Hoxhaj kërkon njohje nga Tajlanda

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron për një vizitë dy ditore në Mbretërinë e Tajlandës.

Me këtë rast, Hoxhaj ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Tajlandës, Surapong Tovichakchaikul. Në këtë takim ministri kosovar ka dorëzuar kërkesën zyrtare për njohjen e Kosovës.
Tovichakchaikul ka mirëpritur vizitën e ministrit Hoxhaj në Tajlandë dhe ka siguruar atë që kërkesa për njohje do të shqyrtohet seriozisht nga ky shtet.