Newcastle United ia ka vënë syrin anësorit të Juventusit, Eljero Elia, derisa kërkon të ndërtojnë një skuadër edhe më konkurruese dhe të luftojnë një vend të Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Holandezi nuk e ka fshehur dëshirën për t’u larguar nga kampioni i ri i Italisë dhe Newcastle është duke udhëhequr garën për nënshkrimin e tij këtë verë, pasi menaxheri Alan Pardew ka rishfaqur interesim për të.
Burime të afërta me 25-vjeçarin kanë zbuluar për Goal se ai ishte penduar që kishte refuzuar mundësinë të transferohet në St James’ Park vitin e kaluar, kur iu bashkua Juventusit nga Hamburgu për 9 milionë euro.
Elia, i cili më herët kishte qenë cak edhe i Liverpoolit, është i paepur të luajë në Ligën Premier dhe shpreson të rilansojë karrierën në ishull pas sezonit që ishte për t’u harruar në Torino.