Albani i bën ftesë për duet Festinës

Alban Skënderaj i ka bërë një propozim për duet këngëtares në ngitje, Festina Mejzini.

Nga një udhëtim i gjatë nga Gjakova, ajo kishte arritur deri në pesëshen e më të mirëve në skenën e madhe të talent-shout, “X Factor Albania”, por u eliminuar mbrëmjen e së dielës.
Pavarësisht largimit të saj, Festinën e pret një karrierë tjetër jashtë skenës së këtij spektakli, ndërsa një prej angazhimeve të ardhshme mund të jetë edhe ndonjë bashkëpunim me Albanin.
Ku i fundit ishte mentori i saj dhe, mbase i zhgënjyer nga eliminimi, i ka ofruar asaj një duet pas përfundimit të spektaklit.
Festina është komentuar gjithmonë për stilin e saj të veçantë dhe ka pasur më së shumti klikime në kanalin YouTube për perfomansat e saj në “X Factor”.