Zyra Civile Ndërkombëtare e ka mirëpritur inaugurimin e Bordit për Politika Gjuhësore nga Qeveria e Kosovës, si hap të parë drejt themelimit të Zyrës e Komisionerit për Gjuhë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Ky Bord përbëhet nga njëzet anëtarë që përfaqësojnë institucionet përkatëse, ekspertët dhe komunitetet gjuhësore.
Në njoftimin e ICO-s, thuhet se Bordi do të jetë përgjegjës për të ofruar mbështetje institucionale në zhvillimin, zbatimin dhe fuqizimin e politikave gjuhësore si dhe për të përzgjedhur dhe për t’i rekomanduar për emërim Kryeministrit kandidatët e përshtatshëm për pozitën e Komisionerit për Gjuhë.
“E përgëzoj Qeverinë e Kosovës për përpjekjet e saj për ruajtjen, promovimin dhe mbrojtjen e gjuhëve zyrtare dhe statusit të tyre të barabartë në Republikën e Kosovës dhe për sigurimin e mbrojtjes së gjuhëve të tjera që fliten nga komunitetet e Kosovës e të cilat nuk janë gjuhë zyrtare. “Unë pres që shumë shpejt të shohë themelimin e Zyrës së Komisionerit për Gjuhë e cila do të mbikëqyr dhe promovojë zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve përmes këshillave për politika, zgjidhjes së problemeve dhe zgjidhjes së kontesteve”, thuhet në kumtesë.