Të gjitha femrat që këtë verë do të kërkojnë freski, këtë mund ta gjejnë te një produkt i veçantë që vjen nga Japonia.
Kompania e njohur e veshjeve të brendshme, “Triumph”, ka prezantuar në Tokio sutienët e dedikuar për ftohjen e gjinjve.
Sutienët e quajtur ‘Super Cool Bra’ vijnë me jastëkë nga xheli, të cilët para vendosjes në jelekë duhet të qëndrojnë disa orë në frigorifer.
Dizajni i tyre i jashtëm u ngjan dy akuariumeve të vogla.