Marrëveshjet hapin perspektivën evropiane

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka vlerësuar pozitivisht arritjen e marrëveshjeve në Bruksel ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për përfaqësimin në organizatat rajonale të Republikës së Kosovës dhe për menaxhimin e integruar të kufijve.
Presidentja e Republikës së Kosovës vlerëson se dialogu që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet dy shteteve sovrane dhe të pavarura, dy vende fqinje e të barabarta, ndihmon në normalizimin dhe shtendosjen e marrëdhënieve, në lehtësimin e jetës e të punës së qytetarëve dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave.
“Konkretizimi i rrugës evropiane për Republikën e Kosovës, me vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale me BE-në dhe me fillimin e studimit të fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, do të përshpejtojë integrimin e Kosovës në BE dhe do të mundësojë thellimin dhe zbatimin e reformave në vend” thuhet në deklaratën e presidentes.
“Republika e Kosovës e ka të ardhmen në integrimet euroatlantike, si anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Kjo rrugë e integrimeve është aspiratë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim, dhe ajo nuk ka alternativë tjetër. Marrëveshjet e arritura ndihmojnë këto procese dhe sigurojnë përfaqësimin e barabartë dhe si shtet sovran të Republikës së Kosovës në organizatat dhe mekanizmat rajonalë dhe ndërkombëtarë”.
Presidentja e Republikës së Kosovës i bënë thirrje të gjitha institucioneve, partive dhe subjekteve politike dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që t’i japin mbështetje konkrete kësaj marrëveshjeje, të gjithë procesit të dialogut dhe rrugës së Republikës së Kosovës shtet sovran dhe i pavarur në proceset e integrimeve euroatlantike. Ajo poashtu i falënderon Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për gjithë ndihmën dhënë procesit të dialogut dhe arritjes së marrëveshjeve. 

Marrëveshjet forcojnë shtetësinë e Kosovës!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara i uron Kosovës nënshkrimin e sotëm të marrëveshjeve për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (MIK) dhe për bashkëpunimin rajonal. Këto marrëveshje, sipas Ambasadës amerikane, shërbejnë për të forcuar shtetësinë e këtij shteti duke i lejuar Kosovës që të ketë një ulëse në tavolinë dhe të përfaqësojë veten në forumet rajonale.
“Ne i duartrokasim udhëheqësish që është treguar me rastin e finalizimit të këtyre marrëveshjeve dhe kompromiseve të vështira që janë bërë për të forcuar pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”.
“Siç tha sot edhe lehtësuesi i dialogut nga BE-ja, Robert Cooper: ‘Kjo është e rëndësishme sepse e bën Kosovën pjesëmarrëse të plotë me të drejtën e saj në takimet dhe ngjarjet rajonale dhe do të lejojë përparim të mëtuttjeshëm drejt marrëdhënieve kontraktuale me BE-në. Kështu, Kosova do të përcjellë kursin e njëjtë evropian sikur të gjithë të tjerët në Ballkanin Perëndimor, në përputhje me perspektivën e saj evropiane”.
“Ne inkurajojmë forcat demokratike që të shfaqin përkrahjen e tyre për këto marrëveshje nga të cilat Kosova përfiton gjersa ajo forcon pavarësinë e saj dhe përparon drejt së ardhmes evropiane”, thuhet në deklaratë.

Hague përshëndet marrëveshjet

Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague, ka mirëpritur arritjen e marrëveshjeve rreth bashkëpunimit rajonal dhe implementimit të menaxhimit të integruar të kufijve, si edhe ka përshëndetur propozimin për të nisur një studim fizibiliteti për një marrëveshje Stabilizim-Asociimi ndërmjet Kosovës dhe BE-së.
Ai e ka uruar kryeministrin Hashim Thaci dhe presidentin serb, Boris Tadic, për, siç ka thënë, lënien anash të sfidave të të kaluarës dhe që kanë treguar kurajë për arritjen e këtyre marrëveshjeve, “të cilat janë vendimtare për të siguruar që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë përparimin drejt anëtarësimit në të ardhmen në Bashkimin Evropian”.
Ai ka kërkuar nga të dy vendet që të jenë të angazhuara në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE, që, sipas tij, do ta promovojë bashkëpunimin, do të përmirësojë jetën e qytetarëve dhe do të forcojë rrugëtimin drejt një të ardhme më të qëndrueshme dhe prosperuese.

“Në përputhje me pavarësinë, integritetin dhe sovranitetin”

Kosova dhe Serbia kanë bërë edhe një hap të rëndësishëm drejt ardhmërisë së tyre të përbashkët evropiane duke arritur marrëveshjet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja lidhur me përfaqësimin e Kosovës në forumet rajonale dhe një protokoll për Menaxhimin e Integruar të Kufirit- thuhet në një deklaratë të Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
“Ky është një hap i rëndësishëm për Kosovën. Këto marrëveshje janë në përputhje me pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës, dhe e lëvizin Kosovën përpara dhe më afër integrimit të plotë evropian, të cilin Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta përkrahin. Kosova tash do të ulet në tavolinë në forumet rajonale si partnere e barabartë, ku do ta përfaqësojë veten dhe do të flasë për veten”, theksohet në deklaratë.
Më tej, Clinton është shprehur se SHBA-të kanë një miqësi të fortë dhe të qëndrueshme me Kosovën dhe Serbinë dhe se e kanë përkrahur këtë proces që nga fillimi, prandaj përshëndesin përkushtimin dhe vendimet e vështira që ishin të domosdoshme që të bëhet përparim.
“Dëshiroj të lëvdoj të dyja qeveritë për fleksibilitetin e tyre dhe punën e vështirë që e kanë bërë gjatë këtij dialogu. I inkurajoj popujt e Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë këto marrëveshje me mirëbesim dhe që të përkrahin përparimin që është bërë. Të dyja shtetet mund jenë të sigurta për një të ardhme paqësore dhe prosperuese si pjesë e një Evrope të tërë, të lirë, dhe në paqe, vetëm përmes dialogut dhe besimit të rritur”, ka thënë Clinton. 

LDK: Përfaqësimi me emrin kushtetues

Me rastin e arritjes së marrëveshjes ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, për kushtet e përfaqësimit të Republikës së Kosovës në nismat rajonale, Lidhja Demokratike e Kosovës rikonfirmon qëndrimin e vet se, Republika e Kosovës duhet të përfaqësohet në të gjitha nismat rajonale si vend sovran e i pavarur, me emrin e vet kushtetues- thuhet në një deklaratë të kësaj partie.
“Duke ritheksuar përkushtimin e vet të përhershëm për perspektivën e Republikës së Kosovës në BE dhe në strukturat euroatlantike, si dhe duke ritheksuar përkushtimin e thellë për miqësi të përhershme me SHBA-të, LDK-ja vlerëson se aspirata historike e popullit të Kosovës për integrime mund të arrihet vetëm duke i forcuar institucionet e pavarura të vendit, demokracinë dhe pavarësinë e vendit brenda dhe në raportet ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

Kosova u përcaktua për integrim dhe jo për izolim

Derisa marrëveshja e Rambujesë i solli Kosovës lirinë, marrëveshja e Ahtisaarit i solli pavarësinë, marrëveshja e sotme i sjellë shtetit të Kosovës integrimet evropiane dhe e bën Kosovën, Kosovë Evropiane. Dhe nuk po flas këtu për liberalizimin e vizave, apo marrëveshjen tregtare, por për Procesin e Stabilizim-Asocimit, që është hapi i parë zyrtar në procesin e anëtarësimit të Kosovës në familjen e madhe Evropiane. Kështu ka thënë kryeministrit Hashim Thaçi në një konferencë për media.
“Kosova anëtarësohet, përfaqësohet, flet në emër të saj dhe ka fuqinë dhe autoritetin e nënshkrimit në të gjitha institucionet multilaterale si shtete të barabarta. Unë jam shumë i vetëdijshëm që formula në fusnotë nuk është ideale, por është më e pranueshmja për momentin politik që po kalon shteti i Kosovës. Por, e theksoj, se kjo formulë është e përkohshme. Unë jam i vetëdijshëm që veprimi i qeverisë nuk është shumë populist, por jam i bindur është në të mirë të vendit”, ka deklaruar Thaçi.
Ai ka theksuar se si kryeministër është i bindur që është ndërmarrë vendimi i duhur për të ardhmen evropiane të shtetit të Kosovës.
“Kosova, me këtë marrëveshje u përcaktua për integrim, dhe jo izolim. Kosova u përcaktua ta përfaqësojë vetveten e jo të përfaqësohet nga të tjerët. Me këtë marrëveshje e larguam përgjithmonë UNMIK-n nga tavolina e përfaqësimit të Kosovës Kjo marrëveshje, ne asnjë rrethanë nuk e zbeh në asnjë rrethanë shtetësinë e vendit tonë. Përkundrazi, e forcën atë, duke i dhënë Kosovës vendin e saj të merituar në të gjithë mekanizmat ku do të përfaqësohet”, ka pohuar kreu i ekzekutivit.
Ai më tej ka pohuar se ka marrë garanci që marrëveshja për bashkëpunim dhe përfaqësim rajonal do të jetë çelësi për integrimin evropian të Kosovës.
“Kosova ka qenë Republikë edhe dje, kur në këto forume rajonale është përfaqësuar nga UNMIK-u dhe me mbishkrimin 1244, dhe do të vazhdojë të jetë republike edhe sot, kur do të përfaqësohet nga institucionet e Kosovës, pa UNIMIK, dhe me fusnotë të balancuar me opinionin e GJND-së për Deklaratën e 17 shkurtit për Pavarësinë”, ka shpjeguar kryeministri, duke shtuar se “ua kemi borxh atyre që dhanë jetën dhe çdo që patën, e mbi të gjitha, ua kemi borxh fëmijëve tanë ndërtimin e Kosovës se re Kosovës evropiane”.

Hap i rëndësishëm drejt integrimit në BE

Përfaqësuesi civil ndërkombëtar, Pieter Feith, e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur për përfaqësimin rajonal të Kosovës dhe i ka përgëzuar negociatorët për qasjen e tyre të durueshme dhe konstruktive.
“Ky rezultat është shumë i rëndësishëm për lëvizjen domethënëse të të dy vendeve drejt integrimit në BE. Unë e përgëzoj Qeverinë e Kosovës për përkushtimin e treguar për të marrë vendime të rëndësishme të cilat do të çojnë përpara synimin e Kosovës për tu integruar në BE dhe për të siguruar përfaqësim të pavarur të institucioneve të Kosovës në forumet dhe organizatat rajonale dhe në ato të BE-së, ka deklaruar Feith.
Ai i ka inkurajuar të dy palët që të zbatojnë marrëveshjet e arritura sa më parë që të jetë e mundur.

Vetëvendosje proteston të hënën

Kosovës ia hoqën Republikën dhe ia shtuan fusnotën. Sot, në Bruksel, përfaqësuesit e kryeministrit të Kosovës, u morën vesh me Serbinë edhe për përmbajtjen e fusnotës. Fusnota i ka dy elemente: së pari, Rezolutën 1244 dhe, së dyti, mendimin këshillues të GJND-së. As pavarësia dhe as shpallja e pavarësisë nuk janë elemente të fusnotës. Aty vetëm sa thuhet në mënyrë njoftuese se për çfarë ishte ky mendim këshillues i GJND-së. Kështu ka deklaruar në një konferencë për media lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti.
Kjo marrëveshje nuk ka të bëjë vetëm me përfaqësimin, por edhe me bashkëpunimin rajonal. Pra, Republika e Kosovës kësisoj privatizohet. Atë mund t’ia shfaqim vetes sonë por jo edhe të tjerëve. Jemi Republikë vetë-me-veti. Mirëpo, kjo është saktësisht e kundërta e konceptit të Republikës”, ka thënë Kurti duke shtuar se me këtë marrëveshje, katër vjet pas shpalljes së pavarësisë, “Kosovës përsëri po i bëhet statusi i papërcaktuar, përsëri për Kosovën e paqartë po legjitimohen dy palë: vetë Kosova por edhe Serbia”.
Sipas tij, rezultatet e dialogut në Bruksel janë realizim i kërkesave të Serbisë që po i arrin qëllimet “nëpërmjet kryeministrit të Kosovës”.
“Prandaj, të hënën, me 27 shkurt, duke filluar nga ora 12:00, në sheshin ”Nëna Terezë” dhe para Qeverisë së Kosovës, do të mbajmë një demonstratë paqësore. Kjo demonstratë e parë do të zgjasë katër orë. Ajo do ta pezullojë për katër orë punën e kësaj Qeverie që po na e pezullon shtetin dhe pavarësinë”, ka paralajmëruar Kurti.
Ndërkohë, Visar Ymeri nga kjo lëvizje, ka thënë: “Ne kemi kërkuar qysh të hënën takim me dy subjektet politike të opozitës për bashkërendim të hapave në kundërshtim të kësaj marrëveshjeje. Ne do të presim edhe sot t’i mbledhim nënshkrimet e nevojshme për seancë të jashtëzakonshme, 40 sosh sa janë të nevojshme. Deri tash kemi arritur t’i sigurojmë nënshkrimet e mjaftueshme. Nëse nuk e arrijmë këtë që nga nesër do të fillojmë mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve të Kosovës për ta kërkuar seancën për këtë çështje. Për këtë na nevojiten 10 mijë nënshkrime”. 

Tadic: Kosova nuk do të përfaqësohet si shtet

Pas marrjes së lajmit rreth arritjes së marrëveshjes në Bruksel, presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ka deklaruar se është konfirmuar politika “edhe BE edhe Kosova”.
Siç transmetojnë mediat serbe, Tadic e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes, që sipas tij, në forumet rajonale Prishtina do të përfaqësohet “nën ombrellën e Rezolutës 1244 të OKB, që do të thotë se Kosova nuk do të jetë e pranishme si shtet i pavarur”.
“Kosova nuk do të prezantohet në punën e forumeve dhe institucioneve rajonale si shtet i pavarur, por në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së rreth Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Republika e Serbisë është anëtare e Kombeve të Bashkuara, që respekton edhe rezolutën 1244 të OKB-së, e cila garanton sovranitet mbi Kosovën, si edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila nuk përcakton një sovranitet të tillë”, ka deklaruar Tadic. 

Stefanovic: Në përputhje me interesat e Serbisë

Kemi arritur marrëveshje, e cila në tërësi përputhet me interesat tona- ka deklaruar shefi i ekipit negociues të Beogradit, Borislav Stefanovic, pas takimit në Bruksel.
Ai ka thënë se marrëveshja për përfaqësimin rajonal përfshin atë se mbi shkrimin Kosovë do të qëndrojë një yll, ndërsa në fusnotë do të shkruajë se ky emërtim nuk e paragjykon statusin e Kosovës dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 dhe vendimin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.
“Kërkesa e Prishtinës që në fusnotë të përfshihet edhe referenca e veçantë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës nuk është plotësuar”, ka thënë Stefanovic, duke shtuar se përmbajtja e fusnotës është në përputhje të plotë me interesat kombëtare serbe, me Rezolutën 1244 dhe Kushtetutën e Serbisë.
Ai ka theksuar se tashmë janë plotësuar të gjitha kushtet që Këshilli i Evropës i ka vënë që Serbia të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Heynckes: Badstuber dhe Muller janë fjalosur Heynckes: Badstuber dhe Muller janë fjalosur

Trajneri i Bayernit të Munichut, Jupp Heynckes, ka konfirmuar se lojtarët Holger Badstuber dhe Thomas Muller janë fjalosur në zhveshtore pas disfatës befasuese nga Baseli në St. Jakobs Park.
“Kishte një mospajtim mes dy lojtarëve, por gjërat tani janë të përkryera. Kjo ndodhi në zhveshtore, kështu që mendoj se është më mirë që kjo ngjarje të mbesë atje”, tha Heynckes.
Bayerni e pret të dielën në Allianz Arena kandidatin për titull, Schalken, në një sfidë që përshkruhet si ndeshja më e madhe këtë javë në futbollin botëror pasi bavarezët kanë nevojë për fitoren, ashtu sikurse Schalke. Ai që humbet mbetet jashtë luftës me Dortmundin. 

Tevez luan ndaj Boltonit?

Manchester City mund ta ketë të gatshëm sulmuesin Carlos Tevez më shpejt se sa mendohet, pasi argjentinasi besohet se ka impresionuar trajnerët e fitnesit pas rikthimit në Ettihad Stadium.
Daily Telegraph pohon se qëndrueshmëria trupore e Tevez nuk është e dobët përkundër faktit se ai kaloi tri muaj në shtëpi.
Tevez u takua të enjtën me Mancinin për t’i kërkuar falje në mënyrë që të kthehet në stërvitje dhe tashmë pritet që sulmuesi argjentinas të kthehet në ndeshjen që zhvillohet ndaj Boltonit të shtunën.

Ronaldo: Mund të kthehem te United

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, besohet t’i ketë thënë ish-bashkëlojtarit, Rio Ferdinand, se ai mund të rikthehet te Manchester United.
Mediumi portugez Punto Pelota ka zbuluar një video bisedë të shkurtër mes Ferdinandit dhe Ronaldos, pas fitores së Real Madridit ndaj Racing Santander, ku qartë shihet dëshira e Ronaldos për t’u kthyer në Old Trafford.
I pyetur nga Ferdinand nëse Ronaldo do të rikthehet në Old Trafford, CR7 tha: “Miku im, kurrë nuk i dihet”.
Ronaldo po ashtu i premtoi Ferdinandit se do ta thyejë edhe një herë rekordin e golashënuesit më të mirë këtë sezon: “A do ta thyej rekordin tim? Sigurisht njeri!”.
Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë në La Liga me 28 gola në 24 paraqitje dhe është i ndjekur nga Lionel Messi që ka 27 gola të realizuar.

Allegri: Milan-Juve nuk vendos titullin

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka deklaruar se ndeshja derbi ndaj Juventusit nuk do ta vendosë titullin, pa marrë parasysh rezultatin e sfidës.
“Nuk mendoj se ky derbi do të jetë vendimtar. Por, është normale që fitorja e ndonjë ekipi do të thyejë baraspeshën e kampionatit”.
“Ne jemi të gatshëm të luajmë një ndeshje të madhe ndaj një ekipi që meriton pozitën që ka në tabelë, bazuar në statistikat. Ata kanë mbrojtjen më të mirë në Serie A dhe nuk kanë humbur që 23 ndeshje. Unë dua të fitoj, edhe nëse luajmë keq. Por, ne tani po luajmë mirë. Jam i sigurtë se ndeshja do të jetë e mirë në nivel teknik”.
“Suspendimi i Ibrahimovic? Është një vendim i gjykatës të cilin ne duhet ta pranojmë në mënyrë të qetë”, deklaroi Allegri para takimit.

Rikthimi i Mourinhos te Chelsea, jo i pamundur

Një rikthim i trajnerit portugez, Jose Mourinho te ish-ekipi i tij Chelsea është duke u shqyrtuar seriozisht nga pronarët e klubit londinez, gjithnjë sipas mediave britanike që citojnë burimet e klubit nga Stamford Bridge.
Trajneri i Real Madridit, Mourinho dhe pronari i Chelseat, Roman Abramovich, besohet të kenë lënë menjëanë dallimet në qëndrimet e tyre, për të qëndruar në kontakt të rregullt vitin e fundit.
“Është e mundur”, theksoi një burim brenda klubit londinez për Telegraph.
Mourinho nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’u rikthyer në Ligën Premier kur të largohet nga Real Madridi dhe kjo mund të ndodhë jo më larg se verën e ardhshme.

Chiellini: Milani i fuqishëm edhe pa Ibran

Giorgio Chiellini ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij se duhet të kenë kujdes nga Milani pavarësisht mungesës së Zlatan Ibrahimovic për shkak të suspendimit.
“Milani ka shumë kampionë të në skuadrën e tyre. Andaj nuk mendoj se shumë gjëra do të ndryshojnë me mungesën e Ibrahimovic”.
“Ata tashmë kanë treguar se mund të përballen me mungesën e tij, në këto disa ndeshjet e fundit. Kushdo që e zëvendëson atë do të jetë i etur për të dëshmuar vlerën e tij”, ka thënë 27-vjeçari për Sky Sport Italia.

Yepes: Juve nuk varet nga Pirlo

Mbrojtësi i Milanit, Mario Yepes, mezi pret ndeshjen e neësmë të Serie A përballë Juventusit dhe mendon se Bianconerët nuk varen nga ish-bashkëlotjari i tij, Andrea Pirlo.
“Juventusi nuk është i varur nga vetëm një lojtar. Ata janë një kolektiv shumë i fuqishëm, dhe çdo lojtar është i rëndësishëm për ta”.
“Ata kanë një dëshirë të fuqishme për të fituar dhe për t’u rikthyer në krye. Ata janë plot vetëbesim dhe janë ende të pamposhtshëm. Kjo e ngrit moralin e tyre edhe më shumë dhe i bën ata më të vendosur të fitojmë”, ka thënë Yepes për Goal. 

Torres jashtë kombëtares spanjolle

Sulmuesi i Chelseat, Fernando Torres, është lënë jashtë përfaqësueses së Spanjës nga trajneri Vicente del Bosque për miqësoren e të mërkurës ndaj Venezuelës në La Rosaleda.
27-vjeçari nuk ka qenë në formë të mirë që kur i është bashkuar Chelseat nga Liverpooli në janar të vitit të kaluar për një shumë që u raportua se kapte shifron e 58 milionë eurove.
Ai shënoi dy gola gjatë fazës kualifikuese të Spanjës për Euro 2012 dhe Del Bosque mendon se ish-lojtari i Atletico Madridi duhet të përmirësojë lojën e tij.
“Kjo është një moment kyç për të, por kjo duhet të shërbejë si kurajë. Lojtarët nuk duhet të relaksohen. Kjo nuk është lista përfundimtare për Euro 2012”, ka thënë Del Bosque.
Mbrojtësi i Real Madridit, Raul Albiol, dhe sulmuesi i Barcës, Pedro, po ashtu mungojnë në listë. Klubi katalanas dominon në listë me tetë lojtarë i ndjekur nga Madrid dhe Athletic Bilbao që kanë nga katër.
Skuadra e plotë:
Portier: Iker Casillas (Real Madrid); Victor Valdes (Barcelona); Jose Reina (Liverpool)
Mbrojtës: Alvaro Arbeloa (Real Madrid); Sergio Ramos (Real Madrid); Carles Puyol (Barcelona); Gerard Pique (Barcelona); Andoni Iraola (Athletic Bilbao); Javi Martinez (Athletic Bilbao); Jordi Alba (Valencia)
Mesfushorë: Xavi (Barcelona); Andres Iniesta (Barcelona); Cesc Fabregas (Barcelona);
Sergio Busquets (Barcelona); Thiago Alcantara (Barcelona); Xabi Alonso (Real Madrid); David Silva (Manchester City); Santiago Cazorla (Malaga); Jesus Navas (Sevilla); Juan Mata (Chelsea)
Sulmues: Iker Muniain (Athletic Bilbao); Roberto Soldado (Valencia); Fernando Llorente (Athletic Bilbao); Alvaro Negredo (Sevilla).

Arsenali 100 milionë për blerje të reja ?

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, mund të ketë 100 milion funte në dispozicion për të harxhuar gjatë verës.
Wenger është nën një presion të madh të ndryshojë politikën e rekrutimit të të rinjve te Arsenali dhe të fillojë të blejë emra të njohur.
Telegraph-i britanik shkruan se aksionari kryesor i Stan Kroenke është i gatshëm të çajë xhepin për të nxjerrë Arsenalin nga kriza.
Ditë më parë u tha se Topçinjtë do të kenë në dispozicioni rreth 50 milionë funte për blerje të reja, por burime brenda klubit e kanë përshkuar këtë shumë si “në mes të 50 dhe 100 milionë funteve”.
Ndërkohë Arsenali së fundi ka mbledhur 9 milionë tifozë të cilët e përcjellin klubin përmes profilit në Facebook

Milani favorit edhe sipas Matrit

Sulmuesi i Juventusit, Alessandro Matri, beson se Milani ësht favorit për ndeshjen e nesërme derbi të Serie A që zhvillohet në San Siro.
Zonja e vjetër tashmë ka mposhtur kampionin në fuqi të Serie A dy herë në sezonin 2011/12, por Matri beson se Rossonerët janë favoritë për të marrë tre pikë të plota gjatë takimit të së shtunës.
“Milani ende është favorit sipas mendimit tim, por vetëbesimi jonë po rritet. Ne do t’i sulmojmë ata që nga fillimi”, ka thënë Matri për Tuttosport.
27-vjeçari ka shënuar nëntë gola në 21 ndeshje në Serie A këtë sezon.

NBA: Miami “i nxehtë” për New Yorkun

Miami është treguar një qytet i nxehtë për njujorkezët, pasi Heat dolën fitues me rezultat 102-88 ndaj New York Knicks për të çuar në tetë numrin e fitoreve radhazi.
Ylli më i ri i NBA-së dhe i Knicksave, Jeremy Lin, i cili ka shkëlqyer në nëntë fitoret nga 11 ndeshjet e fundit, u ndalua me vetëm tetë pikë nga mbrojtja e Miamit.
Lin kishte një mesatare prej 24 pikësh dhe nëntë asistimeve në 11 ndeshjet e fundit, që kur u bë pjesë e ndryshimeve në skuadrës muajin e kaluar, por ishte joefektiv kundër skuadrës impresionuese të Miamit.
Fitorja e mbrëmshme çon në 27 numrin e fitoreve të Miamit këtë sezon, përkundër shtatë disfatave, dhe është përqindja më e mirë e fitoreve në historinë e tyre në mes të sezonit.
“Treshja e Madhe” e Miamit që të tre dhanë kontributin e tyre me Chris Bosh që shënoi 25 pikë, Dwyane Wade 22 dhe LeBron James 20 pikë, nëntë kërcime, tetë asistime dhe pesë vjedhje. 

Prandelli: Milan-Juve nuk e vendos titullin

Përzgjedhësi i Italisë në futboll, Cesare Prandelli, thotë se ndeshja derbi e këtij vikendit në Serie A në mes të Milanit dhe Juventusit nuk do të jetë vendimtare në garën për titull.
Rossonerët aktualisht kanë një pikë epërsi ndaj Bianconerëve, të cilët megjithatë kanë një ndeshje më pak, dhe djelmoshat e trajnerit Massimilliano Allegri mund ta shtojnë avantazhin nëse nxjerrin pikë të plota nga ndeshja e nesërme.
“Sipas mendimit tim, është ende herët të flitet për një ndeshje vendimtare. Sezoni do të jetë ende i gjatë dhe këto dy skuadra do të luftojnë për titull deri në fund”.
“Edhe Milani edhe Juventusi kanë qenë skuadra shumë të qëndrueshme këtë sezon, dhe kanë një identitet mirë të definuar. Pres një ndeshje të ekuilibruar. Këtë vit Serie A është shumë fascionuese”, ka thënë Prandelli

Sanchez: Serie A më defensive

Ylli i Barcelonës, Alexis Sanchez, thotë se kampionati spanjoll është më i hapur se sa Serie A italiane.
“Stili i lojës në Itali është më defensiv. Kur e pranoja topin shihja tre njerëz duke më mbuluar, mbrojta ishte shumë më e ngushtë”.
“Këtu është sikur të gjithë luajnë stilin e tyre të lojës kundër Barcelonës, por të luash këtu është një gjë e bukur për futbollistët”, ka thënë SAnchez për faqen zyrtare të Barcës.

Ferguson: Ndaj Bilbao me formacion më të fuqishëm

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se ata do ta marrin me seriozitet ndeshjen a ardhshme të Europa League kundër Athletic Bilbao.
Djajtë e Kuq fituan 2-0 ndaj Ajaxit në ndeshjen e parë, por pësuan 2-1 në ndeshje e kthimit në Old Trafford, rezultat i cili e ka bërë Ferguson të mendojë të nxjerrë një skuadër më të fuqishme për sfidën e radhës në garën evropiane ndaj Athletic Bilbao.
“Të jemi të sinqertë, ne e kemi ndryshuar skuadrën ca. Kur do të luajmë ndaj Athletic, mendoj se do të shihni se do të jetë një skuadër me më shumë përvojë. Rekordi i tyre në shtëpi është shumë i mirë dhe ne presim një ndeshje të vështirë”.
“Kjo do të jetë një sfidë më e madhe për ne në kuptimin se rezultati i nxjerrë në Ajax na dha një qetësi, ndërsa ne do të duhet të nxjerrim një rezultat të mirë këtu, para se të shkojmë te Bilbao”, ka thënë Fergie. 

Carroll: Unë dhe Suarez mund të luajmë së bashku

Sulmuesi i Liverpoolit, Andy Carroll, është duke e shijuar partneritetin e suksesshëm me Luis Suarez.
Dyshja shkëlqyen në fitoren e Kupës FA ndaj Brighton dhe shpresojnë ta bëjnë të njëjtën gjë edhe të dielën, në finalen e Kupës Carling.
“Ne jemi stërvitur mirë së bashku, andaj kur vjen puna te loja është natyrale. Ju e patë kundër brishton se ne të dy shënuam, andaj po funksionon”.
“Unë nuk kam qenë në formë gjithë kohën sa kam qenë këtu, por stërvitjet kanë treguar se ne mund të ndërtojë partneritet dhe ne e treguam këtë në ballë të golit”.
“Dhe, siç thash, ne kemi një skuadër të madhe dhe secili është lojtar i shkëlqyeshëm. Çdokush mund të luajë dhe ju vërtet duhet të qëndroni në këmbë dhe të stërviteni për të qëndruar në pozitën tuaj”, ka thënë Carroll për Liverpool TV.

Villas-Boas: Unë jam fajtor për formën e Chelseat

Menaxheri i Chelseat, Andre Villas-Boas, ka marrë përgjegjësinë e plotë për formën e dobët që po kalojnë Blutë së fundi.
Portugezi thotë se ai është i vetmi person që duhet fajësuar për dështimet e fundit të Chelseat, që bënë klubi të bie në pozitën e pestë të Ligës Premier dhe të jetë në prag të eliminimit nga Liga e Kampionëve.
“Është vetëm një person i cili e merr përgjegjësinë. Ai jam unë. Lojtarët nuk kanë nevojë dhe nuk duhet ta marrin atë”, ka thënë Villas-Boas. 

Komuna e Mitrovicës shembull për trajtimin e bizneseve

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AAK) ka përzgjedhur Komunën e Mitrovicës më të mirën në Kosovë sa i përket shkurtimit të procedurave për regjistrimin e një biznesi. Komuna e Mitrovicës është nderuar edhe me një letër-falënderim nga AKK-ja për shkëmbimin e kësaj praktike me komunat tjera.
Zyrtarët komunalë thonë se tashmë Komuna e Mitrovicës është shndërruar në një pikë referimi në Kosovë sa i përket shkurtimit të procedurave për regjistrimin e një biznesi.
Gani Shala, drejtor për Financa dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Mitrovicës, tha se pikërisht për këtë arsye Komuna e Mitrovicës është përzgjedhur si shembull për shkëmbimin e praktikave në këtë fushë në kuadër të një projekti të Asociacionit të Komunave të Kosovës të përkrahur nga OSBE-ja.
Shala tha se Qendra komunale bizneseve e quajtur “One sto shop”, është formuar në bazë të një memorandumi mirëkuptimi në mes të Zyrës për regjistrimin e biznese dhe Komunës së Mitrovicës në gusht të vitit 2010. “Krijimi i këtyre qendrave nëpër komuna dhe konkretisht kjo në Mitrovicë ka shkurtuar procedurat dhe kohën e regjistrimit të një biznesi”.
Theksoi se këto qendra kanë krijuar një ambient shumë më të përshtatshëm për bizneset, meqë është thjeshtuar dhe reduktuat kostoja e shërbimeve të regjistrimit të biznesit. “Gjithashtu është rritur cilësia e përgjithshme e shërbimit për sipërmarrësit në nivelin komunal. Komuna tash ka qasje të drejtpërdrejtë lidhur me bizneset”.
Ai sqaroi se kjo zyrë është inkorporuar në kuadër të “Qendrës komunale për shërbime dhe klientë” dhe është në kontakt të drejtpërdrejt më qytetarin.“Në atë zyrë jepen informacion për regjistrimin e biznesit, pranohen aplikacione për regjistrim, procedohen dhe përpunohen lëndët e pranuara dhe në mënyrë elektronike dorëzohen në Agjencionin e Regjistrimin të Biznesit për aprovim”.
Drejtori Shala tha se pranë kësaj zyre qytetarët mund të njoftohen për të gjitha detyrimet ligjore dhe detyrimet që dalin nga korniza ekzistuese ligjore që rregullon regjistrimin e bizneseve. “Objektivat e Zyrës për regjistrimin e bizneseve janë ndihma për zhvillimin ekonomik të komunës, promovimi i efikasitetit afarist dhe kontributi në arritjen e një zhvillimi të qëndrueshëm”.
Zyrtarët që punojnë në Qendrën për regjistrimin e bizneseve thonë se qytetarët janë shumë të kënaqur me mundësinë që u është ofruar. Florie Ibishi, zyrtare në këtë qendër, potencon se pas hapjes së kësaj qendre është vërejtur rritje e numri të bizneseve të regjistruara.
Ajo thekson në vitin 2010 janë regjistruar 156 biznese, ndërsa në vitin 2011 janë regjistruar 347. “Prej gushtit të vitit të kaluar, kur është hapur qendra deri në maj të këtij viti janë regjistruar 503 biznese”. 

Draghi: Kriza nuk ka përfunduar

Presidenti i Bankës Qendrore Europiane (BQE), Mario Dragi, tha se ekonomia e Eurozonës është në një trend rritës krahasuar me muajt e fundit ët vitit të kaluar. Ai ka këmbëngulur se inflacioni është nën kontroll dhe ka refuzuar të gjitha kritikat se BQE-ja, në marrëveshjen e shkëmbimit të borxhit grek është trajtuar në kushte më të mira krahasuar me investitorët privatë.
“Po ekonomia është përmirësuar por pasiguritë me të cilat përballet janë të larta”, tha Draghi I pyetur nga gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Ndërsa në një intervistë për Wall Street Journal, ai ka thënë se “ri-ngritja e ekonomisë është në normë shumë të ngadaltë dhe se ajo është subjekt i risqeve të rënies”. Dragi ka shtuar se Eurozona është pranë riskut për tu futur në dekadën e humbur të stilit të Japonisë. “Por unë jam optimist për shkak të reformave që ka kryer Eurozona në 4-5 muajt e fundit”, ka thënë Draghi.
“Modeli social i Europës është shuar prej kohësh, pasi ka një normë të lartë të papunësisë së rinisë në shumë vende të Europës”. 

Nafta me çmim rekord

Kontratat e naftës u rritën sesionin e sotëm dhe nafta Brent e kuotuar në monedhë europiane u rrit në një vlerë historike duke zgjeruar shqetësimet se kosto energjetike do të minojë përpjekjet për të ristrukturuar borxhin në Eurozonë.
Kontrata Brent në tregun e ardhmërive me çmim të dominuar në euro preku vlerën më të lartë historike të 93.60 euro për fuçi duke thyer edhe rekordin tjetër historik të 93.46 euro për fuçi që preku në 3 korrik të vitit 2008. Nafta Brent e dominuar në dollarë u rrit përmbi 124 dollarë për fuçi dhe pritet të mbyllë javën e pestë në radhë me fitime.
Në këtë vlerë ajo është shumë pranë pikës kulmore historike të 147 dollarë për fuçi që ka regjistruar në muajin Korrik të vitit 2008.
Nafta bruto amerikane regjistron vlerën më të lartë të rritjes 10 ditore që nga dhjetori i vitit 2009. Nafta bruto amerikane për prillin u rrit 69 cent në 108.49 dollarë për fuçi. Nafta bruto Brent e Londrës për prillin u rrit 45 cent në 124.00 dollarë për fuçi. 

Javët e Biznesit Kombëtar, prezantohet në Ulqin

Projekti “Javët e Biznesit Kombëtar”, i organizuar nga Aleanca e Bizneseve të Kosovës (AKB), ka vazhduar me prezantimin e projektit kombëtar edhe në Mal të Zi, përkatësisht në Ulqin. Xhaudet Cakuli, nënkryetari i Komunës së Ulqinit, tha se ky projekt ka gjetur mbështetje nga të gjitha trevat shqiptare, në këtë rast edhe nga Komuna e Ulqinit. Besojmë se sukseset nuk do të jenë të vogla, por shumë të mëdha.
Ndërsa Nazif Cungu, kryetar i Komunës së Ulqinit, tha se ndihet i kënaqur që edhe Ulqini është pjesë e projektit kombëtar në kuadër të pavarësisë. Ai falënderoi të gjithë shqiptarët që pushojnë në Ulqin edhe pse ka kriza. "Pavarësia e Kosovës ishte më rëndësi dhe që u festua edhe në Ulqin po ashtu edhe 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë" tha Cungu.
Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se “Javët e Biznesit Kombëtar”, është një projekt gjithë kombëtar në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. “Projekti ka për qëllim rritjen dhe konsumimin e prodhimeve shqiptare. Të gjitha bizneset mbarëshqiptare do të ofrojnë prodhime cilësore për konsumatorët. Projekti po realizohet në të gjitha trevat shqiptare, konkretisht në pesë shtete. Prodhimet tona të shkëmbehen ndërmjet shteteve tona”, tha Shahini.
Enver Ferizaj, president i Këshillit të Agro Biznesit Shqiptar, tha se prodhimet vendore janë cilësore dhe duhet konsumuar. Sipas tij me këto aktivitete do të zgjerohen horizontet e reja jo vetëm ndërmjet prodhuesve shqiptar por edhe atyre rajonal e më gjerë. Ky projekt do të përmbajë aktivitet të shumëllojshme. “Ne kemi për detyrë të kontribuojmë me këtë eveniment. Arritjet janë njohja, konsumi, zgjerimi, shije, shitje, lidhje kontratash etj. Qëllim i saj është për një treg ndërkombëtar”, tha Ferizaj.
Ndërsa Ibrahim Milla, kryetar i Aleancës së Bizneseve të Ulqinit, i dha mbështetje projektit Javët e Biznesit Kombëtar, duke premtuar se mbështetje për prodhuesit shqiptar.

Megan Fox dyshoi në bukurinë e saj

Megan Fox ka zbuluar se ajo kurrë nuk është ndier e bukur kur ishte e re dhe nuk ishte pjesë e shoqërive më në zë në shkollën e mesme.
Ylli i “Transformers”, që është fytyra e Armanit, ka pranuar se ajo ka pasur një personalitet abraziv, pasi nuk vlerësoi bukurinë e saj kur ishte adoleshente.
“Unë kurrë nuk kam qenë vajza e bukur. Si adoleshente, unë isha abrazive dhe jam ndjerë shumë e vetmuar, jo e bukur”, theksoi femra më seksi e planetit.

Bleona së shpejti me video ‘hot’

Këngëtarja Bleona Qerreti e cila tash e një kohë të gjatë është duke punuar me producentin e famshëm Timbaland dhe ajo së shpejti do të vij me album dhe me videoklip të ri.
Gjatë një interviste Bleona ka paralajmëruar për projektet e saja të ardhshme të priten të realizohen shumë shpejt.
Këngëtarja shqiptare së shpejti do të hedh në treg albumin e ri dhe do të publikoj një video shumë shumë të ‘nxehtë’.

Anita Haradinaj: Do ta ndryshoja rastin e Hagës

Moderatojra Anita Haradinaj, e cila është e martuar me ish kryeministrin Ramush Haradinaj, sikur të kishte mundësi të ndryshonte ndonjë gjë në jetën e saj, ajo do të ishte Haga.
E pyetur nga mediat shqiptare se nëse do të kishte ndonjë gjë që do të ndryshonte, ajo ka pohuar se ajo do të ishte Haga, kjo pasi bashkëshorti i saj është duke u gjykuar atje.
Përveç kësaj ajo ka pohuar se në jetën e saj nuk ka pasur dashuri të ‘keqe’, ndërsa e pyetur se a do ta falte tradhtinë, ajo është përgjigjur me ‘no comment’.

Serbët injorojnë filmin e Angelina Joliet

Premiera e filmit të yllit të Hollywoodit, Angelina Jolie, në Beograd nuk ka joshur interesimin e shikuesve serbë.
Siç raportojnë mediat lokale, bëhet fjalë për më pak se 50 persona të cilët e kanë shikuar filmin “Në tokën e gjakut dhe të mjaltit”, gjatë premierës së tij në Serbi.
Filmi që flet për luftën në Bosnjë, është pritur me armiqësi në mesin e serbëve, të cilët thonë se bazohet në portretizim të njëanshëm të konfliktit.
“Në tokën e gjakut dhe të mjaltit” flet për historinë e një gruaje boshnjake-myslimane dhe një burri serb, të cilët bien në dashuri para luftës dhe takohen përsëri gjatë konfliktit – kur ai është oficer në ushtrinë serbe, ndërsa ajo e burgosur në një kamp. 

Eklips sonte në “Prime Club”

Sonte rreth orës 21:00 në Prishtinë pritet të ateroj beatbox-eri francez Eklips, i cili më pas do të performojë në “Prime Club”.
Admiruesit e kësaj  muzike do të kenë mundësi ta shohin dhe ta dëgjojnë perfomancën e Eklips në “Prime Club” në Prishtinë duke filluar nga ora 00:30.

Urë me emrin e Chuck Norris

Sllovakët votuan me shumicë votash që urën e re për këmbësorë dhe çiklistë afër Bratislavës ta emërojnë me emrin e Chuck Norris, sipas aktorit të famshëm të filmave aksion.
Edhe dy emra tjerë ishin në maje të listës për këtë emër, e cila shtrihet mbi lumin Morava dhe çon drejt kufirit me Austrinë, ndërsa dy emrat tjerë ishin Marija Tereza dhe Devinska (fshati më i afërt me urën). Chuck Norris është i famshëm si mjeshtër i arteve marciale dhe si trim i pathyeshëm në filmat “Ujku i Vetmuar”, “Të humbur në Aksion” dhe “Delta Force”.
Filmat Norris u bënë burim i barsoletave edhe te sllovakët, ashtu siç kishte ndodhur ky fenomen gati me të gjitha shtetet e Ballkanit dhe Evropës.
Vendimin përfundimtar për emërtimin e urës do ta marrë kuvendi rajonal. Megjithatë, guvernatori rajonal, Pavel Freso, tha se do të dëgjojë zërin e qytetarëve sipas anketës së zhvilluar në internet. Votimi zgjat deri në prill, ndërsa deri më tani kanë votuar 1.157 veta dhe 74 për qind prej tyre, kanë mbështetur emrin “Chuck Norris”.

Jamballi shton dëshirën për seks

                                                                                                                                                                                                                                                                     Asnjë aromë nuk mund të zgjojë te femra dëshirën e fortë për seks sesa ajo e jamballit (Glycyrrhiza glabra).
Studimet të cilat i ka bërë Alan R. Hirsh, drejtor neurologjik i Fondacionit aroma, shija dhe hulumtimi, nga Çikagoja, ka zbuluar se te femrat të cilat u ekspozohen aromës së jamballit shtohet fluksi i gjakut në organet gjenitale për 13 për qind. Ndërkaq, e kundërta e kësaj ka ndodhur kur ato u janë ekspozuar aromës së ujit të kolonjës, d.m.th. u është ulur dëshira, përkatësisht u është ngadalësuar qarkullimi i gjakut për një për qind.
Ndonëse shkaku i vërtetë përse jamballi ndikon te femra që t’u shtohet dëshira për seks është i panjohur. Besohet se fjala është ose te reaksioni i pasqaruar kimik në tru apo që nëpërmjet aromës evokohet nostalgjia. Nga ana tjetër, jamballi nuk e ka të njëjtin ndikim te meshkujt.
Efekti i jamballit i cili shton dëshirën seksuale te femrat, te meshkujt mund të zvogëlojë libidon. 

Nëse “humbni” nervat dhe ndieni lodhje, pini një gotë ujë

Njerëzit të cilët ndihen se “i kanë” humbur nervat shumë lehtë mund të qetësohen, nëse pinë një gotë ujë.
Dehidrimi i lehtë mund të çojë deri te ndryshimi i gjendjes shpirtërore, mund të ndikojë në nivelin e energjisë dhe në aftësinë e të vlerësuarit të qartë, thuhet në një hulumtim të Universitetit të Cennecticutit.
Nëpërmjet këtij hulumtimi është konstatuar se nga humbja e lëngjeve e shkaktuar nga ushtrimet trupore apo thjeshtë nga mosmarrja e mjaftueshme e sasisë së ujit, madje edhe kur qëndroni ulur, efekti është i njëjtë.
Gjatë hulumtimit është konstatuar që dehidrimi te femrat e reja shkakton dhembje koke, lodhje, mundime dhe humbje të koncentrimit. Ky fenomen nuk i kursen as meshkujt. Te ata kjo shfaqet me lodhje, aftësi që të qëndrojnë zgjuar, në memorie, në tendosje nervash, por përfshihen edhe nga ankthi. Mirëpo, ndryshimi i gjendjes shpirtërore dukshëm më shumë shfaqet te femrat se sa te meshkujt, si kur janë duke pushuar, ashtu edhe gjatë ushtrimeve trupore.

Windows 8 Consumer Preview është build 8250

Siç kuptuam, Microsoft më në fund përgatiti edhe buildin e fundit të Windows 8 i cili do të bëhet Windows 8 Consumer Preview. Versioni Consumer Preview kështu do të bart shënimin build 8250 dhe qysh sot do të mbyllet, e të martën, gjatë Mobile World Congress në Barcelonë, në evenimentin e posaçëm edhe do ti paraqitet audiencës së gjerë.
Microsoft do të lëshoj në qarkullim Windows 8 Consumer Preview gjatë mbajtjes së evenimentit, rreth orës 9 të mëngjesit. Build 8250 sjell disa lojëra dhe aplikacione si dhe disa ndryshime tashmë të paralajmëruara, sikurse që është mungesa e butonin Start në taskbar dhe rregullimi i logos në Charms bar.
Përveç ndërfaqes Metro që i adaptohet pajisjeve me ekranet e ndjeshme në prekje, Windows 8 do të ketë edhe mod-in e punës me desktop klasik, e funksionaliteti i Startit, edhe pse butoni mungon, nuk do të shkoj asgjë kundi. Windows 8 Developer Preview qysh tani ka treguar një avancim të ndjeshëm në krahasim me Windows 7 për sa i përket zaptimit të resurseve harduerike, si dhe shumë përmirësime të tjera në punë me rrjetat mobile. Përveç përshpejtimit, në masë të madhe është ndryshuar edhe përdorimi i disa aplikacioneve siç janë Windows Explorer i cili përdorë menytë Ribbon dhe Task Manager i cili ofron më shumë informata precize për proceset e nisura.

Nuk do të ketë Office për iPad

Praktika e Microsoftit në kohë të fundit është të bëj zgjerimin e shërbimeve dhe produkteve në platformat konkurrente. Kështu askush nuk u befasua për së tepërmi me informatën se gjoja do të paraqitet një version i Office për iPad.
Në fotografi ishte treguar një iPad me MS Office në stilin Metro, me Word, Excel dhe PowerPoint, e aplikacioni, thonë burimet, shumë shpejtë do të publikohet në App Store. Por, nga Microsoft kanë porositur se fotografia është e rreme, dhe se në atë assesi nuk është treguar softueri i kompanisë. Tregimi është i bazuar në thashetheme të pavërteta dhe spekulime, thonë në Microsoft, ndërsa kanë refuzuar të japin komente të tjera.
Pavarësisht nga ky tregim, ka kohë që po përmendet se Microsoft është duke zhvilluar Office për platformën mobile të Apple. Por, analistët besojnë se Office për iPad, madje edhe nëse ekziston, nuk do të paraqitet para paraqitjes së Windows 8.

Marrëveshjet, hap përpara

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton dhe komisionari për Zgjerim, Stefan Fuele, kanë mirëpritur marrëveshjet e arritura rreth bashkëpunimit rajonal dhe për zbatimin e menaxhimit të integruar për pikat kufitare, dhe sipas tyre këto marrëveshje janë një hap i madh përpara, duke qenë se janë të rëndësishme jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por për stabilitetin e rajonit, si edhe për BE-në.
Sipas tyre , qëllimi i këtij dialogu është të ndihmojë të dyja palët për të arritur progres në rrugën e tyre drejt Evropës.
“Dua t’i uroj të dyja palët për këto dy marrëveshje substanciale. Njëra vë në formë operative marrëveshjen për menaxhimin e integruar të pikëkalimeve. Tjetra konsolidon bashkëpunimin rajonal dhe siguron që të gjithë të përfaqësohen në mënyrën e duhur”, ka thënë Ashton.
Sa i përket Serbisë, këto marrëveshje mirëpriten lidhur me diskutimet për dhënien e statusit kandidat. Ndërsa sa i përket Kosovës, marrëveshjet e bëjnë atë pjesëmarrës të plotë në takimet rajonale, dhe do t’i mundësojnë përparim të mëtejshëm të marrëdhënieve kontraktuale me BE-në.
“Kosova kështu do të ndjekë kursin e njëjtë evropian si të gjithë të tjerët në Ballkanin Perëndimor, në përputhje me perspektivën e saj evropiane”, thuhet në deklarate, dhe theksohet Komisioni propozon për të nisur një studim fizibiliteti për një Marrëveshje Stabilizim-Asociimi ndërmjet Kosovës dhe BE-së.
Fuele, nga ana e tij, ka deklaruar se marrëveshja demonstron një angazhim të të dyja palëve për të ardhmen e tyre evropiane.
“Marrëveshja e sotme gjithashtu përforcon bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe agjendën e zgjerimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor", ka shtuar ai.

Pranimi i diplomave universitare

Sot (e premte) fillon zbatimi i marrëveshjes për njohjen e diplomave universitare të arritur në dialogun e lehtësuar nga BE-ja- thuhet në një njoftim të Zyrës së BE-së/EUSR-së.
BE-ja ka rekrutuar një palë të tretë, përkatësisht “Stichting SPARK”, për ta kryer verifikimin në terren të diplomave universitare. Pasi të jetë verifikuar rregullsia e diplomave të lëshuara, diploma do t’i përcillet Shoqatës së Universiteteve Evropiane, ku një komision i përbërë nga ekspertë akademikë do ta bëjë certifikimin për pajtueshmëri me praktikat e mira evropiane të vendosura në kuadër të procesit të Bolonjës.
"Fillimi i zbatimit të marrëveshjes për njohjen e diplomave universitare të arritur gjatë dialogut ka rëndësi të madhe për të gjithë ata që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e tyre ose të punësohen. Kjo marrëveshje do të hapë mundësi të reja kryesisht për të rinjtë dhe përbën një hap tjetër drejt përafrimit të këtij rajoni me pjesën tjetër të Evropës”, ka deklaruar lehtësuesi i BE-së, Robert Cooper.
Marrëveshja e arritur në bisedimet e lehtësuara nga BE-ja të mbajtura më 21-22 nëntor 2011 ka përcaktuar që diplomat që i lëshojnë universitetet e të dyja palëve do të certifikohen nga Shoqata e Universiteteve Evropiane për qëllime të përdorimit nga pala tjetër për shkollim të mëtejmë dhe/ose punësim në administratën publike.
Për të aplikuar për certifikim do të duhet të përmbushen disa kushte, siç janë dorëzimi i një diplome, planprogramit studimor dhe certifikatës/transkriptit të notave të përkthyera në anglisht nga përkthyes i certifikuar. Për të lehtësuar aplikimin dhe/ose ndihmuar aplikuesit, SPARK ka hapur një zyrë për “Pranimin e Diplomave Universitare” në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. 

Të vazhdojë bashkëpunimit me deputetët gjermanë

Deputetet Donika Kada Bujupi dhe Vjosa Osmani kanë pritur deputetin e Bundestagut, Josip Juratovic, me të cilin kanë diskutuar për format e bashkëpunimit të mëtejmë të deputetëve të Gjermanisë me deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kada Bujupi dhe Osmani ishin pjesë e delegacionit të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës në vizitën e vjeshtës së vitit të kaluar që u bë në Gjermani, ndaj ky takim ishte në vazhdën e bashkëpunimit ndërparlamentar.
Deputetet folën edhe për diasporën e Kosovës në Gjermani, për rolin e këtij vendi në proceset integruese dhe për përkushtimin e deputeteve për të ngritur në nivel më të lartë funksionimin e institucioneve demokratike ku sundon rendi dhe ligji. 

‘Të tërhiqen nga Kosova strukturat serbe të sigurimit’

Zëvendësi i përfaqësuesit ndërkombëtar në Kosovë (ICO), Christopher Rowan, ka thënë se strukturat serbe të sigurimit duhet të tërhiqen nga Kosova, duke shtuar se institucionet e tilla nuk janë paraparë me rezolutën 1244.
Në një bisedë me gazetarët nga Beogradi, ai ka thënë se disa policë marrin rroga nga Beogradi dhe se veprimi i tyre është problematik. Siç raporton QIK, Rowan, megjithatë, nuk ka dashur të flasë për ekzistimin e forcave serbe të sigurimit në Kosovë, ndërkohë që Beogradi mohon ekzistimin e forcave të tilla.
Zëvendësi i ICO-së ka thënë se në Kosovë duhet të ekzistojë sistemi arsimor dhe shëndetësor në mjediset serbe, por duhet të financohen në mënyrë transparente dhe që në mbajtjen e tyre Serbia duhet të bashkëpunojë me institucionet e Kosovës. Sipas tij, mbështetja për këto institucione duhet të shkojë nëpërmjet organeve të Kosovës, e jo përmes strukturave të Serbisë në Kosovë. 

VV: Republika po reduktohet edhe në substancë

Përfaqësuesit e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, Xhelal Sveçla dhe Puhie Demaku, të remten kanë mbajtur një takim me europarlamentarët, Tanja Fajon dhe Knut Fleckenstein.
Në një komunikatë të “Vetëvendosje” thuhet se gjatë takimit përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje shpalosën qëndrimin e tyre lidhur me proceset aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova.
Lideri Albin Kurti ka shprehur shqetësimin lidhur me koncesionet që po bëhen si rezultat i dialogut Kosovë-Serbi. Ai ka thënë se nuk po reduktohet Republika vetëm në emër, por edhe në substancë. Ai po ashtu kërkoi që BE të ushtrojë më shumë presion ndaj Serbisë ngase mënyra se si e trajtojnë aktualisht nuk e disiplinon, e për më tepër, as nuk e ndryshon atë.
Nga ana tjetër, kumtohet se europarlamentarët Fajon dhe Fleckenstein shprehën interesimin e tyre lidhur me qëndrimet dhe zgjidhjet e ofruara nga Lëvizja “Vetëvendosje”, në adresimin e çështjeve të ngritura gjatë diskutimit- zhvillimin ekonomik dhe mungesën e vendeve të punës, çështja e veriut, mangësitë e gjyqësorit dhe roli i BE-së në Kosovë. 

Marrëveshja për përfaqësim hap rrugën e integrimeve

Bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të sponsorizuara nga Bashkimi Evropian, janë një garë diplomatike”, ka thënë një diplomat i BE-së. Është folur shumë për rinisjen e tyre këtë javë. Nëse dy palët bëjnë marrëveshje, fati i tyre do të përmirësohej ndjeshëm.
Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur katër vjet më parë, dhe kundërshton pjesëmarrjen e saj në forumet ndërkombëtare, përderisa nuk shoqërohet nga OKB-ja, organizata që ka administruar Kosovën pas luftës së vitit 1999.
Kjo është bërë pengesë për bashkëpunimin rajonal, pasi Qeveria e Kosovës refuzon prezencën e Kombeve të Bashkuara, duke thënë se tani është e pavarur.
Të dyja palët janë dakord që Kosova të përfaqësohet me fusnotë nën emrin e saj.
Arritja e marrëveshjes për të lejuar përfaqësimin në organizimet rajonale, është kusht për Serbinë që të shpërblehet me statusin e kandidatit evropian nga ministrat e jashtëm të BE-së, javën e ardhshme në Bruksel.
Ky është një çmim i vlefshëm. I njëjti do të nënkuptonte se pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, do t’i shmangnin kundërshtimet ndaj BE-së që kanë të bëjnë me të.
Një gjë e tillë do të bënte që Kosova të niste marshimin drejt anëtarësimit.
Rezultati i këtyre bisedimeve do të ndikojë drejtpërdrejt në politikat serbe. Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale në Serbi do të mbahen më 6 maj.
Sondazhet tregojnë se Partia e Progresit, që thuhet të jetë rritur nga një parti nacionaliste por që tani i takon qendrës së djathtë, do të fitojë 30 për qind të votave, kundrejt Partisë Demokratike në pushtet, për të cilën parashihen 24 për qind e votave. Megjithatë, është herët për t’u parashikuar rezultatet.
Kosova do të jetë faktor i madh. Më 14 dhe 15 shkurt, serbët në veri kanë organizuar referendumin që nuk kishte të bënte fare me vendin e dominuar me shqiptarë; 99.74 për qind e votave në favor, nuk ishin befasi. Më e rëndësishme është se serbët e Kosovës e kanë organizuar atë, pa dëshirën e Tadicit.
Tani, ai përballet me dilema. Referendumi është organizuar nga katër komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka kërkuar shpërbërjen e strukturave shtetërore serbe në Kosovë.
Nëse Serbia merr statusin e kandidatit evropian, një gjë e tillë mund t’i përjashtonte zgjedhjet lokale serbe në veri të Kosovës. Nëse jo, Tadici mund t’i lejojë votimet edhe atje.
Edhe nëse Serbia e merr statusin, kjo do të kishte më pak ndikim brenda, sesa që mund të ketë pasur në të kaluarën. Serbët tani brengosen më shumë për ekonominë dhe vendet e punës. Papunësia – katër vjet më parë në 13.6 për qind – nëntorin e kaluar ka arritur në 23.7 për qind.
Në Serbi tani ka zhgënjim, ndërsa mund të bëhet edhe më keq. Ivana Prica, ekonomiste në Universitetin e Beogradit, thotë se nëse nuk ka ndryshime, Serbia është në rrugën e falimentimit ose në atë të Greqisë.