Dialogu do t’i ndryshojë rrethanat

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do t’i ndryshojë rrethanat në lidhje me çështjen e Kosovës- ka deklaruar shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Werner Almhofer.

Sipas tij, është paraparë emërimi i një përfaqësuesi special për çështjet e Ballkanit perëndimor, përfshirë dhe Kosovën, që do të vijë nga Zvicra dhe që nuk do të jetë i ngarkuar me problemet e rajonit.
Në lidhje me paralajmërimet për mbylljen e Zyrës së ICO-së në Kosovë, Almhofer ka thënë se nuk pret që OSBE-ja t’i marrë përgjegjësitë e saj, duke qenë se në OKB nuk ekziston konsensus për Planin Ahtisaari, për implementimin e të cilit ka punuar përfaqësuesi civil.
Siç transmeton B92, ai ka thënë se kryesimi i përbashkët i Zvicrës dhe i Serbisë me OSBE-në, do të sjellë nisma të reja në rajon. Në një bisedë me gazetarët nga Beogradi, diplomati austriak ka deklaruar se ekziston një marrëveshje e veçantë për Ballkanin perëndimor, në lidhje me kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.