparë një plan tjetër për kompleksin e kryesor të turizmit dimëror në Kosovë. Gjithçka që është në këtë zonë, përfshirë pronën e paluajtshme, objektet hoteliere të ndërmarrjes shoqërore “Inex” dhe ato private, nëse është nevoja, do t’u jepen investuesve të ardhshëm në kuadër të projektit për zhvillimin e “Brezovicës”.
Në bazë të vendimit të qeverisë të datës 8 shkurt të këtij viti, është specifikuar që këto hapësira tokësore dhe pasuri të ndryshme të kalojnë nën pronësi shtetërore apo nën menaxhim të qeverisë.
Bernard Nika, këshilltar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, të cilit edhe i është ngarkuar kjo çështje, shpjegon se kjo është mënyra më e mirë për funksionalizimin dhe zhvillimin e kësaj ane. “Ky vendimi nuk e shpronëson, por e rezervon pronën prej privatizimit të mëtutjeshëm. Ndalet procesi i privatizimit faktikisht”, thekson Nika.
Sipas tij, ky proces është shumë kompleks pasi krahas qendrës ekzistuese në Brezovicë, Komisioni Evropian ka hartuar planin edhe për një qendër të re të ngjashme turistike. Këtë institucionet vendëse e vlerësojnë si rrezik që askush të mos interesohej të derdhë mjete në renovimin dhe zhvillimin e mëtejmë të hoteleve dhe pistave aktuale të skijimit.
Për të mos mbetur infrastruktura ekzistuese e pashfrytëzueshme deri në zbatimin e master-planit, Qeveria e Kosovës ai thotë se duhet të investojë rreth 50 milionë euro. Këto investime, sipas Nikajt, qeveria e ka parë të udhës t’i bëjnë vetë investuesit kohë pas kohe, duke u krijuar atyre hapësirë të mjaftueshme fizike për investime. “Më qëllim që me u rrit fizibiliteti i investimeve, qeveria ka vendos mos me i privatizu (pronat dhe objektet në Brezovicë), por me i shpronësu dhe me i vendos në një paketë me projektin e ri”, pohon Nikaj.
Se shpronësimet nuk do të bëhen për t’i hapur rrugë zbatimit të projektit të Komisionit Evropian e thonë edhe zyrtarë të Zyrës së KE-së në Kosovë. “Master plani për Brezovicën e re shtrihet në një sipërfaqe të gjelbër dhe nuk mbulon resorin aktual të skijimit”, thekson Syzana Bytyqi, zyrtare për komunikim në Zyrën e KE-së në Prishtinë.
Në mesin e muajit shkurt, kjo zyrë pati prezantuar një “master-plan” për zhvillimin e qendrës turistike, e cila do të funksionojë gjatë tërë vitit në Brezovicë. Kjo do të ketë kapacitet për mbi 10 mijë mysafirë dhe do të ketë pjerrësira, ku mund të bëjnë ski si fillestarët, ashtu edhe ekspertët, pastaj do të ketë një qendër të fshatit me vende akomodimi, restorante dhe pasuri të paluajtshme.
Nënkryetari i Komunës së Shtërpcës, Beqir Fejzullhau, shpjegon se nuk ka asnjë pengesë pronësore as ligjore për ndërtimin e qendrës së re. “Brezovica e re nuk ka pronë shoqërore përveç disa bimëve endemike që duhet me pas kujdes”, thekson Fejzullahu.
Ndërkaq, ai thotë se vendimi i qeverisë për shpronësim ka qenë i nevojshëm për të zhbllokuar zhvillimin në këtë pjesë të Kosovës.
Me shpronësim, sipas tij, komuna do të përfitojë pronë pasi aktualisht pjesa më e madhe llogaritet si pronë e kompanisë shoqërore Inex dhe kompanive tjera shoqërore që kanë mbetur peng i privatizimit. “Si komunë kemi telashe pasi shumica është pronë shoqërore dhe ka pengesë për zbatimin e projekteve zhvillimore”, thotë Fejzullahu.
Ndërkaq, në Agjencinë Kosovare të Privatizimit pranojnë se kanë marrë njoftimin se qeveria po bën përgatitje për shpronësim të pasurisë së paluajtshme të ndërmarrjes shoqërore “Inex Sharr Planina-Brezovicë për zbatim të projektit për zhvillimin e Brezovicës në bazë të Ligjit për shpronësim të pronës së paluajtshme.

Borxhi publik në Spanjë ka arritur nivele historike

Borxhi publik i Spanjës ka arritur në fund të vitit 2011 një rekord historik, duke përfaqësuar 68.5 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto, rreth 7 pikë më tepër se një vit më parë, 61.2 për qind, sipas shifrave të publikuara nga Banka e Spanjës.
 Niveli i borxhit spanjoll, që është më lartë që prej fillimit të serisë statistikore në vitin 1995, është mbi kufirin e fiksuar nga Pakti i Stabilitetit të BE-së, 60 për qind, por mbetet rreth 20 pikë nën mesataren e zonës euro, 87.4 për qind në tremujorin e tretë të viti 2011.
Borxhi u rrit në fund të dhjetorit, në 734 961 miliardë euro, çka përfaqëson 68,5 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto, një rritje më shumë se dy pikë në vetëm tre muaj, 66 për qind në tremujorin e tretë.
Qeveria e mëparshme socialiste planifikoi për fundin e vitit 2011 një borxh prej 67.2 për qind të PBB-së, me qëllimin për ta mbajtur nën 70 për qind deri në vitin 2014.
Instituti i Statistikave të BE-së, Eurostat llogariti borxhin mbi 69,6 për qind në vitin 2011, 73.8 për qind në vitin 2012 dhe 78 për qind në vitin 2013.
Qeveria e djathtë e re deri tani nuk ka dhënë një objektiv të ri për këtë fushë.

“Nuk kemi çfarë të humbim ndaj Realit”

Drejtori i APOEL, Marios Georgiou, ka pranuar se ai nuk mund të fajësojë fatin që shorti i Ligës së Kampionëve ka vënë klubin e tij përballë Real Madridit, por thotë se qipriotët nuk do të dorëzohen.
“Është fantastike për ne. Ne kemi bërë diçka që një ekip qipriot asnjëherë nuk e ka bërë dhe unë e besoj se do të jetë e vështirë të arrijmë në gjysmëfinale”.
“Natyrisht, të gjitha ëndrrat kanë një fund në një pikë dhe mendoj se ne jemi pothuajse në fund të ëndrrës tonë. Unë e di se të gjithë në short e kërkuan APOEL-in për kundërshtar, por kjo është nder për ne. Megjithatë, të luajmë ndaj Real Madridit është përvojë e veçantë. Ne nuk kemi çfarë të humbim, e gjithë Çipro do të jetë përkrah nesh në ndeshjen e parë”, ka deklaruar Georgiou. 

Rui Costa: Nuk kemi frikë nga Chelsea

Drejtori i Benficas, Rui Costa, ka thënë se klubi portugez nuk i frikësohet as Real Madridit e Barcelonës, e sidomos jo Chelseat, pas shortit të tërhequr të premtën në mesditë që ka vënë përballë Benfican me klubin londinez.
“Ne jemi klub i madh dhe ne nuk kemi frikë nga askush. Do të jenë ndeshje shumë të ngushta, por kemi gjasa”.
“Ne jemi ndër tetë “Chelsea është ekip i madh, me lojtarë të mëdhenj, por Benfica po ashtu është ekip i ekipet më të mira në Evropë me plot meritë. Ne nuk kemi mundur të kërkojmë një ekip më të lehtë, pasi nuk ka ekipe të lehta. Ne luajmë edhe në shtëpi, por edhe në udhëtim. Nuk na frikëson fakti që së pari luajmë në Estadio Da Luz e më pas në Stamford Bridge. 

Sneijder: Nuk shkoj kurrë te Milani

Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhnin atë me një kalim te rivali i përbetuar i Nerazzurëve, Milani.
Mediat italiane raportuan të enjtën se holandezi do të shqyrtonte një kalim te rivali i përbetuar i Interit pas përfundimit të sezonit, teksa si arsye këto media morrën raportet shumë të mira të Sneijder me lojtarët Rossonerë.
“Një kalim te Milani? Këto janë thashetheme. Këto raporte janë absolutisht të pa baza”, ka theksuar Sneijder për gazetarët.
Interi është eliminuar nga Liga e Kampionëve përkundër fitores prej 2-1 të martën ndaj Marseille, teksa tashmë kanë filluar të lakohen emrat e parë të cilëve do t’u hapet dera në qershor. 

Butragueno: Mirë që shmangëm të mëdhenjt

Drejtori i Real Madridit, Emilio Butragueno, beson se Real Madridi nuk mund të lejojë që të nënvlerësojë rrezikun që mund të paraqesë skuadra APOEL Nicosia, por pranoi se shorti i tërhequr për madrilenët është pozitiv.
“Kurrë nuk i dihet, futbolli është i pa parashikueshëm, por është e vërtetë se kishte ekipe shumë, shumë të forta të cilat kemi dashur t’i shmangim”.
“Por natyrisht, APOEL ka qenë befasia e madhe e këtij edicioni dhe ne kemi respekt të madh për ta. Ata kanë arritur në çerekfinale kështu që dihet se është ekip i fortë. Ne duhet të jemi shumë të fokusuar në secilin detaj. Por, le të themi se në letër ka ekipe tjera, për mendimin tim, më të forta se sa APOEL-i”, ka deklaruar Butragueno.
 

Ribery: Do të përballemi me 60 mijë tifozë

Anësori i Bayernit të Munichut, Franck Ribery, mezi pret rikthimin e tij në Velodrome për t’u përballur ndaj Marseille, duke paralajmëruar bavarezët se do të mirëpriten nga 60 mijë tifozë të flaktë.
“Kjo nuk është sfidë e lehtë. Në Marseille atmosfera është fantastike. Njerëzit jetojnë për futbollin. 60 mijë spektatorë do të jenë kundër nesh”.
“Por, ne jemi Bayerni. Ne gjithmonë synojmë titujt më të mëdhenj”, është shprehur francezi, i cili kaloi te Bayerni pikërisht nga Marseille. 

Foto seksi nga Lily Albridge

Vjen me foto seksi edhe një engjëllushe e Victoria’s Secret – është kjo britanikja super atraktive, Lily Albridge ajo që shfaq linjat e saj në të brendshme.
Për nivelin e bukurisë së modeles së njohur dhe të linjave të saj trupore flasin fotot më poshtë, por vlen të përmendet se ajo është bashkëshortja e frontmenit të rok grupit Kings Of Leon, Caleb Followill. E kështu, modeles do t’i përshtatej shumë kënga hit “Sex On Fire”, apo jo?

Jolie dhe Pitt të martohen këtë vit?

Angelina Jolie dhe Brad Pitt do të martohen para vjeshtës – shkruajnë mediumet amerikane.
Revista OK! shkruan se dyshja janë duke pritur dy djem binjakë dhe duan të kurorëzohen në kohë para ardhjes së foshnjave në jetë më vonë gjatë këtij viti.
“Angie pret binjakë këtë vjeshtë, andaj kjo i bën ata të ndjejnë se është koha e duhur. Ata kanë vendosur se të dy duan t’i mirëpresin binjakët djem si burrë e grua, që do të thotë se martesa duhet të ndodhë”, ka theksuar një burim.

Pozita më e mirë për kënaqje maksimale të femrës

Vajza, lexojeni mirë këtë tekst. Në të vërtetë, nëse duhet t’u besojmë ekspertëve të këtyre gjërave, pozita më e mirë për kënaqje maksimale të femrës është ajo të cilën me siguri kurrë nuk e keni provuar dhe e cila quhet “bashkim kojital”.
Pozita e këtillë është pikërisht variacioni i pozitës misionare klasike dhe është njëra nga pozitat e rralla për të cilat ekziston dëshmi shkencore që, nëse bëhet drejt, i mundëson femrës të përjetojë orgazëm vagjinal gjatë bërjes seks.
Ky ‘bashkim’ bëhet në atë mënyrë që mashkulli “rrëshqet” me krahë para tuajave, ndërkaq marifeti është në atë që më shumë të fërkoni dhe të shtrëngoni rajonet e komblikut, më pak bëni “futjen” klasike seksuale.
Mënyra e këtillë siguron stimulimin më të madh të klitiorisit, për ç’arsye shumë femra në këtë mënyrë mund të përjetojnë orgazmën.