Madonna të përfitojë 500 mil. në vitin 2012

Mbretëresha e pop muzikës, Madonna, pret që të fitojë deri në 500 milionë dollarë në vitin 2012 nga turneu i saj botëror, parfumi i ri dhe linja e re e veshjeve të brendshme.

Sipas Live Nation, krijuesja e hitit “Frozen” do të përfitojoë hiç më pak se 300 milionë dollarë nga turneu i saj botëror, duke përfshirë 240 milionë nga shitja e biletave. Por, këtu nuk përfshihen 75 milionë tjera që do të përfitohen nga të drejtat televizive dhe shitja e DVD-ve.
Edhe parfumi i ri i Madonnas “Truth or Dare” pritet që të arkëtojë jo më pak se 60 milionë dollarë, përderisa 10 milionë tjera Madonna i përfitoi nga imazhi i saj për kompaninë “Smirnoff” dhe do të përfitojë edhe 5 milionë dollarë të tjera nga linja e saj e veshjeve të brendshme që do të lansohet gjatë vitit.