Horst Faas, një fotograf fitues i çmimeve të shumta ndërkombëtare për fotografitë e tij në zona luftimi, ndërroi jetë ditën e mërkurë në moshën 79-vjeçare.
Një shtetas gjerman, Faas iu bashkua “Associated Press” në vitin 1956 dhe falë kurajos së tij të jashtëzakonshme, mbërriti në zona që askush më parë nuk kishte guxuar të shkonte, në luftë, revolucione dhe Lojrat Olimpike.
Mbi të gjitha, ai mbahet mend për mbulimin e luftës së Vietnamit, me imazhe që ndihmuan për të ndërgjegjësuar botën ndaj mizorive që po ndodhnin në vendin aziatik e duke kontribuar direkt në rivendosjen e paqes.
Pikërisht për konfliktin e Vietnamit, ai fitoi edhe të parin midis dy çmimeve të tij prestigjiozë “Pulitzer”.
Si shefi i operacioneve të “Associated Press” në Sajgon për një dekadë, duke nisur nga viti 1962, Faas ndihmoi edhe për rektrutimin e trajnimin të një grupi të ri e të talentuar reporterësh dhe fotografësh të rinj.
Faas ishte edhe autori i një fotografie legjendare, të një vajze të zhveshur dhe të djegur nga bombat me napalm, duke i vrapuar për të shpëtuar nga një sulm amerikan, në Vietnamin e Veriut.
Fotografi legjendar, dokumentoi gjithashtu vrasjen, përdhunimin e masakrat e përhapura në luftës midis Pakistanit dhe Bangladeshit, e konflikte të shumta në vende të ndryshme të botës së tretë.
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, e ka vënë si synim primar për ekipin e tij fitimin e Ligës së Kampionëve, pas realizimit të ëndrrës për ta fituar Scudetton.
“Unë dua që ne të jemi konkurrues në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Ky duhet të jetë synimi jonë. Ne nuk e kemi fituar atë që 16 vjet, por nuk mendoj se ekipi aktual mund ta fitojë. Është vërtet shumë të kërkohet kjo nga një ekip që sapo bëri një mrekulli”.
“Ekipit i duhen dy-tre edicione pjesëmarrjeje të rregullt në Ligën e Kampionëve për të tentuar fitoren. Unë do të isha i lumtur vetëm nëse do të rikthenim respektin e futbollit evropian. Tek e fundit, ka ekipe si Real Madridi, që ka shpenzuar 800 milionë euro dhe ende nuk mund ta fitojë Ligën e Kampionëve”, ka thënë Buffon për Tuttosport.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë se ai do të pushojë një vit për të parë më pas se çfarë do të ndodhë dhe se cilën prej ofertave do ta pranojë.
Guardiola vendosi të largohej nga Barcelona për t’i dhënë kështu fund aventurës së tij trevjeçare me plot 13 tituj të fituar, e për t’i dhënë kështu edhe vetes një pushim shumë të merituar.
“Unë do të pushoj një vit dhe të shoh se çfarë do të ndodhë. Unë nuk kam ndonjë plan, madje nuk kam plane për t’iu rikthyer zejes së trajnerit”.
“Unë do të bëj diçka, por nuk do të më shihni aq shumë”, ka deklaruar Guardiola.
Mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo, ka sulmuar trajnerin e Milanit, Massimiliano Allegri, duke e kujtuar atë për gabimin e bërë, pasi preferoi veteranët tjerë, Massimo Ambrosinin dhe Mark Van Bommel para tij.
Gjeniu i mefsushës italiane ka thënë se ai do të rinovojë me Juventusin, duke kujtuar me këtë rast se Allegri e largoi atë nga ekipi duke preferuar lojtarë të tjerë.
“Allegri ka dashur të luajë me Van Bommelin dhe Ambrosinin para mbrojtjes. Unë është dashur ta ndërroj pozitën time, por nuk ishte i interesuar për këtë, kështu që iu bashkova Juventusit”, ka theksuar Pirlo për La Gazzetta dello Sport.
Pas largimit të Alessandro Nestas një ditë më parë, tani ndarjen nga Milani e kanë konfirmuar edhe dy ikona tjera të klubit Rossoner, mesfushori Gennaro Gattuso dhe Filippo Inzaghi.
Që të dy lojtarët kanë kontrata skaduese me Milanin dhe do të largohen nga San Siro pas një sezoni ku ata rallë herë e kanë shkelur fushën.
“Unë largohem sepse është koha që t’u jap hapësirë lojtarëve të tjerë. Unë do të sqaroj gjithçka në një konferencë për shtyp të shtunën. Unë nuk e di se ku do të shkoj, unë ende nuk kam vendosur”, ka theksuar Gattuso.
Inzaghi, një prej sulmuesve më të mirë në histori të futbollit, i cili ka shënuar 125 gola në 296 paraqitje për Milanin, ka bërë të ditur po ashtu largimin e tij, pas një sezoni ku ka luajtur vetëm tetë herë. Mbahen mend dy golat e Pippos ndaj Real Madridit, por as këto nuk mjaftuan që ta bindin Allegrin që ai të luajë më shpesh.
“Dua të falënderoj me afeksion dhe emocion presidentin Berlusconi dhe Adriano Gallianin. Elektriciteti i tyre dhe aftësia e tyre për të transmetuar emocion më bëri më të fortë dhe më bëri të shkoj përtej çdo kufiri. Faleminderit Milan, faleminderit futboll”, ka theksuar Inzaghi me anë të një letre me rastin e largimit të tij.
Milani ka filluar revolucionin e madh në skuadër duke larguar të gjithë veteranët me shpresë të inkorporimit të lojtarëve të rinj nga akademia në atë që quhet ‘epoka e re’ Rossonere.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka refuzuar pohimet se ekziston marrëveshje mes Tottenhamit dhe Barcelonës për transferimin e Gareth Bale në Camp Nou në fund të sezonit.
“Unë nuk di ende asgjë për një marrëveshje me Barcelonën. Unë mendoj se nuk ekziston asgjë e vërtetë nga spekulimet e mediave spanjolle”.
“Nuk ka gjasa të ketë një marrëveshje, as që do ta mendoja këtë”, është shprehur Redknapp në përgjigje të spekulimeve të Marcas.
Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente Del Bosque, ka aluduar se sulmuesit e Barcelonës, Pedro dhe David Villa, mund të mos përfshihen fare në ekipin e kombëtares spanjolle për Euro 2012.
Pedro ka pasur një sezon katastrofik me Blaugranët, teksa David Villa pësoi një lëndim të rëndë në Kupën e Botës për Klube, që e la atë gjithë pjesën e dytë jashtë fushave dhe sipas të gjithave do ta lë edhe jashtë Euros.
“Pedro ka tentuar më të mirën. Por, ai ka pasur sezon të keq. Ne kemi limitin e zgjedhjes së 23 lojtarëve dhe nuk mund të marrim më shumë”.
“Jam i brengosur për David Villën, pasi nuk e dimë situatën e tij. Lojtari po punon shumë, por unë nuk kam parë shenja nga lojtari të cilat do të kisha dashur t’i shoh”, ka potencuar Del Bosque përSport.
Agjenti i sulmuesit të Portos, Hulk, ka konfirmuar se ‘bisha’ e klubit portugez pritet të largohet gjatë verës, pasi ka ardhur momenti për këtë.
“Nuk është në pyetje nëse tranfserimi i tij është i mundur apo jo, por është momenti që transferimi i tij në ndonjë ekip tjetër të realizohet”.
“Hulk është lojtari më joshës në futbollin evropian dhe ne do të mendojmë me ‘këmbët në tokë’ për ofertat që do të vijnë. Ai ka ardhur në klub shumë i respektuar dhe kurrë nuk ka thënë se do të largohet, por se kur do ta bëjë këtë, do ta bëjë me fytyrë të bardhë”, ka theksuar agjenti Theodoro Fonseca.
Hulk kushton 100 milionë euro dhe për të janë të interesuar Chelsea dhe Barcelona.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është shprehur i bindur se skuadra e tij do ta sigurojë pozitën e tretë në javën e fundit të Ligës Premier dhe se nuk do të ketë probleme për kualifikim në Ligën e Kampionëve.
Në rast të triumfit të Chelseat në finalen e madhe të Munichut, atëherë automatikisht klubi londinez kualifikohet në garën më prestigjioze evropiane për sezonin e ardhshëm dhe në këtë rast do të mbesin vetëm tri vende që dërgojnë në Ligën e Kampionëve. Për këtë arsye, Wenger vlerëson se vendi i tretë është fundamental për ekipin e tij.
“Ne kemi një ndeshje të madhe para nesh – duhet të jemi të fokusuar dhe të relaksuar, e në veçanti të luajmë futbollin ashtu si duam ne. Në fund të ditës vlen se kush luan më mirë, pa marrë parasysh se çka është në pyetje”, ka theksuar francezi
Drejtori i Romës, Franco Baldini, ka konfirmuar se kryetrajneri Luis Enrique do të largohet nga klubi romak në fund të sezonit, pas vetëm një viti në krye të Giallorosëve.
Ish-reprezentuesi spanjoll mori në dorë klubin nga kryeqyteti italian gjatë verës së kaluar dhe tentoi ta shndërronte atë në një ‘Barcelonë të dytë’, por synimet e Luis Enriques nuk u realizuan dhe planet dështuan, e kështu atë e pret sëpata e klubit.
“Ne e kemi ditur që një kohë të gjatë që ai do të largohet. Luis Enrique i ka njoftuar lojtarët se po largohet. Ne kemi pasur bisedë të gjatë me të pas ndeshjes ndaj Fiorentinës dhe më pas ai na tha se do të largohet. Ne besojmë se ai ka bërë punë të mirë dhe kjo është arsyeja se pse i kemi dhënë kohë edhe pse vendimi i tij ishte një tjetër”, ka theksuar Baldini.
Roma aktualisht po përgatitet për ndeshjen e fundit sezonale në Serie A ndaj Cesenas në transfertë të dielën
Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, do të bëhet lojtar i Juventusit më 1 korrik, pasi Djajtë e Kuq ende nuk kanë rinovuar me talentin e ri.
Daily Mail shkruan se vendimi i mesfushorit për t’u larguar nga Old Trafford është tashmë i sigurtë, pasi Manchester Untied ka refuzuar t’ia ofrojë rinovimin. Kështu, gjithçka tashmë dihet mbi të ardhmen e Pogbas, ndërsa Juventusi nuk ka komentuar ende mbi këtë çështje dhe pret përfundimin e kontratës aktuale të Pogbas me klubin anglez.
Pogba do të kalojë te Juventusi me parametra zero dhe do të nënshkruajë kontratë të vlefshme 20 mijë funte në javë me gjigantin italian.
Nuk ka lënë pa u përzier në çështjen e ‘tre yjeve’ të Juventusit as presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, i cili është kategorikisht kundër paralajmërimit të Bianconerëve për yllin e tretë në fanellën e tyre.
Në Serie A për çdo të dhjetin titull në fanellë vendoset nga një yll, ndërsa Juventusi prentendon se duhet ta vendosë yllin e tretë në fanellat e sezonit të ri, pasi sipas Zonjës së Vjetër, klubi torinez ka 30 tituj.
“Është e kotë të diskutohet për dy ose për tre yjeve, kur Juventusi ka 28 tituj të fituar në Serie A”, ka theksuar Blatter rreth kësaj çështje.
Presidentja Atifete Jahjaga, të premten ka aprovuar Rregulloren mbi llojet e dekoratave që i jep Presidenti i Republikës së Kosovës dhe procedurat për dhënien e tyre.
Aprovimi i Rregullores u bë në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe në bazë të Ligjit për Dhënien e Dekoratave. Sipas kësaj rregulloreje, dekoratat që i jep Presidenti/ja e Republikës së Kosovës janë:
Urdhri Hero i Kosovës;
Urdhri i Lirisë;
Urdhri i Pavarësisë;
Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”;
Urdhri për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Dr. Ibrahim Rugova”;
Medalja Humanitare “Nëna Terezë”;
Medalja e Paqes dhe Pajtimit “Anton Çetta”;
Medalja Presidenciale e Meritave (Arsim, Shkencë, Kulturë, Rini, Sport, Siguri, dhe Shërbim Civil);
Medalja Ushtarake për Shërbim në Kosovë;
Çmimi për Inovacione, Kërkime dhe Zhvillim, dhe Titulli Ambasador Nderi i Kosovës.
Rregullorja mbi llojet e dekoratave që i jep Presidenti i Kosovës dhe procedurat për dhënien e tyre është e publikuar në ueb-faqen e Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës.
Dukagjin Gorani, këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se institucionet kosovare janë duke finalizuar planin për integrimin e veriut të Kosovës, i cili, sipas tij, është shumë i përshtatshëm dhe paraqet platformën fillestare për normalizimin e gjendjes.
Ende nuk dihet për çfarë plani bëhet fjalë, pasi me gjithë kërkesën e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian, Samuel Zbogar dhe të disa ambasadorëve, autoritetet vendore vazhdimisht kanë deklaruar se nuk ka plan tjetër për integrimin e veriut, përveç Planit të Ahtisaarit.
Sidoqoftë, Goranit ka thënë se zgjidhja duhet të gjendet në bisedimet e autoriteteve të Prishtinës me serbët e veriut, ndërsa Beogradi, siç ka thënë ai, vetëm mund të ndihmojë këtë proces.
“Gjithçka varet nga niveli politik i banorëve në veri, të cilët Qeveria e Kosovës do që t’i afirmojë dhe t’i inkurajojë për të pranuar realitetin”, ka thënë Gorani për mediat serbe, raporton REL.
“Zgjidhja më reale për veriun e Kosovës është Plani i Ahtisaarit, porse zbatimin e tij e pengojnë grupet e atjeshme kriminale, të cilat tash e 13 vjet pengojnë vendosjen e rendit dhe qetësisë”.
Giorgio Armani thotë se Rihanna ka arritur të sejllë në mënyrë të përkryer esencën e “Armanit” me koleksionin e dytë të saj me shtëpinë italiane të modës.
Krijuesja e hitit “Where Have You Been” është bashkuar me Armani Jeans dhe Emporio Armani Underwear, ndërsa me rezultatet e punës i kënaqur është ndarë bosi i kompanisë.
“Rihanna është artiste e madhe. Ajo ka personalitet, karizëm dhe energji, ndërsa ka qenë kënaqësi të punohet me të. Ajo përfaqëson në mënyrë të përkryer esencën e re të veshjeve të brendshme Emporio Armani dhe të Armani Jeans”, ka theksuar Giorgio Armani.
Mbretëresha e pop muzikës, Madonna, pret që të fitojë deri në 500 milionë dollarë në vitin 2012 nga turneu i saj botëror, parfumi i ri dhe linja e re e veshjeve të brendshme.
Sipas Live Nation, krijuesja e hitit “Frozen” do të përfitojoë hiç më pak se 300 milionë dollarë nga turneu i saj botëror, duke përfshirë 240 milionë nga shitja e biletave. Por, këtu nuk përfshihen 75 milionë tjera që do të përfitohen nga të drejtat televizive dhe shitja e DVD-ve.
Edhe parfumi i ri i Madonnas “Truth or Dare” pritet që të arkëtojë jo më pak se 60 milionë dollarë, përderisa 10 milionë tjera Madonna i përfitoi nga imazhi i saj për kompaninë “Smirnoff” dhe do të përfitojë edhe 5 milionë dollarë të tjera nga linja e saj e veshjeve të brendshme që do të lansohet gjatë vitit.
Kalendari më i hershëm majan u gjet në një shtëpi në Guatemala, dhe ai i jep fund dyshimeve se bota do të marrë fund në dhjetor të vitit 2012, thonë shkencëtarët.
Muret tregojnë tabelat astronomike më të vjetra të njohura nga Maja. Shkencëtarët e dinin që ata kishin mbajtur shënime të tilla në atë kohë, por deri tani, shënimet më të vjetra të njohura datonin rreth 600 vjet më vonë.
Shënimet astronomike ishin çelësi i kalendarit majan, i cili mori vëmendje më të madhe kohëve të fundi, për shkak se thuhej që ai parashikon që botës do t’i vijë fundi në dhjetor të këtij viti.
Ekspertët thonë që kalendari nuk bën parashikim të tillë. Gjetjet e reja ofrojnë një prapavijë tjetër: Llogaritjet përfshijnë një hapësirë kohe më të gjatë se 6 mijë vjet, që do të thotë se mund të zgjasë edhe përtej vitit 2012.
“Pse ata do të kalonin nëpër ata numra, nëse botës do t’i vinte fundi këtë vit?”, thotë Anthony Aven nga Kolegji universitar Hamilton, New York, i cili është ekspert i astronomisë Majane. “Mund të thuhet se një numër aq i madh, të paktën sugjeron që koha vazhdon”.
Aveni, bashkë me William Saturno nga Universiteti i Bostonit, si dhe disa ekspertë të tjerë, e treguan zbulimin të premten në revistën “Science”.
Dhoma është pjesë e një kompleksi i rrënojave të majanëve, në pyllin e Ksultunit, në verilindje të Guatemalës. Muret përmbajnë gjithashtu portrete të mbretërve dhe disa figura të tjera, por është e qartë se ato kanë lidhje me shkrime astronomike, thonë shkencëtarët.
Një mur përmban një kalendar të bazuar në fazat e hënës, i cili i mbulon rreth 13 vjet. Zbuluesit thanë se mendojnë që mund të jetë përdorur për të mbajtur gjurmë se cila “perëndi” ishte duke e mbikëqyrur hënën në kohë të caktuara.
Aveni tha se një gjë e tillë i lejonte shkruesit të parashikojnë paraqitjen e viteve hënore paraprakisht, kur hëna ishte e plotë.
Mbajtja e të dhënave të tilla ka qenë çelësi i astrologjisë dhe ritualeve majane, dhe mund të jetë përdorur, për shembull, për të këshilluar mbretin kur të shkojë në luftë.
“Ajo që keni këtu është një astronomi e nxitur nga feja”, tha Aveni.
Në një mur ngjitur, janë numra që tregojnë katër horizonte kohore prej afërsisht 935 deri në 6.700 vjet.
Ende nuk është e qartë se çfarë përfaqësojnë këta numra, por ndoshta shkruesit kishin bërë llogaritje të vëzhgimeve të kombinuara nga ngjarjet e rëndësishme astronomike, si lëvizjet e Marsit, Venerës dhe hënës, thanë hulumtuesit.
“Pse të lodhen ta bëjnë një gjë të tillë? Ndoshta shkruesit ishin 'kalamaj'...të cilët vetëm u përkushtuan me pasion duke bërë këso lloje të llogaritjeve dhe përllogaritjeve, dhe i bënë ato shumë më larg se sa çka iu nevojit shoqërisë”, u shpreh Aveni.
Ekspertët e papërfshirë në zbulimin, thanë se ky është një përparim i madh.
“Është një befasi e mrekullueshme”, është shprehur Simon Martin, kurator i një ekspozite rreth kalendarit majan, në Universitetin e Muzeut të Arkeologjisë dhe Antropologjisë në Pensilvani.
Derisa rezultatet e punës së shkruesve të kalendarit ishin të njohura si gdhendje mbi monumente, “ne kurrë nuk kemi qenë në gjendje të identifikojmë një hapësirë punuese, ose si kanë shkuar gjërat realisht”, tha Martin.
Puna e re i jep njohuri për këtë, tha ai, dhe fakti se shtëpia ka kulm prej guri, dhe nuk ishte e bërë me kashtë, tregon se në atë kohë, shkruesit kishin jetuar në një nivel të lartë shoqëror.
“Është një zbulim shumë i rëndësishëm. Ky është një fillim intrigues për këtë zbulim”, Ka thënë John B. Clarkson, drejtor i qendrës Arkeo-astronomike në Marillend.
Përzgjedhësi i Gjermanisë në futboll, Joachim Low, do ta refuzojë nëse në adresë të tij arrin ndonjë ofertë nga Chelsea.
Low, 52-vjeçar, sapo ka nënshkruar kontratë të re me federatën gjermane të futbollit (në mars) dhe dëshiron të drejtojë Gjermaninë edhe në Botërorin e ardhshëm pas dy vitesh.
“Joachim dëshiron të qëndrojë deri në Kupën e ardhshme Botërore, së paku. Për të nuk është e rëndësishme se sa shumë para i ofrohen”, ka thënë burimi.
Daily Express bën të ditur se refuzimi i tij është goditja tjetër për Roman Abramovich i cili është në kërkim të një menaxheri të ri. Ky i fundit pritet të rikthehet me ofertë tjetër për ish-menaxherin e Barcelonës, Pep Guardiola.
Frank Lampard thotë se Cheklsea mund ta mposhtë Bauyern Munichun në shtëpinë e vet në finalen e Ligës së Kampionëve.
Sipas shumicës Bayerni shihet si favorit për ta fituar titullit e më të mirit të Evropës pasi më 19 maj luan në fushën e vet, Allianz Arena. Por kështu nuk mendon Lampard.
“Nga shpirti që ne treguam në Barcelonë, ne mund të bëjmë gjithçka. Kjo na siguron neve se mund ta bëjmë atë”.
“Ne kemi pasur një sezon të vështirë. Unë kam kaluar në momente të vështira. Por ne po qëndrojmë këtu në prag të mbase sezonit më të mirë që kemi pasur ndonjëherë”, ka thënë Lampard.
Kosova përfiton një grant tjetër, si mbështetje buxhetore në vlerë rreth 36.5 milionë euro. Kjo shumë është aprovuar me nënshkrimin e marrëveshjes nga Ministria e Financave dhe Banka Botërore, marrëveshje kjo mbi Operacionin e Dytë për Politika Zhvillimore për Punësim të Qëndrueshëm e që synon uljen e papunësisë dhe varfërisë në vend.
Financimi është bërë kryesisht nga Banka Botërore, apo 23 milionë euro, kurse pjesa tjetër prej rreth 13.5 milionë eurosh janë ofruar nga donatorët bilateralë dhe multilateralë.
Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Jan Peter Olters, ka thënë se ndryshimet në politikat fiskale gjatë gjashtë mujorit të dytë të vitit të kaluar kanë bërë ekonominë e Kosovës mbi një bazë solide makroekonomike.
Sipas tij, më Programin Zhvillimor për Punësim të Qëndrueshëm (SEDPP), i është dhënë një shtysë e rëndësishme Kosovës për sanimin e disbalanceve makro-fiskale dhe për të kapërcyer disa prej pengesave kryesore për krijimin e punësimit të qëndrueshëm. “Përmes programit SEDPP ekonomia e Kosovës është kthyer në rrugën e drejtë, kjo duhet t’i ndihmojë Qeverisë në përmirësimin e shërbimeve publike që ofrohen firmave dhe ekonomive familjare, duhet t’u ndihmojë po ashtu edhe ekonomive në një konkurrencë të suksesshme që në tregun vendor apo të huaj, dhe duhet të reflektojnë në uljen e papunësisë dhe punësimit joformal si dhe në uljen e varfërisë. Unë besoj se edhe pa mbështetjen e SEDPP-së, Qeveria do të mund të vazhdojë këto lloje të politikave dhe të vendos ekonominë e Kosovës në një cikël të dobishëm të dinamikës së vet përforcimit të prodhimit vendor. Derisa Kosova ka arritur progres të rëndësishëm në forcimit e kornizës ligjore në fushën kyçe të ekonomisë dhe menaxhimit të politikave financiare, akoma mbesin edhe disa sfida”, ka thënë ai.
Olters, ndër të tjera, madje duke folur në gjuhën shqipe, ka thënë se kjo po ndihmon në zgjidhjen e potencialit zhvillimor socio-ekonomik dhe në zbutjen e varfërisë.
Ai ka pohuar se SEDPP-ja ka rëndësi për Kosovën, ngase ka shkallë të lartë të papunësisë dhe nivelin më të ulët të të ardhurave për kokë banori në Evropë, raporton Kosovapress.
Ndërsa ministri i Financave, Bedri Hamza, është zotuar në plotësimin e kritereve që përmban marrëveshja. Mbesim të përkushtuar që t’i plotësojmë kriteret ta përmbushim marrëveshjen, kemi shumë nevoja, shumë prioritete por kemi një top prioritet, ajo është ruajtja e stabilitetit makrofiskal, sigurisht këto fonde do të përdoren në dobi të qytetarëve të Kosovës, në dobi të zhvillimit ekonomik të Kosovës, në sektorët që janë prioritet edhe për Qeverinë e Kosovës, ku Banka Botërore dhe donatorët tjerë po kontribuoni”, ka thënë ai.
Ky operacion është aktiviteti më i madh i përbashkët financiar në Kosovë që ndihmon në kufizimin e kostos së transaksioneve për Qeverinë dhe 10 donatorët .
Me iniciativë të Balkan HR Summit, dhe mbështetje të Institutit te Burimeve Njerëzore te Kosovës në Prishtinë dhe Tiranë pritet që gjatë muajit maj të organizohen dy konferenca përkitazi me lidershipin, sfidat dhe detyrat që ngërthen në vete ky term si parim dhe praktikë.
Me qëllim që të ndahen përvojat më të mira mes nesh dhe atyre evropiane, pjesëmarrësit e kësaj konference do të kenë mundësinë të marrin leksione nga ekspertë të njohur të Burimeve Njerëzore për tema që prekin problemet e lidershipit dhe sektorit të burimeve njerëzore.
Në Prishtinë konferenca do të mbahet më 14-17 maj, ku dy ditët e para do te jetë konference dhe dy ditët e fundit punëtori me temë: Roli i Burimeve Njerëzore në lidershipin strategjik dhe praktikat më të mira të lidershipit deri më tani në botë.
Në po të njëjtën kohë konferenca do të zhvillohet edhe në Tiranë, e cila në fokus do të ketë po ashtu lidershipin dhe mësimet e nxjerra në praktikë.
Nikoqirë të kësaj konference do të jenë Prof. Dr. Toni Miller, Even Bostad dhe Vanda Pecjak, ekspertë shumëvjeçare të çështjeve të Burimeve Njerëzore dhe lidershipit, të cilët do të ndajnë me pjesëmarrësit më të mirën nga përvoja e tyre.
Pjesëmarrja në sesionet e kësaj konference te kombinuar me samit është me pagesë dhe varion nga 298 euro për konference dhe 398 euro samit. Ndërsa si pako për pjesëmarrje ne te dy, çmimi është me zbritje 598 euro.
Dërgesat e emigrantëve të cilat konsiderohen si mjet mjaft i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës, kanë shënuar rënie të theksuar për shkak të krizës ekonomike në Eurozonë, thonë ekspertë të çështjeve ekonomike. Kjo rënie e dërgesave të emigrantëve, sipas tyre, po shkakton ulje të Bruto Produktit Vendor.
Drejtori ekzekutiv i Institutit për Studime të Avancuara (GAP), Agron Demi, thotë se edhe pse Kosova ka marrëdhënie të pakta tregtare më shtetet evropiane, kriza ekonomike në eurozonë ka pasur ndikim e saj te dërgesat e emigrantëve. “Tash Eurozona pritet që të ketë krizën më të madhe financiare që nga fillimi i krizës financiare, për shkak të asaj që po ndodh qoftë në Greqi, Itali, Spanjë, Francë apo Portugali. Kjo do ta prek edhe Kosovën, për shkak se ne përdorim euron, dhe krejt këto do të ndikojnë edhe në Kosovë. Efekte do të ketë, pasi që kosovarët që punojnë në këto vende do të preken, dhe rrjedhimisht do të dërgojnë më pak para”, thotë Demi.
Sipas të dhënave zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës, me përjashtim të vitit 2009, kur remitencat shënuan një rënie simbolike, në vitet e tjera, dërgesat në Kosovë vazhdimisht kanë shënuar rritje, dhe ato silleshin mbi 500 milionë euro në vit.
Ndërkaq profesori i ekonominë, Osman Ejupi, thotë se kriza ekonomike në Eurozonë ka bërë që dërgesat e emigrantëve të shënojnë rënie. Një ndikim tjetër që kriza ekonomike në Eurozonë ka pasur në Kosovë, sipas tij, është edhe tek investimet e huaja, të cilat kanë shënuar rënie të ndjeshme. “Këta faktorë do të ndikojnë në mirëqenien e përgjithshme financiare në Kosovë, pasi që një pjesë e madhe e qytetarëve varen shumë nga të remitencat. Po ashtu, zhvillimi i ndërmarrjeve te vogla dhe të mesme në Kosovë është shumë i varur nga investimet që vijnë nga jashtë, dhe rënia e tyre do të ndikojë në rënien e mirëqenies e përgjithshme financiare në Kosovë”, bën të ditur Ejupi.
Ndryshe, sipas statistikave zyrtare, konsiderohet se afër 25 për qind e popullatës, ose mbi 500 mijë emigrantë kosovarë jetojnë në vende të ndryshme të Evropës.
Ndërkaq, sipas një sondazhi të Institutit të Hulumtimeve Gallup, të bërë kohë më parë, pas anketimeve të zhvilluara në 135 vende të botës, tregon se Kosova radhitet lart në listën e vendeve që marrin remitenca, me 23 për qind apo me më së shumti në rajon.
I vetëshpalluri agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), Nazim Bllaca, në gjysmë të prillit kishte kërkuar nga kryeministri Hashim Thaçi që t’i jepen statusi i invalidit të luftës.
Në letrën publike që kishte dërguar Bllaca, ai e kërkonte këtë pasi që “ishte plagosur në luftë, dhe jo duke zhvilluar atentate kundër figurave të larta të LDK-së”.
Bllaca deklaroi se është plagosur në një aksion të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Indeksonline ka siguruar skicat të cilat Bllaca ia ka dorëzuar prokurorit Mauricio Salustro, në lidhje me këtë aksion.
Sipas këtyre dokumenteve, aksioni është zhvilluar saktë më 9 tetor 1998, në ora 23:45, në rrugën Shtime-Godanc, “i shoqëruar edhe nga 14 bashkëluftëtarë të UÇK-së”
Qëllimi i aksionit ka qenë të arrestoheshin tre vëllezërit Qerimi nga ky fshat, që sipas dokumenteve që ka ofruar Bllaca, akuzoheshin nga UÇK-ja se kanë qenë punëtorë të policisë serbe pas viti 1990.
Sipas deklarimeve të Bllacës, shënjestër ishin Fatmir, Bedri e Florim Qerimi (që të tre tash janë gjallë).
Bllaca në rrëfimin për Indeksonline sqaron se aksioni kishte dështuar, pasi dikush nga hartuesit e operacionit i kishte njoftuar paraprakisht vëllezërit Qerimi (por ende nuk e din se kush e bëri këtë).
Ai sqaron se me të mbërrit njësiti i UÇK-së për të arrestuar vëllezërit Qerimi, këta të fundit, duke qen në në dijeni për operacionin, kanë filluar të shtien në UÇK-në, ndërsa pas krismave ka ardhur edhe policia serbe. Në aksion është plagosur edhe Bllaca.
Pos dështimit të aksionit, Bllaca thotë se ka pasur edhe shkëputje të zinxhirit komandues, duke u anashkaluar nga Komandant “Çeliku” (Fatmir Limaj) dhe komandant “Luani” (Ramiz Qeriqi).
Për vendin, aksionin , plagosjen e tij dhe te dy shokëve të tij, Bllaca thotë se ka qenë i informuar edhe Hashim Thaçi, Azem Syla, Kadri Veseli dhe të gjithë përfaqësuesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK- së. Sepse, siç shkruan ai, “unë, Nazim Bllaca, nuk e kamë bërë këtë aksion krye në vete”.
Xhabir Zharku ka dhënë të premten dorëheqje nga posti i kryetarit të Komunës të Kaçanikut dhe nga ai kryetarit të Degës të PDK-së në Kaçanik.
“Jam i detyruar të jap dorëheqje nga posti i kryetarit të Komunës dhe nga posti i kryetarit të Degës të PDK-së në Kaçanik, jo nga dëshira ime, por nga vendimi i padrejtë politik i EULEX-it...", ka thënë Zharku në një takim përshëndetës me stafin politik dhe administrativ të Komunës, i mbajtur në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, njofton Koha.
Dorëheqja e Zharkut ka ardhur pas vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës për fuqizimin e aktgjykimit të shkallës së parë me të cilin ai është dënuar me 3 vjet burgim për veprën penale të detyrimit.
Gjykata Supreme e Kosovës ditë më parë kishte vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë kundër kryetarit të Komunës së Kaçanikut Xhabir Zharku. Ai do të vuajë tre vjet burgim për veprën penale të detyrimit. Si pasojë edhe kjo komunë pritet që brenda 45 ditësh të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Supremja ka vërtetuar aktgjykimin edhe kundër Besnik Hasanit dhe Nysret Cenës, të dënuar me nga një vit burgim.
Zharku dhe Arsim Kloshi janë dënuar edhe për armëmbajtje pa leje, për çka do të paguajnë gjobë 1500 eurosh.
Më 21 prill 2011, Gjykata e Qarkut në Prishtinë e kishte shpallur Xhabir Zharkun fajtor për kryerjen e veprës penale të zhvatjes dhe posedimit të paligjshëm të armës. Ai ishte dënuar me tri vite burgim dhe i ishte shqiptuar gjoba prej 1,500 euro për akuzën e posedimit të paligjshëm të armës.
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Arben Imami. Me këtë rast, Thaçi u shpreh se përvoja e Shqipërisë, që tashmë është anëtare e NATO-së, është kruciale për FSK-në, në rrugën e saj drejt përvetësimit të standardeve bashkëkohore.
Në takim u tha se bashkëpunimi i shkëlqyer ushtarak mes Kosovës dhe Shqipërisë është i rëndësishëm për forcimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe në funksion të përshpejtimit të procesit të integrimit euro-atlantik të Kosovës.
Kryeministri Thaçi e ka vlerësuar shumë të rëndësishme mbështetjen e plotë që Kosova e ka nga Shqipëria në të gjitha fushat, e sidomos në përkrahjen për avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Ndërkaq, ministri Imami siguroi kryeministrin Thaçi se Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë do të vazhdojë të mbështes FSK-në në procesin e ngritjes së mëtejme të kapaciteteve të saj.
Praktika e shpeshtë e kthimit në rivotim të vendimeve të Kuvendit, është nënçmim i madh për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe në veçanti për deputetët, thotë Aurora Bakalli, deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes për Bashkim.
“Duke u thirrur në çështjen se ‘deputetët nuk kanë ditur se çfarë kanë votuar’, deputeti vihet në pozitë të personit të paditur dhe sidomos për faktin që kjo dukuri po përsëritet mjaft shpesh. Prandaj, edhe nuk duhet habitur se në popullatë po fitohet përshtypja se deputetët janë të padijshëm”, thotë ajo përmes një komunikate për shtyp.
Sipas deputetes Bakalli, përshtypja e saj është se deputetët janë edhe të dijshëm edhe të vetëdijshëm, prandaj “me vetëdije të plotë votuan mocionin e interpelancës lidhur me personat e pagjetur”.
“Kushtëzimi në dialogun me Serbinë është një nga mekanizmat e parapara për t’u zgjidhur kjo çështje e dhimbshme, për të cilën votuan me vullnet shumica e deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Për Qeverinë kjo zgjedhje e deputetëve mund të jetë politikisht jokorrekte, veçanërisht karshi faktorit ndërkombëtar”.
Qeveria, thotë Bakalli, duhet të jetë e vëmendshme në ndjekjen e konceptit të vet politik dhe këshillat e sugjerimet e tyre t’ia japë me kohë deputetëve të pozitës, “e jo kur të shohin se nuk iu kanë dalë ‘hesapet’ si duhet”, ta hedhin topin e injorancës në terren të Kuvendit.
“Kjo sjellje është thjesht fyerje e inteligjencës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe si e tillë është e patolerueshme”.
Në Këshillin e Evropës deri tash nuk ka pasur inicialë formale për anëtarësimin e Kosovës, thonë nga selia e kësaj organizate në Strasburg.
Sipas përfaqësues për media, Cathie Burton, Këshilli i Evropës nuk ka marrëdhënie zyrtare me Kosovën, por se bashkëpunimi zhvillohet përmes disa projekteve që kanë qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës.
Barton ka thënë për Beta se marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit për përfaqësimin rajonal të Kosovës nuk do të thotë se Kosova mund ta ketë statusin e mysafirit në KE, që është hapi i parë në procedurat që shtetet duhet të përmbushin për pranim në Këshillin e Evropës. Sipas saj, vendimi final për pranim merret nga Komiteti i ministrave.
Sipas rregullave të Këshillit të Evropës, procedura e pranimit në këtë organizatë fillon zakonisht me paraqitjen e kërkesës drejtuar Sekretari të Përgjithshëm, e cila kërkesë pastaj i përcillet për shqyrtim Komitetit të ministrave.
Ditë më parë, ditorja gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) ka raportuar se Kosova së shpejti do të hapë një konsullatë në Strasburg, që zyrtarisht do të merret me punë konsullore në Francë, por misioni i vërtetë i saj do të jetë përgatitja për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Në tekstin e botuar në ueb-faqen e kësaj gazete thuhet se qëllimi i kësaj ofensive diplomatike të Republikës së Kosovës është anëtarësimi në këtë këshill deri në fund të vitit 2013.
Pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, sipas FAZ, është duke e nxitur dhe mbështetur Britania e Madhe, e cila prej janarit deri në qershor udhëheqë me këtë këshill, ndërsa pas saj, udhëheqjen e radhës do ta merr Shqipëria.
Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka takuar të premten ministrin e Drejtësisë të Republikës së Kroacisë, Orsat Miljenic, me ç’rast kanë nënshkruar marrëveshje në fushën penale.
Gjatë këtij takimi u vlerësua së Republika e Kosovës dhe ajo e Kroacisë kanë marrëdhënie shumë të mira, ndërsa ministri Kuçi ka vlerësuar bashkëpunimin dhe mbështetjen e shtetit kroat të dhënë për Kosovën, në të gjitha proceset e zhvillimit të saj.
Kuçi dhe Miljenic në emër të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kroacisë, nënshkruan marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale.
Duke vlerësuar këtë marrëveshje si të rëndësishme për dy shtetet në luftën kundër dukurive negative dhe krijimin e një shoqërie demokratike ku sundon rendi dhe ligji, të dy ministrat shprehen gatishmërinë e bashkëpunimit edhe në fushën civile dhe në atë të gjyqësorit.
Partitë opozitare braktisën seancën e Kuvendit të Kosovës pas mocionit të ngritur nga Grupi Parlamentar i PDK-së që dy dokumentet e miratuara në seancën e djeshme, e të cilat e obligojnë Qeverinë që të kushtëzojë vazhdimin e bisedimeve me Serbinë me zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, të harmonizohen dhe të kthehen në rivotim si një dokument i vetëm.
Shefi i këtij grupi, Adem Grabovci kërkoi që këto dokumente të harmonizohen, nëse vërtetë synohet t’u ndihmohet familjarëve të të pagjeturve.
“Ne duhet të harmanizojmë dhe të nxjerrim një dokument të përbashkët që i obligon institucioneve përkatëse që vërtetë të ndikojnë pozitivisht në gjetjen e këtyre personave”, tha Grabovci.
Kjo kërkesë e Grupit Parlamentar të PDK-së, vjen një ditë pasi që Kuvendi miratoi rekomandimet e propozuara pas interpelancës së zëvendëskryeministres Edita Tahiri dhe mocionin e seancës së javës së kaluar, në të cilën është debatuar për fatin e personave të pagjetur.
Opozitarët vlerësuan se nuk ka nevojë që dy dokumentet e miratuara dje të harmonizohen, pasi që sipas tyre, ato nuk bien ndesh me njëra-tjetrën. Madje ata konsideruan se deputetët e pozitës nuk kanë kuptuar çka kanë votuar.
“Nuk është problem i deputetëve të LDK-së që të tjerët nuk e kanë marrë vesh se çka po votojnë. Ne nuk dëshirojmë të bëhemi pjesë e shkeljeve të procedurave nga institucioni më i lartë i vendit, andaj ne nuk do të qëndrojmë në sallë dhe nuk do ta përkrahim këtë mocion”, theksoi Beqiri.
Edhe shefi i Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri shprehu kundërshtimin për mocionin e ngritur nga Grabovci, ndërkaq shkoi edhe më larg në komentimet për deputetët e koalicionit qeverisës.
“Unë nuk dua të besoj që në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka deputetë të tillë idiotë, të cilët kur i lexojnë katër pika nuk i marrin vesh se çka kanë lexuar”, tha Ymeri.
As pushimi prej më shumë se gjysmë ore nuk ka bërë punë që grupet parlamentare të arrijnë konsensus lidhur me këtë çështje dhe duke pasur parasysh mungesën e kuorumit, kryesuesi i seancës, nënkryetari Xhavit Haliti vendosi shtyrjen e seancës për të martën.
Njëri nga rekomandimet, pas interpelancës së zëvendëskryeministres Edita Tahiri, që u miratua dje, kërkon që vazhdimi i dialogut me Serbinë, të kushtëzohet me zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.
Kuvendi i Kosovës ndërpreu punën thuaja sa e filloi. Vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës ka nisur të premten me kërkesën e Grupit Parlamentar të PDK-së që të kthehet në rivotim rekomandimi i miratuar dje për kushtëzimin e dialogut me Serbinë me ndriçimin e fatit të të pagjeturve.
Kryetari i këtij Grupi, Adem Grabovci, pasi lavdëroi unitetin e manifestuar të enjten të deputetëve rreth problemit të të zhdukurve, tha se më kot ishin miratuar dy dokumente për të njëjtën gjë dhe që, sipas tij janë në kundërthënie me njëri tjetrin.
Ai kërkoi që ato të harmonizoheshin dhe kërkoi që pastaj të rivotohej për to.
Mirëpo, kryesuesi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, u deklarua i vendosur se nëse rivotohet një vendim i miratuar dje nga Kuvendi, deputetët e kësaj partie do të braktisin seancën.
“LDK nuk dëshiron të jetë pjesë e shkeljes së procedurave dhe rregulloreve të Kuvendit. LDK s’është fajtore pse dikush nuk e din për çka ka votuar. Në kthehet në rivotim, ne braktisim seancën”, tha ai, njofton Koha.
Edhe Visar Ymeri i Vetëvendosjes po ashtu u deklarua kundër kërkesës së PDK-së, duke i vlerësuar arsyet e propozuara të pavërteta.
“Ato që i tha Grabovci janë të pavërteta. Mes rekomandimeve nuk ka kundërthënie”.
Me LDK-në e Vetëvendosjen ua bashkua edhe Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Të gjitha grupet e tjera parlamentare mbështetën kërkesën e PDK-së, por kur erdhi momenti i votimit, pasi LDK,VV e AAK braktisën seancën, mungonte numri i nevojshëm për të marrë çfarëdo vendimi.
Ndërkohë, kryesuesi, Xhavit Haliti dha një pushim, gjatë të cilës PDK shpreson të gjej një zgjidhje.
Kanye West dhe Kim Kardashioan janë duke menduar për martesë, bën të ditur revista amerikane Us Weekly.
Revista shkruan se reperi dhe ylli televiziv tashmë e kanë diskutuar mundësinë e martesës.
“Kim dhe Kanye 100 për qind kanë biseduar për martesën. Kanye e ka ndjekur Kim për një kohë të gjatë. Ata kanë qenë miq për vite. Kim është e gatshme t’i japë një mundësi tash”, ka thënë burimi.
Duket se thashethemeve të fundit në lidhje me një romancë të mundshme të këngëtares shqiptare, Rita Ora, me këngëtarin amerikan, Drake, u ka ardhur fundi.
Reperi është parë duke u argëtuar me një modele të famshme Tyra Banks gjatë fundjavës së kaluar.
Në foto shihet çifti duke shijuar momentet e përbashkëta, dhe dalja e lirshme e Tyras dhe Drake, vetëm sa i kanë kontribuar një atmosfere të relaksuar.
Tyra ishte në lidhje trevjeçare me bankierin njujorkez, ndërsa Drake ishte në lidhje me Rihannan dhe Nicky Minaj.
Arbana Osmani është shpallur prezantuesja më me stil në veshje në Shqipërisë nga revista ‘Anabel’.
Revista nga Shqipëria ka zhvilluar një sondazh me pyetjen: “Kush ka qenë prezantuesja e veshur më me stil në këtë sezon”.
Në këtë sondazh u përzgjodhën prezantuesit kryesorë të tre televizioneve më të mëdha dhe më të ndjekura në Shqipëri.
Në bazë të këtij sondazhi, prezantuesja më me stil më të mirë të veshjes është përzgjedhur Arbana Osmani.
“I falenderoj të gjithë ata që më kanë votuar për vlerësimin. Falënderoj revistën Anabel për këshillat dhe sugjerimet që herë pas herë shërbejnë si burim frymëzimi për mua ashtu si edhe për shumë vajza të tjera”, ka thënë Arbana Osmani.
“Uroj që mos t’ju zhgënjej në të ardhmen dhe uroj të mos e merrni shumë seriozisht veshjen e askujt. Në fund të fundit, secili nga ne meriton të vishet ashtu siç ndihet më mirë.”, ka pohuar Arbana.
Seldi Qalliu është personi tjetër VIP i cili është larguar nga Dancing with the Stars.
Seldi nuk ishte në formën e tij më të mirë përderisa në “Dance off” ishte me Afërdita Dreshajn, e cila po ashtu çaloi shumë gjatë natës së mbrëmshme, por ishte juria ajo që e shpëtoj Afërditën.
Seldi në fund ka kënduar edhe këngën “Shqipëri oj nana ime” dhe ka sjell edhe momente të patriotizmit.
Reperët nga Ferizaji, Ghetto dhe 2Ton, kanë bashkuar forcat për të punuar dhe lansuar më pas këngën e titulluar “Yeah”.
Kënga e cila flet për realitetin e reperëve kosovarë, është krijuar nga vet 2Ton, emri i vërtetë i të cilit është Arton. Ky i fundit njihet si një prej ‘beatbërësve’ më të mirë në Kosovë dhe bashkëpunimi i tij me super talentin, Ghetto, sigurisht se pritet të ketë sukses.
Sa i përket Ghettos, ai është i njohur për këngën “Ajo”, projekt ky me klip që ka arritur të thyejë zemrat e të rinjve shqiptarë.
Është zbuluar që ndjenja e fuqisë ka efekt të njëjtë në tru, sikurse edhe kokaina. Me ndihmën e këtij zbulimi, lehtë mund të kuptohet sjellja e shumë politikanëve, magnatëve ekscentrikë dhe ‘yjeve’ të ndryshme
Të gjithë e dinë që fuqia i ndryshon njerëzit, madje për keq, dhe krejt kjo ndodh për shkak të varësisë së vërtetë psikofizike. Deklarata e njohur e Lord Actonit që “fuqia ka tendencë për të korruptuar, ndërsa fuqia absolute korrupton absolutisht” është dëshmuar e vërtetë, ndërsa vërtetësinë e saj e kanë vërtetuar psikologët dhe neurologët.
Është zbuluar që ndjenja e fuqisë ka efekt të njëjtë në tru, sikurse edhe kokaina, ashtu që si te meshkujt ashtu edhe femrat forcon sekretimin e testosteroneve dhe 3-androsteroideve. Kjo ka për pasojë rritjen nivelit të dopaminës në
pjesën e trurit, përgjegjës për shpërblime dhe kjo mundet shumë lehtë të shkaktojë varësi.
Kokaina ndikon në tru në mënyrë të ngjashme, ndërsa manifestimet ndryshojnë nga vigjilenca e rritur, vetëbesimi, ndjenja e kënaqësisë dhe e euforisë deri te ankthi, paranoja dhe nervozizmi. Fuqia, përveç të gjitha indikacioneve dhe kundërindikacioneve të përmendura të marrjes së kokainës, shkakton edhe arrogancën dhe padurimin.
Kjo dietë pohon se si mund të humbni peshë duke konsumuar 1-3 lugë ujë të sheqerosur dhe 1-2 lugë vaj ekstra-virgjin ulliri në mes shujtave.
Kur shpikësi i dietës së popullarizuar Shangri-La, Seth Roberts, përndryshe profesor i psikologjisë, ka krijuar konceptin e vet, i cili sillet rreth të ashtuquajturave “kalori të pashijshme”, të gjithë kanë menduar që është i çmendur. Rob
erts nuk ka lejuar që kjo të pengojë hulumtimin e tij dhe dieta e tij një dekadë të tërë më vonë gëzon një shkallë të lartë të suksesit.
Kjo dietë pohon se si mund të humbni peshë duke konsumuar 1-3 lugë ujë të sheqerosur dhe 1-2 lugë vaj ekstra-virgjin ulliri në mes shujtave. Roberts pohon se si ushqimi i llojllojshëm i pasur me shije (siç e konsumojmë kryesisht) në trurin tonë stimulon ndjenjën e urisë, për ç’arsye hamë më shumë dhe grumbullojmë kilogramë.
Kur konsumojmë ushqim pa shije ose me shije të panjohur; truri mendon që jemi të uritur (pse pra do të hanim ushqim pa shije?), për ç’arsye fillojmë në mënyrë më efikase të tretim ushqimin dhe të humbim kilogramët.