Wenger: Jemi të sigurt për LK

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është shprehur i bindur se skuadra e tij do ta sigurojë pozitën e tretë në javën e fundit të Ligës Premier dhe se nuk do të ketë probleme për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Në rast të triumfit të Chelseat në finalen e madhe të Munichut, atëherë automatikisht klubi londinez kualifikohet në garën më prestigjioze evropiane për sezonin e ardhshëm dhe në këtë rast do të mbesin vetëm tri vende që dërgojnë në Ligën e Kampionëve. Për këtë arsye, Wenger vlerëson se vendi i tretë është fundamental për ekipin e tij.
“Ne kemi një ndeshje të madhe para nesh – duhet të jemi të fokusuar dhe të relaksuar, e në veçanti të luajmë futbollin ashtu si duam ne. Në fund të ditës vlen se kush luan më mirë, pa marrë parasysh se çka është në pyetje”, ka theksuar francezi