Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, i ka njoftuar studentët të cilët protestonin në oborrin e rektoratit të Universitetit të Prishtinës se të gjithë studentëve u lejohet të marrin pjesë në zgjedhjet studentore.
Më ketë vendim janë pajtuar studentët e Lëvizjes studentore “Studim, Kritikë, Veprim”, të cilët e kanë ndërprerë protestën e tyre.
Këta studentë kanë protestuar ndaj vendimit të Komisionit Zgjedhor të UP-së që t’u ndalohej dy përfaqësuesve të lëvizjes studentore “Studim, Kritikë, Veprim” të marrin pjesë në zgjedhjet studentore, për shkak të një procesi gjyqësor që ata kanë me rektoratin.