Një pitbull me emrin Lili, javën e kaluar ia ka shpëtuar jetën pronares së tij, të cilës i ka rënë të fikët mbi një hekurudhë në Shirley të SHBA-ve, vetëm disa çaste para se të arrinte treni.
54-vjeçarja Christina Spain shpëtoi e pa lënduar, mirëpo qeni guximtar humbi pësoi lëndime të rënda dhe humbi këmbën e përparme.
Pitbulli tetëvjeçar me dhëmbët e tij e ka tërhequr pronaren larg binarëve dhe ka arritur që t’ia shpëtojë jetën.
Qeni gjatë fundjavës së kaluar iu është nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjike dhe i është amputuar këmba e përparme e djathtë. Mjekët thonë se ai do të mund të ecë sërish, mirëpo adaptimi do të jetë paksa i vështirë dhe do të zgjasë disa javë.