ICS për Galaxy Note

Galaxy Note i Samsung do ta marr përditësimin e premtuar shumë kohë më parë në versionin e fundit të Android. Sipas informatave të para, dërgesat kanë filluar me shfrytëzuesit e këtij smartphone në Gjermani dhe Holandë.

Së bashku me versionin e ri të SO përditësimi sjell edhe ndërfaqen e përmirësuar TouchWiz UI, dhe aplikacionet për përdorim me Stylus S Note, Shape Match dhe My Story. Gjithashtu, përditësimi sjell edhe përkrahjen e vërtetë për dy bërthamat në procesorin 1.4-gigahercësh të cilin e përdorë Note. Rezultati i kësaj do të duhej të ishte puna më e shpejtë dhe më e qëndrueshme e celularit, në veçanti gjatë multitaskingut, si dhe rezultatet më të mira në testet benchmark.
Përditësimi i madh 319 MB do të lëshohet sipas regjioneve për të pasur kujdes nga mbingarkesa.