Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar të martën me ish-përfaqësuesin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Soren Jessen Petersen, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë.
Në njoftim bëhet e ditur se Jahjaga dhe ish shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen kanë biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë, procesin e integrimeve evropiane të vendit, konsolidimin e shtetësisë së Kosovës dhe prezantimin e vendit në skenën ndërkombëtare si dhe zhvillimin ekonomik dhe investimet e huaja që do të ndihmonin Kosovën.
Të dy bashkëbiseduesit theksuan se Kosova po luan një rol të rëndësishëm si një faktor paqeje, stabiliteti dhe bashkëpunimi në rajon.