Një burrë nga Kazakistani ka vendosur ta impresionojë gruan e tij dhe t’i kërkojë falje në një mënyrë shumë origjinale.
Novosti-Kazakhstan raporton se çifti kishte pasur një zënkë, ndërsa për ta kaluar këtë, burri ka shkuar në një dyqan lulesh dhe ka porositur hiç më pak se një milion trëndafila të kuq në mënyrë që gruaja t’ia falë.
Si blerës “me shumicë” atij i është ofruar edhe një lirim i dukshëm në çmim.
“Tashmë i kemi porositur lulet nga Holanda. Po ashtu, të gjitha do të jenë të kuqe dhe me nuancë të njëjtë. Blerësve që marrin sasi të mëdha të luleve, gjithmonë u ofrojmë edhe lirim të madh, mirëpo kurrë më parë nuk kemi pasur një porosi kaq të madhe”, ka thënë njëri nga luleshitësit.