Juve nuk interesohet për Suarez

Juventusi nuk është i interesuar për shërbimet e sulmuesit të Liverpoolit, Luis Suarez.
Është spekuluar se Bianconerët kanë kontaktuar me Redsat për të biseduar rreth uruguaianit, mirëpo Goal.com bën të ditur se nuk ka asgjë të vërtetë në këto thashetheme.
Nga ana tjetër, 25-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë të re me klubin nga Anfield, nga e cila do të përfitojë nga 4.8 milionë euro në vit (paga e tij aktuale është tre milionë euro). 

Flamini do të vazhdojë në San Siro

Mathieu Flamini është pranë vazhdimit të kontratës me Milanin – njofton La Gazzetta dello Sport.
Kontrata aktuale e francezit skadon këtë verë, ndërsa është pritur që ai të largohet nga San Siro.
Mirëpo, mediat raportojnë se mesfushori është i gatshëm që të heqë dorë nga paga e tij aktuale (prej 4.5 milionë eurosh në sezon) dhe të pranojë dy milionë euro vetëm e vetëm që të mbetet te Rossonerët.

Edhe Bayerni pas Javi Martinez

Bayern Munich raportohet se ka kontaktuar me agjentin e yllit të Athletic Bilbao, Javi Martinez, për një transferim të lojtarit gjatë verës.
Pas sezonit të dytë pa trofe, gjigantët gjerman dëshirojnë të përmirësojnë dukshëm skuadrën. Trajneri Jupp Heynckes së fundi tha se ata do të dalin në treg së shpejti, fillimisht për një mesfushor defansiv.
Goal.com ka mësuar se bavarezët kanë ndarë 60 milionë euro për përforcime të verës, dhe një shumë të konsiderueshme të kësaj dëshirojnë ta investojnë në Martinez.
23-vjeçari spanjoll ka një klauzolë blerëse që kap vlerën e 40 milionë eurove, por përfaqësuesit e tij kanë konfirmuar se kjo shumë mund të ulet për blerësit jashtë Spanjës.
Për Martinez të interesuar janë edhe skuadra të tjera evropiane, në veçanti ato Angleze.

Afellay: Lëndimet më kanë forcuar

Ibrahim Afellay thotë se ai nuk është i shqetësuar për formën e tij para fillimit të Euro 2012, pasi mendon se lëndimet e kanë bërë atë më të fortë.
Ylli i Barcelonës ka munguar në pjesën më të mardhe të sezonit 2011/12 për shkak të një lëndimi në gju, dhe u rikthye në fushë vetëm së fundi. Megjithatë ai është plot vetëbesim para fillimit të kampionatit evropian me Holandën.
“Futbollisti kurrë nuk e humb ndjenjën për top. Nuk mendoj se ka gjëra të cilat nuk jam më në gjendje t’i bëj tash përnjëherë. Lëndimi më ka bërë më të fortë edhe fizikisht edhe mentalisht”.
“Nuk kam pritur gjatë që ndjenja e mirë të rikthehet, pas rikthimit tim. Megjithatë, kjo është logjike, kur ju punoni me disa prej lojtarëve më të mirë në botë”, ka thënë Afellay. 

Kompany të refuzojë Barcën

Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany, nuk do të analizojë asnjë ofertë që do të arrijë nga Barcelona.
Daily Star shkruan se gjigantët spanjoll e kanë etiketuar Kompanyn si një prej transferimeve të mundshme të verës dhe i kanë premtuar atij një marrëveshje afat-gjate të vlefshme 160 milionë funte në javë.
Por mendohet se 26-vjeçari nuk ka synime të largohet nga Etihad Stadium dhe dëshiron të mbetet për të udhëhequr klubin drejt më shumë trofeve

Albani i bën ftesë për duet Festinës

Alban Skënderaj i ka bërë një propozim për duet këngëtares në ngitje, Festina Mejzini.
Nga një udhëtim i gjatë nga Gjakova, ajo kishte arritur deri në pesëshen e më të mirëve në skenën e madhe të talent-shout, “X Factor Albania”, por u eliminuar mbrëmjen e së dielës.
Pavarësisht largimit të saj, Festinën e pret një karrierë tjetër jashtë skenës së këtij spektakli, ndërsa një prej angazhimeve të ardhshme mund të jetë edhe ndonjë bashkëpunim me Albanin.
Ku i fundit ishte mentori i saj dhe, mbase i zhgënjyer nga eliminimi, i ka ofruar asaj një duet pas përfundimit të spektaklit.
Festina është komentuar gjithmonë për stilin e saj të veçantë dhe ka pasur më së shumti klikime në kanalin YouTube për perfomansat e saj në “X Factor”. 

Kim ia ndalon West të shoqërohet me femra tjera

Kim Kardashian raportohet se ia ka ndaluar të dashurit të saj, Kanye West, ta sjellë në dhomën e veshjeve Rihannan, gjatë koncerteve të tij të fundit në Londër.
Ylli televiziv raportohet se është e pasigurt dhe ende nuk e ka fituar besimin në West, dhe nuk dëshiron që ai të shoqërohet me femra të tjera.
“Kim nuk dëshiron femra të tjera në afërsi të tij, përveç nëse edhe ajo është aty – as edhe mikesha. Fakti që Rihanna është e lidhur me Rob, nuk ka ndihmuar”, ka thënë burimi. /

Kosova me Bord për Politikat e Gjuhëve

Standardet e garantimit të aplikimit të gjuhëve të komuniteteve janë në përputhje të plotë me të gjitha konventat ndërkombëtare dhe legjislacionin evropian. Kështu tha sot Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi duke bërë në inaugurimin e Bordit të Politikave të Gjuhëve.

Në inaugurimin e këtij bordi, shefi i Qeverisë, Hashim Thaçi ka thënë se themelimi i Zyrës së Komisionerit për Gjuhë është i një rëndësie të veçantë, posaçërisht për Republikën e Kosovës si shtet më i ri, i ndërtuar mbi bazën e shumë etnicitetit me përkushtim maksimal të respektimit dhe garantimit të të drejtave të komuniteteve.
Ai ka thënë se është hapur konkursi për komisionerin dhe pritet që ky proces të përmbyllet me sukses, kurse, “po sot, është inauguruar Bordi për Politika të Gjuhëve, i cili do të jetë përgjegjës për të siguruara mbështetje institucionale për zhvillimin, zbatimin dhe fuqizimin e politikave për gjuhët”, tha Kryeministri.
I pari i ekzekutivit të vendit ka thënë se katër vite kanë kaluar që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, duke shtuar se pjesë e pandashme e projektit të shtet ndërtimit dhe vizionit tonë të Kosovës shumetnike në integrimin e komuniteteve, ka qenë dhe do të mbetet plani i Ahtisaarit.
Sipas tij Qeveria e Kosovës ka bërë arritje të dukshme në garantimin ligjor të të drejtave të komuniteteve, për çka mund të thuhet se është model për vendet e rajonit dhe gjerë. Këto të drejta janë të garantuar me dokumentin më të lartë juridik, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“Standardet e garantimit të aplikimit të gjuhëve të komuniteteve në Kosovë janë në përputhje të plotë me të gjitha konventat ndërkombëtare dhe legjislacionit evropian ku komunitetet me përqindje modeste të popullsisë kanë të drejtën e aplikimit të gjuhës të tyre në nivel qendror e lokal”, ka thënë Thaçi.
Ai ka shtuar se të gjitha shërbimet dhe dokumentet publike që ofrohen në institucionet qendrore duhet të dorëzohen në të dyja gjuhët zyrtare.
Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Slobodan Petrovic ka thënë se Grupi punues ka përfunduar punën në rregulloren e re dhe ka vënë rekomandimet për të përkrahur formimin e zyrës funksionale të gjuhëve.
Ai ka kërkuar nga të gjithë që të punohet në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. 

Krivolaku dhe Akademia Ushtarake të hapura për Kosovën

Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Fatmir Besimi ka pritur sot në një takim ambasadorin e Kosovës në Shkup, Ylber Hysa. Në takim është konfirmuar bashkëpunimi i shkëlqyer në fushën e mbrojtjes midis dy vendeve.
Ministri Besimi ka shprehur gatishmërinë për mbështetjen dhe ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë dhe ARM-së për Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, përmes përvojave në planin e reformave dhe përpunimin e dokumenteve strategjike.
Sipas Besimit, Maqedonia do të ofrojë Kosovës hapësirën e trajnimit dhe përfitimit të përvojave në poligonin ushtarak Krivollak, qendrën rajonale për media dhe komunikim dhe Qendrën mjekësore ushtarake, raporton INA.
Besimi theksoi se për vitin e ri akademik do të jetë e hapur edhe Akademia Ushtarake e Maqedonisë për pranimin e katër kadetëve nga Kosova.
Nga ana tjetër, ambasadori Hysa ka shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në lëmin e mbrojtjes dhe shkëmbimit të përvojave dhe nismave rajonale. 

ICO mirëpret inaugurimin e Bordit për politika gjuhësore

Zyra Civile Ndërkombëtare e ka mirëpritur inaugurimin e Bordit për Politika Gjuhësore nga Qeveria e Kosovës, si hap të parë drejt themelimit të Zyrës e Komisionerit për Gjuhë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Ky Bord përbëhet nga njëzet anëtarë që përfaqësojnë institucionet përkatëse, ekspertët dhe komunitetet gjuhësore.
Në njoftimin e ICO-s, thuhet se Bordi do të jetë përgjegjës për të ofruar mbështetje institucionale në zhvillimin, zbatimin dhe fuqizimin e politikave gjuhësore si dhe për të përzgjedhur dhe për t’i rekomanduar për emërim Kryeministrit kandidatët e përshtatshëm për pozitën e Komisionerit për Gjuhë.
“E përgëzoj Qeverinë e Kosovës për përpjekjet e saj për ruajtjen, promovimin dhe mbrojtjen e gjuhëve zyrtare dhe statusit të tyre të barabartë në Republikën e Kosovës dhe për sigurimin e mbrojtjes së gjuhëve të tjera që fliten nga komunitetet e Kosovës e të cilat nuk janë gjuhë zyrtare. “Unë pres që shumë shpejt të shohë themelimin e Zyrës së Komisionerit për Gjuhë e cila do të mbikëqyr dhe promovojë zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve përmes këshillave për politika, zgjidhjes së problemeve dhe zgjidhjes së kontesteve”, thuhet në kumtesë. 

Veteranët kroatë: Prekazi vend i shenjtë

Veteranë të luftës në Kroaci, të cilët kishin udhëtuar me motoçikleta për në Kosovë, kanë bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Prekaz, ku janë përulur para varrit të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit. Ata mbërritën sot në Kosovë, pas disa orë vonesa në kufi me Malin e Zi.
Suita prej 18 veteranëve, në mesin e të cilëve edhe tri femra dhe Xhavit Demiqi nga Abria e Epërme e Drenasit, udhëhiqej nga kolonel Ivica Panxha dhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës në Kroaci, Ratko Dragovic, i cili tha se “Prekazi është vend i shenjtë jo vetëm për shqiptarët, por për të gjitha ata që luftuan për çlirimin e trojeve të veta nga Serbia”.
Kolonel Panxha, ka falënderuar të gjithë shqiptarët që luftuan për Kroacinë, në mesin e të cilëve ka përmendur emra të njohur si tashmë heroin e Kosovës, Bekim Berisha “Abeja”, etj., por edhe Xhevdet Babajn nga Llausha e Skenderajt, për të cilin tha se e ka pasur bashkëluftëtar, bashkë me Demiqin, raporton Koha.net.
Mysafirët nga Kroacia i ka falënderuar Hysni Ngucati, kryetar i degës së OVL në Skenderaj, i cili tha se kroatët dhe shqiptarët e patën një armik të përbashkët, Serbinë, të cilën e luftuan deri në çlirimin e trojeve të veta.
Luftëtarët nga Kroacia pastaj kanë vizituar edhe Kullat e rezistencës së familje Jashari në të cilat shihen gjurmët e rezistencës heroike të Jasharëve dhe barbaria e forcave serbe.
Veteranët e luftës së Kroacisë, si motoçiklistë të pasionuar, treguan interesim të shohin edhe motoçikletën të cilën e ka përdorur në lëvizjet e tij në terren komandanti legjendar, Adem Jashari.
Ndërsa në Prishtinë, veteranët e luftës në Kroaci, u takuan edhe me ministrin e FSK-së, Agim Çekun, një takim që emocionoi edhe mysafirët, edhe mikpritësin, meqë kishin qenë bashkëluftëtarë

Pa qasje në dokumentet zyrtare të gjyqësorit

Zyra e kryeministrit ka publikuar raportin gjithëpërfshirës të institucioneve publike dhe realizimin e së drejtës për qasje në dokumente publike, ku mediat prijnë me kërkesat e tyre për qasje në dokumente zyrtare, derisa shumica prej këtyre kërkesave janë për buxhet dhe shpenzime. Ndërsa gjykatat dhe prokuroria nuk kanë dhënë shifrat për qasjen në dokumente publike.
Gjatë një konference për media, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi deklaroi se ky raport gjithëpërfshirës flet për angazhimin e institucioneve qendrore dhe lokale për implementimin e ligjit për qasje në dokumentet publike.
“Ne kemi angazhime të plota për integrime në Unionin Evropian, kemi angazhime të plota të vlerësojmë lirinë e shprehjes dhe të përmirësohet edhe më tej dhe gjithmonë unë i them me bindje të plotë se nëse dikush mendon se çdo gjë është mirë në një realitet, atëherë ose ka humbur realitetin ose abuzon me të. Por edhe abuzimi se çdo gjë nuk është mirë, edhe ai duhet të kundërshtohet, ne e kemi njohur dhe ky raport do të na mundësojë ta njohim realitetin”, ka thënë Kuçi.
Sipas tij, mbi të gjitha, është orientim i qartë i institucioneve qendrore e lokale që të respektohet ligji për qasje të dokumente publike.
“Edhe juve edhe të tjerëve, ju ftoj që kur të bëni kërkesa zyrave, bëni nga një edhe shefave të tyre”, ka thënë Kuçi.
Kurse, zyrtarja e lartë për komunikim dhe pranim të kërkesave për qasje në dokumente zyrtare Albulena Sylaj-Zeqiri, bëri prezantimin e të gjeturave gjatë punës njëvjeçare, me ç’rast tha se janë më shumë se 100 zyrtarë që merren me pranimin dhe trajtimin e kërkesave për qasjen në dokumente publike.
Sipas zyrtares Sylaj – Zeqiri, ndonëse ka të bëjë me shifra, Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial, të cilët janë përgjegjës për mbledhjen e raportit nga gjykatat dhe prokuroritë, nuk i ka dhënë asnjë shifër Qeverisë, me arsyetimin se shkelet e drejta e privatësisë së tyre.
Ndërsa, drejtori i Zyrës për Komunikim Publik në Zyrën e Kryeministrit, Arianit Bytyçi, tha se është raporti i parë që një qeveri përgatit dhe gjatë një viti. Ai tha se është bërë një punë e jashtëzakonshme sa i përket mundësive për qasjen në dokumente, pasi që është krijuar rrjeti i zyrtarëve publikë që do të merren me pranimin e kërkesave.

BE: Dialogu do të vazhdojë

Bashkimi Evropian zotohet se do të vazhdojë të ndërmjetësojë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, pas formimit të qeverisë së re në Beograd.
Por, paraprakisht, Brukselit do t’i nevojitet një fazë konsultative me palët, rreth vazhdimit të bisedimeve.
Çështja kryesore që pritet të përcaktohet është nëse dialogu do të vazhdojë të cilësohet si teknik, apo do të përfshijë në vete edhe çështjen e veriut, shkruan Evropa e Lirë. Aktualisht, të dyja palët e përfshira, tregohen të rezervuara duke pritur formimin e qeverisë së re në Beograd.
Në anën tjetër, Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, thotë se Brukseli ua ka bërë të qartë palëve se dialogu do të vazhdojë.
“Tash presim që të formohet shpejt qeveria e re në Beograd, dhe më pas do të konsultohemi me të dyja palët se kur dhe si do të procedojmë, por ne e kemi bërë të qartë se dialogu është në interesin e të dyja palëve, si Serbisë ashtu edhe Kosovës”.
Insistimi i Brukselit për vazhdimin e dialogut, nuk është duke u pritur me entuziazëm as nga Prishtina, dhe as nga Beogradi.
Përderisa presidenti i ri serb, Tomisllav Nikolic, gjatë fushatës kishte deklaruar se ai nuk do t’i respektojë marrëveshjet e arritura, nëse ato janë në kundërshtim me interesat e Serbisë, në Prishtinë ka një fjalor më të butë politik, duke e kushtëzuar vazhdimin e bisedimeve me zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash.
Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, thotë se Qeveria e Kosovës pret që para vazhdimit të bisedimeve të zbatohen marrëveshjet e arritura.
“Ne presim që ato të zbatohen, këtu garant janë BE-ja e natyrisht edhe SHBA-të dhe të tjerët dhe unë besoj se serioziteti i këtyre bisedimeve që kanë ndodhur deri më tani, cilësia e tyre por edhe përkushtimi për të ardhmen duhet të tregohet me hap konkret për implementimin e marrëveshjeve”, ka deklaruar Kuçi.
Dialogu Prishtinë–Beograd ka hyrë në një udhëkryq të ri, pas fitores së Tomislav Nikolicit në zgjedhjet presidenciale në Serbi, i njohur për qëndrime nacionaliste në raport me shqiptarët dhe Kosovën.
Analistët politikë në Prishtinë madje kanë paralajmëruar që Nikolic mund të përqendrojë politikën e tij, tash e tutje, ekskluzivisht në veriun e Kosovës duke i rikthyer ambiciet serbe për shkëputjen e kësaj pjese nga Kosova

Lirohen pesë nga tetë shqiptarët e arrestuar në Bujanoc

Janë liruar të martën pesë nga tetë të burgosurit, të arrestuar në një aksion të xhandarmërisë serbe në komunën e Bujanocit, më 4 maj të këtij viti.
Sipas disa burimeve jozyrtare mësohet se pesë nga të arrestuarit janë liruar, e të cilët vuanin dënimin në burgun e Beogradit, shkruan Ina.
Të burgosurit në fjalë ishin ish- ushtarë të UÇPMB-së, ndërkaq Prokuroria serbe i kishte ngarkuar me veprën penale për krime lufte. 

Hoxhaj ngushëlloi homologun italian

Ministri i Punëve të Jashtme t Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka ngushëlluar ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Giulio Terzi, pas tërmetit që ka goditur të martën, pjesën veriore të Italisë, nga pasojat e të cilit deri tash janë konfirmuar disa viktima.
Në telegramin e ngushëllimit, Hoxhaj ka shprehur dhimbjen e thellë të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, për viktimat dhe të lënduarit e tërmetit të fuqishëm që ka goditur shtetin mik, Italinë.
“Në këto ditë të vështira, më lejoni që në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës të shpreh ngushëllimet tona të sinqerta për ju dhe familjet e viktimave dhe të lutemi për shërim të shpejtë të të lënduarve”, thuhet në telegram.
Tërmeti me intensitet prej 5.8 shkallë të Rihterit goditi Italinë rreth orës nëntë të mëngjesit, të së martës, rreth 40 kilometra në verilindje të qytetit të Bolonjës, dhe është dëgjuar deri në Venecia. Mediet ndërkombëtare raportojnë së ky tërmet deri më tani, ka shkaktuar së paku 10 viktima.

Del Bosque: Miqësoret nuk janë të rëndësishme

Përzgjedhësi i Spanjës në futboll, Vicente del Bosque, i ka quajtur pak të rëndësishme disfatat e skuadrave të tjera të cilat shihen si favorite për Euro 2012.Gjermania u mposht 5-3 nga Zvicra, derisa Holanda pësoi me rezultat 2-1 nga Bullgaria, në miqësoret e javës ës kaluar, por Del Bosque nuk mendon se kjo tregon dobësinë e dy rivalëve.
 
“Nuk i jap rëndësi disfatës së Gjermanisë ose asaj të Holandës. Ato janë vetëm miqësore. Ajo që është e rëndësishme fillon më 8 qershor”, ka deklaruar Del Bosque për RTVE.

Schweini: Euro 2012, një fillim i freskët

Ylli i Bayern Munichut, Bastian Schweinsteiger, beson se Euro 2012 është një mundësi e përkryer për të harruar disfatën nga Chelsea në finale të Ligës së Kampionëve.Mesfushori gjerman humbi penaltinë vendimtare në finalen e garës e evropiane në Allianz Arena më herët gjatë  këtij muaji, dhe synon të fokusohet në një garë tjetër të kontinentit, Euro 2012, për të mbuluar dhimbjen e asaj disfate.
 
“Ju vërtet përpiqeni sa më shumë ta largoni mendjen, por mendoni për ndeshjen gjithë kohën”.
 
“Nuk është e lehtë ta harrosh atë, por është disi më e lehtë kur ju keni një sfidë të re për t’u fokusuar. Euro 2012 do të jetë një fillim i freskët për ne”, ka thënë mesfushori për Bild.

Bayern Munich bën gati ofertë për Dzekon

Bayern Munich është duke përgatitur ofertë për sulmuesin e Manchester Cityt, Edin Dzeko.
Daily Mail shkruan se pasi sulmuesi boshnjak së fundi ka pranuar se ditët e tij te City janë të numëruara, një rikthim në Bundesliga duket më me gjasa, me Bayernin që mund t’i afrohet shumës prej 20 milionë euro, që kërkon klubi anglez për të.
Financat nuk pritet të jenë pengesë për transferim, pasi Bayerni së fundi dha shenja se është i gatshëm të harxhojë për të rikthyer epitetin e klubit më të mirë gjerman.

Arsenal përcjell Llorenten

 Arsenali është duke përcjellë nga afër sulmuesin e Athletic Bilbao, Fernando Llorente.
Daily Mail bën të ditur se 27-vjeçari është i hapur për transferim në Angli dhe ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij.
Megjithatë cilido klub që dëshiron ta blejë atë para skadimit të kontratës, do të duhet t’i përmbahet klauzolës prej 28 milionë funtesh, që mund të jetë një pengesë për Topçinjtë. 

Barca rivalizon Realin për Ivanovic

Barcelona i është bashkuar garës për mbrojtësin e Chelseat, Branislav Ivanovic.
Daily Mail shkruan se Real Madridi dëshiron të harxhojë 15 milionë funte në serbin, i cili së fundi edhe vetë ka konfirmuar interesimin e kampionit të Spanjës.
Megjithatë, Los Blancos tash kanë rival Barcelonën, që po ashtu ka shfaqur interesim për të nënshkruar me mbrojtësin. Blaugranët janë kthyer kah Ivanovic pasi kanë marrë përgjigje negative nga Milani për Thiago Silvan.

NBA: James dhe Heat shumë të fuqishëm për Celtics

I udhëhequr nga 32 pikë të LeBron James, Miami Heat ka shijuar një fitore bindëse me rezultat 93-79 në ndeshjen e parë të serinë së finaleve të Konferencës Lindor përballë Boston Celtics.
Përveç çerekut të dytë kur Boston u ringjall me 35 pikë dhe Miami humbi intensitetin e lojës, Heat dhe James ishin tepër të fuqishëm për kampionët e 17-fishtë të NBA-së, Celtics.
James ishte i saktë në 13 nga 22 gjuajtjet nga loja e hapur për të shënuar ndeshjen e gjashtë me mbi 30 pikë në playoff. Dwayne Wade kontribuoi me 22 pikë në takimin e mbrëmshëm.
Ndeshja e dytë mes dy skuadrave zhvillohet të mërkurën po në Miami. 

Juve, 50 milionë për Cavanin

Juventusi ka dërguar një ofertë të re të vlefshme pothuajse 50 milionë euro për yllin e Napolit, Edinson Cavani.
Mediaset shkruan se Juve është duke ofruar 30 milionë euro si edhe sulmuesin Alessandro Matri, i cili vlerësohet rreth 18 milionë euro, për të marrë shërbimet e sulmuesit uruguaian.
Megjithatë, presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, i ka thënë Juventusit të vijë me diçka më të mirë pasi ai nuk është i interesuar ta shtojë Matrin në ekipin e trajnerit Walter Mazzarri.
Ndërkohë, agjenti i Cavanit do të fluturojë për në Montevideo (kryeqytetin e Uruguait) për të diskutuar me lojtarin planet e tij për afatin kalimtar të verës.
Sulmuesi i qendrës mbetet cak edhe i dy gjigantëve anglez, kampionit të Ligës Premier, Manchester Cityt, dhe kampionit të Evropës, Chelseat. 

Trapattoni: Futbolli italian është poshtëruar

Përzgjedhësi i Republikës së Irlandës, Giovanni Trapattoni, është i turpëruar me ngjarjet e viteve të fundit në futbollin italian.
“Në çdo moment, ne kemi nga një befasi në Itali. Është e qartë se ne jo vetëm që jemi të zemëruar, por edhe shumë, shumë të zhgënjyer, pasi futbolli italian nuk është vetëm kaq”.
“Ne e kemi pasur këtë në të kaluarën dhe edhe tash. Ne nuk kemi reputacion të mirë dhe është e rëndësishme ta pastrojmë këtë situatë, pasi nuk mund ta pranojmë çdo dy ose tre vite këtë zhgënjim dhe turpërim për futbollin italian”, ka thënë Trapattoni. 

Anzhi interesohet për Nanin

Klubi i pasur rus Anzhi ka shfaqur interesim për anësorin e Manchester United, Louis Nani.
National shkruan se Anzhi është duke i monitoruar bisedat për kontratë të re të United me mesfushorin portugez.
Javën e kaluar u mendua se United i kishte alarmuar klubet e interesuar për mundësinë e shitjes së Nanit, nëse negociatat për marrëveshje të re vazhdojnë të ngecin. 

Roma do të bëjë ofertë për Bielsan

Trajneri i Atletic Bilbaos, Marcelo Bielsa, është cak i gjigantit italian, Roma.
Klubi nga kryeqyteti i Italisë është duke kërkuar trajner të ri pas largimit të Luis Enrique në fund të sezonit që sapo mbaroi.
Bielsa është në listën e ngushtë të Romës, me argjentinasin që deri tash ka refuzuar negociatat për kontratë të re me Bilbaon. 

Conte: Nuk ka pasur montime te Siena

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka përsëritur se nuk ka qenë në dijeni për montim të rezultateve gjatë kohës sa e ka drejtuar Sienan.
Është spekuluar se 42-vjeçari ka qenë i njoftuar për montimin e rezultatit të ndeshjes vendimtare të Serie B ndërmjet Sienas dhe Novaras më 30 prill të vitit 2011, ndërsa të hënën është kërkuar shtëpia e tij si pjesë e hetimeve policore për skandalin e ri, Scommessopoli.
“Historia ime si futbollist dhe trajner flet për vete: mund t’i pyetni bashkëlojtarët e mi, lojtarët e mi dhe kundërshtarët e mi. Mirëpo, me gjithë sinqeritetin dhe integritetin tim, jam sulmuar me shkopinj”.
“Vitin e kaluar me Sienan e siguruam ngritjen (në Serie A) me sakrifica dhe punë të madhe. Ishte një vit i jashtëzakonshëm dhe e ritheksoj mospërfshirjen time dhe të lojtarëve të mi”, ka deklaruar Conte në një konferencë për media. 

Tello i hapur të kalojë te Atletico

Lojtari i Barcelonës, Cristian Tello, nuk e refuzon një kalim të mundshëm te Atletico Madridi gjatë verës.
20-vjeçari, së bashku me Marc Muniesa dhe Sergi Roberto, janë lojtarët e Barcës që kërkohen nga klubi kryeqytetas.
“Ëndrra ime është që të qëndroj te Barca, së paku deri në vitin e fundit në kontratën time”.
“(Por) do të ishte një shpërblim për mua të shkoja te Atletico. Nëse më duhet të shkoj, atëherë do të shkoj”, ka thënë Tello përTV3

Kaltrina Selimi së shpejti nuse në Londër?

Këngëtarja Kaltrina Selimi, ka vendosur të largohet nga Kosova, pasi “dështoi” në tentimin e saj për të sjellë të fejuarin e saj, Dritonin, në Kosovë.
Destinacioni i tyre tashmë është Londra, ku çifti po stabilizohet pasi apartamenti i tyre në Prishtinë u sulmua nga vjedhësit.
Pasi të vendoset në Londër për të jetuar, ajo do të kurorëzohet atje me Dritonin për të rregulluar dokumentet në Angli, shkruajnë mediat shqiptare.
Planet për martesë Kaltrina i ka bërë që para dy viteve, por angazhimet e shumta nuk e kanë lenë që ajo të përcaktojë një datë për ceremoninë martesore.

Tirana mirëpret Rona Nishliun

Rona Nishliu, bashkë me ekipin që ka përfaqësuar Shqipërinë në garën më të madhe të muzikës në Evropë, “Eurovision”, është kthyer në kryeqytetin shqiptar në orët e mbrëmjes të së hënës.
Këngëtarja kosovare e ka cilësuar si eksperiencë të jashtëzakonshme pjesëmarrjen e saj në edicionin e 57-të të “Eurosongut”.
“Ishte një përrallë shumë, shumë e bukur, dhe më vjen mirë që u realizua ashtu siç ndoshta deshëm ne. E ndiej se gjithë këtë prezantim shqiptarët e kanë përkrahur dhe e kanë mirëpritur”, ka thënë Nishliu.
“Kemi qenë të relaksuar gjithë kohës. Përveç ekipit që ka qenë mjaft i përkushtuar, dua të falënderoj të gjithë shqiptarët kudo që janë, të cilët e mbështetën këngën ‘Suus’ që në fillimet e saj, që kur u shpall fituese në festival”, ka shtuar më tej këngëtarja.
Kompozitori Shpëtim Saraçi, pjesë e ekipit shqiptar, ka thënë se është thellësisht i kënaqur nga ky sukses.
“Edicioni i 50-të i festivalit tonë vlerësohet me vendin e pestë, me një notë tepër pozitive të Evropës, dhe kjo falë një 

Elvana thirrje shqiptarëve: “Mos u shani”

Elvana Gjata ka porositur të gjithë shqiptarët që të mos kenë kufij dhe mos harrojnë se janë një komb dhe kanë një gjak.
Këngëtarja, e cila është duke konkurruar në spektaklin “DWTS”, ka publikuar një status në Facebook duke u bërë thirrje shqiptarëve për “bashkim”, e nxitur nga komentet rreth këngës “Suus”, pjesëmarrëse në Eurovizion.
“E shtyrë nga reagimet e shumta, jo fort të këndshme, madje të trishtueshme, që kam parë dhe dëgjuar këto ditë, ndjej të them dhe të bëj thirrje për të gjithë shqiptarët kudo që janë, që në momente të tilla kur duhet të festojmë, dhe të jemi më të bashkuar se kurrë, nuk ka vend për ndarje kufijsh!!”.
“Jini mirënjohës, të drejtë, sepse vetëm kështu mund të ecim përpara. Jemi një komb, kemi një gjuhë, një gjak”, ka përfunduar Elvana.

Çiljeta: Nisem për Meksikë, s’jam në finalen e “Top Fest”

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga e cila arriti të hyjë në finalen e festivalit “Top Fest 9” me këngën “Maria”, ka pohuar se nuk do të mundet të jetë e pranishme në natën finale të këtij festivali.
“Do të shkoj në Meksikë. Një mike e imja shumë e mirë martohet dhe dua që të jem patjetër në dasmën e saj. I kam njoftuar kohë më parë drejtuesit e “Top Fest” dhe kështu, siç e kuptuat, nuk do të jem në finale. Qëllimin që i kisha vënë vetes e arrita. Publiku e priti shumë mirë këngën”, ka pohuar ajo.
Çiljeta ka zbuluar edhe se është duke u përgatitur që këtë verë të sjellë një videoklip të ri.
“Natyrisht, jam duke punuar për këngë të re. Jam duke zgjedhur materiale dhe shumë shpejt, do të vij me një videoklip”, ka shtuar Çiljeta. 

Femrat e shijojnë maksimalisht seksin si 28 vjeçe, meshkujt si 33 vjeç

Një hulumtim i ri ka treguar se femrat e përjetojnë më shumë seksin kur kanë 28 vjet, ndërsa meshkujt pesë vite më vonë – ata duhet ta presin moshën 33 vjeçare për ta arritur kulmin seksual.
Megjithatë, është treguar se të dyja gjinitë janë më aktive seksualisht më herët – femrat në moshë 25 vjeçare, ndërsa meshkujt në moshë 29 vjeçare.
Rezultatet e këtij hulumtimi janë në kundërshtim të plotë me studimet e deritanishme, sipas të cilave, meshkujt e arrijnë majën seksuale në moshën 18 vjeçare, ndërsa femrat në atë 30 vjeçare.
I njëjti studim ka treguar se meshkujt e humbin virgjërinë zakonisht në moshë 18 vjeçare, ndërsa femrat një vit më herët.
“Sikurse shumë gjëra të tjera edhe seksi bëhet më i mirë sa më shumë që e praktikoni, prandaj nuk është befasi që meshkujt kënaqen më shumë në seks në moshën 33 vjeçare”, thotë ekspertja për lidhjet dhe seksin, Tracey Cox, ndërsa transmetonDaily Mail.

Telefonat celularë nuk shkaktojnë tumor në tru, por...

Studimet shkencore në katër vende skandinave nuk kanë gjetur lidhshmëri të drejtpërdrejtë mes përdorimit të telefonave celularë dhe shfaqjes së gliomës – tumorit në tru.
Shkencëtarët thonë se asnjë studim i deritanishëm nuk e konfirmuar shfaqjen e gliomës në tru si pasojë e përdorimit të telefonave celularë, megjithatë ata paralajmërojnë që të kihet kujdes dhe të reduktohet përdorimi i telefonave në jetën e përditshme.
“Nuk mund të themi se përdorimi i telefonave celularë nxit shfaqjen e gliomës në tru. Telefonin celular nuk është mirë ta përdorim si lojë ose si gjësend për argëtim. Duhet të kihet kujdes, sidomos të mos mbahen telefonat celularë në dhomën e gjumit” – thonë shkencëtarët.

Startup Weekend Prishtina #2

Për 54 orë, Prishtina për herë të dytë u shëndërrua në arenë të ndërmarrësisë, ku elita e komunitetit me një vizion të qartë drejt së ardhmes për të krijuar biznese, u mblodh dhe punoi për një vikend të plotë drejt shëndërrimit të ideve në realitet.
 
Me 22 ide të prezantuara të premtën, dhe 8 grupe të formuara pas votimit, Startup Weekend Prishtina në edicionin e saj të dytë solli në jetë produke për menaxhim të automatizuar të shtëpisë, shërbime për kujdes shtëpiak e aplikacione interaktive për fëmijë për mësim të matematikës. Pas një situate paksa më të heshtur të premtën me 25 maj, audience filloj të gjallërohej gradualisht falë punës së Anca Foster e Nick Stevens, të cilët në rolin e tyre si lehtësues, sollën prej pak duarve të ngritura prezëntim të 22 ideve, prej të cilave spotanisht u krijuan 8 grupe. Programer, dizajner, market menaxher, projekt menaxher e pjesëmarrës nga Kosova, Norvegjia, Anglia e Rumania, nën mbështetjen e vazhdueshme të pijeve energjike RED BULL, punuan, krijuan vizionin, identifikuan klientët, formuan kontrata me ta, bënë marrëveshje, bënë anketa e krijuan prototipe dhe demonstrime reale.
 
Smart Home Pocket (www.smarthomepocket.co)
Vendi i parë, që u shpall edhe fitues i edicionit të dytë të Startup Weekend Prishtina, Smart Home Pocket themeluar nga Dijon Vula, Dren Imeraj dhe Edin Oruqi, arriti që brenda 54 orëve të krijojë një prototip të kontrollimit në formë të automatizuar të shtëpisë si dhe aplikacionin përkatës, për të arritur që përdorues të kontrolloj përmes aplikacionit mobil pajisjet që dëshiron të ndez apo vë në funksion në shtëpi gjersa është larg saj. Biznes modeli, potencial ndërkombëtar, përkushtimi i ekipit dhe prezantimi me demo ishin ato që padyshim ndikuan në vendimin e jurisë, e cila pati një punë të vështirë veçanërisht pas punës së jashtëzakonshme të të gjitha ekipeve.
 
Safe House (www.safe-house.co)
Shërbime për kujdes të shtëpisë, kujdes të fëmijëve e të vjetërve e mirëmbajtje të shtëpisë suaj, ishin shërbimet e ofruara nga Safe House, themeluar nga Donik Karaqi, Shaip Gashi dhe Faton Sopa, të cilët në 54 orët e tyre, arritën që të sjellin edhe kontrata me klientë, të gatshëm për punë.
 
Math 4 Kids (www.math4kids.co)
Edukimi i fëmijëve është një problematikë në nivel global, por këtë dëshirojnë ta ndryshojnë për të mirë grupi i Math 4 Kids, themeluar nga Driton Prushi, Agon Avdimetaj, Chris Georgiev, Esat Pllana, Doruntina Sadiku dhe Blerta Thaçi, të cilët me produktin e tyre të synuar për distribuim në platformat mobile e rrjete sociale, dëshirojnë të lehtësojnë procesin e mësimit të matematikës për fëmijët. Gjatë punës së tyre, grupi u komponua mjaft mirë duke sjellë në jetë aplikacion për demonstrim për iOS, një biznes model të mirë me pagesë për aplikacionin e tyre, anketa me konsumatorë e strategji për të ardhmen.
 
Çka tjetër?
Në Startup Weekend Prishtina, natyrisht të gjithë janë fitues, mbi të gjitha për shkak të eksperiencës, edukimit dhe shoqërimeve të reja, ndërsa duhet pasur parasysh se pjesëmarrësit janë padyshim elitë e tregut të Kosovës, dhe potenciali i vendit. Rezervimet online për doktor pa lëvizur nga shtëpia përmes eDoktori.co, lehtësimi i udhëtimit drejt botës prej Prishtinës prishtinadepart.co, sekretet e milionerëve, menytë digjitale switchmenu.com e aplikacionet për gjetje të informatave në Prishtinë checkoutprishtina, dëshmuan punë të jashtëzakonshme, kualitet në nivel maksimal dhe mbi të gjitha rezultate të mahnitshme të cilat janë përshëndetur edhe nga organizatorët e Startup Weekend Global.
 
Startup Weekend Prishtina u organizua nga Innovation Centre Kosovo, e cila ofroi edhe pre-inkubim për vendin e parë, duke sjellë zyre në shfrytëzim, bashkë me konsulencë e trajnime, ndërsa për shpërblime u përkujdesën edhe IPKO Foundation që ofroi 3 netbook, për vendet e para, Microsoft që ofroi smartphone me Windows Phone për vendin e parë, Telegrafi.com me buxhet marketingu për shfrytëzim për gjashtë muaj, STIKK anëtarësim pa pagesë për një vit për tre vendet e para, Universum trajnime në vlerë prej 250$ për njërin prej ekipeve fituese e startupR konsulencë në regjistrim të biznesit në nivel ndërkombëtar.
 
Mentorët
Peter Sunde, bashkëthemeluesi i The Pirate Bay dhe themeluesi i Flattr.com, siç duket ka filluar ta pëlqej Kosovën dhe sërish ka qenë i pranishëm si mentor për pjesëmarrësit në Startup Weekend Prishtina. Nick Stevenes, ndërmarrës dhe bashkë-themelues biznesesh nga Holanda gjithashtu solli shkathtësitë e tija në Prishtinë, e pas tij edhe Kushtrim Xhakli nga Changers.com/HackFWD, Anca Foster nga Startup Weekend, Arian Celina inxhiner softuerik, Milot Shala inxhiner softuerik nga së shpejti në Nokia, Luca Pescatore IT Manager, Ilir Bekteshi e Fisnik Latifi specialist në marketing dhe komunikim nga Raiffesien Bank Kosovo, Bernard Nikaj nga Universiteti i Prishtinës, Flamur Mavraj nga Empirio AS, Nuhi Peci nga Norvegjia, Zana Tabaku bashkëthemeluese e Appdec dhe Agim Bekaj e Dimitar Grozdanov nga Microsoft

Facebook blen Face.com?

Lajmi i fundit për rrjetin më të madh social në botë, Facebook.com, thotë se gjiganti i teknologjisë do ta blejë shërbimin për njohjen e fytyrës, faqen Face.com.
Sipas burimeve të njëjta, çmimi që Facebook do të paguajë për Face.com do të sillet prej 80 deri në 100 milionë dollarë, ndërsa kjo kosto do të shërbejë për të përvetësuar teknologjinë e cila e lexon fytyrën e njeriut.
Këto thashetheme vijnë menjëherë pasi Facebook është regjistruar në tregjet financiare, ose disa javë më pas që rrjeti social e përfundoi marrëveshjen për blerjen e Instagram për 1 miliardë dollarë.
Face.com së fundmi ka zhvilluar aplikacionin Face Tagger, i cili u mundëson përdoruesve të skanojnë fotografi fytyrash, si dhe t’i njohë ato. Aplikacioni mund të gjendet në App Store të Apple me emrin KLIK.

Konfirmohet: Të gjithë gënjejnë!

Shumë njerëzve u pëlqen të mendojnë se janë persona të ndershëm dhe moralë dhe se vetëm një pjesë e popullatës gënjen dhe mashtron, mirëpo shkencëtarët kanë vërtetuar se askush nuk është aq i ndershëm sa pohon.
Ekspertë pranë Universitetit Duke në North Carolina kanë zhvilluar një eksperiment për të kuptuar se sa është e përhapur gënjeshtra dhe mashtrimi.
Testi është bërë në atë mënyrë që pjesëmarrësve në studim iu janë dhënë 20 detyra, ndërsa sa më shumë detyra kanë zgjedhur aq më shumë para kanë fituar në fund. Për t’i nxitur participantët që të mashtrojnë, ekspertët u kanë thënë që ata vetë t’i numërojnë detyrat e sakta dhe ta hedhin testin.
Në grupin ku nuk është dhënë mundësia e mashtrimit, participantët kanë zgjidhur mesatarisht nga katër detyra, ndërsa në grupin ku është mundësuar mashtrimi, të gjithë pjesëmarrësit janë bërë përnjëherë “më të mençur dhe kanë dhënë rezultate më të mira”.
Ky studim ka treguar, po ashtu, se një numër i vogël i njerëzve thonë çdo ditë gënjeshtra të mëdha, ndërkohë që të tjerët gënjejnë më pak.
Të gjithë njerëzit gënjejnë dhe mashtrojnë nga pak në mënyrë që gjërat të shkojnë në dobi të tyre, kjo është pjesë e natyrës njerëzore – thonë autorët e studimit.

Kreativiteti i pashpjegueshëm njerëzor

E dimë se nuk është e domosdoshme që të kuptojmë gjithçka dhe gjithkënd, mirëpo disa gjëra thjesht nuk kanë shpjegim logjik.
Edhe pse shkenca dhe teknologjia kanë përparuar shumë, megjithatë askush nuk mund të shpjegojë në tërësi personat më fascinues dhe më kompleksë, si këta në fotografitë e mëposhtme. 

Mikrofoni nuk është për gjithkënd (Video)

Anembanë botës po mbahen gara të shumta, festivale dhe spektakle televizive, ku kërkohen talentët më të mëdhenj dhe njëkohësisht këto spektakle joshin vëmendjen e publikut.
Paraqiten të rinj me ëndrra të mëdha, mirëpo jo gjithmonë ata posedojnë edhe talentin.
Dëshmi për këtë është vajza në video, e cila në një garë në Rusi i ka tmerruar konkurrentët, por jo në aspektin pozitiv.
Nuk ka mëdyshje se në Rusi ka talentë, mirëpo kjo vajzë nuk është njëra nga ata.